Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Shko poshtë 
+9
Femi Halimi
fatlum
Medalim
arberia
xhiti
xhema
BashKom
Driniiiii
Atdhetari
13 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 10 ... 14  Next
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 12:04 am

http://www.gazeta55.al/fotolajm/70402ediramaproteste.jpg

“Rroftë e keqja, poshtë Shqipëria”
15-03-2011 / E. Tomani

Edvini, sërish fushatë me fatkeqësitë

Partia socialiste vazhdon turin e saj ende me protesta. Kryetari i opozitës zoti Edvin Kristaq Rama edhe pse e ka kuptuar që strategjia e tij e gabuar me protesta e me greva urie dhe me bojkote kundrejt çdo nisme të qeverisë nuk po e shpie gjëkundi, ende vazhdon të ecë në rrugë të gabuar.
Datat e protestave të tij janë të përzgjedhura nga vetë kryetari i kësaj partie Edi Rama i cili përzgjedh data të caktuara me një simbolikë të caktuar që e kanë gjenezën në komunizëm. Askush s’mund të harrojë protestat e kryetarit të bashkisë dhe njëkohësisht kreut të partisë Socialiste Edivin Kristaq Rama, i cili krijon alibi të ndryshme në data “të shënuara”.
Motot e kësaj partie ka qenë gjithmonë nën siglën “Berisha ik”, “Hap kutitë, Liro Vizat” “Fajin e ka Saliu” etj., dhe kjo për faktin se kjo parti nuk ka një program të sajin që t’ia paraqesë qytetarëve, nuk ofron një frymë bashkëpunimi dhe për çdo reformë integruese që ka qenë në të mirë të qytetarëve shqiptarë opozita ka bojkotuar.
Kryetari i partisë socialistë Edvin Kristaq Rama është kapur pas një fijeje të hollë peri e po mundohet të eci në të. Po mesa po shohim kjo fije sa vjen e hollohet dita – ditës dhe kryebashkiakut të Tiranës apo kryetarit të partisë socialistë Edvin Kristaq Rama i kanë mbetur edhe pak kohë për t’i treguar qytetarëve se cila është alternativa që opozita ofron.
Qytetarët s’kanë më nevoje të dëgjojnë premtimet dhe fjale boshe përmes të cilave Rama s’thotë gjë tjetër veçse gjithçkaje që thotë i referohet kryeministrit Berisha. Dhe kjo për të vetmin shkak se Rama kërkon diçka të cilën s’mund ta arrijë legjitimisht dhe e shfaq përmes formave të tjera, si protestat, dhuna, terrori, mashtrimet etj.
Pritet që ditën e nesërme sërish kjo parti e përfaqësuar nga kreu i saj Edi Rama të organizojë një tjetër protestë në Gërdec, aty ku tre vjet më parë ndodhi shpërthimi i depove të municioneve ku humbën jetën edhe 26 njerëz. Opozita ka zgjedhur datën 15 mars për të protestuar dhe kjo zgjedhje është bërë nga kjo forcë politike jo në nder të viktimave të humbura të Gërdecit, por për ca kapital më shumë politik, në prag të zgjedhjeve vendore.
Edi Rama proteston jo për nevojat e popullit por për plotësimin e tekave të tij. Etja për pushtet nuk e lë të qetë, ndaj ka zgjedhur këtë mënyrë, politikën e rrugës për të arritur qëllimet e tij. Për këtë Rama do ta marrë përgjigjen në zgjedhjet vendore të 8 majit të cilat janë edhe një sprovë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kreun e opozitës zotin Edivin Kristaq Rama. Por mbetet vetëm të presim për të parë këto rezultate nëse Rama do e kalojë këtë sprovë apo do të mbetët pa e kaluar atë. Dhe kjo mbetet për t’u vërtetuar në zgjedhjen e qytetarëve në datën 8 maj të 2011-ës.
...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 12:05 am

POLITIKË
Një verë e hidhur për Edi Ramën
15-03-2011 / Gazeta 55Një verë e hidhur për Edi Ramën

14 marsi zyrtarizon stinën e vështirë që nis për opozitën. Aferat janë zbardhur dhe jo vetëm Tirana, por edhe bashkitë e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Pogradecit, Vlorës e Fierit po bëhen gati për ndryshimin e 8 majit. Për Edi Ramën s’ka më shpresa elektorale dhe me praninë në Elbasan, ka pranuar ballokumen e hidhur të pensionit politik

Dita e Verës ka shënuar dje nisjen e një periudhë të vështirë për drejtuesin e opozitës. Periudha e vështirë për Edi Ramën, fillimi i së cilës përkon me pragun e Ditës së Verës, kulmoi dje, ditë në të cilën, ndërsa Edi Rama duhet të festonte me qytetarët e Tiranës, i braktisi ata në shenjë hakmarrje, duke lexuar e kuptuar ndëshkimin që ata i kanë rezervuar për në datën 8 maj të këtij viti.
Brenda këtij mesazhi të lexuar dhe të kuptuar nga vetë Edi Rama, ai kishte zgjedhur në këtë ditë, të linte “në mëshirën e fatit” festimet në Tiranë dhe të nxitonte drejt Elbasanit, për ti bërë hije Kryeministrit. E ndërsa Kryeministri, e kishte ditë pune edhe dje, ku inspektoi e përuroi disa investime të rëndësishme, Edi Rama kishte zgjedhur të hakmerrej ndaj banorëve të Tiranës, duke mos ju krijuar mundësi festimi në mënyrë të përsëritur dhe njëherazi të ngushëllohej me ndonjë ballokume në Elbasan, nën shoqërinë e bashkëshortes së radhës dhe të Valentina Leskajt.
Brenda një situate të tillë, braktisje të ndërsjellët, ku humbja e bashkisë së Tiranës, por edhe ajo e përsëritur e Edi Ramës si kryetar partie, ndërsa është thjesht dhe vetëm çështje kohe, zyrtarizmi i së cilës është thjesht dhe vetëm një formalitet, kryesocialisti duhet të mendojë por edhe të gjejë zgjidhje, për ti mbijetuar si kryetar partie, humbjes së zgjedhjeve të radhës të 8 majit 2011.
Mundësitë që i kanë ngelur në dorë, për të arritur të mos lejojë largimin nga kreu i PS-së, janë të pakta, për të mos thënë, është një e vetme...
... Spastrimi i radhëve të partisë, nga ata që mund ti krijojnë kokëçarje në 9 maj 2011.
E thënë ndryshe, pragu i Ditës së Verës, për PS-në parashikon paralajmërimin për fillimin e një dimri të vështirë, periudhë në qendër të së cilës do të jetë larja e hesapeve. Edi Ramës, nuk i ka mbetur as kohë më optimale, për të rregulluar “hesapet” brenda partisë. Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 8 majit, është mundësia më e mirë dhe e vetmja, që ai të seleksionojë “engjëjt” dhe “djajtë” brenda partisë.
Edi Rama, ka shuam arsye të mendojë e të besojë humbjen e zgjedhjeve të radhës, ato vendoret në 8 maj. Por, më kryesorja, e cila nuk mund të injorohet prej tij, është kultura e korrupsionit dhe e pengmarrës, e cila pret ndëshkimin në 8 maj 2011.
Për atë që Edi Rama e konsideron si dimër të vështirë, për pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare, është asgjë më shumë se një verë e ndryshimit jo vetëm për Tiranën, por edhe për Durrësin, Elbasanin, Vlorën, Korçën, Pogradecin, Gjirokastrën, etj. Këtë Edi Rama e di fare mirë, sepse di që të zgjedhurit vendorë të Durrësit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, Pogradecit, Gjirokastrës, etj., janë shëmbëlltyra të modelit të Tiranës, që këtë drejtues vendorë, kanë zgjedhur për të imituar. I përjetuar si kambanë alarmi, ku 14 marsi u përjetua si i tillë, si nisje e një stine që do të shënojë fundin e tyre politik. Kjo është ajo që e tremb më shumë Edi Ramën, i cili tashmë ka kundër edhe kohën, e cila me ecjen e shpejtë të saj, i shkurton ditët atij, për të mundësuar të paktën marrjen e masave për të mos e flakur nga posti i kreut të PS-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 1:59 am

Cito :
PIIIIIII,.....tash per arsye te bashkshortes te denohet aj apo ky, pse shkurorzohen njerzit ti fusim neper burgje apsurd etj.
Kto gjera jan private dhe gruja esht e juaja, dhe ja ben dhe e lavron si te duash si aren tuaj, esht pron e jote.

Pra ateher SALA shkoj e morri gruan malazeze te bien e udbashve,per ta gjunjezu dhe martirizuar gjith shqiptaret te cillet jetojn si ne kohen e gurit, ma te varferit ne evrop dhe me larg,jetojm si majmunet ne kopsht zologjik,vetum per kafshat goje dhe hiq ma shum, te mjer deri ne infinit.

Shet pasurin e shqiptarve si tokat e babes, qti bejm kti pra e tj............!
Xhme ,KESHTU DUHET BER DEBAT ME FEMR AA!!!Turp per zote turp ti tani je ne moshe shum te madhe ,duhet te mesojn gjereratat e rej diq nga ti si njeri qe ke kalu nje faz te jetes ( pjekuris ) dhe duhet ti njohesh gjerat mir ti klasifikosh ashtu si duhete ti ndash e jo behem burr kunder nje opinionit femer Shocked eshte turp se nuk hahet per zote,nje femer shum lete mund ta lendosh me fjal Crying or Very sad por kjo tregon karakterin njerzor ..ky mendim ty bien posht me kulturen e ngritur te njerzve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 3:04 pm

Xhme ,KESHTU DUHET BER DEBAT ME FEMR AA!!!Turp per zote turp ti tani je ne moshe shum te madhe ,duhet te mesojn gjereratat e rej diq nga ti si njeri qe ke kalu nje faz te jetes ( pjekuris ) dhe duhet ti njohesh gjerat mir ti klasifikosh ashtu si duhete ti ndash e jo behem burr kunder nje opinionit femer Shocked eshte turp se nuk hahet per zote,nje femer shum lete mund ta lendosh me fjal Crying or Very sad por kjo tregon karakterin njerzor ..ky mendim ty bien posht me kulturen e ngritur te njerzve.


Very Happy Fionna,po ti mos u shqeteso se mbase ky,Xhema ka ardhur i lodh nga puna dhe s'e ka pas vemendjen ne ate qe ka shkruajtur Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 3:14 pm

OPINION
Gara në Tiranë, Edi Ramës i ka mbetur në dorë veç përqindja e bakshishit
16-03-2011 / Nga Mina Hysa

Afrimi i datës 8 maj e ka futur Edi Ramën në panik të plotë. As vet nuk di ku është, çfarë të kërkojë, çfarë të numërojë si punë ndaj zgjedhësve të cilëve iu kërkoi votën, me kë të bashkëpunojë brenda radhëve në PS për garën, si të sillet me kundërshtarin për mbarëvajtjen e procesit, si të jetë bashkëpunues dhe ndërkombëtarët duke iu përgjigjur interesit të tyre dhe apelit se këto zgjedhje janë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane atje ku është dhe aspiratat e të gjithë qytetarëve të majtë apo të djathtë. Mirëpo pavarësisht kambanave për një proces zgjedhor sa më të mirë, madje për të përsosur krahasuar me atë të vitit 2009, Edi Rama në panik e sipër nuk duket aspak i predispozuar për të qenë konstruktiv dhe madje ai po bën të kundërtën, po sillet si një adoleshent politik për të mos thënë si një fëmijë dhe me kapriçiot e tij kërkon të marrë sërish zvarrë një proces duke e politizuar atë. Ky rast ngjan si me një fëmijë të pabindur të një familjeje, i cili kërkon të rrijë në rrugë, larg shtëpisë së tij, të kërcënojë që nëse nuk i plotësohet dëshira është në gjendje të bëjë namin, t’i vë flakën shtëpisë! Në fakt këtë Rama e tentoi këtë gjë me 21 janar por të zotët e shtëpisë dhe miqtë e saj bënë të pamundurën të disiplinojnë këtë “fëmijë” për t’i treguar se kthimi në familje, respektimi i rregullave të saj është shumë i rëndësishëm.
Karrikja e keut të PS-së nxori Ramën jashtë kontrollit/Që pas vitit 2009, e rëndësishme për Edi Ramën ka qenë karrikja e kreut të PS-së. Për ta mbajtur këtë post partiak, ai ka tërhequr zvarrë të gjithë Shqipërinë. Për ambiciet e tij Rama ngriti tezën e të ashtuquajturës transparencë të zgjedhjeve dhe pse e ka ditur shumë mirë që votat ishin të gjitha të numëruara sepse ai ka pasur gardianë të votës së lirë komisionarët e PS. Ai ka qenë i sigurt se mundësia ligjore e arritjes të asaj që ka kërkuar ishte zero. Fakti që e ka ditur një gjë të tillë Edi Rama nuk ka ndjekur rrugën ligjore dhe madje kur ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, një e drejtë kushtetuese e opozitës e respektuar nga mazhoranca, brenda kërkesës së PS ka pasur sërish pika të cilat ishin në kundërshtim me Kodin Zgjedhur dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Faktorët brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë qenë kundër kësaj paçavureje politike të Ramës duke i bërë thirrje të respektojë institucionet dhe se nëse e ka seriozisht “transparencën” të kërkojë të provojë të vërtetën duke ndjekur rrugën ligjore. Edi Rama nuk e bëri këtë. Ai përkundrazi nuk la gjë pa bërë në kurriz të shqiptarëve, nuk respektoi tempullin e demokracisë siç është Parlamenti, po bashkë me listën fituese të partisë nuk respektoi as zgjedhësit për t’i përfaqësuar ata në këtë institucion të shtetit për të ngritur zërin dhe kërkuar që të mbroheshin të drejtat e tyre sepse ndaj ishin votëbesuar. Përkundrazi Rama me kokëfortësi zgjodhi politikën e rrugës e cila nuk solli asgjë në mullirin e tij të deri në momentin aktual. Ai provoi dhe rrugën me antidemokratike atë të marrjes së pushtetit me dhunë duke shpërndarë ftesat për të sulmuar kryeministrinë më dhunë. Tani që po ofron data 8 maj ai është në panik dhe ja pse?
A mund ta na thotë Rama çfarë bëri këto 4 vjet?/Siç e theksuam dhe më lart fakti që Edi Rama bëri të pamundurën, përdori çdo mjet ilegjitim për të provuar të ashtuquajturën vjedhje të votës së lirë, përkundër vlerësimit të arbitrit (OSBE dhe ODHIR të cilët konstatuan se zgjedhjet e 2009-s ishin më të mirat që kishte organizuar Shqipëria në 20-vitet e fundit). Duke qenë se tashmë është mbyllur kapitulli i tentativës së tij për të provuar këtë tezë dhe zgjedhjet lokale po vijnë, Rama sërish kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë dhe sërish ai flet në emër të votës së lirë! Frika nga humbja e ka futur atë në panik dhe siç dhe shihet Rama kërkon sërish të krijojë probleme artificiale paraelektorale vetëm e vetëm për të justifikuar humbjen e radhës. Që Edi Rama është i frikësuar kjo duket qartë në vonesën e shpalljes së kandidaturës, në faktin që sërish flet për votën e lirë, por nuk bashkëpunon për procesin për të dhënë kontributin e tij që zgjedhjet të jenë sa më të mira, në sjelljen e tij politike, në deklarata që bën të cilat të lënë të kuptosh se ai është shumë i fiksuar dhe i paqartë dhe nuk di çfarë të bëjë dhe më kryesorja kryetari i PS-së dhe kreu i Bashkisë së Tiranës kërkon që zgjedhjet lokale t’i kthejë në politike! Jo pa qëllim e bën këtë Edi Rama në shpresën ose tentativën e tij të fundit se gara në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë na qenka politike! E kuptojmë shumë mirë hallin e Edi Ramës përse këtyre zgjedhjeve kërkon tu jap këtë drejtim. Kryebashkiakut të Tiranës në ikje i cili është dhe kryetari i PS-së i ka mbetur në dorë blloku i bardhë. A mundet ai të na numërojë atë çfarë ka bërë në këto 4 vite të drejtimit të bashkisë së Tiranës? E ka të pamundur një gjë të tillë Rama ndaj kërkon t’i kthejë zgjedhjet në politike. Nuk mundet t’u thotë kryeqytetasve sa familje të pastreha janë trajtuar nga bashkia, sa sipërfaqe të gjelbëruara janë shtuar në kryeqytet, sa rrugë të reja ka bërë përkundër rihedhjes së asfaltit në disa rrugë të cilat prishen pas 6 muajsh, përse nuk po e ndërton dhe as bashkëpunon në ndërtimin e unazës së madhe, sa kopshte, çerdhe, shkolla të reja ka ndërtuar pavarësisht se ka pasur dhe bashkëpunimin e qeverisë dhe fondet nuk kanë munguar. Nuk mundet Edi Rama të dalë para familjeve tironse në Tiranë të cilat i ka shpronësuar dhunshëm për llogari të ndërtuesve pranë tij, nuk mundet të dalë para tregtarëve që i ka rrjepur nga taksat pa fund që ka shtuar dhe përkundrazi politikës së qeverisë i ka ngritur ato! Çfarë do t’u thotë Rama pas 12 viteve në Bashkinë e Tiranës pensionistëve dhe fëmijëve? Ku do të pushojnë dhe lozin ata poshtë pallateve të tyre?! Çfarë mund t’u thotë Edi Rama banorëve të Tiranës për transportin urban në kryeqytet i cili lë shumë për të dëshiruar dhe madje në të vetmen linjë shtetërore e cila është në vartësi të bashkisë të Tiranës ende në punë janë autobusët e vitit ’90! Çfarë do t’u thotë Edi Rama banorëve të Tiranës, jeta e të cilëve është në rrezik nga ndotja disa mbi normat e BE? Ka shumë që Edvini nuk ka çfarë të numërojë, ndaj atij tashmë i ka mbetur në dorë blloku i bardhë dhe nuk mundet që në fletët e tij të shkruajë e më pas të numërojë në takimet me qytetarët ndonjë punë me interes publik! Kryebashkiaku në ikje i Tiranës ka vetëm një gjë në të cilin mund të shkruaj në bllokun e bardhë: Betonizimin e kryeqytetit! Ai duhet sigurisht të jap llogari si i ka përdorur taksat e qytetarëve në këto 12 vite duke qenë se nuk ka se çfarë tu thotë se ka bërë për to!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 3:34 pm

Sali berisha dhenderr i serbise e mik i Fazliqit..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 16, 2011 3:41 pm

Lexo,lexo dhe mos shkruaj si ai qe s'ka pune,por mendohu pak .Pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyThu Mar 17, 2011 12:00 am

Cito :
Very Happy Fionna,po ti mos u shqeteso se mbase ky,Xhema ka ardhur i lodh nga puna dhe s'e ka pas vemendjen ne ate qe ka shkruajtur Razz


sikur te ishe hera e pare hallall po ce do se jan te lodhur psiqikisht ca! Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyThu Mar 17, 2011 12:04 am

e po meqe s'e paska per here te pare,mbase e ka per detyre lol!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyThu Mar 17, 2011 12:08 am

Cito :
e po meqe s'e paska per here te pare,mbase e ka per detyre
+

Psiqika e lodhur esht ne pytje Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyThu Mar 17, 2011 12:14 am

Edi Rama & Co presione dhe gjyqe ndaj lirisë së shprehjes së përfaqësuesve të shoqërisë civile
16-03-2011 / Gazeta 55Edi Rama & Co presione dhe gjyqe ndaj lirisë së shprehjes së përfaqësuesve të shoqërisë civile

Themelohet në Shqipëri Fondi për Lirinë e Shprehjes

Sot në Hotel “Tirana”, 3 përfaqësues të shoqërisë civile, Altin Goxhaj - Drejtor i ZMK, Sazan Guri Drejtor - ZQMM dhe Zirkon Disa Kryetar i Lëvizjes “Zgjohu”, prezantuan publikisht Fondin për Lirinë e Shprehjes, një Fond Jo-fitim prurës i cili do të garantojë mbrojtje ligjore për të gjithë ata përfaqësues të shoqërisë civile që gjenden nën presione politike, gjyqësore, penale, civile apo administrative apo edhe deri në kërcënime dhe dhune fizike nga partitë apo institucionet publike. Ky Fond u krijua si pasojë e përshkallëzimit të presioneve të ushtruara këto kohë nga Bashkia Tiranë ndaj aktivistëve të shoqërisë civile që kanë bërë denoncime publike për betonizim të kryeqytetit.
...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyThu Mar 17, 2011 12:15 am

OPINION
Fjala e burracakut zgjat tre ditë
15-03-2011 / Redaksionale

Pardje: Edi Rama shkoi në qytetin e Sarandës për të promovuar parullën e re “fajin e ka Saliu”. Fiks si një taksidar i kandidaturave për zgjedhjet lokale kishte si destinacioni i radhës në strukturat e PS-së në jug të vendit, ku në një mbledhje me dyer të mbyllura kandidatëve që s’kanë konsumuar atë që quhet “ius primae noctis”, të drejtën feudale të natës së parë, u është kërkuar “fjala e burrit” se cili do të jetë qëndrimi i tyre, nëse nuk përzgjidhen për të kandiduar. Domethënë kandidatët që nuk do përzgjidhen duhet të “betohen” se nuk dalin kundër. Është sikur të thuash mos bëj atë që bëj unë, po bëj atë që them unë. Besëpreri donte një besëlidhje tëre. Mirëpo “besëlidhja” e pardjeshme në Sarandë është e vështirë të funksionojë, ngase kandidaturat janë shumë dhe vendi është një, prandaj përçarja është e sigurt dhe përfitimi i palës tjetër është i kuptueshëm. Këta kandidatë të Partisë Socialiste do të vlerësohen sipas pasurisë që kanë në bankë ose poshtë dyshekut dhe jo për kontribute në Partinë Socialiste, e cila është kthyer në një parti elektorale ku kandidimin për të drejtuar një bashki a komunë e merr ai që ka lekë më shumë dhe që i hyn në zemër kryetarit. Këtë iter përzgjedhës, kreu i PS-së, Edi Rama e ka bërë fakt me përzgjedhjen krejt personale dhe amorale të deputetëve të Partisë Socialiste.
***
Dje: Në ditën e verës kur njerëzia lulëzonte nga hareja dhe freskia, kreu i PS-së Edi Rama dukej më i lodhur se kurrë, i pagjumë, i parruar, me qeska nën sy dhe me një zë të ngjirur mezi uronte qytetarët për hyrjen e pranverës. Ndonëse bashkëshortja, Linda Basha (Ex-Xhillari) Rama si një figurante e lindur jepte buzëqeshje të shumta kamerës për të kompensuar atmosferën festive. Bashkia Tiranë në tentativë për të rikuperuar në imazh kishte improvizuar ca stenda bajate rekreacioni sa për të thënë që ekziston si institucion. Mirëpo prishja e imazhit të bashkisë Tiranës s’mund të rikuperohet in extremis me ca qoka festive, ngase problemet në qytet janë strukturale dhe kapilare, të pazgjidhshme me tym të zakonshëm. Pikëpyetjet mbi administratën e bashkisë Tiranë për 6 vitet e fundit janë aq të mëdha saqë akrobacitë mediatike dhe fjalët e shpresë së bukur Edi Ramës duket si gjethe fiku në një trup të zhveshur dhe të përdhunuar me dashje dhe padashje. Hesapet me punët e Ramës qytetarët do t’i qërojnë me 8 maj, ku do të vendoset ndryshim dhe vegjetimi i një kryeqyteti të mbajtur peng nga industria e betonit dhe çelikut të Partisë.
***
Sot: Sakaq opozita tok me Partinë Socialiste shkojnë sot në orën 5 në fshatin gërdec për të shkelur mbi plagën e tragjedisë së dhimbshme të Gërdecit ku para tre vitesh humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm dhe qindra u plagosën. Bipolarizmi: dje në festë kolektive, sot në homazhe depresive – i njeriu që të vret ditën dhe të qan natën, Edvin Ramës, i cili gërvisht mbi plagë për të nxjerrë gjak zgjedhor e urrejtje kundër qeverisë Berisha. Ndonëse në zgjedhjet e fundit të 2009 ishin këta qytetarët të Gërdecit, të Marqinet 1, 2. dhe Vorës që rivotuan besim ndaj qeverisë së djathtë duke nxjerrë humbëse Partinë Socialiste. Poshtërimi që mori opozita nga qytetarët në zgjedhjet e fundit parlamentare duket se është një mesazh ende i palexuar nga udhëheqja socialiste. Sakaq Edi Ramës i duhet polarizimi i zgjedhësve sepse kështu shmang referendumin e qytetarëve të Tiranës për mungesën e tij 4 vjeçare në krye të bashkisë Tiranë. Ai është peng i dilemash nëse do të kandidojë apo jo, prandaj patriarkë të PS-së si Agolli ose Pëllumbi për të sonduar opinionet e bazës dhe qytetarëve. Natyrisht jo në funksion të drejtimit të qytetit të Tiranës, por të konjukturave brenda PS-së dhe të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sepse kandidimin për Tiranën, për rrjedhojë edhe rezultatin zgjedhor, Edvini e sheh ekskluzivisht në plan “politik” pse kjo përcakton të ardhmen e tij në krye të opozitës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 12:04 am

Arberi po me dhimbesh shume qe po e mundon veten me salen!
Leji keto pune se shume e re e po me dhimbesh qe pe qon kohen duke u marre me dhendoret serbe.Qe sja vlen te flasim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 11:06 am

OPINION
Edvini shpall alternativën e shndërrimit të zgjedhjeve në demonstratë
19-03-2011 / Redaksionale


Komandanti i përgjithshëm i opozitës, Edvin Rama duke folur dje për zgjedhjet i cilësoi ato si një betejë politike mes opozitës dhe mazhorancës, kur në 8 maj pretendojnë se do t’i japë një mesazh me votë kryeministrit Berisha: “Zgjedhjet e 8 majit për sa na takon do të jenë një demonstratë e madhe e mbarë popullit opozitar, e çdo qytetari që kërkon t’i çojë mesazhin e tij me votë Saliut”, tha shefi i shtabit rozë. Me një llaf demonstrata është kthyer në një totem emblematik për Partinë Socialiste. Kështu del Edi Rama mendon se 8 maji është datë për një tjetër demonstratë dhe jo zgjedhje për administrimin e qyteteve.
Megjithatë pas agjërimit të një dite, Egoarku iu rikthye predikimin të përhershëm të xhumasë kundrejt qeverisë. Fjalët që u tha gazetarëve ishin shumë evasive, pa shumë informacione të qarta, ndonëse retorika ishte e njëjtë. Sepse e njëjtë ishte akt-akuza e ngritur për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mendonim që pas shqetësimit të Ambasadorit amerikan Z. Arvizu, i cili të enjten pasdite i kërkoi klasës politike në vend që KQZ-ja të lejohet të punojë e lirë dhe e konsideroi atë si institucionin vendimtar për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe transparente. Mirëpo Rama s’ndalet përpara asgjëje.
Edhe pse supozimet paranojake të Ramës për presionin ndaj administratës dhe fotokopje të materialeve zgjedhore janë po e njëjta strategji që ka përdorur në zgjedhjet e shkuara. Edhe pse dëshira për të de-legjitimuar institucionin që menaxhon zgjedhjen është një shenjë jo shumë pozitive, që dëften një frikë të Ramës për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale. Ngase kësaj radhe askush s’do t’ia falë një tjetër humbje. Thikat bash po mprihen për të goditur qysh tani nëse Partia Socialiste humb bashkitë e mëdha. Sondazhet janë pothuajse kundër drejtuesve socialistë të Durrësit, Elbasanit, Fierit, Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës. Qytetarët e këtyre qyteteve i shikojnë këta drejtues socialistë jo si administratorë të punëve të qyteteve por si pronarë të një territori të caktuar ku liria për të abuzuar mbi interesat publike është e dukshme. Simbol i këtij abuzimi deformues është shembulli i Tiranës, në të cilën interesi i kryebashkiakut nuk është i qytetarëve. Afërmendsh këtë e ka kuptuar edhe vetë Edvini, prandaj heziton të futet në valle.
Mirëpo sa më shumë kalon koha aq më shumë shtohet dyzimi tij për të kandiduar, për të katërtën herë, për një mandat si Kryebashkiak i Tiranës. Sakaq ka hapur thashetheme se mund të jenë Besnik Bare ose Mimi Kodheli, alternativa socialiste nëse Rama heq dorë. Dy kandidatura të mira socialiste për të humbur me sukses përballë kandidatit të maxhorancës, Lulëzim Basha.
Sido që të jetë dilema e Ramës ka prapa një prapaskenë të dhimbshme, pasi ai është peng i sipërmarrjes së armatosur në Partinë Socialiste. Ai është peng i afaristëve të Partisë së betonit, të cilët e shikojnë Ramën si kalin e vetëm për të garuar për kryebashkiak. Kurrsesi ata s’mund të lejojnë të humbasim jo vetëm kordonin ushqyes të pasurisë, por edhe burimin e pushtetit të tyre. I detyruar nga të tjerët, Edi Rama do të kandidojë pa qejf të madh për një post që e ka snobuar tash sa kohës është emëruar si kryetar i Partisë Socialiste. Padrejtësisht qytetarët do të ndëshkohen me një tjetër retorikë boshe nga ana e tij, për një tjetër mandat në krye të Tiranës. 11 vite kanë kaluar qëkurse PS-ja drejton kryeqytetin dhe nuk ka sjell ndonjë gjë të re, përkundrazi ka përkeqësuar edhe më shumë jetën e qytetarëve, pasi sipërfaqet e gjelbëruara janë zvogëluar deri në atë masë saqë ndotja është 4 herë më e madhe se mesatarja e BE-së. Të gjithë, i madh e i vogël konstatojnë përditë e më shumë përkeqësimin e kushteve të jetës së përditshme në Tiranë, degradimin higjienik, ndotjen e ajrit, pluhurin dhe baltën rrugëve, ndotjen akustike, ndërtimet e lëna përgjysmë në të katër anët, si dhe vështirësinë për të qarkulluar në këmbë dhe mungesën e parqeve e lulishteve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 11:11 am

Po [per ke do ti te flasim per antishqiptaret -kriminele:
1-Edvin Rasma
2-Gramoz Ruçi
3-Spartak Ngjela
4-Ilri Gjoni
5-Ditmir Bushati
6-Taulant Balla
7-Arta Dade
8-Luiza Xhuvani........
..........Dhe qe ta mesosh ti i dashur,dedektiv,te gjithe keta antare te PS-se ,se Edvin Kristaq rames,jane kelyshe kriminelesh-komunisto-bandite dhe po keshtu kane pjelle edhe vete bandite qe vrasin dhe i fshihen drejtesise.
Po ke ndonje koment vazhdojme,se une nuk kam per t'u lodhur askurre me ty ,duke te bere me dije fakte te tilla.Shendet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 11:16 am

OPINION
Refleksionet e të birit të Kristaqit, 908-a dhe organizata “Smokthina”
19-03-2011 / Nga Kostaq Xoxa


Më 27.03.2011 mblidhet Asambleja e PS-së. Për dijení të mjaft pjesëmarrësve, që s’dinë disa të fshehta

Një i njohuri im, me të cilin u takuam rastësisht rrugës, më tha se për herë të parë po hynte në qyfyret e „Refleksioneve“ dhe shtoi se ato qenkan edhe terapeutike: për lexuesit që janë vërtet demokratë, por që s’i kanë lexuar „Refleksionet“, ato janë zbavitëse, të bëjnë të qeshësh. Dje humba një stilograf me majë floriri, që e kisha kujtim, dhe shqetësova edhe gruan me humorin tim të prishur. Ajo më tha: - Epo punë e madhe, për një stilograf! - Po e kam kujtim, moj grua!- Pastaj po lexoja gazetën. Hi!Hi! Hi! - më dëgjoi gruaja, që po lante enët - E gjete? -Jo, moj, po më zbavit Edi Rama, sa antikomunist i madh që paska qenë! Ajo u bë kureshtare, i lexoi edhe ajo përkushtimet antikomuniste të Ramës dhe filloi të qeshte edhe ajo.
Ky çift njerëzish demokratë të sinqertë më dha idenë që tani të qeshim edhe më shumë me këto „Refleksione“ të çuditshme, gati të pabesueshme. Këta të dy, e.r.-ja dhe a.k.-ja (po e përsëris se kështu nënshkruhen, herë secili për vete, herë bashkërisht, autorët e këtij libri të groposur. Në të gjitha shkrimet, që janë nja tridhjetë.
M’u kujtua ai dënimi me vdekje nga një organizatë enveriste e Smokthinës, me emërtimin ORGANIZATA „DRAGOJT E KUQ“ SMOKTHIN. Gabimet drejtshkrimore Ardiani i ka lënë të pakorrigjuara, që të zbavitemi edhe më shumë. Shkronjat janë të gjitha kapitale. Po e riprodhoj siç është, në faqen 122 të librit:

Mer. Edi Rama
Petagog në Institutin e Lartë të Arteve.
Tiranë.
Dërgon. Dragan Kuqo
Smokthin.
Vlorë.
ULTIMATUM
ZOTI EDI RAMA! JU NJOFTOJM SE ORGANIZATA „DRAGOJT E KUQ“, ME QENDER NE SMOKTHIN TE VLORES; JU PARALAJMERON SE NE QOFT SE VAZHDONI TE KERKONI QE TE SHIKOHET FIGURA E ENVER HOXHES ATHERE ORGANIZATA JONE DO TU DENOJ ME VDEKJE PA TE PARALAJMERUAR ME!
ORGANIZATA JON E KRIJUAR NE SMOKTHIN TE VLORES ESHTE E DESTINUAR TE MBROJE ME ÇDO ÇMIM EMRIN DHE VEPREN E THEMELUESIT TE SHQIPERISE SE RE ENVER HOXHES. ORGANIZATA JONE SI FILLIM KA NE GJIRIN E SAJ 2011 VETA. 20 % E SAJ NDODHEN NË TIRAN. NE PERDORIM METODA BASHKOHORE SI: AKSIDENT AUTOMOBILISTIK, THIKA, LEVA PRAPA KOKE, VERBIM ME HCL, CIANUR POTASI, REVOLVER Beret, OSE REMBIM FEMIJE, GRUAJE etj. ZOTI EDI, PASI TA LEXONI ULTIMATUMIN, MOS GUXONI TA HAPNI GOJEN SEPSE PAS PAK DITËSH DO TE VDISNI:
ME NDERIME, ORGANIZATA „DRAGIJT E KUQ“
SMOKTHIN.
VITI 908
KUR LINDI TRIMI ME FLETE
Në faqen 123, lera kërcënuese vazhdon:
MOKTHIN pesë herë, vertikalisht. Në anë; “Do t’ju qërojmë një nga një”.
Përfundimisht kemi edhe tre rreshta: “Telefonata anonime nga Ministria e Brendshme”: Kjo është shkruar nga A. Klosi. Pastaj kemi edhe kërcënimet për Ardianin, të riprodhuara në f. 123: “O Ardian Klosi! O maskara. O armiku i mutit. Merr dollarë nga Bushi ti, merr. Po pse s’flet o maskara, pse s’flet, o armik”.
Këto u ngjajnë letrave të Brigatave të Kuqe, në kohën e Aldo Moros. Por ato u zhdukën , me gjithë mizorinë e tyre, qoftë edhe me ndihmën e të penduarve, të atyre që u quajtën “i pentiti” në Itali. Gjermanët, që ishin më drastikë dhe vunë në zbatim kriteret e Darmstagut për shfarosjen e ideologjisë totalitare, ua prenë këmbët Brigadave të tyre të Kuqe homologe dhe sot nuk pipëtijnë më as naziskinët. Te ne lulëzon dhe stimulohet mendësia enveriste, edhe me farsa antienverizmi! Tashmë, gjynah mos qofsha, më atë Asamblenë Socialiste të 27 marsit, për një koincidencë groteske, mund të jetë edhe ndonjëri prej atyre të Smokthinës, që tani është i gatshëm t’i lustrojë çizmet e gjuetisë me llapë kryetarit të tij, të ftuar për gjueti, të cilin donte ta vriste, si antikomunist që paskësh qenë! Dhe, mbase, edhe mund të belbëzonte me vete ai i letrës: “Hë, mi, ç’na mollois tanithi edhe ki, që na e bën zgurdhën si të Hitlerit, se s’do ta kishim as në krie të sofrasë, po t’ia kishim zbrazur atë pisqollën, kur na hiqesh si antikomunist!” Për të qarë e për të qeshur!
Le të shohim edhe përbetimet “e sinqerta” për PD-në, domethënë për Opozitën... Demokratike Shqiptare, - siç quhet në f. 30. I uron PD-së “nënës sonë të përbashkët”, që të flasë pa frikë, pavarësisht se “çdo ditë pabesia e regjimit në fuqi (të R.Alisë) mund të ngulë thika”. Pak më tej: “Ne, që e quajmë për nder të bëjmë pjesë në të, do t’i japim Opozitës Demokratike Shqiptare, ashtu si edhe bijës së saj të parë PDSH, gjithë ç’të mundim. (17.12.1990). Kjo simpati e “besnikëri” përforcohet edhe në krahasimin ndërmjet Partisë në Pushtet dhe Partisë Demokratike: Për të parën thotë se “mbron interesat e një grupi gjithmonë e më të kufizuar njerëzish, pra mendon vetëm për të tashmen për të ruajtur të kaluarën”. Për PD-në thotë se “mbron interesat e një grupi gjithnjë e më të madh njerëzish dhe duhet të kontrollojë domosdoshmërisht të kaluarën për të përgatitur të ardhmen”. Kini parasysh se këto i thotë Edi Rama, që sot është më krye të asaj partie të cilën e quante parti e së kaluarës. Ai kërkonte, tani, “t’i dilte për zot PD-së. Ndërsa sot (apo më saktësisht pas tetë ditësh) ai do të kryesojë punimet në Asamblenë e PS-së, anëtarët e së cilës nuk duhet të dinë çka pas thënë ai, më 19 dhjetor 1990). Por, edhe ata që i dinë, mos të guxojnë të thonë se ia njohin dredhitë. Ai na qenka, kështu, mëkatar ndaj atyre që ka anës tavolinës. Ja, përse, atë librin e tij heretik ndaj enveristëve, ai kërkon ta fusë shtatë pashë nën dhé!
Shumë e shumë faqe të “Refleksioneve” i paraqesin e.r.-në dhe a.k.- në si vëllezër siamezë. Ka edhe letra, si ajo e dërguar Blendi Gonxhes në Athinë, ku shkruajnë katër rreshta njëri, katër rreshta tjetri, gjer në përfundim të letrës, 5-faqesh të librit. Ishin të revoltuar se Blendi kishte ikur befasisht. Ashpërsia ndaj veprimit të ikjes së Gonxhes ndonjëherë merr trajta lënduese: “Njerëz si ti nuk i lipsen kauzës sonë. E fillove me revan, por nejse. Me sa duket të gjithë armiqtë një surrat kanë” - i shkruan e.r-ja. Harron, megjithatë, se iku edhe vetë pak më vonë, së bashku me siamezin e tij a.k. Por ai gjithmonë ka qenë dymendjesh. Kështu edhe letra e tij nuk merret dot seriozisht. Inkoherenca shfaqet edhe në këtë rast. Erdhi koha që B. Gonxhen e bëri nënkryetar të Bashkisë që drejtonte vetë!
Në f. 49, E. Rama flet për disa mënyra “sesi duhet luftuar majasëlli stalinist në Shqipëri”. Edhe këtu, me fjalë origjinale. Koha tregoi sesi e luftoi majasëllin! Duke u bërë pjesë e majasëllit. Madje kryetar i këtij majasëlli!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 11:25 am



"Zedhenesi i Rames, si djali i Gedafit"
Qamil Xhani
Deklaratat e opozites ndaj nderkombetareve per Levizjen Socialiste jane te njejta me ato te njerezve te kolonel Muamar Gedafit ne Libi. Ky eshte komenti qe ka bere dje sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama ne lidhje me zhvillimet politike dhe qendrimet e PS-se per zgjedhjet. "Nuk eshte vetem kryetari i PS-se, por eshte i gjithe enturazhi i tij qe mban te njejtin qendrim, degjojme edhe zedhenesin me te spikatur politik te kryetarit te PS-se, qe sulmon aktoret, partneret nderkombetare, perfaqesuesit e nderuar te trupit diplomatik qe gjendet ne Shqiperi, duke na kujtuar qe as me pak e as me shume edhe ai i shkreti, flet njesoj si te ishte djali i Gadafit",-tha dje Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama. Perfaqesuesi i LSI-se u ndal edhe ne qendrimet e Partise Socialiste per zgjedhjet, duke theksuar se pas kritikave te PS-se per procesin dhe sulmin ndaj KQZ, fshihet justifikimi i lidershipit per humbjen e zgjedhjeve te radhes. "Sulmet e kryetarit aktual te PS-se ndaj KQZ-se, jo vetem jane deshmi e faktit se ai ende nuk e ka kuptuar qe pergjegjesite e opozites shfaqen duke qene kontributore pozitive ne kete proces, por c'eshte me e keqja, po pergatit terrenin per te justifikuar humbjen e 8 majit", tha dje Rama. Si shtoi se kjo sjellje e paprincipte shpjegohet jo vetem me krizen e plote te identitetit ne te cilen gjendet aktualisht lidershipi i PS-se, por edhe me mungesen totale te alternatives per zhvillimin evropian te Tiranes. Si nje ish-drejtues i forumeve te PS-se, Luan Rama u shpreh se eshte hera e pare ne historine e PS-se, qe kjo force politike shfaqet pa program dhe ide, ne nje fushate elektorale. "Eshte hera e pare ne keto 20 vjet qe PS-ja, shfaqet perpara qytetareve pa nje projekt, pa alternative, pa program konkret e real zhvillimi, po prezantohet per fat te keq me nje slogan jo vetem te pavend dhe pa asnje vlere, por e shnderron te gjithe ate qe po ben PS-ja, ne nje parodi qesharake",-tha dje Rama. Sekretari i LSI-se shtoi se mungesa e alternatives se PS-se ne kete fushate do te sjelle dhe paradokse te tilla, akuza ndaj qeverise per faktin se nuk eshte rregulluar qendra e Tiranes. Sipas tij kjo mungese konference po bene qe "kryetari i PS-se, edhe kryetari i bashkise se Tiranes, te dale ne Tirane, prane Sheshit "Skenderbej" dhe te thote fajin e ka Berisha per gropen e shemtuar qe ka hapur ne qender te Tiranes, per betonizimin skandaloz qe i ka bere Tiranes, per trafikun skandaloz ne te cilin gjenden qytetaret e Tiranes, per vrasjen, djegien dhe shkaterrimin e cdo hapesire te gjelber ne qytetin e Tiranes as me pak e as me shuam e gjitha kjo ngjan me nje kloun teper qesharake qe natyrisht do te marre pergjigjen dhe vleresimin e duhur me 8 maj", tha dje Rama.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyMon Mar 21, 2011 3:55 pm

Sali berisha si gadafi,duhet larguar kete pis nga pushteti me dhune..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyTue Mar 22, 2011 3:35 pm

Korrupsioni, pranga 3 zyrtareve te bashkise
Tirane- Dy inspektore te Inspektoriatit Ndertimor ne bashkine e Tiranes, nje polic bashkiak dhe nje qytetar, u ndaluan mbreme nga uniformat blu ne kryeqytet, nen akuzen e mitmarrjes dhe korrupsionit, kurse disa te tjere u shoqeruan dhe po merren ne pyetje. Aksioni i nisur mbremjen e djeshme eshte ndermarre pas ankesave dhe informacioneve ne dem te zyrtareve te Bashkise se Tiranes per ndertimet pa leje. Te arrestuarit jane Azem Celmurati, Agostin Lekgega, inspektore te Inspektoratit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes, polici bashkiak Ylli Bala dhe qytetari Simon Braholli. Mesohet se ndertimi gjendej ne zonen e Sanatoriumit. Dy inspektoret ne bashkepunim me policin bashkiak, lejonin qytetarin Braholli qe te kryente ndertimin pa leje, duke marre ryshfet ne shuma te konsiderueshme financiare.

Burime policore bene me dije lajmin, por per shkak te hetimit nuk dhane detaje rreth aksionit. Por u saktesua se behet fjale per implikime ne mitmarrje te policeve dhe inspektoreve per ceshtje te ndertimeve pa leje. Deri ne mesnate, inspektoret dhe efektivi i dyshuar kane dhene sqarime per ceshtjet dhe u moren ne pyetje, sikurse edhe qytetari qe u kishte dhene ryshfet per te ndertuar pa leje ne zonen e Senatoriumit ne kryeqytet. Hetimi i ceshtjes ka nisur prej disa ditesh me metoda speciale nga Zyra Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Drejtorine e Policise se Tiranes, mbeshtetur mbi ankesat e qytetareve te ndryshem, se efektive te Policise Bashkiake u bejne presione dhe kerkojne ryshfete te ndryshme per ndertime apo shtesa godinash dhe aktivitete tregtare. Por zyrtare te policise nuk dhane informacione te detajuara per shkak te sekretit hetimor, ndersa pritet qe diten e sotme te jepen sqarime ne lidhje me operacionin, rrethanat e dosjes se hetuar dhe denoncimit te bere.

Mendohet se grupet e policeve bashkiake qe kane per detyre te veprojne ne kryeqytet dhe jane ne varesi te Bashkise se Tiranes, mund te kene kerkuar ryshfete ndaj bizneseve dhe tregtareve per favore te ndryshme, sikurse dhe per ceshtjen e ndertimeve. Per momentin konfirmohet ndalimi i 3 zyrtareve dhe nje qytetari per mitdhenie. Per realizimin e operacionit eshte kerkuar dhe mbeshtetja e komisariateve, pasi efektivet jane marre ne banesa. Per kete ceshtje eshte kerkuar dhe bashkepunimi i prokurorise se kryeqytetit. Edhe me pare ka pasur akuza ndaj efektiveve te Policise Bashkiake, per ushtrim dhune fizike, presion verbal, apo ryshfete te ndryshme ne ceshtje tregtare dhe afera te tjera. Operacioni policor do te vazhdoje dhe ne oret e ardhshme, pasi dyshohet se ne kete afere jane te perfshire dhe te tjere efektive e zyrtare.



Te arrestuarit:

Azem Celmurati, inspektor ne Bashkine e Tiranes

Agostin Lekgega, inspektor ne Bashkine e Tiranes

Ylli Bala, efektiv i Policise Bashkiake

Simon Braholli, qytetari qe ndertonte pa leje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyTue Mar 22, 2011 3:38 pm

Miqtë rumunë që ngarkoi Rama për të na rivënë vizat, zihen mat duke marrë bakshish
22-03-2011 / Gazeta 55

Sëmundja 20 përqindëshe e Edvinit infekton edhe “punëtorët” e tij në Bruksel. Pasi Boshtinaru u turpërua faqe botës, si i paguar nga Rama për t’u rikthyer shqiptarëve vizat, miku tjetër rumun, Adrian Severin, nënkryetar i parlamentarëve socialistë është zënë në flagrancë duke kërkuar 12 mijë euro për ndryshimin e një direktive ligjore. Bashkë me të, në hetimin gazetaresk kanë rënë edhe dy europarlamentarë të tjerë me qëndrime anti-viza e anti-Kosovë Tarifa shkon deri në 100 mijë € për konsulencë në vit. Por dikush ka kënaqur veten me shumë më pak. Adrian Severin, ish-zv/kryeministri rumun, për shembull, faturohet rregullisht me 12.000 €. Është një skandal i ri parlamentar i cili u zbulua dje nga ekipi i gazetarëve investigativë të “Sunday Times” dhe kësaj here nuk ka të bëjë me Dhomën e Komuneve, por me Parlamenti Evropian. Ekipi i gazetarëve ka qenë i kamufluar nën figurën e përfaqësuesve të një firme lobistësh që kërkonin të kalonin ndryshime në direktivat evropiane për mbrojtjen e depozituesve pas skandaleve që kanë ngulfatur bankat islandeze. Ata kanë kontaktuar deputetë, duke u thënë atyre që të bëjnë thirrje për ndryshime në rregullat e BE-së, duke u ofruar atyre kontrata me vlerë 100 mijë € në vit në këmbim të zyrave të mirë për vendosjen e ndryshimeve legjislative. Së paku tre kanë pranuar ndryshimet e kërkuara nga lobistët e rreme dhe tani ndodhen në Dokumentacionit e Parlamentit Evropian. Adrian Severin, në bazë të “Sunday Times”, i dërgoi një email “lobistëve (gazetarëve investigativë) duke thënë: "Doja t’iu njoftoja se amendamenti i kërkuar prej jush është paraqitur në kohë". Fjalë këto, të shoqëruar me një faturë prej € 12.000 për "këshilla relativë mbi Direktivën 200914 pika c". Zoran Tahler, ish-ministri i Jashtëm i Sllovenisë, do të bëjë të njëjtën gjë duke deklaruar se paratë i shkonin një kompanie britanike duke shtuar "kurrë nuk do të zbulojë gjithçka", fjalë këto disi të fshehta ku gazeta i lidh ato me kujdesin që tregojnë këta deputetë për të kënaqur dëshirat e lobistëve. Ernest Strasser, një ish-ministri austriak i Punëve të Brendshme, është deputeti i tretë që ka rënë në kurthin e lobistëve të “Sunday Times”. Ai pohoi se ka qenë një lobist me kohë të plotë dhe është paguar rregullisht me 500 mijë € në vit nga pesë kompani të tjera, të cilat i kanë kërkuar të ndërhyjë në procesin legjislativ. Të tre janë mbrojtur ndryshe. Severin thotë se ai nuk bëri asgjë të paligjshme, ndërsa Tahler dhe Strasser thanë se ata e dinin që në fillim që ishte një kurth dhe po luanin vullnetarisht këtë lojë. Ky skandal ka tronditur Brukselin, ndërkohë që i dorëhequri i parë i skandalit ishte Ernst Strasser. Në komentet për radion austriake Oe1, Ernst Strasser mohoi akuzat kundër tij, duke thënë se ai ka në dorë gjithçka e se kishte planifikuar të siguronte prova për policinë. Ndërsa eurodeputeti slloven Zoran Taler theksoi se “ai dha dorëheqjen në mënyrë që hetimi të vazhdojë pa presionin e imunitetit kah zbardhjes së të gjitha fakteve”. “Unë nuk e kam shkelur ligjin, unë nuk kam pranuar para”, deklaroi për gazetën eurodeputeti Taler. Ai këmbënguli sakaq se ishte i hapur për një hetim të plotë me qëllim që çështja të merrte fund sa më parë. Ndërkohë deri sa të qartësohet skandali edhe eurodeputeti Adrian Severin dha sot dorëheqjen nga posti i tij i nënkryetarit të Partisë Social Demokrate në Rumani. Severin u thirr sot në Bruksel nga kreu i Grupit të Partisë së Socialistëve Evropianë Hannes Sëoboda për të shpjeguar më shumë rreth skandalit të korrupsionit. Në një konferencë për shtyp, Severin sfidoi akuzuesit duke thënë se “ai është në shënjestër për shkak se ai është ‘një rumun me ndikim’. Severin argumentoi më tej se “Parlamenti Europian nuk ka nevojë për “rumunët me ndikim” në legjislaturën e tij”. Të tre eurodeputetët janë të njohur në qarqet majtiste të vendeve ish-komuniste dhe disa herë, Edi Rama është parë të kryejë lobing kundër vizave, sidomos me Ardian Severin, ndërkohë që të tre europarlamentarët janë rreshtuar kundër, gjatë votimit për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Që të tre europarlamentarët drejtonin prej kohësh edhe një kryqëzatë që synonte të vononte disi integrimin e vendit në BE, ndërkohë që qëndrimet që kanë mbajtur ata ndaj pavarësisë së Kosovës kanë qenë ekstreme dhe të pandryshueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyTue Mar 22, 2011 8:36 pm

At politik qe e po e bene serbia pe bene edhe sala me ndihmen e Arberise..
keta shkojne drejt serbise..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 23, 2011 11:19 am

Takohen Rama dhe Ngjela, rikthehet partia KIS
Publikuar më E Marte, 22 Shtator 2009

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, kane zhvilluar diten e djeshme nje takim koke me koke ne nje nga baret prane kryeministrise. Rreth ores 13:00, Rama dhe Ngjela jane takuar se bashku per te zhvilluar nje takim qe zgjati rreth nje ore. Ne fund te takimit kryesocialisti nuk ka pranuar t'i pergjigjet pyetjes se mediave mbi qellimin e takimit dhe eshte larguar ne heshtje. Ndersa, Ngjela ka zgjedhur te mos shfaqet ne media dhe eshte larguar nga nje dalje tjeter.

Ky i fundit ne prononcimet publike ka shprehur qendrimin e tij pro hapjes se kutive per rihapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Mendohet qe kjo eshte arsyeja e cila ka konkretizuar mbledhjen e dy lidereve politike. Ky ishte takimi i pare i Rames dhe Ngjeles qe nga fillimi i viteve '90, kur se bashku, krijuan ate qe u quajt Partia Kristian Islamike Shqiptare (KIS).

Partia KIS, u themelua nga "cifti" Rama-Ngjela, ne vitin 1992, kur Rama u largua nga PS. KIS, u themelua prej tyre pas thirrjes atehere te Edi Rames ndaj kreut te PD Berisha, "per te lincuar komunistet", duke u shprehur mjaft radikal ndaj tyre pasi sipas tij, "ata nuk kane vend ne PD". Ne keto kushte Rama u bashkua me Ngjelen ne ate qe u quajt KIS (Partia Kristian Islamike). Nderkohe, Ngjela, e braktisi kete parti sikunder Rama, per t'iu bashkuar Aleances Demokratike te Neritan Cekes. Pak kohe me vone, Ngjela e braktisi dhe PAD-ne, duke u afruar tek Partia Levizja e Legalitetit. Ne ate periudhe, ai u zgjodh edhe minister i Drejtesise, ne kabinetin "Qeveria e Pajtimit Kombetar" te kryeministri socialist Bashkim Fino. Vite me pas, Ngjela u largua dhe nga Legaliteti duke u afruar serish tek PD ku qendroi disa kohe derisa muaj me pare e braktisi serish dhe krijoi Partine per Ligj dhe Drejtesi e cila ne zgjedhjet e 28 qershorit nuk arriti te fitoje asnje mandat deputeti.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 23, 2011 11:21 am

keta pelivane horra politike doni dhe perkrahni ju,dede4ktiv dhe ti xheme,vazhdoni dhe do te mesoni edhe me shume per ta se si kercejne si pleshta sa ne nje parti ne nje tjeter ,dhe kjo pervecse duan ate te mallkuar pushtet ,kryesorja eshte se jane ANTISHQIPTARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 23, 2011 11:30 am

lexoni te mesoni se cilet jane Edwin,Spartak &co:

Lajme Shqip - InfoArkiva

Sheikut të socialistëve Edi Rama s’i bën fajde xhihadi i pronës, kur Tirana e ka shpallur si specialist të grabitjes së saj
Tërhequr më 03 Nëntor 2010



Çdo ekskursion i sheikut Edi Rama nëpër qytete të Shqipërisë po pasohet nga thirrje agresive kundër shtetit. Nuk mjaftohet në marrëzinë e çmendurisë bojkotuese, por e thellon më shumë divorcin, me “arsyetimin” se “ku vidhet prona, lihet koka”... Është krejt një thirrje për një xhihad ndaj institucioneve shtetërore. Tashmë, Sheiku i bashkisë nuk po mjaftohet veç me lëshimin e kamikazëve të celulës bashkiake për të mbrojtur një gropë që i ngjason një krateri të grand canyon në mes të Tiranës. Edi Rama nuk shkurajohet, paçka se po bëhet përditë e më qesharak. Ai është gati që edhe zhdukjen e dinosaurëve t’ia faturojë familjes së Berishës.
Muxhahedini i bashkisë erdhi në politikën shqiptare fiks si një meteorit, dhe e keqja e meteoritëve është se kur takohen me tabanin e tokës shkatërrojnë gjithçka gjejnë përpara.
Për sqarim duhet të dimë se Shqipëria e viteve ‘90 ishte një hutim kolosal, prandaj edhe duhet mbajtur parasysh se në ato vende ku mbretëron varfëria e papunësia, atje ku mund të ndjehen edhe sot e kësaj dite pasojat nga komunizmi - për ç’gjë mund të merren në përgjegjësi zhvillime të shumta negative, me o pa të drejtë - aty mund të gjinden me lehtësi të madhe ithtarë edhe nga një lëvizje me program revolucionar xhihadist. Mirëpo kush e mban mend një parti me emrin KIS që kishte atë programin që sapo thamë më lart? A po rishfaqet po ajo ideologji në një kontenitor politik të ri sot? Shumë shkurt mund të mbahet mend kur trinomi Rama, Klosi e Ngjela krijuan partinë KIS (partia kristian-islamike), për të koncentruar disi politikën orientale në Shqipëri. Sot xhihadi politik po tenton të rikrijohet, në një frymë përtej të majtës e së djathtës, tek një strukturë orientale, ku njëshi është mbi të gjithë. E ky është padyshim Sheiku.
Rama, edhe në ekskursionin e Orikumit tentoi të nxiste rebelime morale kundër shtetit laik. Por kjo punë nuk pati zgjatim, sepse qe shoqëruar fatmirësisht nga Toçi, dhe me të është si të jesh vetëm, prandaj edhe Edvini u tkurr nga përpjekja leniniste e kryesimit të trazirave. Orikumi u tentua në hava të rikthehet në një Gërdec të dytë. Edvini me industrialistët e shpifjes është i gatshëm t’i bëjë një mallkim Vudu kryeministrit Berisha, në partneritet me veglat e tij në medie, duke i qepur çdo lloj tragji-komedie, mjaft që të duket se opozita revolucionare do impostohet më mirë.
Sheiku i opozitës edhe kësaj here do të bëjë ca shpikje, por ai nuk është shkencëtar që të bëjë shpikje: është vetëm një piktor bohem, i dështuar në atelietë e Parisit. Por sehirxhinjtë apatridë nuk duhet të dëshpërohen, se shkencëtarin e fjalës ai e ka gjetur. Mullahu i kalemit, që së fundmi ka fituar nobelin për “gazetarinë investitore”, është gati të marrë investiturën zyrtare si killeri i figurave të maxhorancës, edhe si bonus ka intrigat e qilarëve të shtetit.
Kryesia e PS ose Këshilli i Ulemave, që kryesohet nga Ajatollah Ruçi mbetet në pajtim të plotë me çfarëdolloj oreksi antishtetëror, me çfarëdolloj tekno-terrorizmi, vetëm e vetëm që në fund të tunelit të dhunës të duket pushteti. Opiumi që ka kapur asamblenë e socialistëve tregon sesi mund të katandiset një organizëm politik në një orgazëm kolektive xhihadiste. Kuptohet vetiu pastaj fakti se “hapja e kutive” është pyka ku ata kërkojnë legjitimim, por shpresa se përmes politikës konfliktuale do vijë ndonjë pozicionim në llogoren e moralit është naive. Sheiku antifamiljar, antitiranas, antilig, antife e specialist i vjedhjes së pronës s’mund të ketë shanse të korrë sukses në një spekullim të tillë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 EmptyWed Mar 23, 2011 11:37 am

Socialistet e Dropullit Bojkot nese Rama nuk prish paktin me Dulen
Publikuar më 2011-03-22 Engjëll Serjani (KERKO ...)

Gjirokaster Strukturat e bazes moren dje vendimin per te mos iu bindur kryesise se partise

Nga socialistet e dy komunave te minoritetit grek ne Gjirokaster kane refuzuar dje totalisht aleancen e PSSH me PBDNJ dhe kane ngrire te gjitha marredheniet me udheheqjen qendrore dhe kryetarin Edi Rama. Te henen u mblodhen asamblete e PS-se te komunave te Dropullit te Siperm dhe te Poshtem ne rrethin e Gjirokastres per te diskutuar dhe vendosur per qendrimet e metejshme politike ne rrethanat kur te dyja keto komuna i jane lene zone e lire partise aleate PBDNJ te Vangjel Dules. Burime nga kjo mbledhje bene te ditur se i gjithe debati u zhvillua ne nje rrafsh radikal duke kundershtuar qendrimet e PSSH-se dhe kryetarit Edi Rama. Ku shkoi sakrifica e socialisteve dropullite qe per rreth 20 vjet jemi perplasur dhe mallkuar nga PBDNJ-ja dhe Omonia vetem sepse ishim socialiste Kush dhe pse i shet kaq lire votat e socialisteve dropullite kush eshte kjo fuqi qe shkel parimet e statutit dhe nuk perfill mendimin e bazes socialiste keto ishin vetem disa nga pyetjet e parashtruara ne kete debat te ndezur pas lenies se dores se lire per Vangjel Dulen per te kandiduar me perfaqesuesit e tij ne te gjitha komunat e pastra te minoritetit grek ne jug.

Burime te sigurta bene te ditur se ne kete mbledhje eshte vendosur te bojkotohen zgjedhjet vendore te 8 majit te mos plotesohen listat e keshilltareve dhe te ngrihen marredheniet me udheheqjen me te larte te PSH-se deri ne perfundim te zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve Asamblete Socialiste te dy komunave do te mblidhen perseri per te vendosur lidhur me qendrimet e metejshme politike qe do mbajne.

Mesohet se te gjitha subjektet politike ne zonat e minoritetit grek ne Gjirokaster kane bere zgjedhjet e kandidateve per kryetar komune dhe i kane derguar ato zyrtarisht ne strukturat qendrore per miratim perfundimtar. Strukturat e bazes se PS-se ne Gjirokaster kane propozuar si kandidat te tyre Panajot Lulen ne Dropull te Siperm Jorgo Koninin ose avokatin Pirro Boboli ne Dropull te Poshtem dhe Pano Gocin ne Pogon. Nderkohe qe strukturat e PBDNJ-se kane propozuar si kandidat Ilia Papailen ne Dropullin e Siperm kryetarin aktual Dhimiter Maluqin ne Dropullin e Poshtem dhe Thanas Qiron ne Komunen e Pogonit.

Megjithate subjekti qe trazon dhe streson subjektet qe deri tani kane mbizoteruar spektrin politik perfaqesues te minoritetit grek PS dhe PBDNJ eshte padyshim Partia e re e grekeve te Shqiperise MEGA. Burime te besueshme nga kjo parti bene te ditur se kane propozuar per kryetar komunash kryetarin aktual te komunes Koco Kosta ne Dropullin e Siperm deri tani perfaqesues i PBDNJ-se biznesmenin Lefter Baruta ne Dropullin e Poshtem dhe ne Pogon kryetarin aktual te kesaj komune Taqo Mejdi qe deri tani ka qene perfaqesues i perbashket i PD dhe PBDNJ.

Mesohet gjithashtu se disa perfaqesues te PS-se ne Dervician fshati me i populluar i minoritetit grek gjate nje takimi te socialisteve eshte propozuar te dielen qe krahas bojkotit te votimeve te dates 8 maj te vendosin dhe te hapin simbolikisht ne Dervician nje kuti votimi metalike shenje e izolimit te vullnetit te lire te votuesve minoritare dhe pas votimit tia dorezojne kutine simbol kryesise se PS-se dhe kryetarit Edi Rama.


Po tani fajin e ka Saliu Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA    PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA  - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 14Shko tek faqja : Previous  1 ... 6, 7, 8 ... 10 ... 14  Next
 Similar topics
-
» NJERIU QE NUK NJEH LIGJIN,KA VETEM NJE EMER:EDVIN RAMA
» Mendimi juaj per kabinetin Rama 2?!
» Komuniteti Mysliman: Jo, xhamisë që ofron Edi Rama
» RRUGËTIM “PEGASI” INTERNACIONAL poetja Majlinda Rama
» UNE EDI RAMA JAM NGA TETOVA KERKOJ POST ADMINI OSE MODERATOR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: