Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 37, 38, 39 ... 43  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyThu Mar 10, 2011 11:11 am


SHBA: Shqipëria meriton njohje për arritjet e saj

Vjenë, 10 Shtator 2010 NOA – |Shumë zhvillime pozitive kanë ndodhur që prej Raportit tuaj të fundit, kryesisht në përpjekjet për të mbrojtur individët nga diskriminimi, në luftën kundër trafiqeve njerëzore, në reduktimin e korrupsionit dhe në krimin e organizuar, dhe në përmirësimin e qeverisjes ambientaliste. Shqipëria meriton njohje për këto arritje”.

Këtë deklaratë ka bërë Shefi i Misionit të SHBA në OSBE, Ambasadorit Ian Kelly, në Këshillin e Përhershëm të Organizatës në Vjenë.

Deklarata erdhi në përgjigje të Raportit të dorëzuar prej Ambasadorit Bosch në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.

Ambasadori i Misionit të SHBA në OSBE, Ian Kelly shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjet e Qeverisë shqiptare dhe për progresin e bërë në implementimin e reformave të rëndësishme që prej raportit të fundit të OSBE-së, duke nënvizuar njëkohësisht që një prej sfidave kryesore në të ardhmen mbetet reforma zgjedhore para zgjedhjeve lokale.

Duke iu referuar qëndrimit të OSVE shprehur në raport, z. Kelly tha: “Ju i kushtoni vëmendje si progresit të bërë nga Shqipëria në zbatimin e reformave të rëndësishme, ashtu edhe sfidave që mbeten në disa çështje kyçe. Një prej tyre, është reforma zgjedhore, veçanërisht duke pasur parasysh afrimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Ne vazhdojmë të besojmë se rekomandimet e Raportit të OSBE-ODIHR përmbajnë udhëzime të dobishme për përmirësimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri”.

Kurse në vijim, z.Kelly shprehu qëndrimin zyrtar amerikan kur tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë maksimalisht punën e Prezencës së OSBE-së në këtë, dhe në çështje të tjera, sidomos në përpjekjet për të fuqizuar pavarësinë dhe transparencën e institucioneve juridike, për të ndërtuar kapacitetet e Asamblesë, në promovimin e barazisë gjinore dhe në forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit. Gjithashtu vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës ndaj policisë dhe në procesin e çarmatimit. Prezenca ka ende shumë për të bërë në ndihmë të ndërtimit dhe konsolidimit të progresit në këto fusha si dhe për të promovuar më tej përmirësimet në fusha të tjera siç janë mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, forcimi i transparencës në pronësinë dhe financimin e mediave”.

Në përfundim, z. Kelly dha një konsideratë dhe për Ambasadorin Bosch dhe ekipin e tij, kur u shpreh: “Ju keni bërë një punë të rëndësishme dhe efikase dhe i vlerësojmë përpjekjet tuaj gjatë këtyre viteve për të prioritarizuar aktivitetet dhe në kanalizimin e operacioneve duke shfrytëzuar në maksimum burimet tuaja të kufizuara. Reduktimi i numrit të projekteve tuaja është tregues i qëllimit për vazhdimin e këtij procesi dhe ne ju përgëzojmë për fokusin tuaj të vazhdueshëm në aktivitetet që orientohen prej rezultateve”.

Gjithashtu z.Kelly përgëzoi të sipërpërmendurit dhe për “vëmendjen tuaj të veçantë në koordinimin e punës së Prezencës me Qeverinë shqiptare dhe me aktorët e tjerë kolalë dhe ndërkombëtarë, në veçanti me BE-në. Ne konstatojmë marrëdhëniet pozitive mes Prezencës dhe Qeverisë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyThu Mar 10, 2011 11:12 am

Atehere si thoni ju e ka gabim AMERIKA Shocked
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyThu Mar 10, 2011 2:42 pm

Nju Jork Tajms: Shqipëria në pazaret e armëve të Gedafit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyThu Mar 10, 2011 2:44 pm

Kishte edhe amerikan qe ishin me Milloshevicin kunder shqiptareve, por Milloshi iku dhe vdiq si pa pritur.
Miliardat e dollareve qe kane interes...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyFri Mar 11, 2011 2:21 pm

Po qka arriti Ilir Meta me bisedimet e tij te shpeshta ne Beograd. A arriti ta permirsoj gjendjen e shqiptarve ne Luginen e Presheves aspak, apo te gjoja serbeve ne Shqiperi po tash me mija serrb e grek po lajmrohen. Ai me heqjen e njeanshme te vizave per qytetart e Serbis, vetem ua hapi deren shqiptarve te Lugines per ti braktis trojet e tyre dhe asgje me shum.

KY ESHT SALÉ UDBASHI SHPIK MINORITETE NE SHQIPRI -DHE SHQIPTART E QUAJN "SKENDERBE" ----KTU SHIFET PER DISA KTU NE FORUM SA KAN VETEDIJE POITIKE.......
DHE I NDRROJN NIKAT PER QDO MUJ POR DHE KAN HUMB NUK PO SHRUAJN MÉ.......!

SA FOSHNJOR QE JAN KTU DISA..............!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 16, 2011 3:34 pm

Heroizmat e Sali Berishes;Sali Berisha me 2005 mori nje vend qe ishte i plagosur dhe sakatuar nga te gjitha drejtimet.Krimi,korrupsioni,trafiku dhe vjedhjet e buxheteve te shtetit shqiptar ishin suksesi me i madh i ish qeverise se PS, dhe te mos flitet per investimet se ato as nuk ekzistonin ne shqiperi.Shqiperia ishte kaq poshte sa qe komuniteti nderkombetar financiar as nuk i jepte kredi me te madhe se 20 milione dollar,BE as nuk e firmoste Assosimin me shqiperine,droga lulezonte ne te gjitha shkollat shqiptare,cnderimi femnave shqiptare behej rregullisht nga funksionaret e shtetit mafioz socialiste si ne baze ashtu edhe me lart dhe fut ketu edhe grupet mafioze qe ushqeheshin nga ajo qeveri dhe shqiperia kishte tamam pamjen e nje shteti si ai i Kolumbise Latine jo i sotem por ai i para 10 vjetesh.Ku ishte Edi rama ne ate kohe ?a ishte ai Minister i Aresimit? a ishte ai ne Bashkine e Tiranes po ai ishte ne ato detyra se cdo krim dhe shumica e tyre behej ne territorin e qytetit te Tiranes dhe Rama nuk paska pergjegjesi qe Rama ka nje armate te madhe policie ne qytetin e Tiranes.Berisha qysh ne ditet e para te detyres setij ai ju pevesh punes dhe mbas 4 vjetesh neve kemi nje shqiperi krejt tjeter nj 100 here me te mire nga te gjitha drejtimet me perjashtim te nje udheheqje te partise socialiste dhe te Bashkise se Tiranes qe drejtohen nga ekstrimisti eksploziv Edi rama.Bashkine dhe buxhetin e Tiranes e ka vendosur komplet ne interesat e tija personale qe ti sherbejne qellimeve te tija djallezore ate te marrjes ne duar qeverine shqiptare pa e merituar dhe ne menyre Ilegale duke krijuar Rrebelime e luftera civile.Edi Rama e perdori dhe po e perdor komplet ate mafien e Bashkise se Tiranes qe perbehet nga 3200 punonjes (me perjashtim te nje numri shum te vogel)per te kercenuar Institucionet e shtetit shqiptar duke shfrytezuar territorin qe ai shtet jeton dhe punon dhe gjithashtu ai e vendosi komplet ate mafie per votimet e 28 qershorit ne sherbim te PS dhe personalisht te tij se ai garonte per kryeminister.Edi Imorali eshte nje njeri me tendenca kriminale,radikale,percares i shoqerose shqiptare,bashkepunues me armiqte e shqiperise si me Papandreun grek e antishqiptar ashtu edhe me ato krngetaret e biznesmenet Serbe.Ai eshte aq shum antishqiptar sa qe jo vetem ju kundervua asaj rruges Durres-Prishtine duke u munduar ta parandalonte me shpifje e denigrme e mashtrime dhe asnjehere nuk shkoj ta e vizitonte ate rruge qe ti inkurajonte ato 3500 punonjesit shqiptar qe opunonin atje sepse ajo rruge ka shum qellime por sot per sot ajo qe fiton me ate rruge eshte turizmi shqiptar dhe jo Kosova por hidherimi i tij me ndertimin e asaj rruge ishte nje hidherim armiqesor sepse ai eshte nje perfaqesues i nje partie te madhe ne vend dhe duhej patjeter te shkonte e te solidarizohej me kerkesen e shumicen se popullit shqiptar per ndertimine e asaj rruge.Edi rama eshte njeriu dhe politikani shqiptar qe jo vetem qe ka nje thes me te meta por ai ka nje thes me faje me ato qendrime qe ai po mban mbas humbjes se zgjedhjeve te 28 qershorit qe tani po mundohet te sabotoj cdo gje qe kjo shqiperi dhe vecanerisht kjo qeveri ka bere ne keto 4 vjetet dhe ajo eshte integrimin e shqiperise ne BE dhe ajo me urgjentja eshte heqja e vizave te shqiptareve qe u mor ne konsiderate nga BE kurse ky armik na mblodhi rreth vehtes ca zuzare qe i shtriu ne mes te bulevardit,gjoja ne greve urie.
Eshte nje antishqiptar i vertete,nxenes i te rrezikshmit antishqiptarit mason,SOROS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 16, 2011 3:36 pm

Sali Berisha komunisti bashkpunetore i Enver Hogjes edhe ....... ja ka bajt me dor ,e tash po na behet ,,demokrat" komunisti.
Dhenderri i Serbis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 16, 2011 3:37 pm

Kjo qe postova me lart eshte Sali Berisha dhe Politika e Tij Ndaj Shqiperise,po si te kesh keto hijena neper kembe qe mundohen me cdo mjet dhe cdo dekik t'i hane edhe kockat kesaj Shqiperie,shumekush qe nuk eshte i mireinformuar ,do te mendoje dhe postoje gjepura te tipit Petrit Kola &Co.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 16, 2011 3:39 pm

Je shume i ri ,dhe i papjekun politikisht,per te folur ne kete menyre per Sali berishen=Skenderbeun e Dyte te Shqiperise Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyThu Mar 17, 2011 12:18 am

Ja cila eshte Politika e sali Berishes ndaj Shqiperise:
POLITIKË
SHBA: Shqipëria ka bërë shumë, mbështesim integrimin sa më të shpejtë në BE
16-03-2011 / Nga Hilary Clinton* SHBA: Shqipëria ka bërë shumë, mbështesim integrimin sa më të shpejtë në BE

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, në emër të presidentit Obama ka përshëndetur 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, duke inkurajuar kursin e reformave në vend, por edhe duke u bërë thirrje dy palëve politike që të respektojnë shtetin ligjor si dhe të drejtat e njeriut

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, i dërgoj urimet më të mira popullit të Shqipërisë teksa dy popujt tanë shënojnë njëzetë vjet të marrëdhënieve të rivendosura diplomatike më 15 mars. Pas një ndërprerjeje prej 52 vitesh, viti 1991 ishte vërtet një fillim i ri – jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe një partner ndërkombëtar. Kjo ditë përkujton partneritetin tonë, na kujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin e së ardhmes së Shqipërisë, sidomos ndërkohë që ju ndërmerrni hapat e nevojshëm për të arritur synimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Edhe gjatë viteve më të errëta të Luftës së Ftohtë, shqiptarët dhe amerikanët nuk i harruan lidhjet e forta të miqësisë mes dy vendeve tona. Dhe pas vitit 1991, Shtetet e Bashkuara e mbështetën Shqipërinë teksa ajo filloi rrugën e integrimit në bashkësinë euro-atlantike. Tani Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka treguar një përkushtim të thellë ndaj Aleancës, me një prej kontributeve më të mëdha për frymë në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj stabilitetit në rajonin e saj është demonstruar nëpërmjet mbështetjes së saj për shtetin e ri të Kosovës dhe kontributeve për pajtim në Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne mirëpritëm vendimin në fund të vitit 2010 për të lejuar shqiptarët të udhëtojnë pa viza kudo në Bashkimin Europian. Tashmë shqiptarët kanë arritur shumë, por më shumë punë mbetet në rrugën drejt BE-së – dhe ky vit do të jetë me rëndësi kyçe. Shqiptarët duhet të punojnë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet. Nxisim udhëheqësinë politike të Shqipërisë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, dhe të respektojnë dhe të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar përkushtimin e tyre ndaj ndërtimit të së ardhmes së sigurt dhe të begatë që populli shqiptar do dhe meriton. I uroj popullit të Shqipërisë më të mirat teksa vazhdojmë të punojmë së bashku, edhe përtej njëzetë viteve të ardhshme.

* Deklarata e Sekretares amerikane të Shtetit, me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Shqipërisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyMon Mar 21, 2011 12:00 am

Arberi si je a je mir ,leje bre salen ,po kur pe pijm kani kafe e bajm llafe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyMon Mar 21, 2011 1:12 pm

POPULL SHQIPTAR,TREGOHU VIGJILENT!
Arvizu: Tirana është debati i politikës
HERION MESI
16/03/2011 Ambasadori amerikan përkrah Bashës për 50-vjetorin e Korpusit të Paqes

“Zgjedhjet e 8 majit janë shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë”

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu është shfaqur dje përkrah ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, në përkujtim të 50-vjetorit të krijimit të Korpusit të Paqes. Në fjalën e tij, Arvizu theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet lokale të 8 majit, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në vend. Sipas ambasadorit, politikat e qeverisjes lokale janë thelbësore në funksionimin e demokracisë. “Koncepti i qeverisjes në nivel lokal është prioritet për demokracinë në Shqipëri. Gjithashtu, rëndësia që ka procesi i decentralizimit. Dhe kjo është një arsye pse zgjedhjet e 8 majit janë shumë të rëndësishme. Politikat e nivelit lokal janë thelbësisht të rëndësishme për funksionimin e demokracisë”, u shpreh kryediplomati amerikan në Tiranë.

Gara për Tiranën

Në takimin e djeshëm, ambasadori Arvizu theksoi dhe rëndësinë politike që këto zgjedhje kanë për “marrjen” e kryeqytetit nga partitë konkurruese në këtë garë elektorale. Arvizu, duke vijuar më tej, në fjalën e tij vuri në dukje se me të drejtë lufta më e madhe për zgjedhjet lokale bëhet për Tiranën, ku ai përdori dhe një krahasim të vendit tonë me vendin e tij. “Them se Tirana është gjithë debati, siç përfshihet në SHBA Uashingtoni, e njëjta ndodh edhe me Tiranën në Shqipëri”, nënvizoi Arvizu. Deklarata e tij u bë dje gjatë përvjetorit të 50-të të Korpusit të Paqes, ku ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të Korpusit të Paqes.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Lulzim Basha e falënderoi ambasadorin amerikan për vëmendjen që ai po tregon kohët e fundit mbi zhvillimet në vend. “Dua t’ju falënderoj me këtë rast edhe ju ambasador Arvizu, që bash si një nga misionarët e Korpusit të Paqes keni sjellë brenda një kohe shumë të shkurtër paqe dhe kthjelltësi në Shqipëri”, u shpreh ministri Basha. Gjithashtu, ai vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Korpusi i Paqes në vendin tonë. Gjatë takimit me vullnetarët e Korpusit të Paqes që veprojnë në Shqipëri, ministri i Brendshëm Basha u shpreh dje se “Korpusi i Paqes lindi 50 vjet më parë me misionin fisnik t’i shërbejë paqes botërore në një kohë të trazuar dhe të rrezikshme për të, nëpërmjet njohjes së njëri-tjetrit dhe ndarjes së përvojave të përbashkëta”. Duke iu referuar shifrave, Basha theksoi se prej 20 vitesh 295 vullnetarë kanë përzgjedhur Shqipërinë. “Dhe sot 18 prej jush jeni këtu. Ju punoni në bashkitë dhe komunat tona dhe e dini se sa i rëndësishëm është pushteti vendor për qytetarët. Se si përmirësohet jeta e njerëzve nëpërmjet shërbimit ndaj tyre. Eksperienca juaj në fushat e planifikimit urban, financës, mjedisit, zhvillimin ekonomik të turizmit, menaxhimit të informacionit, përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje, gjuhës angleze etj., kanë ndikuar në rritjen e performancës së njësive vendore”, u shpreh Lulzim Basha, i cili më pas shtoi se “komunitetet e njësive të qeverisjes vendore ku ju punoni, kanë qenë të privilegjuara për një periudhë kohe, pasi ju keni qenë pjesë e tyre dhe keni mësuar traditën, kulturën e zakonet tona, të cilën e transmetoni në vendin tuaj në përfundim të mandatit tuaj fisnik si vullnetarë të Korpusit të Paqes”.

Ndihma e SHBA-së

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet Agjencisë Amerikane të Zhvillimit USAID, ka asistuar në shumë projekte për fuqizimin e decentralizimit dhe të formimit të qeverisjes vendore me programet e saj në vite. Kjo ka qenë një ndihmesë shumë e çmuar për pushtetin vendor dhe është vlerësuar shumë nga ana jonë”, deklaroi në fjalën e tij ministri i Brendshëm Lulzim Basha, gjatë ceremonisë së djeshme për 50-vjetorin e krijimit të Korpusit të Paqes nga ish-presidenti Kenedi.

Përballja televizive

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, rivlerësoi dje se zgjedhjet lokale janë të rëndësishme për demokracinë, pasi politikat e qeverisjes lokale janë thelbësore në funksionimin e demokracisë. Ambasadori Arvizu ka qenë i pari që ka shprehur mendimin se kandidatët që do të marrin pjesën në garën e ardhshme elektorale duhet të përballen ndaj njëri-tjetrit në debate televizive, duke lënë të nënkuptohej se ai pret me interes dhe përballjen Rama-Basha.

Dita e Verës

Në ceremoninë e djeshme në përvjetorin e 50-të të krijimit të Korpusit të Paqes, nuk munguan dhe notat e humorit mes Arvizut dhe ministrit Basha. Ambasadori amerikan në fjalën e tij theksoi se “ministri Basha tani është pak më i zënë me punë se zakonisht”, apo duke kujtuar festimet e Ditës së Verës, që diplomati amerikan theksoi se i ka shijuar së tepërmi. Dhe këtë e bëri në një mënyrë krejtësisht origjinale: duke ngritur mëngët dhe duke treguar se kishte vendosur në dorë dhe simbolin e festës pagane, atë të verores.



Arvizu-Berishës: Jam krenar për marrëdhëniet tona



Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi dje se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira. Me një thirrje shumë kuptimplotë: “Rroftë miqësia shqiptaro-amerikane!”, ambasadori amerikan shprehu krenarinë e tij për arritjet e mira gjatë këtij bashkëpunimi dypalësh. Duke përshëndetur në ceremoninë kushtuar 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u shpreh: “Jam shumë krenar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për atë që kemi arritur. Ndihem i sigurt për vitet më të rëndësishme, të cilat i kemi përpara nesh”. Në këtë kontekst, ambasadori amerikan solli në vëmendje festën e Ditës së Verës, e cila sikundër tha ai, duket se riktheu edhe gjendjen e qetësisë dhe të qytetarisë në bulevardin kryesor të Tiranës, që gati një muaj më parë u bë arena e vrasjes së katër demonstruesve dhe akteve të dhunës ndaj policisë. “Kjo është një javë e rëndësishme. Dje ishte Dita e Verës, dhe unë e kuptova se si ishte kjo ditë kur dola dje në bulevard. Është e rëndësishme që të hedhim vështrimin prapa për të parë për të ardhmen”, apeloi Arvizu. Gjatë ceremonisë për kremtimin e 20-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të merrte pjesë Kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij u shpreh se shqiptarët luftuan në një koalicion botëror me fuqitë e mëdha, porse idealet e tyre u tradhtuan më shumë se kudo në botë, duke nënvizuar se “ishte pikërisht kjo tradhti e klikës komuniste që erdhi në pushtet, që bëri të mbylleshin marrëdhëniet me SHBA-të”.



Hillari Klinton mesazh për 20-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

“Në Shqipëri të mbizotërojë sundimi i ligjit”

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ka dërguar dje një mesazh për kombin shqiptar. Në mesazhin e saj, Klinton thekson se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ne mirëpritëm vendimin në fund të vitit 2010 për të lejuar shqiptarët të udhëtojnë pa viza kudo në Bashkimin Evropian. Tashmë shqiptarët kanë arritur shumë, por më shumë punë mbetet në rrugën drejt BE-së, dhe ky vit do të jetë me rëndësi kyçe. Shqiptarët duhet të punojnë së bashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet. Nxisim udhëheqësinë politike të Shqipërisë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës dhe të respektojnë dhe të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Kjo është mënyra më e mirë për të demonstruar përkushtimin e tyre ndaj ndërtimit të së ardhmes së sigurt dhe të begatë”, thekson Klinton.

Anëtarësimi në BE

“Kjo ditë përkujton partneritetin tonë, na kujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin e së ardhmes së Shqipërisë, sidomos ndërkohë që ju ndërmerrni hapat e nevojshëm për të arritur synimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Hillari Klinton.
PRANDAJ DUHET VIGJILENCA E POPULLIT SHQIPTAR,NEN MESIMET E SH.B.A.-VENDIT ME DEMOKRATIK NE BOTE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyMon Mar 21, 2011 3:53 pm

Sali berisha dhenderr i serbise.
Duhet larguar me protesta kete tradhtare te kombit dhe perkrahesit e tije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyMon Mar 21, 2011 5:05 pm

Tradhëtia dhe Spiunazhi politik ?!
nacionalalbania.com


nga Besnik Rama

Mendimi vetvetiu po më merr zanafillën (madje edhe pa lejen time) nga lajmet e fundit në media-n e vendit tim. Historikisht njihet që Shqipëria jonë ka pasur në gjirin e saj tradhëtar, aq sa nuk ka pasur asnjë vend tjetër për frymë popullsie (ndoshta edhe po e ekzagjeroj, por fakti është fakt). Citoj edhe një thënie të Musolinit “Kudo i gjeta spiunët me lekë, në Shqipëri ato ishin falas”. Pikërisht këto spiunë kanë tradhëtuar edhe vendin e tyre, Shqipërinë mëmë. A ka sot tradhëtar si dikur? A po tradhëtohen nga dikush idealet nacionalkombëtare? Interesat e ulëta meskine e bëjnë njeriun tradhëtar përpara interesave të larta shoqërore?...

TRADHËTARËT… Vendi im që më ka lindur e ku hodha shtatin, e ku sot kam gjithçka timen: FAMILJEN; ka pasur dhe ka shumë tradhëtar nën folenë e vet. Dikush edhe mund të më ofendojë për këtë që po them, por dijeni se edhe pse jam nacionalist dhe e dua vatanë tim, nuk mundem të rri pa e thënë diçka që është shumë e vërtetë. Historikisht spiunët dhe tradhëtarët i kemi pasur të shumtë në numër. Po ju bëj vetëm një pyetje: Sa janë ato që po shkojnë prapa Dules dhe Bollanos? Sa shqiptarë po mashtrohen me lekët dhe pensionet e fëlliqura të shtetit grek? Sa makut shqiptarë po gënjehen me premtimet për Vorio-Epirin? Sa shqiptarë do të rregjistrohen si minoritarë kur të vijë koha? Sa kanë votuar për shkjaun në zgjedhjet e fundit vendore? SA?... Gjithsesi nëse nuk doni që të përgjigjeni ju, po pergjigjem unë. E kam nga prindërit e mi, që kurdoherë kur ngrihet një çështje ajo ka nevojë për përgjigje për të mos lejuar ekuivoke të ndryshme fjalësh. Vangjel SHKJA Dule dhe Vasil SHKJA Bollano janë spiunë të Greqisë, të cilët me porosi të Shtëpisë së Botës (vendit të tyre) janë dërguar në Shqipëri për të raportuar për çdo gjë tek Athina zyrtare, si dhe për të zbatuar veprimtarinë e tyre me diplomaci të thekur në këtë vend, ku sipas tyre pjesa e jugut (e Rep. së Shqipërisë) nuk është pjesë shqiptare, por greke. Këto dy persona po fitojnë avantazhe të përditshme, duke krijuar konflikte artificiale me qëllim prishjen e balancave dhe ekuilibrave. Janë pikërisht këto dy individë që po krijojnë një klimë destruktive dhe po prodhojnë incidente me karaktere nacionaliste. Kur ndodhi vrasja e (të ndjerit) Aristotel Gumes e deri para tre ditësh kam menduar se atë e kanë vrarë ato individë që publikohen në media dhe këtë mendim e kam të ngulitur thellë në kokë nga vetë trysnia që u krijua për këtë ngjarje. Por nëse mund të më lejoni t’iu them, se kam ca doza dyshimi që nuk e di se nga më vijnë, por kam frikë se duke shikuar që Shqipëria po bëhet çdo ditë e më shumë pikë strategjike dhe vend stabil në rajon, celula të ndryshme dashakeqe nuk e duan një gjë të tillë dhe punojnë për të prishur këtë klimë konstruktive që është krijuar për interesa që ato vetë i dinë. Dhe pyetja vetvetiu më lind “A thua vrasja e Himarës është improvizuar nga diplomacia e hipokrizia e derdhjeve të lotëve të krokodilit nga sytë makut të “dulebollanove”?!
TRADHËTIA!... Çështja e ditës që po diskutohet në vendin tim, por edhe këtu në diasporë ka emrin: LSI. Largimi i Dritan Priftit nga Ministria e Ekonomisë ka sjell polemika të shumta dhe një situatë vorbulle në Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku tashmë zënkat kanë dalur në sipërfaqe. Mbi të gjitha akuzat e ndërsjellta Prifti-Meta për takim të fshehtë me liderin e opozitës socialiste z.Edi Rama kanë ngjallur interes të madh tek opinioni i gjerë. (Tradicionalisht Prof. Dr. Sali Berisha ka qenë korrekt në respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite. Asnjëherë ai nuk i ka shkelur rregullat e marrëveshjeve dypalëshe, por ka ndodhur jo pak herë ku z.Berisha është tradhëtuar edhe nga njerëz brenda stafit të PD-së. Spartak Ngjela, Preç Zogaj, Nard Ndoka, Paulin Sterkaj, etj. janë disa prej këtij soji tradhëtarësh). Z.Prifti akuzon kreun e LSI se i ka propozuar që të bashkangjisë votën e tij me Partinë Socialiste për të rrëzuar qeverinë, duke u bërë vetë z.Meta Kryeministër i Rep. së Shqipërisë. Nga ana tjetër, z.Meta deklaron se ka qenë pikërisht z.Prifti njeriu, i cili është ulur me z.Rama për të biseduar mbi mundësinë e realizimit të një puçi qeveritar. Pyetja lind “A është ulur ndonjëri prej tyre me z.Rama për të biseduar mbi këtë çështje? Dhe nëse PO, kush po i tradhëton idealet e vendit?! Kush po shkel marrëveshjen e integrimit të Shqipërisë?!
Tradhëtia dhe Spiunazhi politik duket se historikisht ka qenë i ulur këmbëkryq në mesin e shqiptarëve. Tashmë ne presim edhe integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë sonë dhe se nëse situatat politike të mëvonshme nuk i xjerrin jashtë loje këto spiunë-tradhëtar të ecurisë dhe europianizimit të vendit, PSE MOS TA BËJME NE NJË GJË TË TILLË?! Jemi pikërisht ne (populli shqiptar) që duhet t’i bëjmë dalje këtyre mafiozëve, të cilët tentojnë të uzurpojnë dhe bllokojnë jetën e këtij populli, jetën e këtij vendi që e ka destinacionin drejt BE-së.

*Besnik Rama – Botues dhe Kryeredaktor i NacionalAlbania.com



lexoi mire ,ti dedektiv,se kush jane tradhtaret e shqiptareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyTue Mar 22, 2011 8:43 pm

Eshte evertet se shqiperia ka pas dhe ka tradhtare shume!
Ishte Ahmet Zogu,hesat Pasha etj.
Sali Sllobodanka berisha tashe dhe Basha Ollodashi eIlir Meta e shume tjere.
Ska te ndalur ,vetem populli mund ti ndaloje keta duke i larguar nga shqiperia pergjithmone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 12:14 am

Me shkruar per SALI kalin si me rrok llafin e qenve!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 11:17 am

Lum KOMBI per atdhetare si xhema dhe ky dedektivi Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 4:41 pm

ARBRIE-flm per komplimentin,i lutem zotit te jem gabim besom,gabimet falen sepse un jam njeri i thjesht dhe pa influenc,keshtu qe SALA nuk ka kurrfar dami nga te thenat e mia,nese esht keshtu siq po mendoj un per SALEN damet jan te mdha per te gjith ne, sepse ky vepron ne emer te gjith neve,ktu esht aj ndryshimi dhe esenca te kti vurbulli politik......
Besoj se me kupton un e kam prej frige, se jo qe po du atij apo ketij te keqen, dhe kushdo qoft diq ne ket drejtim apsolut.....!

Un mendoj por dhe besoj se te gjith njerzit nuk dojn gjithnji te i ndjellin te keqen dikujt, se ju teket apo qe e urrejn por, un po bazohna deri diku ne fakte dhe te berat e tija.
Dhe vetum kjo me shtin te shkruaj dhe asgje tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 4:48 pm

O xhem po me dhimbesh kujna po ja spjegon,mos e merr gjithe kete mund e tji spjegoshe njerezve te qyftit Arberia e te tille,qe haptas perkrahin tradhtaret e atdheut.
Si Sala sllobodanka .Sepse nuk ka nevoje qe servileve te tille tja spjegoshe se kushe eshte Sala apo ai tjetri se kleta e dijne shume mire ,po ja vete jane te tille.
Dha ja kana kjo politiuk antishqiptare serbe.
Po ka atdhetare dhe do ja dalin qe njerezit te tille dhe servilet e tyre do i largojne nga pushteti ja me hater ja me dhune!
Te pershendes !Mos e lodhe koken forte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 9:47 pm

E mir dhe kultuara e njeriut eshte kur ben debate pa dal jasht kornizave te temes?Pra ju kisha lute te mos ti bejm debate personal sepse nuk kan te bejn asgje me personalen nese po ka vende tjera kur mund ta fym njeri tjetrin Mad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 10:12 pm

mir qe Arberia po ka nje zedhenes !
Nuk ke jashte kornizave te temes po per temen,nganjehere vetem po fut kot!..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 10:25 pm

detektiv, kam te drejt te nderhy mbase jam antare e keti forumit ama te them sikur se mikut apo vllait tim nuk eshte edukate njerzore te fysh nje femer se ,,edi vet si kam kalu un ketu prandaj ,,?pastaj Arberia eshte antare shum e sjellshem dhe duhet te kemi respekt se eshte nga Tirane nje femre esht lete ta shash ama sa tregon kultur ajo gje ?kam percjelle debatet tuaj me arberin dhe Xhemen dhe cdo here keni dal jasht temes duke i bere personale.Nese ke diq kunder saj thuaj ne PV:por jo ta shash vetem pse sjelle nje artikull apo pse nuk eshte pro opinionve tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 11:01 pm

FIONA- nuk e di se ta kem afendu ARBRIEN ndoj her per te tjeret smarr pergjithsi!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 11:11 pm

Xhem mos thuaj ku kur edin shum mir cfar debati keni bere me arberin te tema e Edi Rames!
nuk dua te luaj avoketin mbrojtes por nuk eshte e hijshem aspak sepse siq e ceka edhe me larte un isha tem e fyrjeve nga shum manjka ketu prandaj Shocked
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 EmptyWed Mar 23, 2011 11:24 pm

Flm Fiona per sugjerimet ,po ska nevoje se secili ka mendimet e veta personale!
Une nuk e kan share po kam komentue per ate se nuk pajtona me ate qka servon Arberia.
me njerez servile qe perkrahin tradhtaret e serbise e te greqise me ata qe i thojne mik fazliqit e Boshkoviqit me ata qe jane dhendore serbe e kanne gruan serbe nuk komentoje as nuk i pranoje.
Ne jemi ne teme ,pse ? a don te thote se une ti them mir Arberie..
Ju ka juve disave per kete....
Nuk eshte fyerje ti thuash si je a je mir!!!!!!!!qe mso me zgjat me shume ...Mundet me qen e sjellshme ,ka shume individ qe jane te sjellshem ne jete ,po sdon te thote se eshte atdhetare e patriote ,sellja eshte diqka tjeter......
Mua me pelqejne atdhetare te vertet e jo pseudoptariot...e servila..
Ju pershendes mos e merr barre mbi veti fionaaa...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 38 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 38 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 37, 38, 39 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: