Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 36, 37, 38 ... 43  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyMon Feb 21, 2011 9:00 pm

O Bashkom keta qe perkrahin hitlerin sali nuk kan gjak mshqiptari me beso ,keta jan miq te serbise dhe ishin kunder UCK.
Shkojshin me Arkanin neper disko ne Prishtine.
E sala i ka perkrah .
PO qka me ba do terrorista ja prishem qetesine me Arkanin.
E keta per kete e perkrahin Salen se sala ishte kunder UCK..dhe bashkpunon me serb e grek
PO a jan te qmendur keta perkrahes e shofin me sy qe ja ka fal detin grekeve dhe tiranen fazliqit e shkodren serbise
Fazliqit ja ka dhene sekretet ushtarake keta prap e perkrahin ,hajt kushe jane keta tregojne haptas se jan me shkaun..
NUk kan gjak shqiptari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyTue Feb 22, 2011 12:23 am

Berisha fal kriminelët më të rrezikshëm në pas 9 marsit të vitit 1997, në kohën kur ishte president I vendit, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe krimin më të tmerrshëm për këtë vend, pasi zbatoi teorinë e tokës së djegur, duke lënë nëpër këmbët e qeverisë së maxhorancës socialiste të gjithë kriminelët më të tmerrshëm, kontigjent krimi I pariparueshëm.Po deshtet edhe emrat jan te ditur .
Dhe sod vazhdon te mbaj shtetin pezull nga kto .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyTue Feb 22, 2011 7:11 pm

PRESIONET E LOBIT GREKO-AMERIKAN PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË NË SHQIPËRI
Publikuar më 20 shkurt, 2011 në orën 20:15 ( Para 1 ditë e 20 orëve ) Prof. Arben Llalla | Opinion |


Ende pa filluar regjistrimi i popullsisë në Shqipëri që pritet të mbahet në prill, janë shfaqur nxitjet e qarqeve të caktuara greke dhe serbe për të rritur artificialisht numrin e minoriteteve të tyre në vend. Shoqata të ndryshme serbe, greke të cilat veprojnë në Shqipëri po bëjnë shtypje të madhe që formulari i regjistrimit të ketë edhe pyetësorët për vet përcaktimin e etnisë dhe besimin fetar. Këto dy kërkesa të shoqatave të minoritetit serb dhe grek kanë mbështetje politike dhe financiare nga Serbia dhe Greqia. Kërkesa të cilat janë të rrezikshme sepse në asnjë vend të botës individi nuk e ka të drejtën të vet përcaktojë se kujt etnie i përket.




Kërkesa e deklarimit fetar nuk duhet të përfshihet në pyetësorë sepse është vërtetuar që shtetasit e Shqipërisë në bazë të interesave ekonomike e ndryshojnë besimin fetar sa herë që ju intereson. Të paktën ndërrimi i fesë këto 20 vitet e fundit është bërë si pjesë e një loje fëmijësh. Sot në një familje shqiptare mundet që pjesëtarët e shtëpisë ti përkasin më shumë se dy religjioneve. Shqiptarët nuk shquhen për ndjenjë të fortë fetare, feja asnjëherë nuk ka luajt rrol vendimmarrës në çështjet madhore kombëtare. Naimi i Madh thotë: “Të gjithë ne jemi një fis i vetëm, një familje e vetme, jemi të një gjaku e të një gjuhe”.
Këmbëngulja e diplomacisë greke që vllehët e Shqipërisë ti përkasin minoritetit grek nuk ka baza juridike, gjuhësore, kulturore dhe gjenetike. Vllehët e Shqipërisë nga ana gjuhësore dhe kulturore nuk kanë pika të përbashkëta me grekët. Historikisht vllehtë kanë dhënë një ndihmë të çmuar në përhapjen e shkollave shqipe në vitet kur Greqia vriste çdo njeri që bënte përpjekje për hapjen e tyre. Në qoftë se do bëhen kërkime për lidhjet e martesave midis vllehëve me shqiptarët dhe me grekët, do të vërejmë se në tërë Republikën e Shqipërisë nuk do të gjejmë më shumë se pesë familje që krijimi i familjes të jetë vlleh me grek. Ndërsa ka me mijëra raste ku vllehët kanë bërë martesa me shqiptarët.
Vellehët kanë jetuar me shqiptarët vëllazërisht dhe në mirëkuptim. Ndërsa në Greqi vllehët sulmohen, nënçmohen dhe përndiqen kur vërehet se ata duan të ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre. Me emrin vlleh në Greqi cilësohet një njeri nga fshati, i trashë nga mend, njeri i huaj për vendasit. Grekët kur duan të nënçmojnë thonë: vllahos ise (vlleh je).
Duke shikuar se regjistrimi i popullsisë që është paraparë të mbahet në prill shumë intelektual, politikanë dhe shoqata të ndryshme shqiptare kanë bërë thirrje të shtyhet regjistrimi për një periudhë më të përshtatshme.
Nënkryetari i KLD z.Kreshnik Sahiu gjatë kontrollit që ka bërë në disa gjykata në jug të Shqipërisë ka vërejtur se mbi 2.000 qytetar kanë bërë ndryshimin e kombësisë duke shkelur ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Spahiu deklaroj se me ndryshime të kombësisë në masë të gjerë po kërcënohet sovraniteti i Shqipërisë.
Pak ditë më parë Federata Panshqiptare “VATRA” në Sh.B.A kërkoj shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, pas tentimeve dhe skenarëve greke në zonat e jugut.
Në deklaratën zyrtare të kësaj organizate të vjetër kombëtare thuhej: “Rëndohet shqetësimi rreth regjistrimit të popullsisë në Shqipëri për shkak të veprimtarisë haptas agresive që grekët po zhvillojnë, sidomos në zonat e jugut, për të rritur artificialisht numrin e qytetarëve shqiptarë me etni greke. Aktivisti grek në Amerikë, Nicholas Gage sillet lirshëm nëpër Shqipëri duke inkurajuar qytetarët të deklarohen grekë në regjistrimin. Ai është një armik i njohur i Shqipërisë, i cili punon për realizimin e planit grek që synon autonominë më parë dhe pastaj aneksimin e pjesës jugore që ata e quajnë Epiri i Veriut”.

Shumë studiues, politikanë dhe publicistë janë shprehur se klima politike aktuale me protesta, fushata e nxehtë për zgjedhjet e pushtetit vendor do të vështirësojnë punën për regjistrimin e drejtë të shtetasve shqiptar. Nga kjo situatë shovinistët grekë janë duke përfituar dhe kanë shtuar aktivitetet e tyre për t’ia arritur qëllimin armiqësor për kërkesën e vjetër të Autonomisë së Vorio Epirit.
Shoqatat e ndryshme greke që veprojnë në Shqipëri, Greqi, Evropë dhe Lobi greko-amerikane kanë më se katër vite që ushtrojnë presione të ndryshme nëpër organizatat ndërkombëtare me qëllim që gjatë regjistrimit qytetari të vet përcaktohet se kujt etnie kombëtare dhe fetare i përket. Kjo gjë paraqet rrezik të madh për vetë kohën që po jetojmë ku janë shtuar ndarjet e thella politike midis liderëve partiak. Sot klasa politike shqiptare në Maqedoni është e hutuar dhe në gjumin dimëror. Në Kosovë vërehet etja e madhe për pushtet dhe pasuri në rrugë jo ligjore, ndërsa në Shqipëri sëmundja e Faraonëve ka prekur dy politikanët e vijës së parë.

Kongresmeni greko-amerikan Gus Bilirakis i shkruan znj. Kondoliza Rajs për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri

Më 28 maj 2008, Kongresmeni Republikan greko-amerikani Gus(Kostandin) Bilirakis i shkruan znj.Kondoliza Rajs Sekretare e Sh.B.A-as. Duke i shprehur shqetësimin e tij për mungesën e informacionit dhe mosveprimin e autoriteteve shqiptare, në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që të ofrojë të drejtat themelore të njeriut për pakicën greke në Shqipëri. Ndër të tjera z.Bilirakis thotë: “Unë mendoj se do të ishte më mirë që ambasada e SH.B.A në Tiranë, duke mbledhur të dhëna të sakta statistikore, të bëjë një vlerësim në lidhje me atë se çfarë veprimesh janë ndërmarrë që të bindë qeverinë shqiptare të përmbushë obligimet e saj ndaj pakicave. Shqipëria është e obliguar që të realizojë analiza që të përcaktojë se a është dhe deri në ç’masë është gjendja e rëndë e disa minoriteteve, rezultat i diskriminimit etnik ose racor kundër tyre”.
Kongresmeni i Lobit greko-amerikan z.Gus para se ti shkruante Sekretares së Shtetit znj.Rajs kishte zhvilluar një takim në Amerikë me kryetarin e Omonias dhe të bashkisë së Himarës Vasil Bollanon duke dëgjuar nga ai ankesa të shumta për keqtrajtimin që Shqipëria u bën minoritetit grek si “refuzimin nga qeveria shqiptare për të miratuar legjislacionin që të sigurojë titujt e pronës dhe tokave kullota që u përkasin familjeve të minoritarëve grek”. Gjithashtu Bollano shfaqi shqetësimin e mos kthimit të pronës së kishës ortodokse dhe artifaktet fetare të përvetësuara gjatë diktaturës komuniste.
Në letrën rekomande të z.Gus drejtuar znj.Kondoliza Rajs e përfundonte: “Shtetet e Bashkuara kanë qenë kampionë të të drejtave të njeriut për gjithë pakicat etnike dhe fetare në botë. Unë kam çdo besim që SH.B.A-ës do të marrin udhëheqjen në sigurimin e mbrojtjes së pakicës greke në Shqipëri. Unë do ta çmoj shumë të di se çfarë veprimesh planifikon Departamenti i Shtetit që të bindë zyrtarët shqiptarë të përmirësojnë trajtimin që ata u bëjnë pakicave në vend, dhe çfarë bën për momentin ambasada amerikane drejt këtij qëllimi. Çështja është personale për mua, pasi shumë nga zgjedhësit e mi duke përfshirë edhe familjarët e gruas sime, vijnë nga një rajon i Shqipërisë jugore i njohur si Epiri i Veriut ku është i koncentruar minoriteti grek. Unë besoj fuqimisht, se është në interesin më të mirë të Shqipërisë që kërkon integrimin në Europë, që të trajtojë pakicat e veta në atë mënyrë që insiston të trajtohen shqiptarët etnikë në vendet fqinje. Ju Faleminderit për kohën dhe konsideratat tuaja. Unë shikoj para që të punoj me ju që të garantojmë që gjithë pakicës greke në Shqipëri ti sigurohet liria fetare, politike dhe ekonomike”.

Kush është Kongresmeni Gus Bilirakis

Kongresmeni Republikan Gus Bilirakis (greket e thërrasin Kostandin) ka lindur më 1963 në Florida. Babi i tij Michael Bilirakis është zgjedhur disa herë Kongresmen nga viti 1983-2006, duke ja pasuar më tej frontin të birit. Gus Bilirakis është zgjedhur për herë të parë Kongresmen më 7 nëntor 2006. Momentalisht ai gëzon mandatin e dytë si Kongresmen dhe shërben në Komitetin e Sigurisë së ShBA-ës, në çështjet e Veteranëve dhe Punëve të Jashtme, është kryetar i nënkomitetit për emergjencë. Jeton në Palm Harbor, i martuar dhe babai i katër fëmijëve. Kongresmeni Bilirakis është shumë aktivë në Lobin greko-amerikan në çështjet e minoriteti grek në Shqipëri dhe për zgjidhjen e çështjes së Qipros




SALIH BYTHRISHA-EDHE KALI SKENDERBEUT KA QEN MA SHQIPTAR SE SE KY BASTARD
NQ´FAR GJENDJE E KA PRU POPULLIN VETUM E VETUM PER NJI KAFSHAT GOJE.
KJO QUHET MJERIM......!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Feb 24, 2011 9:52 am

DHUNIMI I GURËVE TË VARREVE
Publikuar më 24 shkurt, 2011 në orën 01:01 ( Para 6 orë e 45 minutave ) Prof. Arben Llalla | Opinion |


Ashtu siç pata shkruar në shkrimin tim të datës 12 shkurt se grekët kanë filmuar varrezat ortodokse shqiptare te shek.19 me mbishkrime greke u vërtetua. Dje në një media elektronike greke janë paraqitur fotot e varrezave shqiptare ortodokse me mbishkrime greke te vitit 1888. Deklarata e ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu se Korça është pjesë e Vorio Epirit dhe të krishterët le të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për origjinën e tyre...


Është bazuar pikërisht tek filmimet dhe fotografimet e varrezave të Korçës. Siç duket grekët ende ngatërrojnë fenë me kombin si në mesjetë.
E njëjta strategji me fotografimet e varreve me mbishkrime greke ka ndodhur pak vite më parë kur disa gazetarë grekë filmuan varrezat e vjetra ortodokse në qytetin e Manastirit (Bitola) duke na ofruar pamje të pllakave të varreve me mbishkrime në gjuhën greke. Këto veprime u bën me qëllim që Greqia të ngrejë pretendimet se në Maqedoni jeton një minoritet i fshehur grek me rreth 100 mijë njerëz.
Por le ti japim përgjigje deklaratave të ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu për gurët e varreve në Korçë që janë në gjuhën greke dhe fotografuar nga Maria Karathanu.
Dihet se këndimi në kishat ortodokse të trevave shqiptare deri sa u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare gjuha greke ka qenë gjuhë zyrtare e liturgjisë në kishë. Kështu, ishte e natyrshme që edhe mbishkrimet në pllakat e varreve të shqiptarëve shkruheshin në këtë gjuhë, ashtu si myslimanët shqiptar i shkruanin në gjuhën turke me shkronja arabe. Më 1922 u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare dhe më 1929 u formua Sinodi i Shenjtë me Kryepeshkop Visarion Xhuvanin, por njohja zyrtare u bë disa vite më vonë nga Patriakana Egumenike e Stambollit. Pra, pas shpalljes së Kishës Autoqefale kaluan disa vite deri më 1937 që zyrtarisht u njoh gjuha shqipe të përdoret në kishën ortodokse dhe në mbishkrimet e varreve. Grekët besoj se i dinë këto fakte historike. Informatat flasin se grekët kanë filmuar varrezat e vjetra shqiptare që janë me mbishkrime greke në disa qytete si Korça, Gjirokastra, Saranda, Delvina. Këto pamje grekët ua paraqesin ndërkombëtarëve për tu treguar se ekziston popullsi shumicë greke në jugun e Shqipërisë, të cilët për 50 vite regjimi komunistë i asimiloj me dhunë.
Meqenëse grekët qenka i interesuar për pllaka varresh ne pyesim. Pse Greqia në fillim të viteve 1930 zhduki mbi 500 mijë varre të bashkësisë hebreje në qytetin e Selanikut? Me pllakat e varreve qeveria greke ngritën godinat e Universiteteve në këtë qytet. Pse Greqia në fillim të viteve 1970 prishi varrezat e bashkësisë bullgare, rumune dhe shqiptare në qytetin e Selanikut? Ç’u bë me kockat e të vdekurve? Pse gjithë kjo urrejtje e popullit grek ndaj popujve të tjerë të cilët i kanë ofruar kulturë dhe zhvillim Greqisë?!
Në përfundim dua të shtoj se provokimet greke për autonomi të Vorio Epirit kanë mbështetjen e Rusisë. Kohët e fundit vihet re një përkrahje të madhe të mediave ruse për shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët e atjeshëm.
Me anulimin e regjistrimit të popullsisë që do të mbahej në prill 2011, grekët kanë shtypur formularë për të bërë vetë regjistrimin e popullsisë në Republikën e Shqipërisë duke shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtare. Pra, ëndrra e shovinistëve grek për aneksimin e Jugut të Shqipërisë nuk është shuar. Ata me të gjitha mjetet po përpiqen që sa më shpejtë të realizojnë projektin e MEGALO IDESË.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Feb 24, 2011 9:53 am

www.albaniapress.com/fotot/lajme_foto/feb_11/501VarrtshqiptarnKorctvitit1888.jpg
Zurück zu

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Feb 24, 2011 5:15 pm

Politikani Mortajë e Kombit


Për këtë kategori politikanësh pak a shumë u bë fjalë edhe në trajtimin e politikanit nga kënde të ndryshme. Kjo kategori është në gjendje të lidhet me djallin e të birin për llogari të vetën. Atij nuk i intereson asgjë jashtë rrethit të tij. Ai i vret qytetarët e vet. Ai i syrgjynos qytetarët e vet. Ai i fut nëpër humnera qytetarët e vet. Ai lidhet me tutor e satrap. Ai është pa fije dinjiteti. Ai nuk njeh norma njerëzore. Atij nuk i intereso qytetari ka për të ngrënë apo jo. Atij nuk i intereson për qytetarin ka për të veshur diçka. Atij nuk i intereson për emancipimin dhe shkollimin e qytetarëve të hapësirës ku ai shtrin pushtetin. Të tillët mund të ndalët vetëm përmes grykës së pushkës, si e vetmja formë e shpëtimit:

SALA KJO MURTAJ-PESTI ISHQIPTARVE.....)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyFri Feb 25, 2011 1:02 pm

Kjo eshte politika e sali Sllobodankes berisha,me miqt serbe e grek don me shkaterrue shqiperin dal ngadal.
O popull qunu e largone kete psikopat e tradhtare sa me shpejte sa seshte bere vone ,se ju hanger dreqi.


Shqiptarë kërkojnë të konvertohen edhe në serbë!
Publikuar: E enjte, më 24 shkurt 2011


Shqiptarë kërkojnë të konvertohen edhe në serbë!
Shkodër, 24 shkurt - Çështjen e ndryshimeve të kombësive nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu e ka diskutuar edhe me gjyqtarë, pedagogë dhe intelektualë të qytetit të Shkodrës. Në këtë qytet, ndryshe nga zonat e jugut, ka kërkesa në gjykata për marrjen e kombësisë serbe.

“Kohët e fundit jam njohur që në gjykatën e Shkodrës ka pasur kërkesa për ndryshim kombësie, duke kërkuar atë serbe apo malazeze. Nëse ne do kemi një tolerancë në legjislacion, duke marrë kombësi greke, malazeze e serbe, në mënyrë fiktive po ju them se kjo do përbëjë rrezikun më të madh për sovranitetin e Shqipërisë”, ka deklaruar Spahiu.

Kundër ndërrimit të kombësisë janë shprehur edhe gjyqtarët, intelektualët, pedagogët dhe qytetarë të shtresave të ndryshme.

“Kam përshëndetur iniciativën e kryetarit të gjykatës së Sarandës për të ndaluar në mënyrë kushtetuese fenomenin në rritje të kërkesave për ndryshimin e kombësisë”, ka pohuar Spahiu, i cili ka përmendur edhe problemet e legjislacionit për këtë çështje.

Faleminderit për rekomandimin Faleminderit për rekomandimin Shpërndaje artikullin:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyFri Feb 25, 2011 5:40 pm

Rama, Topi dhe Papuli, pushime të përbashkëta në Dardhë



Presidenti Bamir Topi, me krushkun e tij, biznesmenin Agron Papuli dhe me “ortakun” e tyre të përbashkët, Edi Rama, pak ditë më parë mësohet se kanë qenë së bashku dhe kanë kaluar pushimet në fshatin turistik, në Dardhë të Korçës. “Trojka”, që tashmë miqësinë e saj, e ka forcuar edhe mes krushqive, në këto ditë të post 21 janarit, me gjithë dështimin me puçin e shtetit, gjejnë më shumë arsye, të forcojnë lidhjen mes tyre, në mënyrë që pushteti të mund të përjetësohet. Sigurisht, në këtë vara-vingo mes “krushqisë” dhe “miqësisë”, nyja e fortë që i mban të lidhur më shumë se kurrë këta “turistë” të fshatit Dardhë, nuk janë shtëpitë prej guri të dy prej tyre, por interesat e ngushta ekonomiko-financiare, që zanafillën e sosjen e tyre, njëherazi, e kanë në Tiranë, që nga lejet e ndërtimit dhe te interesit për punët publike, me fondet e bashkisë së Tiranës, e deri te kujdesi i motorizimit me automjete, që ia shet krushku krushkut, apo ortaku ortakut. Kur gjërat, duket se nuk po rrjedhin sipas parashikimit të 21 janarit, Presidenti Bamir Topi, me krushkun e tij, biznesmenin Agron Papuli dhe me “krushkun” e përbashkët të tyre Edi Rama, kanë arsye të tjera, që në kuadër të garancive për të ardhmen, që iu trondit, pak më shumë se një muaj më parë, të nxitojnë, për atë se çfarë mund të rikuperojnë pas dështimit të puçit të shtetit, që i nxori edhe më shumë të zbuluar. Kjo, do të thotë, që udhëtimi i tyre turistik drejt fshatit Dardhë të Korçës, t’u shërbejë, përpjekjeve të tyre shpresë-rrënuara, për të mbuluar “të zbuluarit” e tyre, përpjekje që nuk shkon më larg se interesat e tyre të ngushta ekonomiko-financiare, që zanafillën e sosjen e tyre, njëherazi, e kanë në Tiranë. Në funksion të kësaj, “Trojka”, endet e vërtitet periferive të ndryshme, në kërkim të gjetjes së një mundësie, për atë se çfarë do të bëhet me interesat e tyre të ngushta, ekonomiko-financiare, pas dështimit të grushtit të shtetit të 21 janarit të këtij viti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyFri Feb 25, 2011 5:41 pm

""Antaret e PS-se,se Edvin Kristaq Rames,s'jane gje tjeter pervecse, dogmatikë bizantinë qe akuzojnë demokracínë si shkaktare të një mijë e një të zezave imagjinare. Sipas tyre, na qënka demokracía ajo që bëka të vidhen votat dhe të merren pushtete të pamerituara. (!) Po! Neobllokmenët janë dhe mbeten të vetmit autorë të këtij konfliktualiteti, që po prish enkas imazhin e Shqipërísë, për lartësimin e të cilit koalicioni i djathtë po bën çmos ta sigurojë. Janë këta bllokmenë të rinj, që po shkatërrojnë edhe vlerat e vetë socialistëve të ndershëm,(filozofia masonike), të cilët nuk po pajtohen me këtë konfliktualitet të dhunshëm, me këto bojkote dhe bllokime të sajuara, me këto shpifje denigruese e këto pengesa skandaloze për liberalizimin e vizave.(ky eshte tmerr)
Mirpo bota e qytetëruar e ka zbuluar tashmë se nga buron ky konfliktualitet. Nga rrjedh tërë ky rebelim arrogant, kjo harbutërí ciníke për të poshtëruar misionin e atyre, që e kanë marrë kaq seriozisht europianizimin e vendit. Po e sheh bota se si Edvin Rama(masonisti i terbuar dhe shume i devotshem), atë që thotë sot, e mohon nesër. E dallon qytetërími kush po tenton ta mbajë të pazhvilluar Shqipërínë. Kush po ia dëmton kësaj imazhin. Kush po i saboton turizmin dhe ekonominë. Kush po krijon imazhin sikur shqiptarët urrejnë pa shkak njëri-tjetrin. Sikur këta nuk dashkan të mirën e tyre. Por bijtë e bllokmenëve kanë shkuar dhe më tej. Ata e paraqesin gjendjen sikur shqiptarët, po të lihen të lirë, mund të dëmtojnë edhe vetë Europën mike. Prandaj gjithë shqiptarët kanë krijuar sot bindjen e thellë se neobllokmenët janë burimi kryesor i këtij konfliktualiteti absurd, regresiv dhe antishqiptar! Se neobllokmenët i tremben edhe drejtësísë së qytetërimit. Ata s’i zë gjumi, kur mendojnë gjëmat e komunizmit dhe zullumet e tyre në këto vite të tranzicionit. Prandaj nuk e duan afrimin me botën e shenjtërimit të të drejtave të njeriut dhe të dënimit të çdo mizoríe të diktaturave! Ndoshta prandaj po ecin si gaforrja, me konflikte, të çoroditur e pa ditur as vetë se ku shkojnë!
Tani me thuaj,a s'jane keta ,miniatutra e shemtuar e Emershuarit


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyFri Feb 25, 2011 5:42 pm



Kuvendi, seancë homazh në nderim të 60-vjetorit të pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve



Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet dje me një seancë homazh në nderim të 60-vjetorit të pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve nga e gjithë Shqipëria. Kjo seance i kushtohet “Ditës së Kujtesës” për krimet dhe pasojat e komunizmit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë fjalën në këtë seancë dhe ka kërkuar të nderohen 22 intelektualët e pushkatuar, duke përmendur emrat e tyre një për një. “Dita e Kujtesës na thërret sot për të dënuar dhunën. 22 gra dhe burra u pushkatuan me pa të drejtë”, tha Topalli. Më pas ajo kërkoi që deputetët të mbajnë një minutë heshtje ne nderim të 22 intelektualeve të pushkatuar. Amik Kasohuho, përkthyer dhe djali prej të pushkatuarve ka folur në këtë seancë duke deklaruar se jemi këtu për të nderuar të pushkatuarit e atij regjimi. “Çdo kujt ajo dhunë i vuri prangat. Gjithkush nga ne të mbijetuarave kujton ngjarjen e 60 vjetëve më parë, por edhe 60 vjet të kalojnë ne s’do ta harrojmë dhimbjen që përjetuam. Kurrë nuk do ta harroj pushkatimin e babait tim”, tha Kasoruho. Ai tha se fara e keqe e asaj kohe nuk është shuar, ajo ngre krye në greva urie dhe dhunë kundër institucioneve të shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyFri Feb 25, 2011 5:43 pm

OPINION
Përse i kall datën PS-së heqja e imunitetit
25-02-2011 / Nga Flamur Noka


Ne demokratet dhe aleatet tane ndermorem hapin me te rendesishem ne funksion te transparences perballe zgjedhesve tane dhe ne sherbim te qytetareve duke deklaruar dhe firmosur kufizimin e imunitetit të cdonjerit prej nesh ndaj vepres se korrupsionit.E beme kete akt qytetar si nje detyrim ndaj shoqerise shqiptare e cila ka lenguar gjate keto vite nga kjo semundje e rëndë dhe e rrezikshme qe e shkaktuat ju dhe qe na ra barra net a mjekojme. Ky hap i rëndëishëm eshte tregues i qarte i moralit tone, i moralit te kesaj mazhorance perballe qytetareve qe e kane votuar dhe perballe shoqerise shqiptare qe kjo mazhorance qeveris. Nga dita e sotme çdonjëri prej nesh, deputeteve te mazhorances per vepren e korrupsionit nuk i njeh vetes asnje imunitet dhe eshte i barabarte para ligjit me çdo qytetar te vendit. Sot shqiptaret kane mundesi te rishohin qarte ata qe punojne per shtetin e tyre, per hallet e tyre , per te ardhmen e tyre dhe te femijeve te tyre. Sot gjithashtu mund te rishohin dhe ata qe mendojne dhe qe luftojne vetem per xhepat e tyre dhe te kryetarit te tyre.Fshehja pas imunitetit ju nxjerr me se miri ne drite kete qe po them tani. Sot shqiptaret kane mundesine te rishohin qarte ata qe punojne per ti qeverisur , qe punojne per shtetin e tyre, per hallet e tyre, per te ardhmen e tyre dhe te femijve te tyre. Por po kaq qartë shqiptaret kane mundesi te rishohin edhe një herë ata qe mendojne e luftojne per antishtetin, ata qe mendojne e punojne per xhepat e tyre dhe te kryetarit te vet. Fshehja pas imunitetit është një tjetër provë implikimi dhe këtë e sheh me sytë e vet çdo qytetar i këtij vendi. Kur nje hap te tille e ndërmarrim ne qe jemi ne pushtet a mund t’ju thoni ju kolege socialiste zgjedhësve tuaj, apo dhe atij qe kryetari juaj ka shume qejf ta quaj “popull” se pse ju nuk pranoni te zhvisheni nga imuniteti per sa i perket korrupsionit? Ju jeni ne opozite dhe normalisht duhet te ishit ju ata qe do te ndermerrnit kete nisem. Çfare keni ju per te fshehur qe trembeni kaq shume dhe fshiheni pas imunitetit? Ne dhe shqiptaret ju kemi pare juve te dilni dhe ketu ndonjehere por kryesisht ne bahcen e Partise suaj dhe te flisni kunder korrupsionit biles dhe te drejtoni gishtin drejt ndonjerit prej nesh (nuk e kam fjalen per Dritan Priftin qe pasi e nxite, dhe ju nxiu, e zverdhet dhe ju zverdhi, e zbardhet dhe ju zbardhi,e moret dhe e futet ne gjirin e ngrohte te Partise si kaloresin e antikorrupsionit qe do ju sillte ne pushtet por qe pa nisur rrugen ju doli kryekaloresi i korrupsionit ose shembelltyre e kryetarit tuaj dhe ju beri te humbnit rrugen drejt pushtetit dhe te rrugëtonit nxitimthi drejt grushtit te shtetit) Nuk e kam fjalen per te pasi ju uroj ta gezoni Priftin sidomos pas seances spirituale te mireseardhjes qe organizoi kryetari juaj me rastin e rikthimit te tij ne shtepine ku ishte rritur dhe edukuar. Une e kam fjalen per ju kolege socialiste qe keni folur dhe ligjeruar per korrupsion. Pse i trembeni heqjes se imunitetit si djalli temjanit. Pse trembeni ju nga kjo gje edhe pse na akuzoni ne. Ne ja ku jemi, pa asnje imunitet, transparent si drita e diellit, perballe ligjit dhe qytetareve. Po ju? Ju jeni qartesisht peng i aferave te kryetarit tuaj, i cili qenien pa imunitet e quan te barabarte me qenien ne meshire te rratheve te ferrit. Dhe per fat te keq me hir apo me pahir po ndiqni ate, modelin e shëmtuar te tij. A mund te na thoni nje vend tjeter ku pozita qe qeveris kerkon me çdo kusht qe politikanet te mos kene imunitet kur behet fjale per korrupsion dhe opozita struket e trembur gjer ne palce nga kjo. Ju siguroj se nuk ka ne asnje vend ndodhi te tille. A e dini pse ndodh. Ne ose ju e kemi detyre qe tjua bejme me dije shqiptareve psene e kesaj. Ketu ka nje opozite ku dominojne miliarderë te lidhur kokë e këmbë me aferat e bashkise dhe peng te kryetarit te Partise së Bashkise. Ketu ka deputete koke e kembe te lidhur me aferat e lejeve te ndertimit sepse 80% e lejeve te ndertimit te kryeqytetit jane ketu, koke e kembe te lidhur me aferat e pastrimit te qytetit, sepse 100% e biznesmeneve te pastrimit te qytetit jane ketu mes jush, koke e kembe te lidhur me tenderat e projekteve te bashkise se mbi 80% e projekteve te pallateve qe marrin leje ne bashki kane nje studio ketu mes jush koke e kembe te lidhur me tenderat e rrugeve te bashkise, koke e kembe te lidhur me tenderat e reklameve te bashkise. Ky eshte modeli qe eshte ulur kembekryq ketu ne radhet tuaja kolege socialiste. Ky eshte modeli qe i trembet si djalli temjanit heqjes se imunitetit, i shtoni kesaj dhe modelin e 20% qe aplikon prej 10 vitesh Edvin Kristaq Rama dhe kuptohet kacavjerrja pas imuniteteve. Kjo dhe vetem kjo eshte arsyeja qe Edvin Kristaq Rama dhe kupola e aferave rreth tij jane ne ankth kur e mendojne veten pa imunitet siç jane qytetaret e thjeshte. Qenia pa imunitet, Edvinit dhe miliardereve te bashkise ketu ju kall daten, pasi ne nje moment do ju duhet te japin llogari se si i ben keto para dhe te hetohen, dhe ky eshte makthi i madh qe i ka kapluar. Ne kete dite mund ta themi shume qarte se parate e pista, aferat dhe etja per pushtet jane te vetmet qe te bejne te kacavirresh pas imunitetit. Ju jeni ne parlament jo per hallet dhe problemet e zgjedhësve qe ju kane dhene voten. Per fat te keq te socialisteve shqiptarë, ju jeni ne parlament per hallet tuaja, apo me mire ta themi per bizneset tuaja. Pikerisht per kete arsye ju i jeni drejtuar politikes se dhunes, politikes se sulmit mbi institucionet dhe mbi qeverine legjitime te vendit. Sepse ju nuk doni shtetin, por përsheshin e bashkise nga i cili mund te merrni te gjithe kafshaten qe ju shperndan Edvini. Pikerisht per kete arsye Edvin Kristaq Rama financoi 21 janarin, dhe se bashku me ju u paguan grupe keqberesish nga te kater anet e shqiperise per te sulmuar dhe plackitur Tiranen. Nuk eshte i rastesishem fakti qe ne xhepat e atyre te papuneve qe u ndaluan me 21 janar kishte vetem euro qe dalin nga bizneset tuaja te pista dhe te Edvinit tuaj. Dhe politika edviniste e 13 mijë te vdekurve qe do shtriheshin nën karriget e pushtetit te Edvinit buron prej ketej. Por e keni teresisht gabim. Sado plane biznesi te beni me bashkine e sotme apo me endrrat per qeverine e neserme, nuk mund te kete fitim, nuk mund te kete afere, nuk mund te kete shumemilionësh qe te justifikoje thirrjet dhe deshirat e kobshme tuajat per 13 mijë te vdekur. Dhe te jeni te bindur se nuk do gjeni me asnje socialist te thjeshte qe te jete aq naiv sa te lejoje me qe ta përdor Edvin Kristaq Rama si mish per top per planet e tij te pushtetit, te biznesit te tij dhe te disave prej jush. Pikerisht ketu e ka bazen edhe transferimi i dhunes se 21 janarit ne parlament. Nje transferim kriminal i politikes se rruges ne tempullin e demokracise dhe fjales se lire te nje vendi te lire. E sollet dhunen ketu ne perpjekje per te nxjerre jofunksional kete institucion bazik te demokracise sone. Por kjo eshte tentative e turpshme dhe e pamend dhe do ju deshtoje qe ne nisje. Sado perpjekje te beni per te zevendesuar deputetet me te forte apo fjalen dhe mendimin me grushta, nuk do te keni kurre shans te arrini gje. Sepse te paret qe do t’ju braktisin dhe po ju braktisin jane pikerisht mbeshtetesit tuaj me integritet, jane socialistet e thjeshte te ketij vendi. Nuk mund te arrini asgje sepse parate e pista te aferave te bashkise nuk mund te blejne deshiren dhe vullnetin e shqiptareve per te ecur drejt se ardhmes europiane qe meritojne. Parate e aferave te pista te bashkise nuk mund te zhbëjnë institucionet e nje vendi anetar te NATO dhe qe po ecen drejt BE. Eshte koha qe ju te kuptoni qe parate e fituara ne menyre te piste, përmes keqperdorimit te bashkise se Tiranes si nje thes ku mund te fusni doren te gjithe, nuk jane mjeti me te cilin mund te blini vrasësit e shpresës se shqiptareve per nje te ardhme me te mire. Ne çdo kendveshtrim eshte investimi me pavlere qe mund te bëni, sepse nuk ka asnje shans per sukses. Me mire ruajini ato para se në mos sot qe ndjeheni te qete me kete prokurore, do ju duhen për nesër, në mos neser a pasneser, nje dite do t’ju duhen, te pakten per te paguar avokatët tuaj. Fjala e mbajtur nga deputeti i Kukësit në seancën e djeshme plenare të Kuvendit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyFri Feb 25, 2011 5:44 pm

Epistolari siamez Topi-Rama
25-02-2011 / Nga Lavdrim Lita


Jo vetëm telefonata, dreka, darka, kafe pune, mesazhe në kod dhe pa kod janë shkëmbyer mes dy të “fejuarve” rishtas. Epistolari i Edi Ramës është pasuruar me një letër të re që i nis presidentit të tij, Bamir Topi. Dhe nuk është hera e parë që kreu i opozitës në vend, pasi palos mirë e mirë zarfin, e hedh pak kolonjë unisex, vë në të adresën e Presidencës. Kësaj radhe është një kthim përgjigje nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste ndaj letrës së presidenti Bamir Topi të dërguar një ditë më parë. E ethshme, emocionale, demagogjike përgjigjja. Korrierët e dy Partive, Topi-Rama, kanë pasur punë pas 21 janarit, ku aleanca është futur në shinat e një bashkëpunimi thellësisht të ngushtë. Korrespondenca është e ngjeshur dhe e thellë, ngjan prej dy të dashuruarish në andropauzë.
Kësisoj Rama e nis letrën me vlerësimin e rolit të Bamirit në kërkim të rrugëdaljes prej udhëkryqit dramatik ku është mbërthyer opozita e bashkuar. Rama nënvizon bindjen paqësisht por vendosmërisht të opozitës se kriza politike është veçse “simptoma më kuptimplotë e një krize shumë më të rëndë sesa thjesht politike”. Më pas i shkruan “Kjo është kriza e kapjes së shtetit, për interesat e pushtetit”. Këtu sikur dërguesi i letrës bakall bën autokritikë komuniste, duke u vetë-akuzuar. Pasi nuk u doli plani që më 21 janar të rrëzonin qeverinë legjitime “Berisha” e të nxirrnin vendin në zgjedhje të parakohshme me Ramën kryeministër dhe automatikisht mandatin e dytë Topit, tash kanë filluar të shkëmbejnë letra të ndërsjellta ngushëllimesh. Rama e mbyll letrën e tij duke shprehur sigurinë se opozita “pa bërë asnjë hap prapa nga demonstratat masive në të gjithë vendin, që kanë për synim largimin e qeverisë dhe zgjedhjeve të reja, te lira e të ndershme, jemi gati të hedhim çdo hap të mundshëm përpara për të garantuar votën e çdo shqiptari në zgjedhjet e ardhshme vendore”.
Sinqerisht në këtë letër, del se është hera e parë që ai përshkruan me ndershmëri taktikën e sekuestrimit të së ardhmes europiane të vendit. Rama e di mirë se kjo përpjekje diversioniste me korrespondencë është thjesht e vetëm për konsum të brendshëm dhe shërben për të prodhuar alibinë se nuk është ai frymëzuesi i letrave. Sigurisht, ai s’do t’i niste një letër presidentit të tij, nëse paragrafët përpara se posta ta çonte në zyrën e Topit, do t’i rendiste paragrafët në ndoca ekrane si lajmi kryesor i ditës, nëse ato nuk do të botoheshin sot në gazetat e Tiranës. Fundi i letrës së Ramës ngjan me letrat e hapura, njëlloj si dikur Enver Hoxha shkatërronte besimin. E njëjta formë e letrës së hapur që dënoi me vdekje besimin fetar në Shqipëri e 1967-s, u pasua nga dhjetëra letra të tjera të hapura, më të vogla në rëndësi, por njëlloj dacibao që synonin tjetërsimin e lirisë. Është fakt i pakundërshtueshëm hobi i Edi Ramës për letra të hapura, është e njohur qëkurse nga Parisi u shkruante ish-kryeministrave të PS-së.
Kësaj radhe papirusi është shkruar pikërisht në kohën kur dje kuvendi hoqi imunitetin e kameramanit amator të PS-së, Dritan Prifti. Kjo duket se i ka shkaktuar Edi Ramës atë kompleksin e fajtorit. Andaj ka nxituar të komunikojë indirekt me shefin e Ina Ramës për ta shfajësuar qytetarin Prifti. I besoi asaj shumë të fshehta. Fiks si Ponc Pilati, ai lau duart dhe mëkatet e barnabës së PS-së.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyFri Feb 25, 2011 5:46 pm

18:52 | Një demonstrues i opozitës, Robert Përlekaj, 36 vjeç, nga Kamza kapet pasi goditi barbarisht 18 vjeçaren Bekime Rexha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptySat Feb 26, 2011 7:14 pm

Arberia ty dhe ata qe perkrahin tradhtarin ,psikopat komunistin dhe dhenderrin serb.
Duhet me ju hyp ne beth te kalit si Mubarakun e per serbi.
Ju si vyni shqiperis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyWed Mar 02, 2011 10:17 pm

“Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi”

Nga: REXHEP QOSJA


Të dy flasin me një gjuhë Prej se po shkruaj për krizën politike, institucionale, kushtetuese, morale, të përgjithshme, në Shqipëri, kam bërë një gabim, që nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizisë, Ben Alinë, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun. E ndiej se, duke bërë këtë krahasim, u kam hyrë në hak edhe kryetarit tunizian, edhe kryetarit egjiptian. Them kështu, sepse, si i pari, Ben Alia, ashtu edhe i dyti, Hosni Mubaraku, doli se ishin shtetarë me përgjegjshmëri politike dhe shtetërore të cilën kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka dëshmuar ndonjëherë. Kur e vërejtën se sundimi i tyre nuk i përgjigjet më njëmendësisë së vendeve të tyre, kur e kuptuan se popujt e tyre nuk i donin më, si kryetari i Tunizisë, Ben Alia, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, edhe pse në zgjedhje kishin fituar me shumë më tepër vota se kryeministri shqiptar, u tërhoqën prej pushtetit. Dhe, pikërisht për këtë arsye, për arsye se u tërhoqën prej pushtetit pa pritur zhvillime tragjike siç i priti kryeministri shqiptar në vitin 1997 dhe siç tregoi se ishte i gatshëm të priste pas 21 janarit, krahasimi i tij me ata është cenimi i dinjitetit politik dhe shtetar të Ben Alisë dhe të Hosni Mubarakut. Shumë më tepër se këtyre dy shtetarëve arabë, kryeministri i Shqipërisë, me mendësinë politike dhe, në përgjithësi, me natyrën e tij, i shëmbëllen një sundimtari tjetër arab: i shëmbëllen kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf. Dhe, këtë shëmbëllesë e shfaqi qartë, vetë, edhe këto ditë.
Kjo shëmbëllesë e natyrës politike dhe e asaj pushtetore e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me diktatorin e Libisë, Moamer el - Gadafi, duhet ta shqetësojë shumë Shqipërinë.
Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me të njëjtën gjuhë politike me të cilën flet edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, për popullin që proteston.
E dëgjuat fjalimin e Moamer el-Gadafit të mërkurën, më 23 shkurt 2011? E dhanë disa televizione të huaja. U dha edhe në ndonjë televizion të Tiranës. Nuk u dha në tërësi - se Moamer el-Gadafi flet gjatë, sado tani, i janë shkurtuar fjalët: ia shkurtoi populli i Libisë.
E keni dëgjuar edhe fjalimin e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, menjëherë pas protestave të 21 janarit 2011. Keni pasur rastin ta dëgjoni shumë e shumë herë. E kanë dhënë të gjitha televizionet. Në mënyrë të veçantë e kanë përsëritur shumë herë televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh, sa më shpesh, kryeministrin, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit, mori pjesë në garat kombëtare të notit krol në Detin Adriatik, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, mori pjesë në garat e ngjitjes në Murin kinez, në të cilat merrnin pjesë kryetarët dhe kryeministrat e shumë shteteve!
Ç'është e vërteta, tani, as televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, qoftë edhe në garat e notit në Adriatik, qoftë edhe në garat e ngjitjes në Murin kinez, nuk po e japin më fjalimin e tij të mbajtur menjëherë pas protestës së 21 janarit.
Disa ditë kam menduar: nuk po e japin sepse kryeministri i Shqipërisë mban shumë fjalime, nga disa fjalime në ditë, prandaj po të jepej edhe ai i 21 janarit prapë e prapë nuk do të dihej se cili është i sotmi, më i fundit! Dhe më i rëndësishmi! Por, sot, kur e dëgjova fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, sikur e kuptova pse televizionet tona, sidomos ato që kanë qejf dhe detyrë, detyrë demokratike, ta kallëzojnë aq shpesh kryeministrin e Shqipërisë, nuk po e japin më fjalimin e tij të 21 janarit.
E pse nuk po e japin më atë fjalim historik e revolucionar?
Nuk po e japin më sepse është shumë i ngjashëm, diku-diku plotësisht i njëjtë, me fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, dhe frikësohen mos ky fjalim do t'i frymëzojë shikuesit e tyre të mendojnë e të thonë: diktatorët, tiranët, despotët kanë një gjuhë - gjuhën e kërcënimeve, të frikësimeve, të dhunës, të vrasjeve.
E televizionet tona, sidomos televizionet tona që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë kryeministrin e Shqipërisë jo vetëm si noton dhe si ngjitet në Murin kinez, madje, edhe në Malin e Dajtit, por edhe si flet dhe çka flet, ndoshta nuk janë të lumtura pse ai, domethënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Libisë flasin gjuhë shumë të ngjashme politike, diku-diku gjuhë plotësisht të njëjtë politike. Revolucionare! Të pakohtë! Parake!
Por, në qoftë se televizionet, që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, nuk kanë qejf të dëgjohet më fjalimi i tij i 21 janarit, domethënë nuk kanë qejf ta bëjnë popullin të vetëdijshëm se kryeministri i tyre flet me gjuhë politike shumë të ngjashme, diku-diku plotësisht të njëjtë me gjuhën politike të kryetarit të Libisë, populli e ka shënuar në kujtesë atë fjalim dhe nuk e harron lehtë. Ata që e kanë kujtesën e jashtëzakonshme si Gjergj Fishta, si Fan Noli, si Faik Konica, si ish kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, si ish kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ylli Popa, si unë e si një numër tjetër i mjekëve, i fizikanëve, i shkrimtarëve të Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës, nuk do ta harrojnë kurrë, kurrën e kurrës, atë fjalim. Dhe, nuk do ta harrojnë kurrë, sepse ishte fjalim antologjik revolucionar, si edhe fjalimi i kryetarit të Libisë i mbajtur më 23 shkurt.
Ç'është e vërteta numri më i madh i qytetarëve të Shqipërisë, në mënyrë të veçantë intelektualët e sipërpërmendur, e dinë fare mirë se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, gjatë shumë e shumë vjetëve të tij në pushtet, qoftë si kryetar i Shqipërisë, qoftë si kryeministër i Shqipërisë, qoftë si kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qoftë, më herët, si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë ndonjëherë ishin edhe më revolucionare se fjalimi i 21 janarit apo se fjalimi i Moamer el-Gadafit i 23 shkurtit. Krahasojini fjalimet e kryeministrit tonë, që ka mbajtur si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në mbledhjet e kësaj organizate në Universitetin Shtetëror të Tiranës; fjalimet që ka mbajtur si kryetar i Shqipërisë, mbasi u shpërbë organizata themelore e Partisë së Punës në të cilën ishte sekretar; fjalimet që ka mbajtur si kryeministër i Shqipërisë; fjalimet që ka mbajtur, oh sa shumë fjalime, si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qe njëzet e sa vjet - krahasojini të gjitha këto fjalime të tij me fjalimet e kryetarit të Libisë dhe do të shihni, do të shihni e do të bindeni, se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, në vazhdimësi ishin fjalime revolucionare sa fjalimet e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi i plotë i fjalimeve të fundit të këtyre dy shtetarëve, u bë më i dukshëm se i fjalimeve të tyre të mëparshme, sepse ishin fjalime kur edhe njëri edhe tjetri e ndien veten pisk, u gjetën në, si e quan filozofi Karl Jaspers, situatë skajore, të rrezikuar në fronin në të cilin ishin venduar. Fjalime më të mira gjithmonë mbahen kur gojëtari është i tronditur. Ishin ato dy fjalime antologjike revolucionare të dy politikanëve të tronditur shumë emblematikë të popujve të tyre, që jetojnë në dy kontinente: njëri në kontinentin afrikan, kurse tjetri në kontinentin evropian, që jetojnë larg njëri-tjetrit, por që shumë i përngjasojnë njëri - tjetrit pikë së pari sepse e duan pushtetin si t'i kishte bërë një nënë! Dy fjalime shëmbëllyese. Revolucionare historike!
Çka i bënë të ngjashme, jo, më falni, çka në thelb i bënë identike këto dy fjalime të të dy shtetarëve prej të cilëve njëri sundon dyzet vjet, kurse tjetri njëzet vjet? Ngjashmërinë, kur e kur njëjtësinë e këtyre dy fjalimeve të parët e kanë vërejtur dhe paraqitur matur, kujdesshëm, më mirë se unë, në tv, Filip Çakuli, Saimiri dhe Doktori - tre artistët, që për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, për shëndetin e tyre politik e moral, për demokracinë, po bëjnë më shumë se shumë institucione dhe se shumë intelektualë bashkarisht. Unë, ndërkaq, po merrem edhe me shkaqet që i bëjnë të ngjashme këto dy fjalime.
Përmbajtja e shëmbëllesës
Të dy fjalimet i drejtohen popullit, në tërësi. Natyrisht. Tiranët, despotët dhe diktatorët kanë qejf t'u drejtohen të gjithëve, por të qërojnë hesape me të veçantit.
Në të dy fjalimet bëhet dallimi midis atyre nënshtetasve që rrinë urtë, qetë, që janë besnikë, ndaj sundimtarit të tyre dhe atyre që janë ngritur në protestë kundër atij sundimtari.
Në të dy fjalimet thuhet, shumë vendosmërisht, se pavarësisht prej numrit të protestuesve, as kryeministri, as kryetari, nuk do të tërhiqen. Jo! Kurrën e kurrës. Pavarësisht sa do të zgjasin aty protestat.
Në të dy fjalimet ftohen anëtarët e partisë së kryeministrit Sali Berisha dhe besnikët e kryetarit Moamer el-Gadaf që të jenë në gatishmëri kur t'u thuhet të dalin në protestë, të cilën i pari e quan miting, kurse i dyti e quan popull, për të treguar përkrahjen ndaj sundimtarit.
Në të dy fjalimet, protestuesit, herë të gjithë e herë disa grupe të tyre, quhen kriminelë, jo, më falni, banditë.
Në të dy fjalimet, protestuesit zhvlerësohen si përdorues të drogës dhe të alkoolit, që i bëjnë të sillen pakontrollueshëm e të ushtrojnë dhunë kundër forcave të rendit!
Në të dy fjalimet, protestuesit quhen të paguar, më së shumti prej armikut të brendshëm - opozitës, por nuk përjashtohen as paratë e armikut të jashtëm, të vjetër a të ri.
Në të dy fjalimet arsyetohen vrasjet e protestuesve me "argumentet" e gjithmonshme të tiranëve, despotëve e diktatorëve - janë vrarë duke u përpjekur të pushtojnë institucionet dhe të marrin pushtetin!
Në të dy fjalimet akuzohen protestuesit se kanë plagosur e kanë vrarë njëri-tjetrin me qëllim që për vrasjen e plagosjen e tyre të akuzohen forcat e rendit, domethënë mbrojtësit e kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë.
Në të dy fjalimet, të dy sundimtarët, ky i Shqipërisë gojavetë dhe me gojën e ministrit të ushtrisë, kurse ai i Libisë, me gojën e të birit, i përkujtojnë protestuesit se, po e deshi puna, protestuesit do t'i paqesojë ushtria!
Në të dy fjalimet autorët e tyre tregojnë se e duan shumë krahasimin si figurë të shprehjes politiko-poetike: edhe kryeministri shqiptar, edhe kryetari i Libisë, i krahasojnë organizuesit e protestës, domethënë armiqtë politikë, me miun që lyp vrimën për t'u fshehur kur hidhërohen ata!
Në të dy fjalimet, siç shihet, mbizotërojnë dy trajta të ligjërimit: akuza dhe kërcënimi.
Pikat e takimit, në të vërtetë pikat e njëjtësimit të fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë më të shumta, por edhe këto të theksuarat janë të mjafta për të dëshmuar se koncepti pushtetor i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe i kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, është në mos plotësisht i njëjtë, së paku tepër i ngjashëm.
Si të mos jetë, o Zot!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, e njëjtësojnë qeverisjen me sundimin, kontratën shoqërore midis popullit dhe përfaqësuesit të zgjedhur me sundimin e pakufizuar.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë, e dëshirojnë sundimin e tyre si sundim të pafund, derisa të jenë gjallë. Për arsye pse e dëshirojnë dhe e kuptojnë kështu sundimin, kryeministri shqiptar u drejtohet qytetarëve të Shqipërisë kështu: do të jem në politikë, e kjo për të do të thotë në pushtet, edhe tridhjetë vjet, derisa të bëhet 110 vjeç, kurse kryetari i Libisë i drejtohet popullit kështu: nuk do të largohem prej vendit. Kurrë!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë nuk e fshehin fare se janë të gatshëm të vdesin për të mbetur aty ku janë: në pushtet.
Për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë, u drejtohet protestuesve, opozitës, të gjithë atyre që shprehin dëshirën që të largohet prej pushtetit: ata që do të provojnë edhe një herë t'i afrohen ndërtesës së kryeministrisë do të marrin përgjigjen që nuk e kanë imagjinuar kurrë!
Për këtë arsye kryetarit i Libisë i drejtohet popullit: do të vdes si martir. Natyrisht: në fron.
Çka e shkakton shëmbëllesën?
Në fund të shtjellimit të mësipërm, pashmangshëm shtrohet pyetja: nga vjen kjo ngjashmëri, kur e kur njëjtësim, midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe konceptit pushtetor të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi? Nga vjen njëjtësimi ideor dhe ndjenjor i fjalimeve të tyre të mbajtura më 21 janar - i të parit, dhe më 23 shkurt - i të dytit.
Përgjigjja është e thjeshtë: vjen prej njëmendësisë pushtetore që ka krijuar - i pari, apo që bën çmos të krijojë dhe në disa fusha ka krijuar - i dyti. Kryetari i Libisë sundon më gjatë, tash e dyzet vjet, dhe njëmendësinë shoqërore dhe juridike-kushtetuese të Libisë e ka "sistemuar" ashtu siç ka dashur: ai është vetë kryetar, kryeministër, kryeprokuror dhe komandant i Forcave të Armatosura të Libisë. Sundimtar absolut.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke ndërruar institucionet sunduese, duke qenë kur kryetar, kur kryeministër, por gjithnjë kryetar i Partisë Demokratike, sundon më shkurt se Moamer el-Gadafi, sundon "vetëm" njëzet vjet, por gjatë këtyre njëzet vjetëve ka bërë e po bën çmos, nuk ka lënë e nuk lë mjet pa përdorur, për ta shtuar pushtetin vetjak ashtu si Gadafi: që të mbetet qeveria e tij, në të vërtetë që të mbetet ai edhe kryeministër, edhe kryetar i Shqipërisë, edhe prokuror i Përgjithshëm, edhe komandant i Forcave të Armatosura, edhe komandant i Policisë dhe i Gardës Republikane. Që të mbetet sundimtar absolut! Botim i dytë i Gadafit. Këto përpjekje të tij, ku e ku të sendërtuara plotësisht, në versionin e tyre më të dukshëm, më tragjik, i kemi parë më 1997, 1998 dhe, më pas, më 21 janar 2011.
Por, është edhe një përgjigje në pyetjen se nga vjen ngjashmëria midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë?
Jam i vetëdijshëm se përgjigjen në këtë pyetje një numër jo i vogël i lexuesve do ta dëgjojnë me mospajtim dhe, do ta dëgjojnë me mospajtim, pak pse nuk e supozojnë të drejtë, të vërtetë, e shumë të tjerë, pse nuk dëshirojnë ta dëgjojnë.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf, vjen edhe nga kultura e tyre politike, në të vërtetë nga mendësia e tyre. E siç dihet, kultura politike e njeriut, mendësia e njeriut, është prodhim i kulturës së tij të përgjithshme, i qytetërimit në të cilin është formuar, shkurt i rrethanave kulturore, qytetëruese, politike, historike dhe të përtashme.
Si kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, kryetari i Tunizisë, Ben Alia, një sërë kryetarësh, kryeministrash, mbretërish, emirësh të vendeve arabe, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kanë ide të njëjtë ose të përafërt shtetërore, koncept të njëjtë ose shëmbëllyes pushtetor, pasion të papërmbajtur për pushtet absolut, sepse kanë mendësi të përafërt ose të njëjtë, që vjen prej një qytetërimi me shumë përbërës të njëjtë në vendet e sundimtarëve arabë dhe në vendin e sundimtarit shqiptar.
Gjuha politike është shënuese e rendit politik-shoqëror: është e prodhuar prej tij, por mund të jetë, njëkohësisht, edhe shndërruese e tij.
Rendet politike-shoqërore demokratike, sado mund të dallojnë njëri prej tjetrit, kanë gjuhë politike demokratike.
Rendet politike-shoqërore despotike, tiranike, diktatoriale, në përgjithësi rendet politike-shoqërore autoritare kanë gjuhë gënjeshtare, shtypëse, kërcënuese, dhunuese.
Gjuha politike e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe gjuha politike e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë gjuhë politike gënjeshtare, shtypëse, frikësuese, dhunuese, sepse sundimi i tyre, rendet politiko-shoqërore, në të cilat sundojnë, me gjithë ndryshimet sipërfaqësore, a proceduriale, në thelbin e tyre, janë të njëjtë; rende politiko-shoqërore despotike.
Të përsëris: Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me gjuhën politike me të cilën flet edhe diktatori i Libisë, Moamer el-Gadafi. Dhe, duhet të jetë shumë e shqetësuar Shqipëria sepse gjuha politike e të parit si edhe gjuha politike e të dytit burojnë prej mendësisë pushtetore në thelb të njëjtë, që është mendësi e kërcënimit, e frikësimit, e shtypjesh, e vrasjes.
Në qoftë se do që të jetë shtet i qytetëruar, me rend politik-shoqëror demokratik, në të cilin demokracia do të jetë marrëdhënie midis njerëzve, shtet i së drejtës, shtet me qëndrueshmëri, me shëndet moral, me nderim e autoritet në botë dhe, më në fund, shtet i pranuar në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të lirohet prej konceptit pushtetor berishian - gadafian. Kur të lirohet prej këtij koncepti të tejskajshëm për pushtetin, Shqipëria do të lirohet edhe prej asaj gjuhe revolucionare, shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, që e dëgjon nga goja e kryeministrit dhe e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë a - më saktë e thënë - nga goja e kryetares së Kuvendit të tij. E vë peng veprën dhe etikën time mendore dhe them: Shqipëria do të lirohet prej atij koncepti vrastar pushtetor dhe, më në fund, prej asaj gjuhe shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, gadafiane, vetëm në qoftë se lirohet prej kryeministrit të sotëm të saj, Sali Berisha.
(Artikull i marrë nga Gazeta Shqiptare)



UN BESOJ SE QOSJA DHE DEMAQI DOT JA THYEJN HUNDET SALIH BASTARD-TRADHTARIT.........)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 03, 2011 12:04 am

Shum ne ekstem paska shku Qosja!interesant ky artikull ?PSE NUK ISHTE NJE ARTIKUL I NGJASHME EDHE PER EDVININ?kush me shum se socjaliste e duan sundimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 03, 2011 11:40 am

Llokma akademike e Qoses që ndihmon opozitën socialistët

Nga Bekim Rexhepi
Sali Berisha ka votat e qytetarëve të Shqipërisë dhe në demokraci ka rregulla qeverisja, për ty akademik duket se rregullat demokratike nuk janë më joshe sepse prej kohesh je shndërruar në llokmë pran flokut rozë

Një intervistë në emisionin “shqip” në Top Chenell-it, dhe në artikullin e fundit të “akademikut” Rexhep Qosja, tërësisht ka vazhduar të mbaj në formë shurdhimin mjeran të tij, më këtë do të shndërrohet përfundimisht në llokmë të opozitës socialiste sepse është vet përkrye socialist. Nuk ka të keqe qe akademiku nga Kosova të dashurohet (në partinë socialiste apo) me Ramën. Akademiku na flet për moral politik, ndërsa e di gjithë Kosova se ka bë referate politike për Raif Dizdareviçit, një politikan antishqiptar i ish Jugosllavisë, madje do të ketë marrë pjesë në një aferë amorale, e di krejt Kosova, e di secili njëri, por qe nuk e thonë hapur për shkak të të rëndësisë qe ka “X”përsoni që është një figurë e rëndësishme në jetën tonë kombëtare e politike!...
Si mund të flas ky akademik për moral politik, kur mbi të rëndojnë dy veprime fare amorale. E më skandalozja është ideja e tij për shkëmbime territoresh me Serbinë. Sipas tij duhet t’ia japim 30% të territorit të Kosovës, me një komunë apo dy qe s bëjnë as 10% të territorit të Serbisë, e cila edhe ashtu kështu duhet të jetë brenda Kosovës dhe jo brenda shkëmbimeve territoresh tona siç aludon koka e “akademikut”. Ky akademik qe për standardet aktuale në Kosovë, i duket vetvetja goxha akademik, me nam, se bën shkarravina e bredhë imagjinatave, prej kohesh luajti me rilindësit në letërsi shqiptare. Kjo lojë nuk i shmang dot nga ato të bëma për një puç në letërsinë shqiptare të Kosovës. Akademiku i shpallte sharlatan dhe i quante jo te aftë krijuesit shqiptar si: Hilmi Aganin, Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Ali Podrimja, e të tjerë për të mos e bë listën tren me vagonë, më këtë akademik Qosja donte ti zgjidhte shkrimtar e tij, donte ti rendiste sipas qejfit të tij, të mund të luante me ta si në sinkron të dirigjimit. Madje akuzat e rënda ndaj Çajupit, kur për interesa të tij personale po e akuzon shkrimtarin e madh Andon Zako Çajupin, se ky e kishte lehtë të shkruhet vargje lirike sepse e kishte gati si ne bahçe te babës, pasi që Naim Frashëri, ia kishte lehtësua. Kjo është fytyra e akademikut me letërsinë.
Po cila është fytyra e tij me politikën?. Pasi arriti të marrë një famë të përkohshme me kritikat që po i bëheshin politikës së Rugovës, ai formoj një parti me disa njerëz, qe ma shumë ishin komunist, e qe u bë më pastaj edhe disfatist. Populli shqiptar në Kosovë e la me gishta ne gojë, dhe nuk japi votë të merituar sepse e kuptoj ngatërresat qe i prodhonte ne shoqërinë shqiptare. La partin iu kthye shkarravinave edhe sot e kësaj dite po përpiqet me bë shtypin me këto shkarravina po nuk po ja del sepse ma shumë heshtë se sa mërdhezet. Ishte pajtues i nënshkrimit në Rambuje, ndërsa na bënte “strategji për bashkim kombëtar”. Të shkruash strategji për bashkim dhe të pajtohesh me Rambijen është vetëm mashtrim politik. Jo larg ka deklaruar se duhet të ndodhë një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë! Kjo deklaratë e tij është i tërë serioziteti i të kuptuarit politik qe ka akademiku Rexhep Qosja.
Në artikullin e fundit akuzon Evropën për shkak të pushtetit qe mban Berisha. Pra, e tëra duket se e ka me Berishen, por s’ka që bën me Berishën e, akuzon Evropën. Evropa nuk paska ditur të ndihmoj si duhet Shqipërinë që ajo të mund të zgjedh krizën. Cilën krizë të zgjedhë Evropa në Shqipëri, krizën e shpikur nga dështakët dhe manakët politik, qe s’dinë ku ka kufi e ku shtet. Evropa, vërtetë është fajtor se nuk paska ditur të pyes akademikun Qosja, se ky është akademik përmbiakademik, qe duhej patjetër të pyetur për punët e Shqipërisë, për krizat, për pushtetet, për prokurorë, madje edhe për letërsi, për, e për gjithçka në Shqipëri të pyetet vetëm Rexhep Qosja.
Hatërohet me Evropianet sepse këta të fundit nuk e kanë pyetur Rexhep Qosjen, se si ta cilësojnë apo si ta emërojnë gjendjen në Shqipëri, si një ngërç apo si një krizë politike. Qosja do të donte të jetë quajtur KRIZË POLITIKE. Dhe jo ti epet shanse Berishës të mbaj akoma pushtetin e tij në Shqipëri. Ndërsa, sipas Qosjes do të duhej të dëgjohet “gojë ëmbli” i tij - Edvin Kristaq Rama, një lideri qe nuk flet kot, një lideri që ka mendime te qarta politike, një lideri qe di të shkruaj dhe se shkrimet tij janë të vlershme se janë edhe referate të bukura, qe mund ti hyjnë në punë edhe si krahasime për ndonjë politikan tjetër, siç kishte bërë Qosja dikur me referate për Dizdarin.
Në artikullin e fundit Qosja na bëhet edhe një dualist sepse krizën e quan edhe krizë shpirtërore. Kaq shpirtërisht qenka lënduar akademiku e dukët se këtë e paska vuajtur shumë. Berisha për të është figura më e vrazhdët, sepse ai mban pushtetin qe nuk e pyet akademikun, nuk e përfillë këtë akademik, se si duhet të vejnë mbarë punët e Shqipërisë. Harron Rexhep Qosja për vetveten e tij, se kur s’të pyet askush, po pse bëhesh si kush! Sali Berisha ka votat e qytetarëve të Shqipërisë dhe në demokraci ka rregulla qeverisja, për ty akademik duket se rregullat demokratike nuk janë më joshe sepse prej kohesh je shndërruar në llokmë pran flokut rozë. Ndihmoje opozitën dhe socialistët, ata po dhunojnë demokracinë, ata po zvarritin procesin e një shteti qe doli nga izolimi i gjatë, e mbase ndihma juaj akademik Rexhep Qosja, sikur e do këtë izolim duke sharë Evropën se s di të ndihmoj Shqipërin. Edi Rama e do izolimin, e do të rikthimin e diktaturës ku mediat do të jenë vetë të Ramës dhe llokmave akademike në flokun rozë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 03, 2011 11:46 am

Ne politike deshtove, ngase per jete te pensionoj i madhi Rugova, ne letersi po te mban leksione i madhi Kadare. Gjithmone i deshtuar ngase i keni gjykuar te gjitha qeshtjet kombetare ne prizmin e KUQ,ngase i KUQ je. Turp per ju te deklaroheni per Kryeministrin Berisha i cili politikisht po e integroi Shqiperine ne strukturat euroatlantike, ekonomikisht po e zhvillon Shqiperin� dhe fizikisht po e bashkon kombin permes autostrades. I vogel je ti per te folur per te MADHIN berisha i ideolog i Revolucionit te vonuar Demokratik te Shqiperise qe e katandisi shtetin me 1997. Turp me vjen qe po jetoj ne te njetin shtet ku po jeton edhe ti...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 03, 2011 11:47 am

Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi
nga Rexhep Qosja

01.03.2011, ora 10:03

Të dy flasin me një gjuhë Prej se po shkruaj për krizën politike, institucionale, kushtetuese, morale, të përgjithshme, në Shqipëri, kam bërë një gabim, që nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizisë, Ben Alinë, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun. E ndiej se, duke bërë këtë krahasim, u kam hyrë në hak edhe kryetarit tunizian, edhe kryetarit egjiptian. Them kështu, sepse, si i pari, Ben Alia, ashtu edhe i dyti, Hosni Mubaraku, doli se ishin shtetarë me përgjegjshmëri politike dhe shtetërore të cilën kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka dëshmuar ndonjëherë. Kur e vërejtën se sundimi i tyre nuk i përgjigjet më njëmendësisë së vendeve të tyre, kur e kuptuan se popujt e tyre nuk i donin më, si kryetari i Tunizisë, Ben Alia, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, edhe pse në zgjedhje kishin fituar me shumë më tepër vota se kryeministri shqiptar, u tërhoqën prej pushtetit. Dhe, pikërisht për këtë arsye, për arsye se u tërhoqën prej pushtetit pa pritur zhvillime tragjike siç i priti kryeministri shqiptar në vitin 1997 dhe siç tregoi se ishte i gatshëm të priste pas 21 janarit, krahasimi i tij me ata është cenimi i dinjitetit politik dhe shtetar të Ben Alisë dhe të Hosni Mubarakut. Shumë më tepër se këtyre dy shtetarëve arabë, kryeministri i Shqipërisë, me mendësinë politike dhe, në përgjithësi, me natyrën e tij, i shëmbëllen një sundimtari tjetër arab: i shëmbëllen kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf. Dhe, këtë shëmbëllesë e shfaqi qartë, vetë, edhe këto ditë.
Kjo shëmbëllesë e natyrës politike dhe e asaj pushtetore e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me diktatorin e Libisë, Moamer el - Gadafi, duhet ta shqetësojë shumë Shqipërinë.
Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me të njëjtën gjuhë politike me të cilën flet edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, për popullin që proteston.
E dëgjuat fjalimin e Moamer el-Gadafit të mërkurën, më 23 shkurt 2011? E dhanë disa televizione të huaja. U dha edhe në ndonjë televizion të Tiranës. Nuk u dha në tërësi - se Moamer el-Gadafi flet gjatë, sado tani, i janë shkurtuar fjalët: ia shkurtoi populli i Libisë.
E keni dëgjuar edhe fjalimin e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, menjëherë pas protestave të 21 janarit 2011. Keni pasur rastin ta dëgjoni shumë e shumë herë. E kanë dhënë të gjitha televizionet. Në mënyrë të veçantë e kanë përsëritur shumë herë televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh, sa më shpesh, kryeministrin, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit, mori pjesë në garat kombëtare të notit krol në Detin Adriatik, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, mori pjesë në garat e ngjitjes në Murin kinez, në të cilat merrnin pjesë kryetarët dhe kryeministrat e shumë shteteve!
Ç′është e vërteta, tani, as televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, qoftë edhe në garat e notit në Adriatik, qoftë edhe në garat e ngjitjes në Murin kinez, nuk po e japin më fjalimin e tij të mbajtur menjëherë pas protestës së 21 janarit.
Disa ditë kam menduar: nuk po e japin sepse kryeministri i Shqipërisë mban shumë fjalime, nga disa fjalime në ditë, prandaj po të jepej edhe ai i 21 janarit prapë e prapë nuk do të dihej se cili është i sotmi, më i fundit! Dhe më i rëndësishmi! Por, sot, kur e dëgjova fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, sikur e kuptova pse televizionet tona, sidomos ato që kanë qejf dhe detyrë, detyrë demokratike, ta kallëzojnë aq shpesh kryeministrin e Shqipërisë, nuk po e japin më fjalimin e tij të 21 janarit.
E pse nuk po e japin më atë fjalim historik e revolucionar?
Nuk po e japin më sepse është shumë i ngjashëm, diku-diku plotësisht i njëjtë, me fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, dhe frikësohen mos ky fjalim do t′i frymëzojë shikuesit e tyre të mendojnë e të thonë: diktatorët, tiranët, despotët kanë një gjuhë - gjuhën e kërcënimeve, të frikësimeve, të dhunës, të vrasjeve.
E televizionet tona, sidomos televizionet tona që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë kryeministrin e Shqipërisë jo vetëm si noton dhe si ngjitet në Murin kinez, madje, edhe në Malin e Dajtit, por edhe si flet dhe çka flet, ndoshta nuk janë të lumtura pse ai, domethënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Libisë flasin gjuhë shumë të ngjashme politike, diku-diku gjuhë plotësisht të njëjtë politike. Revolucionare! Të pakohtë! Parake!
Por, në qoftë se televizionet, që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, nuk kanë qejf të dëgjohet më fjalimi i tij i 21 janarit, domethënë nuk kanë qejf ta bëjnë popullin të vetëdijshëm se kryeministri i tyre flet me gjuhë politike shumë të ngjashme, diku-diku plotësisht të njëjtë me gjuhën politike të kryetarit të Libisë, populli e ka shënuar në kujtesë atë fjalim dhe nuk e harron lehtë. Ata që e kanë kujtesën e jashtëzakonshme si Gjergj Fishta, si Fan Noli, si Faik Konica, si ish kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, si ish kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ylli Popa, si unë e si një numër tjetër i mjekëve, i fizikanëve, i shkrimtarëve të Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës, nuk do ta harrojnë kurrë, kurrën e kurrës, atë fjalim. Dhe, nuk do ta harrojnë kurrë, sepse ishte fjalim antologjik revolucionar, si edhe fjalimi i kryetarit të Libisë i mbajtur më 23 shkurt.
Ç′është e vërteta numri më i madh i qytetarëve të Shqipërisë, në mënyrë të veçantë intelektualët e sipërpërmendur, e dinë fare mirë se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, gjatë shumë e shumë vjetëve të tij në pushtet, qoftë si kryetar i Shqipërisë, qoftë si kryeministër i Shqipërisë, qoftë si kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qoftë, më herët, si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë ndonjëherë ishin edhe më revolucionare se fjalimi i 21 janarit apo se fjalimi i Moamer el-Gadafit i 23 shkurtit. Krahasojini fjalimet e kryeministrit tonë, që ka mbajtur si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në mbledhjet e kësaj organizate në Universitetin Shtetëror të Tiranës; fjalimet që ka mbajtur si kryetar i Shqipërisë, mbasi u shpërbë organizata themelore e Partisë së Punës në të cilën ishte sekretar; fjalimet që ka mbajtur si kryeministër i Shqipërisë; fjalimet që ka mbajtur, oh sa shumë fjalime, si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qe njëzet e sa vjet - krahasojini të gjitha këto fjalime të tij me fjalimet e kryetarit të Libisë dhe do të shihni, do të shihni e do të bindeni, se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, në vazhdimësi ishin fjalime revolucionare sa fjalimet e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi i plotë i fjalimeve të fundit të këtyre dy shtetarëve, u bë më i dukshëm se i fjalimeve të tyre të mëparshme, sepse ishin fjalime kur edhe njëri edhe tjetri e ndien veten pisk, u gjetën në, si e quan filozofi Karl Jaspers, situatë skajore, të rrezikuar në fronin në të cilin ishin venduar. Fjalime më të mira gjithmonë mbahen kur gojëtari është i tronditur. Ishin ato dy fjalime antologjike revolucionare të dy politikanëve të tronditur shumë emblematikë të popujve të tyre, që jetojnë në dy kontinente: njëri në kontinentin afrikan, kurse tjetri në kontinentin evropian, që jetojnë larg njëri-tjetrit, por që shumë i përngjasojnë njëri - tjetrit pikë së pari sepse e duan pushtetin si t′i kishte bërë një nënë! Dy fjalime shëmbëllyese. Revolucionare historike!
Çka i bënë të ngjashme, jo, më falni, çka në thelb i bënë identike këto dy fjalime të të dy shtetarëve prej të cilëve njëri sundon dyzet vjet, kurse tjetri njëzet vjet? Ngjashmërinë, kur e kur njëjtësinë e këtyre dy fjalimeve të parët e kanë vërejtur dhe paraqitur matur, kujdesshëm, më mirë se unë, në tv, Filip Çakuli, Saimiri dhe Doktori - tre artistët, që për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, për shëndetin e tyre politik e moral, për demokracinë, po bëjnë më shumë se shumë institucione dhe se shumë intelektualë bashkarisht. Unë, ndërkaq, po merrem edhe me shkaqet që i bëjnë të ngjashme këto dy fjalime.
Përmbajtja e shëmbëllesës
Të dy fjalimet i drejtohen popullit, në tërësi. Natyrisht. Tiranët, despotët dhe diktatorët kanë qejf t′u drejtohen të gjithëve, por të qërojnë hesape me të veçantit.
Në të dy fjalimet bëhet dallimi midis atyre nënshtetasve që rrinë urtë, qetë, që janë besnikë, ndaj sundimtarit të tyre dhe atyre që janë ngritur në protestë kundër atij sundimtari.
Në të dy fjalimet thuhet, shumë vendosmërisht, se pavarësisht prej numrit të protestuesve, as kryeministri, as kryetari, nuk do të tërhiqen. Jo! Kurrën e kurrës. Pavarësisht sa do të zgjasin aty protestat.
Në të dy fjalimet ftohen anëtarët e partisë së kryeministrit Sali Berisha dhe besnikët e kryetarit Moamer el-Gadaf që të jenë në gatishmëri kur t′u thuhet të dalin në protestë, të cilën i pari e quan miting, kurse i dyti e quan popull, për të treguar përkrahjen ndaj sundimtarit.
Në të dy fjalimet, protestuesit, herë të gjithë e herë disa grupe të tyre, quhen kriminelë, jo, më falni, banditë.
Në të dy fjalimet, protestuesit zhvlerësohen si përdorues të drogës dhe të alkoolit, që i bëjnë të sillen pakontrollueshëm e të ushtrojnë dhunë kundër forcave të rendit!
Në të dy fjalimet, protestuesit quhen të paguar, më së shumti prej armikut të brendshëm - opozitës, por nuk përjashtohen as paratë e armikut të jashtëm, të vjetër a të ri.
Në të dy fjalimet arsyetohen vrasjet e protestuesve me "argumentet" e gjithmonshme të tiranëve, despotëve e diktatorëve - janë vrarë duke u përpjekur të pushtojnë institucionet dhe të marrin pushtetin!
Në të dy fjalimet akuzohen protestuesit se kanë plagosur e kanë vrarë njëri-tjetrin me qëllim që për vrasjen e plagosjen e tyre të akuzohen forcat e rendit, domethënë mbrojtësit e kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë.
Në të dy fjalimet, të dy sundimtarët, ky i Shqipërisë gojavetë dhe me gojën e ministrit të ushtrisë, kurse ai i Libisë, me gojën e të birit, i përkujtojnë protestuesit se, po e deshi puna, protestuesit do t′i paqesojë ushtria!
Në të dy fjalimet autorët e tyre tregojnë se e duan shumë krahasimin si figurë të shprehjes politiko-poetike: edhe kryeministri shqiptar, edhe kryetari i Libisë, i krahasojnë organizuesit e protestës, domethënë armiqtë politikë, me miun që lyp vrimën për t′u fshehur kur hidhërohen ata!
Në të dy fjalimet, siç shihet, mbizotërojnë dy trajta të ligjërimit: akuza dhe kërcënimi.
Pikat e takimit, në të vërtetë pikat e njëjtësimit të fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë më të shumta, por edhe këto të theksuarat janë të mjafta për të dëshmuar se koncepti pushtetor i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe i kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, është në mos plotësisht i njëjtë, së paku tepër i ngjashëm.
Si të mos jetë, o Zot!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, e njëjtësojnë qeverisjen me sundimin, kontratën shoqërore midis popullit dhe përfaqësuesit të zgjedhur me sundimin e pakufizuar.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë, e dëshirojnë sundimin e tyre si sundim të pafund, derisa të jenë gjallë. Për arsye pse e dëshirojnë dhe e kuptojnë kështu sundimin, kryeministri shqiptar u drejtohet qytetarëve të Shqipërisë kështu: do të jem në politikë, e kjo për të do të thotë në pushtet, edhe tridhjetë vjet, derisa të bëhet 110 vjeç, kurse kryetari i Libisë i drejtohet popullit kështu: nuk do të largohem prej vendit. Kurrë!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë nuk e fshehin fare se janë të gatshëm të vdesin për të mbetur aty ku janë: në pushtet.
Për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë, u drejtohet protestuesve, opozitës, të gjithë atyre që shprehin dëshirën që të largohet prej pushtetit: ata që do të provojnë edhe një herë t′i afrohen ndërtesës së kryeministrisë do të marrin përgjigjen që nuk e kanë imagjinuar kurrë!
Për këtë arsye kryetarit i Libisë i drejtohet popullit: do të vdes si martir. Natyrisht: në fron.
Çka e shkakton shëmbëllesën?
Në fund të shtjellimit të mësipërm, pashmangshëm shtrohet pyetja: nga vjen kjo ngjashmëri, kur e kur njëjtësim, midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe konceptit pushtetor të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi? Nga vjen njëjtësimi ideor dhe ndjenjor i fjalimeve të tyre të mbajtura më 21 janar - i të parit, dhe më 23 shkurt - i të dytit.
Përgjigjja është e thjeshtë: vjen prej njëmendësisë pushtetore që ka krijuar - i pari, apo që bën çmos të krijojë dhe në disa fusha ka krijuar - i dyti. Kryetari i Libisë sundon më gjatë, tash e dyzet vjet, dhe njëmendësinë shoqërore dhe juridike-kushtetuese të Libisë e ka "sistemuar" ashtu siç ka dashur: ai është vetë kryetar, kryeministër, kryeprokuror dhe komandant i Forcave të Armatosura të Libisë. Sundimtar absolut.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke ndërruar institucionet sunduese, duke qenë kur kryetar, kur kryeministër, por gjithnjë kryetar i Partisë Demokratike, sundon më shkurt se Moamer el-Gadafi, sundon "vetëm" njëzet vjet, por gjatë këtyre njëzet vjetëve ka bërë e po bën çmos, nuk ka lënë e nuk lë mjet pa përdorur, për ta shtuar pushtetin vetjak ashtu si Gadafi: që të mbetet qeveria e tij, në të vërtetë që të mbetet ai edhe kryeministër, edhe kryetar i Shqipërisë, edhe prokuror i Përgjithshëm, edhe komandant i Forcave të Armatosura, edhe komandant i Policisë dhe i Gardës Republikane. Që të mbetet sundimtar absolut! Botim i dytë i Gadafit. Këto përpjekje të tij, ku e ku të sendërtuara plotësisht, në versionin e tyre më të dukshëm, më tragjik, i kemi parë më 1997, 1998 dhe, më pas, më 21 janar 2011.
Por, është edhe një përgjigje në pyetjen se nga vjen ngjashmëria midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë?
Jam i vetëdijshëm se përgjigjen në këtë pyetje një numër jo i vogël i lexuesve do ta dëgjojnë me mospajtim dhe, do ta dëgjojnë me mospajtim, pak pse nuk e supozojnë të drejtë, të vërtetë, e shumë të tjerë, pse nuk dëshirojnë ta dëgjojnë.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi midis konceptit pushtetor të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf, vjen edhe nga kultura e tyre politike, në të vërtetë nga mendësia e tyre. E siç dihet, kultura politike e njeriut, mendësia e njeriut, është prodhim i kulturës së tij të përgjithshme, i qytetërimit në të cilin është formuar, shkurt i rrethanave kulturore, qytetëruese, politike, historike dhe të përtashme.
Si kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, kryetari i Tunizisë, Ben Alia, një sërë kryetarësh, kryeministrash, mbretërish, emirësh të vendeve arabe, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kanë ide të njëjtë ose të përafërt shtetërore, koncept të njëjtë ose shëmbëllyes pushtetor, pasion të papërmbajtur për pushtet absolut, sepse kanë mendësi të përafërt ose të njëjtë, që vjen prej një qytetërimi me shumë përbërës të njëjtë në vendet e sundimtarëve arabë dhe në vendin e sundimtarit shqiptar.
Gjuha politike është shënuese e rendit politik-shoqëror: është e prodhuar prej tij, por mund të jetë, njëkohësisht, edhe shndërruese e tij.
Rendet politike-shoqërore demokratike, sado mund të dallojnë njëri prej tjetrit, kanë gjuhë politike demokratike.
Rendet politike-shoqërore despotike, tiranike, diktatoriale, në përgjithësi rendet politike-shoqërore autoritare kanë gjuhë gënjeshtare, shtypëse, kërcënuese, dhunuese.
Gjuha politike e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe gjuha politike e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë gjuhë politike gënjeshtare, shtypëse, frikësuese, dhunuese, sepse sundimi i tyre, rendet politiko-shoqërore, në të cilat sundojnë, me gjithë ndryshimet sipërfaqësore, a proceduriale, në thelbin e tyre, janë të njëjtë; rende politiko-shoqërore despotike.
Të përsëris: Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me gjuhën politike me të cilën flet edhe diktatori i Libisë, Moamer el-Gadafi. Dhe, duhet të jetë shumë e shqetësuar Shqipëria sepse gjuha politike e të parit si edhe gjuha politike e të dytit burojnë prej mendësisë pushtetore në thelb të njëjtë, që është mendësi e kërcënimit, e frikësimit, e shtypjesh, e vrasjes.
Në qoftë se do që të jetë shtet i qytetëruar, me rend politik-shoqëror demokratik, në të cilin demokracia do të jetë marrëdhënie midis njerëzve, shtet i së drejtës, shtet me qëndrueshmëri, me shëndet moral, me nderim e autoritet në botë dhe, më në fund, shtet i pranuar në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të lirohet prej konceptit pushtetor berishian - gadafian. Kur të lirohet prej këtij koncepti të tejskajshëm për pushtetin, Shqipëria do të lirohet edhe prej asaj gjuhe revolucionare, shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, që e dëgjon nga goja e kryeministrit dhe e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë a - më saktë e thënë - nga goja e kryetares së Kuvendit të tij. E vë peng veprën dhe etikën time mendore dhe them: Shqipëria do të lirohet prej atij koncepti vrastar pushtetor dhe, më në fund, prej asaj gjuhe shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, gadafiane, vetëm në qoftë se lirohet prej kryeministrit të sotëm të saj, Sali Berisha. (Marrë nga Gazeta Shqiptare)

Posto këtë artikull në:

Opinioni është lexuar 2473 herë dhe eshte komentuar 20 herë

Dëshironi të komentoni këtë shkrim? Shtoni komentin tuaj!
Komento:Emri Mbiemri:
Qyteti:
E-maili *:
Komenti*:
VËREJTJE!Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance,
NUK DO TË PUBLIKOHEN!!!

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Albeu.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Stafi i Portalit Albeu








nga 03.09.93., 03.03.2011, ora 08:27
Z.Qosja té paskan mashtruar me njé lugé mjalté té idhté me premtimin e koté se do té propozojné(bajné)President té Kosovés..( si té bajné President mos e le pa u ba).


--------------------------------------------------------------------------------


nga Isa Shala, 03.03.2011, ora 05:01
Rexhep Qosja, po ja tepron. Kam respekt per titullin tend por lagohu njihere e pergjithemone nga idete komuniste. As te paret tu nuk e kane dashte internacionalen e komunizmin por vetem kombetaren, andaj mos e turpero veten edhe metutje.


--------------------------------------------------------------------------------


nga Pelisteri, 03.03.2011, ora 01:10
Heren e parë të jam drejtuar i nderuari Akademik Qosja jam i penduar ,tash ju drejtohem i pandershmi Rexhep Qose -deri tash shkrimi juaj i mbështetur vetëm nga nji komentues i Kuq me të cilin unë pajtohem vetëm në nji fjal se ne komentuesit nuk e njohim drejtshkrimin e gjuhës sakt nuk jemi gjuhtarë të gjith por as qi merrena me at cështje -por si sju vjen turp të përfundoni karijeren tuaj me kso far shkrimesh që nuk do të ishin të pritura as nga (Cubriloviqët,Rankoviqët,Gjillasët,Titistët,Milosheviqët,Arkanët,Mladicët)

Po ju pyes bre burr në cfar gjendje shëndetsore psikofizike jeni o mos keni nevoj për shërim psikiatrik se kto simptome si rezultat i shkrimit jan alarmante dhe kërkojn domosdo nji kontroll tuajin psikiatrik apo ku ta dij cfar dege speziajlistike e mjeksis mundet me u marr me ju;
Po ju pyes bre burr në cfar gjendje ekonomike jeni që mundeni me vu vehten në ket pozit qi për lek me poshtru vehten me hup krejt at sadopak emer në shkenc dhe me ju nxy ftyren të gjith atyre që do ta ken mbiemrin Qose
Po të pyes bre burr si stë punoj koka dhe lapsi ti kundervihej gjat gjth ktyre vujtjeve të popullit shqiptar ( popull që ty don me e mbrojt nga Sali Berisha) gjat regjimeve të egra diktatorijale Komuniste ,Shoveniste Nacionaliste Sllave ( Serbe, Malazeze, Maqedonase) apo në fund të fundit diktaturës Envero Komuniste ta thoje nji fjal,
Apo je prirun me shpif përbuz dhe akuzu gjith at kapital njerzor intelektual,shkencor, trimror,guximtar,kombtar të vum në interes të cështjes kombtare dhe Shqiptaris në përgjithsi që nga ty emrohet "pushtet apsolut i Sali Berishës" mu pse se mbrrine ty apo dashamiri yt Rama, Gjinushi, apo Ruci e morre guximin të bëjsh krahasim me Gadafin,

Ndoshta edhe keni të drejt doni në ket mënyr me ba emër qoft edhe për negativitet - se gjithkush mundet me u krahasu por ju Jeni i Pa Krahasueshëm ska ma tjer që munden kshtu me mendu dhe Shkru


--------------------------------------------------------------------------------


nga Qose Ne Mende, 02.03.2011, ora 22:03
Kush ishte ky Qosja, si sme kujtohet KOMUNIST duhet te ket qen. po , po.


--------------------------------------------------------------------------------


nga Andi , 02.03.2011, ora 21:53
kush asht tu te pagu ty z.qosja per keto shkrime o mjeran i kompleksuar? po sali berisha me sa e di une eshte kardiolog dhe ky eshte ai qe sheroi shpirtrat e miliona kosovareve e ti po shkrun keq per te. hec more i poshter e i padishem se ti mu kon i menqur nuk rrin me kend te mundesh qe te jep ndonje lek per ndonje qaj rusi qe me aq deshire e pin. po nuk ta zojme per te madhese edhe ashtu si RUS-SERB te njeh 99% e shqiptareve.





--------------------------------------------------------------------------------


nga Dani, 02.03.2011, ora 21:23
O Rexhep Qosa,a hala su mushe men a?!
PO lere more burr se me kso polavra e ke qit vehten aq posht sa ska ku shkon.
Ma se miri ish sikur ti te merresh me vehten,vizito ndonje psyhiatri ndoshta te ndihmon....



--------------------------------------------------------------------------------


nga Agroni Uk, 02.03.2011, ora 21:14
qosja ka qen i nderuar me par tash ka mbet si ato grat qe dalin ne der te oborrit e shikojn kush po kalon me ja lshu naj fjal


--------------------------------------------------------------------------------


nga Gandi, 02.03.2011, ora 20:07
Phhhhaaa sa keq per ty,Qose eshte ishitur me sa duket.pona vjen se si nje njeri qe eshte akademik mos te shoh larg por e tregon veten shume shkurtpames,turp per ty...


--------------------------------------------------------------------------------


nga Rushit Bajrami, 02.03.2011, ora 19:56
z. Qosja nuk e lexova te gjithe mendimin tend se ajo per te cilen flet nuk eshte per tu habitur se kemi kaluar kohe edhe me te veshtira e nuk ke gjetur kohe te japesh mendime per te miren e shqiptareve por sipas mendimit tend te krahasohet i nderuari prof.Dr Sali Berisha me Gadafin eshte turp, z.Qosja me sa di une se ju ndoshta nuk e dini (se mendjen e paski tek ban alite e mubaraket, Gadafet.....)por po ju tregoj se shqiperia e ka njohur pavaresine e kosoves qe moti e Gadafet,ben alite e mubaraket tuaj nuk e kane njohur pavaresine e kosoves..z. Qosja me keqardhje jeni shume mbrapa rruge te mbare por keni shume rruge per te bere qe te arrini te pakten deri te kepucet e te madhit te kombit shqipetar z.Sli Berisha, me mire kaloje i qete pleqerine tende,ka kaluar koha e mendime te kota .....


--------------------------------------------------------------------------------


nga Avni Emini, 02.03.2011, ora 19:16
Ruga e kombit ishte veper qe e sheh cdo shqiptar.prej ju nuk kam lexuar asnje veper se nuk jeni atraktiv me shkrimet qe beni.


--------------------------------------------------------------------------------


nga Leomesi, 02.03.2011, ora 18:46
URREJTJA,XHELOZIA PO TE CMENDIN ATE PAK TRU QE KENI JU SKENI TURP MORAL KARAKTER ETIK NDERGJEGJE NDJENJ SHQIPTARI E KE SHIT SHPIRTIN KATIL DJALLIT. SI ,,akademik,,PSE NUK MERRENI ME SHKRIME KUNDER AKADEMIS SERBE FASHISTE POR SULMON PERSONAT ME TE MEDHENJ TE KOMBIT SI RUGOVA SALI BERISHA KADARE DHE KURR MOS E BO M... MA TE MADH SA QE NUK MUJ E HAN


--------------------------------------------------------------------------------


nga Shpati, 02.03.2011, ora 18:09
Ne politike deshtove, ngase per jete te pensionoj i madhi Rugova, ne letersi po te mban leksione i madhi Kadare. Gjithmone i deshtuar ngase i keni gjykuar te gjitha qeshtjet kombetare ne prizmin e KUQ,ngase i KUQ je. Turp per ju te deklaroheni per Kryeministrin Berisha i cili politikisht po e integroi Shqiperine ne strukturat euroatlantike, ekonomikisht po e zhvillon Shqiperin� dhe fizikisht po e bashkon kombin permes autostrades. I vogel je ti per te folur per te MADHIN berisha i ideolog i Revolucionit te vonuar Demokratik te Shqiperise qe e katandisi shtetin me 1997. Turp me vjen qe po jetoj ne te njetin shtet ku po jeton edhe ti...


--------------------------------------------------------------------------------


nga Latif Begolli, 02.03.2011, ora 16:43
ME ADHJEN E DEMOKRACISE NE KETO GAZETA PERFITUAM TE KOMENTOJME,TE SHKRUEJME TE DHAME MENDIMET TONA PER ARTIKUJE,NJEREZIT TEMAT QE NA PELQEJNE ,OSE TE KUNDERTEN.

SHUME PREJ NEVE QE KOMENTOJME JEMI TE PA ARSIMUER TE PA NJOHES SE QESHTJES SE POLITIKES KOMBETARE,POR TE GJITHE KEMI TE DREJTE TE SHKRUEJME AT SE C'KA MENDOJME,EDHE ATA QE DIJNE DHE ATA QE NUK DIJNE- VETEM HAJT TE SHKRUEJ DICKA DHE MBASI PO DEL NE PAHE TE MBURREMI E TE FRUHEMI SI BIBANI NE TUBEN E BIBAVE.

PER TE LAVDrUAR DIKEND OSE TE KUNDERTEN ,ME DEOMOS DUHESH TE JESHE SHUME I PJEKUR POLITIKISHTE DHE NJOHES I MIRE I CESHTEJES SHQIPTARE ,DHE POASHTU NJOHES I POLITIKAVE QE ATAKOJNE PA NDERPRE KUNDER NEVE SHQIPTAREVE QE MJERISHTE NUK JANE PAKE:SERBET,GREKERIT,MAQEDONASIT, MALAZIASIT,DHE SHUME E SHUME TE TJERE.

UNE NDIEJ DHIMBJE SHPIRTERORE KUR NJI FILAN FISTEK MUNDOHET ME KOMENTUE DIC,POR SE PARI NUK I NJEF RREGULLAT DREJTSHKRIMORE TE GJUHES SHQIPE E MOS TE NGASIM TUTJE.PASTAJ PERDORINE FJALE FYESE -FJALE TE PAZARIT APO TE TAXIVE QE TE DHEMBE B....A KUR I LEXONE.

NESE NUK TE PELQEJNE KOMENTET E NDOKUJTE MOS U THELLO NE FJALOR TE PA KUPTIMET -BANAL SI PATA NE VAden e nevojtores -fekalike te vendeve te pa qytetruara,shkruej me fjale te kapesheme dhe mos ofendo deri ne te pakuptimten !

PER MUA z.REXHEP QOSJA ESHTE NJI AKADEMIK ,POLITIKAN DHE SHKRIMTARE I PA PUSHUAR PER CESTJEN SHQIPTARE, I CILI MUNDOHET TE NA JAPE DRITE NE RRUGEN E PA HENE GJATE NATES SE ERRET.ESHTE NJI PATRIOT ME BAGAZH POLITIK AKADEMIK QE PAK KUSH POSEWDON NE TROLLIN SHQIPETAR.
DUKE MOS QENE NE GJENDJE T'A KUPTOJNE KETE PERSONALITET TE RRALLE DISA NJEREZ E NENQMOJNE E ETIKETOJNE ME CA EMRA TE PAHJESHEM DHE MENDOJNE QE KRYEN NJI PUNE TE MADHE,NDERSA NUK E SHOFIN VETEN QE SA GABIME TE MEDHAJA JANE DUKE BERE.


--------------------------------------------------------------------------------


nga Naser Ramadani, 02.03.2011, ora 14:22
Qosja, intelektual i deshtuar, shkrimtar i deshtuar, historiano-letrar i deshtuar, politikan i deshtuar, te qenit babai i letrave dhe kombit shqiptar i deshtuar dhe tani se fundi njeri i deshtuar.
Mjer populli dhe toka qe te ka o Rexhep Qosja...


--------------------------------------------------------------------------------


nga Eridon , 02.03.2011, ora 14:21
ju nuk e meriton as me hargju leter per em qit shkrimin ton po shuj e mos fol se te njohim na ty nuk e di qysh po ki ftyre em dal e me shkru per ni njeri se me ne fund e bani shqiprin po qka din ti shkruje naj liber e rri ne shpi se sen nuk din ti


--------------------------------------------------------------------------------


nga Ilirida I, 02.03.2011, ora 07:27
"DEMAGOGU I VERBUAR NGA UREJETEJA"
POPULLI IM : DUHET TE LIROHET NGA :
QOSAT E QOSIQET, NGA REXHAT E REXHO-VICCET, NGA NANO-ICCET , DHE ....DHE NGA EDI RAMOVICCET TE KETHYER ME KOKE NGA : "GREKOFILO-MADE IN SERBIA"

NUK TE SHITEN PALLAVRAT DHE PIKE ?!
TE SULMOHET :SALI BERISHA , KENI SULMUAR TRURIN E "BASHKIMIT TE KOMBIT SHQIPETARE" ..!
ME KEQEARDHEJE .!
JU PALLAVRAT E JUAJA SHKONI NEPER MAL TE ZI SHITENI, E NDOSHTA DEL NDONJE SHQIPETARE MALESOR NGA SHPELLA E GURRIT DHE UA BLENE ..?????
NUK DO KISHA BESUAR QE NJE AKADEMIK
SI JU, QE MERENI ME TE KETILLA PROPAGANDA KAQ SHUME OFENDUESE
PER NJE STRATEG SHQIPETARE SI QEESHTE SALI BERISHA ..!
POR FJALA E POPULLIT " RUANA ZOT PREJ SHERIT TE BUDALLENJEVE TE MEDHENJE" , DHE PLEQEVE "MATUF"


NGA :ILIRIDA 007


--------------------------------------------------------------------------------

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 03, 2011 11:48 am

eh ,te gjitha keto qe postova me lart jane mendimet e bashkekombesave te proserbit Rexhepoviç Qoseviçit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 03, 2011 1:33 pm

Salen e perkrahin djemt dhe bijat e bashkpunetoreve te serbise greqise.
Djemt e bijat e ldk istave ,komunistave qe tere jeten punuan dhe punojne me serbine.
Ata qe ishin kunder luftes se UCK-se
Ata qe denuan dhe diferencuan shqiptare vetem pse kerkojshin kosoven republik ,dhe perkrahshin shqiperin e Enver hogjen
keta denojshin ata qe perkrahshin enver hogjen si terroriste e bandit.
Kurse sote e shajne Enver Hogjen shpijunat e greqise e te Serbise
e shajne komunistet Titiste ,kinse qenkan bere ,,patriota" tashe ,a tere naten punojne me shkije .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 03, 2011 4:05 pm

--------------------------------------------------------------------------------

BERISHA!!!

O zemer!!!

Te hengshin ... plerat e PS-se, pse ti je hero i kombit!!!

Berisha, o trim,
o yll i maleve Kreshnike!

ta dashte nena qe te lindi
te puthsha duart o hero i Shqiperise
mos u merzit nga do plera komuniste
edhe nga do Kushnere franke e langaraqe te atij rangu

ti je rob i madh, e kete ti e di tashme
e e di edhe populli,

e ata na vejne tela me gjemba qe te na ndajne
e ne kemi zemra qe ata nuk na i lidhin dot!!!

Berisha!
O YLL i Shqiperise
o tmerr i Shqahut e i Grekut
te bekofte nena qe te lindi,
sot ia ke mbushur zemren Kosoves...

Prizeren
o qytet i bekuar
prite, prite Berishen
qe po te vjen si pellumb i shkruar
qe te shpetoje memedhene
ta shpetoje nga zgjedha e Shqahut
e Grekut dhe e komunisteve
e plerave e e vampireve

miresevjen ne Kosove Berishe!



kete e ka postu nje shqiptar prej kosove cheers cheers Thanks
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyTue Mar 08, 2011 2:40 pm

O sali dhenderr i serbise
pse shkaterron trullin e shqiperise
ti je e keqja e shqiptarise ja shet detin ti greqise
ti te perkrahin shum ,,shqiptare" sepse pall ti si magar
Ti vret djemt e shqiptarise
se ta prishien miqesin me serbine
O sali dhenderr i shkenise ,pse shkaterron ti shqiperine
ti je mmiku i fazliqit ,ti je dhenderri i serbise
lesho tokat e shqiperise
hupu ti o ardhacak ,sepse ti lave shqiperin ne gjak
ti je e keqja e shqiperise ,hup e shko ne tok te serbise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 10, 2011 12:53 am

NYT: Armët, trafikantët serbë përdorin qeverinë e Tiranës| 09/03/2011 | Nderkombetare | 64 KOMENTE | Facebook | - +
Gazetari i njohur i Nju Jork Tajms, C.J Chivers, që ka raportuar skandalin e shitjes së armëve shqiptare në Afganistan, ka shkruar ne numrin e sotëm të NYT, për armët shqiptare për Gadafin.
Në shkrim thuhet se armët që kanë shkuar në Libi përmes Shqipërisë nuk ishin vetëm të vendit tonë, por vendi ynë ka vënë emrin e tij në dispozicion të trafikantëve të armëve nga Europa Lindore. Lehtësues i kësaj tregtie ka qenë MEICO. Armët janë shitur përmes një sekseri serb, i kërkuar për trafik ndërkombëtar armësh.
Gazetari amerikan shkruan se është e lehtë të kuptosh se ccfarë reputacioni ka MEICO sa i përket korrupsionit dhe trafiqeve, duke përmendur shkrimin e tij për trafikun e armëve në Afganistan. Ndaj këtij shkrimi kryeministri pati reaguar duke e quajtur gazetën "Nju Jork Tajms" letër higjienike.
NYT citon edhe dy investigime te gazetes Shekulli, te disa diteve me pare. Nje artikull mbi bashkepunimin e qeverise shqiptare me trafikante serbe te armeve ne kerkim dhe artikulli i dyte per nje sasi predhash shqiptare ne Libi, te konstatuara nga pamje filmike gjate marrjes se nje baze ushtarake nga protestuesit prane Tripolit.


Shkrimi i NYT mund te lexohet ne:
http://atwar.blogs.nytimes.com/2011/03/08/qaddafis-arms-bazaar-slowly-exposed/?partner=rss&emc=rss



***************

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 EmptyThu Mar 10, 2011 12:55 am

Berisha nuk eshte si Gafai, Gadafi nuk eshte UDB-ash...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 37 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 37 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 20 ... 36, 37, 38 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: