Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21 ... 31 ... 43  Next
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyThu Sep 09, 2010 5:52 pm

REAGIM: MIKU I RI I SERBISË, SALI BERISHA , KËRKON RIDIMENSIONALIZIMIN, -APO REHABILITIMIN E MËTEJSHËM TË MIKUT TË VJETËR TË SERBISË, AHMET ZOGU!
Publikuar më 09 shtator, 2010 në orën 06:39 ( Para 10 orë e 12 minutave ) Fadil Shyti | Opinion |


TIRANE- Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të ë Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, 28 nëntor 1912.
“Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm. Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve çfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj” - deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha duke urdhëruar dhe fillimin e përgatitjeve për festimet e 100 vjetorit.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/berisha-te-ridimensionohet-roli-i-mbretit-zog-46860.html



-Aspak, nuk na bën të habitemi, nga ky politikan i sëmurë nga gangrena e ideve të tij fashiste!

Për të gjithë shqiptarët me mend në kokë, kjo deklaratë është shkelje e rëndë nga parimet e vërteta të demokracisë shqiptare e cila i ka rrënjët e vërteta nga Revolucioni i Qershorit 1924, i drejtuar nga i madhi Fan Stelian Noli dhe dishepujt e shqiptarisë, tribunët popullorë Hasan Prishtina, Avni Rustemi Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë, të cilët satrapi Ahmet Zogu i ndihmuar nga Serbia e Pashiqit, i vrau, brenda dhe jashtë atdheut.

Të deklarosh se: “ Ahmet Zogu, është zgjedhur me vota të lira të popullit, mbret i Shqipërisë, mirëpo, pastaj u pengua nga mbretëritë e Ballkanit”, -është hiç më pak se një marrëzi politike, kur dihet historikisht se, ky mbret i vetëshpallur atëbotë është përkrahur pikërisht nga vendet fqinje pa rezerva, si nga mbretëria SKS ashtu dhe nga mbretëritë tjera anti-populllore, të vendeve fqinje.

Nëse Sali Berisha e ka marrë si detyrë parësore rehabilitimin e mëtejshëm të sivëllait të tij politik, Zogut, është çështje e tij dhe e qeverisë së tij, që mund ta kenë në agjendat e politikës së tij pro-serbe, pro-greke dhe më tej në agjendat e tij pro-evropiane, të shekullit 19-të, -por, jam thellësisht i bindur se, kjo politikë reaksionare, kurrsesi nuk do ta ketë përkrahjen e forcave të vërteta demokratike, në Shqipëri –jo se jo; mirëpo, as në Ballkan, Evropë dhe në botë.

Kjo politikë e cila është vënë në shërbim të forcave më të errëta të asaj kohe, natyrisht, do ta ketë përkrahjen vetëm nga ato qarqe reaksionare si ajo e miqve të rinj të tij, me në krye Damir Fazlliqin dhe viqërve të tjerë, shqipfolës dhe të huaj që u ka marrë koka erë.

Si mund të deklarohet kështu ky sharlatanë politikë, kur dihet që, veç të tjerash krime që kishte bërë Zogu, gjatë sundimit të tij, me ndihmën e qarqeve reaksionare, dihet historikisht se, ishte mik i ngushtë i krye-fashistëve të Evropës: Hitlerit dhe Musolinit. Nga ky këndvështrim shtroj pyetjen, po si mund të ishte pra Zogu, personalitet që i shërbente demokracisë popullore, kur njëkohësisht, ishte dhe mbeti mik i përjetshëm i krye-fashistëve të Evropës dhe të Ballkanit?!

Kjo, do të ishte njësoj sikur të thuash, psh, se, “Sllobodan Millosheviqi, ishte i zgjedhur nga populli i tij dhe luftoi për një shtet demokratik në Serbi ”!!! Por, për kryeministrin e votave të kontestuara, mbase, kjo teori do të shkonte gjithsesi, sikur xhelati S.Millosheviq, të ishte gjallë, sigurisht, që, për të lidhur ndonjë marrëveshje tregtare me të, siç ishte ajo e naftës në vitet 90-ta. Kur bota e vuri në sanksione ekonomike, Serbinë, “e gjeti Luga, Vegshin”, agresorja e popujve liridashës, tregtonte me Sali Zinë!...

Prandaj, as kësaj radhe me këtë deklaratë prej papagalli, nuk po çuditemi, por pse të mos e themi me sinqeritet, -madje, sipas motivit të poezisë elegjiake noliane: vaj halli Shqipërinë dhe shqiptarët çka i gjeti, -se “sulltanin prapë e gjeti, -që kur e humbi s´fjeti”!...

Shqiptar, mos rri -po duku shqiptar!

-Do të jepte kushtrimin poeti i madh, Andon Zako Çajupi.

Suedi, 8. 09. 2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyThu Sep 09, 2010 5:53 pm

Tradhtari pi rehabiliton tradhtaret e kombit...
Bashkpunetoret e nazismit dhe te serbise ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyThu Sep 09, 2010 8:48 pm

Ky tradhtare e ka venin te hesat pasha....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyThu Sep 09, 2010 11:52 pm


Ish-sekretari i Metës, Almir Rrapo, rrezikon dënimin me vdekje në SHBA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyThu Sep 09, 2010 11:55 pm

Media amerikane i rikthehet akuzave të ngritura nga FBI, ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, Almir Rrapo, i dyshuar në Amerikë për disa vepra të rënda penale.

“Një burrë 27-vjeçar i cili ishte një ndihmës i lartë i ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, është akuzuar për të shtënat me armë nga makina që shkaktuan vdekjen e një njeriu në një bar në Long Island City në 2005”, tha prokurori i SHBA-së në Manhattan, citon yournabe.com.

Sipas saj, Almir Rrapo, u arrestua në Tiranë, për rolin e tij të dyshuar në krime si shantazh, angazhim në vrasje, rrëmbime, trafikim të narkotikëve, grabitje, vjedhje, zjarrvënie, pengimin e drejtësisë dhe transport ndërshtetëror të mallrave të vjedhura. Akuzat janë konfirmuar edhe nga Preet Bharara, avokat i SHBA-së në Nju Jork.

Rrapo, një ish-ndihmës i lartë i zëvendës kryeministrit të Shqipërisë, u arrestua nga Policia Shqiptare me kërkesën e autoriteteve amerikane me 2 korrik 2010, por prokurorët lëshuan një akuzë kundër tij më 23 gusht.

I pandehuri është akuzuar se ka marrë pjesë në të shtënat me armë nga makina të cilat ishin fatale për Erion Shehun i cili u vra në një kafe në Long Island City në korrik 2005, gjatë një beteje të ashpër mbi shitjet e marihuanës.
Një tjetër i dyshuar i bandës, Florian Veshi, 26 vjeç, u arrestua në Brooklyn, për akuza të ngjashme.
Një total prej 16 persona janë arrestuar për rolet e tyre të dyshuara në operacionet e trafikimit të marihuanës.
Prokurorët thanë se banda ishte e drejtuar nga vëllezërit Bruno dhe Saimir Krasniqi, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Erion Shehut.
Media amerikane citon, se Rrapo, do të ndeshet me një dënim të mundshëm me vdekje, nëse shpallet fajtor për vrasjen e Erion Shehut.
Grupi, i njohur si Organizata Krasniqi, vepronte në Nju Jork, Konektikat dhe Miçigan.
Vëllezërit Krasniqi janë akuzuar gjithashtu për vrasjen e Erenick Grezda i cili u qëllua dy herë në kokë në një distancë të afërt në janar në Brooklyn-Queens, autostrada 14 në vitin 2006.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyFri Sep 10, 2010 12:09 am

Vendimi absurd:Qeveria strehon te huajt, le 40 mije familje shqiptare pa shtepi

Të huajt që jetojnë në Shqipëri do të marrin deri në 78 mijë lekë në muaj për të përballuar strehimin dhe taksat. Vendimi u morr dje në mbledhjen e qeverisë, në të cilin thuhej saktësisht se: “Jepet një ndihme financiare, prej 78 000 (shtatëdhjetë e tetë mijë) lekësh në muaj, për pagesën e qirasë së banesës, të ushqimit, energjisë elektrike e të ujit, çdo shtetasi të huaj.” Më tej në vendim saktësohet se ndihma financiare i jepet një kategorie personash të strehuar në Republikën e Shqipërisë; në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, dhe të neneve 13, pika 2, e 20, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave. Ky vendim hynë në fuqi menjëherë dhe pagesa të kryhet nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, sipas udhëzimit të ministrit të Brendshëm. Kostoja do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në shumën e përcaktuar, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyFri Sep 10, 2010 12:33 am

Ngaj here kam pershtypjen se punon ne Cia ti Petrit.. cdo detal e din ti !Apo je detektiv Berishes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyFri Sep 10, 2010 12:58 am

Une punoje ne krahe te Zotit, tek kamerat qe ai ka drejtuar ne trojet shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyFri Sep 10, 2010 11:05 pm

Ky i poshter mik shkau do me naj ngrit figurat e shkaut dhe grekut..
Po spo ka Avni Rrustema adiqen a...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySat Sep 11, 2010 1:14 am

Borxhi publik trefishohet në katër vjet
E Enjte, 09 Shtator 2010 19:37
Nga vitit 2005 deri në 2009 borxhi publik është trefishuar. Totali i borxhit në vitin 2005 ishte 214. 169 milionë lekë të rinj, ndërsa në vitin 2009 ishte 682. 389 milionë lekë të rinj. Shifrat janë bërë publike në raportin faktik të vitit të shkuar. Ndërkohë që shpenzimet për interesa janë rritur disa herë. Ndikim më të madh në rritjen e kostos së borxhit kishte kredia tregtare e marrë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySat Sep 11, 2010 1:20 am

Pettifer pezullon Guidën Turistike për Shqipërinë

James Pettifer është një akademik, studiues dhe autor i njohur britanik, i cili ka botuar disa libra historikë dhe guida turistike për Ballkanin. Ndër botimet e tij është edhe Guida Blu për Shqipërinë dhe Kosovën. Në këtë guidë shumë të pasur turistike studiuesi bën një prezantim të zgjeruar të disa zonave të rëndësishme arkeologjike dhe historike të vendit e gërshetuar kjo me eksperiencën personale të autorit në udhëtimet e tij në Shqipëri.

Shqetësimi për një prej këtyre zonave shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë e bëjnë autorin që t'u bashkohet zërave për të ndërgjegjësuar lidhur me rrezikun nga shkatërrimet që vijnë krah modernizimit të infrastrukturës së vendit.

Irena Luto bisedoi me James Pettifer në Londër dhe fillimisht e pyeti përse e kishte ndalur ai punën për edicionin e ri të Guidës turistike për Shqipërinë?



Pettifer: Po është e vërtetë, është një protestë e vogël dhe shpresoj që të jetë një gjë e përkohshme.

Unë e fillova librin 20 vjet më parë, kur nuk kishte fare Blu Guide për Shqipërinë as në gjuhën frënge as në atë angleze.

Unë doja t'u përcillja njerëzve gjërat e mrekullueshme në historinë shqiptare, ndërtesat e atjeshme, monumentet.

Tre dedicionet e mëparshme të kësaj guide bëjnë një punë të mirë. Për edicionin e fundit isha shumë krenar, sepse përmbante edhe një pjesë për Kosovën, që nuk ishte bërë më parë.

Ne shpresonim që të bënim një edicion komplet të ri.

Aktulisht ekziston në treg një edicion i përpunuar, por kemi nevojë për një version të ri, sepse ai i fundit u botua 10 vjet më parë.

Panoramat e shoqërive si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë nuk janë të aktulizuara.

Unë pësova një zhgënjim. Në muajin prill të këtij viti, shkova në Shqipëri me rastin e një konference.

Pas asaj bashkë me një koleg vendosa të shkoj për të pushuar për disa ditë.

Unë nuk kisha qënë në Butrint prej një kohe të gjatë dhe doja të shihja se çfarë bëhej atje.

Butrinti, vendi arkeologjik ishte mirë, por zona përreth tij më shokoi. U tmerrova.

Unë nuk mendoj se mund t'u rekomandosh vizitorëve të huaj që ta vizitojnë zonën.

Vendet si Ksamili për shembull, që kur e pashë për herë të parë ishte kaq i bukur, tani dukej si një kantier i stërmadh ndërtimi.

Atje nuk po mbillen fidan të rinj. Në disa vende, deti është i pisët. Parku kombëtar përreth Butrintit mendoj se është i kërcënuar nga ndërtimet dhe e gjithë situata e përgjithshme po shkon tatëpjetë.

Prandaj unë e kam ndalur punën për librin tim në shenjë proteste që shpresoj se do të sjellë një rezultat.



BBC: Po disa do të thoshin se ndërtimet në zonën përreth Butrintit janë pjesë e zhvillimeve të infrastrukturës dhe zgjerimit të zonave urbane që po përjeton i gjithë vendi?



Pettifer: Unë nuk jam kundër zhvillimit, në mënyrë të veçantë nëse ky zhvillim do të sjellë më shumë njerëz për pushime e që do të vizitojnë vendet të bukura dhe do ta shijojnë Shqipërinë.

Ne kemi nevojë për zhvillim, por zhvillimi është si një treg.

Qeveria duhet ta kuptojë që çdo treg ka nevojë për rregullatorë, që aplikohen në SHBA, në Evropë e kudo.

Atje nuk ka rregullatorë, apo të paktën nuk shoh që të ketë.

Dhe nëse ka, ashkush nuk po nxit respektimin e tyre.

Në mënyrë të veçantë, përsa i takon çështjeve të mjedisit, si mbjellje fidanësh, furnizim me ujë, kanalizimi të ujrave të ndotur etj.

Duket si dritëshkurtësi nga ana e autoriteteve, sepse turistët nuk do të vijnë, derisa këto gjëra të rregullohen.


BBC: Përkundrazi, qeveria thotë se gjithnjë e më shumë turistë po e vizitojnë vendin, sidomos Jugun e Shqipërisë



Pettifer: Unë mendoj se po shkojnë shumë njerëz dhe kjo është gjë e mirë, por për një ditë duke kaluar nga Korfuzi, por kjo gjithmonë është bërë prej vitesh.

Turistët e huaj shpesh nuk qëndrojnë, ndonjëherë qëndrojnë, por për një kohë shumë të shkurtër.

Ata nuk shpenzojnë shumë para dhe nuk u sjellin fitime vendasve, përveç atyre që i sjellin me barka apo që u sigurojnë ushqimin.

Ne duam që njerëzit të qëndrojnë për ca kohë dhe të mësojnë më shumë për vendin dhe të kalojnë pushime të mira.

Ata kanë nevojë për akomodim dhe ambjent të pastërt dhe ky është problemi për momentin.


BBC: Në një artikull tuajin jo thoni se duket sikur njerëzit që punojnë në këtë projekte zhvillimi në jug të vendit, nuk janë shqiptarë. A i qëndroni kësaj deklarate?



Pettifer: Unë mendoj se ka probleme. Nuk ka shumë probleme me investimet italiane.

Gjërat që kam parë në Vlorë, për shembull, kanë qënë të mira.

Isha në një hotel të vjetër që ka qënë një vend i keq, tani ishte kthyer në një ndërtesë shumë të bukur.

Ishte restauruar aq bukur sa mund të mendoje se ishe në Romë apo Venecie.

Unë nuk dua të tingëlloj politik, por mendoj se ka një problem me influencën greke.

Atje (në jug) janë hedhur para greke dhe interesat janë kryesisht afatshkurtra dhe nuk mendoj se janë të interesuar për të mirat e përgjithshme të asaj pjese të Shqipërisë.

Monumentet e mëdha arkeologjike si në Apolloni, Butrint etj kanë filluar të kthehen në ishuj.

Për momumentet vetë ka përkujdejse shumë të mirë, ata po bëhen punë interesante arkeologjike dhe gjithmonë ka zhvillime pozitive në përgjithësi, por mjedisi përreth tyre po përkeqësohet shpejt dhe kjo po ndodh pa qënë nevoja.

Atje pashë se po ndërtohej një rrugë e madhe nga Konispoli që kalon përmes një zonë shumë të bukur e të virgjër.

Ndoshta ka nevojë për rrugë, unë e kuptoj këtë, por nuk ke nevojë për shkatërrim të të gjithë zonës, nga një rrugë që i përngjan një autostrade të tipit perëndimor.



BBC: Ju keni thënë se ajo që po ndodh me Shqipërinë është e ngjashme me atë që ka ndodhur me disa pjesë të Spanjës në vitet 60, 70. Dikush mund të thotë se nëse funksionoi për Spanjën, mund të funksionojë edhe për Shqipërinë?



Pettifer: Në Shqipëri nuk është kudo njësoj.

Ka edhe vende të tjera që po bëjnë përparime të mira. Në disa raste janë vende të vogla që e filluan shumë keq.

Për shembull Shëngjini 20 vjet më pak ishte një vend i tmerrshëm.

Njerëzit ishin shumë të varfër, bagëtitë kullotnin në rrugë, ishte shumë pis, kishte ndotje të madhe.

Plazhet ishin të mbuluara me plehra e makina të vjetra. Unë isha në Shëngjin kohët e fundit dhe qëndrova atje për disa netë dhe më pëlqeu shumë.

Atje ka restorante të mira, hotele të arsyeshme. Ka nevojë për më shumë për të pastruar mjedisin, por besoj se është bërë shumë punë.

Pra është e mundur që të bëhen gjëra të mira dhe nuk është nevoja të bëhet si me Ksamilin.

Durrësi po përmirësohet, po jo me shpejtësinë e duhur.

Disa pjesë të plazhit po pastrohen, po shkatërrohen disa ndërtime pa leje, pra po krijohet një lloj plani për të ardhmen.

Pra këtu nuk shtrohet çështja për të ndalur ndërtimet, por për të ndërtuar mirë, me qëllim që ato të sjellin vizitorët e duhur, kjo gjë do të sjellë më shumë para në vend dhe për rrjedhojë do të ketë më shumë vende pune.


BBC: Sa ka të bëjë ajo që po ndodh me zhvillimin në Shqipëri me mentalitetin vendas, apo është thjesht menaxhim i keq që prej fillimit?


Pettifer: Unë mendoj se për arsye se shumë njerëz që janë në drejtimin e vendit u rritën në një shoqëri që ishte shumë diktatoriale dhe me shumë rregulla, ata kuptohet që nuk duan ta kenë tani këtë, dhe kanë shkuar shumë në ekstremin tjetër dhe janë kundër rregullave, veçanërisht ato të planifikimit.

Ata i bëjnë keq vetes, sepse ka ndodhur me Spanjën, njerëzit filluan të mos shkonin atje.

Nëse njerëzit nuk duan të shkojnë me pushime në kantiere ndërtimi, ata nuk do të shkojnë.



BBC: Qeveri në të kaluarën dhe në të tashmen e kanë thënë se Turizmi do të jetë industria kryesore e vendit. A mendoni se Shqipëria është duke ia qëlluar këtij synimi në një periudhë afatgjatë?



Pettifer: Unë mendoj se duhet të ketë një plan dhe ky plan duhet të theksoj gjërat më të mira, si vendet më të bukura arkeologjike, malet e mrekullueshme.

Ato që po bëhen në Theth, për shembull, janë shumë të mira.

Thethi është ruajtur me ato traditat e veta, paratë janë investuar siç duhet. Njerëzit mund të shkojnë edhe ta vizitojnë. Rrugët janë më të mira.

Jo gjithçka është perfekte atje, por është një mënyrë për të treguar se si të shkosh në drejtimin e duhur dhe në mënyrë të veçantë se si të mos humbasësh traditat sociale shqiptare dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Ajo që më shqetëson për zonën në Jug është një atmosferë boshe.

Nuk ka respekt për të shkuarën, nuk ka respekt për traditën apo mënyrën shqiptare të jetesës, është një garë për të fituar para sa më shpejt që siç e thashë do të jetë për të keq. Kjo nuk do të funksionojë.

Përveç faktit që nuk ka moral, pas ca kohe nuk do të funksionojë më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySat Sep 11, 2010 12:52 pm

PetritKola te flm, per ket shkrim qe ke sjellur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySat Sep 11, 2010 9:20 pm

Shoqata e Autonimisë
vendore: Berisha
po na diskriminon

Shoqata e cila përfaqëson më shumë se 100 bashki dhe komuna të drejtuara nga opozita i kërkon kryeministrit të lexojë me kujdes dhe të reflektojë ndaj vërejtjeve të raportit që ambasori i OSBE-se Robert Bosch paraqiti dy ditë më parë në Vjenë. Çuçi: Bashkitë tona më pak të favorizuara për grantet konkuruese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySat Sep 11, 2010 9:21 pm

Korrupsioni, hetim djalit të Sejdiut dhe vëllait të Limajt
TE TJERA NGA KOSOVA

Hetimet për korrupsion në Kosovë kanë përfshirë edhe djalin e Presidentit të vendit, Fatmir Sejdiu si dhe vëllain e Ministrit të Transportit Fatmir Limaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySat Sep 11, 2010 9:49 pm

Duhet burgos dhe konfiskue pasunin.
Burg te perjetshem si ne shtetet tjera dhe largue nga politika.
ne Gjermani Kancelari SChroder per shkak se ka vjedh 300 mi euro eshte largue dhe ska te drejte te merret me politik.
300 mi euro eshte detyrue ti ktheje shtetit me porez .
Dhe ja ku eshte sote ne shtepi...E te ne ma te meqem...
BUrg dhe konfiskim te mallit. komplet pasunive me restorana me shpija qe i kane marue me hajni.
Eulex duhet te beje kete.
per ndryshe ska nevoje te qendrone ma aty...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySun Sep 12, 2010 3:53 pm

1997: “Aleanca e vjetër Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore në Tiranë”
Nga Mero Baze
Sapo kam përfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetër Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore në Tiranë”

Ky është libri, I cili më ka marrë më shumë kohë në jetën time, për të vendosur botimin e tij, dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare nga e cila vazhdojmë të vuajmë, histori, e cila zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri më 26 Maj 1996. Libri ndriçon periudhën nga 26 Maji I vitit 1996, kur në Shqipëri u destabilizua procesi I parë zgjedhor, deri më 29 Qershor 1997, kur shqiptarët u desh të bënin një palë zgjedhje të tjera, po aq të këqija, për të imituar ndërrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje.

Në qendër të librit është historia e Presidentit Sali Berisha, prapaskenat që kanë diktuar shumë nga zhvillimet e asaj kohe, treguar përmes dëshmive të mija personale, si një gazetar dhe mik shumë I afërt me të. Nuk është një libër që thotë ndonjë gjë që nuk e keni parë apo dëgjuar, por është një libër që thotë gjërat të cilat, nuk kishit ku ti shikonit, apo dëgjonit.

Libri nuk tregon çdo detaj të historisë politike të Shqipërisë së atyre viteve, por ato detaje të rëndësishme në të cilat unë si një njeri I afërt I Presidentit të vendit, isha dëshmitar, protagonist dhe herë herë dhe gazetar. Në këtë vështrim, ai është një kontribut gazetaresk I vonuar, për të kompensuar gjithë borxhet që I kam profesionit nga koha kur kaloja me lehtësi nga gazetar, në protagonist të nxitjes dhe zhvillimit të shumë prej atyre ngjarjeve që po I kushtojnë ende Shqipërisë.

Historia e rrënimit të zgjedhjeve në Shqipëri, është trauma më e madhe që ky vend ka pësuar pas rënies së komunizmit. Tek rrënimi I zgjedhjeve, qëndrojnë sot rrënjët e shumë prej problemeve të mëdha që ka vendi, siç është mosreformimi I klasës politike, mbetja në pushtet për dy dekada e dy tri emrave të politikës shqiptare, lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nëntokën e mafies rajonale dhe botërore dhe mbi të gjitha vazhdimi I traditës së zgjedhjeve të vjedhura.

Këtë libër më është dashur të hedh në letër për një muaj, por ta mbaj në forma të ndryshme në kompjuter dhe mendje për gati 14 vjet. Disa episode të tij I kam botuar në vitin 2001 dhe më pas, por si libër I plot është shkruar këtë verë. Për të qenë realist kanë qenë dy figura të rëndësishme politike në vend që më kanë detyruar të mendohem për botimin e tij; Sali Berisha dhe Ilir Meta, me të cilët më ka lidh një miqësi dhe armiqësi ekstreme gjatë karrierës së tyre politike, në varësi dhe të raporteve që ata kishin me pushtetin.


Në një intervistë, që më është dashur të jap në vitin 1998 në gazetën Flaka në Shkup, gazetari këmbënguli disa herë të më pyeste nëse do të botoja ndonjë herë se ç’kishte ndodhur në Tiranë më 1996 – 1997 . I kam thënë se derisa ata njerëz janë ende në politikë, vështirë se do të mund të shkruaj, qoftë

dhe për shkaqe etike. Por atëherë nuk mendoja kurrë se 12 vite më pas, ata njerëz do ishin sërish në pushtet, bile bashkë në një qeveri. Është kjo arsyeja pse këtë verë të thatë gazetareske, ku nga faqet e gazetave mund freskohesh vetëm më thashetheme të jetës rozë për çingiet e pushtetit dhe lajmet e lejuara nga një qeveri që bashkon pozitën dhe opozitën e vitit 1996 -1997, vendosa ta thyej embargon me veten time dhe të shkruaj këtë libër.

Në të do të gjeni lidhjet e vjetra të Presidentit Sali Berisha me Nënkryetarin e Partisë Socialiste Ilir Meta, angazhimin e strukturave të Shërbimit Informativ Kombëtar drejtuar nga Bashkim Gazidede në krah të Ilir Metës për të marr kontrollin mbi Partinë Socialiste, përpjekjet për të zhvendosur debatin nga prishja e zgjedhjeve tek jeta e brendshme politike në Partinë Socialiste dhe më pas ngjarjet tronditëse të vitit 1997, mëdyshjet e dhimbshme të Sali Berishës për të përdorur forcën, ose për të orientuar Shqipërinë drejt botës islame, netët e krizës së tij politike psikologjike dhe njerëzore, lidhjet e tij me persona kyç që më pas u shfaqën si krahu financiar më I fuqishëm I Al Qaedës si dhe ikjen e tij nga pushteti.

Brenda këtij rrëfimi mos prisni ndonjë gjyq, pasi unë dëshmoj për veten time dhe jo për të tjerët. Megjithëse nuk jam fajtor, unë jam pjesë e përgjegjësisë në shumë nga këto histori, për aq përgjegjësi, sa mund të ketë një gazetar me ndikim dhe mik I afërt, në disa momente dhe I vetëm, I

njeriut që kishte dhe ju shkërmoqën gjithë pushtetet në këtë vend.

Për këtë arsye, më shumë se sa një libër për t’i bërë të tjerët të ndjehen keq, është një libër që më bën mua të ndjehem I qetë, për një segment të jetës sime, që po ta rijetoja, natyrisht do ta rijetoja ndryshe. Mes së sotmes dhe asaj kohe, nuk janë vetëm 14 vite në mes, por dhe një ndriçim më I madh për vlerat e rrënuara të demokracisë, për pasojat që do të kemi gjatë nga rrënimi I zgjedhjeve dhe mbi të gjitha për mbijetesën e politikanëve me parime të rrënuara politike dhe morale, të cilët janë gati ta mbajnë ta mbajnë këtë vend të ngujuar mbi gërmadhat që kanë prodhuar, për të mos ikur nga pushteti.

Mero Baze

Korrik 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySun Sep 12, 2010 3:53 pm

Berisha, vizitë 'sekrete' në Kosovë. Nuk takon asnjë nga zyrtarët vendas
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySun Sep 12, 2010 3:55 pm

Episode nga lufta e ftohte mes Sali Berishes dhe Azem Hajdarit
Nga Mero Baze

Prill 1996

PD-ja jopolitike e 26 majit

Nëse ka pasur ndonjëherë në historinë politike të një partie më shumë intelektualë dhe më pak politikanë, ky ka qenë Kuvendi dhe garnitura politike e dalë nga zgjedhjet e 26 majit. Pas kokëçarjesh të gjata me fraksione brenda PD-së dhe figura politike që e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetëm në vilën nr. 4 në Pallatin e Brigadave, për t’i dhënë PD-së një ekip të ri, që thuajse nuk kishte lidhje me politikën. Prej ikjes së Neritan Cekës në vitin 1991 e më pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulës, Baletës dhe kulmimit të rrjedhjeve me kryetarin karizamtik të partisë, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte për një parti pa politikanë. Lista e gjatë që shkruante dhe rishkruante vetë, nxirrej nga lista pedagogësh, artistësh dhe intelektualësh të njohur të vendit, shumica e të cilëve as që kishin ndonjë ide se po hynin në politikë. Me siguri që ka qenë afër fundit kur, një mbrëmje, më thirri për kafe në vilën nr. 4. Ndihej qartë që ishte i kënaqur me vizat e panumërta që kishte hequr mbi dengun e listave që kishte përpara.

-Do t’i lexoj një herë emrat, - tha. - Kam gjetur ekipin më të shkëlqyer që kemi pasur ndonjëherë për zgjedhjet!

Po i dëgjoja. Gjysmën i kisha dëgjuar jo si politikanë, gjysmën tjetër as si politikanë dhe as si intelektualë.

- Si të duken? - më tha.

Ishte një pyetje që donte përgjigjen që duhej ta dëgjonte ai. Qoftë dhe për rutinë.

- Janë shumë, - i thashë, - s’di të them për të gjithë. Disa emra janë shumë të njohur dhe ndoshta bëjnë punë. A ke folur me ta?

- Me cilët? - tha.

- Për shembull, me Ndriçim Xhepën, Xhevdet Ferrin apo këta pedagogët.

- S’ka problem për ata, flasim. Po si të duket lista?

Donte doemos një përgjigje entuziaste.

- E mirë më duket, - i thashë. - Do të kesh pak problem me këta të partisë.

- Partisë… hë, ç’probleme do të kem? Ua kam thanë: “Më të shquarit, te zonat më të vështira.” Ja, për shembull: Agron Musarajn e kam çue në Berat, Sadik Bejkon dhe Blerim Çelën në Tepelenë, Fatos Bejën në Gjirokastër, Leonard Demin në Sarandë, Genc Pollon në Përmet, Dashamir Shehin në Vlorë, Ridvan Boden në Korçë... se këta të Jugut ke merak ti…

Nuk i bëra asnjë koment. Po përpiqesha t’i mbaja mend, se ndoshta më duheshin për raportin e mëngjesit te “Zëri i Amerikës”.

-Mirë e paske Jugun, - i thashë instinktivisht. - Këtë Boden nuk e njoh, por këtë Shehin pse në Vlorë?

-Nuk e njeh Boden... i shkëlqyem! Ka mbarue në Francë, e kemi pas drejtor Dogane, superkorrekt, financier i zoti. Ndërsa Vlora ka shumë rëndësi, - tha. - Do një figurë të fortë, s’bëhet pa një figurë të fortë.

Në të vërtetë, krisja mes Dashamir Shehit dhe Berishës kishte nisur. Aleksandër Meksi, që historikisht nuk duronte dot asnjë zëvendëskryeministër, për shkak se i dukeshin të gjithë të Berishës, po ashtu kishte probleme me të, por nuk kuptohej kurrë nëse i kishte me të apo me Berishën.

- E ke mbyllur, me një fjalë? A mund ta citoj unë ndonjërin nesër në radio?

- Jooo! - tha. - Se nuk e di njeri. Nuk duhet të dalë asgjë. Kam edhe ca probleme në Shkodër. Duhet me e mbyllë dhe atë. Më ka mbet ky Koleci, s’di ku ta çoj...

- Në Shkodër, ku tjetër? - i thashë.

- S’e di. Fola me Aliun... ai thotë se kemi një kandidaturë tjetër atje, një grua shumë e zonja thotë, po burri i saj qenka fis me Kolecin.

- Kush është kjo?

- Është një pedagoge... për matematikë më duket, nuk e di... ose për juridik, juridik më duket. Ja, të pyes Aliun.

Foli me Ali Spahinë. Toni i shtruar i Ali Spahisë dhe serioziteti që u kushtonte raporteve njerëzore e bënin atë figurën më të palëkundur të PD-së dhe njeriun më të qëndrueshëm nga pikëpamja politike për Berishën, edhe pse shpesh e xhindoste me kufijtë që u vendoste përpjekjeve të tij të përhershme për ta përdorur për çdo gjë.

- Është e shkëlqyer, thotë Aliu. Jozefina Topalli quhet. Qenka kancelare në fakultet. Nuk e di, po ky thotë se është më mirë ajo se Koleci në Shkodër, pasi ajo paska familje shumë të njohur nga baba i vet… Ku ta çoj këtë Kolecin, ku ta çoj…. - Filloi të hidhte sytë sërish mbi hartën elektorale. - Ah, po, e gjeta, - tha. - Në Mirditë e kam një vend. Të pyes një herë Aliun.

Foli sërish me Ali Spahinë: “Paska qenë mësues atje, në Mirditë? E po, shumë mirë atëherë… aty po e çoj. Shumë mirë, u mbyll kjo punë. E shkëlqyer! Mos fol me njeri.”

- U mbyll, - m’u kthye mua. - Në Mirditë. Aliu thotë se paska qenë dikur mësues aty... ose i internuar, ose mësues, nuk e dinte mirë, por më tha që ka lidhje atje.

Përfytyrova Kolecin, një burrë i matur, i urtë dhe flegmatik, që kishte drejtuar me durim dhe përkushtim administratën e Presidencës për katër vjet. Nuk e njihja nga afër, por me siguri që ishte i çliruar nga ideja se po ikte nga ajo ndërtesë.

I vetmi kuriozitet që kisha për kandidaturat e Shkodrës ishte Azem Hajdari. Berisha nuk po ma përmendte emrin e tij, ndërsa Azemi kishte dy ditë që më kërkonte ta zhbiroja se ku kishte ndërmend ta çonte. “Më duhet një fije informacion, shqipe, - tha Azemi, - pastaj di vetë unë se ç’bëj.”

- Po Azemin? - i thashë papritur.

- Azemin? Hëm, atij ia kam gjet vendin. Ai, kudo që ta çosh, fiton. Kemi një zonë shumë të vështirë, që bashkon Çermenikën e Librazhdit, Martaneshin dhe Tërnovën e Dibrës. Aty e kam çue. Vetëm ai mund ta fitojë këtë.

- Mos nuk e pranon, - i thashë me gjysmë zëri.

- Jo, mo, e pranon, - tha, - mos ki merak. Shiko, kam ndjekur një parim: figurat politike në zonat më të vështira, intelektualët në qytete të sigurta, se ata më duhen në Kuvend mue, s’mund t’i hedh në mes të detit menjëherë.

Pas disa ditësh, lista iu lexua Këshillit Kombëtar.

Përpara mbledhjes, në mëngjes, piva kafe me Azem Hajdarin në Rogner. Ia thashë pak a shumë se ku mund të ishte.

- Po në Shkodër, - tha, - kush është?

- Ka futur një grua, - i thashë. - Jozefina Topalli quhej, më duket se ishte kunata e Kolecit.

- Të ka mashtruar, - tha. – Koleci s’ka kunatë pedagoge.

- Nuk më tha “kunatë”, por e mora me mend nga mbiemri... diçka e kishte burrin e saj.

- E di unë kush është, - tha Azemi. - Lene se e rregulloj vetë tani. Po e ftoj për një drekë në Vahinë, ta shikoj njëherë se ç’është. Nejse, shqipe, ti mos thuaj gjë për këtë muhabet, se di unë si e zgjidh.

Në mbledhje, Berisha foli gjatë për qeverisjen katërvjeçare dhe për parimet mbi ta cilat kishte ndërtuar listën. Përsëriti pak a shumë faktin që politikanët do të shkonin në zona të vështira dhe intelektualët në zona të sigurta. Shtoi se, si risi, Kuvendi do të kishte një “boom” për gratë. Lexoi edhe emrin e Azemit në zonën përkatëse. Pati reaksion. Azemi u ngrit nga vendi dhe kërkoi të sqarohej më qartë: për se ishte sajuar një zonë për të?

28 maj 1996

Arrita dhe u futa te hotel “Tirana”. Azem Hajdari ishte ulur në një tryezë në cep të kafenesë, në katin e parë dhe, i nxirë në fytyrë, shihte nga sheshi. Njësoj si në pjesën tjetër të bulevardit, ku kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm sodisnin masakrën, me shpresë se do të rrëzohej rivali i tyre, ashtu dhe njeriu që ishte përballur me diktaturën, shpresonte që përplasja e opozitës me policinë do ta rrëzonte atë që ia kishte zënë “hisen e diellit” në njëfarë mënyre. Por Sali Berisha nuk ishte as në hotel “Tirana”, as te hotel “Dajtit”, por në Pallatin e Brigadave. Nuk komunikonte me askënd. Në kohë të ndryshme, e kam pyetur disa herë për ato çaste dhe më ka dhënë të njëjtën përgjigje: “S’kam pasur komunikim. Dija vetëm se do të silleshin si me një miting të paligjshëm të partive të vogla”.

Në këtë përgjigje shfajësuese kishte plot nuanca të dijes dhe mosdijes së tij për atë që do të ndodhte. Por Azem Hajdari mendonte ndryshe. Ai kishte frikë se dëmi që po bëhej do ta tejkalonte dëmtimin e Berishës dhe, si zakonisht në raste të tilla, ai i shtonte sulmet mbi njerëzit që i urrente vërtet dhe ata ishin Agim Shehu dhe Bashkim Gazidedja. Ma stërholloi skenarin e tij plot paranoja, se si ata të dy donin që të nxirrnin nga loja të gjitha palët dhe ta merrnin vetë komandën.

- Ky është skenar, - tha. - Duan të na nxjerrin jashtë loje.

Zemërimi i tij me njerëzit e ShIK-ut dhe të Policisë kishte kohë që i kishte kaluar kufijtë.

Dola me vrap jashtë dhe u futa mes turmës. Ndeza mikrofonin.

Ndërkohë që flisja me Azemin, një ofshamë e madhe erdhi nga sheshi. S’e dalloja dot mirë se kush kishte rrëmbyer një megafon, por më ngjasonte me zërin e Neritan Cekës, që këlthiste: “Kjo është diktaturë!”. Më tej, Servet Pëllumbi ngjante si një statujë e ngrirë nga pamja që kishte para syve. Një fotoreporter spanjoll, i gjakosur në përpjekje për të mbrojtur aparatin e tij fotografik dhe një truprojë e tij i gjakosur me lopatë xheniere, ishin mbështjellë rreth tij, sikur të gjenin mbrojtje te profesori i vjetër i marksizmit. Ishte një skenë që turpëron çdo shoqëri që e prodhon. Muskujt e palëvizur të Servet Pëllumbit dhe njerëzit e ngjeshur përreth tij, ishin imazhi më i dhimbshëm njerëzor që prodhoi dhuna e 28 majit. Dhëmbët e thyer të Arben Imamit, tërheqja zvarrë e tij, dhunimi i Gramoz Pashkos dhe Blendi Gonxhes, përplasja me Pandeli Majkon, ishin brutale dhe të egra, kurse ballafaqimi i dhunës me një njeri paqësor dhe me një portret të heshtur e qortues si Servet Pëllumbi, ishte i dhimbshëm. Turma e policisë e humbi kontrollin dhe filloi të godiste kë të mundte. U afrova sa munda të merrja disa zëra për në radio. Për fat, mikrofoni më kishte regjistruar zërin e Neritan Cekës dhe Kastriot Islamit. Mblodha të gjithë zërat dhe u ula të shkruaja raportin.

Në orën 15.00 ishte emisioni te “Zëri i Amerikës”. Montova fillimisht atmosferën e protestës, ku dëgjohej në sfond kënga “Eja mblidhuni këtu, këtu!”, pastaj Neritan Cekën, Kastriot Islamin dhe në fund Azem Hajdarin. Pjesa e Azemit ishte më shumë si balancë ndaj tre opozitarëve. “Policia po bën detyrën, - tha ai. - Ky është një miting i paligjshëm. Asgjë më shumë”. Ishin krejt e kundërta e asaj që bluante me vete në hollin e hotelit.

Zëri i tij ishte i pasigurt dhe sapo e mbaroi fjalinë, uli kokën dhe filloi të shante përsëri “ata që kishin futur në skemë PD-në”. Brenda çdo minute ai jetonte dramën e të qenit themelues i Partisë Demokratike, të cilën duhej ta mbaronte, si dhe adhurues i betejës që bëhej para syve të tij dhe kundër partisë që ai kishte themeluar gjashtë vjet më parë për lirinë e fjalës dhe votës, që bëhej tashmë nga ajo parti që kishte trashëguar historinë e Partisë së Punës. Azem Hajdari e vuante këtë dilemë të madhe si një fat që nuk e meritonte. I luftuar me egërsi brenda partisë së tij nga grupi i Berishës dhe i mbetur më këmbë falë aftësive të tij populiste dhe makinacioneve shpeshherë banale, në mesditën e 28 majit ai ishte njeriu më i rrahur i politikës shqiptare, edhe pse mbi kurrizin e tij nuk u vërtit asnjë shkop. Ai ndiente lakmi për ata njerëz që kishin lirinë të bënin një betejë të re kundër atij që po e izolonte dhe po e zvogëlonte pak e nga pak brenda partisë që themeloi vetë. Ai ndiente makth, mes të tjerash, për mungesën e lirisë së tij për të thënë atë që mendonte, si gjashtë vjet më parë. Atë ditë ai mendonte se partia e tij po tradhtohej nga disa fanatikë që po e çonin në greminë dhe detyrohej të fliste publikisht në favor të një gjëje që nuk e besonte. E bënte këtë me shpresën që të mbetej ende brenda asaj partie, me shpresën se mund t’i vinte sërish dita për një betejë që mund ta fitonte brenda saj.

Qeveria e re, një ndjellëse fatkeqësish

Ndërsa vera e vitit 1996 po tërhiqej zvarrë mes sherreve të socialistëve dhe nxjerrjes jashtë loje të shumicës së emrave politikë të PD-së, në horizont po shfaqeshin probleme të reja, që buronin nga politika personale që kishte diktuar elitën e re politike në pushtet, nga larja e hesapeve mes palëve dhe pamundësia e pushtetit për t’i dhënë një përgjigje krizës së fajdeve, që pas zgjedhjeve shpërtheu edhe te fondacionet e quajtura bamirëse, si “Populli” dhe “Xhaferri”.

Në planin politik, Azem Hajdari, themeluesi i Partisë Demokratike dhe i përjashtuari i madh i saj, po përgatitej për kundërsulm. Shoqëria e tij me krerët e sindikatave po rritej dhe ai po kërkonte një mandat për t’iu kundërvënë qeverisë së re Meksi.

Vetë Meksi, në të vërtetë, ishte i çudituri i madh që i kishte mbijetuar postit të tij. Komunikimi i tij me Berishën ishte vështirësuar dhe deri në minutën e fundit ai nuk kishte asnjë sinjal rikonfirmimi. Madje, një natë para se të shpallej qeveria, Berisha e çoi deri në fund humorin e zi, kur na thirri mua dhe Ylli Rakipin në zyrë dhe na la të kuptohej se kandidat mund të ishte edhe Genc Polloja. Ne e çuam deri në fund humorin e tij të zi duke e futur këtë në faqen e parë të gazetës. Por në orën dhjetë, gjithçka ishte qetësuar dhe Aleksandër Meksi ishte rikonfirmuar. Dy të zemëruar të mëdhenj kishte me këtë vendim: Bashkim Gazidedja dhe Azem Hajdari, të dy po ashtu armiq me njëri-tjetrin. Gazidedja u trondit aq shumë nga rikonfirmimi, sa nuk dinte kujt t’i hapej. Mori Ylli Rakipin në telefon dhe e ka mbajtur gati një orë duke zbrazur gjithçka kundër tij. Fliste për abuzime financiare, për lidhje të dyshimta antikombëtare, për gjithçka. Por dëshpërimi nuk i vinte nga kjo gjë, por nga fakti se, sipas tij, i kishte çuar një dosje të tërë Berishës me këto gjëra dhe se ai nuk e kishte përfillur. Këtë gjë nuk e shpjegonte dot. I vetmi që kishte një shpjegim për këtë ishte avokat Ngjela.

- Ky Gaziu s’e njohka doktorin fare, - tha. - I paska bërë dosjen sa një mal Leka Meksit dhe kërkon që ta heqë doktori. Po doktori atë do, dosjen. Ai e paska bërë me duart e tij kryeministër. I paska thënë: “Ja ku e ke dosjen e tij, tani bëje!”. Se ai nuk e di që është ndryshe ekuacioni.

Por humori i Ngjelës nuk mbërrinte dhe as nuk kuptohej nga mendja e Gazidedes. Dhe ishte tejet i brengosur. Me Azem Hajdarin, po ashtu. Ky nuk e kishte me Aleksandër Meksin, por nuk guxonte ta bënte betejën direkt me Sali Berishën. Donte doemos t’i tërhiqte vëmendjen atij dhe ta thërriste për një pakt. Avokat Ngjela, që ia kishte njohur prej vitesh këtë stil, ia ngrinte nervat kur ia ilustronte gjithçka me pasqyrat që dogjën anijet e Kartagjenës.

- Kot e ke, Azem, sa bën gati anijen ti, ai të drejton pasqyrën dhe ta djeg. Mos u lodh kot! - i thoshte.

Po Azemi nuk u tërhoq kurrë. Për t’ia arritur asaj dite, që nuk ia arriti dot derisa e vranë, ai bëri gjithçka: u bë mik me armiqtë e Berishës në PD, armik me miqtë e tij, bëhej tolerant dhe radikal, antikomunist i tërbuar dhe njeriu më i moderuar. Bënte gjithçka që, një ditë, ai t’i thoshte:“Azem, çfarë do, fol…” Ai nuk ia tha kurrë dhe tashmë themeluesi i asaj partie po tretet nën dhè pa ia arritur të bëhej qoftë edhe një ditë ministër, ndërsa dhjetëra e qindra të tjerë, miq dhe armiq të tij, pa asnjë kontribut në atë parti, janë bërë gjithçka, mjaftonte që të mos kishin pretendime politike.

Dukej se ndaj Azemit kishte një armiqësi që e kapërcente Berishën. Shpeshherë, për ta kuptuar se kush ishte njeri i parehabiluteshëm nga Berisha, duhej të shikoje reagimet e gruas së tij, Lirisë.

Një të diel vere, një javë pasi familja Berisha kishte martuar vajzën, Argitën, na kishin ftuar në vilën në Dajt, së bashku me Lazër Stanin dhe Ylli Rakipin. Ishte një lloj pritjeje më konfidenciale për ta uruar për dasmën e vajzës dhe kishim edhe gratë me vete. Ndërsa po hanim drekë dhe Lazri po bënte humor me makinën time të prishur, si krejt i pavëmendshëm që ishte ndaj detajeve, përmendi Azemin, i cili kishte bërë disa herë aksidente në fillim të viteve ’90-të. Liria rrudhi vetullat dhe ndërroi bisedë, edhe pse Berisha kishte qejf të vazhdonte gallata dhe tallja për makinën time Golf 2, që e mbaja shumë keq. Dukej që Azemi nuk ishte i mirëpritur në familje. Kishte fituar armiqësinë e saj. Distanca me të ishte bërë e plotë dhe aq mjaftonte që të mos e provonte kurrë shijen e pushtetit.

Mbaj mend formimin e qeverisë. Azemi kishte mbështetur gjithë fushatën e tij elektorale duke i premtuar stafit të vet se në qeverinë e ardhshme do të ishte ministër i Brendshëm.

Qeveria e re, njësoj si grupi parlamentar, ishte një përpjekje për të larguar figurat politike dhe për të promovuar emra të rinj, që kurrë nuk u kishte shkuar mendja të hynin në qeveri. Më kujtohet rasti i Halit Shamatës. Sali Berisha ishte duke hedhur emrat e parë të qeverisë në letër, kur, ndërsa më kish thirrur për një kafe në zyrë, filloi të më tregonte listën e gjatë të grave që kishte futur në qeveri si sekretare shteti, një post që po e shpikte për të fryrë qeverinë. Ishin 3 ose 4 gra të tilla në kabinet. Pastaj shkoi te ministri i Drejtësisë.

- Kam zgjedhur Halit Shamatën, - tha. - Nuk ka jurist më të mirë…

- Nuk është jurist, - i thashë, - është mësues letërsie.

- E ke gabim, - tha. - Ka drejtue për katër vjet Komisionin e Ligjeve, është nga më të shkëlqyerit.

- Dakord, por nuk është jurist, - i thashë. - Mund të jetë pak delikate kjo, pasi do të kesh të bësh me sistemin e drejtësisë.

- Si, nuk është jurist? - tha. – Prit... kë të pyes…

- E kam mik Halitin, - i thashë. - E njoh mirë. Nuk është jurist.

- Kjo ma komplikon punën, - tha. - E di mirë ti këtë punë? - më pyeti sërish.

- Shumë mirë, - thashë. - Haliti ka botuar libra. Di dhe kur dhe me kë ka mbaruar shkollën.

- Mirë, domethënë qenka njeri i letrave. Dakord, e çojmë ministër të Brendshëm. Më duhet një imazh i ri në atë ministri, pas këtyre që ndodhën…

Nuk e përmendte, por disa ditë më parë kishte shkarkuar disa oficerë policie për dhunën e 28 majit. Donte doemos ta hiqte imazhin e një policie të egër me një poet mesatar, që do të shkonte si kryepolic.

- S’di a pranon, - i thashë. - Është tip i tërhequr. Kushedi sa frikë e ka policinë.

- Ke të drejtë, - tha. – Nejse, fol një herë me të, meqë e paske mik, por mos ia thuaj që të kam çue unë. Testoje nji herë.

Ishte drekë kur dola jashtë dhe në fakt nuk dija si ta gjeja Halit Shamatën. Astrit Patozi kishte një lidhje familjare me të, pasi kishte dhëndër në shtëpi vëllain e Halitit. E pritëm Halitin te një klub i vëllait të vet dhe u nisëm drejt Golemit. Ndenjëm gjatë, deri afër mesnate, por nuk morëm asnjë premtim serioz nga Haliti.

Të nesërmen, siç na e shpjegoi vetë, Berisha e kishte thirrur në orën dhjetë në zyrë dhe, sapo kishte hyrë brenda, e kishte uruar për detyrën duke shprehur besimin se ai “ishte një kandidaturë e shkëlqyer”.

Azemi priste gjithë makth pikërisht emrin e ministrit të Brendshëm dhe për rrethanat që shpjegova më lart, unë isha nga të parët që e dija. Ishte një situatë që e përjetoja dhe unë shumë keq. E dija që s’do të bëhej kurrë ministër i Brendshëm dhe më duhej t’i tregoja. Në fillim u trondit, pastaj u çudit dhe në fund shfryu kundër Berishës. Pasi e mblodhi veten, përsëriti të njëjtën gjë:

-Shqipe, mos ia thuaj kujt derisa të bëhet.

Më vonë më tregoi se si e kishte takuar që atë ditë Shamatën dhe i kishte thënë se ishte takuar me Berishën dhe i kishte mbushur mendjen që të bënte Shamatën ministër të Brendshëm. “Madje, kur ti hyre në Presidencë, unë po dilja”, i kishte thënë.

Nuk di nëse Shamata kishte besuar diçka. Ishte i paepur në vendosmërinë e tij që askush të mos ia hetonte çarjen e madhe gati-gati armiqësore që kishte me Sali Berishën. Ishte mënyra se si mbijetonte.

Ky njeri, Azem Hajdari, që e donte me çdo kusht atë post, nuk e mori kurrë vetëm për shkakun se, po ta merrte do të ishte ai ministër i Brendshëm. Ndërsa Halit Shamata, që nuk e donte, e mori që të mos ishte kurrë ministër, por një njeri luajal me kryetarin e vet. Ky ishte në të vërtetë stili me të cilin Berisha po e ndërtonte qeverinë e re. Askush në vendin e vet. Gjithkush atje ku nuk duhej, atje ku nuk ndihej ministër. Gra të shpallura si të zonjat mbushën qeverinë, ndërsa prerjet më jopolitike u bën ministra. Me këtë qeveri dhe grup parlamentar tërësisht jopolitik, Sali Berisha do të ndeshej muaj më vonë me krizën më të thellë të pushtetit të tij dhe gjithçka do të shkrihej si kripa në ujë. Askush prej tyre nuk do t’i dilte zot, pasi askush nuk mendonte politikisht.

Beteja e Azem hajdarit kunder qeverise Meksi 2

Beteja e tretë ishte ajo kundër Azem Hajdarit. I vendosur në krye të Sindikatave të Pavarura, ashtu siç dinte të vendosej ai, Azemi nisi një betejë të egër kundër qeverisë Meksi. Ky i fundit u tërbua. Nuk ishte i qartë se deri në çfarë mase prapa Azemit qëndonte Sali Berisha, siç përhapte fjalë gjithandej jo pa djallëzi vetë Azemi. Edhe vetë Sali Berisha kënaqej nga kjo pandehmë e Meksit dhe nuk ia përgënjeshtronte kurrë atij. Nga ana tjetër, Bashkim Gazidedja e kishte tashmë Azemin objekt kryesor mbikëqyrjeje dhe sulmi. Vetë Partia Demokratike ndërmori disa masa të ashpra ndaj tij, deri në “ngrirjen” si anëtar i Këshillit Kombëtar. Por Azemi nuk u tërhoq. Aftësia e tij për t’i mbajtur mbështetësit e vet të motivuar ishte e lindur. Edhe pse të gjithë kishin në kurriz ShIK-un dhe Policinë, Azemi u krijonte ndjesinë se policia, ShIK-u, Berisha dhe gjithkush tjetër, përveç Meksit, ishin me të, ndaj të mos trembeshin. Anekdotike ishte vizita e tij në Fier. Gazidedja kishte urdhëruar ShIK-un që t’ia ndalonte takimin. Policia kishte marrë urdhër të mos e shoqëronte. Dhe pikërisht kur Shamata mendonte se e kishte bërë detyrën duke i dhënë porosi shefit të Policisë, Azemi shoqërohej nga tri makina policie, me eskortë, që të shkonte në stadiumin e Fierit, ku do të shihte një ndeshje para takimit me sindikatën. Po kështu ndodhte në Shkodër, Kavajë, Durrës dhe kudo. Një pjesë e madhe e policisë më shumë besonin shkeljen e syrit të Azemit se telefonat e ministrave dhe shefave të tyre.

Nën këtë pamundësi për ta ndalur, u duk se pushteti do të jepte mesazhe publike. Në orën e zakonshme të “postës” që vinte nga ShIK-u në gazetën Albania, një ditë zarfi i verdhë kishte 25 pyetje për Azem Hajdarin. Berti, inspektori që i kishte sjellë, bëri kujdes që të na tregonte se ishte diçka me rëndësi. Ishte diçka e rëndë. 25 pyetje për Azem Hajdarin ishin në fakt 25 denoncime, ndër të cilat mund të kishte fakte të vërteta, por më shumë kishte një kontekst spekulativ. Thirrëm në telefon Azemin dhe avokat Ngjelën. Azemi mbërriti më parë. I treguam për pyetjet. Nuk donte t’i lexonte. U pre në fytyrë. Nuk e duronte dot që të jepej mesazh publik kundër tij. Nuk ia kërkoi në asnjë çast Yllit që të mos i botonte, pasi e njihte këtë pafuqi të gazetës, por kërkoi të shkonim për kafe. Shkuam në Rogner. Pak më tutje nesh ishte Tritan Shehu, që diç kuturiste me një italian. Azemi piu gjatë. Nuk e duronte dot atë që do të dilte të nesërmen në gazetë. Dhe pyeste vazhdimisht: “Pse nuk e lëshon këtë Meksin?!” Përgjigjja në fakt ishte e thjeshtë: mjafton të shikoje shkollën politike të Berishës. Nëse ai do të lëshonte Meksin për shkak të sulmeve të Azemit, atëherë Azemi bëhej diktuesi i ndryshimeve në qeveri, lakmuesi i së mirës dhe së keqes, një status ky shumë i lartë për një njeri që presidenti e konsideronte thuajse armik. Ndaj s’mund t’ia bënte kurrë atë nder Azem Hajdarit. Ky i fundit u rropat qytet më qytet e sallë më sallë, por asgjë s’po lëvizte. Mbështetësit e tij zunë të ndaloheshin e të arrestoheshin, por vetë Azemi nuk e la betejën, edhe pse i dëshpëruar në maksimum. Media zyrtare filloi ta akuzonte se po mblidhte rreth vetes enveristë dhe njerëz të ish-Sigurimit të Shtetit. Në mes të nëntorit, Azemi bëri nj padi zyrtare ndaj gazetës Albania, për të ndarë në opinion faktin se pyetjet i vinin prej Berishës. Por gazeta nuk shkoi fare në gjyq dhe Azemi e harroi procesin. Qëllimi i tij konstant ishte që në opinion të mos vihej re ndarja me Berishën. Ndaj tij filluan diversione të përditshme. Lajmi se do të krijonte sindikatë të re, u soll në gazetë ditën e dytë të fushatës së tij nga Arben Bllaci, ish-drejtues i gazetës Sindikalisti të Valer Xhekës. Pastaj filluan sulme mbi karrierën e tij në PD. Në mes të muajit nëntor, Këshilli Kombëtar ngriu anëtarësinë e tij në këtë këshill. Në fillim u tha se u përjashtua, pastaj u tha u “ngri”, një term ky i padëgjuar më parë në statutin e asaj partie. Dhe e gjithë kjo bëhej ndërsa kompania e parë rentiere, ajo e Sudes, po futej në ngërç dhe tensioni po rritej me orë nga paniku i humbje së pareve. Ishte e pabesueshme se si pushteti kishte energji për t’u marrë me Azem Hajdarin, i cili ishte problem i pushtetit, në vend të problemeve që po shkatërronin shtetin , siç ishin fajdetë. Aty nga fillimi i dhjetorit, një detaj tjetër i sulmeve ndaj tij e kishte dëshpëruar shumë. Dikush ishte kujtuar t’i hiqte një radio dore policie me shumë frekuenca, që ai e mbante duke qenë se ishte kryetar i Komisionit të Rendit dhe Mbrojtjes. Komisioni qenkësh ndarë në dy pjesë dhe ishte gjetur mundësia t’ia hiqnin. Kjo e kishte mërzitur shumë. Në fillim Yllit ia bëri shumë tragjike dhe të rrezikshme për shtetin, por kur e pa që ky i fundit nuk e mori seriozisht, u zbraz prapë kundër Agim Shehut dhe Bashkim Gazidedes. Na premtoi disa herë se do të na jepte disa materiale ku provohej se Agim Shehu ka vrarë njerëz në kufi, ngaqë ata donin të arratiseshin.

Në fund të vitit 1996, Azemi ndërmori një tjetër akt kundër qeverisë. Për të frikësuar Berishën se kishte edhe mbështetje publike, stimuloi te gazeta Koha Jonë anketën Njeriu i Vitit dhe gazeta më e egër kundër Berishës e shpalli Azem Hajdarin Njeriun e Vitit 1996, për shkak të kontributit të tij për demokratizimin e PD-së. As kjo nuk funksionoi. Vetëm sa e thelloi distancën mes tij dhe Berishës.

Azemi u rezistoi presioneve dhe bëri ç’mundi që t’i fshihte ato nga opinion publik. Kjo e detyroi Berishën të ndërmerrte masa ekstreme ndaj tij. Në fillim të janarit 1997, kryesia e Partia Demokratike kishte marrë një vendim që e “ngrinte” atë si anëtar të Këshillit Kombëtar dhe e përjashtonte nga grupi parlamentar. Në seancën e parë plenare, në javën e tretë të janarit, Azem Hajdari i kërkoi Arbnorit të shprehej për statusin e tij brenda grupit parlamentar, por nuk e mori dot kurrë përgjigjen. Sipas rregullores së Kuvendit, përjashtimin nga grupi duhej ta bënte grupi dhe jo kryesia e partisë, por mënyra se si Berisha i bënte përjashtimet ishte që ato edhe të bëheshin, edhe të mos ishin të pakthyeshme, nëse i duhej. Dhe kështu, pa u përjashtuar kurrë legalisht, Azem Hajdari u përjashtua realisht nga grupi parlamentar i PD-së pikërisht në janar të vitit 1997, në startin e krizës më të madhe që kjo parti po hynte që nga themelimi. Dhe mallkimi i përjashtimit të themeluesit të saj e zuri disa javë më vonë, kur ajo dhe pushteti i saj u rrokullisën në një rrugë të gjatë dhe, mbi të gjitha, në një rrugë pa kthim për themeluesin e saj, Azem Hajdarin, i cili u luftua si armiku më i madh i asaj partie. Mitingjet e tij kundër qeverisë pengoheshin nga Garda dhe rrethi i ngushtë i oficerëve të Berishës, edhe pse një oponencë brenda PD-së në atë kohë do ta zbuste disi zemërimin dhe frikën që ngjallte në opinion një pushtet aq i pakundërshtueshëm.


Pamje nga protesta e 1 shkurtit e Sindikatave të Pavarura, që drejtohej kundër qeverisë së Aleksandër Meksit. Oficerët e Gardës së Republikës, Izet Haxhia dhe Arben Ibroja, e bllokuan Azem Hajdarin te kryqëzimi përballë ekspozitës “Shqipëria sot” dhe e ndaluan aktivitetin e tij.

Në javën e parë të shkurtit, Azemi u detyrua t’i ndërpriste protestat, pasi Forumi për Demokraci, i sapoformuar në Tiranë, nisi protestat e veta kundër qeverisë. I vënë në pozicion të vështirë nga rezonanca me të majtën, Azemi u tërhoq dhe filloi të mbante qëndrime kritike ndaj Forumit dhe përfshirjes së opozitës në betejën për fajdetë. Këtu ishte i dënuar të mbetej i vetëm.

Skurt 1997

Ndërkohë, në Tiranë kishte mbërritur Eduard Selami. I ikur një vit më parë nga Shqipëria, pas përjashtimit brutal nga kreu i Partisë Demokratike, shfaqja e tij në hotel Rogner ato ditë të fundit të shkurtit ishte një rifreskim i kujtesës së hidhur. Më kërkoi të flisnim më vete dhe paksa gjatë. Kërkesa e tij ishte e thjeshtë. Donte të takonte Sali Berishën, me çdo kusht. Kishte një mesazh për të. Ia premtova se do t’ia kërkoja me ngulm kërkesën e tij, por kisha pak shpresa se do ta priste. Kishte shumë ngjyra rikthimi i tij në ato çaste në Tiranë. Kishte ikur prej Berishës në ditët e plotpushtetshme të tij dhe po kthehej në ditët më të zeza të tij. Dukej si një mallkim për çfarë kishte ndodhur, kur mendoje se gjithë e gjithë ishte pak më shumë se një vit.

- A mund të më thuash diçka më konkrete apo diçka më të koduar për Berishën, që ta bind? - i thashë.

- E di ai kush më ka nisur. Një mik i tij i vjetër në Uashington, që edhe unë e kam shumë mik. Mos ia thuaj këtë të fundit, por ai më ka thënë se Berishës i ka ngelur ose të mbushë helikopterin plot me karburant për rrugë të gjatë, ose t’i bjerë shkurt e të më presë mua.

U përpoqa të përfytyroja Berishën sikur t’ia thosha këtë. Me siguri që biseda do të mbaronte për dy sekonda. Por nuk ishte vetëm Berisha që e keqkuptonte dhe e shikonte me konspiracion vizitën e Selamit. Edhe të sapolarguarit prej tij, po ashtu ishin dyshues. Në praninë time atij i dha dorën Dashamir Shehi dhe më pas Neritan Ceka, duke bërë kujdes që të shprehin një farë dyshimi për praninë e tij. Por i shqetësuari më i madh ishte Azem Hajdari. Për shkak të afërsisë me mua, nuk bëri fare kujdes ta fshihte zemërimin.

-Po ke ardhë me e ngjallë atë kufomën, e ke gabim, - i tha. - Ai do të të marrë me vete.

I qetë dhe shumë i shqetësuar nga keqkuptimet që po shkaktonte vizita e tij, Eduardi i siguroi se as kishte ndërmend që ta shpëtonte Berishën.

- Ka mbushur Aleksandër Meksi gjithë Tiranën që ke ardhur t’i zësh vendin, - tha Azemi. - Unë s’e dua fare atë, por ky kufoma nuk duhet ndihmuar, se ti i shton jetën.

Selami buzëqeshi gjithë mirëkuptim për mllefin e Azemit. Ishte i vetmi që kishte guxuar ta përcillte ditën që e zbuan nga partia. Ishte, si gjithmonë, mik i çdo kundërshtari të Berishës në PD dhe aleati i gjithkujt që ai e shpallte armik.

Korrik 1997

Sali Berisha po sodiste humbjen më të madhe që kishte njohur në historinë e tij politike dhe nuk kishte asnjë fuqi ta ndalte thellimin e saj në balotazh. Njerëzit e tij, që ishin shfaqur si më radikalët, po ia mbathnin një e nga një. Agim Shehu nuk ishte parë të nesërmen e mitingut të fundit. Ia kishte mbathur. Komandanti i Gardës, Xhahid Xhaferri, po ashtu ia kishte mbathur. Në mesditën e 1 korrikut, ministri i Brendshëm, Belul Çelo, ishte shoqëruar deri në Rinas nga truprojat e tij dhe ia kishte mbathur... Zëdhënësi i tij u përpoq ta minimizonte situatën më 2 korrik, kur tha se ministri kishte telefonuar dhe kishte thënë se ka marrë dy ditë leje. Kishte premtuar, sipas tij, se do të kthehej më 3 korrik, në mbrëmje. Nuk u kthye kurrë!

Azem Hajdari më thirri me urgjencë në Rogner. Ishte i vetmi që nuk ishte dorëzuar.

- E marr unë balotazhin, - tha. - Thuaji “Marshallit” të më dekretojë ministër të Brendshëm, në vend të këtij plehrës që iku.

-Nuk e bën, - i thashë. - Për më tepër që kam frikë se as nuk ia pranojnë.

- Ai ta bëjë një herë, mo burrë, se e di unë ç’bëj pastaj, - këmbënguli Azemi.

I dhashë fjalën se do t’ia përcillja dhe e bëra në njëfarë mënyre.

Ndryshe nga ç’e mendova, Berisha e priti me të qeshur.

- Mos ki merak, se do t’ua nxij jetën, - shpërtheu pastaj. - Se po bëjnë shumë karshillëk... po mirë që ma kujtove. Do t’u them: a do të rrini mirë, apo ta dekretoj Azem Hajdarin ministër?

Në fakt, deri këtu shkoi pranimi i kandidaturës së Azem Hajdarit. Ishte shansi i tij i fundit që të provonte qoftë edhe 15 ditë një portofol ministri. Ishte njeriu që kishte udhëhequr rrëzimin e komunizmit dhe kishte themeluar një parti që, për 8 vjet, e kishte persekutuar dhe përndjekur politikisht. Në ditët e fundit të saj formalisht në pushtet, sërish nuk ia rezervuan. U dëshpërua shumë. U ul në lulishte dhe porositi disa birra me radhë. Filloi të përdorë radiot që i mbante me shumicë me vete. U mor vesh që u dekretua formalisht ministër Ali Kazazi. U ngjall menjëherë. Mori Aliun në radio dhe i tha që në orën 23.00 të natës do të takoheshin në zyrën e ministrit të Brendshëm, se do ta prezantonte me strukturat. Nuk di çfarë i tha tamam Ali Kazazi, por pas bisedës, Azemi u ngjall disi.

- T’ua nxjerr frikën, - tha, - të shkoj aty t’ua tund njëherë dhëmbët atyre pisave që u dorëzuan kështu.

Dhe iku vërtet në orën 23.00 në atë godinë ku ëndërroi aq shumë që të hynte një herë si ministër, por që hynte gjithmonë brenda dyerve të saj me ndjesinë që ishte shumë herë më shumë se aq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySun Sep 12, 2010 4:21 pm

. Universitetet s’kanë para për rrogat e 3000 pedagogëve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySun Sep 12, 2010 11:40 pm

Ooooooooobbbbbbbbbbbbbuuuuuuu po ku na ishte ky Mero Baze me heret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySun Sep 12, 2010 11:44 pm

Kjo datë është përkujtuar sot edhe nga Partia Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie, si Ridvan Bode, Astrit Patozi, Lulzim Basha, përfaqësues të grupit të "Dhjetorit 90", etj, si dhe shumë personalitetet të tjera politike, kanë kryer sot homazhe në lapidarin e ngritur pranë selisë së PD, vendi ku 12 vjet më parë u ekzekutua me armë Hajdari. Në homazhe mungoi kryeministri Sali Berisha, pasi ndodhet në Kosovë për një vizitë private, raporton BalkanWeb.

Në një intervistë sot për mediat, Fatmira Hajdari u shpreh se vrasja e burrit të saj është çështje politike dhe ende e pazgjidhur. “Azemi është vrarë për arsye politike dhe jo familjare, këtë tani le ta zgjidhë politika. Vrasja nuk është zgjidhur ende. Rihapja e çështjes i përket Partisë Demokratike ta bëjë”.

Fatmira Hajdari, nëna e 3 fëmijëve, e rrëfeu edhe në një intervistë për numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare. Si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës Fatmira mendon se vrasja e tij nuk është gjykuar fare. Pasi vetë gjyqtari i çështjes i është shprehur se ka qenë një proces i montuar , i detyruar nga politika.

Fatmira Hajdari është shprehur gjithashtu se tentativa për të futur arkivolin e Azemit në kryeministri dy ditë më vonë ishte një vrasje e dytë për ish-deputetin e PD-së. Ajo shprehet e bindur se vrasja ka të bëjë me luftën e Kosovës, ndërsa kërkon që bashkëshortit të saj t’i jepen kontributet që ka, duke e përfshirë në Historinë e Shqipërisë.

MU KETU ESHT PROBLEMI SE PD NUK LEJON HAPJEN E DOSJEVE SEPSE E KAN VRA VET SE PSE AZEM HAJDARI KA KUNDERSHTU SALEN PER SHITJEN E NATES SERRBIT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kostandin
Fillestar/e
Fillestar/e
Kostandin


Male
Numri i postimeve : 68
Age : 60
Vendi : Skrapar
Registration date : 09/09/2010

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptySun Sep 12, 2010 11:46 pm

Nje Serbofil dhe nje grekofil berisha dhe pinjollet e tije bashke me ate qelbanikun ne Kosove qe ishte Rugova njerez te ndyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyMon Sep 13, 2010 1:29 am

Mendimi im eshte i perafert me tuajin.

Nga pikpamja serbe Azemi duhet te vritej per dy arsye.

1.Ai me pjekurine dhe popullaritetin qe po fitonte e largonte brenda dy vjeteve Sali Berishen, keshtu qe PD-ja dilte nga kapistra e tyre, UDB-se.

2.Me vrasjen e Azemit si nje person qe kish fituar popullaritet synohej lufta civile ne Shqiperi me synim qe te eksportohej ne Dardani. Ne se shqiptaret do te ishin therur me njeri tjeterin si ne Shqiperi dhe Dardani, nuk do te kishte lufte clirimtare per Dardanine. Kjo ishte edhe arsyeja pse vegla e serbeve Bukoshi tha se do te dergonte 2000 shqiptare te Dardanise ne ndihme te vegles tjeter serbe, Berishes.

A eshte komunikuar ne nje zyre ne Tirane me letra ( shenime) per kete gje nga frika se mos zyres i kishin vene incizues, ky eshte nje detaj i vogel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
Lumo


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 74
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyMon Sep 13, 2010 8:09 am

12 vjet nga vrasja e “Pishtarit të Demokracisë”, Azem Hajdari. PD: Falangat e komunizmit u hakmorën për rrëzimin e diktaturës
12-09-2010 / Gazeta 55


Deputetë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të së djathtës zhvilluan sot homazhe në memorialin e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, me rastin e 12-vjetorit të vrasjes së tij. Në fjalën e rastit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode u shpreh se nderimi për figurë e Hajdarit është një shenjë respekti për punën dhe veprën e një njeriu që punoi për vendin dhe i dha gjithçka. Ai e cilësoi Hajdarin si prijësin e lëvizjes studentore, ideatori dhe qëndrestar, njeriu që ideoi përmes lëvizjes studentore pluralizmin në Shqipëri dhe rrëzimin e diktaturës përmes lëvizjes së gjallë studentore. Bode tha se vrasja e Azemit u krye nga mbetje të caktuara të ish regjimit komunist, në shenjë hakmarrje për shembjen e diktaturës hoxhiste. “Falangat e komunizmit u hakmorën ndaj Hajdarit për atë që bëri në vitet ‘90”- u shpreh Bode, duke shtuar se sa më shumë kolon koha aq më shumë vlerësohet vepra e tij dhe marrin vlera, angazhimi dhe qëndrimi i tij. Ceremonitë për nder të Azem Hajdarit do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme në familjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.



Presidenti i Republikës, viziton familjen Hajdari

Me rastin e përkujtimin të 12 vjetorit të vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore të dhjetor ‘90-ës, Presidenti i Republikës Bamir Topi, vizitoi familjen Hajdari. Azem Hajdari është vlerësuar si një nga figurat më të rëndësishme të politikës pluraliste. Gjatë vizitës kreu i shtetit shqiptar, theksoi se sa më shumë vite kalojnë aq më shumë ndjehet mungesa dhe vlerësohet figura e Azem Hajdarit. Topi duke e cilësuar deputetin demokrat si lider të demokracisë shqiptare theksoi se ai ishte një person luajaj dhe i ndershëm me kolegët e tij.
Azem Hajdari u shqua për guximin e tij qysh në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990-të, për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes edhe Urdhri i lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" nga Presidenti i Republikës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo
Fillestar/e
Fillestar/e
Lumo


Male
Numri i postimeve : 54
Age : 74
Vendi : SHBA
Registration date : 06/09/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 EmptyMon Sep 13, 2010 9:13 am

Driniiiii
Anëtar i Suksesshëm




Numri i postimeve: 2364
Age: 29
Vendi: Belfast
Points: 2391
Reputation: 77
Registration date: 16/02/2009

Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Yesterday at 9:40 pm

--------------------------------------------------------------------------------

Ooooooooobbbbbbbbbbbbbuuuuuuu po ku na ishte ky Mero Baze me heret.


Cna gjeti me disa meron gazetar me zi se me politikanet, kujna ti besojm tashe, meros para 2005-stve apo mbase 2005-stes !?
Meroa e di mire nga kushe dhe pse u vra Azemi, po ashtu ja heke ana meros, ashete mesu kryet e meros si ping poneg, lexoni shkrimet e meros deri me 2005-sten,kushe ka mend dhe logjike te shendoshe, e gjene te verteten se cfare kerkon meroa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 20 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 20 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21 ... 31 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: