Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Brunilda BOCOVA
Fillestar/e
Fillestar/e
Brunilda BOCOVA


Female
Numri i postimeve : 12
Age : 41
Vendi : SHqiperi-Fier
Profesioni/Hobi : -------------------------------------------------
Registration date : 29/10/2009

AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty
MesazhTitulli: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)   AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) EmptySun Nov 29, 2009 2:42 pm

AFORIZMA per EGOIZMIN


01--Bota është e rrumbullakët, egoizmi gjysmë-rrethi!

02--Djali bëhet egoist nga papjekuria dhe të parit tepër!

03--Egoistit hapi udhë, në mos prit të nesërmen gazetën!

04--Egoizmi në shoqëri është si thoi, sa herë pritet aq më tepër rritet!

05--Egoja bëhet zot tek ata që duart zhysin në fëlliqësira!

06--Egoisti si petë byreku, t’holl e t’holl sa bëhet copë!

07--Fytyra që fsheh fytyrë, me egoistë sa ç’duket!

08--Fabula më e bukur e vetmisë, gjysma e fjalës egoizëm!

09--Gota e parë bën gëzuar, e dyta me egoizëm kërkon të treten!

10--I vogël-qan nga padituria, i rritur-lot nga jeta, caku i fillimit të egoizmit!

11--Janë dy, vëlla e motër, egoizmi dhe pabesia!

12--Ku ka sherr, ka egoizëm!

13--Këmba shtyn këmbën për miqësi, gotë pas gote tradhëti, fjalë pas fjale egoizëm!

14--Kanali i vogël, rri afër të madhit…,…,

15--Kush thotë se numërohen yjet, pret medaljen “Egoisti”!

16--Kush flet me egoizëm, rrit naivitetin brënda vetes!

17--Kush nderin humb nga pabesitë e veta, fillon të jetë më egoist!

18--Krevati i njeriut egoist, më i gjerë se dy dopjo bashkë!

19—Kush ka egoizëm—një vend më tepër për poshtërsi!

20--Luan me jetën, tall me egoizëm—i tepërti në shoqëri!

21--Lakuriqësia e femrës më egoiste se egoizmi!

22--Mati fjalët me mend, mos kalo në qortim!

23--Mes jetës e vdekjes,kafshata më e papërtypshme egoizmi!

24--Muri që nxin nga brenda, i ka humbur egoizmit dalja!

25--Mendjelehti e mendjemadhi—kandar i egoizmit!

26--Mes poetësh aq sa ka miqësi, aq ka dhe egoizëm!

27--Mos e fyej poetin për vargjet e shëmtuara, por gojës vëri fre!

28--Nata për të pabesët, dita për egoistët !

29--Njeriu hipokrit vehten nga egoizmi nxjerr në “dritë”!

30--Njeriu bëhet egoist nga padituria, se i pëlqen vetja!

31--Poeti bëhet egoist, kur me penën s’bëhet dikush!

32--Sytë egoistit i tregojnë humnerat e shpirtit!

33--Shpina e kthyer me padrejtësi, egoiste, një kallëp më pak në miqësi!

34--Vajza egoizmin e mban si lekë xhepi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty
MesazhTitulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)   AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) EmptySun Nov 29, 2009 9:36 pm

Shume te forta dhe te gjetura jane keto aforizma Bruna. Ju uroj vazhdim te mbare dhe suksese ne krijimtarine tuaj, njekohesisht ju falenderoj qe i keni sjelle, si nje dhurate e bukur ne forumin e Bashkimit Kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Brunilda BOCOVA
Fillestar/e
Fillestar/e
Brunilda BOCOVA


Female
Numri i postimeve : 12
Age : 41
Vendi : SHqiperi-Fier
Profesioni/Hobi : -------------------------------------------------
Registration date : 29/10/2009

AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty
MesazhTitulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)   AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) EmptyMon Nov 30, 2009 10:56 am

Pershendetje Eva!
Te falenderoj per fjalet e hedhura ne Forum ! Por Eva,
nuk jane as te gjetura e as te mbledhura , por jane vete aforizma te shpirtit tim, krijime te miat !

Gjithesesi te falenderoj per fjalet e shkruara !
Bruna

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty
MesazhTitulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)   AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) EmptyMon Nov 30, 2009 12:41 pm

Pikerisht Bruna e nderuar. Une e di shume mire qe jane krijime te tuat dhe ndaj te pergezova, ndaj kam shkruar shprehjen shqipe se jane aforizmat e tua te forta dhe te gjetura. Te gjetura - jo diku, e dashur mike, te gjetura ne universin e mendjes, te intelektit, te talentit tend, ashtu si te gjitha krijimet kur jane te arrira dhe duket sikur gjendet pika me e bukur dhe e plotesuar e tyre. Edhe nje here urime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Brunilda BOCOVA
Fillestar/e
Fillestar/e
Brunilda BOCOVA


Female
Numri i postimeve : 12
Age : 41
Vendi : SHqiperi-Fier
Profesioni/Hobi : -------------------------------------------------
Registration date : 29/10/2009

AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty
MesazhTitulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)   AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) EmptyMon Nov 30, 2009 3:29 pm

Eva !
Faleminderit per mirekuptimin dhe sqarimin !
Se shpejti do te gjesh te tjera aforizma prej
lib.tim te 8-te "FJALEZ E VESUAR"
Bruna !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty
MesazhTitulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)   AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) EmptyMon Nov 30, 2009 5:52 pm

Brunilda dhe Eva dy lulet e forumit, fresika dhe qlodhja jone,ju falemnderit qe po na qlodhni me keto krijimtari te bukurua ...Ju paqim per jete e mot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Brunilda BOCOVA
Fillestar/e
Fillestar/e
Brunilda BOCOVA


Female
Numri i postimeve : 12
Age : 41
Vendi : SHqiperi-Fier
Profesioni/Hobi : -------------------------------------------------
Registration date : 29/10/2009

AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty
MesazhTitulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)   AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) EmptyTue Dec 01, 2009 10:53 am

[size=24]AFORIZMA PER DASHURINE[/size] (vazhdojne me tej....)


01--Acari i dashurisë nis
e përfundon me ditët e vetmisë!





02--Dashuria lind, rron e humbet mes të dashuruarish!





03--Dashuria s’do para, s’do fjalë, s’do poezi a roman,
por respektin që të mbetet e tillë!





04--Dashuria e parë udhëton mendjes pa rojtar, e dyta
kufijtë te thana i do!





05--Dashuro me sy e zemër, se fjalët janë të tepërta në
dashuri!





06--Djemtë dashurojnë vend e pëllëmbë, për një copëz
strehëz!





07--Djali me dashurinë e parë luan, sa fillon të mësojë
nga vajza dashurinë e vërtetë!





08--Dashuria e parë, fllad që freskon e i vjedh nga pak
minuta kohës!





09--Dashurinë s’e shpika unë, as tradhëtinë pas shpine,
vetvetja e ka në dorë misterin e tyre!





10--Dashuria, s’fundoset
kurrë, kur pa xhelozi ia ndjek lëvizjet!





11--Ëndrrat për dashuri si vuajtjet shtohen, kur mes tyre
futet xhelozia!





12--Gënjeshtra ka këmbë të shkurtra, dashuria krahë për të
fluturuar!





13--Heshtja që fle mes
dashurisë, si litari që të zë prej fyti!





14--Kur dashuria ndërron fytyrë, tradhëtia merr rrugë!





15--Kur e fsheh dashurinë, s’e kupton që jeton rininë!





16--Kur dashuria merr rrugë, për gropa e gurë s’pyet!





17--Kur neglizhon në dashuri, harron dhe ditën e puthjes
së parë!





18--Kafsha do kafshën,
rrallë njerinë, po njeriu që do më shumë kafshën se dashurinë!?





19--Kush do veten, nis
nga pak të dashurojë të tjerët!





20--Kur vdes një njeri,
dashuria për të merr udhë me vitet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty
MesazhTitulli: Re: AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)   AFORIZMA  nga LIBRI IM I  8_te   (vazhdojne) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)
» Libri me i bukur qe keni lexuar
» “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...
» libri i Oera Lindes
» Libri i fundit qe keni lexuar.....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: