Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:11 pm

Në kuadrin e 12 vjetorit të krijimit të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij, sepse është përfaqësues i shpirtërores dhe fisnikërisë njerëzore”


Vetë shprehja e bukur domethënëse: ” Çdo libër ka fatin e vet”, thënie që të trondit më shumë në gjuhën e nënës “Habent sua fata libelli” më sjell ndërmend një poezi të shkruar për këtë çështje te libri im “Virtyti I thyer”:
E përkëdhel si fëmijën e vetëm,
I numëroj fletët,
si ditët, si vjetët…
”Habent sua fata Libelli”
më sjell ndërmend Horacin:
Mauri Terenc….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:11 pm

Mauri Terenc….
Pra çdo libër ka fatin e vet, siç e ka fatin çdo krijesë, që del nga mitra njerëzore. Është fazë emocionante, kur përjeton daljen e një libri, që ka identitet emrin tënd (të krijuesit), mendimin dhe objeksionin tënd dhe kur ky bëhet pronësi shpirtërore intelektuale e njerëzve që kërkojnë progresin.
Çdo libër i dalë, i çdo gjinie letrare qoftë, sjell treguesa të pushtetshëm të një qytetërim prezent apo pikësynues për të ardhmen, kur dita të marrë dimensionet e veta me frymëmarrje të gjerë, t’i punojnë të dyja bronket. Subjekti i një libri bën çudira, duke tablozuar epoka, sisteme, ngjarje dramatike, kulme, renie, ura, “rrugë ajrore” të gjera - autostrada mendimi, thyerje, shkatërrime, eklipsim, puthërime historike, fluturime akrobatike, piramida të ndërtuara me ëndrra... E ç’nuk gjen në subjektet e librave deri në kibernetizëm, fluturime ajrore në tejplane të pazbuluara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:11 pm

Librat janë gjetje, kanë hapësirë të pamatur dhe horizontë ngjyroshë të paimagjinueshëm. Nëpërmjet librit është zhvilluar bota njerëzore dhe kjo e nxjerr atë në prioritet të lartë. Librat janë profetikë dhe ravijëzojnë ngritje e rënie shtetesh, peripeci, rrëzime, kurthe, lartësime, pasqyrime, dominim të inteligjencës dhe zhvillimit, por edhe kundërshtitë e tyre.
Në kulturën tonë kombëtare e freskët vjen lumnaja shpirtërore, kreatura letrare, e shëndetshme dhe e freskët, e cila sot mund të jetë një DRITË - HIJE, falë edhe problemeve që përjetohen, por e nesërmja, kur të kristalizohet civilizimi e të shtohet interesi për ecuri do të pasqyrohet kolori e shkëlqimi, do të ndriçojë një diell i ri që lind për herë të parë dhe që ia ka ënda dhe atij të lind dhe të ndriçojë në një fizionomi të re njerëzore, të rietur per dije dhe kulturë... Libri është injektuesi më i mirë i këtij treguesi.
Në këtë organizëm letrar të ngritur si Lidhja jonë e Krijuesve “PEGASI”, organizëm letrar ky i njohur sot në botë, aktiv, dhënie leksionesh dhe zhvillim veprimtarish të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:12 pm

mëdha ndërkombëtare, i ngritur me talent si dhe me përkushtim studimor e ngritje të mirëfilltë letrare konkuruese, krijojnë e konkurrojnë shumë krijues të talentuar, të cilët tashmë marrin pjesë në takime, konferenca, manifestime ndërkombetare si dhe realizojnë shkëmbimin universal të vlerave. Është fat që qendrën e ka në Gjirokastër dhe kjo është patjetër një portretizim krenarie. Është e tepërt të flasim këtu për këto evenimente që janë transmetuar dhe përshkruar nga media elektronike dhe e shkruar si këtu në Shqipëri dhe në vendet e huaja, Është një trasmetim mijëvjeçar në këtë “tru gjigant” marramendës, të hatashëm, i cili nuk pushon kurrë së funksionuari në këtë aortë gjigante duke marre edhë limfë letrare e duke krijuar qenie letrare, paçka se antishpirtërorja, anticivilizimi, e deliri i prosticionuar ndaj civilizimit e qytetarisë e kërkojnë “turbekulimin”.
Letërsia po çan në rrugën e saj të hapur me mish dhe me shpirt, me sakrifica sublime,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:12 pm

ku në këtë univers letrar japin kontribut dhe shkrimtarët, poetët, studiuesit, përkthyesit, gjithë krijuesit, prodhuesit letrarë... Ne kemi një ëndërr të madhe që e ardhmja e letërsisë së mirëfilltë shqiptare të ulet pikërisht në këtë poltron. Ky është vitalitet i krijuesit, siç e ka dëshmuar Historia Njerëzore, janë më të përmendurit, më të pavdekshimit që ndoshta jetën nuk e jetojnë me lulesa, por e dafinizojnë e respektojnë, kur jeta e tyre fizike ka përfunduar dhe nis preludin jeta e tyre ideale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:12 pm

Krijuesit janë njerëzit e shpirtit të trazuar, pra më njerëzorët, më të çiltrit që botën nuk e shohin dot me natë të stërgjatur, nuk e durojnë dot pa kode morale qytetëruese, me mish e mashe antiligjore, me erëra dhe stuhira që përgatitin katastrofa. Ata të parët lëshojnë kushtrimin dhe japin sinjalet e lindjeve të qytetërimeve të reja dhe të progresit shoqëror. Nëse do të karakterizonim fisnikërinë se ku e ka banesën e saj padyshim do të thoshnim, pa merakun më të vogël, se s’do të gabonim: “Në zemrat e krijuesve” të “shkrirë” artistikisht në kreaturat e tyre: librat...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:12 pm

Librat e tyre janë kontribut, ndihmesë, gjallesë, përpjekje për t’u ngritur nga rrëzimi, dije në dijen e pafund, shpresë në jetën e ngrirë dhe të grirë, ide në tymnajën e prodhuar, vlerë në vlerën e madhe, mision në misionin e madh, ngjitje në civilizim, nisiativë për përmbysje të të shëmtuarës, manierave, rrymave me metoda, eksperimente të pacipa...
Po ç’qëndrim mbahet sot ndaj këtij produkt truri, librit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:13 pm

Libri, pavarësisht nga dashja apo mosdashja, përsëri ka vendin e vet në kohën e intelektualëve, dashamirësve të tij, që e çmojnë vlerën e tij; ka vendin e vet në bibliotekat, fonde pasurore kombëtare që tregojnë epërsinë e librit dhe që transmetohen në breza.....Ai është prezent në të gjitha familjet dashamirëse, që nuk mund ta kuptojnë familjen e tyre pa një bilbiotekë të pasur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:13 pm

Është koha që të ndryshohet klima dhe të ketë dhe pak “tropik” në ecjen e librit.
Jo pa qëllim u mblodhëm në këtë takim, jo pa qëllim organizuam këtë takim se pa librin nuk do të kishte një Evropë e Amerikë të zgjuar, një Athinë të demokratizuar, një Romë që mbahet në kujtesë, një Egjipt papirustik, një Paris që të trondit me magjistarinë letrare, një Berlin shndritës , një Vjenë që cicërrojnë me cicërrimë zogjsh pendbukur, një Madridt feniks, një Londër me skeptër në letërsi. Dhe këtë ndriçim e sollën Homerët, Dantet, Petrarkat, Euripidët, Ovidët, Servantesët, Molierët, Shekspirët Platonët, Turgenjevët, Dostojevskët, Amicët, Manët, Gorkët, Eliotët, Uitmanët, Gollsorthët, Londonët, Hemingujtë, Fransët, …. e shumë e shumë të tjerë e duke vijuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:13 pm

te rrafshi ynë kombëtar: Fishtat, Nolët, Migjenët, Kadaretë, Poradecët dhe të tjerë që lindën pas tyre dhe habitën botën, duke u bërë të pavdekshëm..
Libri hap sipare dijesh. Libri shpalos vlerat njerëzore, ai ka një “tru” luajal të jashtëzakonshëm që i lexohet dhe nënkuptohet duke të përsiatur në hapësira magjie. Jo pa qëllim mblidhemi këtu në këtë institucion libri, në këtë bibliotekë të këtij qyteti, i cili ka nevojë për një hapësirë më të madhe të bibliotekës të pajisur me salla të mëdha leximi, duke flakur tutje këtë ngushtësi, “Bukuri që të vret’, Ne duam të krijojmë një traditë të re që në sallat e leksioneve të bibliotekave, jo vetëm në Gjirokastër, por në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, ku vepron Lidhja të ketë takim me shkrimtarë, jo vetëm në muajin e letërsisë, por gjatë gjithë vitit...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:13 pm

Lidhja Internacionale e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit “Apostol Meksi” Gjirokastër zhvillojnë veprimtarinë letrare “ Krijuesit, njerëzit e shpirtit të trazuar”, në kuadrin e12 vjetorit të krijimit të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania

Marrin pjesë krijues, studiues, (poetë, shkrimtarë, artistë), dashamirës të librit, librarë, bibliotekistë nga Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Delvina, Saranda...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:13 pm

Prezantimi i librit “PEGASIADA” 1


Një libër i veçantë me një kompozim shumë dinamik, të gjallshëm, gjithëpërfshirës, tonativ, selektiv, ekspozues, gjinishpalosës, ilustrues, kumtues, referues, informues, intervistues dhe, midis të tjerash, edhe shumëgjuhëfolës... Ndoshta kjo radhitje e kësisojtë mund të mos kuptohet, por kuptimësia vjen duke pasur në dorë dhe në mendje këtë libër.
Libri “PEGASIADA”1 prezanton veprimtaritë titullare të Lidhjes LNSHPA “PEGASI” ALBANIA, sidomos dy Simpoziumet Ndërkombëtare “Muza Poetike Pegasi 2009” me objekt “Poezia bashkëkohore”, ku morën pjesë shumë poetë nga Bota e sidomos nga Ballkani si dhe fillesat e veprimtarisë tjetër Simpoziuminale “MUZA POETIKE PEGASI 2010” me objekt “MAGJIA PËRKTHIMIT” , ku morën pjesë shumë poetë edhe nga Turqia, Anglia,Greqia, Qipro, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Bosnja e tjerë, pa harruar poetë dhe poete të tjerë nga vendet që morën pjesë në Simpoziumin e Dytë (2-5 prill 2009).
*
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:14 pm

Larmiteti dhe “kompozimi” i Simpoziumit duke i zhvilluar seancat e tij me një tablo të qartë edhe skenike e poetike (GUIDA POETIKE), duke u njohur dhe me bukurite natyrore, figuracionale reale te Shqipërisë, një prezantim ky fin, e duke përligjur referencat, kumtet, interpretacionet, “rrëfimin për veten”, panairet ekspoze në tërësi Ndërkombëtar, por edhe në veçanësi në Përmet, Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Tiranë (masiv), ku në këtë Panair- Ekspoze morën pjesë rreth 1200 poetë nga gjithë bota, tregoi parasëgjithash se, siç shprehet edhe Presidentja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë në OHAJO SHBA, poetja TERESINKA PEREIRA në përshëndetjen e saj: “...Ju me këto veprimtari të këtij stadi po jepni një kontribut të rëndësishëm në letërsinë moderne botërore...”. Kjo punë e detajuar e sukseshme u arrit falë lidhësisë që tashmë është privilegj për Lidhjen me shumë organizma letrare që veprojnë sot në botë dhe kanë integritet veprimi . Theksohet parasëgjithash se “PEGASI” doli nga shpirti me atë galopimin e tij të çuditshëm.
*
Duhet theksuar se Pegasiada në konturet e saj shkrimorë jep, përveç të tjerash, edhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:14 pm

Organogramën e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, një organogramë kjo e studiuar mirë.
Para kësaj tregohet si u shfaq Pegasi në letërsinë shqiptare dhe lajtmotivi i studiuar i kësaj shfaqjeje si simbol i muzës, si yllësi më e ndritshme në Univers, si dritëdhënie në shpirt- një trinitet i studiuar dhe efikas... Por që të realizoheshin këto duhej patjetër që të forrmulohej kryefjala e Lidhjes, për të afruar poetët dhe krijuesit : “ Jemi të gjithë Ëngjëj me një krah.. Ejani të bashkojmë krahët e të fluturojmë së bashku...”
Në këtë organogramë jepet detajimi me: Presidencën e Lidhjes, Këshillin e Presidencës, Këshillin Konsulent (poetë dhe shkrimtarë me reputacion në letërsinë botërore aktuale). Duhet theksuar se në këtë Këshill konsulent marrin pjesë: poetja Teresinka Pereira braziliano- amerikane, Panajota Zalloni “XASTERON” Athinë, botuese e revistës letrare “KELENO”, Dimitri Kranioti, Presidenti i Ë.P.S, Beniamin Yzon, president i U.P.L.I,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:14 pm

Dino Cubati (president i Lidhjes “Kafeja e Ideve” , Choi Laisheung (Kinë) IPCTR, Domenico Defelice(Itali). Po kështu në “Pegasiadë” jepen të detajuar organet drejtuese, si dhe anëtarët e çdo dege të krijuara brenda dhe jashtë vendit. Po kështu janë të evidentuar poetët dhe shkrimtarët e vendeve të tjera. të cilët aderojnë në Pegas. Anëtarë më shumë LNPSHA “Pegasi” nga shkrimtarë dhe potë të huaj ka Italia, Greqia, SHBA, Kosova, Maqedoni. Po kështu ka anëtarë edhe nga Anglia, Qipro, Mali i Zi, Brazili, Rumania, Rusia, India, Kina,Australi, Austria, Bosnja Hercegovina, Mongolia, Meksika, Turqia, Malta, Bolivia, Austria, Serbia, Tajlanda, Marok, Japoni, Francë, Kore, Zvicër, Belgjikë e tjerë. Tregohen qartësisht anëtarët e Nderit të Lidhjes. Një vend të rëndësishëm në “Pegasida” zë programi, kumtet, veprimtaritë, (gjuhën anglezedhe shqipe), po kështu të zhvilluara referenca, e lektorëve gjatë Simpoziumeve. Kështu vend zënë: “Një vështrim mirëfillor i historisë poetike shqiptare dhe ecurisë së saj në postmodernizëm” mbajtur nga Kristaq F. Shabani (shqip, anglisht), kumti i poetit Lumo Kolleshi, Sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA, “Ne vijmë nga shekulli i XX”, ‘Liria në Poezinë e sotme shqipe” nga Halil Haxhosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:14 pm

(Kosovë), “Letërsia e sotme në emigracion dhe problemet e saj” nga Iliaz Bobaj, poet , kumtet e Panajota Zallonit dhe Dino Kubatis për Letërsinë moderne greke (greqisht) ku jepet edhe një panoramë dinamike e përfaqësuesve të sotëm tipikë të letërsisë moderne greke; po kështu në kumtin e poetit dhe shkrimtarit Dinos Cubatis jepet edhe lidhësia midis dy letërsive greke e shqipe në kohën e sotme. Vend të rëndësishëm në Pegasiadë zë shkrimi i shkruar me një stil ndryshe i poetit Petro Dudi ”Prurjet poetike në poezinë e hapësirës së lirë krijuesve dhe konkurruese”. Kumti interesant i Prof. Florentin Smarandache (Universiteti i Meksikos SHBA) për letërsinë paradoksale (anglisht): “Karakteristika, dallesa në poezine paradoksale “. Në Pegasidë vend të veçantë zë kumti i poetes Artemis Vazirjanxiki: “Me poezinë tonë dymijëngjyrëshe le të hedhim në erë gjithë hidhërimine botës” kushtuar poetit Ilia Simopulos. Kumtet e i Nadia Cella Pop, Rumani “Pasqyrime (reflektime) në cinikë dhe pa lidhje të poezisë moderne rumune” dhe e Patrich Sammut, poet , studiues, NçKryetar i lidhjes së Shkrimtarëve Maltezë: “Larmiteti stilistikor, mesazhimi - dukuri gjallësore në formim individualiteti”, ku në këtë të fundit evidentohe ky larmitet të poetëve të fokusuar me zë sot në botë si: Teresinka Pereira, Agnes Lam HONG KONG, Stephen Morris, BirminghamAngli, Tholana Ashok Chakravarthy, Hyderabad INDIA, Ada Aron, ISRAEL, Nadia Cella Popp Rumani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:15 pm

Poetja dhe përkthyesja greke Vassiliki Kalahani zë vend në “Pegasiada” me kumtin “Vendi dhe një Komb ka një shpirt. Kjo botë në vetvete është shumë e madhe, shpirt i palimituar dhe çdo gjë në këtë tokë i përket përjetësisë, shpirtit të bukur”.
Pegasiada në rubrikën e kumteve i jep rëndësi kumteve: “ Poezia shqipe në Mal të Zi “Një veshul i vogël nga pjergulla shqipe” të poetit dhe studiuesit Anton Gojçaj, “Poezia bashkëkohore” nga Prof. Dr. Nehas Sopaj,Shkup (Maqedoni), “Murosja e mikes nën rrap dhe poetët që nuk ikin nga Atdheu” të Kalosh Çelikut, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë FyromMacedoni si dhe “Poezia si kumt i hershëm” i poetit Lulëzim Logu Tropojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:15 pm

Nga Letërsia italiane botohet shënimi , mendimi kritik “Isola del Cielo” i Giovanna Maria Muzzu, “Një mënyrë ndryshe për të bërë poezi, Deti im” nga Prof. Flavia Lepre (Universiteti i Aronës , Itali), “Lirika moderne dhe avagarda në Letërsinë Gjermane”, shkruar nga Remzi Salihi, poet , kritik, botuesd IRJM (SHKUP), ku bëhet një trajtim dhe analizë e përfaqësuesve tipikë të Letërsisë së sotme gjermane.. Vënd në PEGASIADË zë dhe shkrimi në gjuhën braziiane të Cristina Maria Onofre Santos për poezinë konteporane në Brazil.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:15 pm

Përmbajtja e kësaj vepre vijon me një sërë mendimesh kritike si “Poezia e vlerës dhe e artit individiual”, (fokus “Galopimi i kalit bojë blu” të Panajota Zallonit), “Ëndrra e sapolindurve nga Paficio Topa, mendime kritike për veprën e Teresinka Pereira; “Lirika ruse konteporane (Mendime kritike për librin poetik të Adolf Shvjedçikov “Gruaja të cilën dashuroj” shkruar nga Kristaq F. Shabani, “Muzikaç fjala poetike, himn i pavdekshëm për jetën “ shkruar nga Xhelal Angoni, ku tregohet simbioza midis poezisë dhe muzikës. Në libër evidentohet “Dita e prozës poetike”, ku jepen mendime kritike “Misioni progresiv i një vepre dokument të arkitekturuar me epos” (kumtim) për veprën e shkrimtarit Dino Cubatis “Iliana jeta jonë përfundon te tanket”(shqip, anlgisht), “Magjia e përkthimit”. Zbukuron Pegasiadën shkrimi i prof. Rexhep Qoses “Jeta e dyfishtë”, mendime për librin e prozatorit Reshat Sahitaj, Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:15 pm

Katedra e eseiste e Lidhjes del me kumtimin “Imazhi në Poezinë Bashkëkohore”. Mandej vijohet me rrëfime poetike si dhe me “Një shpalosje universale e vlerave “Korsi e Hapur”, nga Sekretari i Pergjithshëm i LNPSHA “PEGASI” Albania, ku bëhet një pasqyrë analitike e kësaj vepre , kësaj antologjie me frymëmarrje të gjerë, ku janë pasqyruar krijimet te 270 autorëve vpegaistë , autorëve nga vendi dhe poetë ng Bota. “Një vëzhgim reflektiv në lindjen e “Antologjisë së poetëve italianë “ shkruar nga Sina Vaka, ku evidentohen potët më me zë të poezisë italiane me kontribut të madh në Letërsinë Botërore, vijohet me kumtin “Vështrim mbi Letërsinë shqipe” nga Prof. Nasho Jorgaqi, “Poezia Bashkëkohore amerikane”, ku evidentohen 9 përfaqësuesit e saj më me zë sot; Antologjia poetike “Në flakën e krijimit” të Lidhjes “XASTERON”, ku marrin pjesë dhe pegaistët, Antologjia e Poetike ” KIATO”, përgatitur nga Vassiliki Kalahani, ku marrin me krijimet tyre Kristaq F. Shabani dhe Petro Dudi, Antologjia vetiake


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:16 pm

Fragment nga Intervista
Poetët, shkrimtarët, gjithë krijuesit, s’e ndiejnë kurrsesi dallimin, racën, shtetësinë, kombësinë e tyre, …
Ata kanë një vëllazërim dhe një motërzim të paparë dhe një respekt të ndërsjelltë me njëri - tjetrin. Ky është një modul, të cilin duhet të arrijë shoqëria njerëzore dhe që tregohet me pararojën inteligjente të njerëzve të aftë e plot talent.

Intervistë me Presidentin e Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” Albania, poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Kristaq F. Shabani
Dhënë gazetares dhe poetes Yllka Ponde ËP.S, TVSH “Gjirokastra”
Botuar edhe ne gazetën e Athinës (shqip)


3. Shpesh dëgjojmë në praktikën jetësore se tashmë mund të bëhesh shkrimtar apo poet vetëm me botimin e një libri?
Kjo është e specifikuar dhe e dritur nga shembujt e talenteve të mëdhenj, që kanë shkëlqyer me “shënimin e parë” dhe kanë triumfuar në Kapitolin e Petrarkës, por këtu flitet për ata që talenti është i diamantizuar në dimensione të shkëlqyera. Që të mos zgjatem do të citoj disa vargje nga një vjershë shkurtesë, imja, të cilën e kam shkëputur nga vëllimi poetik “Epigram i mortuar dhe Kërcimi i ëndrrës”: Petrarka e arriti Kapitolin,ç Gjethen e Dafinës e provoi,/ Pas tij mijëra poetë,/ Dafina torturoi…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:16 pm

Le t’i kthehemi kërthët pyetjes suaj për titullimin. Në praktikën e përditshme thuhet shpesh rëndom: “Ja poeti, ja poetët… Ja shkrimtarët…” Kjo nuk përputhet apo shpreh mirëfillësinë.
Kjo nuk është aspak mbushamendëse, por ka shije thanore. S’ke si ta “titullosh” kaq papritur një njeri, i cili shkruan diçka, qoftë një libër. Por mburravecëria i lëshon zagarët të “kapin lepuj”. Ka dhe tentime që të gjithë e quajnë veten të “parë” të kuvendit letrar… Çudimësi dhe habitëri njëkohësisht. Por në raste të tilla në shoqëri, të cilat s’janë ende të pjekura mund të “perifrazohet” kështu… Që të titullohesh kështu do të thotë të motivohesh natyrshëm si talent, në rast se vepra e nxjerrë, ky produkt yti intelektual letrar do të befasojë, do të tërheqë vëmendjen, do të diskutohet me gjallësi nga rrethe intelektuale dhe me mend. E theksoj me mend se intelektual nuk do të thotë që mjafton se ke mbaruar një shkollë të lartë dhe je i tillë, (sidomos në kohën e sotme të mbarosh një shkollë të lartë ka një lehtësi të hatashme), saqë, kur bisedon me një student apo studente edhe të Gjuhë – Letërsisë befasohesh me mosdijenitë e tij (e saj), siç flitet rëndom, por duhet të kesh dukuruar e profilizuar vetveten dhe të marrësh pjesë aktive në dinamikën jetësore të vendit. Dhe në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:17 pm

rastin e shkrimtarit, poetit, jo vetëm duhet të kesh prurje të mençuruara letrare, por edhe të kesh konkuruar në “shkëmbimin universal të vlerave”, të cilat arrihen nëpërmjet veprimtarive të shkallëzuara letrare, brenda dhe jashtë vendit, kur tashmë janë krijuar mendësitë dhe mundësitë. Pra le t’i rikthehemi pyetjes. Por edhe nëse ke botuar apo reklamuar shumë vepra edhe në disa gjini, por ato “nuk kanë fizionomi të bukur letrare apo estetike”, përsëri mbetesh në klasë… Gjithçka edhe këtu e vendos konkurrimi i vlerave, cilësia dhe “mahnitja publike” e lexuesit”, i cili krijon tablon e qartë në pozicion të lexuesi. Flas për lexuesit profesionalë.
Shpesh njerëz jo kompetentë marrin përsipër të redaktojnë libra, të kryejnë veprimtari letrare, të bëjnë tam - tyme, kur nuk kanë fare lidhje me letërsinë dhe çuditërisht janë këta që thithin “fondet”, që u ”falin” pushtetarët, dhe harrohet ajo e plotëformuara, profesionalja, që ka dhënë kontribut… jo cilësorja. Një reflektim i tillë e çon mendimin në mediokritet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:17 pm

Njeri i vlerave të krijimit është ai që precipiton sukseshëm. Ne këtë e kemi parasysh mirë. Lëvizja jonë e Lidhjes “PEGASI” në fillesë ishte një lëvizje letrare, ku kryheshin dhe “veprimtari letrare“ populiste, të cilat shërbyen për njohje të një grupimi “PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”, por me kalimin e kohës, pasi u trupëzuan, shpërthyen degëzimet dhe pema kreative rritej, atëhere u hoq dorë nga ky populizëm dhe u përcaktua qartësisht mirëfillësia, e pastra letrare, talenti dhe natyrisht u krijua “shkallina”, u kalua në krijimin te një fizionomie të qartë. Kreativiteti ka duelizimet e veta, jo të gjakta, pasi realizohet me konkurrimin e vlerave në arena letrare. Një konkurrim i tillë solli njohjen e krijuesve dhe të atyre që, në periudhën e sistemit të mëparshëm, asqë njiheshin, por çuditërisht “buronja kreative” e fshehur shpërtheu dhe prurjet në gjinitë letrare filluan të aktivizoheshin.
Pra që të arrihet te titullimi kërkohet një aftësi veprimtare tejet e studiuar e lodhshme, e vrullshme dhe “djersim profesional”.
Këtë që theksova më lart do ta ilustroja po me krijimin tim, pasi ideja ime ilustrohet më natyrshëm me kreaturën time…(Kjo është përkëdhelëse) Qesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... EmptySat Aug 21, 2010 11:18 pm

Paradite mëndjelehta…/ në mbrëmje në shtatzani të errura…/ Eh, “Pemët e Gjelbra’, gdhirë në hi të përkëdhelura. (K.SH “Virtyti i gënjyer” faqe 112).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty
MesazhTitulli: Re: “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...   “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Libri i fundit qe keni lexuar.....
» "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari
» Libri me i bukur qe keni lexuar
» AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)
» AFORIZMA nga LIBRI IM I 8_te (vazhdojne)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: