Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 vetëm dhënduert i kËndojmë për së gjalli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

vetëm dhënduert i kËndojmë për së gjalli Empty
MesazhTitulli: vetëm dhënduert i kËndojmë për së gjalli   vetëm dhënduert i kËndojmë për së gjalli EmptySat Dec 06, 2008 10:43 pm

Koment


VETËM
DHËNDURËT KËNDOHEN PËR SË GJALLI



Gjatë
karrierës sime si këngëtar krijues , më ka rënë që të përballem
me lloj – lloj njerëzish të mentaliteteve të ndryshme . Dihet se
shijet dhe kërkesat e njerëzve ndaj këngës dhe muzikës janë të
ndryshme, ashtu siç janë edhe zhanret e muzikës të ndryshme.



opusin tim krijues në zhanrin e muzikës popullore, sidomos të asaj
rapsodike dhe lirike, më se 70% të këngëve të mia , i takojnë
ngjarjeve historike, trimave legjendarë, heronjve, dëshmorëve dhe
figurave më të ndritura të kombit tonë , gjithandej trojeve etnike
shqiptare. Këto këngë më bëjnë të jam krenar dhe t’i këndoj
me gjithë frymën e shpirtit që kam.


Mirëpo,
jo rrallë herë , më ka rastisur që të zhvilloj dialogje të pa
këndshme me njerëz që kanë ambicie të një mentaliteti të sëmurë
nga lashtësia dhe primitivizmi i trashëguar ndër shekuj
. Njerëzit e vuajtur nga një mentalitet i tillë, do të dëshironin
që edhe atyre të iu thuren këngë dhe të këndohen për së gjalli,
pa e bërë asnjë hap në të mirë të popullit, kombit dhe atdheut!


Njerëzit
e një mentaliteti të këtillë (pa asnjë meritë), do të ëndërronin
që të futen në analet e historisë së këngës shqiptare, në historinë
kombëtare dhe të rreshtohen me elitën e trimave të atdheut! Ata,
do të donin që këngët e tyre , të jehojnë fuqishëm nëpër tregje,
vetura, koncerte, e sidomos nëpër odat e burrave, ku do të përcilleshin
vazhdimisht me rrebeshe rafalësh nëpër tavanet e odave dhe shtëpive
të huaja, në mënyrë që edhe bota femërore dhe fëmijët, të mësonin
e të dëgjojnë për “trimëritë” dhe “burrëritë” e tyre!



ushqyer nga një mentalitet i këtillë, shumë njerëz në jetën time
më kanë ndalur rrugëve dhe më kanë kërkuar që t’ iu thuri dhe
t’ iu këndoj këngë?!


Të tillët,
me një mllef dhe nervozë të pa matur , më drejtohen kështu:


“More,
ti, krejt dynjasë ju këndove dhe i qite në këngë, vetëm mua jo?!”


Përpjekjet
e mia, për t’ i bindur se kënga nuk mund t’ i kushtohet secilit
njeri, asnjëherë nuk kanë qenë bindëse dhe të suksesshme !


Përveç
atyre, të cilët më drejtohen drejtpërsëdrejti me kërkesa për
t’ iu kushtuar dhe kënduar këngë personalisht atyre, është edhe
një grup tjetër individësh që janë simpatizantë të sëmurë ndaj
liderëve të tyre politik dhe të tillët janë edhe më agresiv se
sa ata të parët, nga se ata dinë të shprehin kërkesat e tyre edhe
me fjalë e tone kërcënuese!


Po e marr shembull
një rast shumë të freskët, i cili më ndodhi këto ditë , mu në
sheshin e qytetit tim:


Duke
shëtitur nëpër sheshin e qytetit së bashku me një mik timin, pa
pritur më doli përpara një njeri bukur i moshuar, i veshur pedant
e me kravatë, që në shikim të parë dukej të jetë ndonjë intelektual
i ngritur! U ndal mu përpara meje dhe më përshëndeti, duke më pyetur:”
A je ti, Demir Krasniqi?”


Unë,
iu përgjigja me urtësi dhe modesti: “Po , vet unë jam Demir Krasniqi,
por Ju kërkoj falje, nga se Juve nuk po ju njoh !”


Kalimtari i
pispillosur deri në kokë, ma ktheu me një buzëqeshje ironike:


“Po,
po . Ju këngëtarët nuk e njihni askënd, pos vetës ! Por, unë jam
një zyrtar i lartë i drejtësisë, i cili ju adhuroj dhe me këngët
tuaja, jam rritur! Por tash, kam fillua të ta marr inati, nga se krejt
këngëtarët e regjioneve tjera, po ju kushtojnë këngë dhe po i
këndojnë liderët e vet të gjallë, kurse Ti, për krejt dynjanë
ke krijuar këngë, vetëm për liderët e gjallë të Anamoravës,
jo! E për këtë , të ndala që të tregoj se nuk e ke mirë, nga
se unë jam një jurist me fakultet dhe ne kemi nevojë që t’ iu
këndojmë liderëve tanë politik sa janë të gjallë, se kur të
vdesin, nuk mund t’ i dëgjojnë këngët e veta!”


Sjellja
e këtillë e këtij juristi, më habiti dhe më shokoi ! Pasi më nxori
nga takti, më detyroi që t’ ia them edhe unë , dy – tri fjalë:


“Më
vjen keq, zotëri jurist, që Ju , nuk po e ditkeni se nga ana juridike
është vepër e rëndë penale, që t’ i këndosh këngë njeriut
për së gjalli, pa marrë para sysh se për kënd është fjala!


E
dyta: - Në traditat dhe zakonet tona popullore, vetëm dhëndurëve
iu këndohen këngë për së gjalli, e askujt tjetër!


Vajzat
, iu këndojnë këngë me defe – dhëndurëve, nja tri ditë para
se të martohet, me qëllim që t’ ia lavdërojnë nusen, t’ a trimërojnë
atë, për t’ ia hequr tremën dhe frikën para se të hyjë dhëndër,
nga se në kohërat më të vjetra djemtë e ri martoheshin me vajzat
që ua caktonin prindërit, pa u pa kurrë me to , deri në natën e
martesës, andaj edhe kishin frikë shumë në natën e parë të martesës!


Ndërsa,
sa iu përket liderëve tanë të gjallë, nuk mendoj se ka nevojë
që t’ ua heqim tremën me këngë, për t’ u marrë me politikë
dhe për ta drejtuar popullin në rrugë të drejtë e të mbarë!”



Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
vetëm dhënduert i kËndojmë për së gjalli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetëm një rrugë…
» ....mia rap´s e poezi....
» Tekste Kengesh Shqiptare!
» Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"
» Krijime nga Adem Berisha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: