Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 EmptySun May 04, 2008 2:14 pm

Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës.



LRBSH gjatë kësaj periudhe kishte kryer shumë aktivitetesh kombëtare, por në qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kësaj organizate dhe fillon një fushatë të egër arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intenzive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) dhe mbi 80 pjestarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi i dytë kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçi dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues i përbërbëhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut të Prishtinës (26)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 EmptySun May 04, 2008 2:15 pm

Në këtë gjykim maratonik në “emër të popullit” u dënuan:

1. Adem Demaçi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,

2. Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,

3. Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,

4. Seladin Daci (1933) "muzicione në Radio Prishtinë" (Prishtinë) me 10 vjet,

5. Azem Beqiri (1939) - Nënpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) - me 10 vjet,

6. Abdullah Lahu (1944) - nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,

7. Ahmet Haxhia(1932) - farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,

8. Xhafer Mamuxhiku (1935) - nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,

9. Dibran Bajraktari (1939) nënpunës nga PRishtina - me 13 vjet,

10. Sabri Novosella (1943) - rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,

11. Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe

12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga sTambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 EmptySun May 04, 2008 2:15 pm

Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:



1. Adem Rukiqi - Verboc -Gllogovc,

2. Abdyl Shala - Loxhë-Pejë,

3. Arif Hoxha - Mitrovicë

4. Arif Ymeri

5. Asim Vula - Gjakovë

6. Avni Lama - Gjakovë

7. Bahtire Berisha - Prizren

8. Bahtir Duraku

9. Bedrush Çollaku - prizren

10. Besnik Koci - Gjakovë

11. Destan Miftari

12. Din Spahia - Gjakovë

13. Ejup Kastrati - Pejë

14. Elhame Shala - prishtinë

15. Emina Rakovica - prishtinë

16. Enver Gerguri

17. Enver Mehmeti

18. Fazli Grajçevci - Tankoc

19. Fehmi Elmazi - Gjilan

20. Ferat Ymeri

21. Gani Msutafa

22. Haki Bejta

23. Haki Gashi

24. Hamdi Obertica - Fushë Kosovë

25. Hilmi Rakovica - Prishtinë

26. Hyda Dobruna - Gjakovë

27. hysen Bukoshi - Prizren

28. Hysen DAci Mitrovicë

29. Ibrahim Stublla

30. Ismet Koshutova - Mitrovicë

31. Isuf Istrefaj

32. Isuf Isufi - Mavriq

33. Kadri Kusari - Gjakovë

34. Myrteza Nura - Gjakovë

35. Mustafë Venehari - Mitrovicë

36. Nezir Gashi - Labjan - Pejë

37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog

38. Mejreme Berisha - Prishtinë

39. Osman Berisha - Puzovfc

40. Qerim Zajmi

41. Ramadan Lahu - Gllamnik

42. Ramadan Shala - Pejë

43. Rashit Rusha

44. Rexhep Elmazi - Gjilan

45. Rexhep Shala - Loxhë, Pejë

46. Remzi Baloku

47. Rrustem jMorina

48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevë

49. Sadik Latifi

50. Sahit Sfeqla - Prishtinë

51. Selatin Novosella - Prishtinë

52. Selman Berisha - Progofc

53. Sylejman Gashi

54. Sylë Shala - Pejë

55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtërri

56. Shemsi Hoxha

57. Shemsi Rudari

58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinë

59. Teki Dervishi - Gjakovë

60. Ukshin Shala - Loxhë - Pejë

61. Vesel Bislimi

62. Vesel Shala - Loxhë, Pejë

63. Vezir Zka - Dobrajë, Prishtinë

64. Ymer Mehmetaj

65. Zeqir Agushi

66. Zeqir Gërvalla - Lupçi i Poshtëm, Podujevë

67. Zeqir Heretica - Lupçi i Poshtëm, Podujevë

68. Zeqir Shala - Loxhë, Pejë (27)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 EmptySun May 04, 2008 2:16 pm

Më 27 Nëntor 1968 Grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së , u arresta dhe pas katër muaj hetimesh, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajtë një proces gjyqësorë kundër tyre. Në këtë proces u përfshi, trupi gjykues i përbërë nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarët – porotë: Beçir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtës ishte Hysamedin Oruçi, ndërsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.



Kjo trupë gjyqtarësh – porotësh më 7 prill 1969 ”në emër të popullit” për shkak të “krimit - propaganda armiqësore nga neni 118 al. 1 e KP” këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha dënohen me nga 3 vjet burg. (2



- Për pjesëmarrje aktive në demonstratën e Prishtinës, u denuan edhe studentët: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skënder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndërsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (që të dy rrobaqepës) u dënuan me nga 2 muaj burg.



- Për demonstratën e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (që të dy studentë) me nga 10 muaj; ndërkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.



- Për demonstratën e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj



- Ndërkaq për demonstratën e Besianës (ish-Podujevës) u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, që të dy studentë. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mësuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skënder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, që të dy me profesion rrobaqepës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 EmptySun May 04, 2008 2:16 pm

Më 22 dhjetor 1968 u organizua edhe nje demonstratë në Tetovë. Për demonstratën e Tetovës, e cila e aktualizoj çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u denuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 veta u denuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “për vepër penale kundër shtetit” u denuan:

- Mehmet Myrtezani - Gega, mësues me 7 vjet burg;

- Faik Mustafa, student me 5 vjet burg;

- Abdylselam Selami, mësues, me 1,6 muaj burg;

- Ramadan Sinani, student me 2 vjet;

- Fehmi Rifati, student me 2 vjet burg;

- Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet;

- Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj;

- Refki Murati, murator me 2 vjet;

- Nexhmidin Neziri, mësues me 1,6 muaj;

- Ibrahim Rudi, student me 3 vjet;

- Agim Jaka, student me 2,6 muaj;

- Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj burg;

- Xhemil Mustafa, student me 5 muaj;

- Arbër Xhafëri, student me 3 muaj;

- Agim M.Xhaferi, student me 3 muaj burg e shumë të tjerë. (29)



Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënojë edhe shumë të rinjë shqiptar, që nuk ishin pjesëmarrës në demonstrateën e Tetovës. Në Shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagand armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u denua me 1 vjet, po për propagand armiqësore. Në Strug u denua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, për diversion, Tosun Roçi me 4 vjet burg, ndërsa në Kërçovë u denuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 EmptySun May 04, 2008 2:17 pm

Të burgosurit shqiptarë vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit në Maqedoni; të Nishit, në CZ të Beogradit, e të Pozharevcit... në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës... dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok"ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci (30). Në këtë ujdhesë të zhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famkeq). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 EmptySun May 04, 2008 2:17 pm

Referencat



1 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare(1844-1990) Lumi-T,Gjakovë 1991, fq.495

2 Po aty

3 Po aty

4 AQSH i RPSSH, F.252/ I,1951, dos.340, M-F 393, fl.36

5 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh .....”, fq.497/498

6 Gazeta”Besa”, Stamboll-1974-1975./Mr.Ethem Çeku:Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, Prishtinë, 2003, fq.129.

7 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita" Prishtinë 1998, fq.146.

8 Gjykata e Qarkut e KAKM-së në Prishtinë, me 3 nëntor 1950 (Aktgjykimi K.149/50)

9 Po aty / dhe kujtime të Sh.Mazrekut, botuar në revistën "Forumi", Prishtinë 6 dhjetor 1993, f1.19.

10 H.Susuri - "Rrëfime të Hajdar Bytyqit" - Gurra - Revistë e Vërrinit - Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27.

- Nga shënimet në dorëshkrim të Ibish Avdiut - Zhur 1992.

11 R.Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.147.

12 Kadri Halimi - "Prijatarja kombëtarja - e jo ideologjia" - Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12 / Rrëfime nga Xhemë Lah Gashi - herët a vonë Kosova do të jetë e Shqipërisë", botuar në revistën "Forumi" nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe Xhafer Shatri - "Pse dergjet në burg Adem Demaqi", fq.25.

13 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.148.

14 Agim Zogaj - "Dosja P - procesi i Prizrenit '56" Zëri 1998, fq.68/Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq.224-225

15 R.Bunjaku - "Kosova...", fq.148.

16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datë.7 mars 1959 Gjykata e Qarkut në Gjilan. /Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qëndreses shqiptare, Prishtinë 1999, 103,106,115 / Ethem Çeku - Shekulli i ilegales..., brezi 81 Prishtinë, 2004 fq.274-276.

17 Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq. 253-254

18 Aktakuza kundër Adem Demaçit është ngritur në bazë të dëshmive të dëshmitarëve: Zekeria Cana, Ali Aliu, Fahredin Gunga, Adem Gajtani, Avdi Avdiu, Shemsi Osmani, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri, Ismet Bytyqi, Shefqet Popova, Din Mehmeti, Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.

19Dr.Hakif Bajrami, “Dosja Demaçi” Brezi 81, Prishtinë 2003, fq.21-60./Aktakuza: PPQ nr.14/59 . 19.02.1959.

20 Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959, Gkykata e Qarkut Prizren /Ethem Çeku-Shekulli i ilegales, fq.236.

21 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi historikun e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf (Gjermani) 1996, fq.24.

22 Po aty

23 Po aty

24 K.Halimi - "Lëvizja për liri s'ka të ndalur" (Fejton) - Rilindja 24 tetor 1994, fq.9.

25. Po aty

26. Aktakuza Kto. nr.223/64 e ngritur nga prokurori Publik Mirko Matoviq dhe Aktgjykimi K.nr.271/64, dt.01.IX.1964

27 Xh.Shatri - "Pse dergjet në burg A.Demaçi?", fq.71-73.

28 Aktgjykimi K.nr.23/69 i shpallur nga gjykata e qarkut në Prishtinë (7 prill 1969) fq.1-2.)

29 ”Rilindja” 1-3 qershor 1969)

30 Xhafer Shatri - "Pse dergjet në burg A.Demaqi", fq.27-28.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 EmptySat Jul 26, 2008 4:34 pm

Prangat e Karaxhiç, panik për Berishën si furnitor i makinës gjakësore serbe

Grada e perdoruesve-ve: / 2
I varferI mire
Friday, 25 July 2008
Nga Përparim HALILI - Arrestimi i Karaxhiç e ka futur në panik dhe stres kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili duket e ndjen se do të ketë të njëjtin fat me kriminelin e luftës së Bosnjës, duke patur si destinacion të fundit gjykimin në Hagë, atje ku përfundojnë të gjithë drejtuesit e shteteve që kryejnë krime kundër njerëzimit. Arrestimi i Karaxhiçit edhe pse ndodhi pas 13 vjetësh, për Sali Berishën e "Bosnjës shqiptare" dha sinjalin e parë e të plotë, për vendosmërinë e drejtësisë ndërombëtare, për të ndëshkuar të gjithë ata që bëjnë krime mbi popujt e tyre dhe mbi popujt e tjerë, për shkak të mbajtjes dhe shfrytëzimit të pushtetit të tyre, qoftë edhe duke ushtruar dhunë, duke masakruar, duke vrarë dhe zhdukur njerëz të pafajshëm, ose viktima, për shkak të trafiqeve dhe motiveve të tjera, që nxiten dhe aplikohen prej fuqisë dhe interesave të pushtetit që kanë. Prangat e vëna në duart e Karaxhiç, janë moment shqetësues për Sali Berishën, mbasi kryeministri aktual shqiptar, ish-president i republikës së Shqiëprisë në vitet 1992-1997, ka kryer edhe misionin e furnitorit të makinës gjakësore serbe me armatime, municione dhe karburante gjatë masakrës serbe ndaj boshnjakëve. Po me kaq sukses dhe devocion, berisha ka kryer krime edhe ndaj popullsisë shqiptare në Shqipëri. Gjatë të dy pushteteve të tij, Berisha ka manifestuar akte dhune dhe krimesh njerëzore. Në pushtetin e viteve 1992-1997, kur Berisha ishte president i Republikës, ka kryer disa krime ekonomike e njerëzore, shtrirja e të cilëve ka qënë edhe me veprim ndërkombëtar. Konkretisht, në këto vite, pushteti i Berishës organizoi krimin më të rëndë ekonomiko-financiar të piramidave, nëpërmjet legalizimit ligjor dhe lirisë së plotë të veprimit të tyre kriminal, me përkujdesje dhe mbështjeten e tij shtetërore, duke u grabitur shqiptarëve miliarda dollarë. Për shkak të kësaj veprimtarie kriminale ekonomike, në vitin 1997 u plaçkit dhe u dogj Shqipëria. Po prej kësaj revolte, po sipas skemës së tij kriminale u hapën depot e ushtrisë dhe u shpërndanë armë e municione të të gjithë përmasave në popull, prej veprimit të pakontrolluar të cilave dhe prej hakmarrjes politike që kishte kirjuar pushteti i Berishës, u vranë afro 2000 shqiptarë, u zhdukën 130 të tjerë dhe u dogjën e u masakruan 30 oficerë të shtetit, si dhe u grabitën 30 banka. Të gjithë këto akte krimi tashmë të njohura e të konfirmuara, kanë si autor pushtetin e Berishës dhe sundimin privat të tij, që komandoi sipas modelit "karacxhiç" në krye të atij pushteti barbar e kriminal. Vetë Berisha, në atë kohë kryetar shteti, ka miratuar me veprime dhe mosveprime këto krime, që kanë shkatërruar jetën e shqiptërëve dhe Shqipërinë, duke e mbajtur peng dhe duke e bërë viktimë deri ndërkombëtare të trafiqeve, të korrupsionit, të drogës, të prostitucioneti etj. Dihet, se si doli ky vend dhe ky popull nga qeverisja e viteve 1992-1997. Një masakër e plotë kriminale që vazhdon të ketë pasoja edhe sot e që do të ketë për shumë vite, madje edhe gjatë viteve kur Berisha të gjendet në qelitë e Hagës, ku ka qënë ish-miku i tij Milosheviç, "pagëzuar" si tillë prej Saliut, gjatë prishjes së embargos në vitet 1994-1995, kur iu kundërvu NATO dhe SHBA, duke furnizuar hapur dhe në mënyrë masive makinën ushtarake Serbe me armë dhe municione, me karburante dhe financime të fshehta që siguroheshin nga "bankat" e piramidave të Sudes. Ky bashkëpunim dhe ortakllëk i Berishës me krimet dhe kriminelët e luftës, ky kontribut i Berishës për vazhdimin e gjenocidit mbi popujt dhe etnitë, kërkon trajtim prej drejtësisë ndërkombëtare. Kjo ka ndodhur dhe në Shqipëri. Kjo ndodhi kohët e fundit dhe me trafikun e amrëve në Gërdec me shtrirje deri në Pentagon, ku "koka" e këtij trafiku rezultoi qeveria e Berishës hde klanet e tij nepotike e familjare. Kujtojmë, që viti 1997, ka qënë dhe duhet cilësuar e kualifikuar si krim shtetëror me pasoja ekonomike kombëtare dhe njerëzore, ndaj duhet të konsiderohet objekt dhe subjekt ndëshkimi prej drejtësisë ndërkomëbatre, duke e çuar Sali Berishën, simbolin e krimeve ndaj shqiptarëve në Hagë, atje ku përfundojnë të gjithë mostrat e pafrenuara e të pa penduara të krimeve ndaj popujve të tyre dhe të fqinjëve. Themi që Berisha ka ushtruar krime ndaj shqiptarëve dhe popujve fqinjë në bashkëpunim duke ndihmuar genocidin, mbasi në kohën e qeverisjes së tij të "epokës" së piramidave, jo vetëm u grabitën zyrtarisht shqiptarët prej klikës së tij, por edhe u vranë shumë njerëz të pafajshëm për këtë shkak të krijuar prej Berishës. Dhe jo vetëm kaq. Pas kësaj, ish-presidenti i Republikës Sali Berisha edhe pse vendi ishte kthyer në hi dhe varreza të shumta, u vetëshpall përsëri president në gjendje lufte, madje pas kësaj, shpalli amnsiti për të gjithë krimet dhe krimielët, duke përfshsirë këtu edhe veten e tij. Ditët e fundit, Berisha doli nga kontrolli duke manifestuar dhunë të ashpër ndaj deputetëve të opozitës, duke kujtuar edhe vrasje e zhdukje fizike. Dalja nga kontrolli e kryeministrit, lidhet me arrestimin e Karaxhic. Ndoshta ky lajm i keq dhe tronditës për të, i ka kujtuar kryeministrit Berisha krimet dhe bashkëpunimin me krimet, kohën kur ai ishte një nga furnitorët kryesorë të makinerisë vrasëse serbe në ish-Jugosllavi.
Tjetri >
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!   Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» GOLGOTA SHQIPTARE NE KOHEN E TITO-RANKOVIQIT
» KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO
» Qyteti i parè qè ec me Kohèn- Energji nga Era
» Droga Tek Te Rinjet!!
» ENVER HOXHA TUNGATJETA DHE MARSHALL TITO NE KALI TE BARDHE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: