|
| Droga Tek Te Rinjet!! | |
|
+11**Embelsira** Albea shaban cakolli Sofra dibranja Hana Beton baki Anna meli Kosovarja 15 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Droga Tek Te Rinjet!! Fri Aug 31, 2007 10:17 pm | |
| Konteksti i përgjithshëm ekonomik, politik, shoqëror, kulturor dhe edukativ i Kosovës, favorizoi edhe shfaqjen dhe përhapjen e shumë dukurive me karakter negativ për shëndetin, e moralin mendor tek të rinjtë. Kështu për një kohë të shkurtër, edhe në Kosovë, kohë më parë ke mundur të shohësh pankarta të mëdha nëpër rrugët e gjitha qyteteve me foto ku shkruan rreth kësaj dukurie të re. Një gjë e tillë për ndonjë vend tjetër mund të mos tërheq vëmendjen askujt, mirëpo për rrethanat tona në Kosovë ishte një goditje e llojit të vet. Sepse marrë në përgjithësi trevat shqiptare, dhe Kosovën në veçanti, kjo dukuri me ndikim tepër negativ nuk ka ndonjë histori jetëgjatë. Shoqëria jonë ishte pjesë e një sistemi patriarkal, ku lidhja dhe solidariteti brenda anëtarëve të shoqërisë ishte shumë i fort, respektimi i vlerave tradicionale dhe fetare ishin më stabile dhe më imune ndaj dukurive negative, që gjithsesi shpinin në ruajtje e institucionit të shenjtë të quajtur familje. Mirëpo kjo gjendje me këtë sistem, nuk vazhdoi edhe pas konfliktit të fundit në Kosovë, sepse lufta e fundit në Kosovë ishte edhe një rast i “mirë” për t’i dhënë shtytje dukurive negative në të gjitha sferat e jetës, pra marrë në përgjithësi lufta në Kosovë i dha shkas dhe mundësi favorizuese shumë dukurive negative. Tashmë do të duhej llogaritur se shoqëria jonë është duke kaluar fazën më të vështirë të këtij tranzicioni. Pas largimit të forcave serbe nga Kosova, do të vendoset administrimi Ndërkombëtar ku pas vetës, për pasoj, edhe numri i të huajve sa vinte e rritej, qofshin këta ushtarak, apo edhe civil. Kjo bëri që Kosova për herë të parë në historinë e saj më të re të ballafaqohet me një fluks aq të madh të të huajve, dhe që u përkisnin kulturave, traditave dhe civilizimeve të vendeve të ndryshme. Tani, Kosova u bë një vend dhe një rast i përshtatshëm për të shtrirë ndikim e tyre shoqëri të ndryshme të panjohura për ne, me dukuri negative siç janë; narkomania, alkoolizmi, prostitucioni, kumari, trafikimi i krijesave njerëzore dhe krimi i organizuar kanë qen të panjohura, dhe bile as që është folur ndonjëherë në shoqëritë shqiptare për këto dukuri. Të gjitha këto s’bashku zënë fill në decenien e fundit, dhe për më tepër si trend i kohës fituan epitetin e një “qytetërimi” të ri dhe që karakterizon edhe të “riun modern”. Si ti parandalojm keto dukuri? Si ta menjanojm kete fenomen,qe eshte duke shkatrruar shendetin e shume personave??
Edituar për herë të fundit nga në Sat Nov 17, 2007 7:45 pm, edituar 2 herë gjithsej | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Fri Aug 31, 2007 11:52 pm | |
| Pershendetje per kete teme Kosovarja, dikur keto dukuri te demshme te cilat ishin neper bote ne i msojshim neper shkolla edhe neper filma i shiqojshim, mendonim se jane vetem film por nuk ishte ashtu tani ky filem u realizua edhe te ne ne trojet e tona per fat te keq te rinis sone. |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Fri Sep 07, 2007 1:10 am | |
| Per fat shum te keq edhe tek shqiptaret esht duke u perdorur shum droga ,edhe e konsullmoin le se e shesin | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Fri Sep 07, 2007 3:00 pm | |
| Meli shpresoj ne si qytetare te ndermarrim diqka ,sepse jemi duke e pare se rinia jone jane duke shkuar drejte nje katastrofe ,nje shkatrrimi total ,por ne si cdo here edhe institucionet tona edhe ne vetem heshtim heshtim........... | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Perdoruesit e Droges ne kohen e sodit Thu Oct 04, 2007 7:26 pm | |
| Dihet se sod jemi ne nji kohe shum kritke ku qarkullimi i droges eshte i perhapur , si duhet te merrmi me femijet tan qe mos ti lejojm ti prek kjo fatkeqesi e quajm qe eshte ne siperfaqe dhe nuk mirren masa nga pushteti qe e behet ndalimi i qarkullimit te droges ne vendin ton ku me se shumti pre e saj jan rinija . | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Fri Oct 19, 2007 11:53 pm | |
| Droga?!!! "kenaqesi e perkoheshme,vuajtje e perhershme" -ato te rinje ngrihen me fuqi kunder vetes:"te luftsh me veten,beteja me e veshtire,,,,"
| |
| | | baki Fillestar/e
Numri i postimeve : 24 Registration date : 04/11/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Wed Nov 07, 2007 6:18 pm | |
| droga asht e shemtuar njeher eshte knaqsi pastaj varfer mos e perdor ate mos e shkatrro veten | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Wed Nov 07, 2007 8:22 pm | |
| dua te shtoj se te rinjte shqiptare jane seriozisht ne sfide me drogen,e vetmja gje qe i largon nga droga eshte rregulli i rrepte ne shkolle ku tju kerkohen edhe hollesirat me te vogla,, komunikimi paqesor ne familje edhe shoqeria e kontrolluar ne nje fare menyre,,, te rinjte shqiptare kane vertet nevoje per keto kerkesa mendoj une,,,por ne radhe te pare eshte shteti qe duhet te vere doren ne zemer per keta femije edhe te marre masat me te rrepta,dhe mendoj se ne njefare forme deri diku do te vinte deri te parandalimi i droges. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sat Nov 10, 2007 2:46 pm | |
| Kemi lloj lloj droge dhe eshte shume e duhuere qe populli jone te njifet para se ti perdore. Version i kompletuar: Mariuhana, Cka Eshte Ajo !... Perdorimi i marihuanes ju sjell probleme ne shendet, familje, shkolle dhe shoqeri. Njera nga substancat me te rrezikshme dhe me te perhapura ne rinine shkollore,e cila koheve te fundit merr permasa te medha dhe trishtuese e ajo eshte droga e quajtur MARIHUANA. Cka duhet te dijme ne si nxenes per marihuanen ? Cka eshte marihuana? Marihuana eshte droge e fuqishme,e cila ndikon ne trup dhe mendje. Marihuana perftohet prej bimes KANABIS SATIVA,e cila kultivohet ne disa pjese te botes. Permbajtja:marihuana permban me qindra kemikale, te cilat ndikojne ne trup dhe mendje. Perse duhet te dijme teper per ate? Sepse shumica e njerezve nuk e dijne rrezikun e vertete te perdorimit te marihuanes. Disa individe mendojne se perdorimi i dozave te caktuara nuk eshte shume i demshem , Por ne fakt marihuana eshte droge e rrezikshme sikurse drogat tjera te forta.Perdorimi i saj mund te kete efekt negativ ne :mendjen,trupin dhe personalitetin e perdoruesit. Qe me mire t'i dijme pasojat nga perdorimi i marihuanes do te mesojme me teper per te. Efektet mund te jene te shumanshme. Cfare efekti mund te kete marihuana te njerezit? Disa njerez mund te ndihen qesharak , te qete,konfuz,te frikesuar,te shqetesuar,etj. Perdoresit e pare ne pergjithesi mund te mos kene reaksione,por cdo here kur perdorni marihuane ekspozoheni(dhe mundesisht te tjeret) ne rrezik. Cilat jane rreziqet e menjehershme te perdorimit te marihuanes? Marihuana e nderron rrugen,ne te cilen nje person mendon,meson dhe vepron. Marihuana eshte vecanerisht e demshme dhe e rrezikshme kur duhet shendoshe te mendohet:ajo nderhyn ne te folurit,mbajtjen mend dhe te mesuarit. Marihuana ndikon ne reflekset,reaksionet dhe koordinimin duke i ngadalesuar ato,gje qe paraqet rrezik serioz per vozitesit nen ndikim te droges. Por ka edhe rreziqe te fshehura ne perdorimin e marihuanes. Ndikimi i marihuanes mund te paraqitet edhe shume ore pas perdorimit te saj,duke menduar se nuk jemi nen ndikim te saj. Marihuana e blere ne rruge mund te permbaje edhe droga tjera te rrezikshme,ose baktere te tjera. Marihuana mund te shkaktoje demtim te shendetit ne tere trupin. Nje shenim i rendesishem: Kemikalet qe i permban marihuana ne organizem absorbohen nga disa organe dhe zorre , ku zberthehen ne perzierje te kemikaleve te quajtura "metabolike".Kete perzierje qarkullojne neper trup me se paku nje jave pasi qe eshte konsumuar marihuana.Mund te kaloje kohe me e gjate se nje muaj qe keto perzierje te eliminohen teresisht nga organizmi. Marihuana ndikon ne tru duke i ngaterruar me aktivitetet e rendesishme te tij. Ndikimi i marihuanes ne mushkeri:nese marihuana merret me ane te duhanit nje kohe te gjate, ajo mund te shkaktoje kancer ne mushkeri. Ndikimi ne zemer:marihuana shkakton rritje te perkohshme te rrahjeve te zemres,te ngjashme me ato te krijuara nga stresi.Kjo mund te jete vecanerisht e demshme per personat me probleme te qarkullimit te gjakut,tension te larte dhe probleme te tjera. Marihuana gjithashtu ndikon ne sistemin e imunitetit duke e ulur aftesine e organizmit per t'i luftuar bakteret dhe viruset. Ndikimet ne sistemin e shumimit.Marihuana mund te shkaktoje ndryshime dhe cregullime ne organet per shumim dhe te vije ne pyetje aftesia e tyre per shumim. Disa grupe te rrezikut te larte: Pervec atyre me probleme te zemres dhe qarkullimit edhe keta njerez kur perdorin marihuane ekspozohen ne rrezik tjeter serioz. Adoleshentet:jane ne kohe te zhvillimit fizik ,mental,emocional dhe seksual.Perdorimi i marihuanes nga ana e ketyre d.t.th katastrofe,duke pasur parasysh, me ndikimin e marihuanes ne aftesine e te mesuarit qe eshte mese e nevojshme per keta persona. Nenat me barre.Disa analiza tregojne se marihuana mund te shkaktoje defekte ne frymemarrje te foshnjes. Nenat me barre asnjehere nuk duhet te perdorin marihuane. Nenat qe japin gji:gjithashtu nuk duhet te perdorin marihuane sepse qumeshti mund te infektohet. Efektet emocionale te perdorimit te marihuanes. Rreziqet prej perdorimit te marihuanes nuk jane te kufizuara vetem ne shendet dhe siguri,por edhe mireqenja emocionale mund te jete ne pyetje. Ne probleme mund te numerohen : Probleme psikologjike perdorimi i marihuanes i ben gjerat edhe me keq per ata te cilet kane frika personale ose vuajtje prej depresioneve. Gjendje e rende sociale:disa adoleshente qe kane pergjegjesi te madhe , duke menduar se do te ikin prej saj mund te bien ne gracka me te renda . Problemet personale :ndryshimet personale ,jane verejtur ne disa njerez qe perdorin marihuane. Keto me se shpeshti numerojne humbje te energjise dhe shpresen per pune dhe mesim. Perdorimi i marihuanes nuk do te zgjidh asnje problem ,por ne fakt , ajo gjithnje krijon probleme te cilat nuk kane ekzistuar me pare. A munden njerezit te cilet perdorin marihuanen te behen te varur prej saj? Perdorimi i rregullt i marihuanes mund te shkaktoje varesi psikologjike :kjo d.t.th. se personi e konsumon drogen per shkak te efekteve te saj . Tolerance(ose durim),kjo d.t.th. se nje person duhet te konsumoje teper e me teper marihuane qe te perjetoje "boten tjeter imagjinare" te cilen nje here e ka perjetuar me ane te dozave me te vogla . Perdorimi i marihuanes ne moshe te re mund te dergoje deri te perdorimi me i rende i marihuanes dhe eksperimentimeve me droga me te renda. Marihuana dhe ligji: Marihuana eshte ILEGALE . Posedimi i marihuanes mund te rezultoje me burg dhe denim. Denimet jane me te rrepta,per ate te cilet zihen disa here , ata te cilet posedojne sasira me te medha dhe per ata te cilet zihen duke shitur marihuane. Disa pyetje dhe pergjigje. Si t’i them jo marihuanes? Ka vetem nje arsye te mire qe te refuzohet marihuana dhe drogat tjera . Duke ditur faktet per marihuanen mund te na ndihmoje te mos e ndjekim turmen e narkomaneve. Sa eshte e rrezikshme perzierja e marihuanes me drogat tjera? Ka shume qe nuk dijme per efektet e kombinimit te marihuanes me drogat tjera . Prej asaj qe e dijme eshte e qarte se perdorimi i marihuanes me drogat tjera (duke perfshire alkoolin) d.t. th. rrezik serioz Pra marihuana eshte e rrezikshme per shendetin tuaj , ajo mund te shkaktoje: -probleme fizike -crregullime emocionale -preformance te dobet shkollore dhe pune -probleme me ligjin MBANI MEND:eshte rrezik te perdoret marihuana e cila edhepse eshte droge e lehte perseri konsumimi i saj mund te sjelle deri te crregullimi i sistemit nervor,organizmit dhe vdekjen e njeriut. | |
| | | Hana Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1192 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sat Nov 10, 2007 5:00 pm | |
| Marihuana e nderron rrugen,ne te cilen nje person mendon,meson dhe vepron.
Kure gabon i menquri budalla qeshet C'do gje qe eshte e terpuar eshte e demshme.
| |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Wed Dec 12, 2007 11:56 pm | |
| Me rendesi eshte qe te rrinjet ose femijet tane te jene me te pavarur,qe ata me forcat e veta ta forcojne persanoalitetin dhe te mos bine ne gracka te tilla sic eshte droga.Ata te cilet jan te mvarur nga droga nuk behen.. vetem nga si thohet shoket e kqinje-shoqrin e keqe e ka...por nepermjet punsimevte ne vende te ndryshme rrethi ku jeton, por duhet cekur se ka edhe persona qe jane te pasur,kan vendin e punes te siguruar por perdorin drogen, ku ka shum te rinje qe jetojne ne kushte te kecija por nuk e perdorin drogen cudi nje kundershtim i shoqerise shqipetare ose?,e paunsija si dhe kercnimet ose mosdija e sjelljes e te riturve me femijet e tyre,nganjehere ndikojne ne te kunderten e saje qe ne deshirojme te arijme.Ku rol te rendesishem eshte si ceka si do ishte relacjoni prinder femije:ku perinderi e don ate,por ai ska respekt ndaj prinderve,ku prinderit me vtmbrojtjen e tepert ndaj femijeve e perzierjen e panevojshem ne jeten e tyre ne kete rast tek femiju humbet vetebesimi,ku femiju ne rastet me te veshtira nuk eshte ne gjendeje te mbroj vehte, ose jan rritur ne liri te madhe dhe nuk kane kurfar kufizimi,te jene te shtypur,te kene vetem njerin prind etj etj,pas ketyre gjerave e mundeshme eshte qe nje femije ose i rritur te mare deroge.Nese femiju fute ne nje rreth te keq,nuk eshte e lehte te largohet nga ai mes ku ne kete situate edhe gjith familja e ketij eshte futur ne kete fatkeqesi.Edhe pse perinderit kane nje jete shum dinamike jane te ngarkuar me pune dhe stres,duhet te ndajme kohe per femijun e tyre,ku duhet ta duam ate,te mos shtyejme te bejne pune te renda,te rriturit ose femijes i duhet liri dhe qendrueshmeri,ku ta njoh jeten te keqen dhe te mirene saje. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Thu Dec 13, 2007 2:31 am | |
| Kokaina: Eshte nje lloj droge qe rreagon shume shpejte ne sistemin nervore nje nder drogat me te rezikshem. Eshte nje alkaloid qe mbahen m'brenda te nje gjethje te quajtur''coco'' origjinaliteti i kesaj folie vjen nga Amerika e jugut pricipalet e folies jane Peru dhe Bolivia perdoret per nje ngritje te ekonomis me se shumti tek keta dy shtete. Para se te perdoret kjo bime beni mire te njiheni me te.....by Beton | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Thu Dec 13, 2007 5:04 am | |
| me nji fjal mjer aj person qe bjen nen ndikimin e saj ,keshtu duhet familja ti kontrolloj sa me shum te rit qe jan adoloshent ,ne perdorimin e saj ,dhe duhet ligji ti denoj ata qe eshesin dhe e sjellin ket lloj droge ne menyre drastike. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Thu Dec 13, 2007 8:50 am | |
| Përshëndetje Kosovare për temën shumë të mirë që e ka hapur për diskutim, është me rëndësi që rinija jonë të di sa më shumë për dëmet e kësaj lënde helmuese për shëndetin dhe rrethin shoqëror.
Të futesh në botën e drogës,alkoolit,dhe të duhan pirejes... djalli të ulet këmbëkryq pranë teje, dhe një kohë të gjatë do të bisedojë me ty derisa të të bind të futesh në atë rrugë !!!!!
Gjithmonë djalli fillon me Hashishin dhe thotë se; hashishi është një drogë e cila mirret në mënyrë të tymit dhe ta pregadit që ta thithësh përmes cigares.....dhe të thotë se të bënë dëm 20% ma pak se cigarja [ duhani ], ai nuk të tregon se hashishi bënë shkatërrimin e qelizave të trurit, djalli i gjen moshat adoleshente të cilat kanë probleme në jetë, fillon me hashishin dhe përfundon me më të rrezikëshmet si: heroinën,kokainën,speed, extacy,për të cilat i droguari duhet terapi speciale në klinikë për shërim dhe është pikëpyetje se a mund të shërohesh për t'u larguar nga ajo rrugë. Sepse Djalli është aktiv dhe nuk të lëshon aq leht.
Unë me qëllim fillova dhe mora shembull hashishin, sepse me këtë substancë edhe fillon të zhytet personi në botën e të droguarve. Sipas logjikës sime ekzistojnë katër grupe njerëzish.... 1.... ata të cilët nuk e përdorin asnjëhere drogën, 2....ata të cilët e përdorin vetëm si raste specijale {nëpër festa të ndryshme dhe qëllime të caktuara], 3....ata të cilët e përdorin që në mëngjes rregullisht ia lyp gjaku, truri,trupi,...dhe e fundit 4....ata të cilët me kalimin e kohës detyrojnë ta rrisin dozën deri sa të vdes,.!!!!!
Droga mirret përmes cigares [ hashishi], përmes thithjes me hundë,përmes tabletave,dhe drejtpërdrejt në gjak me anë të shpricit . Më lartë ceka llojet e drogës ....nga ato lloje më e dëmshmja është Heroina .Fitohet në mënyrë kimike dhe duke e kombinuar me substanca të ndryshme,kryesisht mirret për stimulim gjatë mardhënjeve seksuale ngase organizmi i zgjat erekcionit....heroina mirret drejt për drejt në gjak.
furnizimin me Heroinë e bëjnë Narkomafija e cila furnizon në mënyrë ilegale narkomanët kudo në botë. Mafijat më të organizuara në botë janë : Ajo Amereikane ,Ruse,Italiane,Kolumbiane etj.
Prandaj të rinjtë sa më larg nga djalli i cili propagandon pluhurin vdekjeprurës. | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Thu Dec 13, 2007 6:00 pm | |
| Droga kjo vdekje e sigurte qe shkaterron rinine e shume te rinjeve,kohe me pare ne viset shqiptare ishte e pa njohur,kurse ne perendim biznesi lulezuar! LUFTA NE KOSOVE;SHKATERRIMI DHE PASOJAT QE LA AJO PAS;KOHA E KALIMIT neper tranzicion dhe çmimin e modernitetit qepo paguajme sot ne shqiptarit,e solli kete mallkim edhe ke ne.Lufta te ne la pasoja te renda,familje patologjike(jo te shendosha) la njerez qe pas vuajtejeve qe perjetuan humben dashurine per vetveten,kane veshtersi per te shprehur ndjenjat e tyre shpirterore,nuk shohin perspektive,dhe per momentin leshohe.Kosova eshte mbushur vendeargetimi ku te rinjet mund te kalojne kohen larg syve te familjesn mbas faktoreve biologjik-kimik,substanca keto qe ne fillim ju duket qe u lehtesojne dhimbjet,por pasi te i leshon efekti,pasojat jane te medha dhe te qojne drejt vdekjes se sigurte.Kjo me duket se eshte kategoria e pare e shoqerise sone qe mirren me keto substanca kimike vdekjepruese. Kategoria e dyte mund te preki edhe adoloshentet qe nuk e njohin ende mire kete rrezik!Pse?ORGANIZIMI I FAMILJES DHE Shkalla e perkujdesjes ndaj te rinjeve kete kohe po behet e pa mundur.Tentimi i adoloshenteve per te kaluar ne pavaresi nga familja po behet i sukseshem,nga se Kosova eshte mbushur vende ku te rinjet mund te argetohen larg syve te familjes,duke rene nen ndikimin e droges,alkoolit,e shume substancave tjera qe shkaterrojne jeten. Kategoria tjeter eshte ajo qe per fitime te veta materiale,fut ne gracke adoloshentet dhe shkakton lendime te pa pershkrueshme tek ata dhe familjet e tyre.Kjo dukuri e shemtuar duhet te qrrenjoset,por per kete duhet te kemi shtet juridik,ku ka rend dhe ligj. | |
| | | Hana Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1192 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sat Dec 15, 2007 6:34 pm | |
|
|
|
Ne buze te shk.XXI,apo mileniumit te ri, serish jeta vështir dhe një realitet krejtsisht ndrishe nga ai që e e kemi tani sërish plagët e vjetra jan të njoma të pa shërushme. I qasemi vdekjes nga se është vdekje e vetme e zakonshme,banale dhe në horizontin e pajohur ku shpirti jon ka humbur fuqin dhe kërkon pak tok për të mbjellur farën e lumturis pak ajrë që të thithim frymën e harresës dhe pak ujë që mbijetojm!!!! duke qasur pyetjeve të pakthyshme se kush vallë na e prishi rinin sot dhe kush është armiku i këtij mileniumi, praktikisht kuptuam se duke u çliruar nga konvencat e trashëguara shpirtrore e politike, rinia shpërngulet për një koh për në perendim, duke dashur modernizim për tu bër të pasur më pas keqtrajtohen gjërat në vend qe të përparojn ato u khehen mjeteve narkotike. Ngelemi injorant dhe shohim se kjo smundje i jka kapluar edhe femrat ku si rezultat fitues kemi prostitucionin dhe amoralitetin. I thoni progres nëse doni, por Zoti i madh i dalloi njeriun me atë nga qeniet tjera që kur na e dha vetëdijen, kurse njeriu nga vetëdëshira e largon këtë dhurat duke maltretuar ekzistencën njerzore e në fund na mbeti pluhër i zi i haresës. Endemi rugëve të qytetit duke lozur e qeshur, për ta shfrier një mall shoqëror e në skuta të ndrishme ndëgjojm tinguj që na prishin gjendjen shoqërore: "kam nevoj për drogë" "dridhem"! "do të më plas koka"! "ndihmë"! "Më vritni ju lutem"! "Oh vetëm droga më shpëton që ti haroj të gjitha e të ngordh si bish sa më herët" është kjo mizori që shtohet dita-ditës, duke mar viktima të reja, të cilat, nga mosnjohja e pasojava nga kërshira ose miliona budallallëqeve, zgjedhin këtë, rrugën e destruksionit personal,me dëshirën e vet apo me inponim rrethanash. Na mbet të qartësohemi që kjo dukuri vazhdon edhe më tutje po që se nuk i kthehemi familjes së aktualiteteve dhe nuk fillohet gjetja këmgulëse e zgjidhjes së këtij problemi, apo pengimi i ksaj vetie të palakmueshme, pasi që vetëm është anashkaluar ajo tem heshtje vazhdon të sjell kokëcarje të tepërta dhe vdekjke brutale.
Zgjohuni rini nga kjo letargji e rënd! është koha e fundit që të ngrihemi në një revulucion që me kohë do të dal ne luft të denjë të këtij armiku dhe ta fitojm kë dukuri magjepse! dhe ti themi stop drogës dhe të ngjitemi në përqafim të lumturis që ta jetojm të vetmën dhurat nga Zoti "JETËN"! Më vjen keq të flas kështu por jam i jam i detiruar pasi më bren diç në fyt.kur shoh kësi marëzira në kët shekull të mjeruar. |
|
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sat Dec 15, 2007 6:41 pm | |
| Droga fillon për shaka dhe mund të mbarojë me vdekje. | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sat Dec 15, 2007 9:29 pm | |
| droges duhet ti thuhet stop por duhet te punohet me shum me te rinjet sidomos me adoloshent ,droga eshte gjithekund ,por askush me zore nuk te detyron ta marresh ,keshtu konsumues te droges jan njerzit te cilet hupion rrugen per ardhemeri ,dhe mendojn se aty eshte ngushllimi i tyre ,prandaj duhet te kemi ne si prind shum kujdes tek femijet dhe tek rinija ,e cila shpesh bije pre e drgoes ,por pse bije sepse ,mendon se aty ka qt prehjen e ngushllimit ,dhe duhet organet e drejtesisi te punojm me shum dhe te jen me efikase ne ket drejtim ,qe te bien ata qe shesin mrena dhe te denohem me denim jo te lehet . | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sun Jan 13, 2008 12:42 am | |
| Sot kur jetojm ne shek. 21 shoqeria jone rrezikohet nga shume dukuri negative. Ka prej atyre qe mendojn se disa dukuri tjera jane me te rrezikshme per shoqerin se sa droga! Une do te thoja se eshte nje lufte shume e rrept se cila prej dukurive negative te jete "e para"!. Natyrisht se ne kete lufte edhe droga si dukuri negative e shoqeris ka renditur "formacionin baze" ne lufte per "titullin e kampionit". Eshte e logjikshme qe ne kete lufte dukurit tjera negative si psh: prostitucioni, shperlarja e parave, delikuenca e te miturve, etj., kane "formacionet" e tyre dhe besojn shume ne "titullin e kampionit". Mirepo, duke par realitetin dhe numrin e "tifozeve" qe mbushin stadiumet per "perkrahjen" e droges, ateher prognoza ime eshte se, droga si dukuri negative e shoqeris ka potencial qe ne fund te jete ajo e cila do ti gezohet ketij "suksesi". Perderisa flitet dhe shkruhet per drogen, gjithmon duhet pasur parasysh se nje "kampionat" i till eshte shume i gjate per parashikime, mirepo, si baze e gjithe kesaj mirret ajo se "moti i mire shihet ne mengjes". Prandaj nese imagjinohet nje duel "90 minutesh" ne mes te droges ne njeren ane, dhe anen tjeter gjitha dukurit negative te shoqeris, duhet te te shikohen te gjitha mundesit e fitores per ta favorizuar njeren prej tyre. Edhe perkunder faktit se dueli zhvillohet ne nje terren "neutral" ne baze te numrit te "shikuesve" qe kan mbushur tribunat, ateher shihet se % me e madhe e tifozeve kane ne duar "flamujt dhe simbolet" qe identifikojn "skuadren" e droges. Spikeri oficiel i stadiumit therret me ze te larte emrat e "lojtareve te perberjes baze te skuadres se droges". Ne porte per skuadren e droges eshte emri LSD, i cili ben "shikuesit" per vete vetem se eshte i paduruheshem, dhe ka nje deshire te pakontrolluar ne te qeshur. Mbrojtja dhe mesfusha e skuadres se droges perbehet nga keta lojtar: GBH, i cili me veprimet e tij ben "shikuesit" qe ta mposhtin pagjumsin per me se dy jave. MARIUNA, e cila sjell tek 'shikuesit" nje ndjenje qetesie dhe rrite ndjenjen per te folur, rrite oreksin. FENCIKLIDINA, sjell gjithe "shikuesit" ne eufri, por nganjeher me "rastet e huqura" sjell ankth dhe deprecion. Sulmi i skuadres se droges perbehet nga tre "sulmues". NITRITI, i cili rrite fluksin e gjakut, duke zgjeruar enet e tij, skuqeje intenzive ne lekure, marrje mendesh, ndjenje te vjellurit dhe te kollurit. Me atraktivitetin e tij, Nitriti ka ber qe te kete edhe raste te vdekjes tek "tifozet kundershtar". HEROINA, sjelle tek "shikuesit" ndjenje vetknaqesie dhe lumturie, ule frymarrjen dhe ritmin e zemres. Po ashtu edhe Heroina, ka raste qe qon deri ne vdekje "tifozet kundershtar". Sulmuesi ekstrem SOLVENTI, sjelle keqorientim, halucilacione, humbje te vetedijes, te vjella. Ka te dhena se nga "golat" e ketij sulmuesi kane pesuar vdekjen me qindra "tifoze kundershtar". Kete ndeshje te imagjinuar ne fund e fitoj skuadra e droges, sepse ishte nje "skuader" shume kompakte ne qdo pjese te fushes. Pas perfundimit te kesaj ndeshje, kjo skuader u shpalle edhe kampion i dukurive negative te shoqeris. Si shperblim ne qafene tyre u varen "medalje te arta" te cilat ja dhuroj vete shoqeria. Me duartrokitje frenetike te shikuesve kjo skuader u percoll per ne pushimore, per ta pritur e qete kundershtarin e radhes... |
| | | Hana Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1192 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sun Jan 13, 2008 8:04 pm | |
| Ka shume jetra te shkatruara nuke eshte e nevojshme ta pershkruajme se si jeta e dikujte eshte e shkatruar por eshte per te qajtur kur sheh nje vajze apo nje djal te ri e te bukur qe neser mund te jen prinder aqe te mir,por atyre u duket DROGA aq e mir dhe shpon enet e qakut,ajo kur sdo te ari te ket femijen e vet ne gjirin e saj te edukoj ate dhe ti trasoj nje ruge te drejt per jete,ato kur nuk do te arin ta perjetojn bukurin e kesaj bote ashtu si duhet.. | |
| | | Hana Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1192 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Fri Mar 21, 2008 10:57 pm | |
| Njerzit e dobet shpirtnisht dhe moralisht shtyhen dhe vin deri te pordorimi i droges,shum njerez kan dobesit e veta dhe raste te problemeve por droga nuk eshte solucion apo zgjedhje e problemeve,me par kan qen njerzit me ndryshe se keto substanca kan qen te paindentifikume dhe nifar menyre njerzit nuk kan ditur se cka bejn dhe cka marin pa dit efectet ansore por ne diten e sodmit krejt jena te informuar mir dhe ai qe mer kete substanc eshte i vetdishem per demin qe i ben vetes. Njerzit qe dojn me ik nga realiteti e gjejn mbeshtetjen tek droga e ndryshme. | |
| | | Albea Anëtar
Numri i postimeve : 213 Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sat Mar 22, 2008 1:57 am | |
| Droga ne vitet e fundit perhapet me te madhe ne mbare boten jo vetem ketu,duke shkaktuar rezik per jeten e n te rinjve.Narkomania i ngjan flakes te cilen nese nuk nuk e shuan me kohe ajo perheapet ne ate menyre sa qe veshtir eshte me pas te shuhet,duhet mjeshtri si te punohet dhe shkathtesi si te veprohet. Droga nuk shkatron vetem perdoruesin por edhe familjen e cila eshte shtylle e shoqrise. | |
| | | **Embelsira** Hero anëtar
Numri i postimeve : 2909 Age : 35 Vendi : Kosove Registration date : 08/12/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sun Mar 30, 2008 2:33 pm | |
| Koha e re solli gjera te reja.Jete me probleme,te cialt nuk i perballon dot rinia jone.Ajo ka nevoje per argetime,pune, ,kenaqesi e jo te preukopohet me krizen ekonomike,papunesi brenga ne cdo hap te jetes.Rinia kerkone qe te jete elir,e qet ,po si..??.Kete kenaqesi e qetesi po e gjejne ne rruge te gabuar,ne nje rruge te trishtimit,rruge qe shpie drejt vdekjes.Problemi i rinis sone eshte droga,e cila nuk eshte rastesi,por ishte e njohur qe ne Mesopotami, en ne Greqine antike shume kohe para eres sone.Pastaj para 1000 vjetesh ne Kine e ne Orient njihej ky ''Perbindesh''jetrash.Droga po vershone boten si krize depresive e te rinjeve.Me te gjejne qetesine shpirtrore,pa ditur ose kuptuar se po ecin drejt rruges se vdekjes me te tmerrshme. C'eshte droga me te vertet??.Droga eshte substance toksike,e cila mund te ndryshoje gjendjen e vetdijes.Me te te rinjet njihen aksidentalisht ose vullnetarisht e provojne per te kerkuar efekte qetsuese,por nuk e kan iden se sa fatal eshte efekti qetsues qe te ofron droga.Dhe nuk jan ne dieni se ato sekonda qetsi shpirteroe do te shkaterrojne jeten e tyre. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sat Jul 12, 2008 7:36 pm | |
| Sa njohuri kemi populli jone per kete lloj droge GBL.?
jam kurioz te dij per kete lloje droge nese keni matrial ne gjuhen shqipe sa e demshme eshte ? | |
| | | elisa Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2298 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! Sat Jul 12, 2008 8:17 pm | |
| eshte nje semundje qe fatekeqesisht koheve te fundit ka kapluar rinine tone duhet te kemi nje rini te shendetshme andaj LARG DROGES | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Droga Tek Te Rinjet!! | |
| |
| | | | Droga Tek Te Rinjet!! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |