|
| Droga dhe parandalimi i saj | |
| | Autori | Mesazh |
---|
arberkyqyku Fillestar/e
Numri i postimeve : 32 Age : 32 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : Futbollist,IT Computer Registration date : 21/09/2008
| Titulli: Droga dhe parandalimi i saj Thu Mar 26, 2009 11:51 pm | |
| Droga dhe parandalimi i saj | |
| | | Agrone Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 609 Age : 40 Vendi : jasht Registration date : 28/01/2009
| Titulli: Re: Droga dhe parandalimi i saj Fri Mar 27, 2009 1:02 pm | |
| droga esht nje perderje kimike dhe ndollet ne shum tipe ilaqesh por shkaqet e saj turullosese e qojn njeriun ta perdori per argetim droga si kokaina esht perdorur dhe ne kohrat me primitive si lend sheruese por cdo gje e perdorur gabim o e teperuar ben dem, gjethet e kokaines u jepeshin sklleverve qe punoshin ne minjera e cila i bente te punoshin me shum dhe mos te ndjeni urijn por nuk e kalonte kush mboshen 25 vjecare me von esht perdorur si drog ajo te corjenton rrit rrahjet e zemres madje deri ne infrakt pastaj efektet te tjer varen nga perzirja qe i jepet si morfina etj. marihuana esht e perdorur akoma sot nga mjekesija e cila pershkruhet nga doktori dhe quhet drog e lehte e ne shum raste ajo perdoret per ato qe kan probleme shikimi ajo esht perdorur dhe ne koh te lasht nga ato gra te quajtura shtriga pasi perzirjet me bim te tjera ne masa te gabuara jepeshin efekte aluqinogjene (te shohish gjera jo rreale) qe coshin ne perfundim se keto gra ishin shtriga, ekstazi u zbulua gjat viteve 70/80 nese nuk gaboj, dy shok hipi testuan ne laborator nje tip droge te re aluqinogjene e cila permban madje dhe helm mijesh kjo esht ajo drog qe ben vrima ne tru e perdoret per argetim ne diskoteka, eroina esht ner drogat me te keqija pasi nje person qe perdor ket drog hup dinjitetin madje dhe shitet behet dipendent i kesaj droge, drogat e tjera jan perzirje ne mes te ketyre qe permenda si ajo e quajtur speed esht e ber me mbeturina kokaine dhe heroine kokrrat e ekstazit ndahen ne shum drejtime ne baz te efekteve pasi perberja kimike ndikon ne menyr te ndryshen ne trurin e njeriut duke i llen emocjone te ndryshme si dashurije dhe urrejtjeje sot ka njerez te cilve keto nuk i mjaftojn madje perdorin e shesin dhe nje drog qe nuk esht ber per perdorimin e njeriut ajo perdoret zakonisht vetem per kuejt qe te ecin me shpejt (ne gara), ka dhe drog qe te rrisin masen muskolare si asteroidet qe perveq mases te bejn qeros madje dhe me kancer e steril ne permjet ketyre drogave mund te rrisish masen muskolare ne pak koh por ato jan muskuj te ber me uj pasi nuk jan origjinal ato qe bejn gara perdorin dhe kokainen pasi ajo terhek trupin mund te flitet gjat per drogat por gjeja qe duhet te din te jith esht se te ben dem dhe ilaqet e thjeshta si aspirina bejn dem prandaj munohuni e mos i perdorni si nje person qe perdor shpesh her aspirina per llimjen me te vogel te kokes atij llimja i behet kronike dhe ka ndevoj vazhdimisht per perdorim aspirinash ose nje qe vuan per pa gjumesi e perdor ilaqe ato nuk bejn mir pasi rreagojn me trurin me llafe te varfera te bejn budall efektet e droges jan dhe me shkaterruese pasi nje qe perdor kokain eroin o ekstazi dhe droga si asteroidet mun te shkoj dhe ne nje status vegjetal drogat e argetimit ndikojn ne trurin ton da bejn te inmagjinojm gjera jo rreale madje te besojm se jemi ujk o vampir gjat perdorimit nuk mund te ndijesh llodhjen deri ne momentin qe te leshon zemra ka njerez qe jan hellur nga humneri pasi kujtoshin qe ishin te zotet te fluturonin prandaj i bej thirrje qe te gjithve cfar jan shqiptar qe te mendoni mir para se te beni nje gje te till droga nuk esht zakon shqiptari | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Droga dhe parandalimi i saj Wed Apr 08, 2009 3:56 pm | |
| Thuhet se droga bën mrekulli, por në të vërtetë funksioni i saj është shkatërrimi i personit që e konsumon
Përdorimi i drogës është një ves i vjetër, po aq sa edhe përpjekja për të lehtësuar dhimbjen dhe për të shmangur problemet e shumta. Që në fillim të viteve ‘60, përdorimi i drogës u përhap kudo me shpejtësi të madhe. Atë kohë, fenomeni mori përmasa të mëdha dhe një përqindje e lartë njerëzish u bënë konsumatorë dhe vartës të saj. Me fjalën drogë nënkuptojmë qetësuesit, kokainën, marijuanën, hashashin, heroinën, e shumë e shumë të tjera. Gjithashtu te droga është klasifikuar edhe alkooli.
Thuhet se ajo bën mrekulli, por në të vërtetë funksioni i saj është shkatërrimi i personit që e konsumon.
Problemet e krijuara nga droga nuk marrin fund kur ajo nuk konsumohet më. Efektet e krijuara nga përdorimi i substancave narkotike mund të lënë pasoja të mëdha, si fizike, ashtu dhe psikologjike. Edhe ai që nuk konsumon më drogë prej kohësh mund të ndiejë "momente boshllëku". Përdorimi i rregullt i drogës mund të zvogëlojë aftësinë e një njeriu për t‘u përqendruar, për të punuar dhe mësuar, madje për një kohë të shkurtër mund të marrë një jetë. Megjithatë, pavarësisht rreziqeve dhe fushatave të pafundme, njerëzit vazhdojnë t‘i përdorin.
Të gjithat llojet e drogave janë helme. Sasia që konsumohet përcakton efektin: një dozë e vogël vepron si stimulues, një dozë mesatare vepron si qetësuese, ndërsa një dozë e madhe vepron si një helm dhe mund të vrasë një person.
Ekzistojnë më shumë se 2000 ilaçe për trajtimin dhe parandalimin e drogave në fazën e eksperimentimit klinik, me ndërhyrjen direkte ose financimin e shumë klinikave të specializuara në këtë fushë. Madje, mbi këtë temë po organizohet një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e neurologëve dhe biokimistëve më të mëdhenj të botës. Shumë revista shkencore dëshirojnë të reklamojë kërkimet e tyre, të cilat janë bazuar në këtë temë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur lufta kundër drogave dhe nismëtarja është drejtoresha e "Drag Abuse" të Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit.
Psikiatre dhe neuroshkencëtare me famë botërore, drejtoresha ka treguar se përdorimi i drogave ka verifikuar ndryshime fizike në reagimet cerebrale, të cilat janë të përfshira në arsyen, vendosmërinë dhe kënaqësinë. Duke punuar për ciklin e dopaminës, një neurotransmetues ka treguar se sasitë e pranishme në trurin e një individi mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e përgjegjësisë së saj në marrjen e drogës dhe që ulja e disa substancave si acidi "gama aminobutyric" dhe "glutamato" mund ta mjekojnë sëmundjen. Rezultati i kërkimeve të saj ka shërbyer për të stimuluar atë që mund të jetë përshkruar si një hap efikas kundër substancës, e cila kuron të droguarit. Drejtoresha ka dhënë një intervistë për ta shpjeguar më mirë këtë fenomen.
Si ndikojnë lëndët narkotike në jetën e një individi dhe sa mundësi kanë që të luftohen?
Me zhvillimin e teknologjisë dhe teknikave të specializuara për një parashikim të kompjuterizuar të proceseve fiziologjike, na është dhënë mundësia që të kërkojmë në trurin e personave të droguar. Është konfirmuar se bëhet fjalë për një shqetësim fiziologjik, që ndikon në proceset cerebrale, të cilat rregullojnë arsyen, mënyrën në të cilën merren vendimet dhe mekanizmat që parandalojnë mënyrën e sjelljes. Madje jo vetëm kaq, por edhe arritjen e përparimit në mënyrën e të mësuarit. Ky është një avantazh për ne, sepse kështu konsolidojmë informacionet dhe arkivojmë përvojat.
Çfarë anomalish shkaktojnë ato?
Me konsumimin e lëndëve narkotike përfshihen shumë hapësira të trurit dhe mosbalancime kimike të ndryshme. Ndryshimet më të mëdha ndodhin në sistemin e dopaminës, një neurotransmetues i rëndësishëm, sepse është i përfshirë në uljen dhe rregullimin e aktiviteteve të hapësirave cerebrale. Dopamina ndikon mjaftueshëm në hapësirat e trurit, të cilat janë përgjegjëse të gjendjes sonë emocionale dhe që kontrollojnë dëshirat dhe pasionet tona. Ajo është e përshirë edhe në përgjigjen e menjëhershme të stimujve emocionalë dhe ambientalë, pra, luan një rol të rëndësishëm në kujtesë. Me pak fjalë, dopamina është një nga neurotransmetuesit parësorë dhe një prej përzierësve kimikë që goditet më shumë nga përdorimi i drogave. Nëse ngacmohet dopamina, shqetësohen të gjitha hapësirat përgjegjëse të sjelljeve që përshkruam deri tani.
Çfarë i ndodh sistemit të dopaminës nga përdorimi i drogave dhe ç‘duhet bërë për të ristabilizuar ciklin natyror?
Qelizat që prodhojnë dopaminën zakonisht janë të aktivizuara nga ngjarje të rëndësishme nga shumë pikëpamje. Diçka që të jep kënaqësi vërehet menjëherë, të njëjtën gjë mund të themi edhe për atë që provokon dhembje. Kur qelizat e dopaminës janë të aktivizuara, e shtyjnë trurin të përgjigjet ndaj stimulit. Për shembull: nëse një vajzë, që është një person i shëndoshë, takon një mik, sistemi i saj i dopaminës aktivizohet dhe i tejçon një mesazh trurit, duke i komunikuar se është e nevojshme të arrijë kënaqësinë e plotë nga ai stimul. Pse ndodh kjo gjë? Ajo përdor një sërë strategjish - dëshiron ta vonojë rikthimin e tij në vendin e punës, në shtëpi ose në shkollë - për të qëndruar me shokun e saj.
Ndërsa kur përdoren droga si kokaina, marijuana apo alkooli, krijohet një konkurrencë e brendshme për aktivizimin e sistemit të dopaminës. Aktivizimi i shkaktuar nga drogat është më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm se ai i prodhuar nga stimujt natyrorë. Përdoruesi i drogës në fund nuk i përgjigjet më stimulit natyror, por vazhdon të reagojë ndaj stimulit të drogës. Kështu krijohet një rreth vicioz dhe për të motivuar një person duhet të ndërhyjnë stimuj më të fuqishëm se ata natyrorë.
Studiuesit po kërkojnë mjekime specifike, të cilat luftojnë këtë efekt. Deri ku kanë arritur kërkimet?
Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë dy molekula shumë premtuese, gaba dhe glutamato, që janë të afta të ngacmojnë neuronet. Gaba është penguesi kryesor i tyre (luan rolin e frenave), ndërsa glutamato i shërben trurit si përshpejtues i motorit. Kështu, kur përdoret gaba, qelizat nuk ngacmohen, ndërkohë që reagojnë fort kur përdoret glutamato. Të gjithë përbërësit së bashku kërkojnë të kompensojnë efektin e drogave në tru. Në shumë raste gaba arrin të zvogëlojë kapacitetin cerebral për të reaguar në mënyrë graduale ndaj stimulit të drogës.
Në këtë rast, çfarë ndodh?
Marrim si shembull përgjigjen normale të trurit njerëzor ndaj një dëshire. Shpeshherë na ndodh të shikojmë diçka që duam, por jo gjithmonë reagojmë në mënyrë të vetëdijshme; shumë herë vendosim të bëjmë më pak gjëra për shumë arsye. Në këtë çast është gaba ajo që vepron. Duke mos lejuar këtë efekt, personi do të ketë vështirësi për të kontrolluar intensitetin e dëshirës në zotërim dhe kjo do të shkatërrohet. Një nga hapësirat ngacmuese të kërkimit për ilaçet direkte në mjekimin e të droguarve është ajo relative ndaj përdorimit të ilaçeve që zhvillojnë përqendrimin e gabas në tru. Në përgjithësi ilaçet për të trajtuar epilepsinë, si Topiramato dhe Balclofen, funksionojnë më së miri në ristabilizimin e ekuilibrit të gaba-s dhe japin rezultate të kënaqshme në mjekimin e të alkoolizuarve dhe të atyre që marrin kokainë.
Kjo do të thotë që vetëm një ilaç mund të jetë ndihmë në të gjitha llojet e vartësve?
Nëse jo në të gjithë, të paktën në një pjesë të mirë. Disa përbërës ndikojnë në reagimin e trurit si depresioni apo inati. Sigurisht që të njëjtat ilaçe mund të përdoren në luftimin e atyre drogave që shkaktojnë të njëjtat reagime. Dhe ndoshta mund të funksionojnë edhe në shërbim të lindjes së sëmundjes, si loja me zare apo mosfunksionimi i sjelljeve seksuale.
Cilat janë hapësirat e trurit që ndikojnë në formacionin e sjelljes së të droguarit?
Hapësirat kyçe janë amigdala, që gjithmonë luan një rol të rëndësishëm tek emocionet; korja frontale është e përfshirë kur përcaktojmë një përvojë ose stimul. Kur një person është i droguar, kjo e fundit përshpejtohet dhe përfshin si kujtesën, ashtu edhe trurin.
Një ilaç që arrin të bllokojë reagimin e amigdaloidit mund të ndalojë aktivizimin e së gjithë punës.
Ju mendoni me të vërtetë që neurofiziologjia mjafton për të shpjeguar të droguarit kronikë?
//Unë mendoj se vetëm duke kuptuar më mirë se cilat janë arsyet që i japin drejtim kësaj sjelljeje, duhen trajtuar me kujdes. Marrim si shembull të droguarit kronikë: ka një ndryshim të madh mes atyre që përdorin marijuanë dhe atyre që përdorin kokainë ose amfetaminë. Nuk duhet të kuptojmë vetëm trajtimet e përgjithshme të një vartësie. Nëse njëri merr amfetaminë, sistemi i dopaminës prishet më në brendësi po ta krahasosh me drogat e tjera. Ata që e përdorin janë të shkatërruar dhe aftësitë e tyre njohëse janë të rënduara.
A mund t‘i ndihmojë vetëm një ilaç të droguarit kronikë?
Sigurisht që një ilaç të ndihmon, të paktën bllokon "përhapjen" e sëmundjes. Por i vetëm nuk mundet. Duhet të ndërhyjmë me ndryshimin e sjelljeve dhe kjo fazë e dytë arrin më shumë nëse personi nuk është i burgosur mendërisht në domosdoshmërinë për të marrë dozën e përditshme. Ilaçet kundër varësisë mund të jenë protagonistë të kundër dhembjes: përdoren për të qetësuar dhembjen dhe më pas për të kuruar pacientin. E njëjta gjë mund të ndodhë me ilaçin kundër varësisë: bllokohet dëshira që më pas të ndërhyhet me terapinë. | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Droga dhe parandalimi i saj Tue Apr 21, 2009 10:28 pm | |
| Dr. med. Musli Ferati Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA. Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave. Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse. Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:
- alkooli
- opiatet
- kanabinoidet
- sedativet dhe hipnotikë
- kokaina
- kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor
- halucinogjenët
- duhani
- tretësit që avullohen
- adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.
Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore. Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA. Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.
- Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash jan
ë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.
- Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.
- Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.
Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman. Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës. Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane. Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët. Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës. _______________ marrë nga: Revista Vepra | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Droga dhe parandalimi i saj | |
| |
| | | | Droga dhe parandalimi i saj | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |