Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO

Shko poshtë 
+3
Driniiiii
valmir9
agim__barja
7 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptySun Apr 19, 2009 11:07 pm

Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Attachment

Edhe 27 vjet pas vdekjes së tij, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit. Biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit...dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij, edhe sot konsiderohet mister i vërtetë për biografët e Josip Brozit.

Shkrimtari Momçilo Jokiq, njeriu i cili që tri dekada e gjysmë merret me personalitetin e Titos, në një bisedë për gazetën Blic, i ka kujtuar disa detaje që i ka zbuluar gjatë studimit të tij.

“Josip Brozi i vërtetë ishte kroat që ka vdekur në Vjenë në vitin 1913, ndërsa identitetin e tij e ka marrë spiuni e agjenti i shumëfishtë, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito. Ai është pjellë e dashurisë së flaktë në mes të konteshës polake dhe drejtuesit të pronës së saj, Franc Ambrozit, dhe për ta shpëtuar nderin e saj aristokrat, fëmijën jashtëmartesor e ka rritur një familje e financuar nga babai i tij”, ka deklaruar Jokiq.

I biri i industrialistit

Varianti i dytë i prejardhjes së Tito-s, flet se ai ka qenë fëmijë jashtëmartesor i nënës Maria dhe njëfarë jevgu polak, një industrialisti të famshëm nga Vjena, tek i cili Maria ka punuar herë pas here.

Pohimin për prejardhjen hebreje dhe jo kroate të Titos, e ka lansuar mjeku i tij personal, prof. dr Aleksandar Matunoviq, në librin e tij "Jovanka Broz – bashkësunduesja e Titos", që është botuar pak kohë më parë në Beograd.

Që prejardhja e mareshalit është e dyshimtë, krahas serbëve e kanë potencuar edhe fqinjët e tyre kroatët. Bashkëkombësit e Tito-s, jozyrtarisht dyshojnë në saktësinë e të dhënave zyrtare të biografisë së tij.

Shumë vepra që merren me këtë tematikë janë shkruar, ndërsa në internet mund të gjinden një mori dëshmish që tregojnë se “i biri më i madh jugosllav”, në të vërtetë ka qenë agjent i shumëfishtë me një rrjet bashkëpunëtoresh nëpër botë.

Thuhet se në vitin 1934 ai ka qenë spiun i shërbimit sekret britanik, pastaj i shërbimit NKVD rus, ABVER-it gjerman, ndërsa atij i mëveshët edhe roli i oficerit të shërbimit sekret të Austro-Hungarisë.

Në shkollën ushtarake austro-hungareze në Peçuj, ku thuhet të jetë shkolluar bashkë me Kërlezhen, Tito e kishte marrë identitetin e Josip Brozit kroat, gjë që i kishte mundësuar atij të lëvizte lirshëm nëpër të gjitha territoret sllave.

Identitetin e kishte ndërruar për shkak të nevojës, sepse siç thuhet, ai ishte arrestuar afër Novi Sadit, për shkak të një përdhunimi që kishte kryer, kështu që për t’iu shmangur burgut e kishte pranuar ndërrimin e identitetit dhe aktivitetet të tjera që i janë kërkuar.

“Pasi që Josip Brozi i vërtetë ka lindur në Vjenë, ndërsa Ambrozi, respektivisht Tito, në Poloni, kjo do të thotë se Kumrovaci është segment i trilluar i biografisë së Titos”, ka thënë Jokiq.

Edhe vetë Tito sikur i është shmangur shkuarjes në Kumrovac, vendin zyrtar të lindjes së tij. Për herë të parë e kishte vizituar shumë vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore. Ndërkaq të varri i gjoja prindërve të tij ai nuk ka shkuar asnjëherë.

Titon nuk e njohu as vëllai i tij

Dyshimi rreth prejardhjes së tij nga Kumrovaci është zbuluar nga të afërmit e tij (gjenerali Gjuriq), të cilët kanë pohuar se në vitet e 50-ta nga Budapesti ishte sjellë vëllai biologjik i Josip Brozit, përndryshe punëtor hekurudhe në Hungari, që të takoheshin sërish pas shumë e shumë vjetësh.

Ai takim ishte fiasko i llojit të vet, pasi që vëllai i tij ka thënë se ai njeri nuk mund të jetë Josip Brozi, sepse Brozi nuk e kishte gishtin tregues në njërën dorë. Gjatë luftës gjermanët kishin lëshuar fletë-arrestin për Josip Brozin në Zagreb, ku në fotografi shihej dora e tij pa gisht tregues.

Shumëkush është pyetur se si një përpunues metalesh nga Zagoria mund të luante në piano, dhe pa gisht tregues të bëhej shpatar...

Gazetari i "Vecernji novosti", Pera Simiq, përndryshe njohës i shquar i personalitetit të Titos, po ashtu pajtohet me teoritë për ndryshimin e identitetit të tij, mirëpo thotë se ato nuk janë parësore.

“Kanë ekzistuar momentet kur Titoja ka mundur të zbulohej. Të gjitha këto momente janë pushuar me gjak dhe për këtë gjë askush nuk dinte. Nën rrethana të dyshimta, ai ka arrestuar dhe likuiduar secilin që ka paraqitur rrezik për të. Në një protestë me bomba që kishte ngjarë në vitin 1928 bëhej fjalë për një person, mirëpo a ka ekzistuar dikush tjetër më herët, do të mbetet mister”, thotë Simiq.

Një shembull të ngjashëm merr edhe Momçilo Jokiq. Ai pohon se disa oficerë të Vermahtit që ishin burgosur në fund të Luftës II Botërore janë pushkatuar vetëm pse e kanë njohur Titon nga shkolla në Peçuj si dhe mëkatet e tij. Duke u lavdëruar me këtë fakt, oficerët kishin kërkuar që të kontaktohej Titoja, duke shpresuar në një tretman të mirë, mirëpo pasi ishte kontaktuar, mareshali prerazi kishte kërkuar që ata të “pushkatoheshin”.

Dëshmitarët e vrarë

“Sipas principit të njëjtë janë eliminuar të gjithë dëshmitarët e identitetit të tij të vërtetë. Disa prej tyre janë likuiduar, të tjerët janë dërguar në Goli Otok dhe më pas i ka pritur fati i njëjtë”, thotë Jokiq.

Në njërën nga agjencitë më të famshme inteligjente, CIA, ekzistojnë materiale të panumërta për Titon, ndërsa kërkesat për të pasur qasje në to vijnë nga të gjitha anët.

Një mister të vërtetë paraqet edhe valixhja e zezë me të cilën ka vdekur mareshali dhe nga e cila nuk është ndarë kurrë. Në atë valixhe, pos të tjerash, dyshohet se kanë qenë edhe dokumentet që dëshmonin prejardhjen e tij.

Fakti se gjurmët më simptomatike që do të duhej të zgjidhnin misterin për identitetin e Brozit janë ndërruar, po ashtu flasin në të mirë të dyshimeve. Në komunën Tuheli, ku janë regjistruar të gjithë paraardhësit e tij, pas vdekjes janë bërë ndryshime aq të mëdha sa që dokumenti nuk mund të quhet më valid.

Arsyet për këto ndryshime që i kanë dhënë falsifikatorët janë aq banale sa që mund të përkufizohen me marrëzi.

“Gjoja në dokument shkruante se ai ka lindur më 7 maj dhe për këtë arsye ishte përmirësuar kjo datë në 25 maj që të përshtatej si datë e mirë për festimin e ditëlindjes së Titos?! Me këtë udhë janë përmirësuar edhe disa fakte të tjera”, thotë Pera Simiq.

Sipas të dhënave zyrtare, Josip Broz ka lindur më 7 maj 1892 në Kumrovac të Kroacisë. Babai i tij ishte një fshatar i varfër, Franjo Broz, ndërsa e ëma Maria nga Sllovenia. Ai vdiq më 4 maj 1980, ndërsa çdo vit, në këtë datë në Shtëpinë e luleve në Beograd, ku është varrosur, mblidhen adhuruesit e tij nga trojet e ish-Jugosllavisë për t’i shënuar përvjetorët e vdekjes së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptySun Apr 19, 2009 11:19 pm

Tito ka qen aj qe deshti Shqiptaret e Kosoves ti quaj jo te njejt si Shqiptaret nga Shqiperia.

Aj ta qe Shqiptaret nga Kosova flasin gjuhen "shiptarski" dhe dhe qe jemi "kosovar" ejo Shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 12:07 am

Kush do qe ka qen ai njeri, per shqiptaret ka qen nje anti shqiptar, nje kriminel i cili vrav e burgosi me mira shqiptar patriot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tatoo
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tatoo


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 41
Vendi : ne Parajse
Registration date : 23/01/2009

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 4:28 am

Hajde tema hajde, tema mazokiste si kjo nuk e besoja qe do hapnit ndonjehere. Si mund te duroni qe ketu te flitet per xhelatet e shqiptareve dhe shkaktaret e shume vuajtjeve te tyre. Tito eshte nje antishqiptar, ideator dhe pranues i ideve totalisht antishqiptare edhe kur ato ishin te kamufluara. Nese shqiptaret e Kosoves kane jetuar me perqindje te madhe ne perendim e sidomos ne Gjermani e Zvicer edhe per ate arsye kane pasur nje jete me te mire kjo nuk vjen aspak nga ndonje politike pozitive e Titos. Ata qe ne vitet 60 kane patur guxim edhe jane ngritur kunder barbareve serbe asnjehere nuk e kane dashur Titon , ata kane zgjedhur Enverin. Tito per ata ka qene nje askush edhe nje askush mbetet pergjithmone .!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 6:59 am

Agim Barja e ka mire me kete teme!
Duam apo nuk duam jeta dhe vendimet politike e shqyptareve,per gjyse shekulli ashete mevar nga ky satrap i kamuflum me petkun e diplomatit, politikanit "paqesor"
Gjeneratat e reja duhet te mesojen mbi te gjitha fatekeqesit qe i ka ndodhe shqypetaris, ky pis i pa indetitet, per dike ka qen ideol dhe ka perfitua shume ide se si te arri ne majat e pushtetit tue perfitue perkerahjen e gogolit gjakepires.
Ketu ka tema per chegevare, markesin , pse mos folet edhe per ideolin enverist qe udhehoqi shqypenin me te nejten metode bile edhe me zi!?
Tito famekeq tana te zezat qe i beni me ane te shqypetareve enveristave dhe fadilistave.
Kush ishte ai shqipetar qe i tani i ra ne prehen titos?
Kush ishte ai shqipetar qe cdo "fitore" smuned te paramendonete pa ndihemen dhe keshillat e titos?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 8:54 am

Ky ishte idhulli i Ibrahim Rugoves (Kosova per Tito-ne , Tito Per Kosoven) , ndersa armiku dhe shkaterruesi me i madh i shqiptareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 11:41 am

Zagaret e titos dhe te Milloshit

Der vermutlich reichste Albaner der Welt“

Von Michael Martens, PrishtinaDruckenVersendenSpeichernVorherige Seite KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_LinkarenaKUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_furlKUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_oneviewKUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_YiggKUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_WebnewsKUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_facebookKUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_Wong20KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_DeliciousKUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO SBookm_Digg

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO %7BFDA1559B-28E7-4B90-96A8-4FBBD426A210%7DFile1_4

Wahlfavorit Pacolli: "Ich glaube, dass ich Recht haben werde"

15. November 2007 Behgjet Pacolli kann seine Gesprächspartner mit einem einzigen Satz sprachlos machen. Gerade hat er von seiner Jugend im Kosovo erzählt und davon, wie er als junger Mann nach Belgrad ging, wo er in den siebziger Jahren ganz in der Nähe von Tito gearbeitet habe. Das kann freilich vieles bedeuten - doch auf die Frage, ob er den schon zu Lebzeiten legendären jugoslawischen Diktator einmal persönlich gesehen habe, antwortet Pacolli: „Ja, sogar nackt.“
Es scheint, als genieße er die Verblüffung seines Gegenübers, denn erst nach einer kleinen Kunstpause setzt er hinzu: „Ich war sein Adjutant. Ich habe ihm mit der Garderobe geholfen und seine Koffer getragen.“ Es gibt viele, vielleicht sogar arg viele Geschichten dieser Art von ihm und über ihn, doch fest steht: Pacolli hat längst eigene Kofferträger. Mit seiner vergangenes Jahr gegründeten Partei „Allianz Neues Kosovo“ tritt der Unternehmer, der in der kosovarischen Presse als „vermutlich reichster Albaner der Welt“ bezeichnet wird, am kommenden Samstag bei der Parlamentswahl in dem UN-Protektorat an. Pacollis Allianz könnte danach zu den drei größten Parteien im neuen Parlament gehören.


Geschäfte im anarchischen Russland
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 11:45 am

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Rugova_1982Qe edhe nje titiste dhe millosheviq!


Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi




Nga Ibrahim Rugova

Prishtinë, Dhjetor 1977

Kopja e studimit të Rugovës për Titon


Duke punuar në këtë temë, vetvetiu m‘u imponua problemi i një vështrimi teorik të çështjes, apo ndoshta, po ashtu, vetvetiu m‘u imponua edhe nga interesimi im teorik, që po e formuloj në formë pyetëse - tezë: përse shkrimtarët dhe artistët, për objekt të veprave të veta i marrin shëmbëlltyrat e kohës së vet, dhe madje përse në mënyrë të vazhdueshme! Në vijim do të përgjigjem me shembullin e Titos dhe me praktikën krijuese të letërsisë sonë.

Që në fillim mund të thuhet se shëmbëlltyra e Titos është mjaft e pranishme në letërsinë shqipe në Jugosllavi, do të thotë në të gjitha format e krijimit letërar. Me këtë rast çështjen e pranisë duhet ta vështrojmë dhe ta pranojmë në kuadër të procesit të difirencimit që ekziston midis formave letrare, e cila gjë i tregon dhe i vërteton mundësitë dhe validitetin e formave të veçanta ndaj objektit. Ky shpjegim teknik letrar na sjell në përfundimin se prania e objektit realizohet përmes shkallëve të ndryshme, po me funksion e me qëllim të njëjtë e të përbashkët. Po i theksojmë këto ndryshime të formave në prosede, në metodat e krijimit. Në prozë, vërtetë në roman dhe në tregim, fytyra e Titos dhe prania e tij identifikohen plotësisht dhe nënkuptohet me të drejtë me ngjarjen e madhe të revolucionit të armatosur, të cilën ai e vuri në lëvizje dhe çka është e arsyeshme artistikisht dhe jetësorisht. Nuk del fare si personazh i drejtpërdrejtë në mënyrë deklarative, po përmes frymës së veprës - aksionit - veprimit të tij, të njerëzve që bëhen realizues të ideve dhe të ndërmarrjeve të veprës së tij. Kjo ka të bëjë me faktin se shkrimtarët duan që fytyrën e tij ta realizojnë artistikisht, natyrshëm, ashtu çfarë është e madhe në realitetin historik dhe në realitetin bashkëkohës.

Pra, vetëm ajo që jepet artistikisht mirë e me vlerë, është ekuivalente e reales, vërtet vetë realja, e që merret si një nga çështjet - çelës, në të cilat sprovohet arti, e edhe letërsia, në rastin kur ka të bëjë me fytyra të njohura historikisht dhe bashkëkohësisht, siç është Tito me këtë rast.

Ndërsa po e shqyrtojmë këtë çështje duhet të përmendim një të vërtetë tashmë të njohur e të pranuar në historinë dhe filozofinë e artit se, shkrimtarët dhe artistët, si idhtarë të përhershëm të njeriut, të lirisë së tij, te fytyrat historike të jetës sociale - revolucionare, ndalen vetëm atëherë, kur në to, brenda tyre, pos tjerash gjejmë figurën- njeri të plotë, i cili punon dhe vepra e tij i kushtohet plotësisht njeriut, mirëqenies së ekzistencës së tij. Ky shpjegim teorik letrar, e njëkohësisht filozofik bashkëkohës e vërteton dhe e qartëson fortë mirë interesimin e shkrimtarëve tanë për Titon, sepse tek ai gjetën, zbuluan njeriun e vërtetë me të gjitha cilësitë që e karakterizojnë veprimin e madh njerëzor, veprimin e përjetshëm. Më shkurt, artistët ndalen tek ata që i zgjerojnë hapësirat e realizimit të njeriut në jetë dhe në vepër, ashtu siç bëri Tito. Pra, njerëzit e tillë, që shkenca i shpejgon si gjenialë, krijojnë vazhdimisht hapësira të reja për njeriun, pra janë krijues e jo dogmatë e statistë në skenën historike e shoqërore, sepse ata, me aftësi të rrallë i shtrojnë dhe i zgjidhin kërkesat dhe nevojat e kohës në të cilën jetojnë e veprojnë, do të thotë prekin në pikat neuralgjike vendimtare të shoqërisë njerëzor duke i vënë njerëzit në lëvizje të orientuar, të drejtë, në aksion.

Përveç kësaj, shkrimtarët tanë e përjetësojnë fytyrën e Titos, sepse në të që me kohë kanë gjetur me të vërtetë realizimin e vet nacional, social e intelektual, do të thotë tri elementet qenësore për ekzistencën individuale e kolektive. Nëse pranohet e vërteta e thënë metaforikisht se artistët-poetët janë antena të shoqërisë, atëherë mund të nxjerrim një konstatim se, shkrimtarët tanë, në vizionin dhe në praktikën revolucionale të Titos, gjetën një nga idealet e veta më të qëlluara dhe sinjalizuan në mënyrë arstitike vlerën e vërtetë të pamohueshme të tij.

Përderisa në prozë është i pranishëm, në radhë të parë, në kuadër të mundësive dhe të efekteve artistike të realizimit të zhanrit, pra në mënyrë të plotë që na e sinjalifikojnë "Ditari..." i F. Hoxhës një pjesë e prozës së H.Sylejmanit dhe të Sinan Hasanit, në poezi, e cila konsiderohet si zhanër dhe formë solemne më komunikative, fytyra e Titos ngritet vazhdimisht, duke u bërë objekt qëndror-poetik, në dritën e plotë të veprës së tij të madhe. Kështu, poezia e kuptuar si formë më komunikative, ka një aftësi dhe fuqi të jashtëzakonshme për identifikim apo për simbolizimin e veprave të mëdha në histori dhe në bashkëkohësi, të vizioneve të tyre të pandërprera e thelluese.

Thënë historikisht, fytyra e Tito në poezi bëhet objekt i rëndësishëm që në krijimet e para gjatë Revolucionit të armatosur dhe vazhdon deri në ditët më të vonshme. Ajo nuk qe vetëm inspirim, po edhe realizim i poezisë dhe i artit në përgjithësi.

Në një pjesë të mirë të poezisë ku poezitë kushtuar Titos nga Esad Mekuli, Mehmet Hoxha, Tahir Jaha, Latif Berisha, Enver Gjergjeku e të tjerë, shfaqet një komunikim i drejtpërdrejtë me të dhe merret me të drejtë në kuptim të gjerë të krijuesit të madh. Për shembull të gjithë këtë e shëmbëllen më së miri poezia e E.M, "Ty që je liria jonë", ku Tito shfaqet si simbol i lirisë dhe i realizimit kombëtar e social të shqiptarëve, krahas me atë të kombeve dhe të kombësive të tjera.

Në disa poezi të tjera siç janë "Flamur shekujsh" (Ali Podrimja), "Dy ditëlindje" (Rrahman Dedaj) dhe "Flet Tito" (Mirko Gashi), kemi të bëjmë me një përpjekje tjetër të poetëve tanë, me atë që përmes prosedeut poetik të simbolizimit fytyra e Titos të marrë kuptim universal të gjithëkohshëm, si simbol i një kreatori për të mirën e përgjithshme, se vepra e tij është model real, që hyn në fondin e përgjithshëm të njerëzimit.

Përveç identifikimit, si kusht i domosdoshëm i fuqisë poetike dhe i bindshmërisë së saj, në poezinë e përmendur të Ali Podrimjes, kemi simbolin flamur, i cili simbolizonte, emblemën e ekzistencës kombëtare dhe atë shoqërore, të vendosur në përjetësimin e flamurit që qëndron në hapësirat kohore të shekujve të historisë. Ndërsa me simbolet e tjera si Diell, Bukë, Qiell, poeti simbolizon tri kushte të rëndësishme e të domosdoshme të ekzistencës, të cilat me këtë rast, nuk po i përkthej në gjuhën teorike.

Në vjershëm e Mirko Gashi, "Flet Tito", e cila përmes theksimit të aktivitetit të ligjërimit të Titos, që gjithmonë i ka në pajtim fjalën dhe aksionet, poeti simbolizon qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në të gjitha momentet e kohës. Kështu simboli i tij qëndror, Kepi i Shpresës së Mirë (Tito) del si një Parim i Shpresës dhe i realizimit real, siç do të mund ta shpejgonim me filozofinë e paraqitur në parimin e Shpresës të E.Blochut.

E këtillë, fytyra e Titos shfaqet edhe në letërsinë për fëmijë, e që do të mund të ishte objekt i një studimi të veçantë. Tito si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit trajtohet me sukses në veprat e Maksut Shehut, Rifat Kukajt, Agim Devës e të tjerëve.

Në fund, me qëllim që të përforcojë edhe me përgjigjen lidhur me pyetjen që shtrova në fillim të kësaj paraqitjeje po shtoj edhe këtë se, mesazhi simbolik i artistit, i poetëve dhe shkrimtarëve tanë në përgjithësi, është plotësisht adekuat me mesazhin e veprës së Titos, i cili sot gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, çfarë e gëzonte vetëm Lenini. Adekuatësia e këtij mesazhi, pos momenteve të tjera që i përmenda më sipër, ka të bëjë edhe me të njohurën teorike e historike se, poetët dhe revolucionarët e mëdhenj i lidhin vizionet dhe idealet më të thella për njeriun, pra bëhet bashkudhëtarë në rrugën e infinitumit për të mirën njerëzore. Këtë lidhje midis artistëve dhe revolucionarëve, në mënyrë më të natyrshme dhe të paimponuar, pra të dalë nga situata reale historike, e gjejmë në historinë më të re kur është fjalë për fytyrën e Leninit. Le t'i kujtojmë me këtë rast Majakovskin, Bllokun, Jeseninin e të tjerë. Të njëjtën lidhje, po ashtu të natyrshme dhe të fuqishme, e gjejmë kur e vështrojmë fytyrën e Titos në veprat artistike, e sidomos në ato poetike.

Në përfundim e sipër të theksojmë edhe një fakt tjetër mjaft të rëndësishëm se Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor.

Përveç kësaj, shkrimtarët tanë e përjetësojnë fytyrën e Titos, sepse në të që me kohë kanë gjetur me të vërtetë realizimin e vet nacional, social e intelektual, do të thotë tri elementet qenësore për ekzistencën individuale e kolektive. Nëse pranohet e vërteta e thënë metaforikisht se artistët - poetët janë antena të shoqërisë, atëherë mund të nxjerrim një konstatim se, shkrimtarët tanë, në vizionin dhe në praktikën revolucionare të Titos, gjetën një nga idealet e veta më të qëlluara dhe sinjalizuan në mënyrë artistike vlerën e vërtetë të pamohueshme të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 11:53 am

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO _98571_ibrahim_rugova_and_slobodan_milosevic_meet_for_the_first_time_in_belgrade_300_(15-05-1998)_ap
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 12:55 pm

A mund na e perkthej ndonjeri prej antareve qe di gjermanisht tekstin per Pacollin ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 3:21 pm

Mergimtarii
Shkurtimishte Thot Pacolli ne vitet shtatdheta ka qen njeriu me i afert i titos bile ai ka pare Titon cullak !
Dhe ja ka mbajt garderoben dhe kuferat!
Pyetjes qe ja bene gazetari se a ka pare ai me syte e vet diktatorin Tito Ky ju pergjigjet siq thashe se bile edhe desh e ka pa se ka qen shume afer tije dhe shum i lumtur ka qen qe i ka sherbye!
Dhe ne fund tregon se si ka formue nje parti..


Kjo eshte jashte gazete sa per njoftim!
lexo kete:

PO Ky njeri ka kontakte shum te mira me Milloshin dhe jelcinin dhe prap ato vazhdojne.
Drejtor i tije ne llugano eshte nje Rus qe eshte pasunuku me i madhe ne evrop bile aty thojne gazetat hyjne kamion me para dhe dalin!
Ky eshte vetem drejtor apo argat i Ruseve!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 3:49 pm

me kete teme dalin shume njerez e perkrahes te sistemit komunist te titos edhe per ate e hapa kete teme qe te rinjet sot le ta mesojn te hidhurat tona ne te kaluaren dhe te mesohen se sa ka sot ende me libreza te kuqe ne xhep e qe na shiten atdhetare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO EmptyMon Apr 20, 2009 4:43 pm

Agim Bajra!
Eshte shum interesant se gjeneratat e reja femijet e mi dhe te tejreve nuk dijne asgje per te kaluaren bile as per UCK-ne.
Sepse ne ed dijme qe adem jahsari ishte komandant ,Rugova kunder me farkistet qe bashkpunuan me serbet qe te shkaterrojne UCK-ne.
keta thojne sikur dje ne Akademi solamne per Sali Qekun se rugova Bukosh hajni tradhtari!
paskan qen udheheqes te UCK-se.
Hajde rren hajde bile te rrejn per toke.
Po keta po rrejn per hava.
Thue ti se nuk jena deshmitare te gjalle ne se si ka qen puna!
Po keshtu eshte kure tradhtaret udbashet komunistet e kan pushtetin.
E ketyre per interesa ju bashkangjiten edhe ata lider kinse te UCK-se qe tradhtuan shoket betimin dhe amanetin e deshmoreve.
Qe Deri dje u vrajten nermjet veti e sote prej tutes i hyjne ne bithe njeri tjetrit.
Bile ramushi e Thaqi u keputen tuj u perkul te varri i atij qe e quajshin tradhtare dhe e shpallen tradhtare.
Po te ne qka spo ndodhe vella i jem u trenum ,qfare njerez jemi.
Sa te shajne te limojne knej te vrasin knej te kendojne..
Popull interesant.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty
MesazhTitulli: Re: KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO   KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRËVESHJES XHENTËLMENE“PËR S
» Kush ishte Shyt Mareci?
» Kush ishte FAN NOLI?
» ''Kush ishte komandant Drini''
» Kush ishte Kostantini i madh?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: