|
| JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRËVESHJES XHENTËLMENE“PËR S | |
| | Autori | Mesazh |
---|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRËVESHJES XHENTËLMENE“PËR S Sat Jun 06, 2009 3:24 am | |
| Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi. Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi!!!!!
SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE...!!!
Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve. Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:
1.ALEKSANDËR RANKOVIQ
2.KËRSTO CËRVENKOVSKI
3.SVETISLLAV STEFANOVIQ
4.MILLAN BARTOSH
5.LEO GRISHKOVIQ
6.VOJKAN LLUKIQ
7.MARKO VUCKOVIQ
8.PAVLE JOVIQEVIQ
9.PETAR STAMBOLIQ
10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN
11.GJOKO PAJKOVIQ
12.GOJKO MEDENICA
13.ÇEDO MIJOVIQ
14.SËRBA SAVIQ
15.DUSHAN MUGOSHA
Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.Shperngulja është bërë me këtë dinamikë:
Më 1952Janë shpërngulur----- 37.000 shqiptarë Më 1953---------------------------- 19.300 “ Më 1954---------------------------- 17 500 “ Më 1955---------------------------- 51.000 “ Më 1956---------------------------- 54.000 “ Më 1957---------------------------- 57.710 “ Më 1958---------------------------- 41.300 “ Më 1959---------------------------- 32.000 “ Më 1960---------------------------- 27.980 “ Më 1961---------------------------- 31.600 “ Më 1962---------------------------- 15.910 “ Më 1963---------------------------- 25.720 “ Më 1964---------------------------- 21.530 “ Më 1965---------------------------- 19.821 “" Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike
Ky shtab famekeq i JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!
-Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës ku ka lindur dhe është rritur z.Ibrahim RUGOVA.Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...!!! Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQI | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRËVESHJES XHENTËLMENE“PËR S Thu Jun 25, 2009 7:56 pm | |
| Kush e organizoi grumbullimin e armeve ndere shqiptar,a serbet apo sevrvilet e tij shqiptar,duhet ta kerkojm qakaqin,se per armik serbin e kemi ditur,ama shqiptaret kundra vetevetes kete po ja lenja zotit te madh e ishalla ne qete ne rahmeni !Se keshtu çka na kan bere e po na bejn tanet kerkund ne bote nuk kam ndegjue e pare ! | |
| | | veli kryeziu Fillestar/e
Numri i postimeve : 7 Age : 44 Vendi : Rogane-Dardane Registration date : 13/09/2009
| Titulli: Re: JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRËVESHJES XHENTËLMENE“PËR S Sat Oct 31, 2009 10:52 pm | |
| ass. Veli Kryeziu-Universiteti i Prishtines-FE-Gjilan
Hyrje
Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëher, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veqse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.
Shpërnguljet masive të shqiptarëve nga ish-Jugosllavia deri në kohen e përmbysjes së diktatures komuniste dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk guxohej të përmendëshin as në Shqipëri dhe as në Kosovë ndërsa për studime shkencore të kësaj qështje as që mund të flitej.
Periudha ndërmjet dy luftërave botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore theksimi i këtijë problemi në ish-Jugosllavi inkriminohej si vepër penale. Për ta përmbledhur këtë punim jam munduar ti preki ngjarjet ashtu siq kanë qenë, ndërsa literatura të cilen e kam përdorur e tëra është në gjuhën shqipe.
Marrëveshja Xhentëllmene turko-jugosllave e vitit 1953
Prishja e mardhënjeve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytëzua nga Beogradi me mjeshtëri për ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijëra shqiptarëve të akuzuar “stalinistë”.[1](R.Abdyli, Kosova Revistë Historike Politike, nr.2/1994, Tiranë, p.27)
Në vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur për objektiv një shoqëri të afirmimit të barazisë së popujve të kësaj ish federate.[2](J.Bajraktari, Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serbë ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më tej ASHAK, Prishtinë 1995, p.153)
Ndërkaq, shqiptarët sanksionohen si pakicë dhe me këtë vëhen në pozit të pabarabartë karshi popujve tjerë të po kësajë federate.[3](po aty, p.153)
Deri më 1947 popujtë më të përndjekur në Evropë kanë qenë hebrenjët dhe shqiptarët. Lidhur me këtë fenomenë ka gjysma e vitit 1948 titizmi si epidemi komuniste do të vijë në konfliktë me stalinizmin gogoljanë, si rezultatë i të cilit konfliktë do të shënohet njëra ndër etapat më tragjike të popullit shqiptarë në histori.[4](H.Bajrami, Kosova Sot, dëshmi 14.05.2008, p.12)
Sistemi policorë i UDB-së së Rankoviqit bënte trysni të ndryshme mbi shqiptarët, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar përspektivën, me çka synohej dealbanizimi i Kosovës.[5](J.Bajraktari, vepër e cituar, p.153)
Si rezultat i këtj presioni, mjaftë shqiptarë u regjistruan si turqë dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë.[6](B.Meta, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p.353)
Këtë process të deklarimit të dhunshëm të shqiptarëve si turqë e kundërshtuan intelektualët: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.[7](F.Rexhepi, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)
Për ta shpërblyer poziten e udhëheqësve shtetrorë të ish-Jugosllavisë u propozua që Çubrilloviqit ti jepet shpërblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtë nga antari i Akademis së Shkencave të Kosovës prof. Fehmi Agani.[8](H.Islami, Kosova dhe Shqiptarët Çështje Demografike, Rilindja, Prishtinë 1990, p. 74)
Edhe pas kësaj periudhe, sidomos pas Luftes së Dytë Botërore filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullates për shpërngulje në Turqi.[9](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Shkrola, Prishtinë 2004, p. 28).
Takimi i Splitit Tito-Kyprili
Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi.[10](H.Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolinizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë 1995, p.148). Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.[11](H.Bajrami, po aty, p.149). Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëher pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut.[12](J.Bajraktari, F.Rexhepi & F.Demaj, Historia 10 Gjimnazi Matematik dhe Informatik Shkencave Natyrore, Libri Shkollor, Prishtin 2004, p.193).
Meqë me marrveshjen “Xhentëllmene” nuk u arrit qëllimi për dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll, Serbia nuk pushoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptarë në Kosovë.[13](H.Bajrami, Kosova Sot, Dëshmi 16.05.2008, p.19)
Marrveshja mbi miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë e nënshkruar në Ankara më 28 shkurt 1953 u bë e njohur si Pakti Ballkanik.[14](S.Basha, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995, Instituti i Historisë i Kosovës, QIK, Prishtinë 1997, p.61)
Marrveshja përmbanë 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, të cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Veriorë e 4 prrilit 1949 që i përkiste Turqisë dhe Greqisë.[15](S.Basha, Po aty, p.61)
Kjo marrëveshje linte hapsirë edhe për marrveshje të tjera të problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore.[16](S.Basha, po aty, p.61)
Jugosllavia për ti shpërngulur shqipatrët nga Kosova dëshironte të krijonte lidhje sa më të ngushtë me Turqinë.
Lidhja duhej të bëhej duke e riaktivizur Konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.[17](F.Pushkolli, Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi dhe marrveshja jugosllavo-turke, Fjala, Mars 1994). Në këtë frym bashkpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja “Xhentëllmene” mes Jugosllavis e Turqisë.[18](F.Pushkolli, po aty). Qështjen e shpërnguljes së shqiptarëve Jugosllavia e nxiste nëpër mjet shtypit turk.(S.Basha, Vepër e cituar, p.62). Në periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” pushteti serbë në proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijë shqiptarë, 300 prej tyre vdiqën nga plagët e marra.[19](R.Abdyli, Kosova Revistë Historike Politike, nr.2/1994, p. 26)
Si rrjedhojë, për një kohë të shkurtër u turqizuan dhunshëm rreth 60 mijë shqiptarë, kurse u shpërngulën për në Turqi mbi 250 mijë shqiptarë.[20](R.Abdyli, Po aty, p. 27)
Nga fundi i vitit 1944 e këndej shqiptarët filluan të arratiseshin në male dhe në Shqipëri madje dhe duke migruar krejt jahstë vendit. Shqiptarët për ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lëvizje ilegale.[21](I.Hoti, Format dhe mënyrat e pushtimit dhe të nënshtrimit të Kosovës në fund të vitit 19944 dhe fillim të vitit 1945, Bujku, dëshmi 06.02.1995)
Në deklaratën zyrtare, të lëshuar më 29 janar 1953 mbi bisedat në Split, të dy delegacionet fshehen marrveshjen “Xhentëllmene” dhe iu referuan bashkëpunimit parlamentar dhe qështjes së Paktit Ballkanik.[22](S.Basha, vepër e cituar, p. 62) Me këtë marrveshje Tito realizonte ëndrren e serbëve për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Turqia fitonte banorë vitalë dhe mjete fonanciare.[23](S.Basha, po aty, p. 62)
Ç’do shqiptarë do të shpallej i rrezikshëm dhe I dyshimtë për sigurinë e vendit, sidomos intelektualët me të cilët i mbushën burgjet dhe pas kësajë u shpik kombësia turke.[24](R.Abdyli, Kosova, nr. 2/1994, p.27)
Krahina Autonome e Kosovës e Metohisë gëzoi të drejtën e një trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe të përfaqësimit në kuvendin e Serbisë dhe atë Federalë, por jo pushtetin juridik dhe pikrishtë në vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetëm në kuadër të Serbisë.[25](S.Repishta, Kosova, nr. 2/1994, p. 41)
Ushtrimi i dhunës ndaj shqiptarëve
Kolektivizmi i dhunshëm i një pjese të tokave të fshatarsisë së Kosovës si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekën thellë traditën kombëtare shqipatre.[26](F.Pushkolli, Fronti popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës 1935-1975, Prishtinë 1983, p.154) Në funksion të shpërnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjeqarë 1947-1951.[27](F.Pushkolli, po aty, p.154)
Pushteti jugosllav krahas dhunës e gjunjëzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombëtare, të kaluarën dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe të institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarë.[28](S.Ukaj, Format e diskriminimit e të gjenocidit të politikës së shtetit serbë në vitet e pas luftës, Shkëndija, dëshmi, shtator 1994)
Deri sa shqiptaret mbetën nën robërinë titiste ish-Jugosllavia u përpoq ti anatemoj përmes ideologjisë staliniste deri më 1953, shqiptarët e Shqipërisë bregdetare u përplasen me luften ideologjike komuniste-balliste dhe e amortizun mundësinë për mbrojtje të vllezërve të tyre të mbetur nën robërin sllave.[29](H.Bajrami, Kosova Sot, dëshmi, 14.05.2008, p.12). Titistët në anën tjetër e bënë të veten, i përzuri mbi 18% të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Anadoll.[30](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Këtë skenar sllavo-ortodoks udhëheqësia shqiptare do ta kuptoj vetëm në vitin 1961, kur defakto në mënyrë demonstrative do të lëshohet Pakti i Varshavës nga Enver Hoxha.[31](H.Bajrami, po aty).
E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” jugosllavo-turke gjë të cilën e ndaluan në mënyr të tërthortë vetëm pas vitit 1966 atëherë kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqsore të montuara kundër shqiptarëve.[32](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Kjo ishte një zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare që pati pasoja negative për jetën ekonomike, shoqërore e politike të popullit shqiptarë. Vetëm lindëshmëria (nataliteti) i lartë i shqiptarëve bëri të mundur që të ruhej struktura etnike dhe të dështoi plani për serbizimin e trojeve shqiptare.[33](F.Rexhepi, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)
Qeveria jugosllave e kishte formuar një komision shtetërorë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi të cilin e përbënin: Aleksandër Rankoviqi, Krste Cërvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj.[34](H.Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë, p.149)
Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontaktë me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turkë me numër dhe shifër tejet sekret nr. 3977/51, ku me këtë rastë Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938.[35](H.Bajrami, Po aty, p. 149). Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë që shqiptarët do ti vendosë në vilajetin Mysh. “Pas të gjitha këtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nënshkruan në Shkup një marrveshje të re sekrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjith myslimanet që jetojnë në Jugosllavi. Shtabi jugosllavë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 marsë 1955”.[36](H.Bajrami, po aty, pp.148-149).
Në fillim të vitit 1951 në vijen e tendencave unitariste dhe nacionaliste të politikes së grupit fraksionistë të Aleksander Rankoviqit u ndërmuar aksioni për deklarimin e shqiptarëve sidomos nëpër qytete për kombësinë turke.[37](H.Hoxha, Afirmimi I kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Rilindja, Prishtinë 1983, p. 76). Mirpo grupi fraksionistë i Aleksander Rankoviqit dhe organet e sigurimit shtetrorë e shfrytëzuan dhe keqpërdoren këtë marrveshje xhentëllmene me qëllim të nxitjes dhe të ndërmarrjes së presionit ndaj qytetarëve posaqërishtë pjestarëve të kombësis shqiptare që të deklaroheshin turqë me qëllim të shpernguljes në Turqi.[38](H.Hoxha, po aty, p 77). Se shpërngulja në Turqi nuk ishte e natyrshme por e nxituar nga politika përmës mjeteve të presionit shihet nga fakti se ky process I shpernguljes në klimen e krijuar pas Pleniumit të Brioneve të KQ-së të LKJ-së jo vetëm që u pakësua por u ndërpre krejtësishtë.[39](Sipas Hajredin Hoxhes në vepren që e citua, pas Brioneve kemi madje edhe kthim të qytetarëve shqiptarë nga Turqia në Jugosllavi, por kjo nuk ka ndodhur kurr)
Në nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi periudhën kohore 1955-1957 ndikuan vrasjet e shqiptarëve, burgosjet, malltretimet presionet e ndryshme fizike e psiqike si dhe aksioni i mbledhjes së armëve në dimrin e vitit 1955-1956, aksioni i rekujzimit (Otkupi) përkatësishtë tepricave të ndryshme.[40](R.Ramadani,Gjilanoi, terrori, represioni dhe eksodi 1944-1956,Gjilan 2002,p.104)
Me shpresë se sadopakë Pleniumi i Brioneve ndryshoi poziten e shqiptarëve pas vitit 1966, edhe kjo ishte dëshprim.[41](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Shkrola, Prishtinë 2004, p. 29)
Edhe pse pas vitit 1953 pushteti jugosllav kinse kujdeset që shqiptarëve tu krijoheshin lehtësira të veqanta administrative për shpërngulje në Turqi pavarsishtë se a ishin deklaruar turq apo jo, shqiptarët nën kërcnimin shtetrorë prap qëndruan të pa mposhtur.[42](J.Kelmendi, Pleniumi KK, të LKJ-së të Kosovës më 1971). Kjo veprimtari ndëshkimore e organeve të sigurimit shtetrorë edhe organeve të tjera u shpre në mënyrë drastike në gjitha fushat si kulturës, arsimit dhe gjitha të drejtave.[43](Z.Shtylla, Shpërngulja e shqiptarëve në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore 1950-1966, e vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 1990, p.442).
Me qëllim që në përmasa jugosllave të luftohej kundër kërkesave të drejta të popullit shqiptarë, u hartua dhe u miratua “Platforma politike për aksionin e LKJ-së në zhvillimin e vetëqeverisjes socialiste, të bashkimit e vllëzërimit dhe të përbashkësisë në Kosovë”.[44](Platformë politike për aksionin e LKj-së në zhvillimin e vetqeverisjes socialiste të bashkimit dhe vllëzrimit dhe të bashkësisë në Kosovë, Beograd 1982, pp. 5-6, e siguruar nga Hakif Bajrami)
Po e përfundojmë edhe me një citim të Hakif Bajramit “Me Plenjumin e Brioneve shqiptarët e munden vetëm friken, por terrori shtetrorë vazhdoi me pot ë njejtat metoda, vetëm forma e dhunës dhe e represionit kishte ndryshuar në disa fusha të jetës”.[45](H.Bajrami, Vjetar XXXV-XXXVI, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 2006, p.488).
Përfundim
Meqense punimet shkencore në kohen e monizmit, nuk patën guxim ta trajtojnë këtë temë, gjithashtu as autoret e huaj nu u moren me këtë problem atëherë vetëm pas fillimit të zhbërjes së Jugosllavisë titiste filloi të trajtohet ky problem dhe ate vetëm nga historian shqiptarë.
Marrveshja Xhentëllmene ishte narrveshje verbale dhe mësuar nga koha qdo herë marrveshje të tilla mbeten të pa shkruara dhe gjithsesi edhe të pa hulumtuara. Duhet pasur konsiderat këta pak autorë të cilët e trajtuan në punimet e tyre këtë problem dhe sado pak dhanë kontributin e tyre.
Megjithate edhe gjatë hulumtimit tonë që kemi bërë për këtë temë, shpresoj të kemi grumbulluar “pak zjarr për dritë” (ndriqimin e këtij problemi), por megjithate duhet bërë ende shumë punë, sepse ne gjeneratat e ardhshme të historianëve duhet pa tjetër të merremi me këto probleme sepse populli shqiptarë kishte vuajtur tepër shumë nga marrveshjet e fshehta prapa dyerve.
Ne e faleminderojmë prof.dr. Ibrahim Gashin i cili më propozoi këtë temë për hulumtim, e cila më ka dhënë kurreshtje që në të ardhmen të zgjerohem edhe më thell në këtë problem.
Paraprakishtë më këtë problem në mënyr të drejtëpërdrejt ishte marrur dr. Hakif Bajrami i cili ka shprehur gadishmëri që të më ndihmoi në punën e mëtutjeshme, gjithashtu edhe dr.Sabile Basha.
Megjith këtë problemi i marrveshjeve të fshehta nga pala sllave ishte në kurriz të shqiptarëve, sikur se kjo e vitit 1938, pastaj 1953 e shum të tjera të cilat i binin në qafë popullit shqiptarë. Këtë kapitull e mbylli pamëvarësia e Kosovës më 17 Shkurt 2008, tani shqiptarët ndihen shum më të sigurtë duke marr parasyshë edhe antarsimin e shqipërisë në NATO, por një numer ende i madh i shqiptarëve ka mbetur jasht kufijëve shtetrorë të Kosovës. Shteti i ri ka shpre gadishmërinë për bashkpunim rajonal për të ardhmen Evropjane, por duke mos harruar kurr të kaluaren.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRËVESHJES XHENTËLMENE“PËR S | |
| |
| | | | JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRËVESHJES XHENTËLMENE“PËR S | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |