Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:09 am

Çdo rezistencë shqiptare do të shuhej me gjak, ploja e masakra të shpërblyera nga Rusia dhe Evropa, ngjashëm me ato në vitet 1877-1881, të rezistencës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë fakt fliste qartë proklamata shqip me cirilik: "Te tana fiseve ne Shqipni, Or vllazni!", e gjeneralit Bozhidar Janko, drejtuar shqiptarëve porsa soldateska serbe shkeli në Mërdar e Përpallac, më 18 tetor 1912: "Pushkë kemi me shti në atë që do të shtie ndaj nesh, edhe na lasht zoti, shkrum kemi me e ba at shtëpi, e katundin, qi na kthen pushkën...!"
Këtë platformë serbe për plojat mbi qenien shqiptare të Kosovës historike e legalizonte ndërkombëtarisht kërkesa publike e princit të Serbisë, Aleksie Karagjorgjeviç, porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!"
Fitorja e Aleancës ballkanike u kurorëzua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila nga Shqipëria e vitit 1912, shkëputi 61,510 km2 dhe mbi tre milion banorë me shumicë absolute shqiptare. Konferenca e Londrës, më 29 korrik 1913, e aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë", një shtet monstrum, pa trup të plotë, tepër të sakatosur, pa asnjë gjymtyrë për jetë. Ky shtet do të kishte rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë.
Okupatorët serbë, malazez, bullgarë e grekë, më 1912/13, ushtruan kulturocid, etnocid dhe gjenocid në tokat shqiptare njësoj si në vitet 1877-1881. Mbi platformën e këtij shkretërimi hodhën dritë tre bashkëkohës. Ushtaraku serb Dimitrie Tucoviç, socialist, duke informuar opinionin për krimet serbe në një fshat shqiptar në Lumë, sot n[ Shqipëri, më 1913, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji (...), për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra (…), kufomat janë hedhur në shtëpia, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”.
Ky pasqyrim është më i plotë po t’i shtohet konstatimi i socialistit, M. Kacleroviç - “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen (…). Armata serbe me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipas të dhënave të sistematizuara nga studiuesi italian A. Baldacci, - “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:10 am

Vërtet, të dhënat burimore flasin qartë se gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë botërore në viset e Shqipërisë Etnike, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lartë, me strategjinë “Toka e djegur” u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u njekën në Azi e gjetkë. Po kështu, nga dhjetori i vitit 1918 e deri në përmbylljen e Paqjës së Versajës - Parisit, më 1920, në viset shqiptare u zbatua kanibalizëm serbo-jugosllav. Sipas të dhënave të Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, të sublimuara në Proklamatën e fillimtetorit 1945, “në vitin 1918, gjatë krijimit të Jugosllavisë mozaike, prapë sipas urdhrit të Beogradit, janë therë dhe mbytur mijëra shqiptarë. Aso kohe në Konferencën e Paqes është sjellë regjistri për tetëdhjetë mijë viktima, i përcjellë me një protestë energjike, por edhe kjo, si gjithherë, ‘Vox clamantis in deserto” për veshët e Evropës.
Nga dokumentet e prejardhjes shqiptare, dërguar Konferencës së Versajës, shihet se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të viteve ’50-ta të shekullit XIX. Tashti në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1,779,929 frymë (833,000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946,929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1,220,000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912.
Madje, shqiptarët, për shkak se ishin kryesisht popullsi myslimane, nga pseudoshkenca serbe, edhe më tutje, do të paraqitën, para botës së krishterë antiislame, si masë amorfe e dekompozuar nga aspekti frymor e civilizues, pa perspektivë nacionale, e denjë për asimilim në serbë si akt civilizues. Për këtë synim propaganda antishqiptare serbe kishte mbështetje të pa rezervë në qarqe të caktuara evropiane. Ja një shembull eklatant: Herman Vendel, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t'i tregojë si "popull rudiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin evropian" dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët do ta arsyetojë si masë të nevojshme të "civilizimit të krishterë", sepse, sipas tij, "historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (...) të një race që po vdesë..."!?!
Shfarosja mbi këtë platformë serbe për kulturocid, etnocid dhe gjenocid ndaj shqiptarëve vazhdoi gjatë tërë kohës së Jugosllavisë versajase. Kjo ishte strategji serbe “Toka e djegur”, me pretendime të qarta: "Të ndërronin fizionominë e viseve të banuara pastër me shqiptarë" - do të konstatojë shtypi socialist jugosllav. Sipas venerimeve të L. Trockit në vendin e ngjarjeve të përgjakshme, në Kosovën e viteve ’20-ta të shek. XX: “Ekzistonte një ndarje e punëve. Nëse ishte në pyetje ndonjë i arratisur, shtëpitë e tyre së pari do t’i shkatërronte ushtria e rregullt. Më pastaj vinin në radhë rezervistët të cilët kryenin pjesën e tyre të punës. Pastaj vinin pjesëtarët e policisë e më në fund komitet”. Strategji e zbatuar, njësoj, më 1999.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:10 am

Se ky qellim po realizohej me bekim të Evropës, mund të vërtetohet edhe me një të vetmin prononcim të përfaqësuesit të Jugosllavisë në Shoqatën e Popujve në Gjenevë, më 13 mars 1929, i cili, pa i luajtur gjaku në fytyrë, do të gënjejë: "Në vendet tona jugore, të cilat kanë qenë pjesë përbërëse të shtetit tonë, ose i janë ndarë Mbretërisë sonë para 1 shkurtit 1913, nuk ka pakica kombëtare" !?! Ky është morali i diplomacisë dhe i gjenit pushtues serb.
Në funksion të platformës serbe për dealbanizimin e tokave shqiptare krahas plojave mbi shqiptarët ishte edhe sjellja e elementit sllav në trojet e tyre. Këtë fakt pasqyronte një Anonim nga Peja në organin e PKJ-së, "Proleter", më 15 dhjetor 1929: "Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t'ua ngritim shtëpitë (kolonistëve). Me parat tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (...). Fshatra të tëra po i kallin, që t'u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitraloza dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre". Në këtë frymë konstatonte, më 15 shtator 1931, edhe organi "Liria Kombëtare" e Gjenevës: "Afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh" dhe se "me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës".
Me aspirata të tilla në vijimësi u thellua spastrimi etnik shqiptar i Kosovës në vitet ’30-ta. Madje, më 1937, qarqet akademike, politike dhe ushtarake serbe kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb e malazez në Kosovë të ngrihej në 67.5%, kurse përqindja e shqiptarëve nga 80% të zbritej në 21.5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë kishte edhe ankesa: "Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe do të zgjidhet çështja jugosllave". Për ta arritur këtë, kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave.
Në shërbim të këtyre planeve u futën akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, të tubuar në “Srpski Kulturni Klub” të Beogradit. Megjithatë, Elaborati i akademikut Vasa Çubriloviç: "Iseljavanje Arnauta" (Shpërngulja e shqiptarëve), i datës 7 mars 1937, është projekti më makabër që njohu historia për kulturocid, gjenocid dhe etnocid mbi një popull të tërë dhe që do të mbetet i pavërejtur dhe i padënuar nga bota e qytetëruar, nga Evropa!?! Në këtë projekt saktësohej:"Të rekapitulojmë: Shqiptarët është e pamundur të zhduken vetëm me kolonizim permanent (…). Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta”, më 1878/79.
Vërtet, është e pamundur që këtu të pasqyrohet tërë kompleksiteti i politikës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbosllave midis Dy Luftërave Botërore ndaj shqiptarëve, por as nuk mund të pasqyrohen të gjitha mënyrat e rezistencës për mbijetesë shqiptare kundër asaj dhune. Gjeneralshtabi i Ushtrisë së Jugosllavisë duke vlerësuar se pushteti civil dhe policor nuk po ia dilnin të shfarosnin popullin shqiptar në viset e aneksuara Jugosllavisë versajase, kërkoi, më 1938, nga Ministria e Ushtrisë që thyerjen e shqiptarëve t'ia lëshonte në kompetencë elementit serb e malazez dhe ushtrisë, që do të thotë: paramilitarëve çetnikë të ndihmuar nga ushtria dhe saktësonte: "Ushtria jonë do të ketë për detyrë, si edhe deri tashti, e posaçërisht tashti, që në këto vise të kryejë detyrën e vet shtetërore dhe misionin nacional dhe kulturor".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:11 am

Në prag të Luftës së Dytë Botërore një pengesë madhore për shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavi paraqiste ekzistimi i Shqipërisë londineze si shtet, ndaj nga fundi i vitit 1938, Jugosllavia do t'i imponohet Greqisë dhe Italisë për një aleancë për ndarjen e Shqipërisë së Ahmet Zogut, me çka do të krijoheshin rrethana për zhdukjen fizike dhe asimilimin e tepricës shqiptare në serbë, në grekë dhe në italianë: "Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t'i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit të pavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale.”
Mbi këtë platformë serbe kundërshqiptare është ngritur edhe Elaborati i akademikut nobelist Ivo Andriç, më 30 janar 1939: "Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet.” Sipas direktivave akademike serbe, diplomacia jugosllave kundër qenies shqiptare të Kosovës historike do të mbështetej me vrasje të personaliteteve shqiptare - "si të ishin egërsira!" Këtë strategji shtetërore serbe për shfarosjen e shqiptarëve do ta pasqyrojë bukur kolonisti malazias komunist, Radovan Zogoviç, mik i shqiptarëve përjetësisht: "Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malaries e të tjera, t'i nxjerrë nga Ligji dhe t'i shfarosë banorët shqiptarë...".
Më herët u tha se me burimet e proveniencës së Shoqatës së Popujve mund të vërtetohet se në Jugosllavinë versajase më 1920 kishte 946,929 shqiptarë. Sipas shtimit natyror rreth 40 për një mijë, që kishin shqiptarët, deri më 1941 numri i shqiptarëve në Jugosllavi duhej të arrinte në mbi dy milionë. Së këndejmi del se pushteti serbo-jugosllav midis Dy Luftërave Botërore likuidoi dhe shpërnguli mbi një milion shqiptarë.
Okupimi nazifashist i tokave shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, nga mesprilli 1941, ndonëse erdhi si infuzion për shqiptarësinë e tyre në agoni, nuk do ta zgjidhte Çështjen shqiptare, kurse Lufta Nacionalçlirimtare Antifashiste krahas popujve të Jugosllavisë do të shfrytëzohet për rianeksimin serb, malazias dhe bullgaro-maqedon të tokave shqiptare jashtë Shqipërisë londineze. Vërtet, koha e vërtetoi se Deklarimi i Titos, më 4 dhjetor 1943, para një reporteri anglez të luftës, se "ardhmënia e Kosovës ka për t'u vendosur me plebishit dhe se kufijtë, nëse tregohet nevoja, kanë për t'u ndrequr në dobi të Shqipërisë", ishte kurth tradhtie për çlirimtarët antinazifashistë shqiptarë, njësoj si edhe Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovë e 2 janarit 1944, në të cilën sublimohej kërkesa politike jetike e shqiptarëve:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:11 am

"Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipnin. Rruga e vetme që populli shqiptar i Kosovës e i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer dhe rrogtarve të tij. Sepse kjo asht rruga e vetme të fitohet liria, kur të gjithë popujt pra edhe shqiptarët do të jenë në gjendje të deklarohen për fatin e vet me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje.
Garant për këtë asht UNÇJ dhe UNÇSH me të cilën asht e lidhun ngusht. Krahas kësaj për këtë janë garantë aleatët tanë të mëdhej: Bashkim Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)".
Mirëpo, porsa shkeli në tokat shqiptare këmba e partizano-çetnikëve serbë, malazez dhe maqedono-bullgarë, aleatë të Rusisë, të Anglisë, të SHBA-ve dhe të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, UNÇJ-ja e gjuajti lëkurën e qengjit dhe u rivësh me gunën tradicionanale të ortodoksizmës kundër qenies së Shqipërisë Etnike. Më 3 dhjetor 1944, prapë V. Çubriloviç, tashti Ministër për Ekonomi i Serbisë kominterniste, lëshoi për përdorim sekret instruksionet për qarqet ushtarake e politike të Jugosllavisë - për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe të etnive të tjera josllave “në Jugosllavi”, dhe përfundonte: "Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim!"
Për t’i plotësuar urdhërkërkesat që dilnin nga Udhëzimet e Çubriloviqit, në tokat shqiptare, deri në fundnëntorit 1944, do të përqendrohen 20 - 25 brigada, të quajtura "partizane" - serbe, malazeze, bullgare e "maqedonase", me udhëzime tepër rezervat: Të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë londineze! Sipas burimeve relevante nga mesi i nëntorit 1944 deri në vitin 1947 u vranë mbi 47 mijë shqiptarë. Të vrarë për rëndësinë e shqiptarësisë së Kosovës janë edhe qindra mijëra të shpërngulur me dhunë në Anadoll. Vërtet, sipas burimeve ushtarake jugosllave sekrete, në Jugosllavi, më 1937, kishte mbi 900 mijë shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Jugosllavi pati 750,431 shqiptarë, që do të thotë mbi 149,569 shqiptarë më pak se para njëmbëdhjetë vjetëve. Edhe 412,000 shqiptarë u ndoqën nga trojet e tyre sipas Marrëveshjes gjentlemene Jugosllavi - Turqi të vitit 1953. Lidhja Socialiste e Kosovës, më 1976, kishte të dhëna për shpërnguljen e Një milion shqiptarëve vetëm nga Kosova midis viteve 1912-1966.
Të dhënat jugosllave policore flasin edhe për mbi 280 mijë shqiptarë të burgosur nga viti 1945 deri në vitin 1966, por burgosje të shumta pati edhe në vitet 1967-1980. Ndërkaq, nga pranvera e vitit 1981 Kosova ishte në luftë të hapët me Jugosllavinë. Burimet e prejardhjes gjyqësore dhe policore flasin për rreth 900 mijë shqiptarë të burgosur politikë, e të trajtuar në polici, deri në fund të vitit 1991 (750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë në vise të tjera: Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Bosnje, Kroaci, Slloveni).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:11 am

Në vitet ’90-ta të shekullit XX, Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën Jugosllavinë Versajase-Avnojiste ishin të nxjerra jashtë ligjit. Të gjitha mynxyrat e dhunës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbe mbi shqiptarët, prapë, do të ushtrohen me udhëzime publike e sekrete të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë, tashti në krye me akad. Dobrica Qosiç. Bazën e këtyre udhëzimeve për zhdukjen e shqiptarësisë së Kosovë dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllvinë Avnojiste, ngërthente Memorandumi legal i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i vitit 1985. Ky trakt politiko-policor, në fakt, paraqiste Projektin për Serbinë e madhe nga Vjena deri në Stamboll, me prejudikim se Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi! Me këtë memorandum duhet të nxitej gjakmarrja dhe hakmarrja serbe e jugosllave përfundimtare ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë ndaj shqiptarëve myslimanë, që shqiptarësia e Kosovës të zhdukej me një strategji politike të pranueshme nga sllavët në veçanti dhe krishtërimi në përgjithësi.
Për ta vu në jetë me sukses këtë "program nacional serb”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë kujdestaroi në ngritjen politike e shtetërore të personalitetit Slobodan Milosheviç, të cilin e nxori në krye të lëvizjes serbomadhe: "Dogodio se narod" (Ndodhja e popullit), të mbështetur në trillime, paragjykime dhe në kërkesa histerike për ekspansion serb: "Kosova është zemra e Serbisë", kurse "Serbia e Madhe - prej Horgoshit – Viroviticë e Karllobag deri në Durrës e Selanik" - do të realizohej duke u mbështetur në "të vërtetat", serbe për Kosovën "serbe", - pa serbë historikisht, por me pushtet serb dhunues gjakësor prej tetorit të vitit 1912. "Kosova është tokë serbe për të cilën kurrë nuk mund të flitet ndryshe përveçse si për tokë serbe të shenjtë", sepse "Kisha në krye me mbretin dhe me aparatin propagandues e ka ndërtuar mitin e Kosovës". Dhe, duke e marrë mitin kishtar për tapi toke, patrikut serb, German, më 28 korrik 1988, i ftonte serbët në luftë "për hakmarrje të re të Kosovës!"
Me mbështetje nga kisha dhe me bekimin e patrikut, Slobodan Milosheviç, më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, e nxori përfushe planin për ripushtimin dhe për serbizimin përfundimisht të Kosovës, me strategjinë serbe “Toka e djegur”: "Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar tërë popullin serb", dhe tashti "Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare", por "është çështje e popullit", ndaj, e vërteta se "çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rëndësi”, sepse "gjashtë shekuj pas asaj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave!"
Vitet ’90-ta ishin paraparë për zbritjen e përqindjes së shqiptarëve në Kosovë nga 93% në nën 50%. Kjo do të arrihej me të gjitha metodat dhe strategjitë e njohura në botë për spastrimin etnik të një vendi. Në funksion të këtij qëllimi në vitet ’80 dhe ’90, me dhunë ekonomike dhe policore, u ndoqën nga Kosova rreth 400 mijë shqiptarë të aftë për luftë, kurse për 14 muajt e fundit të luftës ballore të UÇK-së me soldateskën serbe (28 shkurt 1998 - 10 qershor 1999), nga Kosova u ndoqën me lemeri, ploja e masakra rreth një milion shqiptarë të Kosovës. Shkretërimi i asaj që mund të quhet shqiptarësi aty ku shkeli këmba e soldateskës serbe në tokat shqiptare - janë prova. Veçanërisht dhuna dhe dhunimi, plojat dhe masakrat mbi civilët e pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë anekënd Kosovës, nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, periudhë kjo e Bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake të Serbisë, janë plagë të prekshme që vazhdimisht kullojnë gjak. Soldateska serbe zbatoi mbi 30 ploja në fshatra dhe qytete, vrau mizorisht mbi 15.000 civilë - pleq, burra, gra dhe fëmijë (mbi 3400 të zhdukur), plagosi mbi 3.219 dhe burgosi mbi 1.360 veta. Me strategjinë “Toka shqiptare e djegur” - dogji 1.007 fshatra (nga 1392 sa ka Kosova), mbi 212.347 shtëpi banimi, objekte përcjellëse, objekte shoqërore (prej tyre 218 xhami) dhe lokale afariste. Dhunë mbi dhuna është dhunimi i mbi 20.000 femrave, prej të cilave 2019 nëna që kanë 3007 fëmijë të traumatizuar përjetësisht. Kjo nuk ka çmim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:12 am

Aktualisht mbi dymijë e pesëqind shqiptarë as në jetë as me varre në duar të Beogradit zyrtar - për ta mposhtur fitoren e UÇK-në, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës – janë plumb në zemër të shqiptarëve. E, krahas këtyre rëndon Masakra serbe në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, prej datës 19-24 maj 1999.
Vërtet, retë mbi Burgun e Dubravës nisën nga fillimi i vitit 1997, kur në Kosovë ndodhi një varg arrestimesh me goditje të drejtpërdrejta në strukturat e UÇK-së. UDB-ja dhe ushtria jugosllave synonin që më këto goditje të dobësonin, apo të asgjësonin në tërësi forcën ushtarake dhe politike UÇK, e cila në programin politik dhe në doktrinën ushtarake kishte çlirimin e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, me mjete tjera nga ato që trumbetoheshin në ato vite nga partitë dhe lëvizjet pacifiste shqiptare të kohës. Burgjet hetuese në Kosovë thuajse ishin të stërmbushura nga këto arrestime dhe në çdo qeli të këtyre burgjeve kishte ,,terroristë’’ të pathyeshëm në rrugën jetësore çlirimtare të tyre.
Realisht, pas dënimit të tri grupeve, më 1997, pushtuesi serb sikur planifikonte që burgjet hetuese t’i mbushte me ,,terroristë’’ të rinj. Në fillim të vitit 1998 nga Burgu Hetues i Qarkut të Prishtinës transferohet në Burgun e Dubravës një grup i të dënuarve politikë. Në shikim të parë dukej se nuk po ndodhte asgjë e jashtëzakonshme, mirëpo më vonë u kuptua se aty synohej një grumbullim i madh i të gjithë të burgosurve politikë me autoritet dhe me ndikim në radhët e masave shqiptare.
Nga kjo kohë në Burgun e Dubravës ndodheshin në vuajtje të dënimit shumë të burgosur politikë të ndarë nëpër pavijone. Midis këtyre ndodheshin shumë figura të shquara - veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare të cilët për veprimtari politike patriotike ishin dënuar disa herë më dënime drakonike. Me këta do të solidarizohen politikisht edhe një numër të burgosurish ordinerë.
Zgjerimi i luftës së UÇK-së e sidomos Ndeshja ballore në Likashan, më 28 shkurt dhe Epopeja e UÇK-së në Prakaz, më 5-7 mars 1998, ndryshoi shumë çka, jo vetëm në planin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Tashti u pa se edhe pushteti serb po i ndërronte planet dhe po përgatitej të ballafaqohej më një situatë tjetër nga ajo që kishte menduar. Me një vendim të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, më 29 dhe 30 prill 1998, u bë ritransferimi nga Burgu i Dubravës në burgjet serbe i të gjithë të burgosurve politikë, me arsyetimin, sa qesharak aq edhe ironik - kinse ,,për shkaqe sigurie…’’!?! Ky transferim fillimisht u bë në dy burgje, pikërisht në Kazamatin e Nishit dhe në Kazamatin e Mitrovicës së Sremit.
Realisht, pas transferimit të të burgosurve politikë nëpër burgjet serbe, nuk vonoj edhe shumë dhe i larguan edhe të gjithë të burgosurit tjerë që ishin të dënuar për vepra ordinere. Të gjithë u dërguan nëpër burgje të ndryeshme të Serbisë. Burgu i Dubravës tani ishte i liruar nga të burgosurit, mirëpo aty tashti po ndodhte diçka e paprecedentë. Zhvillimi i Luftës së UÇK-së po kalonte në një fazë të re. Përhapja dhe shtrirja e saj ishte më se evidente, andaj edhe serbët po merrnin masa të reja shtesë për të goditur jo vetëm UÇK-në dhe bartësit e organizimit të kësaj lufte, por edhe mbi popullatën civile, si ndëshkim, duke zbatuar strategjinë e Tokës shqiptare të djegur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:12 am

Në rrethana të tilla, objektet e Burgut të Dubravës në këtë drejtim po shndërroheshin në një bazë ushtarake e paramilitare institucionale serbe shumë të rëndësishme për operacionet ndëshkuese që po ndërmerrte komanda supreme ushtarake dhe policore serbe për Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjerë. Në objektet e burgut dhe përreth pushtuesi serb përqendroi një arsenal të madh luftarak, me të cilin operonte kundër UÇK-së dhe popullatës civile.
Të burgosurit shqiptarë politikë dhe ordinerë edhe pse ishin dërguar nëpër burgjet serbe jashtë zonës së luftës, për gjoja “çështje sigurie”, nuk ishin kurrë të sigurt, sepse serbët e shumtë që merrnin pjesë në luftën që po zhvillohej në Kosovë, shpesh u vinin dhe i “vizitonin”, e sidomos kur pësonin humbje në frontin e luftës. Thjeshtë, shqiptarët në burgjet serbe nuk ishin të burgosur, ishin pengje të luftës, dhe mbi ta ushtrohej dhuna serbe tradicionale sa herë që serbët donin ta demonstronin ,,fuqinë’’ e shtetit policor e ushtarak milosheviçian. Për të burgosurit shqiptarë burgu tashti ishte kamp i shfarosjes dhe asgjë tjetër, pasi që të drejtat që mund t’i gëzonte një i burgosur për ta kishin pushuar së ekzistuari.
Fillimi i bombardimeve të NATO-së, më 24 mars 1999, pengjet shqiptare i gjeti gati në të gjitha kazamatet serbe dhe në kushte mjaft të vështira. Autoritetet e këtyre burgjeve më përpikëri u përmbaheshin udhëzimeve nga lartë dhe zbatonin planet antishqiptare në nivele të shtetit që ishin bërë qysh më herët. Për çudi, të burgosurit shqiptarë, kur nuk mund të mendonin fare për përgatitjen e mynxyrës së Burgut të Dubravës. Më 26 prill 1999 u bë kthimi i të burgosurve shqiptarë nga Kazamati i Mitrovicës së Sremit në Kazamatin e Nishit, i cili, për shqiptarët, i tejkalonte edhe kampet më të këqija naziste.
Në Burgun e Nishit i mbajtën vetëm tri ditë dhe ndaj të burgosurve shqiptarë këtu tashti do të zbatohej një dhunë shumë e shfrenuar, që nuk kurseu askënd. Plak apo i ri, i sëmur apo invalid, i mundur apo i pamundur, të gjithë jetuan një katrahurë të papërshkrueshme.
Nga Kazamati i Nishit, më 29 prill 1999, të mbërthyer më hekura dhe varganë, më një përcjellje të veçantë, të burgosurit shqiptarë i trusen në autobusë dhe i nisën për në Kosovë. Në një moment, pikërisht në mes të fshatit Llapushnik dhe Arllat të Drenicës, një autoblindë e ushtrisë serbe hyri në mes të dy autobusëve të fundit në kolonë dhe atë e goditi një aeroplan i NATO-s. U shkatërrua autoblinda dhe u vranë ushtarët serbë që u gjendën brenda. Ushtarë dhe paramilitarë serbë që kishin qenë në pozicione për rreth rrugës, të tmerruar dhe të mllefosur për humbjet që pësoi makineria ushtarake serbe, tentuan që më çdo kusht të hakmerreshin më vrasjen e disa pengjeve shqiptarë që gjendeshin në autobusë të lidhur këmbë e duar.
Kërkesës për hakmarrje gardianët shoqërues iu përgjigjën: “E kemi një urdhër nga Milosheviqi që këta të burgosur duhet më çdo kusht t’i dërgojmë në numër të caktuar në një vend”. Së fundi, paramilitarët e frustruar iu bindën logjikës ushtarake, e kuptuan se kishte një urdhër nga lartë dhe se atë urdhër duhej respektuar edhe pse e dëshironin hakmarrjen këmbadoras edhe ndaj të pamundurve. Shqiptari, ushtari i UçK-së dhe ushtari i NATO-s për ata tashti ishin një dhe barabartë të urryer.
Të burgosurit shqiptarë nga Kazamati i Mitrovicës së Sremit dhe Kazamati i Nishit pas një viti, përsëri, u gjetën në Burgun e Dubravës, por nuk mund ta merrnin me mend se çka po përgatitej, në të vërtetë, për jetën dhe për fatin e tyre. Më 30 prill 1999, në Burgun e Dubravës i sollën të burgosurit nga Prizreni, Lypjani dhe Gjilani, kurse pas dy ditësh, më 2 maj 1999, i sollën të burgosurit nga Prokupla dhe Vraja. Në këtë burg, kohë më parë, ishte sjellë një pjesë e të burgosurve ordiner shqiptarë nga burgjet e ndryshme dhe aty ishte një pjesë e të burgosurve që ishin gjatë kohë në një pavijon, i cili ishte për nga mbikëqyrja më i veçantë. Vazhdimi i grumbullimit të të burgosurve dhe të pengjeve në këtë kamp tashti do të vazhdojë për çdo ditë, duke i sjellë herë nga burgjet hetuese, herë të arrestuarit në qytetet dhe në fshatrat nën shtetrrethimin ushtarak dhe policor. Më 18 maj 1999 i sollën edhe 155 civilë nga Gjakova, që ishin arrestuar apo ishin marrë me dhunë nga shtëpitë e tyre.
Sipas informatave të tërthorta, numri i të burgosurve shqiptarë - pengje të luftës në Burgun e Dubravës tashti arriti mbi 950 veta, ndaj të të cilëve zbatohej keqtrajtimi dhe dhuna e paparë. Mirëpo, në këso rrethanash ndodhi një përjashtim i papritur. Të burgosurit pritnin me padurim ditën e 17 majit 1999, kur do t’i skadonte afati i burgut profesor Mr.Ukshin Hotit, ndërsa Ai do të merret nga burgu, pa pritur, një ditë më parë, më 16 maj 1999, “lirim” i pazakonshëm në praktikën e burgjeve serbo-sllave dhe veçanërisht për rrethanat e Luftës në Kosovës. Pas marrjes së Profesor Hotit, zhvillimet vazhduan rrugëtimin e zakonshëm deri në gjakderdhjen e llahtarshme të 19 - 24 majit 1999. Më 16, 17 dhe 18 maj 1999 u “liruan” nga burgu edhe tre veta, nga të cilët njëri u ekzekutua në afërsi të burgut, njëri është gjetur i ekzekutuar pas Luftës dhe i treti mbahet për i “zhdukur”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:13 am

Sipas njohurive tona, Masakrën serbe në Burgun e Dubravës më 19-24 maj 1999, e ka disejnuar dhe udhëhequr Miki Vidiq, komandant i Burgut të Dubravës dhe Aleksandër Rakoçeviq, drejtor i Burgut të Dubravës, të ndihmuar nga: Mbikëqyrësi i quajtur Branko (personi i cili e mori nga pavijoni U. Hotin); Zhivkoviq Zharko (zëvendës drejtor) dhe Zhivkoviq Dragan (i quajtur “Kasap”), pjesëmarrës i njohur në krimet serbe në Bosnje. Këta zyrtarë, për realizimin e skenarit të masakrës, në Burgun e Dubravës paraprakisht sollën kriminelë serbë, të dënuar për krime të llahtarshme, të gatshëm për të pirë gjak shqiptari, me çka do të shlyenin dënimet dhe do të rehabilitoheshin në shoqërinë serbe.
Deri në prag të filleve të Masakrës serbe të burgosurit ishin të vendosur në katër pavijone: C1, C2, B2 dhe në Pavijonin Pranues, në kushte jetësore të pa imagjinueshme të rënda. Makineria ushtarake serbe i kishte bërë me përpikëri llogaritë, duke qenë e sigurt se kishte ardhur koha që NATO-ja t’i bombardojë edhe objektet e burgut, meqë kishte informata paraprake se ai ishte kthyer në bazë ushtarake. Ndërkohë ishin tërhequr “paramilitarët” dhe në vend të tyre ishin kthyer të burgosurit shqiptarë. Logjistika e NATO-s, si duket, nuk u besoi informative nga logjistika e UÇK-së - për kthimin e të burgosurve shqiptarë në ambientet e Burgut të Dubravës.
Më 19 maj 1999, diku nga gjysma e ditës, flota ajrore e NATO-s bombardoi objektet e burgut – dy pavijone brenda mureve dhe disa jashtë tyre, si dhe drejtorinë e burgut, etj. Pavijoni C1, që ishte përplot me të burgosur, goditet me 4 projektile. Pas pak çastesh qëllohet edhe pavijoni B3, por këtu nuk kishte të burgosur, ngase tashti ai përdorej si depo. Gardianët kishin ikur sapo kishte filluar bombardimi, kurse të burgosurit në pavijonet C1 dhe B2 ishin të mbyllur. Vetëm të burgosurit në pavijonit C2 kishin një tretman më të veçantë, ishin kryesisht të burgosur ordinerë. Të burgosurit që përjetuan krimin në pavijonin C1, do të përpiqen për t’i thyer grilat, por pa sukses. Ballafaqimi me mundësinë e vdekjes, solli një panik i cili vështirë përballohej. Brenda në gërmadhë kishte të plagosur të ngujuar, të cilëve askush nuk mund t’ju ndihmonte.
Në këto momente të rënda, kur s’dihej se çka po ndodhte, të burgosurit ordinerë nga C2-shi u organizuan për t’i hapur dyert e dhomave me forcë, duke nxjerrë, kështu, nga gërmadhat të plagosurit dhe të vdekurit, fillimisht në pavijonin C1 e pastaj në B2. Pasi të gjithë dolën në oborrin e burgut, u konstatua se në pavijonin C1 kishin mbetur të vrarë tre të burgosur dhe nëntëmbëdhjetë ishin plagosur, prej të cilëve tre shumë rëndë. Njëri vdiq në spitalin e Pejës.
Pas dy orësh, nga dera e hyrjes së burgut, hynë ca gardianë të armatosur. Me ta ishte edhe një i burgosur ordiner serb nga burgu i Nishit me rrobe të burgut dhe me armë në duar. Gardianët fillimisht i urdhëruan të bëheshin reshtë të burgosurit dhe tani dhanë urdhër të hynin brenda. Nga sjellja e tyre dhe zhvillimet e reja u pa se udhëheqja e burgut mezi kishte pritur aktin e bombardimeve të pritura, për të trumbetuar para opinionit ndërkombëtarë, se: “…ja ç’ krime bën NATO-ja, duke bombarduar edhe burgjet dhe të burgosurit e mbrojtur me ligjet ndërkombëtare të Luftës…!?!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:13 am

Që pompoziteti i propagandës serbe milosheviqiane antinato, njëkohësisht dhe antiuçëkë të jetë sa më i besueshëm, pa vonuar, bashkë me gjithë stafin e burgut, hynë edhe mantilëbardhë (me gjasë oficerë ushtarakë) dhe gazetarë të mediave të shkruara dhe elektronike. Vërtet, Serbia nuk pati rast më të mirë, për tu tërhequr si humane para botës!?! Askush nga blic “vizitorët” nuk u mor me fatin e të plagosurve. Bënë incizime dhe fotografime të pamjeve të kurdisura dhe shkuan. Logjistika e UÇK-së pa vonuar reagoi dhe ia tërhoqi vërejtjen komandës së fluturimeve të flotës ajrore të NATO-s, se makineria ushtarake serbe e kishte hedhur në kurth. Mirëpo, do të ndodh diçka që duhej të përgjigjej dikush nga radhët e logjistikes së NATO-s.
Vërtet, të nesërmen, më 20 maj 1999, mbizotëroi heshtja, shqetësimi dhe ankthi para të panjohurës, kurse më 21 maj, prapë, projektilë të fuqishëm fillimisht do të godasin ndërtesat jashtë mureve të burgut. Në vazhdim, për çudi, cak i sulmeve do të bëhen edhe objektet vitale brenda mureve të burgut. Së pari qëllohet mensa dhe vriten e lëndohen dhjetëra të burgosur. Bombardimi vazhdoi me ndërprerje të herëpashershme, deri në mbrëmje. Të burgosurit, pa shtegdalje tjetër, do të tubohen në një hapësirë të ngushtë katërkëndëshe, mes këtyre objekteve: mensës, ambulantes, pavijonit të pranimit, shkollës, sallës së sporteve, shtëpisë së kulturës, pavijonit B3 dhe B2. Gjatë kësaj kohe, një projektil bie afër shtëpisë së kulturës, nga e cila goditje prapë e gjejnë vdekjen dhe u plagosën shumë të burgosur.
Duke parë rrezikun brenda hapësirës së këtij katërkëndëshi, të burgosurit do të largohen nga ndërtesat. Vendi më i përshtatshëm dukej fusha e sportit nën qiell të hapur. Disa të burgosur do të futen në puseta, apo edhe diku tjetër, ku mendonin se do të ishin më të sigurt. Në këtë ditë tragjike, ku goditet, pothuaj, çdo objekt i burgut, vdiqën 19 të burgosur dhe u plagosën 32 të tjerë.
Pjesa më e madhe e të burgosurve, natën e 21/22 majit 1999, do ta kalojnë nën qiell të hapur. Të nesërmen, diku rreth orës pesë të mëngjesit, të burgosurit urdhërohen të rreshtoheshin për dy, kinse do t’i transferonin në Burgun e Nishit. Tani, sipas urdhrit, të burgosurit formuan rreshtin për katër. Ishte llogaritur se me këtë rresht, efekti i ekzekutimit do të ishte më i madh. Dhe, ende pa u rreshtuar mirë, shpërtheu një breshëri gjuajtjesh me automatikë, snajperë, minahedhës, bomba dore dhe mitraloza. Ploja e 22 majit 1999 zgjati pak minuta të llahtarshëm. Në këtë plojë ranë martirë mbi 60-80 veta dhe rreth 200 të tjerë u plagosen rendë e lehtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:13 am

Meqë të burgosurit, pengje shqiptare për kusuritjen me NATO-n dhe me UÇK-në, nuk kishin kah t’ia mbanin, u grumbulluan brenda dhe jashtë ndërtesës së mensës dhe të ambulancës, ku mendonim se ishin më pak të ekspozuar. Në ambulancë e sollën edhe ndonjë të plagosur, por ky numër ishte i vogël pasi pjesa dërmuese e të plagosurve rëndë mbetën të shtrirë në fushën e sportit, midis të të vdekurve. Në këto rrethana të jashtëzakonshme dolën mjaft sakrifikues dhe i tërhoqën të gjithë ata të cilët nuk mund të largoheshin vet. Të plagosurit u vendosën në katin përdhes të anës së djathtë të pavijonit C1, përgjatë tërë korridorit, pastaj në dhomat e atij krahu dhe në sallën e TV-së.
Atë ditë, më 22 maj 1999, para së të errësohej, nga dera e hyrjes së burgut depërtoi brenda në oborr të objekteve një grup mbi 10 veta të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur me automatikë, bomba dore dhe minahedhës. Ata shtinë gjithandej frontalisht me armët që kishin, kurse në puseta, ku kishte edhe të burgosur të fshehur, hedhën nga dy bomba dore. Me predha minahedhësi shtinë në drejtim të pavijoneve e sidomos të mensës. Pasi vranë e plagosën edhe disa të burgosur, do të largohen prapë jashtë mureve të burgut.
Duke paraparë rrezikun se ata prapë mund të ktheheshin dhe të masakronin edhe të plagosurit, u vendos, nga të burgosurit, të organizohej vetëmbrojtja në pavijonin C1, që së paku t’u jepej kuraje të plagosurve. Me të zbardhur dita e 23 majit 1999, njerëzit me maska hynë prapë brenda mureve, madje kësaj radhe ishin edhe më të organizuar. Sulmuesit ishin me maska dhe me uniforma të ndryshme: të ushtrisë, të policisë, të “paramilitarëve” dhe të të burgosurve. Duket se kishin njohuri për fortifikimin në pavijonin C1, ndaj aty nuk mësyn. Bilanci i këtij krimi ishte 30 të ekzekutuar nga afërsia. Sulmi i parë me bombe dore, u bë në ambientet e ngrohtores. Nga kjo runde e krimit nuk pati shumë të plagosur, sepse të gjithë u qëlluan me plumb në ballë, në gojë, në kokë, në zemër - nga afërsia e dorës.
Pas pak minutash, ekzekutorët e maskuar urdhëruan që të burgosurit t’i linin pavijonet dhe të hynin të gjithë në Sallën e sportit, me “arsyetimin” se do të transferohen në një burg tjetër. Mirëpo, askush më nuk u besonte. Në pritje të vdekjes dëgjonin gumëzhimin e aeroplanëve të NATO-s mbi Dubravë. Dhe, meqë NATO-ja nuk po godiste, të maskuarit pas një konsultimi të gjatë që bënë jashtë sallës, sollën “sihariqin”: ”…kemi menduar t’ju dërgojmë në burgje tjera, por autobusët që duhej të vinin për t’ju marrë kanë hasur në një urë të prishur nga bombardimi i sotëm, ndaj deri të nesërmen do të jeni këtu…!”.
Nuk u besohej, por duhej pritur, pasi edhe ashtu s’kishte rrugë tjetër. Pas tërheqjes së kriminelëve, të burgosurit i tubuan të plagosurit e asaj dite, i bënë bashkë me të tjerët, në Sallën e sporteve, dhe vazhduan kujdesin për ta. Kështu, në natën e 23/24 majit 1999, përveç rreth 150 vetave që kishin plagë më të lehta dhe kishin shkuar me shokët nëpër pavijone, në sallën e sportit ishin 106 të plagosur rëndë, të pa lëvizshëm.
Të nesërmen, më 24 maj 1999, ndodhi befasia: të gjithë të burgosurit do të transferohen në Burgun e Lypjanit. Në oborrin e Burgut të Lypjanit kordoni i gardianëve dhe i paramilitarëve të uniformuar ishte përgatitur paraprakisht për të ushtruar dhunë fizike ndaj pengjeve shqiptare. Këta gardianë i udhëhoqi drejtori i burgut të Prishtinës - Lypjanit, oficeri Luba Qimburoviq në uniformë ushtarake. Të burgosurit fillimisht i rreshtuan në oborr. I nisen për në dhomat e pavijoneve 2, 3 dhe 4, duke i rrahur me shufra gome, shqelma dhe grushte. Njësoj do të veprohet edhe me trimat që bartnin 106 të plagosurit rëndë, për në pavijonin nr.1, duke mos i kursyer as të plagosurit e shtrirë mbi batanije. Kjo dhunë fizike çnjerëzore u bë shkak për vdekjen e tre të plagosurve, po atë ditë, më 24 maj 1999, në Burgun e Lypjanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:14 am

Kushtet jetësore në këtë burg ishin kriminale. Dhunë psikike e fizike, mungesë e plotë e ushqimit. Pas 17 ditësh, pikërisht më 10 qershor 1999, pra të nesërmen nga nënshkrimi i Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake në Kumanovë, midis Komandës së NATO-s dhe Komandës Supreme të Ushtrisë Jugosllave (Serbisë), ndodhi transferimi i të burgosurve shqiptarë - pengje të luftës në burgjet e Serbisë.
Sipas të dhënave të sistematizuara nga përjetuesit e masakrës, të cilët ushtruan ndihmën e parë për të plagosurit, gjatë gjashtë ditëve sa zgjati krimi ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, më 19-24 maj 1999, janë vrarë midis 150 - 165 të burgosur dhe 23 veta nga bombardimet e NATO-s, kurse janë plagosur mbi 200 veta, prej të cilëve rreth 120 rëndë. Ky është numër aproksimativ që del nga përllogaritjet e përjetuesve të masakrës. Numrin e saktë të të vrarëve dhe të të plagosurve ka mundësi ta vërtetojë vetëm një gjyq ndërkombëtar i domosdoshëm, i cili do ta zbardhte krimin monstruoz, në një institucion të mbrojtur me ligjet ndërkombëtare, ende tabu e mbrojtur me heshtje institucionale vendore dhe ndërkombëtare.
Krimi Masakra e Dubravës, për nga përmasat dhe veçanërisht për nga përmbajtja e dhembshme, është padyshim njëra ndër tragjeditë më të tmerrshme që njeh historia e njerëzimit. Shumë njerëz gabojnë kur thonë se numri i të vrarëve në këtë masakër nuk mund të jetë argument i mjaftueshëm që ajo të radhitet në mesin e tragjedive më të tmerrshme. Pikërisht ana përmbajtjesore është ajo që këtë tragjedi e veçon nga shumë tragjedi të tjera, më të mëdha në përmasën sasiore. Masakra e Dubravës, shënon jo vetëm kulmin e shfryrjes raciale shtazarake të një grupi të njerëzve ndaj një grupi tjetër, por veçanërisht në natyrën juridike është argumenti më i fortë që dëshmon projektin shtetëror serb për gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve si dhe teknologjinë faktike të ekzekutimit të atij gjenocidi.
Kjo masakër është dëshmia më e fortë e implikimit të vetë shtetit serb në ekzekutimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, ndërkaq nga qarqet ndërkombëtare, qofshin ato edhe veriatlantike, është mbajtur dhe po mbahet edhe më tutje në heshtje, duke përfshirë këtu edhe heshtjen e pakuptueshme të institucioneve vendore të Kosovës. Madje koha po e vërteton se institucionet ndërkombëtare kanë bërë dhe po bëjnë të pamundurën që zbardhja e kësaj masakre të mos marrë përmasa të fushatës politike e juridike, ose mediale së paku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:14 am

Shteti serb ka ditur ta shfrytëzojë, shumë mirë, medialisht dhe politikisht sulmin e NATO-s ndaj burgut, duke e akuzuar NATO-n për gjoja sulme të qëllimshme kundër civilëve. Por, njëkohësisht me bombardimet shteti serb kreu pjesën më të madhe të vrasjeve barbare ndaj pengjeve shqiptare në Burgun e Dubravës, pikërisht duke qenë i bindur se masakra do të heshtej më pas nga vetë shtetet evroatlantike, për shkak të përfshirjes së tyre në vrasjen e të burgosurve pengje të pafajshme të luftës. Shteti serb ka pasur rezultate shumë pozitive në këtë aspekt, sepse, pas vendosjes së trupave të NATO-s dhe të pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë, Masakra e Dubravës u hesht në pjesën më të madhe të mundshme, veçanërisht në planin juridik.
Këtu duhet të theksohet fakti se burgu i shkatërruar i Dubravës është njëri prej objekteve të para publike të Kosovës i rindërtuar përnjëherë pas luftës me mjete ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë për shkak të domosdoshmërisë të nevojave juridiko-shtetërore kosovare për ringritjen e tij pikërisht në vendin e gërmadhës, dëshmi e prekshme kjo e masakrës, por u bë pikërisht për të fshehur atë dëshmi materiale të masakrës së projektuar dhe të kryer nga shteti serb, i cili kishte futur në grackë edhe vetë NATO-n.
Ky është fakt i pamohueshëm. Mirëpo, derisa kjo heshtje politike ndërkombëtare për Masakrën e Dubravës mund të kuptohet, heshtja politike rreth kësaj masakre, nga ana e institucioneve të Kosovës, nuk mund të kuptohet assesi. Vërtet, asnjë institucion i Kosovës, i dalë nga vota e popullit, nuk ka bërë, deri tashti, as dhe përpjekjen më të vogël që kjo masakër të ndriçohet nëpërmjet ndonjë projekti juridik hulumtues dhe shkencor historiografik, apo qoftë edhe nëpërmjet ndonjë fushate publike mediale. Përkundër, është hetuar një solidarizim i pakuptueshëm i institucioneve vendore dhe të atyre ndërkombëtare për heshtjen dhe për fshehjen sa më të madhe të mundshme të kësaj tragjedie.
Dhe, duhet të thuhet qartë se për sa kohë që Masakra e Dubravës nuk do ta thyejë heshtjen politike dhe për sa kohë që kjo masakër nuk do të insticionalizohet juridikisht në përmasat dhe përmbajtjen reale të saj, bota nuk do ta marrë vesh kurrë se çfarë loje përbindëshi ka luajtur shteti serb në Ballkan, veçanërisht në tokat shqiptare në pesëmbëdhjetë vitet e fundit të “Jugosllavisë”. Masakra e Dubravës shënon një veçanti juridike nga masakrat e tjera ndaj civilëve në Kosovë. Burgu, gjithkund në botë është pronë e drejtpërdrejtë e shtetit dhe administrohet nga Ministria e Drejtësisë. Në rastin konkret, Burgu i Dubravës ka qenë pronë e ministrive serbe dhe jugosllave të Drejtësisë, të cilat kanë qenë përgjegjëse për jetën e pengjeve. Meqë masakra ka ndodhur nga po i njëjti shtet dhe po nga e njëjta ministri e tij e drejtësisë, nuk është aspak e vështirë që të dihen me emra e mbiemra të gjithë ata serbë, duke filluar nga krerët e shtetit e deri te gardianët e burgut dhe vetë të burgosurit serbë. Fajtorët të sillen para drejtësisë, me akuzën e qëndrueshme juridikisht, për masakër të paramenduar ndaj pjesëtarëve civilë të një populli tjetër.
Kjo masakër e projektuar dhe e ekzekutuar nga vetë institucionet legale të shtetit serb, është dëshmia më burimore se kur është në pyetje tentim likuidimi i fizikumit të qytetërimit shqiptar, gjegjësisht gjenocidi dhe etnocidi ndaj tij, nuk kanë qenë regjime të caktuara serbe, por ka qenë vetë shteti serb me mekanizmat e tija legalë, të cilat e kanë ekzekutuar masakrën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:14 am

Së këndejmi, institucionet e Kosovës, në radhë të parë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, paraprakisht duhet që nëpërmjet procedurave të rregullta, ligjshmërisht ta shpallin Burgun e Dubravës - Kamp i instaluar i përqendrimit të periudhës së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Këtë kërkesë arsyeton tretmani çnjerëzor serb i ushtruar ndaj pengjeve shqiptare aty, në vitet 1998-1999. Po ashtu duhet të shpallen për kampe përqendrimi, të instaluara ose provizore edhe burgjet dhe hapësirat tjera publike në Kosovë, në të cilat, në formë të organizuar, janë vrarë, torturuar dhe dhunuar pengjet shqiptare, nga vetë shteti serb.
Vërtet, derisa institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të vazhdojnë ta mbështjellin me heshtje politike këtë tragjedi, bota nuk do ta kuptojë drejtë mesazhin e shenjtë të lirisë, të paqes dhe të drejtësisë, kurse Masakra e Dubravës do të vazhdojë të mbetet ndërgjegje e vrarë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të themi qartë: Në asnjë mënyrë nuk guxon që heshtja politike e Masakrës serbe në Burgun e Dubravës të mbetet, edhe më tutje, kompromisi më antinjerëzor i ndërtimit dogmatik të multietnicitetit në Kosovë, në favor të relativizimit të krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve. Burgu i Dubravës, në një të ardhme të shpejtë, të lirohet nga funksioni i tanishëm dhe të shpallet muze i një tragjedie të rëndë dhe shumë ëmblematike.
Sugjerimet e lartshënuara, bazohen në faktin se gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë, gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së, aktualisht trajtohet vetëm nga aspekti i pasojave statistikore e jo nga aspekti përmbajtjesor, i cili duhet ta definojë fajtorin e vërtetë, qoftë atë kolektiv apo individual, për të dëshmuar ekzistimin e një projekti shtetëror serb për zhdukjen fizike të qytetërimit shqiptar në Kosovë, në mënyrë që të mos lejohet, edhe më tutje, relativizimi i krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve vetëm në nivele të përgjegjësisë individuale, qoftë ai edhe Milosheviq.
Së fundi duhet të theksojmë se Çështja e Kosovës gjatë tërë historisë ishte faktikisht, dhe është aktualisht, pjesa piemontale e çështjes shqiptare, pra çështje ekzistenciale kombëtare shqiptare, paqe ballkanike dhe evropiane - po u zgjidh drejt. Në funksion të kësaj zgjidhje institucionet e Kosovës, UNMIK- u, SHBA-të, Evropa dhe KS i OKB-së duhet ta kenë parasysh konstatimin e Prokopit të Cezaresë (mesi i shek. VI), i cili në përmasa gjeniale ka konstatuar: "Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye (...), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e shpallur atë dhe nuk duan ta mbarojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë".
Vërtet, nga këto pak të dhëna që u përmenden mund të përfundohet: Midis serbëve dhe shqiptarëve qëndron një det gjakshqiptari, i derdhur nga thika serbe. Mynxyrat ndaj qindra mijëra familjeve gjithandej Kosovës historike, reaalisht nga viti 1811, kur një hordhi serbe prej 300 vetash masakroi familjen tridhjetanëtarëshe të Demë Ahmetit në Mavriq të Kryellapit, deri në qershorin e vitit 1999, janë prova dhe kujtesë trishtuese. Faktet historiografike tregojnë se nuk ka vëllazëri shqiptare në pjesën e Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë londineze, por edhe të atyre në viset kufitare të “Shqipërisë” me “Jugosllavinë”, në kufijtë ndërkombëtar londinezo-versajas nëpër tokat pastër shqiptare etnike, që nuk kanë përjetuar vrasjen dhe dhunën kanibaliste serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:15 am

Dhe, nëse historia është mësuesja e jetës, siç besohet nga latiniteti, Çështja e statusit shtetëror të Kosovës, në pritje, nuk mund të zgjidhet duke i mbyllur sytë para 188 vjet krimi e etnocidi institucional serb, malazias, grek e bullgar mbi shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarësinë e Kosovës në veçanti. Serbia, veçanërisht, nga janari i vitit 1878 deri në qershor të vitit 1999, pra për 121 vjet rresht, përveç dëmit material të pallogaritshëm, është përgjegjëse për copëtimin e Shqipërisë dhe për jetën e rreth tre milion shqiptarëve.
Në këtë krim janë bashkëfajtore Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe Rusia, sepse me zgjidhje të dhunshme në Ballkanin jugperëndimor, duke e ndarë një vend dhe një komb vetëm pse fati ia ngarkoi të mbijetojë si mysliman, krijoi kriza që gjeneruan në gjakderdhje, gjenocid, kulturocid dhe etnocid shekullor ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë historiko-etnike.
Ky është pengu që Kosovën dhe Serbinë i detyron të mbesin njëra pranë tjetrës dhe kurrë më së bashku nën një çati shtetërore të përbashkët. Dhe, nëse faktori ndërkombëtar i vendosjes aktualisht ngulë këmbë për rilidhjen me dhunë të jetës shtetërore të Kosovë me Serbinë, pa vullnetin e shumicës etnike historikisht të Kosovës, do të bëhet shkaktar i gjakderdhjeve të reja ndëretnike në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare, të copëtuara me dhunë ndërkombëtare.
Se Serbia dhe serbët nuk mund ta durojnë ekzistimin e kombit shqiptar, se Serbia dhe serbët janë degjenerik racist antishqiptar përtejmesjetarë, se Serbia dhe Shqipëria duhet të kufizohen me kufijtë etnikë si ardhmëni e vetme e Ballkanit ortodokso - “islam” - dëshmi e prekshme është “notesi”: 29 maj 1968 - 14 shtator 2004, i akademikut monstruoz, Dobrica Qosiq - “Kosovo. Biblioteka Istine, Knjiga broj 1”, Beograd, 2004, ISBN 86-7446-038-0, fq. 257. Del se nuk ka rrugë të drejtë tjetër, pos dënimit ndërkombëtar të Serbisë dhe pranimit të së drejtës ndërkombëtare për vetëvendosjen politike dhe shtetërore të shqiptarëve në shtrirjen natyrore etnike kompakte.
Shteti i shqiptarëve në kufijtë e Shqipërisë Etnike nuk është Shqipëri e Madhe, gogol serbo-ruso-evropian antiislam të periudhës së imperializmit, por është më pak se dy të tretat e Shqipërisë (Albania, Arnautlluk) të shekujve XV-XIX - islame, ortodokse dhe katolike. Pra, është vetëm pjesa e Shqipërisë e vaditur me gjakun shqiptar pa dallim feje deri në ditën e sotme, e ruajtur edhe me mëshirën e Zotit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:15 am

Shkretërimi i asaj që mund të quhet shqiptarësi aty ku shkeli këmba e soldateskës serbe në tokat shqiptare - janë prova. Veçanërisht dhuna dhe dhunimi, plojat dhe masakrat mbi civilët e pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë anekënd Kosovës, nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, periudhë kjo e Bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake të Serbisë, janë plagë të prekshme që vazhdimisht kullojnë gjak. Mbi tre mijë shqiptarë as në jetë as me varre në duar të serbëve - për ta mposhtur UÇK-në partnere të NATO-s – janë plumb në zemër të shqiptarëve. Mbi të gjitha, Masakra serbe në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, prej datës 19-24 maj 1999, përmasat e vërteta të së cilës ende nuk i dimë, është provë midis provave se Serbia me dorën e vetë e ka vrarë dhe e ka kallur pjesën serbe, pikërisht atë koloniale, në Kosovë.
Në Librin që keni në duar keni kornizën e denoncimit të krimit për një aktakuzë të një gjyqi ndërkombëtar kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovës gjatë historisë, të vulosur me krimet mbi shqiptarësinë e Kosovës në periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake e policore serbe më 24 mars-10 qershor 1999.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyTue Apr 08, 2008 11:17 am

Tryeza e lendës

Fjala e hapjes e Kryetarit të SHBPK-së
Fjala e Kryeministrit të Kosovës
Fjala e Kryetarit të KMDlNJ të Kosovës

Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Platformat serbe për plojat dhe masakrat mbi
shqiptarët në funksion të strategjisë gjenocidale

Bislim Zogaj
Koncentrimi i të burgosurve shqiptarë në
Kampin e Dubravës

Bajrush Xhemaili
Projektimi, qëllimi dhe realizimi i masakrës

Enver Dugolli
Organizimi i ndihmës së parë në burgun
e Dubravës……………………………

Xhevat Haziri
Dëshmi për Masakrën e Dubravës nga
Bisedat midis gardianëve………………….

Isak Shabani
Degdisja e të përjetuarve të
Masakrës në kazamatet serbe

Ismet Mahmuti
Mendimi politik i Ukshin Hotit në Burgun
e Dubravës

Ukë Thaçi
Regjimi në kazamatet e Serbisë thellim i
Krimit në Dubravë

Besim Zymberi
Masakra e Dubravës ndërmjet heshtjes
politike dhe degjenerimit moral njerëzor

Milaim Çekaj
Dëshmi për Masakrën e Dubravës në
Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës

Notacioni i redaktorit

Martirë nga Masakra e Dubravës

Të plagosur në Masakrën e Dubravës…

Rezyme
Summary




masakra
në burgun e Dubravës
19 – 24 maj 1999

Sesion shkencor, më 23 maj 2004
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: VRASJET DHE BURGOSJET e SHQIPTARËVE   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyMon Apr 28, 2008 7:55 am

[img(200px,205px):3529]http://lajme.dervina.com/foto/907353eab452f43367a8c29311399935/masakranedubrave[1].jpg[/img:3529]
VRASJET DHE BURGOSJET e SHQIPTARËVE NË KRAHINËN E PLAVËS DHE GUCISË - Nëntor 1944 dhjetor 1945

Krahina e Plavës dhe e Gucisë shtrihet në pjesën e skajshme të Malësisë së Madhe, që gjeografikisht dhe historikisht është pjesë e tërësisë shqiptare, por nën administrimin e Malit Zi, të cilës i ra fati që ndër të parat të copëtohet nga trungu i vet, më pastaj të përjetoj pushtim pas pushtimi pa iu nda. E tërë kjo trevë ka një lidhshmëri natyrore e rrethuar me vargmalet e Alpeve Shqiptare me kryeqendrën komunale Plavën. Bukuritë më magjepse dhe më joshëse që din vetëm Zoti t'i fali, shtyri shumë udhëpërshkrues të hedhin në letër përshtypjet nga këto anë , si p.sh. Zuko Xhumbur, shkruan: “Xheneti i kësaj bote fillon në Guci”. Ndërsa Cvijiqi shprehet në këtë mënyrë: “Kjo krahinë bie ndër viset më të bukura në Gadishullin Ballkanik”. Në vazhdimësi edhe më tutje lakmitë ndaj kësaj bukurie sjellin pushtues të ndryshëm, kurse kufiri i dhunshëm nëpërmes trupit shqiptar qëndroj gati një shekull, por prapëseprapë zemra e kësaj popullate mbeti e plotë dhe e pathyeshme.

Është e kuptueshme se okupator të mirë nuk ka, këtë e kishin të qartë malësorët e këtyre viseve, për tu bindur në këtë i kujtonin “përkëdheljet” austro-hungareze, andaj nuk u besonin as fjalëve të ëmbla të italianëve, e më pas as të gjermanëve të cilët erdhën në Guci që nga prilli i vitit 1941. Fillimisht italianët duke ditur ëndrrën shekullore të tyre jepnin shenja pozitive me propagandë “Tash e tutje kjo krahinë e ka kryeqendër Tiranën e jo Cetinën dhe Beogradin”. Kjo popullatë kohë të gjatë priste ndonjë lajm të tillë. Nëpër heshtje të këtij lajmi malësorët u bashkuan rreth parisë dhe për ta vërtetuar thënien e tillë dërguan një delegacion për në Shkodër dhe Tiranë. Me t'u kthyer delegacioni, solli sihariqin që pati jehonë të madhe , se “Trojet e copëtuara shqiptare do të bashkohen me nënën Shqipëri”. Ky lajm u mirëprit dhe kushtrimi u shndërrua në hiq-kushtrim, që përfshinte moshën prej 7 deri në 100 vjeç.

Në mbledhjen e parisë, nën udhëheqjen e 85 vjetarëve, Çun Mulës - vuthjanë dhe Shaban Begut plavjanë, mbajtur në prill 1941, te Krojet e Vuthajve, mori pjesë edhe përfaqësuesi i malazezëve kapedan Nika, i cili në parim u pajtua me vendimet që u morën aty për aty. Vëllezërve nga Vermoshi u printe patrioti i dëshmuar Prekë Cali. Udhëheqësit e mbledhjes me mençuri dhe përvojë afruan shumë mendime duke respektuar vullnetin e pjesëmarrësve të tri besimeve fetare. Këtu fuqishëm u shpreh vetëm një dëshirë, bashkimi i trojeve etnike shqiptare.

Një ndër vendimet e para ishte që Plava të jetë prefekturë, ose së paku nënprefekturë me kryetar vendas. Gjithashtu edhe kryetarët e komunave, në Guci, Plavë dhe Zhanicë, pretendohej të ishin vendas. Më pas u hartua plani për një ushtri civile-vullnetare, duke bërë mobilizimin në bazë të vetëdijes dhe ndërgjegjes kombëtare, kurse në Plavë caktohet selia e Shtabit të mbrojtjes popullore. Meqenëse kushtrimi ishte gjithë kombëtar në mënyrë të vazhdueshme arrinin edhe forcat vullnetare nga viset e tjera shqiptare të udhëhequra nga prijësit e vet, që më pas binin nën udhëheqjen e qëndresë në Guci. Për ta bindur masën për një rrugë dhe fitore kombëtare u ngritë flamuri shqiptar në ndërtesën e komunës së mëparshme te Gucisë, me këtë rast roje nderi i bënin djemtë e kësaj treve...

Filli i okupimit italian ishte i qetë dhe i matur, krijohej përshtypje se lënin hapësirë për organizim të brendshëm. Propaganda e tyre jepte të kuptonin se, nuk duhet kthyer pushkën atij që ndihmon të bashkojë trojet etnike. Bindje e tillë u krijua edhe nëpër viset e tjera, që ishin më larg kufijve të Shqipërisë së atëhershme. p.sh. Rozhaja, Rafshlarta e Peshteri, Pazari i Ri etj. Kështu patriotëve të krahinës së Plavës dhe Gucisë s´u mbet gjë tjetër vetëm se të luftojnë kundër atyre që pengonin dhe kundërshtonin një bashkim të tillë. Andaj që në fillim për ballë kishin vetëm sllavo-çetnikët e pamëshirë ndaj popullit jo sllav të këtyre viseve.

Atdhetarët e kishin të qartë programin e çetnikëve, por befasoheshin me paraqitjen e idesë së dytë, e cila filloj aktivitetin edhe në këtë mes. Për ti përfituar të rinjtë përdoreshin në masë të madhe shprehjet afirmim, vëllazërim - bashkim dhe perspektivë e ndritshme.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyMon Apr 28, 2008 7:55 am

Paria e vendit e paarsimuar, por të përcaktuar drejtë në frymën kombëtare, iu vu përballë edhe aleancës së tillë. E shpresat gjithsesi ua shtoj kthimi i të mërguarve, që nga vitet 1912-1913, 1919, të cilët ishin shkolluar edhe nëpër qendra të njohura evropiane. Gjatë prillit 1941 dhe nëntor 1944, “Koha e Shqipnisë”, Nënprefektura e Plavës mbikëqyrej nga paria vendase, e cila edhe pse fitoi krah pas mbledhjes së dytë të Lidhjes së Prizrenit, diku në mbarim të vitit 1944 nisi t´i bie forca, nga se marrëdhëniet komuniste shqiptaro-jugosllave e bënë të veten. Shumë tronditës ishte fakti më pas kur nëpër këto vise shiheshin dy simbole luftëtarësh, në kapelë partizane ylli me pesë cepa, kurse në qeleshen e bardhë shndriste Stema e Skënderbeut. Duke përjetuar edhe goditje të tilla forcat patriotike gjenin forcë dhe mençuri për të bërë përpjekje për ruajtjen e qetësisë me qëllim që të mos ndodhë vëlla-vrasje.

Aleanca e partizanëve shqiptar me ata sllav u jepte krahë çetnikëve për ta shtuar sulmin e egër dhe dhunën ndaj kësaj popullate. Vjeshta e vitit 1944 ishte thyerja e brishtë dhe humbja e shpresës për tu mbrojtur nga sllavo-komunistët dhe çetnikët. Paria, ndër më të këqijat zgjodhi më të mirën dhe zyrtarisht dërgojë një shkresë në Shkodër që njësitet partizane shqiptare të stacionohen në këtë trevë. Pas thirrjes së tillë arritën njësitet partizane shqiptare, të cilat u mirëpritën nga paria dhe popullata. Mirëpo pas disa ditë qëndrimi vendin ia lëshon “vëllait, çlirimtarit jugosllav”. Pazarllëqet e tilla e bënë që pansllavizmi të krijoj hapësirë dhe të vendos administrimin ushtarak. Fatkeqësisht pas dy dekadash u përsërit rasti kur shqiptarët ua patën dorëzuar serbëve “Zonën e lirë Junikun”, e tani së dyti krahinën e Plavës dhe Gucisë.
Forca dhe tradhtia bënë që krahina të fundosët në terrin e së kaluarës dhe të bie në thumb të pushkës, në dhunë, burgosje, ekzekutime dhe likuidime të tmerrshme dhe të pandërprera. Liridashësit, pavarësisht nga këto rrethana mbetën besnik parimit të bashkimit të trojeve etnike, madje edhe iu veshën malëve në lëvizjen e përgjithshme shqiptare për rezistencë, sikur t´i kishin frymëzuar në këtë rast vargjet e Fishtës:

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyMon Apr 28, 2008 7:56 am

“Ma mirë i dekun nën dhe m´u kja, Se për t´ gjallë me mbet nën shkja”.

Më e vështira ishte për patriotët kur ndjekja me tradhti bëhej edhe nga partizanët shqiptar, andaj ata para veti kishin vetëm vdekjen. Dhuna ndaj familjeve të tyre edhe farefisit ushtrohej në mënyrë të papërshkruar, jo vetëm sa ishin ata nëpër male, por edhe me vënien e administratës partizane, kur i klasifikonin popullatën me shprehje të ndryshme, “miq” dhe “tradhtar, ballist” etj. Në grupin e parë bënin pjesë themeluesit e pushtetit “popullor”. Kurse në grupin e dytë ishin të gjithë kundërshtarët ideorë të tyre dhe familjarët e tyre. Pesha më e rëndë e shtypjes dhe vuajtjes ishte presioni që bënin për tua treguar vendqëndrimet e çetave. Këtu dhe kështu nisë bashkim- vëllazërimi të shkruhej me gjak të patriotëve malësorë dhe farefisit të tyre. Këto vuajtje i shoqëronte lajmi i tradhtisë se “Në Tiranë është marrë vendim për amnisti”. Dorëzoheshin patriotët në qendrat Tropojë dhe Shkodër, duke besuar në lajmin dhe besën shqiptare. Për fat të keq ndodhte e kundërta, në vend që ti gjykonte gjyqi shqiptar ua dorëzonin OZN-ës jugosllave, më pas fati i tyre përfundonte me pushkatim gjatë rrugës, para gjykimit, pas gjykimit, gjatë mbajtjes së dënimit, por edhe pasi që e kryenin dënimin.

Dënimet që u përcollën me fatkeqësi të tillë u e nisën me dy anëtarët më të moshuar të parisë, Çun Mula nëntëdhjetëvjeçar të cilin e dënuan me izolim të përjetshëm brenda shtëpisë së vet. Dhe Shaban Rexhepagën tetëdhjetepesëvjeçar e ekzekutojnë pa gjyq, në vjeshtë 1944, në Kaçanik të Gucisë. Vrasjet dhe ekzekutimet ishin më tragjike dhe më të pakuptimta gjatë qëndrimit të njësitit partizan shqiptar, nga të cilët nuk pritej dhunë dhe vrasje.

Parisë i ra forca për ta ruajtur gjakderdhjen brenda këtyre viseve, madje në përleshje të ndryshme ranë në shënjestër të armikut që më pas reflektoj me vdekjes edhe disa partizanë: Hajro Shahmani dhe Hysni Zajmi të njësitit “Bajram Curri”, (9 IX 1943, në Plavë). Pastaj Xhafer Nikoçi, nga Gucia, Gani Çavderbasha, nga Prizreni e Nexhmedin Nixha nga Gjakova të cilët u vranë në mënyra të ndryshme. Po ashtu gjatë vitit 1944 vriten në përleshje në Kaçanik - Guci edhe: Beqo Bashiq, Jusuf Rexhepagaiq, Vojo Novoviq dhe Alo Hot.

Bashkimi i forcave partizane shqiptaro-jugosllave, marrëveshja e tyre dhe propaganda e amnistisë ishin plagët vdekjeje për liridashës, të cilët pushteti i kishte shpallur “ballistë të dënuar për vdekje”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 EmptyMon Apr 28, 2008 7:57 am

Vrasja dhe ekzekutimi i shqiptarëve në mënyra të ndryshme

Gjatë vjeshtës të vitit 1944 dhe vitit 1945 nga krahina e Plavës dhe Gucisë mbetën të vrarë ballë për ballë me OZN-ën dhe bashkëpunëtor të tyre, ose u ekzekutuan në mënyra të ndryshme.

Nga Plava:

Shaban beg Rexhepagaj (në Kaçanik-Guci), Halil Rexhepagaj, Mak Rexhepagaj dhe Juso A. Medunaj (në Krusheve-Guci), Lan Pejçinaj dhe Hako Jasoviqi (Kofilaç-Plavë), Adem Bashi (në Treskavicë), Ramiz Lluka (Babinë të Plavës), Sali Musaj ( Mokna), Hamo M. Medunaj ( Zhanicë), Ramë Musa dhe Jupo Basha (në Qafë të Diellit), Rashid Serdani, Bako Gutiq (Brzovicë), dhe Bego Lukaj (Meteh), Beqir Brahimi, Rexho Medunja, Rrustem O.Feri, Iso R. Medunjanin, Ramë Mazi, Sahit Sharkinaj, Ramë Musaj, Ramë Rexha… Emro Lluka u dorëzua, por u pushkatua në Bjellopojë (1946). Shemso Feri në shpellë në Malësi të Koplikut, për të mos u dorëzuar bën vetëvrasje, sikur edhe Riza Feri që piu helmin në një tjetër vendqëndrim.
Nga Gucia:Azem Mulliqi (në Horollac), Zeqir Kolina ( në Guci), Feriz Bajroviqi ( në Murinë), Murat Mashi (Zagraje), Husen Lackaj (në Qafë Nakuti), Hasan Hoti, Rrahim Hoti, Ali Agani, Beqir Brahimi, nëpër strehime tjera.

Nga fshati Zhanicë:

Ymer Muçaj (në Mokna), Xhemë Arifi, (në Mokna), dhe Azem Gjelaj (në Mokna), Dervish Asllani ( në Çakorr), Sokol Idrizi (Shtupeq- Rugovë). Malush Bajrami, Haxhi Syla, Arnaut Rama u pushkatuan në Bjellopojë (1946).

Nga fshati Nokshiq

Imer Maliqi ( në Koshutan Rugovë), Islam Balia (në Erenik Gjakovë. Në fshatin Velikë-Murinë u pushkatuan: Azem Ibishi, Sutë Rekja (bijë e Dedushajve), Zade Danja, Elez Kasemi, Ujkan Zeqi, Xhemajl Alia, Reko Beqi, Seko Mani, Mehmet Neku.

Nga fshati Pepaj:

Hasan Salihi, Ibrahim dhe Niman Duci dhe Ali Ferizi.

Nga fshati Hoti i Kujit:

Në bjeshkët në mes të Deçanit dhe Plavës në përleshje mbetën të vrarë: Haxhë Curri, Ali Caku, Niman Curri, Shpend Balia, Rexhë Balia, Sylë Rexha, Xhemë Medi, Smajl Medi. Më pas në fshatin Hot u pushkatuan, Imer Curri, Metë Rexha, Zenel Mehmeti, Shaban Asllani, Musë Sadiku, Mehmet Rama, si dhe në Zabel-Hot u pushkatuan Shaban M. Vuçetaj dhe Ahmet R.Vuçetaj.

Nga fshati Hakaj dhe Budovicë:

Në një përleshje të ashpër mbetën të vrarë: Niman Uka, Shaban Ibishi, Bekë Hyseni, Ujkan Alia, (nga ajo ditë humbi Budak Hyseni), ( në Sjapicë). Shpend Haku dhe Mehmet Rama (në Mashnicë), Haradin Jupi, Smajl Idrizi (në Vonoselë). Në Murinë mbetën të vrarë: Beqo Emri, Brahim Mala, Demë Haku, Salih Reku(në Murinë), Idriz Arifi, Ahmet B, Kuçi (në Prejvi). Hazir Alia u pushkatua në Bjellopojë dhe Halil Markishaj në Beran.

Nga fshati Martinaj:

Arif Bajrami, Bajram Mani (në Prejvi), Selman Faku (në Bjeshkë të Memës), Elez Gjeri (në Vitomiricë- Pejë), Demë Reku në (Zeletinë), Imer Muji (Kolinë-Guci), Muç Isufi (në Nakut).

Nga fshati Kaçanik i Gucisë

Ujk Cara dhe Gjon Martini, Mark Vocerr Bala dhe Shpend Vocerri ( në Kaçanik -Guci), Pal Martini (në Krushevë-Guci), Kolec Uci dhe Luk Toma ( në Nikç), Dedë Gjoni (në Rrapsh i Hotit), Gjergj Gjoni ( në Vukël), Lekë Martini dhe Lulash Martini ( në Shalë-Dukagjin), Lazer Deda (në Godi-Guci). Mark Martini (në Godi-Guci), Kolë Prela (në Maje Krafili-Guci), Gjon Buli dhe Gjekot Ujka (në Bjellopojë), Nikë Gjoni dhe Prekë Shala ( në Kaçanik-Guci).

Nga fshati Vuthaj:

Isuf Kameri ( në Murinë), Rexhep Buti (në Mitrovicë), Mustafë Haxhia (në Neqinat-Rugovë), Belo Hamza ( në Godi Guci), Haxhi Haxhia ( në Krushevë-Guci), Pulec Hima (në Bjeshkë të Memës), Man Zeka (në Zastan-Vuthaj), Hasan Isufi u pushkatua ( në Bjellopojë).

Nga radhët e vullnetarëve nga krahinat e tjera:

Nga Shala-Dukagjin ( Malësia e Shkodrës).

Marash Pali, Pjetër Lulashi, dhe Zef Çobani Shaljanë, Prekë Pali Curraj-Nikaj, Marash Malota -Toptan, Zef Leka - Palaj, Shosh, (në Murinë).

Nga Malësia e Madhe, për aktivitetin patriotike në lidhje me bashkimin e këtyre viseve me amën e vet u pushkatua Prek Cali i Vermoshit me 15 veta.

Nga Tropoja:

Zeqir Haxhia Ahmagjokaj ( në Godi) me katër shokë.

Nga Rrafshi i Dukagjinit, Lan Selimi me tetë shokë. Nga Nepol-Pejë Niq Krasniqi ( Mark Ndue Sokoli), dhe Kolë Ukshini dhe tre shokë të tjerë. Nga Podguri Bardh Isufi edhe me dy shokë. Nga Rugova Sak Fazlia, Rizë Zumeri dhe dhjetë shokë të tyre.

Të dënuar me burg, deri në njëzetë vite

Nga Plava:

Hilmo Feri, Huso Shabanbegu, Hakia Rexhepagaj, Juso H.Koiqi, Hamo Omeragiqi, Lulo F. Kuçi, Adem Sh. Leshaj, Selim S. Llukaj, Abedin Haxhimusaj, Braho Sharkini, Braho Markishaj. Rrustem Salihi, Ibish Çela.

Nga Gucia:

Sali Nikoçi, Sejdo Beqi, Halil A. Mulaj, Hasan D. Hoti.

Nga Zhanica:

Cenë Gjelaj, Halil Uli, Smajl H. Shabaj, Salih Zh.Tahiraj, Idriz S. Çëlaj, Idriz B.Gjelaj Shaban U. Shabaj.

Nga Nokshiqi:

Shaqir Zymeri, Ukë Dema, Zymer Imeri.

Nga Hoti i Kujit:

Naso Etemi, Muj Mustafaliaj dhe Sharo Ibra.

Nga Martinajt:

Halil Shpeni, Mehmet Brahimi, Shaban Bajraktari, Halil Tola, Ramë Tola, Haxhi Met, dhe Elez Hyseni. Sadik Bajrami u pushkatua në Bjellopojë edhe pse ishte i gjykuar 15 vjet burg. Ramë Tola vdiq në burgun e Cetinës pas gjykimit.

Nga Vuthajt:

Avdyl Husa, Zenel Mehmeti, Mehmet Mustafa, Zeqir Bajrami, Zymer Haxhia, Mustafë Çuni, Adem Shabani, Shaban Sadria, Adem Hakaj, dhe Halil Kurti.

Nga Pepajt:

Ali Smajlaj, Ramë Smajlaj, Lekë Lekaj.

Nga Kaçaniku i Gucisë:

Prel Kola, Gjelosh Prela, Gjokë Deda, Gjon Prela, Zef Lulashi.

Politika perfide komuniste, pasi vuri pushtetin, aplikoj edhe mobilizim të dhunshëm për rekrut të rinjtë në aradhet partizane Jugosllave që nga nëntori 1944, me thirrje: “do t´i çlirojmë të gjithë popujt vëllezër Jugosllav”. Marshimi aq me prapavijë arriti edhe në viset kroate. Nga krahina e Gucisë dhe e Plavës në këtë përbërje ishin më se 200 djemë të rinjë nga të cilët shumë pak u kthyen prapa. Thuhet se prej tyre vetëm në Ternovë (Sarajevë) janë vrarë 60 veta. Propaganda e errët edhe në ato çaste përpiqej t´i qetësoj familjet e tyre me arsyetim se “vdiqën për atdhe”, duke i shpallur pastaj edhe dëshmorë.

Përmbledhje

Krahina e Plavës dhe Gucisë, pjesë e tërësisë shqiptare përveç pushtimit shekuj me radhë, pati fatin më tragjik kur u bë monedhë kusuri pas vendimeve famëkëqija të Kongresit të Berlinit, për të mbetur gjithë nën ethe kujtese dhe vuajtje.

Pushtues të mirë nuk ka, por duke ua ditur dhembjet kësaj popullate ata njëri pas tjetrit u afronin shpresa lirie, si p.sh. Austro-Hungaria që ishin jetëshkurtra dhe me gjemba, për të vazhduar italo-gjermanët, gjatë “Kohës së Shqipnisë”, e cila kohë qiti në ballë thëniet më të pritura bashkimin kombëtar, duke sjellë bashkimin e njëmendtë të këtyre malësorëve të etshëm për liri dhe një pikë qendre të gjithë shqiptarëve. Kjo kohë solli pushtetin në duar të patriotëve vendas, me shpresë të bashkimit shqiptar me kryeqendrën Tiranën.

Pasi fituan aleatët çetniko-sllavo-komunistët dhe ruso-komunistët shqiptar kësaj popullate iu shtrua dhuna dhe vuajtja deri në eliminimin e patriotit të fundit shqiptar, të cilët ëndërronin në bashkimin e trojeve etnike shqiptare, kurse pasardhësit e tyre, një pjesë e madhe, mori rrugën e mërgimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» Cka mendoni per vrasjet ne Kosove .
» Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
» deri kur arrestime te shqiptareve
» MOS UA VIDHNI HISTORINË SHQIPTARËVE!
» SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: