|
| Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:34 am | |
| masakra në burgun e Dubravës 19 – 24 maj 1999 Sesion shkencor, më 23 maj 2004
Massacre in the Prison of Dubrava 19 – 24 May 1999
Scientific Session, on 23 May 2004
PRISHTINË, 2005
Këshilli organizativ Selatin Novosella (kryetar), Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Bajrush Xhemaili, Bislim Zogaj, Kadri Dërguti, Ismet Mahmuti, Ukë Thaçi, Besim Zymberi, Enver Dugolli, Hajredin Hyseni, Mr. Adem Murati, Isak Shabani (anëtarë) dhe Xhevat Haziri (sekretar)
Redaktor Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Mbajtjen e Sesionit shkencor e ndihmoi Avni Maxhuni, pronar i FIRMËS “Rezistenca” nga Prishtina, kurse Përgatitjen dhe botimin e librit e financoi Shiqeri Idriz Morina nga Hodonoci i Dardanës, punëtor në Zvicër - kushtuar vëllait, MUSaH Idriz Morina, i lindur më 10 nëntor 1966, i shkolluar në vendlindje dhe në Gjilan, i Arrestuar në Dardanë dhe i martirizuar në Burgun e Dubravës , më 22 maj 1999. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:35 am | |
| “Fëmijëve, nënave, pleqve që do t’i takosh, thuaju se Papa është me ta e me ta do të jetë përherë, derisa të gëzojnë një paqe të drejtë e të qëndrueshme. Tepër gjak e tepër lot ka parë të rrjedhin kjo popullsi gjatë gjithë shekullit XX”. Gjon Pali II - Imzot Cordes-it, më 31 mars 1999 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:35 am | |
| Fjala e hapjes e Kryetarit të SHBPK-së
Të nderuara familje të të pushkatuarve në Burgun e Dumbravës, Të nderuar të mbijetuar të Masakrës së Dubravës, I nderuari Kryeministër i Kosovës, Auditor shumë i respektuar, Pas copëtimit të tokave etnike shqiptare më 1913 dhe mbetjes së territoreve të banuara plotësisht, ose me shumicë shqiptare, nën pushtimet e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, populli shqiptar nuk pushoi së përpjekuri t`i ribashkonte territoret e copëtuara në një shtet natyror, të përbashkët – në Shqipërinë Etnike. Për të arritur në ditët e lavdisë më të madhe, në ditët e fitoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat sa kemi nisur t’i jetojmë, u deshën një det përpjekjesh, sakrificash dhe luftërash. “Në rrugën e dritës, dritën e syve duke lypur, hijet më kanë ndjekur, hijet më kanë mbytur,” – do të thoshim me vargjet e një poeti, i cili një pjesë të jetës e kaloi në qelitë e burgjeve të Serbo-Jugosllavisë. Në këtë Rrugë të Dritës, me organizime herë në fshehtësi të thellë e herë të hapur (në grupe, në organizata e në parti politike), me ngritje flamujsh e me shkrime parullash, me greva e demonstrata, gjithnjë me sy e me zemër nga Tirana, u burgosën mijëra veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare. “Që nga viti i largët, 1945, e këndej, për asnjë ditë të vetme burgjet e Jugosllavisë nuk ishin pa të burgosur politikë shqiptarë, ku mbi 80% e të gjithë të të burgosurve politikë ishin mu të burgosurit shqiptarë” – do të konstatojë i pathyeshmi, i pamposhturi – Adem Demaçi, i cili me aq pa të drejtë krahasohet me Mendelën, në vend që Ai të krahasohej me Demaçin. Burg në Rrugën e Dritës, para dhe pas Adem Demaçit - Bacit, pothuaj për nëntëdhjetë vjet robërie serbo-jugosllave, kishin vuajtur breza e gjenerata të panumërta atdhetarësh. Këta të burgosur, për t`i mbrojtur shokët dhe bashkëveprimtarët e tyre në hetimet e UDB-së famëkeqe, për t`i mbrojtur qëllimet dhe idealin, shumë prej tyre u mbytën nën tortura, vdekje kjo më e tmerrshme nga të gjitha vdekjet. Të tjerë u dënuan dhe u pushkatuan, me gjyqe ose pa to, kurse shumica dërrmuese pësuan pasoja gjatë vuajtjes së dënimeve në kazamatet e Goli Otokut, të Nishit, të Mitrovicës së Sremit, të Beogradit, të Spuzhit, të Idrizovës, të Lepogllavës e të Stara Gradishkës, e gjithandej Jugosllavisë Versajase e Avnojiste. Në këtë kalvar të sakrificave dhe të vuajtjeve të të burgosurve politikë shqiptarë në Kosovë dhe në viset e tjera të pushtuara nga ngrehina evropiano-ruse Jugosllavi, një vend tepër të veçantë e zë, gjithsesi, Masakra serbe në Burgun e Dubravës, më 19-24 maj 1999. Mendoj se kur të shkruhet historia e Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore, kjo masakër do të shënohet me shkronjat më të zeza, si ndër krimet më të llahtarshme që kanë ndodhur në një institucion në të cilin me ligjet ndërkombëtare, edhe në kohë luftërash, së bashku me shkollat, me çerdhet e fëmijëve dhe me spitalet, janë strehe të shënuara me flamuj të bardhë, neutralë, më të sigurta dhe më të mbrojtura. Andaj, ky Sesion shkencor i kushtohet pikërisht zbardhjes së kësaj masakre të pashembullt në historinë më të re të botës, ku u ekzekutuan mbi 150 dhe mbi 200 të tjerë, të burgosur shqiptarë, u plagosën. Disa qindra të tjerë u traumatizuan për jetë. Rezultatet shkencore të këtij sesioni njëkohësisht vihen në themele të aktakuzës me karakter ndërkombëtar kundër një pushtuesi racist dhe gjakësor, i cili ende synon të rikthehet në Kosovën kasaphanë serbe mbi shqiptarët përreth nëntëdhjetë vjet, e çliruar me luftën çlirimtare të UÇK-së me aleatët NATO në krye me SHBA-të, më 22 qershor 1999. Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, në kuadër të veprimtarisë së saj shkencore, përveç të tjerash, deri tash ka organizuar edhe këto aktivitete: Më 27 nëntor 1998, me rastin e 30-vjetorit të demonstratave të ’68-tës, së bashku edhe me Partinë Parlamentare të Kosovës, me Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe me Këshillin Koordinues të Degëve të Partive Politike të Prishtinës, ka organizuar Sesionin shkencor Vetëvendosja – kërkesë kryesore e demonstratave të ’68-tës; më 2 prill 2001, me rastin e 20-vjetorit të Demonstratave të vitit 1981, së bashku me Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe me Unionin e Pavarur të Studentëve, ka organizuar tribunën Rëndësia historike e Pranverës Shqiptare të ’81-shit dhe më 14 e 15 dhjetor 2002 ka organizuar Sesionin shkencor: Të burgosurit politikë të Kosovës, në të cilin u lexuan 37 kumtesa nga studiues të Kosovës, të Iliridës dhe të Shqipërisë. Duke i dëshiruar punë të suksesshme sesionit shkencor Masakra serbe në burgun e Dubravës 19 – 24 maj 1999, ju lus që me një minutë heshtje t`i përkujtojmë dhe t’i nderojmë, së bashku, të ekzekutuarit dhe përjetuesit e këtij kalvarizmi të shqiptarësisë së Kosovës nga okupatori serb. Lavdi e përjetshme! Selatin Novosella | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:36 am | |
| Fjala e Kryeministrit të Kosovës
Të nderuar ish të burgosur politikë, Të nderuar veprimtarë të çështjes kombëtare, Të mbijetuar të Masakrës së Dubravës, Historianë të çmuar, Të nderuar pjesëmarrës të këtij sesioni,
Më lejoni që paraprakisht të përshëndes organizatorët e sesionit shkencor, për njërën prej ngjarjeve më të dhembshme dhe më tragjike të historisë sonë më të re. Shoqata e të Burgosurve Politikë, veçanërisht anëtarët e saj, të cilët e kanë përjetuar këtë masakër, e kanë për detyrë të dëshmojnë, të flasin dhe të shkruajnë për të. Ndërkaq, Lidhja e Historianëve të Kosovës është e thirrur që këtë ngjarje të përgjakshme në historinë tonë ta shtrojë për ndriçim shkencor, ta zbardhë mbi bazë të fakteve relevante dhe t’ia kalojë kujtesës historike vendore dhe ndërkombëtare. Masakra serbe e Dubravës nuk ishte e vetme as e fundit që e përjetoi Kosova, por ajo ishte ndërkombëtarisht më e palejueshme, për faktin se ishte një masakër e planifikuar dhe e zbatuar nga shteti. Në rrethana të luftës, të burgosurit janë kategoria njerëzore më e mbrojtur në një zonë ndërluftuese dhe sipas të gjitha konventave ndërkombëtare për luftën, përkujdesjen ndaj të burgosurve e ka shteti që i ka arrestuar. Të burgosurit kosovarë në burgjet e okupatorit serb fillimisht ishin të burgosur politikë, më pastaj u shndërruan në pengje dhe në robër të luftës nga shteti serb. Së këndejmi, kjo tragjedi meriton jo vetëm vëmendjen e historianëve dhe të juristëve, por edhe të humanistëve në përgjithësi. Ajo duhet të ndriçohet në tërësinë e saj dhe t’i bëhet e njohur opinionit botëror dhe brezave të ardhshëm. Për shkak të së ardhmes dhe lirisë, ne jemi ithtarë të idesë se duhet të falim, por jo edhe të harrojmë. Amnisti po, amnezi jo. Ne jemi të vendosur të luftojmë çfarëdo forme të urrejtjes dhe të dhunës mbi baza etnike, racore, ideologjike, religjioze etj. Institucionet e Kosovës, Qeveria që kryesoj, është thellësisht e angazhuar të hapë perspektivë për qytetarët e Kosovës, të ndërtojë shtetin e së drejtës, garantues i lirisë dhe i demokracisë për të gjithë. Uroj që nga ata që e përjetuan këtë masakër dhe nga studiues të historisë, kësaj masakre do t’i ngritet një monument i madh përkujtues shkencor, derisa institucionet shtetërore të fitojnë fuqinë e duhur, për të ngritur një monument të vërtetë, ashtu siç bëjnë shtetet dhe kombet e qytetëruara. Edhe një herë i uroj punë të mbarë dhe suksese këtij sesioni. Ju faleminderit Dr. Bajram Rexhepi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:36 am | |
| Fjala e Kryetarit të KMDLNJ të Kosovës
Të mbijetuar të nderuar të Masakrës së Dubravës, I nderuari Kryeministër, Zonja dhe zotërinj,
Marr pjesë në sesionin shkencor “Masakra serbe në Burgun e Dubravës 19-24 maj 1999” për të përshëndetur organizuesit e këtij sesioni dhe për të ndarë me ju, pjesëmarrës të nderuar, dashurinë dhe dhembjen e njëkohshme ndaj martirëve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre. Në këtë ambivalentë ndjenjash, fjalën time të shkurtër dua ta filloj me mendimin se ky sesion shkencor, në mënyrën më të mirë, ndërpret heshtjen tonë ndaj zbardhjes të së vërtetës për kampin e përqendrimit dhe të shfarosjes së shqiptarëve në Dubravën e viteve tetëdhjetë e nëntëdhjetë të shekullit njëzet. Pikërisht me mënyrën e masakrimit të rreth 150 pengjeve shqiptare dhe me plagosjen e mbi 200 pengjeve të tjera u manifestua tendenca e krimit më të rëndë të organeve të pushtetit serb ndaj shqiptarëve, sepse nga të gjithë tipat e masakrave ndaj shqiptarëve masakra në Burgun e Dubravës e dëshmon plotësisht projektin e shtetit të Milosheviqit për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës të viteve nëntëdhjetë dhe vërteton këto fakte: - “Mëshira” e okupatorit të Kosovës kishte humbur kuptimin e së drejtës humanitare në luftë, sepse: - Duke ndryshuar destinimin e objektit të Burgut të Dubravës dhe duke mos përdorur simbole ndërkombëtare për objekte të burgosurish Shtatmadhoria serbe ka gënjyer forcat ndërkombëtare të paqes; - Epshet e ulëta të gardianëve dhe të trupave mbrojtës të të burgosurve kanë lejuar që zemrat njerëzore të shqiptarëve t’u jepeshin për ushqim eprorëve të tyre të pangopur, sepse: - Derisa në luftërat ballkanike të viteve 1912/13 suksesi i ushtarit serb matej me numrin e krerëve të prerë të “arnautëve”, tash, pas afër nëntë dekadash, suksesi ushtarak i serbëve të rekrutuar në ushtrinë dhe në policinë serbe matej me numrin e shqiptarëve civilë të robëruar e të masakruar që do të mund t’ua vinin në dispozicion kolonelëve dhe kryekomandantit të ushtrisë serbe, dhe sepse: - Tendenca e krimit kundër njerëzimit dhe e gatishmërisë për gjenocid ndaj shqiptarëve nga ana e organeve të pushtetit serb u tregua e pranishme dhe e qëndrueshme si gjithmonë. Masakra serbe e Dubravës, e majit të vitit 1999, është “hallkë” përforcuese e zinxhirit të pandërprerë të krimit të rëndë, e cila, po qe se nuk ndriçohet në pikëpamje historiografike, juridike, politiko-logjike, sociologjike etj., i dëmton keq virtytet e lirisë, të humanizmit e të paqes në këtë vend, ku Organizata e Kombeve të Bashkuara, me gjithë fuqinë e vet, strategjinë serbe të tokës shqiptare të djegur, po përpiqet ta zëvendësojë me strategji të rendit e të paqes, të lirisë dhe të mirëqenies. Ne, vendorët, kosovarët në përgjithësi, me heshtje të paarsyeshme ndaj masakrimit dhe institucioneve të masakrimit ndaj shqiptarëve po vështirësojmë dhe po e pengojmë realizimin e mesazheve për liri dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj, heshtjen e gjertanishme të Masakrës serbe në Burgun e Dubravës e konsideroj fshehje të krimit më të rëndë që kanë bërë forcat serbe ndaj shqiptarëve, të cilin krim, në mënyrë të modifikuar, duke heshtur, sikur po e mbështesim edhe ne. Zonja dhe zotërinj, Në vitet ’90-ta të shekullit njëzet të gjithë shqiptarët e Kosovës kanë qenë në burg. Ndërkaq, rreth 1000 veta kanë qenë në kampin e përqendrimit, në kampin e vdekjes e të shfarosjes në Dubravë. Sasia dhe niveli i njohurive tona për këtë kamp është i pamjaftueshëm dhe jo i plotë. Ne, as pas pesë vitesh nuk dimë saktësisht sa shqiptarë kanë qenë në këtë kamp, çfarë ka qenë struktura vendore, moshore, gjinore dhe e përkatësisë politike të tyre. Ende nuk janë zbardhur format e dhunës e të torturimit dhe të masakrimit të tyre. Mjerisht, okupatori i ka fshehur ose i ka asgjësuar argumentet e krimit dhe tashti, hëpërhë, kemi pak informacione e dëshmi për përqendrimin e të burgosurve në kampin e përqendrimit e të shfarosjes në Dubravë dhe kjo çështje e dhembshme e tragjike as nuk është prekur deri me këtë sesion. Këtu duhet të theksohet ky fakt: Pavarësisht se autorësia e kësaj masakre i atribuohet pushtetit serb, përgjegjësia individuale e udhëheqësve të këtij kampi, e gardianëve dhe e eprorëve të tyre, ende nuk është ndriçuar. Le të jetë ky sesion shkencor ngacmues që troket në ndërgjegjen tonë e të kompetentëve ndërkombëtarë. Ju dëshiroj sukses në punën e përbashkët.
Prof. dr. Pajazit Nushi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:37 am | |
| Prof. Dr. Muhamet Pirraku
Platformat serbe për plojat dhe Masakrat mbi shqiptarët në funksion Të strategjisë gjenocidale
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:37 am | |
| Platformat serbe për plojat dhe masakrat ndaj shqiptarëve datojnë nga periudha e ngritjes së shtetit të Serbisë. Ato i përuroi vojvoda Milosh Obrenoviç, me urdhëresën e vitit 1832: T’i jepen “25 të rëna me shkop” akëcilit shqiptar a boshnjak që do të kapet në Principatën e Serbisë, kurse më 1834 përdori ushtrinë “për t’ua djegur fshatrat” dhe “kuartet në qytete”, ngase shqiptarët dhe boshnjakët ishin vu në lëvizjen kombëtare për çlirimin nga Perandoria Osmane dhe çlirimi i Shqipërisë dhe i Bosnjës do të bëhej pengesë për zgjerime të reja të Serbisë. Këtu e tutje të gjitha zgjerimet e Serbisë me toka të Shqipërisë u kryen me përdorim të plojave dhe të masakrave ndaj popullsisë shqiptare. Kjo strategji ishte institucionalizuar me platformën politike dhe juridike të shtetit serb nacional - “Naçertania” të vitit 1844, ku thuhej: “Serbia duhet të orvatet që nga godina e shtetit turk të heqë vetëm gur pas guri e t’i marrë ato që mundet nga ky material i mirë dhe mbi themelin e vjetër e të mirë të perandorisë së lashtë serbe të ndërtojë sërish e të mund të ngritë shtetin e ri serb”. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:38 am | |
| Vërtet, në periudhën e Krizës Lindore nga fillimvitet e ’50-ta të shekullit XIX dhe të Luftës ruso-turke të viteve 1877-1878, një botë e tërë e krishterë (evropiane e ruse), do të përlyhej me gjakun shqiptar. Madje, historiografia serbe kurrë nuk e ka fshehur urdhëresën e Princ Milan Obrenoviçit për ushtarakët e paramilitarët serbë: "Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut...!". Urdhëresa kishte forcën e ligjit serb për etnocit ndaj shqiptarëve. Me strategjinë “Toka e djegur” u bë spastrimi shqiptar etnik i mbi 640 fshatrave dhe qyteteve shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Bashkëkohësi dhe përjetuesi i mizorive kanibaliste obrenoviçiane, Mita Petroviq, duke folur për pushtimin e Toplicës dhe të Kosaonicës nga ushtria serbe, u ndal në mynxyrat në fshatin Topanicë, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: "Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpëtoi dënimit. Të gjithë u vranë..." Sipas kësaj strategjie u masakruan më se 70 mijë shqiptarë nga të dy gjinitë dhe nga të gjitha moshat. Aeropagu evropian - Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878) e shpërbleu gjenocidin e krishterë ortodoks të shteteve fshqinje të Shqipërisë, duke ua njohur të drejtën në rreth 24 458 km2 të tokës shqiptare. Viset e aneksuara u dealbanizuan sipas strategjisë “Toka e djegur”, duke shpërngulur me dhunë etnocidale të llahtarshme rreth 250 – 300 mijë shqiptarë etnikë. Pas copëtimit ndërkombëtar të përgjakshëm, më 1878, Njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, e ndarë në katër njësi administrative dhe ushtarake osmane, kapte 90 100 – 90 270 km2 . Në prag të copëtimit të dytë, më 1912/13, Shqipëria kishte 3 804 000 banorë, prej të cilëve mbi tre milionë shqiptarë. Këso kohe Vilajeti i Kosovës kishte 32 900 km2 me mbi 1 270 000 banorë. Shqiptarët përbënin mbi 65% të banorëve, kurse të tjerët ishin bullgaro-maqedonas, vlleh (cincarë), serbë, turq, romë, ebrej etj. Territori i Kosovës aktuale, prej 10 887 km2, më 1912, kishte vetëm rreth 3.7 për qind serbë, ndonëse Cvijiq flet për 5 për qind. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:38 am | |
| Viti 1912, me Kryengritjen e Përgjithshme të Shqipërisë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, shënoi kthesën vendimtare për autonominë e Shqipërisë. Për ta penguar këtë fitore shqiptare, Rusia e hodhi në luftë Aleancën ballkanike, nën parullën: "Luftë për t'i çliruar popullsitë e krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!". Së këndejmi, meqë kombi shqiptar në vendin Shqipëri ishte rreth 88% i përkatësisë fetare myslimane, lufta e Aleancës ballkanike në fakt ishte ndërmarrje kulturocidale, etnocidale dhe gjenocidale sllave e greke ortodokse antishqiptare me përkrahjen e Rusisë dhe të Evropës. Çdo rezistencë shqiptare do të shuhej me gjak, ploja e masakra të shpërblyera nga Rusia dhe Evropa ngjashëm me ato në vitet 1877-1881, të rezistencës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë fakt fliste qartë proklamata shqip me cirilik: "T'ton fiseve n'Shqipni, Or vllazni!", e gjeneralit Bozhidar Janko, drejtuar shqiptarëve porsa soldateska serbe shkeli në Mërdar e Përpallac, më 18 tetor 1912. Në këtë thirrje vihej në pah kërcënimi barbar kanibalist serb ndaj shqiptarëve: "Pushk'n kemi me qit m qato qi qet me nee, elle na lasht zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kten pushk'n, e qato qi na pret vllaznisht kemi me prqaf vllaznisht, si kur vllau vllaun, se po bim m nji dor: bes'n e zotit, drejtn e njerzin, e me qetrn po bajim arm e zjarm...!" | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:39 am | |
| Këtë platformë serbe për plojat mbi qenien shqiptare të Kosovës historike e legalizonte ndërkombëtarisht kërkesa publike e princit të Serbisë, Aleksie Karagjorgjeviç, porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!" Fitorja e Aleancës ballkanike u kurorëzua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila, nga Shqipëria e vitit 1912, shkëputi 61 510 km2 dhe mbi tre milionë banorë me shumicë absolute shqiptare. Konferenca e Londrës, më 29 korrik 1913, e aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë", një shtet shëmtirë, pa trup të plotë, tepër i gjymtuar, pa asnjë gjymtyrë për jetë. Ky shtet do të kishte rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë. Okupatorët serbë, malazez, bullgarë e grekë, më 1912/13, ushtruan kulturocid, etnocid dhe gjenocid në tokat shqiptare njësoj si në vitet 1877-1881. Mbi platformën e këtij shkretimi hodhën dritë tre bashkëkohës. Ushtaraku serb Dimitrie Tucoviç, socialist, duke informuar opinionin për krimet serbe në një fshat shqiptar në Lumë, më 1913, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra (…), kufomat janë hedhur në shtëpi, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:39 am | |
| Ky pasqyrim është më i plotë po t’i shtohet konstatimi i socialistit, M. Kacleroviç - “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen (…). Armata serbe me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipas të dhënave të sistematizuara nga studiuesi italian, A. Baldacci, - “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”. Vërtet, të dhënat burimore flasin qartë se gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në viset e Shqipërisë Etnike, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lart, me strategjinë “Toka e djegur” u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndoqën në Azi e gjetkë. Po kështu, nga dhjetori i vitit 1918 e deri në përmbylljen e Paqes së Versajës - Parisit, më 1920, në viset shqiptare u zbatua kanibalizëm serbo-jugosllav. Sipas të dhënave të Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, të përmbledhura në Proklamatën e fillimtetorit 1945, “në vitin 1918, gjatë krijimit të Jugosllavisë mozaike, prapë sipas urdhrit të Beogradit, janë therë dhe mbytur mijëra shqiptarë. Aso kohe në Konferencën e Paqes është sjellë regjistri për tetëdhjetë mijë viktima, i përcjellë me një protestë energjike, por edhe kjo, si gjithherë, ‘Vox clamantis in deserto” për veshët e Evropës. Për të mashtruar opinionin botëror dhe aktorët e Konferencës së Versajës, Komanda Supreme e Ushtrisë së Jugosllavisë udhëzonte çetat terroriste të spastrimit etnik shqiptar të terrenit, që vrasjet, therjet, gjenocidin ndaj shqiptarëve, djegiet e fshatrave e të lagjeve të qyteteve t'i kryenin pa bujë, fshehurazi nga opinioni publicistik e diplomatik, me sqarimin se "pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes do t'i kemi duart e lira kundër shqiptarëve!". Dhe, vërtet, më 23 gusht 1919, Komanda Supreme e Ushtrisë Jugosllave i urdhëroi ushtrisë dhe njësive paramilitare terroriste të rrafshonin përtokë çdo fshat nga i cili do të shtihet nga pushka e rezistencës shqiptare dhe të vritet, aty për aty, secili shqiptar i arratisur! Kjo do të thoshte: legalizim institucional serbo-sllav i vrasjeve dhe i masakrave ndaj shqiptarëve. Nga dokumentet e prejardhjes shqiptare, dërguar Konferencës së Versajës, shihet se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të viteve të 50-ta të shekullit XIX. Tashti në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se, vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:39 am | |
| Madje, shqiptarët, për shkak se ishin kryesisht popullsi myslimane, nga pseudoshkenca serbe, edhe më tutje, do të paraqitën, para botës së krishterë antiislame, si masë amorfe e dekompozuar nga aspekti frymor e civilizues, pa perspektivë nacionale, e denjë për asimilim në serbë si akt civilizues. Për këtë synim propaganda antishqiptare serbe kishte mbështetje pa rezervë në qarqe të caktuara evropiane. Ja një shembull eklatant: Herman Vendel, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t'i paraqesë "popull rudiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin evropian" dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët do ta arsyetojë si masë të nevojshme të "civilizimit të krishterë", sepse, sipas tij, "historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (...) të një race që po vdes..."!?! Shfarosja mbi këtë platformë serbe për kulturocid, etnocid dhe gjenocid ndaj shqiptarëve vazhdoi gjatë tërë kohës së Jugosllavisë Versajase. Kjo ishte strategji serbe “Toka e djegur”, me pretendime të qarta: "Të ndërronin fizionominë e viseve të banuara pastër me shqiptarë" - do të konstatojë shtypi socialist jugosllav. “Jamjanët e Afrikës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqiptarëve të Kosovës” - do të konstatojë Hasan Prishtina në qershor të vitit 1921, në Parlamentin e Shqipërisë Londineze. Sipas venerimeve të Trockit të famshëm në vendin e ngjarjeve të përgjakshme, në Kosovën e viteve ’20-ta të shek. XX: “Ekzistonte një ndarje e punëve. Nëse ishte në pyetje ndonjë kaçak, shtëpitë e tyre së pari do t’i shkatërronte ushtria e rregullt. Më pastaj vinin në radhë rezervistët të cilët kryenin pjesën e tyre të punës. Pastaj vinin pjesëtarët e policisë e më në fund komitët”. Se ky qellim po realizohej me bekim të Evropës, mund të vërtetohet edhe me një të vetmin prononcim të përfaqësuesit të Jugosllavisë në Shoqatën e Popujve në Gjenevë, më 13 mars 1929, i cili, pa i luajtur gjaku në fytyrë, do të gënjejë: "Në vendet tona jugore, të cilat kanë qenë pjesë përbërëse të shtetit tonë, ose i janë ndarë Mbretërisë sonë para 1 shkurtit 1913, nuk ka pakica kombëtare" !?! Ky është morali i diplomacisë dhe i gjenit pushtues serb. Në funksion të platformës serbe për dealbanizimin e tokave shqiptare, krahas plojave mbi shqiptarët, ishte edhe sjellja e elementit sllav në trojet e tyre. Këtë fakt e pasqyronte mirë një Anonim nga Peja në organin e PKJ-së, "Proleter", më 15 dhjetor 1929: "Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t'ua ngrehim shtëpitë (kolonistëve). Me paratë tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (...). Fshatra të tëra po i kallin, që t'u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitraloza dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre". Në këtë frymë konstatonte, më 15 shtator 1931, edhe organi "Liria Kombëtare" e Gjenevës: "Afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh" dhe se "me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës". | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:40 am | |
| Me aspirata të tilla në vijimësi u thellua spastrimi etnik shqiptar i Kosovës në vitet e 30-ta. Madje, më 1937, qarqet akademike, politike dhe ushtarake serbe kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb e malazez në Kosovë të ngrihej në 67.5%, kurse përqindja e shqiptarëve nga 80% të zbritej në 21.5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë kishte edhe ankesa: "Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe, do të zgjidhet çështja jugosllave". Për ta arritur këtë, kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi, dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave. Në shërbim të këtyre planeve u futën akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, të tubuar në “Srpski Kulturni Klub” të Beogradit. Megjithatë, Elaborati i akademikut Vasa Çubriloviç: "Iseljavanje Arnauta" (Shpërngulja e shqiptarëve), i datës 7 mars 1937, është projekti më ogurzi që njohu historia për kulturocid, gjenocid dhe etnocid ndaj një populli të tërë dhe që do të mbetet i pavërejtur dhe i padënuar nga bota e qytetëruar, nga Evropa!?! Në këtë projekt saktësohej: "Të pëmbledhim: Shqiptarët është e pamundur të zhduken vetëm me kolonizim permanent; ky është populli i vetëm i cili ka arritur që në një mijë vjetët e fundit jo vetëm të qëndrojë para bërthamës së shtetit tonë, Rasës e Zetës, por që edhe në dëmin tonë t'i shtyjë kufijtë tonë në drejtim të Veriut e të Lindjes (…). Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta (...). | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:40 am | |
| Mbetet vetëm shpërngulja në masë (...) E që të sigurohet shpërngulja masive, kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme. Ajo mund të krijohet në shumë mënyra (...). Për këtë në radhë të parë, për shpërnguljen e shqiptarëve duhet të bëhen për vete klerikët dhe paria e tyre, ose me para ose me kërcënime (...). Mjeti tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror (...), që sa më shumë t'u mërzitet ekzistenca shqiptarëve te ne: gjobitje, burgosje, përdorimi i pashpirt i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, maltretime, ndërsyerja e qenve, detyrimi në angari dhe me të gjitha mjetet e tjera të cilat është në gjendje t'i gjejë një polici praktike. Ekonomikisht, mosnjohja e tapive të vjetra, puna në kadastre në ato vise, duhet përnjëherë të përfshihen me ngarkesa tatimore dhe me të gjitha borxhet zyrtare e private; marrja e kullosave shtetërore, kullosave bashkiake, ndërprerja e koncesioneve, lejeve për punë, ndjekja nga shërbimet shtetërore, private dhe vetëqeverisëse(...). Në çështjet fetare, shqiptarët janë më të ndjeshëm, ndaj edhe aty duhet të preken. Ajo mund të arrihet me maltretime të klerit, kthimi i varreve në tokë pune (...). Kolonistëve tanë, sipas nevojës, duhet t'u ndahen armë. Në këto vise duhet të plasohet aksioni i vjetër çetnik dhe në mënyrë sekrete të ndihmohen në detyrat e tyre (...). Kallja fshehtë e fshatrave dhe e lagjeve shqiptare në qytete" - të gjitha këto sipas planeve paraprake të sfiduara nga "punëtorët shkencorë të Universitetit dhe të Akademisë", dhe i tëri ky plan për zhdukjen shqiptarëve t'i dërgohet Gjeneralshtabit Madhor të Jugosllavisë, sepse "nga arsyet pastër të mbrojtjes popullore ushtria jonë ka interes që në kufij veçanërisht të ndjeshëm të kolonizojë element të vetë". | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:41 am | |
| Është e pamundur që këtu të pasqyrohet tërë kompleksiteti i politikës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbosllave midis Dy Luftërave Botërore ndaj shqiptarëve, por as nuk mund të pasqyrohen të gjitha mënyrat e rezistencës për mbijetesë shqiptare kundër asaj dhune. Vetë Kryeministri i Jugosllavisë, me aktin sekret të datës 16 prill 1937, ua tërhoqi vërejtjen subjekteve zbatuese të shfarosjes së shqiptarëve se në Serbinë Jugore ka ende më së paku 900 mijë shqiptarë, të cilët banojnë vise kompakte dhe i urdhëronte pushtetit të zbatonte masa ekonomike shfrytëzuese e shkatërruese të rrepta, "në mënyrë që shqiptarët të jetonin nën psikozën e skamjes permanente". Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me aktin tepër rezervat të datës 29 dhjetor 1937, urdhëroi të gjitha instancat pushtetore, "që të dhënat për pakicat kombëtare (...) në të ardhmen, të mos publikohen pa lejen e kësaj ministrie!" Madje, duhet të vihet në spikamë se Gjeneralshtabi i Ushtrisë së Jugosllavisë, duke vlerësuar se pushteti civil dhe policor nuk po ia dilnin të shfarosnin popullin shqiptar në viset e aneksuara Jugosllavisë Versajase, kërkoi, më 1938, nga Ministria e Ushtrisë që thyerjen e shqiptarëve t'ia lëshonte në kompetencë elementit serb e malazez dhe ushtrisë, që do të thotë: paramilitarëve çetnikë të ndihmuar nga ushtria. Më tutje, saktësonte: "Ushtria jonë do të ketë për detyrë, si edhe deri tashti, e posaçërisht tashti, që në këto vise të kryejë detyrën e vet shtetërore dhe misionin nacional dhe kulturor". | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:41 am | |
| Këtu tashti duhet të theksohet fakti se në prag të Luftës së Dytë Botërore një pengesë madhore për shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavi paraqiste ekzistimi i Shqipërisë Londineze si shtet. Për t'u liruar nga kjo pengesë, Jugosllavia u lidh me të gjitha shtetet që synonin një copë të Shqipërisë Londineze. Nga fundi i vitit 1938, Jugosllavia do t'i imponohet Greqisë dhe Italisë për një aleancë për ndarjen e Shqipërisë së Ahmet Zogut, me çka do të krijoheshin rrethana për zhdukjen fizike dhe asimilimin e tepricës shqiptare në serbë, në grekë dhe në italianë. "Aneksimi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do të ishte realizimi i aspiratave tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona shekullore!" - i shkruanin kryetarit të qeverisë mbretërore të Jugosllavisë, duke i theksuar edhe këtë: "Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t'i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit të pavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale. Me marrjen dhe aneksimin e Shqipërisë Veriore do të vritet irredenta shqiptare, e cila është shumë e rrezikshme për viset tona jugore. Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të përfshihej nga lindja dhe perëndimi dhe do të dënohej në asimilim të lehtë". Mbi këtë platformë serbe kundërshqiptare është ngritur edhe Elaborati i akademikut novelist, Ivo Andriç, më 30 janar 1939: "Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!" Sipas Andriçit, Jugosllavia me këtë zgjerim në Shqipërinë Veriore do të merrte rreth 300 mijë shqiptarë, shumicë katolike, pa rrezik të madh për Serbinë, sepse "shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rrethana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh që ajo të pengohej". | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:41 am | |
| Sipas direktivave akademike serbe, diplomacia jugosllave kundër qenies shqiptare të Kosovës historike do të mbështetej me vrasje të personaliteteve shqiptare - "si të ishin egërsira!" - gjykonte saktësisht Lëvizja studentore përparimtare - komuniste e viteve '30-ta. Këtë strategji shtetërore serbe për shfarosjen e shqiptarëve do ta pasqyrojë bukur kolonisti malazias komunist, Radovan Zogoviç, mik i shqiptarëve përjetësisht: "Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malaries e të tjera, t'i nxjerrë nga ligji dhe t'i shfarosë banorët shqiptarë...". Më herët u tha se me burimet e proveniencës së Shoqatës së Popujve mund të vërtetohet se në Jugosllavinë Versajase, më 1920, kishte 946 929 shqiptarë. Sipas shtimit natyror rreth 40 për një mijë, që kishin shqiptarët, deri më 1941 numri i shqiptarëve në Jugosllavi duhej të arrinte në mbi dy milionë. Së këndejmi, del se pushteti serbo-jugosllav midis dy luftërave botërore likuidoi dhe shpërnguli mbi një milion shqiptarë. Okupimi nazifashist i tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze, nga mesprilli 1941, ndonëse erdhi si infuzion për shqiptarësinë e tyre në agoni, nuk do ta zgjidhë Çështjen shqiptare, kurse Lufta Nacionalçlirimtare Antifashiste, krahas popujve të Jugosllavisë, do të shfrytëzohet për rianeksimin serb, malazias dhe bullgaro-maqedon as të tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Vërtet, koha e vërtetoi se Deklarimi i Titos, më 4 dhjetor 1943, para një reporteri anglez të luftës, se "ardhmënia e Kosovës ka për t'u vendosur me plebishit dhe se kufijtë, nëse tregohet nevoja, kanë për t'u ndrequr në dobi të Shqipërisë", ishte kurth tradhtie për çlirimtarët antinazifashistë shqiptarë, njësoj si edhe Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovë e 2 janarit 1944, në të cilën ngërthehej kërkesa politike jetike e shqiptarëve: | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:42 am | |
| "Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipnin. Rruga e vetme që populli shqiptar i Kosovës e i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer dhe rrogtarve të tij. Sepse kjo asht rruga e vetme të fitohet liria, kur të gjithë popujt pra edhe shqiptarët do të jenë në gjendje të deklarohen për fatin e vet me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje. Garant për këtë asht UNÇJ dhe UNÇSH me të cilën asht e lidhun ngusht. Krahas kësaj për këtë janë garantë aleatët tanë të mëdhej: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)". Mirëpo, porsa shkeli në tokat shqiptare këmba e partizano-çetnikëve serbë, malazez dhe maqedono-bullgarë, aleatë të Rusisë, të Anglisë, të SHBA-ve dhe të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, UNÇJ-ja e gjuajti lëkurën e qengjit dhe u rivesh me gunën tradicionale të ortodoksizmës kundër qenies së Shqipërisë Etnike. Më 3 dhjetor 1944, prapë V. Çubriloviç, tashti Ministër për Ekonomi i Serbisë kominterniste, lëshoi për përdorim sekret instruksionet për qarqet ushtarake e politike të Jugosllavisë - për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe të etnive të tjera josllave “në Jugosllavi”. Dhe, pasi konstatoi se "ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira dhe rast (më të volitshëm) për vendosjen e çështjes së minoriteteve", udhëzonte: "Krahas spastrimeve ushtarake”, gjatë operacioneve luftarake përfundimtare, duhet të përdoren edhe mjetet e tjera: shqiptarëve "t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe përqendrimi, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen për shpërngulje!". | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:42 am | |
| Akademiku, me moralin histerik serb, përfundonte: "Ndoshta kurrë më nuk do të na ofrohen këso rrethanash që shtetin tonë ta kthejmë në vend të pastër etnik", dhe përkufizonte qartë se, "nëse ketë problem nuk e zgjidhim tash, kurrë më nuk do të arrijmë ta zgjidhim!" Në përmbyllje, Çubriloviç, duke hedhur poshtë të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, të proklamuar nga PKJ-ja para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shtronte për detyrë qarqeve politike, ushtarake, gjyqësore e shtetërore në përgjithësi: “Ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Kosova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht serbe, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe"; "Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjëherë"; "Me kolonizim nuk është siguruar të thuash asgjë" dhe përfundonte: "Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim!" Për t’i plotësuar urdhërkërkesat që dilnin nga Udhëzimet e Çubriloviqit, në tokat shqiptare, deri në fundnëntorin 1944, do të përqendrohen 20 - 25 brigada, të quajtura "partizane" - serbe, malazeze, bullgare e "maqedonase", me udhëzime tepër rezervat: Nën masën kinse për ndjekje të bashkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten personalitetet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revoltime të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së "revoltës", të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë Londineze! Kjo urdhëresë është zbatuar në masë të madhe. Sipas burimeve relevante nga mesi i nëntorit 1944 deri në vitin 1947 u vranë mbi 47 mijë shqiptarë. Të vrarë për rëndësinë e shqiptarësisë së Kosovës janë edhe qindra mijëra të shpërngulur me dhunë në Anadoll. Dhe, më herët u tha se, sipas burimeve ushtarake jugosllave sekrete, në Jugosllavi, më 1937, kishte mbi 900 mijë shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Jugosllavi pati 750 431 shqiptarë, që do të thotë mbi 149 569 shqiptarë më pak se më 1937. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:43 am | |
| Po të kihet parasysh fakti se shqiptarët nën Jugosllavi midis regjistrimit të 1948-tës dhe të 1981-tës, pra për 33 vjet, u shtuan në 1 226 736 frymë, ose për 2.7 herë, del edhe më marramendës numri i shqiptarëve të likuiduar fizikisht dhe të ndjekur nga Kosova e vendet e tjera shqiptare. Ky tmerr duhej të ishte edhe më rrëqethës kur dihet se 412 000 shqiptarë ishin larguar nga Jugosllavia sipas Marrëveshjes gjentlemene Jugosllavi - Turqi të vitit 1953. Këtu duhet të saktësohet edhe fakti se Lidhja Socialiste e Kosovës, më 1976, kishte të dhëna për shpërnguljen e një milion shqiptarëve vetëm nga Kosova midis viteve 1912-1966. Të dhënat jugosllave policore, flasin edhe për mbi 280 mijë shqiptarë të burgosur nga viti 1945 deri në vitin 1966, por burgosje të shumta pati edhe në vitet 1967-1980. Ndërkaq, nga pranvera e vitit 1981 Kosova ishte në luftë të hapët me Jugosllavinë. Burimet e proveniencës gjyqësore dhe policore flasin për rreth 900 mijë shqiptarë të burgosur politikë, e të trajtuar në polici, deri në fund të vitit 1991 (750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë në vise të tjera: Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë, Kroaci, Slloveni). Në vitet ’90-ta të shekullit XX, Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën Jugosllavinë Versajase ishin të nxjerra jashtë ligjit. Të gjitha mynxyrat e dhunës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbe mbi shqiptarët, prapë, do të ushtrohen me udhëzime publike e sekrete të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë, tashti në krye me akad. Dobrica Qosiç. Bazën e këtyre udhëzimeve, për zhdukjen e shqiptarësisë së Kosovë dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllvinë Avnojiste, ngërthente Memorandumi legal i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i vitit 1985. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:43 am | |
| Ky trakt politiko-policor, në fakt, paraqiste Projektin për Serbinë e madhe nga Vjena deri në Stamboll, me prejudikim se Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi! Me pak fjalë, Akademia e Beogradit mori mbi vete detyrën që "popullit serb t'i sigurojë programin shoqëror dhe nacional bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen brezat e sotme dhe të ardhshme"(!?!) Këtu duhet të theksohet fakti se në këtë Memorandum u projektua një strategji politike serbe plotësisht tjetër nga platformat serbe shekullore për shfarosjen e shqiptarëve. Të gjitha tezat dhe veprimet serbe kundër shqiptarëve këtu u kthyen me kokëtatëpjetë. Çdo veprim antishqiptar i planifikuar dhe i zbatuar nga shteti i Serbisë, së paku nga viti 1832, për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Ballkan, në Memorandumin e ASHAS-së u paraqitën si krim i kryer, si kulturocid dhe etnocid i shqiptarëve ndaj serbëve dhe serbizmit në Kosovë, në një vijimësi historike nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veçanërisht në periudhën e Jugosllavisë Avnojiste pas Plenumit IV të LKJ-së, më 1966. Me këtë Memorandum duhet të nxitej gjakmarrja dhe hakmarrja serbe e jugosllave përfundimtare ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë ndaj shqiptarëve myslimanë, që shqiptarësia e Kosovës të zhdukej me një strategji politike të pranueshme nga sllavët në veçanti dhe krishterimi në përgjithësi. Për ta vu në jetë me sukses këtë "program nacional serb”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë kujdestaroi në ngritjen politike e shtetërore të personalitetit Slobodan Milosheviç, të cilin e nxori në krye të lëvizjes serbomadhe: "Dogodio se narod" (Ndodhja e popullit), të mbështetur në trillime, paragjykime dhe në kërkesa histerike për ekspansion serb: "Kosova është zemra e Serbisë", kurse "Serbia e Madhe - prej Horgoshit – Viroviticë e Karllobag deri në Durrës e Selanik" - do të realizohej duke u mbështetur në "të vërtetat", serbe për Kosovën "serbe", - pa serbë historikisht, por me pushtet serb dhunues gjakësor prej tetorit të vitit 1912. "Kosova është tokë serbe për të cilën kurrë nuk mund të flitet ndryshe përveçse si për tokë serbe të shenjtë", sepse "Kisha në krye me mbretin dhe me aparatin propagandues e ka ndërtuar mitin e Kosovës". Dhe, duke e marrë mitin kishtar për tapi toke, patriku serb, German, më 28 korrik 1988, ftonte serbët në luftë "për hakmarrje të re të Kosovës!" Vërtet, të “vërtetat” serbe për Kosovën “serbe” janë gënjeshtra të përsëritura me mijëra herë, në gjuhën serbe dhe në gjuhë të ndryshme evropiane – frymë kjo e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencisë serbe të lindur - siç mund të thuhet me maksimën e Qosiçit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:44 am | |
| Me mbështetje nga kisha dhe me bekimin e patrikut, Slobodan Milosheviç, më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, e nxori përfushe planin për ripushtimin dhe për serbizimin përfundimisht të Kosovës, me strategjinë serbe “Toka e djegur”: "Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar tërë popullin serb", dhe tashti "Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare", por "është çështje e popullit", ndaj, e vërteta se "çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rëndësi”, sepse "gjashtë shekuj pas asaj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave!" Vitet ’90-ta ishin paraparë për zbritjen e përqindjes së shqiptarëve në Kosovë nga 93% nën 50%. Kjo do të arrihej me të gjitha metodat dhe strategjitë e njohura në botë për spastrimin etnik të një vendi. Në funksion të këtij qëllimi në vitet ’80 dhe ’90, me dhunë ekonomike dhe policore, u ndoqën nga Kosova rreth 400 mijë shqiptarë të aftë për luftë. Spastrimi etnik shqiptar i Kosovës, me shumicë absolute të përkatësisë fetare islame, mbi 98.2%, sipas pseudoshkencës dhe politikës pushtuese serbe, edhe më tutje paraqitej akt civilizues në interes të krishterimit në përgjithësi. Dhe, vërtet, sado që Çështja e Kosovës në thelb fare nuk është çështje fetare, interesat e fesë së krishterë (ortodokse dhe katolike) dhe të asaj islame, penguan dhe do të pengojnë zgjidhjen e drejtë të Çështjes së Kosovës. Këtë fakt bukur e ka konstatuar diplomati i rryer, z. Henry Kissinger, më 12 tetor 1998: Çështja e Kosovës "është një tragjedi e shkaktuar me ndeshjen midis islamizmit dhe krishterimit në Ballkan, që vazhdon qindra vite". | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:44 am | |
| Në të vërtetë, Çështja e Kosovës ishte faktikisht dhe është aktualisht çështje ekzistenciale kombëtare shqiptare, është paqe ballkanike dhe evropiane - po u zgjidh drejt. Në funksion të kësaj zgjidhje institucionet e Kosovës, UNMIK- u, SHBA-të, Evropa dhe KS i OKB-së duhet ta kenë parasysh konstatimin e Prokopit të Cezaresë, i cili në përmasa gjeniale ka konstatuar: "Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye (...), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e shpallur atë dhe nuk duan ta mbarojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë". Vërtet, midis serbëve dhe shqiptarëve qëndron një det gjakshqiptari, i derdhur nga thika serbe. Mynxyrat ndaj qindra mijëra familjeve gjithandej Kosovës historike, realisht nga viti 1811, kur një hordhi serbe prej 300 vetash masakroi familjen tridhjetanëtarëshe të Demë Ahmetit në Mavriq të Kryellapit, deri në qershorin e vitit 1999, janë prova dhe kujtesë trishtuese. Faktet historiografike tregojnë se nuk ka vëllazëri shqiptare në pjesën e Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë Londineze, por edhe të atyre në viset kufitare të “Shqipërisë” me “Jugosllavinë”, në kufijtë ndërkombëtarë londinezo-versajas nëpër tokat pastër shqiptare etnike, që nuk kanë përjetuar vrasjen dhe dhunën kanibaliste serbe. Shkretërimi i asaj që mund të quhet shqiptarësi aty ku shkeli këmba e soldateskës serbe në tokat shqiptare - janë prova. Veçanërisht dhuna dhe dhunimi, plojat dhe masakrat mbi civilët e pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë anekënd Kosovës, nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, periudhë kjo e Bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake të Serbisë, janë plagë të prekshme që vazhdimisht kullojnë gjak. Nga 28 shkurti 1998 - 10 qershor 1999 nga Kosova u ndoqën me lemeri, ploja e masakra rreth një milion shqiptarë të Kosovës, eksod përtej bibliko-kuranor, por këtu nuk ka mundësi të përmendim tërë përmasën e gjenocidit ndaj shqiptarësisë së Kosovës. Soldateska serbe zbatoi mbi 30 ploja në fshatra dhe qytete, vrau mizorisht mbi 15.000 civilë - pleq, burra, gra dhe fëmijë (mbi 3400 të zhdukur), plagosi mbi 3.219 dhe burgosi mbi 1.360 veta. Me strategjinë “Toka shqiptare e djegur” - dogji 1.007 fshatra (nga 1392 sa ka Kosova), mbi 212.347 shtëpi, objekte përcjellëse, objekte shoqërore (prej tyre 218 xhami), lokale afariste. Dhe, dhunë mbi dhuna është dhunimi i mbi 20.000 femrave, prej të cilave të evidencuara 2.019 nëna që kanë 3.007 fëmijë të traumatizuar përjetësisht. Kjo nuk ka çmim. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:44 am | |
| Aktualisht, edhe mbi 2.800 shqiptarë as në jetë as me varre - në duar të Beogradit zyrtar për ta mposhtur fitoren e UÇK-në - lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si hap i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Evropën e lirë dhe demokratike – janë plumb në zemër të shqiptarëve. E, mbi të gjitha, Masakra serbe në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, prej datës 19-24 maj 1999, përmasat e së cilës ende nuk i dimë, është provë mbi të gjitha provat se Serbia me dorën e vetë e ka kallur pjesën serbe, pikërisht atë koloniale, në Kosovë. Të përfundojmë: Nëse historia është mësuesja e jetës, siç besohet nga latiniteti, Çështja e statusit shtetëror të Kosovës, në pritje, nuk mund të zgjidhet duke i mbyllur sytë para 188 vjet krimi e etnocidi institucional serb, malazias, grek e bullgar mbi shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarësinë e Kosovës në veçanti. Serbia, veçanërisht, nga janari i vitit 1878 deri në qershor të vitit 1999, pra për 121 vjet rresht, përveç dëmit material të pallogaritshëm, është përgjegjëse për copëtimin e Shqipërisë dhe për jetën e rreth tre milionë shqiptarëve. Në këtë krim janë bashkëfajtore Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe Rusia, sepse me zgjidhje të dhunshme në Ballkanin jugperëndimor, duke e ndarë një vend dhe një komb vetëm pse fati ia ngarkoi të mbijetojë si mysliman, krijoi kriza që gjeneruan në gjakderdhje, gjenocid, kulturocid dhe etnocid shekullor ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë historiko-etnike. Ky është pengu që Kosovën dhe Serbinë i detyron të mbesin njëra pranë tjetrës dhe kurrë më së bashku nën një çati shtetërore të përbashkët. Dhe, nëse faktori ndërkombëtar i vendosjes aktualisht ngul këmbë për rilidhjen me dhunë të jetës shtetërore të Kosovë me Serbinë, pa vullnetin e shumicës etnike historikisht të Kosovës, do të bëhet shkaktar i gjakderdhjeve të reja ndëretnike në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare, të copëtuara me dhunë ndërkombëtare. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve Tue Apr 08, 2008 10:45 am | |
| Se Serbia dhe serbët nuk mund ta durojnë ekzistimin e kombit shqiptar, se Serbia dhe serbët janë degjenerikë racistë antishqiptarë përtejmesjetarë, se Serbia dhe Shqipëria duhet të kufizohen me kufijtë etnikë si ardhmëni e vetme e Ballkanit ortodokso - “islam” - dëshmi e prekshme është “notesi”: 29 maj 1968 - 14 shtator 2004, i akademikut monstruoz, Dobrica Qosiq - “Kosovo. Biblioteka Istine, Knjiga broj 1”, Beograd, 2004, ISBN 86-7446-038-0, fq. 257. Del se nuk ka rrugë të drejtë tjetër, pos dënimit ndërkombëtar të Serbisë dhe pranimit të së drejtës ndërkombëtare për vetëvendosjen politike dhe shtetërore të shqiptarëve në shtrirjen natyrore etnike kompakte. Shteti i shqiptarëve në kufijtë e Shqipërisë Etnike nuk është Shqipëri e Madhe, gogol serbo-ruso-evropian antiislam të periudhës së imperializmit, por është më pak se dy të tretat e Shqipërisë (Albania, Arnautlluk) të shekujve XV-XIX - islame, ortodokse dhe katolike. Pra, është vetëm pjesa e Shqipërisë e vaditur me gjakun shqiptar pa dallim feje deri në ditën e sotme, e ruajtur edhe me mëshirën e Zotit. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve | |
| |
| | | | Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |