Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT Empty
MesazhTitulli: SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT   SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT EmptySun Oct 02, 2011 12:13 pm

Dr.sc. Ilmi VELIU

SHPËRNGULJA E MUHAXHIRËVE ( RREFUXHATEVE ) SHQIPTARË NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT (1877—1878)

...Lidhja e Prizrenit në vendimet e para në Kararname (Librin e vendimeve) kundërshtonte dhe protestonte për shpërnguljen e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit.

Në kohën e Krizës së madh lindore 1875—1878, në Gadishullin Ballkanik u bënë ndryshime të mëdha shoqërore politike dhe etnike.
Krahas me kryengritjen boshnjako-hercegovase kundër Perandorisë Osmane u ngritën edhe shqiptarët me popujt tjerë. Çështja lindore angazhoi fuqitë e mëdha edhe shtetet ballkanike, të cilat donin t'i realizonin interesat e tyre në provincat e Turqisë Evropiane.

Me shpalljen e Kushtetutës turke në dhjetor të vitit 1876, ndërpreu punën Konferenca e ambasadorëve në Stamboll, ndërsa përfaqësuesit e diplomacisë evropiane vazhduan punën në Londër, ku, në bazë të vendimeve të marra në Stamboll, hartuan Protokolin e Londrës me të cilin fuqitë e mëdha e detyronin Portën e Lartë që të zbatonte reforma në disa provinca evropiane. Pasi Porta e Lartë me 31 mars të vitit 1877 refuzoi Protokolin e Londrës, Rusia vendosi, pa pjesëmarrjen e fuqive tjera, ta zgjidhte çështjen lindore dhe të hynte në luftë kundër Perandorisë Osmane. Kështu, Rusia në emër të „përmirësimit" të pozitës së sllavëve që ishin nën sundimin turk, më 24 prill 1877 hyri në luftë kundër Turqisë. Kështu që Kriza Lindore në këto momente kishte hyrë në fazën më kritike.

Qysh në fillim, ushtria turke e papërgatitur u thye pas kapitullimit të Osman Pashës në Plevne. Ushtria ruse në fillim të janarit 1878 hyri në Sofje, pastaj në Edrene dhe rrezikonte Stambollin. Në anën e Rusisë përsëri hynë në luftë Mali i Zi, Serbia dhe Rumania.

Ushtria serbe zhvillonte operacione luftarake në sektorin Nish, Prokuple, Vranjë, Leskovc dhe Pirot. Në fund të vitit 1877 dhe në fillim të vitit 1878 ushtria serbe e mori të gjithë territorin e Sanxhakut të Nishit, në të cilin që në lashtësi jetonin shqiptarët.
Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët dhe në kohën e këtyre luftrave dhe të depërtimit të ushtrisë serbe në këtë rajon gadi të gjithë shqiptarët u shpërngulën në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe në vende të tjera.

Baladë Kosovare

Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.
Muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Kane lanë toke e kanë lane shtpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken n,çerep me hi,
Kane lane çorben n'veksht tuj zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte o bre buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o n,veg pa u krye,
Kane lane pajen çikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit o bre pa u kthye,
Kane mbet djemtë o dhander pa hye,
O0hh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Druni e guri o bre ç'po vajtojne,
Bari n'toke o bre nuk ka mbi,
muhaxhiret kanë marrë dhenë në sy
Vdesin n'bore o bre vdesin n'shi,
Vdesin pleqtë o bre vdesin te rinjë,
Vdesin gra o bre vdesin fëmijë.
Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet o bre po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kerkojne shpetim o bre në Shypni,
Apo shkojne larg more në Turki,
Kush njeh Zot, o bre e vatan
Muhaxhireve mor konak ju ban,
Muhaxhiret qe serbi i ndjek
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
pimi-muslim
Fillestar/e
Fillestar/e
pimi-muslim


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 43
Vendi : Gjilan
Registration date : 27/08/2012

SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT Empty
MesazhTitulli: Re: SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT   SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT EmptyMon Aug 27, 2012 4:21 pm

Baladë Kosovare
Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.
Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,
Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.
Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
pimi-muslim
Fillestar/e
Fillestar/e
pimi-muslim


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 43
Vendi : Gjilan
Registration date : 27/08/2012

SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT Empty
MesazhTitulli: Re: SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT   SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT EmptyMon Aug 27, 2012 4:23 pm

Kshtu asht teksti origjinal i ksaj balade dhe mos te vje inati andaj mos e ndrysho
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT Empty
MesazhTitulli: Re: SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT   SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TOPLICA DHE SANXHAKU
» Sanxhaku republike e Boshnjakeve me kufije te vet .
» deri kur arrestime te shqiptareve
» Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve
» MOS UA VIDHNI HISTORINË SHQIPTARËVE!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: