Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:45 am

Literatura:
Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej (Me vështrim të veçantë mbi burimet serbe të fakteve), Simpozium, 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995; Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990), Tiranë, 1992; Dr. Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1941-1951, Prishtinë, 1995; Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000; Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës (Shtator 1944- Korrik 1945), Tiranë, 1994; Dr. Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë, 1995; Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Prishtinë, 1997; Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913 (Dokumente), Prishtinë, 1996; Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Prishtinë, 1997; Dr. Izber Hoti, Çështja e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Prishtinë, 1997; Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997; Mero Baze, Shqipëria dhe Lufta e Kosovës, Tiranë, 1998; Gjenocidi serb në Kosovë. Sesion shkencor, Tiranë, 29 qershor 1999; Arben Kondi, Krimi i fundshekullit, Tiranë, 1999; 100 ditet e luftës në Kosovë. Kronikë e ngjarjeve 25 mars - 4 korrik 1999, Tiranë, 1999; Shaban Sinani, Kosova në syrin e ciklonit, Tiranë, 1999; Milazim Krasniqi, Kosova pas 22 janarit 1998. Politika serbe e gjenocidit / qëndrimi i Fuqive të Mëdha / politika(t) e shqiptarëve të Kosovës, Prishtinë, 2000; Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë (Shkurt 1998 - Qershor 1999), Prishtinë, 2000; Dashamir Uruçi, Kosova dhe e drejta e vetëvendosjes, Shkodër, 2001; Krimet e Luftës në territorin e Komunës së Pejës mars-qershor 1999, Pejë 2000; Sanije Aliaj, Pasojat e Luftës në Kosovë (28 shkurt 1998 - 10 qershor 1999, Prishtinë, 2000; ICRC - Comite Internacional Geneve, Persons missin in relacion to the events in Kosovo from January 1998, 2nd edition issued in March 2001; Besim Cengu, Përmasat e mbijetesës, Kukës, 2003; Gafurr Elshani, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dokumente dhe artikuj, Botim i tretë, Prishtinë, 2003; Naser Husaj, Dubrava - Rruga drejt vdekjes, Pejë, 2004; Masakra e Raçakut krim kundër njerëzimit, Shtime, 2004; Mr. Ibrahim Çitaku, Drenica 1991-1999, Prishtinë, 2004; Marek Antoni Novicki, Të ndihmohen viktimat e dhunës seksuale në vitin 1999, Zëri, Prishtinë, 6 nëntor 2004, fq. 4; Milosheviq: “Rasti i burgut të Dubravës, një film i dobët horror i Prokurorisë së Hagës”, Koha Ditore, Prishtinë, 25 mars 2005, fq.7.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:46 am

Enver Dugolli

Përqendrimi i të burgosurve shqiptarë në Kampin e Dubravës

Fillimi i vitit 1997 në Kosovë nisi më një varg arrestimesh të shumta, por edhe me goditje të drejtpërdrejta në strukturat e UÇK-së. UDB-ja dhe ushtria jugosllave synonin që më këto goditje të dobësonin, apo të asgjësonin në tërësi forcën ushtarake dhe politike UÇK, e cila në programin politik dhe në doktrinën ushtarake kishte çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, me mjete të tjera nga ato që trumbetoheshin në ato vite nga partitë dhe lëvizjet pacifiste shqiptare të kohës. Burgjet hetuese në Kosovë thuajse ishin të stërmbushura nga këto arrestime dhe në çdo qeli të këtyre burgjeve kishte ,,terroristë’’ të pathyeshëm në rrugën jetësore çlirimtare të tyre.
Realisht, pas dënimit të tri grupeve, që u bë gjatë vitit 1997, pushteti serb sikur planifikonte që burgjet hetuese t’i mbushte prapë me ,,terroristë’’ të rinj, andaj ende pa u kthyer aktgjykimi nga shkalla e dytë filloi që një pjesë të të dënuarve t’i transferonte në Burgun e Dubravës. Transferi bëhej pasi që ky burg ishte i njohur për kapacitetin që posedonte në planin e infrastrukturës dhe të kushteve për mbajtjen e një numri shumë të madh të të burgosurve.
Në fillim të vitit 1998 nga Burgu Hetues i Qarkut të Prishtinës transferohet në Burgun e Dubravës një grup i të dënuarve: Avni Klinaku, Liburn Aliu, Dylber Beka, Enver Dugolli, Eqrem Kastrati dhe Jahja Lluka, që u soll nga Burgu i Pejës. Në shikim të parë dukej se nuk po ndodhte asgjë e jashtëzakonshme, mirëpo më vonë u kuptua se aty synohej një grumbullim i madh i të gjithë të burgosurve politikë me autoritet dhe me ndikim në radhët e masave shqiptare.
Nga kjo kohë në Burgun e Dubravës, përveç grupit të përmendur më sipër, ndodheshin në vuajtje të dënimit edhe shumë të burgosur të tjerë politikë, të grupeve të ndryshme, mirëpo ishin të ndarë nëpër pavijone. Në vuajtje të dënimit, aso kohe, ndodheshin shumë figura të shquara - veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare të cilët për veprimtari politike patriotike ishin dënuar disa herë me dënime drakonike.
Lista e të burgosurve politikë që ndodhëshin asaj kohe në Burgun e Dubravës është kjo: Bajrush Xhemaili, Hajredin Hyseni, Xhelal Canziba, Ismet Mahmuti, Raif Çela, Avdi Mehmeti, Rexhep Oruqi, Sheremet Ahmeti, Blerim Olloni, Hajzer Hajzeraj, Reshat Maliqi, Fadil Hyseni, Sejfullah Sahatqiu, Shefqet Beqaj, Gani Mullabazi, Salih Sokoli, Esat Haxhijaha, Xhemajli Haxhimustafa, Remzi Tetrica, Naser Husaj dhe Naser Ndrecaj.
Përcjelljet e shumta që u bëheshin, jo vetëm atyre, por, po thuajse të gjithëve që ishin arrestuar ose dënuar për veprimtari patriotike, por, duke përfshirë këtu edhe një numër të burgosurish ordinerë, të cilët do të bëhen krah i të burgosurve politikë, tregonin qartë se aty përgatitej terreni për ,,banorë’’ të rinj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:46 am

Zgjerimi i luftës së UÇK-së, e sidomos ndeshja ballore në Likashan, më 28 shkurt, dhe Epopeja e UÇK-së në Prakaz, më 5-7 mars 1998, ndryshoi shumëçka, jo vetëm në planin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Tashti u pa se edhe pushteti serb po ndërronte planet dhe po përgatitej të ballafaqohej me një situatë tjetër nga ajo që kishte menduar.
Se, vërtet po ndërronte diç në këtë drejtim, tregon fakti se të burgosurit e tjerë, siç janë Grupi i Nait Hasanit dhe Grupi i Besim Ramës, e që pritej se do t’i transferonin në këtë burg, nuk erdhën, nuk i sollën, pasi që lufta e UÇK-së po përhapej çdo ditë e më shumë, e me këtë edhe masat e pushtetit për gjoja ,,sigurinë’’ e të burgosurve po “rriteshin”!?! Kuptohet, në raste të tilla, në kushte e rrethana të burgut serbo-jugosllav, të burgosurit, dhe veçanërisht ata shqiptarë, ishin të pafuqishëm të ndikonin në vendimet e qarqeve politike, policore e gjyqësore të okupatorit, ndonëse kishin të bënin me jetën dhe fatin e tyre. Me një vendim të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, më 29 dhe 30 prill 1998, u bë ritransferimi nga Burgu i Dubravës në burgjet serbe i të gjithë të burgosurve politikë, me arsyetimin, sa qesharak aq edhe ironik - kinse ,,për shkaqe sigurie…’’!?! Ky transferim fillimisht u bë në dy burgje, pikërisht në Kazamatin e Nishit dhe në Kazamatin e Mitrovicës së Sremit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:47 am

Në burgun e Mitrovicës së Sremit transferohen: Bajrush Xhemaili, Avni Klinaku, Liburn Aliu, Dylber Beka, Enver Dugolli, Eqrem Kastrati, Raif Çela, Avdi Mehmeti, Hajzer Hajzeraj dhe Naser Husaj. Ndërsa në burgun e Nishit transferohen: Hajredin Hyseni, Ismet Mahmuti, Xhelal Canziba, Sheremet Ahmeti, Gani Mullabazi, Salih Sokoli, Remzi Tetrica dhe Naser Ndrecaj. Kuptohet, të burgosurve nuk u lëshuan vendime për transferim. Këta, ato vendime do t’i shohin vetëm nëpër zyra të kazamateve serbe, në momentet kur kërkonin që t’i kthenin në Kosovë. Drejtoritë e burgjeve, për mospërmbushjen e kërkesave të të burgosurve politikë, arsyetoheshin se vepronin sipas vendimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe se mbajtja jashtë zonës ndërluftuese “është për të mirën’’ e tyre.
Realisht, pas transferimit të të burgosurve shqiptarë politikë nëpër burgjet serbe, nuk vonoi shumë dhe i larguan edhe të gjithë të burgosurit e tjerë që ishin të dënuar për vepra ordinere. Të gjithë u dërguan nëpër burgje të ndryshme të Serbisë, si në Kazamatin e Nishit, të Pozharevcit, të Mitrovicës së Sremit etj.
Burgu i Dubravës tani ishte i liruar nga të burgosurit, mirëpo aty tashti po ndodhte diçka e pashembullt. Zhvillimi i Luftës së UÇK-së po kalonte në një fazë të re. Përhapja dhe shtrirja e saj ishte më se evidente, andaj edhe serbët po merrnin masa të reja shtesë për të goditur jo vetëm UÇK-në dhe bartësit e organizimit të kësaj lufte, por edhe masa ndaj popullatës civile, si ndëshkim, duke zbatuar strategjinë e Tokës shqiptare të djegur.
Në rrethana të tilla, objektet e Burgut të Dubravës në këtë drejtim po shndërroheshin në një bazë ushtarake e paramilitare institucionale serbe shumë të rëndësishme për operacionet ndëshkuese që po ndërmerrte komanda supreme ushtarake dhe policore serbe për Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjerë. Në objektet e burgut dhe përreth pushtuesi serb përqendroi një arsenal të madh luftarak, me të cilin operonte kundër UÇK-së dhe popullatës civile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:47 am

Të burgosurit shqiptarë politikë dhe ordinerë, edhe pse ishin dërguar nëpër burgjet serbe jashtë zonës së luftës, për gjoja “çështje sigurie”, nuk ishin kurrë të sigurt, sepse serbët e shumtë, që merrnin pjesë në luftën që po zhvillohej në Kosovë, shpesh u vinin dhe i “vizitonin”, e sidomos kur pësonin humbje në frontin e luftës. Thjesht shqiptarët në burgjet serbe nuk ishin të burgosur, ishin pengje të luftës, dhe mbi ta ushtrohej dhuna serbe tradicionale sa herë që serbët donin ta demonstronin ,,fuqinë’’ e shtetit policor e ushtarak milosheviçian.
Vizitat e shumta që ua bënin të burgosurve shqiptarë “personalitetet” serbe në kampin e Mitrovicës së Sremit e gjetkë, siç ishte edhe vizita e kriminelit Arkan, tregonte qartë se ndaj tyre po përgatitej diçka edhe më e keqe, diçka më shumë sesa po u ndodhte për çdo ditë. Sa herë që vinin “vizitorë” të tillë, të burgosurit shqiptarë ishin të detyruar të prezantoheshin se kush ishin, prej nga ishin, përse ishin burgosur. Shënimet që ua merrnin, e shpesh edhe i fotografonin, ishin të pakuptimshme për të burgosurit, pasi që të gjitha këto informata i kishte personeli i kampit në dosjet e të burgosurve.
Themi “i kampit” për arsye se, vërtet, për të burgosurit shqiptarë burgu ishte kamp i shfarosjes dhe asgjë tjetër, pasi që të drejtat që mund t’i gëzonte një i burgosur për ta kishin pushuar së ekzistuari që me fillimin e luftës.
Fillimi i bombardimeve të NATO-së, siç dihet, pengjet shqiptare i gjeti gati në të gjitha kazamatet serbe dhe në kushte mjaft të vështira. Autoritetet e këtyre kazamateve kishin humbur pothuajse në tërësi logjikën e të menduarit dhe të vepruarit si organe shtetërore, sepse ato tashti silleshin me një egërsi të paparë. Të burgosurit shqiptarë, duke mos pasur kontakte me familjet, as me përfaqësuesit e organizatave për liri dhe të drejta të njeriut, në fillim mendonin se organet drejtuese të burgjeve i kishin këputur lidhjet me organet më të larta, gjyqësore e juridike, mirëpo puna qëndronte krejtësisht ndryshe.
Drejtoritë dhe personeli i kazamateve më përpikëri u përmbahej udhëzimeve nga lart. Ato vetëm zbatonin planet në nivele të shtetit që ishin bërë qysh më herët. Për çudi, të burgosurit shqiptarë, nuk mund të mendonin fare për përgatitjen e mynxyrës së Burgut të Dubravës. Çdo gjë do të vije si e papritur dhe si ndodhi e pabesueshme. Kur është fjala për Kazamatin e Mitrovicës së Sremit, pikërisht më 26 prill 1999, u urdhërohet të burgosurve politikë (më herët i kishin grumbulluar në një dhomë, ku e kishin sjellë edhe profesor Mr. Ukshin Hotin), që me nguti t’i bënin gati gjërat që kishin, sepse do t’i transferonin “diku tjetër…”!?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:48 am

Ishin gjithsej 45 veta të dënuar politikë, pasi që të burgosurit e tjerë, të dënuarit ordinerë, i kishin transferuar kohë më parë diku tjetër. Më vonë do të mësohet se ata i kishin kthyer në Burgun e Dubravës. Vërtet, kishte rastisur që gjatë kohës sa të burgosurit politikë po bëheshin gati për rrugë, përgjuan një bisedë midis dy gardianëve se edhe këta “po i dërgonin në Burgun e Dubravës…”?! Ky sihariq shkoi vesh më vesh të të burgosurve shqiptarë, si lajm i pritur, me vetë faktin se njeriut ç’do e keqe që mund t’i ngjajë më lehtë e përballon kur është në tokën e vet. Mirëpo, fillimisht nuk ndodhi e pritura. Prej Mitrovicës së Sremit i sollën në Kazamatin e Nishit, kamp i cili për shqiptarët i tejkalonte edhe kampet më të këqija naziste.
Në Burgun e Nishit i mbajtën vetëm tri ditë, prej 26 - 29 prill 1999. Ndaj të burgosurve shqiptarë këtu tashti do të zbatohej një dhunë shumë e shfrenuar, dhunë që nuk kursehej askush. Plak apo i ri, i sëmurë apo invalid, i zoti apo i pazoti, të gjithë iu shtruan asaj katrahure të papërshkrueshme.
Thyerja e këmbës së plakut shumë të shtyrë në moshë Nezir Zogajt nga Bushati i Drenicës ishte vetëm një shembull, se deri ku mund të shkonte ajo çmenduri e bishave me fytyrë njeriu. Kjo “thyerje eshtrash” për të burgosurit politikë shqiptarë të Burgut të Sremit zgjati, siç u tha, vetëm tri ditë, mirëpo aty pati edhe shumë shqiptarë, të cilët me muaj të tërë kishin provuar ato mynxyra.
Nga Kazamati i Nishit, të mbërthyer më hekura dhe varganë, më një përcjellje të veçantë, të burgosurit shqiptarë i trusën në tre autobusë, por ata as mund të besonin se do të përfundonin në Kosovë. Nuk kishin si të besonin një gjë të tillë, edhe nga fakti se në Kosovë po bëhej një luftë shumë e madhe, ndërkaq ata, siç u kishin thënë, i kishin larguar nga Kosova me vendim të Ministrisë së ,,drejtësisë” serbe - “për shkaqe sigurie” !?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:48 am

Vërtet, ata që kohë më parë u thoshin të burgosurve shqiptarë se në Kosovë nuk jeni të sigurt, në një kohë kur lufta nuk ishte e përmasave të prillit të vitit 1999, tashti edhe vetë po i ekspozoheshin një rreziku mjaft të madh, vetëm e vetëm që të zbatonin një plan të përgatitur dhe të dizajnuar në hollësi nga organet më të larta shtetërore serbe.
Dhe, në një moment, kur një autoblindë e ushtrisë serbe hyri në mes të dy autobusëve të fundit në kolonën që transferonte të burgosurit shqiptarë - pengje të luftës, pikërisht në mes të fshatit Llapushnik dhe Arllat të Drenicës, goditet nga një aeroplan i NATO-s. Ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e pabesueshme! U shkatërrua autoblinda dhe u vranë ushtarët serbë që gjendeshin brenda. Sapo ndodhi ngjarja, ushtarë dhe paramilitarë serbë që kishin qenë në pozicione përreth rrugës, të tmerruar dhe të mllefosur për humbjet që pësoi makineria ushtarake serbe, tentuan që më çdo kusht të hakmerreshin më vrasjen e disa pengjeve shqiptarë që gjendeshin në autobusë të lidhur këmbë e duar.
Ndodhi, këtu, para syve të të burgosurve shqiptarë, diçka e papritur, diçka humane për t’u shënuar. U zhvillua një dramë e vërtetë në mes të gardianëve shoqërues të të burgosurve dhe paramilitarëve që donin të hakmerreshin më çdo kusht ndaj të burgosurve shqiptarë të rraskapitur. Dhe gati sa nuk filloi një luftë në mes të dy palëve serbe të armatosur. Kërkesës për hakmarrje gardianët iu përgjigjën: “E kemi një urdhër nga Milosheviqi që këta të burgosur duhet më çdo kusht t’i dërgojmë në numër të caktuar në një vend”. Së fundi, paramilitarët e frustruar iu bindën logjikës ushtarake, e kuptuan se kishte një urdhër nga lart dhe se atë urdhër duhej respektuar, edhe pse e dëshironin hakmarrjen këmbadoras edhe ndaj të pamundurve. Shqiptari dhe ushtari i NATO-s për ata tashti ishin një dhe barabar të urryer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:48 am

Më në fund, më 29 prill 1999, të burgosurit shqiptarë nga Kazamati i Mitrovicës së Sremit dhe Kazamati i Nishit u gjetën në Burgun e Dubravës, një vit pasi që shumë prej tyre ishin larguar “për çështje sigurie…!?!”, por ata ende nuk mund ta merrnin me mend se çka po përgatitej, në të vërtetë, për jetën dhe për fatin e tyre. Dy autobusët e fundit që u nisëm nga Nishi në Burgun e Dubravës arritën një ditë më vonë, më 30 prill 1999, për faktin se me rastin e sulmit të avionit të NATO-s mbi autoblindën serb, siç u sqarua, dëme të vogla materiale pësuan edhe dy autobusët. Po atë ditë, pra më 30 prill 2004, Në Burgun e Dubravës i sollën të burgosurit nga Prizreni, Lypjani dhe Gjilani, kurse pas dy ditësh, më 2 maj 1999, i sollën të burgosurit nga Prokupla e Vraja.
Tashti Burgu i Dubravës më nuk ishte në rendin e mëparshëm, edhe pse kishte po atë infrastrukturë dhe kishte po ata gardianë. Personeli i Burgut të Dubravës, i cili do të bartë barrën e krimit në Masakrën e Dubravës, ishte: drejtori, Aleksandër Kovaçeviq, komandanti, Miki Vidiq, mbikëqyrësi, Branko Komatina, milici Gërga Igor e të tjerë dhe gardianët e quajtur: Aca, Mitri, Mance, Pegja e të tjerë. Tashti pushteti për krim ndaj pengjeve shqiptare, u ishte besuar të burgosurve ordinerë: Svetlan Martinoviq nga Vrraka e Shkodrës, vrasës i Familjes Cacaj nga Deçani, Boban Bashçeviq nga Nikshiqi dhe Ilia Mishkoviq nga Çaçaku e të tjerëve.
Në këtë burg, kohë më parë, ishte sjellë një pjesë e të të burgosurve ordinerë shqiptarë nga burgjet e ndryshme dhe aty ishte një pjesë e të të burgosurve që ishin gjatë kohë në një pavijon, i cili ishte për nga mbikëqyrja më i veçantë. Vazhdimi i grumbullimit të të burgosurve dhe të pengjeve në këtë kamp tashti do të vazhdojë për çdo ditë, duke i sjellë herë nga burgjet hetuese, herë të arrestuar në qytetet dhe në fshatrat nën shtetrrethim ushtarak dhe policor. Më 18 maj 1999 i sollën edhe 155 civilë nga Gjakova, që ishin arrestuar apo ishin marrë me dhunë nga shtëpitë e tyre. Këto pengje i shoqëruan, deri në Burgun e Dubravës: Dragan e Vladan Veliçko Miloviq, Slobodan Slavko Kovaç e Ibrahim Batusha, të gjithë nga Gjakova, dhe Dushan Vekiq nga Hoça e Rahovecit. Në vijim, me pengjet gjakovare do të mirën milicët nga Gjakova: Slobodan Kovaç, Milan Jakiq, Gjokica Stanojeviq dhe Rade Nikiq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:49 am

Vërtet, sipas informatave të tërthorta, numri i të burgosurve shqiptarë - pengje të luftës, tashti arriti mbi 950 veta, ndaj të të cilëve zbatohej keqtrajtimi dhe dhuna e paparë. Në këso rrethana kishte ndodhur një përjashtim i papritur. Të burgosurit pritnin me padurim ditën e 17 majit 1999, kur do t’i skadonte afati i burgut profesor Mr.Ukshin Hotit, ndërsa Ai do të merret nga burgu, pa pritur, një ditë më parë, më 16 maj 1999, “lirim” i pazakonshëm në praktikën e burgjeve serbo-sllave dhe veçanërisht për rrethanat e Luftës çlirimtare në Kosovë. Megjithatë, shpresohej se Bacin Ukë, siç e thirrnin Ukshinin bashkëvuajtësit në burgje, mund ta priste ndonjë përfaqësues i organizatave humanitare, siç mund të ishte Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, që do të kujdesej për sigurinë e jetës së tij.
Pas marrjes dhe zhdukjes së Profesor Ukshin Hotit, zhvillimet e përgjakshme vazhduan rrugëtimin. Po atë ditë që u “lirua” Hoti, nga burgu u “lirua” edhe Rasim Plava nga Cërmjani i Gjakovës, i cili më vonë u gjet i vrarë në Vranoc të Pejës, të nesërmen u “lirua” Haki Z. Dinaj nga Raushi i Pejës dhe konsiderohet i zhdukur, kurse më 18 maj 1999, në mjediset e Burgut të Dubravës është ekzekutuar Shkëlzen Pepshi nga Juniku i Deçanit. Krimi i pashembullt, gjakderdhja e llahtarshme, do të ndodhë më 19 - 24 të majit të vitit 1999.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:49 am

Bajrush Xhemaili

PROJEKTIMI, QËLLIMI DHE REALIZIMI I MASAKRËS

Të burgosurit shqiptarë në kazamatet serbe janë shembull tipik i një trajtimi të egër përtejmesjetar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Atyre u ndodhi edhe ajo më e keqja - përjetuan ploja dhe ekzekutime kolektive, pra, u ndodhi Gjakderdhja e Dubravës, e pashembullt në kthesën vendimtare të rendit të ri demokratik perëndimor.
Për të kuptuar makiavelizmin e pushtuesit serb rreth Masakrës së Dubravës të 19-24 majit të vitit 1999, ndaj të burgosurve shqiptarë, kërkohet t’u kthehemi rrethanave më shumë se një vit më parë, pikërisht nga koha e luftimeve ballore të UÇK-së me makinerinë luftarake të okupatorit serb. Koha kur të burgosurit shqiptarë bënin një jetë rutinore burgu realisht u përfundua me Ndeshjen e Likashanit, më 28 shkurt, dhe Epopenë e Prekazit, më 5-7 mars 1989. Tashti lajmet në TV dëgjoheshin me një frymë, dhe komentet për ato që thuheshin në vizitat që kishin të burgosurit me familjarët u bënë ushqim shpirtëror, veçanërisht për të burgosurit politikë.
Armata serbe sa vinte dhe arsenalin ushtarak po e tërhiqte nga Serbia dhe po e sistemonte në Kosovë, në gatishmëri për luftën përfundimtare kundër shqiptarësisë shekullore të saj. Në mënyrë që sa më pak t’i binte në sy faktorit ndërkombëtar të vendosjes, duheshin vende të përshtatshme për të vendosur teknikën dhe ushtarët. Për ato kërkesa, pa dyshim, vend më të përshtatshëm sesa Burgu i Dubravës nuk kishte.
Kështu, në Kopshtin e burgut tashti filluan të zbrisnin helikopterët ushtarakë dhe shihej qartë se burgu po kthehej në një bazë të fortë ushtarake, ku nuk mund të kishte më vend për të burgosur. Era e luftës tashti po frynte edhe në burg dhe pritej vetëm dita e transferimit të të burgosurve në ndonjë burg gjetkë. Ajo ndodhi më 29 dhe 30 prill 1989, kur do të transferohet grupi i parë nga Dubrava në burgjet e Serbisë. Të gjithë këta të transferuar ishin të burgosur politikë. Në vijimësi u transferuan edhe të burgosurit ordinerë.
Në pavijonet e Burgut të Dubravës fillimisht i sistemuan forcat e armatosura paramilitare serbe, për t’i fshehur nga opinioni ndërkombëtar, ndërsa jashtë mureve të burgut u llogoruan ushtarët serbë, me teknikën më moderne. Kështu, Dubrava tashti po bëhej baza më e fuqishme e makinerisë ushtarake serbe në Dukagjin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:50 am

Të burgosurit shqiptarë në burgje të Serbisë do të mbahen plot një vit, në kushte të ndera jetësore, nën regjimin e dhunës fizike e psikike të paparë. Ndonëse i kishin larguar me “me motivimin”: “Largohen për shkaqe të sigurisë nga rajoni i përfshirë në luftë…!”, tashti do t’i kthejnë në Burgun e Dubravës, shumicën e tyre, ditë më ditë pas një viti, më 29 dhe 30 prill 1999, në kohën e intensifikimit më të madh të bombardimeve ajrore të NATO-s mbi arsenalin ushtarak të Serbisë në Kosovë dhe të luftës vendimtare të UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Koha dhe mynxyrat e vërtetuan faktin se kthimi i të burgosurve dhe i pengjeve të luftës ishte bërë sipas një skenari paraprak për ekzekutimin e tyre me pjesëmarrje të NATO-s si aleate e UÇK-së.
Deri në prag të filleve të Masakrës serbe numri i të burgosurve në Burgun e Dubravës, sipas një përllogaritjeje nga të burgosurit, arriti numrin rreth 950 veta, të vendosur në katër pavijone: C1, C2, B2 dhe në Pavijonin Pranues, në kushte jetësore të paimagjinueshme të rënda.
Vërtet, qëllimi i kthimit të të burgosurve nga burgjet serbe në Kosovë dhe nga burgjet e Serbisë në Burgun e Dubravës do të bëhet e kuptueshme shumë shpejt për akëcilin të burgosur. Por, përmasa e tragjedisë nuk mund të merrej me mend. Kjo e panjohur i mundonte të gjithë të burgosurit dhe pengjet shqiptare dhe sigurisht që askush nuk ka mundur të rrinte indiferent ndaj saj. Përkundrazi, të gjithë ishin të shqetësuar nga pesha e së panjohurës.
Pushteti serb i kishte bërë me përpikëri llogaritë, duke qenë i sigurt se ka ardhur koha që NATO-ja t’i bombardojë edhe objektet e burgut, meqë kishte informata paraprake se ai ishte kthyer në bazë ushtarake. Ndërkohë ishin tërhequr “paramilitarët” dhe në vend të tyre ishin kthyer të burgosurit shqiptarë. Logjistika e NATO-s, siç duket, nuk u besoi informatave nga logjistika e UÇK-së - për kthimin e të burgosurve shqiptarë në ambientet e Burgut të Dubravës. Dhe, krimi i llahtarshëm ndodhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:50 am

Më 19 maj 1999, e mërkurë, diku nga gjysma e ditës, flota ajrore e NATO-s bombardoi objektet e burgut – dy pavijone brenda mureve dhe disa jashtë tyre, si dhe drejtorinë e burgut etj. Pavijoni C1, që ishte përplot me të burgosur, goditet me 4 projektilë. Pas pak çastesh qëllohet edhe pavijoni B3, por këtu nuk kishte të burgosur, ngase tashti ai përdorej si depo.
Gardianët kishin ikur sapo kishte filluar bombardimi, kurse të burgosurit në pavijonet C1 dhe B2 ishin të mbyllur. Vetëm të burgosurit në pavijonin C2 kishin një tretman më të veçantë, ishin kryesisht të burgosur ordinerë. Ky pavijon gati tërë ditën i kishte dyert e hapura. Të burgosurit që përjetuan krimin në pavijonin C1 do të përpiqen t’i thyejnë grilat, por pa sukses. Ballafaqimi me mundësinë e vdekjes solli një panik, i cili vështirë përballohej. Brenda në gërmadhë kishte të plagosur të ngujuar, të cilëve askush nuk mund t’u ndihmonte.
Në këto momente të rënda, kur s’dihej se ç’po ndodhte, të burgosurit ordinerë nga C2-shi u organizuan t’i hapnin dyert e dhomave me forcë, me kazma e me mjete të tjera, duke nxjerrë, kështu, nga gërmadhat të plagosurit dhe të vdekurit, fillimisht në pavijonin C1 e pastaj në B2. Pasi të gjithë dolën në oborrin e burgut, u konstatua se në pavijonin C1 kishin mbetur të vrarë 3 të burgosur dhe 19 ishin plagosur, prej të cilëve 4 shumë rëndë. Njëri prej tyre do të vdes në Spitalin e Pejës.
Vërtet, pas dy orësh nga bombardimet e NATO-s, nga dera e hyrjes së burgut hynë disa gardianë të armatosur. Me ta ishte edhe një i burgosur ordiner serb nga burgu i Nishit me rroba të burgut dhe me armë në duar. Gardianët fillimisht i ndanë dhe i veçuan të burgosurit serbë e malazez, për t’i përdorur më vonë si mashë në masakrën ndaj të burgosurve shqiptarë. Tani personeli i burgut urdhëroi pengjet shqiptare të bëheshin rresht dhe të hynin brenda në pavijone dhe ambiente të tjera. Nuk shtien me armë. Nga sjellja e tyre dhe zhvillimet e reja u pa se udhëheqja e burgut mezi kishte pritur aktin e bombardimeve të pritura, për të trumbetuar para opinionit ndërkombëtar, se: “…ja ç’ krime bën NATO-ja, duke bombarduar edhe burgjet dhe të burgosurit e mbrojtur me ligjet ndërkombëtare të Luftës…!?!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:51 am

Që pompoziteti i propagandës serbe milosheviçiane antinato, njëkohësisht dhe antiuçëkë, të jetë sa më i besueshëm, pa vonuar, bashkë me gjithë stafin e burgut, hynë edhe mantelbardhë (me gjasë oficerë ushtarakë) dhe gazetarë të mediave të shkruara dhe elektronike. Vërtet, Serbia nuk pati rast më të mirë të tërheqet si humane para botës!?! Askush nga blic “vizitorët” nuk u mor me fatin e të plagosurve. Bënë incizime dhe fotografime të pamjeve të kurdisura dhe shkuan. Logjistika e UÇK-së pa vonuar reagoi dhe ia tërhoqi vërejtjen komandës së fluturimeve të flotës ajrore të NATO-s, se makineria ushtarake serbe e kishte hedhur në kurth. Mirëpo, do të ndodhë diçka që duhej të përgjigjej dikush nga radhët logjistike të NATO-s.
Vërtet, të nesërmen, më 20 maj 1999, e enjte, mbizotëroi heshtja, shqetësimi dhe ankthi para të panjohurës. Personeli i burgut i kërkoi dokumentet e identifikimit dhe fletarrestimet nga pengjet e sjellë nga Gjakova dhe nga një pjesë e të burgosurve të tjerë, kinse për t’i evidentuar si “banorë” të burgut. Kjo kishte prapavijë - humbjen e gjurmëve të pengjeve pas masakrës që po përgatitej.
Të nesërmen, ditë e premte, më 21 maj, rreth orës 9.30, prapë, projektilë të fuqishëm fillimisht do të godasin ndërtesat jashtë mureve të burgut. Në vazhdim, për çudi, cak i sulmeve do të bëhen edhe objektet vitale brenda mureve të burgut. Së pari do të qëllohet mensa. Për fat në këtë mëngjes ishte shtyrë ngrënia e kafjallit për të burgosurit dhe në mensë ishin kryesisht kuzhinierët. Midis të parëve që ranë ishin tre kuzhinierë shqiptarë. Bombardimi vazhdoi mbi objektet e tjera, me ndërprerje të herëpashershme, deri në mbrëmje. Të burgosurit, pa shtegdalje tjetër, do të tubohen në një hapësirë të ngushtë katërkëndëshe, mes këtyre objekteve: mensës, ambulancës, pavijonit të pranimit, shkollës, sallës së sporteve, shtëpisë së kulturës, pavijonit B3 dhe B2. Gjatë kësaj kohe, një projektil bie afër shtëpisë së kulturës, nga e cila goditje prapë e gjejnë vdekjen dhe u plagosën shumë të burgosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:51 am

Duke parë rrezikun brenda hapësirës së këtij katërkëndëshi, të burgosurit do të largohen nga ndërtesat. Vendi më i përshtatshëm dukej fusha e sportit nën qiell të hapur. Disa të burgosur do të futen në puseta, apo edhe diku tjetër, ku mendonin se do të ishin më të sigurt. Në këtë ditë tragjike të 21 majit 1999, ku goditet, pothuaj, çdo objekt i
burgut, vdiqën 19 të burgosur dhe u plagosën 32 të tjerë.
Pjesa më e madhe e të burgosurve, natën e 21/22 majit 1999, do ta kalojë nën qiell të hapur. Të nesërmen, më 22 maj 1999, e shtunë, diku rreth orës 5.45 të mëngjesit, një i uniformuar nga karakolli veriperëndimor nr. 5, afër fushës së sportit, urdhëron të burgosurit të rreshtoheshin për dy. Kriminelët e tjerë i kishin zënë pusitë në pjesë të tjera të murit. Ishte ky pikërisht krimineli varrakasë Svetlan Martinoviç, i cili thërret se pavijonet janë të dëmtuara, andaj të burgosurit duhet transferuar në Burgun e Nishit. Sipas urdhrit të tij, duhej bërë rresht 30 metra afër murit, në anën veriperëndimore. Kur u arrit rreshtimi për dy, ai urdhëroi të burgosurit të formonin rreshtin për katër. Ishte llogaritur se me rreshtimin për katër efekti i ekzekutimit do të jetë më i madh. Kjo edhe ndodhi.
Ende pa u rreshtuar mirë, Svetlan Martinoviq, i pari shtiu me “Zola” nga karakolli në mesin e kolonës. Kjo ishte shenjë për fillimin e plojës me breshëri gjuajtjesh me automatikë, snajperë, minahedhës, bomba dore dhe mitraloza. Ploja zgjati pak minuta të llahtarshëm që u përjetuan sa një shekull i jetës. Në këtë plojë ranë martirë mbi 60-80 veta dhe rreth 200 të tjerë u plagosën rëndë e lehtë. Ata që mundën, ikën në anën e kundërt të sulmuesve, shkuan në drejtim të pavijonit B2. Por, kundër tyre nuk u ndërpre shtënia nga snajperët prej një karakolli në pjesën tjetër të burgut. Në këtë rast vriten disa të i burgosur dhe disa plagosen.
Meqë të burgosurit, pengje shqiptare për kusuritjen me NATO-n dhe me UÇK-në, nuk kishin kah t’ia mbanin, u grumbulluan brenda dhe jashtë ndërtesës së mensës dhe të ambulancës, ku mendonim se ishin më pak të ekspozuar. Në ambulancë e sollën edhe ndonjë të plagosur, por ky numër ishte i vogël, pasi pjesa dërrmuese e të plagosurve rëndë mbetën të shtrirë në fushën e sportit, midis të të vdekurve.
Pasi pushojnë të shtënat, një grup nga të burgosurit politikë planifikuan të kalonin në pavijonin C1, në mënyrë që prej aty, nëse do t’u jepej mundësia, të bartnin të plagosurit nga vendi i plojës. Ky pavijon ishte më afër për t’i bartur, por dukej edhe më i sigurt nga bombardimi i NATO-s, pasi tashmë ishte bombarduar e bërë shoshë më shumë se çdo pavijon tjetër. Bartja ishte tejet e rrezikshme, duhej lëvizur rrëshqanas, pasi që nga karakollët shtënin, herë pas here, me snajperë dhe armë të tjera.
Në këto rrethana të jashtëzakonshme dolën mjaft sakrifikues dhe i tërhoqën të gjithë ata të cilët nuk mund të largoheshin vetë. Të plagosurit u vendosën në katin përdhes të anës së djathtë të pavijonit C1, në dyshekë, përgjatë tërë korridorit. Pastaj u mbushën edhe të gjitha krevatet e atij krahu dhe salla e TV-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:51 am

Atë ditë, më 22 maj 1999, para së të errësohej, nga dera e hyrjes së burgut depërtoi brenda në oborr të objekteve një grup mbi 10 veta të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur me automatikë, bomba dore dhe minahedhës. Ata shtinë gjithandej frontalisht me armët që kishin, kurse në puseta, ku kishte edhe të burgosur të fshehur, hedhën nga dy bomba dore dhe ekzekutuan disa të plagosur rëndë. Me predha minahedhësi shtinë në drejtim të pavijoneve e sidomos të mensës. Dhe, pasi vranë e plagosën edhe disa të burgosur, do të largohen prapë jashtë mureve të burgut.
Duke paraparë rrezikun se ata prapë mund të ktheheshin dhe të masakronin edhe të plagosurit, u vendos nga të burgosurit të organizohet vetëmbrojtje në pavijonin C1, që së paku t’u jepej guxim të plagosurve. U bë një plan dhe një organizim i fuqishëm në rrethana të krijuara. Për fat nata kaloi vetëm me telashet për të plagosurit dhe për ushqim. Me të zbardhur dita e 23 majit 1999, njerëzit me maska hynë prapë brenda mureve, madje kësaj radhe ishin edhe më të organizuar. Grupit që kishte hyrë një natë më parë iu kishte bashkëngjitur edhe një grup tjetër, pak më i vogël, që të futej nga dera në anën veriore. Sulmuesit ishin me maska dhe me uniforma të ndryshme: të ushtrisë, të policisë, të “paramilitarëve” dhe të të burgosurve. Duket se kishin njohuri për fortifikimin në pavijonin C1, ndaj aty nuk mësyn. Bilanci i këtij krimi ishte rreth 30 të ekzekutuar nga afërsia.
Pas pak minutash, ekzekutorët e maskuar urdhëruan të burgosurit t’i linin pavijonet dhe të hynin të gjithë në Sallën e sportit, me “arsyetimin” se do të transferohen në një burg tjetër. Askush më nuk u besonte. Në pritje të vdekjes dëgjonin gumëzhimin e aeroplanëve të NATO-s mbi Dubravë. Meqë NATO-ja nuk po godiste, të maskuarit pas një konsultimi të gjatë që bënë jashtë sallës, sollën “sihariqin”: ”…kemi menduar t’ju dërgojmë në burgje të tjera, por autobusët që duhej të vinin për t’ju marrë kanë hasur në një urë të prishur nga bombardimi i sotëm, ndaj deri të nesërmen do të jeni këtu…!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:52 am

Nuk u besohej, por duhej pritur, pasi edhe ashtu s’kishte rrugë tjetër. Ata shkuan, kurse të burgosurit i tubuan të plagosurit e asaj dite, i bënë bashkë me të tjerët, në Sallën e sporteve dhe vazhduan kujdesin për ta.
Të nesërmen, më 24 maj 1999, ndodhi befasia: të gjithë të burgosurit do të transferohen ne Burgun e Lypjanit. Pas 17 ditësh, pikërisht në ditën që u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake në Kumanovë, midis Komandës së NATO-s dhe Komandës Supreme të Ushtrisë Jugosllave (Serbisë), ndodhi transferimi i të burgosurve shqiptarë - pengje të luftës në burgjet e Serbisë.
Një pjesë të kufomave, të të masakruarve, makineria ushtarake vrastare e Serbisë i varrosi, më 25 maj 1999, në një varrezë masive në Rakosh, kurse një pjesë i zhduku, me qëllim të zvogëlonte përmasën e krimit dhe të fshihte mënyrën e ekzekutimit, në rast të ekzaminimit kriminalistik për një gjyq ndërkombëtar.
Të përmbyllim: Sipas të dhënave të sistematizuara nga përjetuesit e masakrës, të cilët ushtruan ndihmën e parë për të plagosurit, gjatë gjashtë ditëve sa zgjati krimi alternativ NATO - Serbi ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, më 19-24 maj 1999, nga bombardimet e NATO-s humbën jetën 23 veta, kurse në plojat serbe janë vrarë 150-165 të burgosur, kurse janë plagosur mbi 200 vetë, prej të cilëve mbi 120 rëndë. Ky është numër aproksimativ sipas përllogaritjeve të të përjetuarve të masakrës. Numrin e saktë të të vrarëve dhe të të plagosurve në këtë krim, në një institucion të mbrojtur me ligje ndërkombëtare, ka mundësi ta vërtetojë një gjyq ndërkombëtar i domosdoshëm, i cili do ta zbardhte krimin monstruoz ende tabu e të mbrojtur ndërkombëtarisht me heshtje institucionale vendore dhe ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:52 am

Bislim Zogaj

ORGANIZIMI I NDIHMËS SË PARË NË BURGUN E DUBRAVËS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:53 am

Nga granatimi i flotës ajrore të NATO-s në pavijonin “C”, më 19 maj 1999, tre të burgosur mbetën të vrarë dhe nëntëmbëdhjetë të plagosur, prej të cilëve tre rëndë (dy prej tyre ishin në gjendje kome), kurse Abdylgafurr Luma kishte një plagë të lehtë në kokë. Të burgosurit Bislim Zogaj, Reshat Nurboja dhe një tjetër me batanije i bartën dy të plagosur në gjendje kome deri në dalje të burgut, ku i vendosën në një makinë të ndihmës së shpejtë. U dërguan në Spitalin e Pejës dhe për fat shpëtuan.
Nga ky moment tre veteranët politikë, në themele të UÇK-së: Nait Hasani, Bislim Zogaj dhe Bajrush Xhemaili, një njëfarë dore, morën komandën të themi morale mbi të burgosurit - pengje të luftës. Këta, të ndihmuar nga tekniku i medicinës Afrim Rifaj dhe veprimtarët Haqif dhe Sherif Ilazi, Njazi Kryeziu dhe Dëfrim Rifaj, si dhe nga Frashër Shabani etj., kanë filluar t’u japin ndihmën e parë të plagosurve dhe kështu i vunë themelet e Shërbimit të Ndihmës së Parë në krye me teknikun e medicinës me përvojë të gjatë, Bislim Zogajn - Hero i Dubravës, siç preferohet të quhet nga të mbijetuarit e masakrës.
Më 20 maj 1999 në Burgun e Dubravës mbretëronte pasiguria. Ndonëse shpresohej se “ishte një gabim teknik i logjistikës së NATO-s”, më nuk dihej se prej nga mund të vinte vdekja. Më 21 maj 1999 aeroplanët e NATO-s e përsëritën granatimin e lokaleve përcjellëse më vitale të burgut: ngrohtoren, kuzhinën, sallën e sportit etj. Në këto granatime u vranë 19 dhe u plagosën 32 të burgosur shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:53 am

Ekipi i shpëtimtarëve me Bislim Zogajn në krye, të përcaktuar për sakrificë sublime, kishte numër të vogël teknikësh të medicinës e shpëtimtarësh krahasuar me numrin e të vrarëve dhe të të plagosurve, ndaj ndihma, edhe në rrethana të një ploje mizore (kur jeta e çdo shpëtimtari ishte baras me vlerën e një plumbi të snajperistëve në pritje për krim), ishte vështirë t’u vihej në ndihmë të gjithëve me kohë dhe në të njëjtën kohë. Pas bombardimit të dytë, ishte krijuar një atmosferë e tmerrshme dhe trishtuese, kur dëgjoje të plagosurin me organe të brendshme të dala jashtë nga shpina dhe me këmbë të këputur në komblik (Shani dhe Hasan Shala) duke thërritur: “… o Baci Nait, …, o Baci Bislim, mos na leni vetëm, na ndihmoni…!”
E si t’u ndihmohej, kur bombat e NATO-s dhe snajperistët villnin vdekje mizore!?! Kjo skëterrë zgjati rreth 3 - 5 minuta, por u përjetua e gjatë sa një shekull jete. Duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit Zenullah Elshani, do të plagoset, në shpatull, edhe Nait Hasani. Mirëpo, nuk u ndal duke ju dhënë ndihmë shokëve derisa edhe atij nisi t’i errësohej, të humbë vetëdijen.
Në mungesë të mjeteve sanitare, të peceve dhe të lidhëseve, plagët të plagosurve do t’u lidhen me pjesë të nënkëmishëve. Fillimisht, ndihma e parë të plagosurve u është dhënë në oborrin e burgut, para kuzhinës, e më pas te fushat e sportit, ku edhe e kanë kaluar natën të gjithë përjetuesit e bombardimeve të NATO-s.
Të nesërmen, në mëngjes, më 22 maj 1999, gardianët serbë ftuan të grumbullohen të gjithë të burgosurit, i rreshtuan kinse për transferim në ndonjë burg tjetër. Në momentin e volitshëm, sapo ishin grumbulluar të gjithë të burgosurit, ekzekutorët serbë filluan me të shtëna rafale nga të gjitha anët dhe me të gjitha llojet e armatimit të këmbësorisë. Në këtë plojë mbetën të vrarë rreth 80 të burgosur e pengje shqiptare. U plagosën shumë më tepër. Të plagosurit më lehtë, të cilët mund të ecnin, u drejtuan kah ambulanca e burgut, ku i burgosuri më i guximshëm, Bislim Zogaj, ishte vu me dinjitet në detyrë edhe të operatorit kujdestar dhe sa kishte forcë ua jepte ndihmën e pare të plagosurve. Pas afër një ore te pavijoni C1, në katin përdhes, përgatitet vendi për t`i vendosur të plagosurit. Në të njëjtën kohë, të prirë nga Muhamet Avdia, filloi bartja e të plagosurve nga fushat e sportit. Bartjen e tyre do ta realizojnë, me shumë rreziqe për jetën: Bajrush Xhemajli, Defrim Rifaj, Haqif Ilazi, Niazi Kryeziu, Bislim Zogaj etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:53 am

Atmosfera e krijuar nga ploja e papritur dhe tepër mizore, ishte e tmerrshme! Nuk qaheshin martirët, por vajtohej pa lot e pa gjëmë për të martirizuarit e gjallë. Të plagosur kishte shumë, plagët ishin të shumta dhe nga më të rëndat, ndërsa mjete adekuate për dhënien e ndihmës së parë nuk kishte të mjaftueshme as cilësore. Por, me një mobilizim të jashtëzakonshëm nga Bislim Zogaj, Nait Hasani (edhe pse i plagosur), Haqif e Sherif Ilazi, Niazi Kryeziu, Defrim Rifaj, Abaz Beqiri, Frashër Shabani etj., të cilët kishin arritur të siguronin pak material sanitar nga ambulanca e burgut, dhe me nënkëmishët e trupit, me përpjekje mbinjerëzore, arritën që sado pak ta zbusnin mungesën e mjeteve për ndihmë të parë.
Në ndërkohë, dikush nga të burgosurit arriti që në ambulancën e burgut të gjejë pak jod dhe disa çarçafë të rinj, prej të cilëve do të sigurohen fashe për lidhje. Dhënia e ndihmës së parë vazhdoi deri natën vonë. Kujdesin për të plagosurit gjatë tërë natës, roje kujdestare kundër vdekjes së shokëve, pa ngrën as bukë gati tre njëzetekatër orë, e kreu drenicasi Bislim Zogaj, i ndihmuar nga Nait Hasani, Avdi Mehmeti, Bajrush Xhemaili, Defrim Rifaj e të tjerë, si vlera morale për të plagosurit durimtarë dhe urtues për të pagajretët.
Këta veprimtarë politikë, duke pasur pranë këmbëve tridhjetë deri në dyzet djelmosha të gatshëm të falnin jetën në mbrojtje të të plagosurve, u përcaktuan për rezistencë fizike kundër atyre që do të mësynin masakër të ri ndaj të plagosurve në pavijonin C1. Në hyrjet e pavijonit vendosën katapulte, caktuan personat që do t’i tërhiqnin litarët pas komandës dhe të tjerët, në vijën e parë, që do të mbytnin sulmuesit me shufra hekuri e me “armë” të tjera të ftohta. Pra, këta burra ishin përcaktuar paraprakisht për një vdekje heroike para shokëve të plagosur.
Të nesërmen, më 23 maj 1999, nisi tmerri të thellohet që nga mëngjesi. Serbët paramilitarë e paramilitarë kriminelë, gardianët dhe administratorët e burgut, të uniformuar dhe civilë, organizuan një sulm të tmerrshëm, tepër kriminal, në objektet ku ishin strehuar të burgosurit shqiptarë, me përjashtim të pavijonit C1, të fortifikuar. Sulmuesit ishin të informuar për gatishmërinë për rezistencë për të plagosurit në pavijonin C1, andaj u frikësuan të rrezikonin jetën e ndonjërit sulmues.
Sulmi i parë me bombe dore u bë në ambientet e ngrohtores. Tani hynë me armë automatike e revole me plumbin në tytë dhe qëlluan të burgosurit me sadizëm të paparë, me plumb në ballë. Aty i ekzekutuan 11 veta. Ekzekutorët e tjerë depërtuan rrufeshëm në objektet e tjera dhe ekzekutuan, pike-çok, edhe 19 të tjerë. Nga ky rund i krimit nuk pati shumë të plagosur, sepse të gjithë u qëlluan me plumb në ballë, në gojë, në kokë, në zemër - nga afërsia e dorës. Të plagosurit kishin plagë nga armët ofensive, bombat e hedhura në puseta, në kthina të errëta etj. Midis të ekzekutuarve pati edhe disa të burgosur ordinerë, të cilët gjatë u kishin shërbyer gardianëve si spiunë. Të tillë ka në çdo burg. Kështu, ekzekutimi i mëngjesit të 23 majit 1999 e thelloi tmerrin dhe pasigurinë e përgjithshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:54 am

Pak minuta pas ekzekutimit të 30 të burgosurve, personeli i burgut i ftoi të përjetuarit e ekzekutimit të 23 majit 1999 të tuboheshin në Sallën e sportit. Të burgosurit, përpos atyre në pavijonin C1, të cilët ndihmonin dhe kuronin të plagosurit, iu përgjigjen urdhrit, pa vonesë. Këta, të themi kushtimisht, në mbrojtje të spitalit, e ndjenin vështirë heqjen dorë nga planifikimi i rezistencës për mbrojtjen e të plagosurve. Përgjegjës moral për hapa të mëtutjeshëm, për fatin e të plagosurve dhe të të gjithë të burgosurve - pengje lufte, tashti ishin katër veta: Bajrush Xhemaili, Avdi Mehmeti, Nait Hasani dhe Bislim Zogaj, të mbështetur fuqimisht në rreth 25 veta, të barrikaduar në pavijonin C1. Pas ultimatumit të tretë, që u vinte përmes të dërguarve nga Salla e sporteve, falë urtisë së Bajrush Xhemailit, hoqi dorë nga rezistenca e planifikuar, së fundi, edhe Avdi Mehmeti. Njësiti i shpëtimtarëve mori me vete, mbi supe, të plagosurit e palëvizshëm dhe iu bashkua grumbullit në Sallën e sporteve.
Pas pak minutash, sapo pjesa militante e ekzekutorëve u tërhoq nga salla dhe rrethina e saj, ekipi i shpëtimtarëve - i ndihmës së parë në krye me Bislim Zogajn u aktivizua. Të plagosurit u sollën në Sallën e sporteve ku do t’u ofrohet ndihma e parë. Plagët ishin të tmerrshme, kishte të plagosur me shumë plagë në trup. P.sh., Valdet Rama kishte tetë plagë të rënda e disa të tjera më të lehta dhe ishte vështirë t’i jepej ndihma e parë. Cilën plagë t`ia lidhje më parë? Si ta vendosje? Në çfarë pozite, kur në tërë trupin kishte plagë? Po kështu ishte me Fatmir Tafallarin, i cili kishte shumë plagë dhe gjakderdhje të madhe. Shumë plagë kishte edhe Abdylgjemil Alimani, i cili vetë i nënti ishte gjetur në një pusetë kur paramilitarët ua kishin hedhur dy granata dore. Të gjithë ishin plagosur, por Abdylgjemili kishte më së shumti plagë me gjakderdhje shumë të mëdha. I burgosuri Bedri Kukalaj njëzet e katër orë qëndroi, i plagosur, në mesin e të vrarëve. Atë e vërejti një i burgosur dhe e solli në Sallën e sportit në gjendje të pavetëdijshme. Plumbi e kishte marrë në nofull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:54 am

Numri i të plagosurve me shumë plagë dhe me plagë të rënda ishte shumë i madh, ndërkaq dhënia e ndihmës së parë do të vazhdojë gjatë tërë ditës. Njëkohësisht, të plagosurve para një e dy dite do t’u pastrohen plagët me jod. Kështu, në natën e 23/24 majit 1999, përveç rreth 150 vetave që kishin plagë më të lehta dhe kishin shkuar me shokë nëpër pavijone, në Sallën e sportit ishin 106 të plagosur rëndë, të palëvizshëm, për të cilët gjatë natës u përkujdesën Bislim Zogaj, Nait Hasani, Abaz Beqiri, Asllan Selimi, Dylber Beka dhe Shefqet Kabashi.
Të nesërmen, më 24 maj1999, pa asnjë paralajmërim, të gjithë të burgosurit, të shëndoshë dhe të plagosur, do t’i transferojnë me autobusë nga Burgu i Dubravës në Burgun e Lypjanit. Me një fjali: Nisi odesiada e re e të burgosurve dhe e pengjeve, për të pritur çlirimin e Kosovës nëpër burgjet e Serbisë.
Krejt në fund, duke përfunduar, është me rëndësi të konstatojmë dy fenomene: E para, fati i kolektivitetit shqiptar në Burgun e Dubravës e deshi që veprimtarët politikë më të shquar, themelues dhe luftëtarë të UÇK-së përreth Nait Hasanit dhe Bislim Zogajt, të cilët e organizuan dhe e ushtruan madhërisht dhënien e ndihmës së parë të plagosurve nga bombardimet e NATO-s dhe në plojat e soldateskës serbe, nuk u dëmtuan rendë, i ruajti Zoti për të ndihmuar të tjerët dhe veçanërisht e ruajti Zoti Heroin e vërtetë të organizimit dhe të dhënies së ndihmës së pare, veprimtarin dhe luftëtarin e orëve të para të UÇK-së, mbitrimin Bislim Zogaj. Dhe, e dyta, edhe përkundër gjithë atij tmerri që përjetuan të burgosurit shqiptarë në këtë golgotë, gjendja psikike dhe shpirtërore e shumicës së tyre ishte e mirë dhe stabile, madje heroike. Gjatë gjithë kësaj periudhe të kalvarizimit vetëm dy të burgosur ordinerë bënë vetëvrasje dhe një i burgosur ordiner pësoi infarkt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:55 am

Xhevat Haziri
DËSHMI PËR MASAKRËN E DUBRAVËS
nga bisedat midis gardianëve

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:55 am

Në kujtesën e shqiptarëve janë të njohura format e veprimit dhe krijimi i preteksteve për vrasje, ekzekutime dhe shfarosje në masë të shqiptarëve nga pushtuesi serb në periudhën nëntëdhjetëvjeçare të okupimit të Kosovës.
Masakra serbe në Burgu i Dubravës është krim që nuk harrohet. Numri i saktë i të burgosurve dhe i pengjeve shqiptarë, që përjetuan atë golgotë, ende nuk dihet, por, duke u bazuar në disa të dhëna nga bisedat midis gardianëve, ky numër, në periudhën kritike prill–maj 1999, ishte mbi 950 veta. Vërtet, Masakra e Dubravës u zhvillua nëpër tri shkallë. Periudhën deri më 18 maj e karakterizoi shkalla e lartë e torturave, e përcjellë edhe me likuidime individuale (Mr. Ukshin Hotin, më 16 maj 1999); periudha treditore, 19-21 maj, i përket krimit ndërkombëtar përmes bombardimeve të NATO-s nga ajri - si uverturë për plojën serbe të planifikuar, dhe periudha triditore tjetër, 22-24 maj, shënoi realizimin e projektit me ekzekutimin kolektiv të të burgosurve dhe të pengjeve shqiptare.
Në mungesë të burimeve të shkruara për zhvillimet, për numrin e të vrarëve dhe të të plagosurve, jam përpjekur të evidencoj thënie nga bisedat e personelit të burgut, të përgjuara dhe të dëgjuara nga të burgosurit gjatë dhe pas ngjarjeve tragjike.
Nisemi nga 30 prilli 1999, kur të burgosurit nga Burgu i Gjilanit u transferuan në Burg të Dubravës, pikërisht në pavijonin C. Aty, në një kënd të korridorit të pavijonit, pas një kohe, u bë evidencimi i pazakontë. U kërkuan të dhëna që ishin më të plota në dosjen e akëcilit të burgosur dhe evidencimi i gjësendeve që mbanin të burgosurit.
Pas vendosjes në pavijone ndaj të burgosurve nisi të zbatohet një trajtim i egër, çnjerëzor dhe barbar. Kushtet e fjetjes dhe të higjienës ishin të shkallës së kushteve në llogore të përqendrimit nazist për shfarosje të një race tjetër. Preteksti për Masakrën e planifikuar u paraqit pikërisht më 19 maj, sapo ndodhi bombardimi i parë i NATO-s në pavijonin C. Midis të vdekurve nga ky bombardim ishin edhe veprimtarët politikë emblematikë të çështjes kombëtare: Abdullah Tahiri e Enver Topalli dhe Gjokë Ndrecaj, ndërsa midis të plagosurve rëndë: Agim Thaçi, Gjergj Karaçi dhe Kamer Hima.
Këtu duhet theksuar faktin se të burgosurit jashtë pavijonit C i thyen dyert e dhomave dhe i nxorën jashtë të burgosurit e ngujuar. Fakti se nuk pësoi asnjë gardianë dhe serbë të tjerë nga personeli i burgut tregon se ata ishin të informuar për bombardimet dhe ishin strehuar me kohë në vende të sigurta. Në ndërkohë u kthyen gardianët, i rreshtuan të burgosurit e pavijonit C në oborr dhe ua bënë me dije se do t’i kthejnë, prapë, në objekt të mbyllur. Me gardianët tashti komandonte një person i panjohur për të burgosurit. Ai i urdhëroi gardianët që të burgosurit “t’i vendosnin në korridorin e shkollës…!” Një gardian do t’i ndërhyjë: “Si, janë mbi 250 veta, qysh do të rrinë në korridor…!?”. Eprori ia ktheu prerazi: “Unë thashë se duhet të vendosen në korridorin e shkollës dhe kështu duhet të bëhet, a u kuptuam…?!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 EmptyTue Apr 08, 2008 10:55 am

Ditën e 20 majit 1999, të burgosurit Burgun e Dubravës e kaluan në ankth, ndërkaq bombardimet e NATO-s të 21 majit e rritën pasigurinë edhe më shumë. Numri i të vdekurve dhe i të plagosurve tashti ishte i madh. Natën e 21/22 majit 1999 shumica e të burgosurve natën e kaluan nën qiellin e hapur në fushën e sporteve dhe pranë pavijoneve. Në mëngjesin e hershëm të 22 majit 1999 një gardian, nga dritarja e karakollit verior të burgut, u urdhëroi të burgosurve: “Ngrihuni dhe rreshtohuni se së shpejti do të arrijnë autobusët dhe ne, për të mirën tuaj, do t’u transferojmë për në Nish, por duhet të shpejtoni…!”
Urdhrit nuk mund t’i bishtërohej. Pa vonuar, u krijuan katër rreshta të gjatë në drejtimin perëndim-lindje. Nga tri anë të rreshtit të të burgosurve mbi rrafsh të murit ishte vërë paraprakisht pusia e ekzekutorëve me armatim automatik e shpërthyes. Në një moment, me shpejtësi marramendëse, filluan bataretë nga dy anët e mureve dhe nga karakolli në kënd të mureve, nga kishte ardhur komanda për rreshtim. Predhat dhe bombat korrën mbi tetëdhjetë dhe mbi njëqind të tjerë plagosën rëndë dhe lehtë.
Dita dhe nata e 22 majit u përballuan me përpjekje maksimale të djalërisë ademjashariane përreth Bislim Zogajt dhe Nait Hasanit, për të ndihmuar dhe kuruar të plagosurit. Ankthi me vdekje të përgjakshme para syve të secilit të burgosur do të thellohet në orët e hershme të mëngjesit të datës 23 maj 1999. Tashti paramilitarë e personel me uniforma ushtarake hynë brenda në objekte dhe ekzekutuan, duke i zgjedhur disa dhjetëra të burgosur.
Tmerri sa vinte dhe po thellohej. Ekzekutori priste pretekstin për t’i ekzekutuar të gjithë. Ky pretekst duhej të ishte fillimi i ribombardimit nga aeroplanët e NATO-s në objektet e burgu. Për ta lehtësuar realizimin e këtij plani, të burgosurit nga të gjitha objektet i mbyllën në sallën e sporteve. Jashtë, nga dritaret, shiheshin ekzekutorë të armatosur me minahedhës dhe në gjendje gatishmërie për granatim brenda në sallë. Tashti ishte e qartë për akëcilin të burgosur se vuajtjeve të tyre po u vinte fundi. Vetëm një shpresë i mbante të fortë: “Liria e Kosovës është në prag. Ne jemi në themele të saj…!” - ishte pëshpëritja që pushtoi sallën ku pritej vdekja pa lemerisje, kurban për lirinë e Kosovës dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike.
Një ushtar, i cili, me gjasë, duhej të ishte brenda derës në sallë deri në sinjalin e dhënë, të burgosurve ua përcolli porosinë e eprorëve: “Nëse gjuajnë aeroplanët e NATO-s ju ulni kokat…!”. Kjo, me fjalë të tjera, do të thoshte: “Mbyllni sytë të mos i shikoni ekzekutorët e vërtetë!” Për fat, më nuk ndodhën bombardimet, nuk u krijua preteksti për ekzekutime të tjera.
Kohë pas kohe në Sallën e Sporteve vinin gardianë e ushtarë dhe dilnin. Më në fund hyri një ushtar dhe një gardian me fytyrë të mbuluar. Ushtari i ndau të burgosurit në pesë grupe, përafërsisht nga njëqind veta. Midis ushtarit dhe gardianit në sallë, para të burgosurve, do të zhvillohet një dialog që meriton të dihet: Ushtari, sapo e përfundoi numërimin, i tha: “Këtu, përafërsisht janë pesëqind…!” Ndërsa, gardiani, pa hezitim, ia ktheu: “Mirë, atëherë gjysmën i paskemi…!?!” Ushtari pyeti: “Sa kanë qenë…?”, kurse gardiani iu përgjigj: “Kanë qenë 954…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve   Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vrasjet dhe burgosjet e shqiptarëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Cka mendoni per vrasjet ne Kosove .
» Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
» deri kur arrestime te shqiptareve
» MOS UA VIDHNI HISTORINË SHQIPTARËVE!
» SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: