- Ka nisur nje fushate mbarekombetare per "Bojkotin e Prodhimeve Greke". Informohuni per kete inisiative
A e dini se sa para i japim bankave greke dhe çfarë bëjnë ato me
paratë tona? Po t'i hidhni një sy statistikave të Bankës së Shqipërisë,
do ta kuptoni
Nga mbi 600 milionë euro që i kemi depozituar në bankat greke në
Shqipëri, rreth 400 milionë i kanë kaluar bankave mëmë në Greqi. Në
vitin 2002, Alpha Bank e Tiranës i dha rreth 30 milionë dollarë kredi
Vodafone Albania. Duke qenë se kjo bankë nuk mund të jepte kredi në
shuma të tilla, atëhere banka mëmë, Alpha bank e Greqisë i dha paratë
nga depozitat e shqiptarëve. Dikush mund të thotë se Vodafone i
investoi këto para në Shqipëri duke i dhënë mundësi biznesit shqiptar
të përfitonte nga projekti i ri....
E keni pak gabim, për shkak se Vodafone, (megjithëse është një kompani
prestigjioze ndërkombëtare), nuk bëri tender për punimet ndërtuese. Ajo
ia dha me prokurim të drejtë disave prej shumë filialeve që Diekat
sh.a, një kompani greke, pati hapur në Shqipëri. Diekat u rrit shpejt
duke u bërë kompania më e madhe e ndërtimit në Shqipëri sipas listimit
të Monitor, megjithëse kishte vetëm dy klientë. (AMC dhe Vodafone).
Ajo hapi shumë filiale në Shqipëri, të cilat ndryshonin
vetëm nga emri, me jetëgjatësi jo më të madhe se gjashtë muaj, me
synimin që të shfrytëzonin një hapësirë të legjislacionit shqiptar për
të mos paguar tatim-fitimi për aktivitetin e kryer këtu te ne.
Diekat ishte edhe kompania e parapëlqyer për punime ndërtimore nga AMC.
Ekspertët e tatimeve zbuluan skemën e mashtrimit dhe vendosën 12 milionë euro gjobë në vitin 2005 për AMC.
Në shtator të vitit të kaluar, qeveria greke thirri Sali Berishën,
teknikisht kryeministër i Shqipërisë ndërsa praktikisht, guvernatori i
emëruar nga Athina për të qeverisur koloninë shqiptare. Në të njejtën
ditë që Berisha vizitonte Athinën, drejtori i tatimeve i Tiranës
deklaronte për median se AMC nuk pranonte të paguante gjobën e vendosur
me të drejtë nga inspektorët tatimorë. Pak orë më vonë, u detyrua të
deklaronte se inspektorët që e kishin firmosur gjobën, ishin të paaftë.
Duke parë se kompanitë greke nuk denjojnë në bashkëpunojnë në asnjë
rast me kompani shqiptare, por përdorin gjerësisht nacionalizmin
ekonomik në kryerjen e shpenzimeve të tyre, e konsideroj tërësisht të
justifikuar dhe normale, bojkotin më të thellë ndaj të gjitha mallrave
greke, kompanive të naftës dhe bankave.
Nëse nuk ju pëlqen të trajtoheni edhe në të ardhmen si popullatë
barbare e pazhvilluar, që nuk e kupton dot se kur vidhet dhe kur nuk
vidhet, tani është koha për të vepruar.
Bojkotoni mallrat greke që të mund ta ndjejmë veten të lirë.
A e dini se çfarë është norma e deprecimit? (Zhvlerësimit)?
Në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, përmbledh vlerën e
pajisjeve të një kompanie që humbasin vlerë tregtare gjatë përdorimit.
Ka ngjashmëri me amortizimin, për shkak se që të dyja janë "shpenzime",
të cilat hyjnë në xhepin e pronarit të kompanisë pa paguar kurrfarë
takse.
Për vitin 2006, AMC shpalli si normën e vet të Deprecimit, 10 për qind
të të ardhurave të veta. Në të njëjtin vit, Cosmote në Greqi, shpalli
si normë deprecimi 1% të të ardhurave të veta.
Besoj se e kuptoni vetë se pse ndodh kështu...
Hapeni kete link te shifni se kush do te beje lidhese kepucesh me zorret tona....
Ndoshta duhet te sqarojne se per cfare zorre e kane fjalen. Kjo nuk ka
lidhje me nacionalizmin, ka lidhje me barbarinë e tyre. Nuk është faji
ynë!
A e patë se sa të lehtë e pati qeveria dhe opozita shqiptare të heshtnin?
Ky është para së gjithash faji jonë!
Gjatë vitit të kaluar, i dhamë Greqisë:
* 406.5 milionë euro mallra të importuara
* 300 milionë euro duke përdorur AMC dhe Vodafone
* 68.6 miliardë lekë në formë depozitash në katër bankat greke që veprojnë në Shqipëri
* I dhamë për pak para edhe punën e djersën dhe paguam diskriminimin e 800 mijë bashkëatdhetarëve tanë
* Gjithsej i dhamë grekëve mbi 1.5 miliardë euro, ose 25% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit tonë.
Si shkëmbim për këtë morëm jo thjeshtë këngën e ushtarëve grekë që duan
të bëjnë lidhëse këpucësh me zorrët tona. Morëm edhe poshtërimin në
Tiranë me politikanë homoseksualë që nuk guxojnë ta ngrejnë zërin.
Ti mund t'i japësh një përgjigje urrejtjes greke cdo ditë, sa herë që
shkon të bësh pazar, sa herë që mbush makinën me karburant, sa herë që
ulesh në lokal, sa herë që vendos të zgjedhësh bankën ku do të
depozitosh paratë.
Më poshtë ke një listë me mallrat dhe shërbimet greke që ne i kemi
identifikuar. Nuk janë të gjitha mallrat, por nëse di të tjera, atëhere
ju lutem, shtoni emrin e produktit grek që nuk e shihni në listë dhe më
pas dërgoje këtë email te të gjithë miqtë e tu, me kushtin që të mos
jenë nga deputetët e kuvendit. Nëse ke mundësi, printoje një apo disa
kopje të kësaj liste dhe tregoja prindërve apo miqve të tu që nuk e
përdorin emailin.
Dhe ki parasysh se jemi vetëm ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm që mund të
komunikojmë dhe reagojmë përmes internetit. Çdo gjë tjetër në këtë vend
e paska shitur prapanicën.
Lista e zezë e kompanive dhe mallrave dhe shërbimeve greke që nuk duhet të konsumohen
Bankat
1. Alpha Bank
2. Tirana Bank
3. NBG bank
4. Emporiki bank
Kompanitë e sigurimeve
1. Interalbanian
Kompanitë e karburanteve
1. Global Petroleum
2. Mamidoil
3. Evroil
Markat e shpërndarjes me pakicë të karburanteve
1. JetOil
2. Elda
3. Eko
Mallra konsumi të importuara nga Greqia ose të prodhuara në Shqipëri
nën pronësi grekësh apo të shiturish. (Përfshihen prodhime evropiane të
marketizuara nga kompani greke në Shqipëri)
1. Pepsi
2. Glina
3. Bureto
4. E gjithë linja Elka
5. Cigaret Karelia, përfshirë edhe slimsin që është shumë i konsumuar këtu te ne. Cigaret American Legend dhe Rex
6. Patatinat Lays
7. Seven up
8. IVI
9. Heineken
10. Amstel
11. Chipita
12. Barilla
13. Henkel
14. Makaronat Misko
15. seven days korosan
16. patatinat chipsy
17. bake rolls
18. Molto
19. Kaotonik
20. Fineti
21. Torta Jotis
22. Trahana Jona
23. Linjat kozmetike Fa, Taft, Palete, Schauma, Vademecum, Rilken
24. Detergjentët Dixan, Bref, Silan, Pur dhe Rex
25. Të gjitha mallrat e kompanisë Elka
26. Amita
27. STEP - bojra
Kompanitë e transportit
1. Interalbanian, udhëtimi me autobuzë Shqipëri Greqi.
2. Olympic Airways
3. Joy travel
Mos harro! Kjo listë nuk mbaron këtu. Sa herë që të hyni në
supermarket, përpiquni të identifikoni mallra të tjera “Made in
Greece”. Shtoje dhe plotësoje këtë listë dhe para së gjithash, mos
konsumo mallra greke ose të marketizuara nga kompani greke. Ky është i
vetmi reagim që mund të bëjmë ne, shqiptarët që nuk merremi me politikë
dhe që ende nuk e kemi shitur nderin.
antiReklama