Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJYKATA GREKE DHE XHAMIA NË ATHINË

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

GJYKATA GREKE DHE XHAMIA NË ATHINË Empty
MesazhTitulli: GJYKATA GREKE DHE XHAMIA NË ATHINË   GJYKATA GREKE DHE XHAMIA NË ATHINË EmptyWed Jul 16, 2014 9:33 am

Gjykata greke hedh poshtë apelin për të bllokuar ndërtimin e Xhamisë në Athinë

Asambleja e përgjithshme e këshillit të shtetit në Greqi ka refuzuar një apel për të parandaluar ndërtimin e një xhamie në kryeqytet, Athinë.
Ndërtimi i xhamisë, e vetmja në Athinë, pritet të fillojë së shpejti pasi plani është miratuar tetë muaj më parë. Xhamia pritet të jetë gati gjashtë muaj pas fillimit të ndërtimit.
Një ndërmarrje private do të ndërtojë xhaminë në Athinë, e cila do të kushtojë 1.292.000 $ (dollar). Xhamia do të ndërtohet në tokën që i përket Marinës Greke në Votanikos, pranë qendër së Athinës.
Ndërsa planet për të filluar ndërtimin e xhamisë jani gati, ekstremi i djathtë grekë, i politikanëve të Agimit të Artë kanë filluar fushatën kundër muslimanëve dhe imigracionit.
Athina ishte dikur vendi i shumë xhamive gjatë periudhës osmane, por shumë prej këtyre xhamive kanë qenë të mbyllura ose të përdoren për qëllime të tjera, pasi Greqia u bë shtet i pavarur, sidomos pas shkëmbimit popullsisë në mes të krishterëve dhe myslimanëve të Turqisë e Greqisë, shumë xhami u boshatisën.
Megjithatë, Osmanët janë përpjekur për të biseduar rreth ndërtimit të një xhamie në Athinë, por këto plane dështuan dy herë, herën e parë në vitin 1851 dhe herën e dytë në vitin 1890. Një tjetër plan i udhëhequr nga Egjipti u prish në vitin 1934.
Planet për të ndërtuar një Qendër Islamike për Olimpiadën e vitit 2000, të cilat u mbajtën në Athinë, gjithashtu dështuan. Kjo, xhamia, edhe një herë u bë një çështje me vitin 2006, por më pas ministri i infrastrukturës, Makis Voridis ishte i gatshëm për të pranuar projektin.
Megjithatë, në muajin korrik, 2013, ofertat për ndërtimin e xhamisë filluan më në fund, por nuk u pëlqyan nga grupet e ekstremit të djathtë, si Agimi i Artë, të cilët kanë marrë pjesë në një numër të protestave të dhunshme kundër planeve për ndërtimin e xhamisë.
Athina sot është kryeqyteti i vetëm në Evropë që nuk ka një xhami zyrtare për banorët e saj muslimanë.

Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJYKATA GREKE DHE XHAMIA NË ATHINË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjykata e Nju Jorkut i jep fund tensioneve rreth ndërtimit t
» Xhami në Athinë
» Në Athinë digjet një shtëpi që shfrytëzohej si xhami
» Hapet xhamia në aeroportin e Mynihut
» Hapet Xhamia më e madhe në Halondë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: