Parlamenti grek ka votuar të enjten pro projektligjit për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë. Ndërtimi i xhamisë në kryeqytetin grek do të financohet nga shteti
Parlamenti grek ka votuar të enjten pro projektligjit për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë. Vendimi erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së banorëve myslimanë, të cilët deri më tani nuk kanë pasur ndonjë vend për kryerjen e ceremonive të tyre fetare.
Ndryshe, Athina deri më tani ishte kryeqyteti i vetëm në Evropë pa xhami, megjithëse atje jetojnë rreth një milion myslimanë, kryesisht të ardhur nga shtetet arabe, nga Afrika dhe India.
Për shkak të mungesës së xhamisë, ritualet fetare mbaheshin nëpër qendra kulturore, salla apo shtëpi të ndryshme. Për më tepër, myslimanët në Athinë nuk i kanë as varrezat e tyre.
Debatet për ndërtimin e një xhamie në Athinë filluan që nga viti 1983. Parashihet që ndërtimi i xhamisë në Athinë të kushtojë rreth 15 milionë euro dhe që ajo të ketë një kapacitet prej 350 personave. Ndërtimi i xhamisë së parë në kryeqytetin grek do të financohet nga shteti