Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty
MesazhTitulli: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas   Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas EmptyTue Apr 08, 2008 5:58 am

1- Të zbukurohesh për gruan ashtu siç
dëshiron që ajo të zbukurohet për ty.
2- Të zgjedhësh metodën më të mirë
për qortim, dhe ajo të jetë vetëm me
arsye.
3- T'i plotësosh dëshirën kur ajo dëshiron
të bisedojë apo qajë hallet me ty.
4- Ta thërrasësh me emra apo pseudonime
më të bukura .
5- Të sillesh butë dhe të mahitesh (të
bësh shaka) me të.
6- T'i shmangësh ngatërresave të cilat
ndikojnë në dëshpërimin e saj shpirtëror.
7- Të vërejë te ti sinqeritetin dhe
besnikërinë që ke ndaj saj, apo në një
mënyrë ajo të sigurohet nga shkurorëzimi
apo mashtrimi i saj.
8- Shumë janë të dobishme surprizat
apo befasitë me gjëra të cilat ajo i pëlqen.
9- Kur të hysh në shtëpi të jesh
përgëzues dhe i buzëqeshur.
10- Të kesh urtësi dhe butësi gjatë
bisedës me të duke i matur fjalët që të
mos e ofendosh me diç.
11- Të flasësh për gjërat të cilat atë e
gëzojnë.
12- Ta lavdërosh atë në prezencën e
familjes tënde dhe të saj.
13- T'ia zbukurosh gjërat para saj me
fjalë edhe nëse nuk janë realitet.
14- Të zhduket monotonia e përditshme
qoftë ajo me ndonjë shëtitje apo
me ndonjë njoftim me një grua të ndonjë
shoku të ri, etj.
15- T'ia mbulosh të metat e saja qofshin
fizike apo mentale që ajo të mos e ndiej
mangësinë e saj para teje.
16- Duhet të kesh kujdes që problemet
e vogla të zgjidhen e të mos i lëmë vend
djallit që ato t'i zmadhojë e t'i bënë të
pazgjidhura dhe për shkak të tyre të
pasojë shkurorëzimi.
17- Ta ndihmosh në punët e shtëpisë e
sidomos kur ka nevojë për ndihmë.
18- Të respektosh mendimin e saj e jo
vetëm ti të vendosësh për çdo çështje.
19- Të kesh mendim të mirë ndaj saj
dhe të mos merresh me paragjykime.
20- Duhet ta lavdërosh atë aq shumë
saqë ajo të mendojë se vetëm ajo ka ato
cilësi dhe se është më e shkëlqyeshmja.
21- Duhet të kesh në konsideratë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas   Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas EmptyTue Apr 08, 2008 5:59 am

trupin e saj që të mos e mundosh shumë
me punë kur ajo është në ciklin mujor
apo shtatzënë.
22- Ta ndihmosh në mbikëqyrjen e
fëmijëve.
23- Të respektosh familjen e saj dhe
mos e ndalo nga vizita e tyre.
24- Duhet ta shoqërosh gjatë ngrënies
së ushqimit duke u ulur së bashku në një
tryezë.
25- Ruaj fshehtësitë e saja të cilat i
bisedoni mes vete.
26- Mos ia ceno të drejtat e saja që ia
lejon feja.
27- Të jesh i drejtë në mes grave nëse
ke më shumë se një.
28- Të ndihmoheni mes vete në devotshmëri
ndaj Allahut, p.sh.: t'i mësosh
gruas faljen e namazit, nëse nuk falet,
apo diç tjetër.
29- Të mos largohesh nga shtëpia duke
u vonuar nga kthimi për kohë të gjatë,
me ditë, muaj e vite.
30- Mos përkujtoni ngatërresat e kaluara.
31- Mos lejo askënd që të futet në
jetën tuaj familjare apo në problemet
tuaja bashkëshortore.
32- Të kujdesesh urgjentisht për shëndetin
e saj kur ajo keqësohet.
33- Ta shoqërosh atë në gëzimet e saj
edhe nëse nuk është shumë me rëndësi
për ty.
34- Të jesh në kontakt me të kur të
udhëton për në ndonjë vend të largët.
35- Të jesh i qartë në shprehje kur
kërkon diç nga ajo, në mënyrë që të mos
keqkuptoheni.
36- Duhet që me gjakftohtësi të pasohen
parimet Islame, sidomos në rast
ngatërresash, ashtu siç thotë Allahu
Fuqiplotë në Kur'anin famëlartë "...E
ato që u keni dro kryelartësisë së tyre,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas   Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas EmptyTue Apr 08, 2008 5:59 am

këshilloni, madje largoni nga shtrati (e
në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk
ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju
respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj
tyre.Allahu është më i larti, më i madhi"
(S. Nisa, 34)
37- Mos llogarit gjithmonë se vetëm ti
e thua të vërtetën apo vetëm ti ke të
drejtë.
38- Të praktikosh parimet Islame në
përgjithësi, po edhe gjatë marrëdhënieve
intime në veçanti, për të cilën ndër
tjerash Pejgamberi, salAllahu alejhi ve
selem, thotë:"Kur ndonjëri prej jush i
ofrohet gruas (për marrëdhënie) le të
thotë: "O Zot na largo nga ne djallin dhe
nga pasardhësit tanë nëse na furnizon". E
nëse furnizohen me ndonjë fëmijë (në
ato marrëdhënie) do të jetë i mbrojtur
nga djalli".
39- Ta kesh frikë Allahun që të mos
bësh marrëdhënie në anus apo gjatë ciklit
të saj mujor.
40- Duhet që t'i jepen ca të holla vullnetarisht
në mënyrë që ta ndijë vetveten
të pa nënçmuar.
41- Dhe në fund duhet ta dimë të
gjithë se ne jemi njerëz, dhe si çdo krijesë
tjetër edhe ne jemi të mangët dhe
gabojmë, sepse vetëm Allahu i Lartësuar
është pa të meta dhe i pa gabim, andaj të
mos presim nga gratë që të ndodh ndonjë
mrekulli e të jetë e përkryer, e pa
gabim, e pa nevrikosur etj., por ta falënderojmë
Allahun për të mirat që i kanë e
të bëjmë durim për të metat e saj dhe ta
lusim Allahun për udhëzimin tonë dhe të
tyre .
E lusim Allahun e Lartësuar që të na
shtojë dashurinë ndaj Tij, ndaj
Pejgamberit të Tij, ndaj prindërve, grave
dhe fëmijëve tanë si dhe atyre ndaj nesh.
AMIN!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas   Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas EmptyThu Jun 26, 2008 3:43 pm

Si ta fitrojme dashurine e bashkeshortes

Këshilla të arta për një martesë të lumtur dhe të suksesshme

Njerëzit kërkojnë lumturinë në martesë. اdo njeri mendon se në martesë do të gjejë kënaqësi, harmoni, respekt, kuptueshmëri, përkrahje për në rrugë të vërtetë... Më pastaj, befasohet kur përballet me të vërtetën. Nga ky realitet, mjafton të flasim për këtë temë mjaft të rëndësishme. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se njeriu kalon shumë kohë në shtëpi dhe se, nëse nuk ka një jetë bashkëshortore të rehatshme, kjo do të bëjë që ai mos të ndihet i qetë në shtëpi, e cila duhej të ishte oazi e prehjes, vend ku do të pushojë nga angazhimet e përditshme, strehim nga sfidat që e ndjekin në çdo hap...

Familja luan një rol shumë të madh për zhvillimin dhe funksionimin e drejtë të një shoqërie. Nëse familja funksionon drejtë, atëherë është për të pritur fryte cilësore nga kjo qelizë e rëndësishme e shoqërisë. Frytet më cilësore që mund të presim nga një familje që funksionon drejtë janë fëmijët e edukuar mirë, pikërisht ata, që nesër do të bëhen bartësit e kësaj shoqërie. Gjithë jetën mbi ta do të vërehen gjurmët e edukatës së familjes, qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ. Fëmijë të edukuar mirë nuk do t’i shërbejnë vetëm vetes dhe familjes, por edhe gjithë shoqërisë, e cila do ta ndjejë mirësinë e tyre. Fëmijë të edukuar keq nuk do t’i sjellin probleme vetëm familjes, por do të jenë problem edhe për gjithë shoqërinë. Për të dy kategoritë ekzistojnë shumë shembuj, që nuk është e nevojshme që t’i përmendim këtu. Një njeri me arsye të shëndoshë nuk dyshon për asnjë moment se burimi më i madh i problemeve bashkëshortore është mungesa e zbatimit të principeve islame në jetën e përditshme, në krye të së cilës qëndron Ligjdhënësi.


Me I MIRI NDER JU ESHTE AI, I CILI ESHTE ME I MIRE ME GRUAN E VET

Shpesh do të takojmë njerëz, të cilët, nga pamja e jashtme, duket sikur zbatojnë fenë në jetën e tyre të përditshme, porse, kur largohen nga sytë e publikut dhe hynë në shtëpi, jetojnë në një mënyrë krejt tjetër nga ajo që i njohin shokët dhe kolegët. Dëshmitarë më të mirë janë gruaja dhe familja e tyre. ثshtë për t’u habitur: këta njerëz, që tregohen jashtë goxha fetarë, a nuk kanë i dëgjuar fjalët e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem: “Më i miri ndër jush është ai që është më i mirë me gruan e vet” [hadithin e ka shënuar Tirmidhiu prej Aishës, radijallahu anha, ndërsa Albani e ka vlerësuar të saktë].

Janë shumë njerëz, që zbatimin e fesë e kanë përkufizuar vetëm në disa rregulla, duke harruar se feja islame është shumë më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse. Feja islame është një sistem i tërë jetese. I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka pas nëntë gra “nëntë kamera të fshehta”, të cilat kanë regjistruar pa ndërprerje tërë sjelljet e tij. Duke përshkruar jetën e tij të përditshme, ato vazhdimisht kanë thënë të njëjtën gjë: “Morali i tij ka qenë Kur’ani“. Përfytyroni për një çast sikur t’i pyesnin gratë tona për moralin që shpalosim, për sjelljen tonë, ibadetin, qëndrimin ndaj familjes. Me siguri që do të dëgjonim diçka, që kurrë s’na kishte shkuar në mendje. Sa herë ka ndodhur të përjetojmë ndonjë fyerje në rrugë apo në shoqëri dhe t’i kemi falur fyesit me të vetmin qëllim, që t’i tregojmë se i përmbahemi fesë tonë, duke treguar durim dhe moral të mirë. Sikur e njëjta fyerje apo edhe diç më pak të vinte nga bashkëshortja, me siguri që nuk do ta falnim edhe aq lehtë. A thua personin që ke takuar rastësisht në rrugë, apo shoku që takon njëherë në muaj meritojnë të falen më lehtë se gruaja jote?! Vallë ai person ka bërë më shumë të mira për ty se gruaja jote, prandaj edhe meriton më tepër?! A kujdeset ai kur ti je i sëmurë, brengoset bashkë me ty kur ke ndonjë hall?! Më së paku që mund të thuhet është se që të dy janë myslimanë dhe duhet t’u falet gabimi dhe të vazhdohet me sjellje të mirë ndaj tyre, por të falurit gabimin bashkëshortes dhe sjellja e mirë ndaj saj s’ka fjalë se është më e merituar. Këtu shihet qartë dallimi mes Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, dhe neve. Para se t’i përmendim metodat më konkrete, duhet të sqarohen disa gjëra me rëndësi, që këto mënyra dhe këshilla të kuptohen drejt. Fakti që këtu po i drejtohemi burrave dhe kritikojmë sjelljen e tyre ndaj gruas nuk do të thotë se edhe sjellja e grave ndaj burrave nuk meriton kritikë, pas këtij teksti pason shkrimi për të, sepse qëllimi ynë është vendosja e një baraspeshe të sjelljes mes të dy bashkëshortëve. E dyta, shumica e këshillave janë marrë nga jetë-përshkrimi i Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, e udhëzimi i tij është udhëzimi më i mirë. E treta, as mos mendoni se dikush u garanton më shumë të drejta bashkëshortëve sesa feja islame.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas   Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas EmptyThu Jun 26, 2008 3:46 pm

THIRRJA E BASHKثSHORTES ME EMRIN Mث Tث BUKUR, Mث Tث DASHUR

Dhe në fund, këshillat që do të përmendim, do të mbeteshin vetëm fjalë të vdekura, të shkruara në letër dhe nuk do të ishin frytdhënëse nëse nuk i marrim që t’i zbatojmë një nga një në jetën e përditshme. Vetëm pas kësaj mund të presim harmoni në martesë, respekt, dashuri dhe besim të ndërsjellë.

اdo njeri me arsye të shëndoshë e di shumë mirë se si ndikon në shpirtin e tjetrit kur atë e thërret me emrat më të bukur. Të gjithë ne pëlqejmë të na thërrasin me emrat më të bukur, të na respektojnë, të na drejtohen me “zotëri” apo të na thërrasin sipas mbiemrit. E në këtë hulli bashkëshortët nuk përjashtohen kurrsesi; përkundrazi, ata e meritojnë plotësisht që ta thërrasin njëri-tjetrin me emrat më të bukur. Prandaj, nëse burri dëshiron të fitojë dashurinë e gruas së vet, le të provojë këtë mënyrë, le ta thërrasë atë me emrin apo ofiqin që më së shumti i pëlqen asaj. Po të shikojmë jetën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, do të gjejmë se si ai e ka përdorur këtë metodë ndaj grave të veta, ndaj ashabëve; me qëllim për tu fituar zemrat, i thërriste me emrat më të bukur. Në një transmetim të saktë shënohet se Aishen, radijallahu anha, e ka thirrur ”Ja Aish” apo: ”Ja Humejra”. Madje, edhe kur iu është drejtuar jobesimtarëve, të cilët kishin ardhur tek ai me kërkesë për të hequr dorë nga thirrja islame, ai nuk e neglizhonte këtë mënyrë: “A mbarove, o Ebu Velide?”, i foli i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, Ukbe b. er-Rabiut. Nga kjo shohim se mënyra e lartpërmendur nuk është ndonjë urtësi e madhe, por të jemi të sigurt se lë gjurmë të madhe te personi me të cilin komunikojmë. Ne sikur e dimë se sa gjurmë lë emri me të cilin i drejtohemi dikujt dhe prandaj e thërrasim po me atë emër apo ofiq, por kjo është problematike kur ky veprim bëhet në kuptimin negativ dhe i thërrasim gratë tona me emra të shëmtuar apo me ofiqin që ajo nuk e pëlqen. Për fat të keq, kemi rastin të dëgjojmë disa gra që, sapo janë lidhur në martesë, ankohen: ”Posa u martuam, burri im më thërriste me emra të kafshëve të vogla: mace, sorrë... dhe pas një kohe të kaluar filloi të më thërriste dhe me emra të kafshëve të mëdha...” Si mendon një burrë që gruaja e tij ta dojë pas një sjellje të këtillë?


DASHAMIRثSIA DHE HAJGARJA MES VETE

Sa e sa njerëz ka që nuk dinë se ç’është dashamirësia apo hajgarja në jetën e përditshme në raport me gruan e vet. Njerëzit mendojnë se detyrimi i tyre është vetëm sigurimi material i familjes, duke i siguruar vetëm gjërat më të nevojshme për ekzistencë, duke harruar kështu anën shpirtërore të martesës. Madje, ndoshta anën më të rëndësishme dhe më të nevojshme për mbajtjen drejt të lundrimit të varkës bashkëshortore. Po të shohim jetën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, që në shumëçka dallon nga ajo e jona, do të vërejmë se i ka kushtuar shumë vëmendje dashamirësisë dhe hajgares. Ai, i cili ka qenë kryetar shteti, udhëheqës i ushtrisë, prind, bashkëshort, ka gjetur kohë të ulej me familjen e vet, të bisedonte e të qeshej me ta. Transmetohet prej Aishes, radijallahu anha, se në një rast ka qenë me të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, duke udhëtuar dhe kanë bërë gara, Aisha, radijallahu anha, e ka fituar Pejgamberin. Kur Aisha, radijallahu anha, kishte shtuar në peshë - sikur që tregon ajo për vete - e kishte thirrur Pejgamberi që përsëri të garojnë, por këtë rast fitoi i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, e ai iu kishte drejtuar me fjalët: ”Ta ktheva hakun, që më fitove atëherë” (hadithin e shënon Ebu Davudi ndërsa të saktë e ka vlerësuar Albani). Ku jemi ne afër këtij suneti? Sa prej neve kanë gjetur kohë që të bëjnë gara me gruan vet, duke dashur të fitojë dashurinë dhe vëmendjen e saj? Vëlla i nderuar, jepi lirisht pak shpirt sjelljes ndaj gruas tënde. Shtëpia nuk është kazermë ushtarake, ku çdo gjë duhet të jetë në mënyrë të rreptë, serioze dhe nën komandë. Bëj pak hajgare me gruan tënde dhe do të shohësh se kjo sjellje ka për ta rritur dashurinë mes jush dhe do ta përforcojë lidhjen tuaj bashkëshortore.


SHFRYTE ZIMI I METODES ”DHURATE BEFASIE“

ثshtë më se e njohur se dhurata apo hedija ndikon në forcimin e lidhjes mes njerëzve, sidomos dhurata e bërë nga bashkëshorti. Dhënia e dhuratës bashkëshortes ka për qëllim që t’i tregohet se nuk është e harruar nga burri i saj, se ai mendon për të, se përpiqet t’i plotësojë dëshirat e saj dhe, në këtë formë, ai i tregon kujdesin ndaj saj. Nëse burri i blen diçka që i pëlqen asaj, pa ia kërkuar ajo më parë, inshallah, ky gjest do të ndikojë në fitimin e dashurisë së saj, do të shtojë besimin se burri i saj mendon për të, do të fillojë të mendojë dhe ajo për dëshirat e tij, do të fillojë të tregojë respekt, kujdes, dhe e gjithë kjo do të çojë drejt një forcimi të dashurisë së dyanshme mes bashkëshortëve, që është arritja e synimeve. A nuk ka thënë i Dërguari,salAllahu alejhi ue selem, “Shkëmbeni dhurata mes njëri-tjetrit, që të duheni!”?

Në numrin e kaluar përmendëm tri mënyra se si burri mund ta përfitojë dashurinë e bashkëshortes e cila është elementi themelor për të funksionuar një lidhje martesore. U përmendën thirrja e gruas me emrin më të bukur, shakaja dhe shfrytëzimi i metodës dhuratë befasie.

Në këtë numër do të vazhdojmë numërimin e metodave që shpijnë drejt arritjes së qëllimit, martesë e lumtur dhe e suksesshme.

Meshkujt duhet ta dinë se ka dallim mes xhelozisë së burrit dhe xhelozisë së gruas. Xhelozia e gruas është shumë më e madhe dhe më e vështirë për tu kontrolluar. Nëse kësaj ia shtojmë edhe dobësinë e gruas si krijesë, atëherë problemi merr dimensione të reja. Gratë tona shpesh i paraqesin si probleme gjërat që në esencë janë të lejuara. Jo rrallëherë ndodh të humbet kontrolli dhe të ndodh diç që aspak nuk pritet prej tyre. Por një burrë i mençur duhet t`i kapë dhe njohë këto momente, e t`i tolerojë gabimet e bëra nën atë ndikim. Nuk duhet harruar se gruaja e cila në atë mënyrë shkakton grindje apo edhe ndonjë incident, atë e bën për shkak dashurisë së madhe që ka ndaj burrit të saj.

Shembull më të mirë e kemi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, kur njëherë me disa as’habë ishte te Aisha radijallahu anha, gruaja tjetër nëpërmjet shërbëtores i dërgoi ushqim. Aisha radijallahu anha, kur e pa këtë e mori enën dhe e përplasi në tokë me ç`rast u derdh ushqimi. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, pedagogu më i mirë, mësuesi, e mblodhi ushqimin sa pat mundësi! Pastaj u tha as’habëve: "nëna juaj xhelozoi, hani nga ushqimi". [hadithin e shënon Tirmidhiu 3567, duke iu referuar Enesit radijallahu anhu dhe saktësinë e tij e vërteton Albani].

Do t`i bëjmë pyetje vetes: si do të reagonim ne sikur të na ndodhte gruaja të na e përplaste pjatën me ushqim para mysafirëve? Vet reagimi jonë do të tregojë se sa me të vërtetë ne e pasojmë të Dërguarin salallahu alejhi ve selem, në relacionet bashkëshortore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas   Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas EmptyThu Jun 26, 2008 3:48 pm

Gatishmëria për pranimin e fajit

Feja jonë e ndritshme na urdhëron që të jemi të drejtë, madje edhe ndaj atyre që kanë bindje të ndryshme fetare dhe ideologjike nga ne. Nga kjo drejtësi assesi nuk mund të jenë të përjashtuara bashkëshortet tona. Përkundrazi ato para të tjerëve e meritojnë një trajtim të tillë. Allahu i Lartësuar thotë: ”O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën dhe mos t`ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Keni drojë nga Allahu meqë Allahu e di hollësisht atë që e veproni’’. (El- Maide Cool

Myslimani, atëherë kur në familje shpërthen ndonjë mosmarrëveshje apo konflikt të shkaktuar nga ai, duhet të jetë i gatshëm ta shikojë të vërtetën në sy dhe të pranojë fajin e vet e të mundohet të mënjanojë gjithçka që shkakton këtë mosmarrëveshje. Duhet të jetë i gatshëm të kërkojë falje prej gruas së vet, ashtu siç do të kishte kërkuar prej secilit njeri të cilit i ka shkaktuar padrejtësi. Nuk është lehtë të mposhtet shejtani, ‘’ta ulësh veten’’ dhe të kërkosh falje prej gruas, mbi të cilën ndihesh më superior. Por, derisa ka pas guxim ta ofendojë bashkëshorten, e cila i shërben dhe kujdeset për të, atëherë detyrimisht duhet të tregohet guximtar edhe më i madh kur është në pyetje kërkimi i faljes. Assesi, nuk duhet të mendohet se kërkimi i faljes prej gruas është dobësi, përkundrazi ai duhet të besojë se me një sjellje të tillë respekton parimet e kësaj feje të ndritshme dhe arrin kënaqësinë e Atij i Cili, kur është i kënaqur me robin e Vet bën që edhe të tjerët të jenë të kënaqur me të. Ky gjest do ta rrisë dhe në asnjë mënyrë, siç mendojnë shumica, nuk do ta ulë personalitetin e tij te gruaja. Përkundrazi, kjo sjellje do të jetë mësim për gruan, që nesër kur ajo të gabojë të jetë e gatshme të veprojë në të njëjtën mënyrë, sepse ka shembullin e gjallë në burrin e saj.


Ku qëndron problemi?

Shumica e burrave mendojnë se gjithmonë kanë të drejtë – vetëm që nuk thonë se janë edhe të pagabueshëm – ndërsa gruaja është gjithmonë gabimtare.

A është kjo drejtësia të cilën na e mëson feja jonë?!

Allahu, subhanehu ve teala, thotë.’’O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu e di hollësisht se çfarë punoni’’.(En Nisa 135)


Pranimi dhe pajtimi me mangësitë dhe dobësitë e gruas

Njeriu duke jetuar me bashkëshorten dhe duke kaluar nëpër probleme të ndryshme në martesë, arrin ta njoh mirë atë. ثshtë e pakalueshme që në këtë rrugë të mos zbulojë ndonjë mangësi apo dobësi të saj. Por, megjithatë, nuk duhet harruar se krahas disa mangësive ajo posedon shumë më tepër cilësi të mira. Ky vlerësim do t'i ndihmojë të kalojë nëpër mangësitë e saj dhe të sillet sikur nuk i posedon fare. Sa më real të jetë, aq më e suksesshme do të jetë martesa e tij.

Shejtani vazhdimisht mundohet të ndikojë tek njeriu dhe ta bind në çdo moment të kapet për gjëra të vogla dhe pa vlerë, e të harrojë çdo cilësi e sjellje të mirë të saj. Por, ne pyesim, sa është i drejtë një vlerësim i tillë i një burri ndaj gruas së vet?

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: ‘’اoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të jep shumë të mira në një send që ju e urreni.’’(en Nisa 19)

Nëse njeriu dëshiron të bindet në vërtetësinë e kësaj metode, le të marrë një laps e një letër dhe le t`i shkruajë të gjitha cilësitë e mira dhe të këqija të gruas së vet: në të shumtën e rasteve kolona e të mirës do të jetë shumë – shumë më e gjatë nga ajo e të keqes. Në fund, atë listë mund t`ia jep gruas së vet që ajo të sheh se çfarë i pengon burrit të saj që në të ardhmen ato vese negative t`i përmirësojë dhe t'i zëvendësojë me sjellje pozitive, gjithmonë duke pasur për qëllim përmirësimin e atmosferës së jetës bashkëshortore dhe fitimin e dashurisë së burrit.

Burri duhet të jetë i gatshëm që edhe ai të pranojë një listë me vlerësim të atillë dhe në të shumtën e rasteve befasisht rezultati për të është: kolona e sjelljeve të këqija është më e gjatë, prandaj këtë kolonë ai duhet vazhdimisht ta ketë në mendje kur i ndodh diçka e pahijshme nga gruaja e tij.

اuditërisht prej bashkëshortes kërkojmë përsosmëri – ndërkohë që vet nuk jemi të tillë! Mburremi me shembujt e gjeneratave të para, ndërsa vet jemi shumë larg atyre shembujve.


Ndihmesa rreth punëve të shtëpisë

Kjo është një nga pyetjet e shpeshta të cilën burrat e kuptojnë gabimisht. Ndihmesën gruas rreth punëve të shtëpisë, burrat e shohin si dobësi dhe gjest i ulët (për burra të tillë në shoqërinë e meshkujve thuhet se janë burracak).

Pikërisht kjo është rezultat i të kuptuarit të gabueshëm të fesë – dhe ky kuptim u takon atyre që manifestojnë fenë vetëm nga pamja e jashtme. Po t`i kthehemi biografisë së të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, do të shohim se ai edhe në këtë segment ishte shembulli më i mirë, sikur që ishte në të gjitha segmentet e jetës, modeli më i përsosur në dynja. Edhe pse ai kishte obligime shumë më të mëdha se ne, të pakrahasueshme me obligimet tona, gjente kohë për t`u ndihmuar bashkëshorteve të veta në punët e shtëpisë.

Transmetohet se Aisha, radijallahu anha, ka thënë: ”I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, i ka shërbyer familjes së vet, e kur hynte koha e namazit dilte nga shtëpia e shkonte të fal namazin”. [hadithin e shënon Buhariu]

Gjithashtu, kur e pyetën Aishën radijallahu anha, për të Dërguarin salallahu alejhi ve seleme, ajo tregonte: ‘’Ishte njeri modest, milte delet dhe vet shërbehej’’ [hadithin e shënon Ahmedi, saktësinë e tij e ka vërtetuar Albani Es- Sahiha 621]

Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar se burri duhet pandërprerë të punojë punët e shtëpisë, sepse është e vërtetë se ato janë obligim i gruas, por nëse ndonjëherë ndihmon e sidomos në raste kur ka nevojë, ky gjest është e sigurt se do të ndikojë në rritjen e dashurisë së gruas ndaj tij.

Lavdërimi i gruas në praninë e të tjerëve

Lëvdatat dhe fjalët miradije për bashkëshorten në prezencën e prindërve të saj si dhe në praninë e familjarëve të burrit, janë vepër e pëlqyer që ndikon pozitivisht në mirëkuptimin dhe harmoninë mes bashkëshortëve. Të kundërtën mundemi ta themi për kritikën, apo vërejtjen e shprehur haptazi në prezencën e të afërmve të saj, e veçanërisht në prezencën e familjarëve të burrit. Burri që dëshiron të këshillojë gruan e tij, duhet të zgjedhë kohën dhe vendin e përshtatshëm. Këshillat në vetmi dhe atmosfere më intime, janë më të frytshme dhe më të dobishme se ato publike. Këshilla e tillë vërteton sinqeritetin e këshillë-dhënësit i cili nuk dëshiron që personin e këshilluar ta turpërojë në prani të “publikut”. Këshillat dhe kritikat në llogari të gruas, të shprehura në vetmi dhe lavdërimi i saj në praninë e të tjerëve, do ta nxisin, që ajo ti përmirësojë gabimet e saj, të bëhet më e mirë dhe më e ndershme. Një sjellje e tillë do të ndihmojë në thellimin dhe forcimin e dashurisë bashkëshortore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas   Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas EmptyThu Jun 26, 2008 3:48 pm

Respekti ndaj prindërve dhe familjes së gruas:

Prindërit e bashkëshortes si myslimanë, si shkaku biologjik për ekzistencën e gruas, si njerëz që janë pajtuar që bija e tyre të jetë bashkëshortja jote, duhet të gëzojnë respekt të veçantë. Realiteti e flet të kundërtën.

Sa larg jemi prej fjalëve të Resulullahit, sal-lallahu alejhi ve sel-leme, i cili ka thënë: “Ai që nuk i falënderon njerëzit nuk është as mirënjohës ndaj Allahut.” (Hadithin e shënon Tirmidhiu, nr. 1954-1955 dhe si autentik e ka vlerësuar Albani). Sjellja e mirë ndaj vjehrrës dhe vjehrrit ndikon pozitivisht në forcimin e lidhjes martesore dhe në rritjen e dashurisë. Si mundemi të presim, prej gruas dashuri dhe respekt ndaj burrit, i cili vazhdimisht i fyen dhe nënçmon prindërit e saj, prindërit të cilët e kanë rritur, edukuar, gjaku i të cilëve rrjedh në damarët e saj. Islami është fe e cila thërret në sjellje të mirë ndaj njerëzve në përgjithësi, dhe ndaj të afërmve në veçanti. Me sjellje të mirë ai do të përfitojë mbështetjen dhe respektin e tyre. Autoriteti i fituar, është shans i volitshëm për thirrjen e tyre si dhe këshillimin e tyre në çështjet e fesë. Sjellja e mirë është provë e drejtësisë e cila në çdo situatë është e lavdëruar. Shumë burra insistojnë që gruaja të sillet mirë ndaj familjes së burrit, kur në fakt ata vetë me vepër e me fjalë, nuk e vërtetojnë se një trajtim të tillë e kanë merituar.


Ndihma i ndërsjellët në vepra të mira:

Ka shumë shanse të volitshme që burri dhe gruaja ta ndihmojnë dhe nxisin njëri tjetrin në vepra të mira. Leximi i përbashkët i Kur’anit, agjërimi vullnetar, namazi i natës, leximi i librave, urdhërimi për të mirë, vizitat e përbashkëta të familjes fqinjëve dhe të sëmurëve... Adhurimet që kryhen bashkërisht me siguri e rrisin bereqetin, respektin dhe dashurinë e ndërsjellët. Kështu fitohet mëshira e Allahut për të cilën padyshim, gjithë kemi nevojë. I dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-leme, ka thënë: “Allahu e ka mëshiruar burrin i cili zgjohet natën për të falë namaz, i cili e zgjon gruan e tij e nëse ajo refuzon e spërkat me ujë në fytyrë. Allahu e ka mëshiruar gruan e cila zgjohet natën për të falë namaz, e cila e zgjon burrin e saj e nëse ai refuzon e spërkat me ujë në fytyrë”. (Hadithin e shënon Ebu Davudi, nr. 1308 dhe si autentik e ka vlerësuar Albani)

Në një hadith tjetër qëndron: “Kur njeriu e zgjon bashkëshorten e tij natën dhe së bashku i falin dy reqate namaz, të dy shkruhen në mesin e atyre që e përmendin shumë Allahun.” (Hadithin e shënon Ebu Davudi, nr. 1309 dhe si autentik e ka vlerësuar Albani)


Kujdesi për shëndetin e gruas:

Gratë për nga natyra janë më të dobëta se burrat. Edhe problemet e tyre shëndetësore janë të veçanta. Këtë fakt burri nuk duhet ta neglizhojë e as ta harrojë diçka të tillë. Kontrollet e rregullta mjekësore, gjatë shtatzënisë në veçanti, janë obligime që burri duhet t’i kryej ndaj gruas. Mbështetja e plotë dhe përkrahja gjatë sëmundjeve, e ushqen dhe forcon lidhjen martesore. Shtatzënia si një gjendje e ndërlikuar psiko-fizike, pas të cilës pritet ardhja e anëtarit të ri në familje, kërkon kujdes dhe ndihmë të veçantë. Pakujdesia në këtë periudhë mund të ketë pasoja serioze, për shëndetin në veçanti dhe për martesën në përgjithësi.

Këto ishin disa këshilla të dobishme për një jetë të lumtur bashkëshortore.

Allahun e lusim që ato tu bëjnë dobi besimtarëve. Amin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty
MesazhTitulli: Re: Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas   Metoda praktike për  të fituar dashurinë e gruas Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Metoda praktike për të fituar dashurinë e gruas
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Inteligjenca e lindur apo e fituar gjate jetes..!
» Situata e sotme e gruas....
» PREJARDHJA E DITËS SË GRUAS
» Humor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: