| ETHET E RRUGËS SË DREJTË | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: I lartësuar është Ai nga të pasurit fëmijë Tue Apr 08, 2008 5:02 am | |
| Një ditë el-Bakilani, një dijetar musliman dhe gjykatës, hyri në oborin e perandorit romak ndërsa ai ndodhej mes murgjërve dhe priftërinjve. el-Bakilani duke buzëqeshur i tha një priftit: Si jeni ju? Si janë familja juaj dhe fëmijët tuaj? Perandori romak tha:"Ne na kanë thënë se ju jeni ndër dijetarët më të ditur dhe të pasur në njohuri; a nuk e di ti se priftërinjtë tonë janë shumë më lartë se të pasurit grua ose fëmijë?" El-Bakilani atëherë tha: "Çfarë është me ju që ju nuk e mendoni Allahun më lartë në të pasurit e një gruaje dhe një fëmije, e ju mundoheni ti lartësoni ata? Sikur këta janë më të shenjtë sesa Allahu!" Perandori romak u prek nga çfarë ai dëgjoi dhe që nga atëhere pati një respekt të madh për el-Bakilani-n. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Fëmija yt, si të sheh... Tue Apr 08, 2008 5:19 am | |
| Shtëpia është siguridhe rehati, prandaj ofëmijë të mi, moskërkoni ambient më të mirë sesa nështëpinë tuaj, moskërkoni veshë që dot'ju dëgjojnë më shumë sesa veshët eprindërve tu dhe kurtë keni nevojë përndonjë udhëzim, mos mendoni semund t'ju udhëzojëdikush më mirë sebaballarët tuaj. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:21 am | |
| Kujto pra njerëzit që i ke takuardhe çfarë përshtypjesh të kanë lënë, me sa prej tyre ndarja ështëmë e mirë!? Njeriu që nuk të ka kundërshtuar asnjëherë, mendimii tij ndikon te ti, saqë mund ta pranosh edhe si mendim personal. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:22 am | |
| Shtanget fëmija ytdhe tashmë thuajsenuk kupton asgjë, ndërsa ti... s’je dukekuptuar asgjë mëshumë se fëmija yt është i gatshëm tëfshehë prej teje çdogjë, e madhe qoftë a e vogël. Ajo që edhemë shumë ta shtondhembjen është fakti se kjo nuk ishte herae parë, as e dyta, ase treta, madje nuk do të jetë as e fundit...normalisht, poqe se nuk e marrim këtë punë seriozisht...
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:23 am | |
| Lutjes me të cilënlutesh për të vegjlit, do t'ia shohëshndikimin kur të rriten.
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:24 am | |
| Pse të mos endjekim këtë shembullnga historia e të lutemi për fëmijëttanë, që Allahu t'ualehtësojë kuptimin, vramendjen,mësimin,provimet... Allahu sundon me gjithësinëdhe është i Gjithëfuqishëm, ju edini apo e keni harruarkëtë fakt. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:28 am | |
| Gjatë gjithë muajit të Ramazanit kemi qenë shumë aktivë në tentativën e depozitimit të asaj që e dimë se do të na bëjë dobi tek Allahu i Madhëruar. Madje, porosia kryesore e Ramazanit ka qenë dhe vazhdon të jetë se Zoti i Ramazanit vazhdon të jetë Zot prore, si në Shevval ashtu edhe në kohët tjera, andaj edhe ti duhet të jesh rob i atij Zoti gjatë gjithë kohës e jo vetëm në Ramazan. Thënë më ndryshe, gjatë muajit të agjërimit vijuam shkollën në të cilën u trajnuam në seriozitet dhe sinqeritet. Shumë shpejtë erdhi edhe koha kur duhet të dëshmojmë praktikisht se sa serioz dhe të sinqertë jemi. Në Kosovë ka filluar fushata e zgjedhjeve të nëntorit. Mjafton të dalësh rrugëve dhe do të shohësh në praktikë se subjektet politike që garojnë për tu futur në kuvend, apo në asambletë komunale shumë me ngulm kanë filluar angazhimin e tyre për të bindur elektoratin se ne jemi më të mirët. Dikush duke pretenduar se ne jemi në rrugën e drejtë, të tjerët se me ne ecet vetëm drejtë, të tretët thonë se me ne bëhesh zot shtëpie, etj.. Çuditërisht ekziston një përzgjedhje sloganesh që dëshmon se janë lodhur dhe shpenzuar duke investuar në këtë gjë. Emëruesi i përbashkët i të gjitha aktiviteteve është se popullit kosovar i nevojitet ajo që është dhe buron prej rrugës së drejtë dhe kjo është oferta kryesore, vetëmse e formuluar në mënyra të ndryshme, që të gjitha subjektet, së paku deklarativisht, ua ofrojnë kosovarëve. Shumë syresh nuk ngurrojnë të “konfirmojnë” se i mbajnë premtimet. Ajo që kuptohet prej këtij mesazhi është e dyanshme: në njërën anë sikur tentohet shfajësimi i vetvetes duke i fajësuar të tjerët, ndërsa në anën tjetër kjo kuptohet si orvatje për të “demantuar” një akuzë të pashpallur për mosmbajtje të premtimeve, e cila në të vërtetë ka zënë vend edhe në vet mendjet e atyre të cilët, sidomos në kohën e fushatave nuk ngurrojnë të premtojnë madje edhe të pamundurën. Edhepse mund të tingëllojë jomodeste, por pa kurrfarë dyshimi pohoj se e di formulën për të dalur nga hallakamat e këtilla. Për ta definuar është shumë e thjeshtë, por për ta praktikuar nevojiten jetë brezash. Formula thotë: po që se bëhemi të gjithë të mirë, cilido që të zgjidhej prej neve, do të zgjidhej i miri. Me këtë rast nuk do të kishim frikë se si do të veprojë ai i zgjedhuri. Edhe auditorët, madje, do të kishin më pak punë ndërsa agjensionet antikorrupsion do të ishin luks i panevojshëm. Le të fitojnë më të mirët! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Këshilla për rininë Tue Apr 08, 2008 5:38 am | |
| Mirësjellja e IslamitPse duhet që ti, një i ri mysliman, të ndihmosh për të sjellë njerëzit më afërAllahut? Në fund të fundit, ti ke luftërat e tuapersonale me të cilat duhet të merresh: të provosh t’u shpjegosh mësuesve tëashpër pse falesh, diskriminimin ndaj mbulesës (hixhabit), të ngrihesh nëklasë kur profesori sulmon Islamin, të merresh vesh me prindërit të cilëtmendojnë se je çmendur për shkak se po e rrit mjekrën, apo të gjithavështirësitë e tjera me të cilat ballafaqohetnjë numër i të rinjve të cilët janëpraktikues të Islamit ? Islami kurrë nuk ka qenë i destinuar tëbëhet një besim individual, i rezervuar për “disa të zgjedhur”. Myslimanët ekanë për detyrë të shpërndajnë fenë, dhe rinia e cila e praktikon Islamin, qofshinfillestarë, aktivistë ose udhëheqës duhet të luajnë një rol vendimtar.Allahu i ka vendosur ata në një pozitë në të cilën ndoshta askush tjetër nukështë, ata kanë mjete dhe mënyra për të komunikuar me shokët e tyre, ata kanënjë kuptim të asaj nëpër çfarë janë dukekaluar plus ata kanë udhëzimin e Islamit. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:39 am | |
| Ai që është shoku yt i fëmijërisë, i cili kalon të Premtet më tepër në çarshi se sa në Xhami, apo shoku yt i klasës i cili është mysliman me emër dhe din vetëm se “myslimanët nuk e hanë mishin e derrit” kë do të dëgjojë: Imamin e mirë të Xhamisë që do të tmerrohet kur sheh mënyrën se si ata vishen dhe flasin apo ty që je rritur me ta, ke bërë shaka me ta, apo i sheh ata çdo ditë në shkollë? Përgjigja është e qartë: ty. Mos u frikëso. Këtu janë disa këshilla dhe informata të cilat mund t’ju ndihmojnë nga myslimanët e tjerë, shumë prej të cilëve kanë kaluar nëpër to dhe i kanë praktikuar: | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:40 am | |
| Por vërejmë se të jesh i afërt nuk nënkupton të jesh flirtues me gjininë tjetër. Ka disa rregulla islame të cilat duhet respektuar se si burrat dhe gratë duhet të sillen me njëri-tjetrin. Daveti nuk është justifikim që të kesh biseda të gjata dhe personale dhe takime për shembull me gjininë tjetër. Organizo një sistem ku dikush që shpreh interesim për Islamin është duke iu referuar dikujt prej gjinisë së njëjtë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:40 am | |
| Këshilla 1: Bëje qëllimin tënd të sinqertë Gjithë punën ne duhet të përpiqemi ta bëjmë për hir të Allahut. Kjo përfshin obligimin e afrimit të dikujt tek Allahu. Sigurisht kjo nënkupton se nuk duhet të lidhet me arrogancë, duke menduar se ti je mësuesi dhe gjithë të tjerët duhet të ndihen me fat se ti ke filluar një fushatë për ti shpëtuar ata. Shpëtimi vjen nga Allahu. Bëj lutje dhe përpjekje të sinqerta dhe kujto se Allahu mundet gjithashtu të të largojë nga rruga e drejtë nëse Ai dëshiron (kërkojmë mbrojtje tek Allahu prej saj). | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:41 am | |
| Këshilla 2: Praktiko atë çka ligjëron Mospraktikimi i asaj çka flet është gabim dhe do të humbësh besimin e çdokujt, i ri apo i vjetër, sapo ata të të zbulojnë. Mos e bëj atë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:42 am | |
| Këshilla 3: Përdor Kur’anin dhe Siren (jetëshkrimin e të Dërguarit paqja qoftë mbi të) si udhërrëfyes të davetit
Lexo dhe kupto ato kaptina të Kur’anit të cilat flasin se si të Dërguarit e prezantonin mesazhin te popujt e tyre. Lexoje Siren (nga disa libra të mira të sires) që të shohësh pikërisht se si i Dërguari Muhammed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, solli Islamin tek aq shumë njerëz të ndryshëm, përfshirë edhe të rinjtë. Po ashtu, bisedo me punonjësit e daves, dhe kërko manualet të cilat mund t’i kenë shkruar ata, sikur libri i Jahja Emerik “Si t’ju tregojmë të tjerëve për Islamin”. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:43 am | |
| Këshilla 4: Fol me njerëzit sikur vërtetë nuk i njeh ata Mos pandeh se e njeh dikë vetëm duke shikuar në të.Ti nuk mund ta dish se vajza myslimane e cila ecën nëpër korridoret e shkollës sikur të ishte në një shfaqje mode nuk është dikush me të cilën mund të flasësh për Allahun sepse ajo duket sikur snob. Apo që djali mysliman të cilin kurrë nuk e ke parë në xhuma në universitetin tënd është Por vërejmë se të jesh i afërt nuk nënkupton të jesh flirtues me gjininë tjetër. Ka disa rregulla islame të cilat duhet respektuar se si burrat dhe gratë duhet të sillen me njëri-tjetrin. Daveti nuk është justifikim që të kesh biseda të gjata dhe personale dhe takime për shembull me gjininë tjetër. Organizo një sistem ku dikush që shpreh interesim për Islamin është duke iu referuar dikujt prej gjinisë së njëjtë. një “mysliman i keq”. Realisht ndoshta ai kurrë nuk e ka mësuar Islamin dhe nuk ka asnjë ide se çfarë rëndësie ka në Islam falja e të premtes, veçanërisht për burrat myslimanë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:44 am | |
| Këshilla 5: Buzëqesh A e ke ditur se i Dërguari ka qenë bujar në buzëqeshje? Por shumë myslimanë “praktikues” duken sikur kanë “fytyrat e tyre të përmbysura” siç tha një herë një ligjërues – vetullngrysur dhe serioz. Të buzëqeshësh, të jesh i sjellshëm dhe i këndshëm janë pjesë të zakoneve të të Dërguarit, të cilat duhet t’i përdorim në jetët tona të përditshme. Nëse dëshirojmë t’i afrojmë të tjerët në Islam, duhet të bëhemi vetë të afrueshëm. Buzëqeshja është çelësi i kësaj. Por vërejmë se të jesh i afërt nuk nënkupton të jesh flirtues me gjininë tjetër. Ka disa rregulla islame të cilat duhet respektuar se si burrat dhe gratë duhet të sillen me njëri-tjetrin. Daveti nuk është justifikim që të kesh biseda të gjata dhe personale dhe takime për shembull me gjininë tjetër. Organizo një sistem ku dikush që shpreh interesim për Islamin është duke iu referuar dikujt prej gjinisë së njëjtë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:45 am | |
| Këshilla 6: Merr iniciativën dhe shoqërohu me ta Ndërmerr hapin e parë dhe fto dikë me të cilin mund të kesh folur disa herë që të uleni në drekë së bashku, për të shikuar një ndeshje sporti apo ftoji ata për iftar në Ramazan. Gjithashtu, ndani vështirësitë, brengat dhe mërzitjet. Ndihmoji me detyrat e shtëpisë, bëju krah për të qarë kur e godet depresioni, apo thjesht kur shoku yt është i mërzitur, diskuto problemet e zakonshme dhe MBAJI SEKRETET E TYRE. Ekzistojnë disa gjëra që e bezdisin si vjedhja dhe goditja pas shpine. Por një shënim i rëndësishëm: nëse problemi është i natyrës serioze, (p.sh. shoku juaj po mendon të bëjë vetëvrasje apo është duke marrë drogë) njofto dhe konsulto menjëherë një të rritur. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:45 am | |
| Këshilla 7: Tregoju atyre se Islami është i përshtatshëm sot, për këtë vend dhe për këtë kohë Të rinjtë mund të mendojnë se Islami është “i dalë mode” dhe nuk përshtatet me kohën moderne. Vërtetoje se kjo është e gabuar. Tregoji se Islami është vërtetë lidhje me Allahun, gjë që çdo qenie njerëzore mund ta praktikojë, në çdo vend, në çdo kohë. Allahu është gjithmonë më afër jush se sa damari i qafës dhe Ai dëgjon dhe di çdo gjë. Inkurajoi shokët që të kërkojnë ndihmën e Allahut gjatë testeve, provimeve, dhe në zgjidhjen e problemeve të shtëpisë me prindërit dhe vëllezërit e motrat. Gjithashtu përmend se si Islami lidhet me adoleshentët: Islami të jep fokus dhe kuptim se kush je dhe ku je duke shkuar, gjë që nuk e bën pjesa më e madhe e “kulturës rinore” . | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:46 am | |
| Këshilla 8: Përfshiji edhe ata në punën vullnetare me ty Nëse je i përfshirë në bashkësi, merre shokun të të ndihmojë. Kërko nga ata të bëjnë një fletushkë për një ngjarje të grupit tuaj të të rinjve apo ide për rreth aktiviteteve që do të mbahen këtë vit shkollor. Kjo përfshirje iu mundëson atyre të ndihen pjesë e bashkësisë myslimane dhe e thellon shoqërinë tuaj, pasi që tani ju jeni duke punuar bashkë në diçka të dobishme për të dy. Sigurohu që t’i falënderosh ata për kontributin e tyre. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:46 am | |
| Këshilla 9: Pyeti ata 4 pyetje kryesore Përderisa shoqërimi juaj rritet, do t’i përcaktosh pikat ku bisedat tuaja mund të bëhen më serioze. Mund të diskutoni, p.sh. synimet dhe planet për të ardhmen. Rekomandohen katër pyetje për t’iu drejtuar atyre që mund t’i orientojnë temat për tek Allahu dhe Islami: Ku jam duke shkuar në jetë dhe çfarë do të më bënte vërtetë të lumtur thellë në shpirt? Çfarë besoj unë? Kujt duhet t’i jem mirënjohës? A kam mbërritur këtu ku jam sot pa ndihmën e dikujt? | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:47 am | |
| Këshilla 10: Thekso faljen e pesë kohëve në ditë para çdo aspekti tjetër të Islamit Lidhja e një njeriu me Allahun, në baza ditore, është përmes faljes pesë herë në ditë. Mos thekso ndonjë aspekt tjetër të Islamit derisa shoku juaj fillon të bëjë përpjekje të vërteta për tu falur pesë herë në ditë. Thekso lidhjen e drejtpërdrejtë që dikush mund të ketë me Allahun në namaz. Nëse ata ballafaqohen me një problem, thuaju të falen, dhe të kërkojnë ndihmën e Allahut në Namaz dhe jashtë tij. Kur ka mundësi, provo që të faleni bashkë gjatë “shoqërimit tuaj”. Nëse shoku juaj fillon të falet, që është hapi i parë për tek aspektet e tjera të Islamit si lënia e mallkimeve, mallkimeve, trajtimi i prindërve me respekt apo veshja në mënyrë islame. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:48 am | |
| Kjo nënkupton se nuk duhet të lidhet me arrogancë, duke menduar se ti je mësuesi dhe gjithë të tjerët duhet të ndihen me fat se ti ke filluar një fushatë për ti shpëtuar ata. Shpëtimi vjen nga Allahu. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:48 am | |
| Këshilla 11: Ndihmo rrënjosjen e besimit tek të rriturit Të rriturit, konsiderohen si idiotë të paaftë nga “kultura rinore”. Detyra jote si një i ri mysliman është të ndihmosh kthimin e tablosë në këtë besim fals dhe jo Islam. E gjitha çfarë duhet të bësh është kjo: kur një i rritur mysliman bën diçka të mirë (p.sh. shpëton jetën e dikujt, dhuron para për një çështje të meritueshme, Imami jep një fjalim të mirë, duke u kujdesur për familjen e tij/saj) e sjell atë në një drejtim të bisedës suaj me shokun tuaj dhe lavdëron të rriturit të cilët ishin vënë në dyshim. Duke e bërë këtë rregullisht mund të ndryshojë jo vetëm perspektivën e shokut tuaj, por mund t’i udhëheqë ata që t’i shohin prindërit e tyre në një mënyrë më të respektueshme. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 08, 2008 5:49 am | |
| Këshilla 12: Mbështeti ata madje edhe kur a ta bëhen më praktikues Mbaj mend, vetëm se një njeri ka filluar praktikimin e Islamit më rregullisht, kjo nuk do të thotë se çdo gjë tash e tutje do të jetë në rregull. Do të ketë akoma kohë të vështira, vështirësi. Mund të ketë kohë kur shoku juaj ka dyshime rreth praktikimit të Islamit kohën e fundit. Qëndro aty që ti ri-sigurosh ata. | |
|
| |
laloni Anëtar
Numri i postimeve : 259 Age : 33 Vendi : gjilan Profesioni/Hobi : leximi Registration date : 12/03/2009
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË Tue Apr 14, 2009 2:30 pm | |
| mir shkrove vetem kur the: Buzëqesh A e ke ditur se i Dërguari ka qenë bujar në buzëqeshje? Por shumë myslimanë “praktikues” duken sikur kanë “fytyrat e tyre të përmbysura” siç tha një herë një ligjërues – vetullngrysur dhe serioz. Të buzëqeshësh, të jesh i sjellshëm dhe i këndshëm janë pjesë të zakoneve të të Dërguarit, të cilat duhet t’i përdorim në jetët tona të përditshme. Nëse dëshirojmë t’i afrojmë të tjerët në Islam, duhet të bëhemi vetë të afrueshëm. Buzëqeshja është çelësi i kësaj. duhet ditur se muhamedi a.s ka thene se buzeqeshja e tepert e vdes zemren. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: ETHET E RRUGËS SË DREJTË | |
| |
|
| |
| ETHET E RRUGËS SË DREJTË | |
|