Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZHEJI "QAJNË DHE GURËT E RRUGËS" ELEGJI PER DRITAN KLAPIN

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZHEJI "QAJNË DHE GURËT E RRUGËS"  ELEGJI  PER DRITAN KLAPIN  Empty
MesazhTitulli: ZHEJI "QAJNË DHE GURËT E RRUGËS" ELEGJI PER DRITAN KLAPIN    ZHEJI "QAJNË DHE GURËT E RRUGËS"  ELEGJI  PER DRITAN KLAPIN  EmptyThu Dec 29, 2011 10:16 pm

QAJNË DHE GURËT E RRUGËS

Vargje elegjie për Dritan Kllapin

1.
Aty, sa pa mbushur viti,
Sapo plaga zuri cipë,
S’na vinte në mendje kurrë
Që të vinte prapë një ditë.

2.
Prite ti , o Zheji plak,
Prite ti, o Zhej i vjetër,
S’të arrinë ata që more
Po ty t’u desh dhe një tjetër?

3.
Ti, o Mal, Mal i Gjërë,
Kishe kohë njeri pa ngrënë,
Bëre gjëmë e shumë të rëndë.
Ku e gjete derën tënë?

4.
Më 29 nëntor,
Zot, t’i vajte hodhe dorë.
Pse s’u bëre gjynaqar
Për një 37 vjeçar?

5.
Ç’ishte kjo e madhe kujë,
O Dritan, pse bëre bujë,
Bëre gjënë e shumë të rëndë,
E tunde shtëpinë me rrënjë!

6.
Ishte ajo ditë e martë,
Që ka një orë ë mallkuar,
O Dritan, të mori jetën,
S’të la kohë për të menduar.

7.
Të mendoje për babanë,
Të mendoje për fëminë,
Të mendoje për Sofinë,
Të mendoje për shtëpinë!

8.
Tani, qysh të shkajti këmba,
Në atë gur, atje te mali,
A mos, vallë, të mori nëna
Për të voglin marrur malli?!

9.
Ti nuk ishe i sëmurë,
Po ishe mirë e shumë mirë,
Tani, si i mbylle sytë,
Pa na thënë as lamtumirë!

10.
Po si s’na prite një çikë,
Njeri te koka s’të erdhi...
Ç‘ish ai vend i mallkuar,
S’ulej as helikopteri.

11.
Ku e le Polin , Andrenë,
Pse të rriten si pa zot,
Ata të presin të vish,
T’i përkëdhelësh mbi flokë!...

12.
Po shkojnë ditët me radhë,
Sofika gjithnjë në ballë,
Me trëndafila në duar,
Vjen te ty duke vajtuar.

13.
Si i le motra , vëllezër,
I veshe prapë me të zeza,
S a herë që të vinë këtu ,
Do të të takojnë në varreza!

14.
Si e le Landin e Tikun,
U le barrë shumë të rëndë,
Pse i bëre të vajtojnë,
Kur mund të këndonin këngë?

15.
Për sa breza që mësove,
Duke shkruar s’t’u lodh dora,
Si zure vend në varreza
Dhe ata të vënë kurora.

15.
Kur të vijnë lotët si shiu,
Pikë –pikë dhe me ngadalë ,
Sofika është pranë teje,
Përkëdhel baltën mbi varrë.

18.
Tani, fjala jote e fundit:
“O njerëz n ë kujtoni mua,
Edhe pse nuk jam me ju,
Jam me ju dhe prapë ju dua! ...”

19.
Qajnë dhe gurët e rrugës,
Për ty, Tani, s’mbahen dot,
Kur humbasim njerëz të tillë,
Qajnë të njohur , miq e shokë!


Autori i kësaj elegjie ka dëshirë të mbetet anonim.

Vargjet elegjiakë janë thurur me shpirt dhe me zemër për humbjen aksidentale të Dritan Kllapit, mësues nga Zheji i Zagorisë, Gjirokastër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

ZHEJI "QAJNË DHE GURËT E RRUGËS"  ELEGJI  PER DRITAN KLAPIN  Empty
MesazhTitulli: Re: ZHEJI "QAJNË DHE GURËT E RRUGËS" ELEGJI PER DRITAN KLAPIN    ZHEJI "QAJNË DHE GURËT E RRUGËS"  ELEGJI  PER DRITAN KLAPIN  EmptyFri Dec 30, 2011 1:13 pm

vargjet elegjie cdo her me pelqejn me kujtojn Andon Zako Cajupn ,vargje nostalgjike dhe te qendisura mir . Sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZHEJI "QAJNË DHE GURËT E RRUGËS" ELEGJI PER DRITAN KLAPIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DRITAN HOXHA
» Shkulen gurët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë
» Femijet e rruges .
» ETHET E RRUGËS SË DREJTË
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: