|
| A do ekzistojë Maqedonia si shtet? | |
|
+59feride bleriim voglushja fano Atdhetari shahini kasapi Teutaa Man Berisha shfletuesi ...... Andi Ballshi stabili Mister Tatoo baba detektivi Shqipo_ Drini_ku Jusuf Sulejmani Delia BashKom Luki xhiti rrimtaf Medalim petritkola xhema haxhiu MARY Aktiv Mirushe Gentleman VINCA Fjona ngadhenjimi Muja e Halili PeriiKeputur Xili istogalia njonidrenica beti Ago Muji feneri ss1 Nezir Myrta agim barja dibrani Leka i Madh tom sojer Sofra eri M zeriatdheut Ballistet Euridika naqeta Beton Ani Orfe@ 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Tue Aug 04, 2009 12:32 am | |
| gjere sa do ken shqiptaroviq tradhetar do te egzistoi maqedonia me Ali Ahmetoviqa | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Tue Aug 04, 2009 12:41 am | |
| Natyrisht edhe tradhetaret ndikojne..., por domosdoshmeria kombetare dhe nderkomebtare do ti ndryshoje gjerat. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Tue Aug 04, 2009 3:48 pm | |
| Kole edhe pse shume te paket jemi kemi mundesite bejna ndryshime ne favor te popullit hqiptar per ta shpetue nga katastrofa njerezore! | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Tue Aug 04, 2009 9:04 pm | |
| me kete emer nuk do te egziston vetem nese pranon me ndru emrin atehere do te egzistoj si shtet | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Wed Aug 05, 2009 11:29 am | |
| Gjere sa do ti lejna tradhetaret shqipfolesa te na udheheqin vendin dhe luften per bashkim shqiptar,do te egziston maqedonia ,serbija ,mali zi,bugarija e greqija ,!!!!! | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Sep 06, 2009 10:50 am | |
| Lojëra të pista politike ne Maqedoni!Nga: Naile ZHUPANI Në vitet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë lëvizjeve politike, në hapësirat Ballkanike, që jane shkaktuar nga faktori njeri, shpesh janë përgjakur. Pikërisht për shkak të rrymave shumë te ashpra dhe agresive, politiko-nacionaliste, hapësirat ballkanike në shekujt dhe vitet e fundit kanë qenë arenë e shumë luftërave. Ne keto hapësira janë hapur shumë varre për njerëzit e pafajshëm, të vrarë ne luftëra te paprincipta. Pothuajse të gjitha pergjakjet e shekujve dhe viteve të fundit, në këto hapësira, ishin të drejtuara kundër kombit shqiptar. Nuk falë gabimeve fatale të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare të kohës, Shqipëria u nda dhe iu dha pjesë-pjesë shteteve fqinje (Serbisë, Greqisë, Maqedonisë e Malit të Zi). Kështu mbi dy të tretat e kombit shqiptar mbetën jashtë trojeve, që zyrtarisht i takonin shtetit shqiptar. Dhe, për çudi, çdo orvatje bashkimi nga ana jonë, me politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare kualifikohej si lëvizje nacionaliste, bile duke na akuzuar se kështu po punojmë “për formimin e Shqipërisë së Madhe”, që në të vërtetë ishte Shqipëria Etnike, ose thënë shkurt e qartë: Shqipëria Normale .E gjithë kjo amulli politike u shkaktua me angazhimin e përhershëm të klasave partiake-shtetërore në kryeqytetet e vendeve përreth që kishin pushtuar trojet tona.Falë këtyre lojërave të fëlliqta politike, me t’u mbyllur Lufta e Dytë Botërore, qarqet sllavo-ortodokse të lidhura në mullarin komunist, njohën një komb të ri dhe një shtet të ri – atë të Maqedonisë, ku si kryeqytet caktuan Shkupin – qytetin me më së shumti shqiptarë në botë e një kohë edhe kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.Era e rrezikut t’asaj loje politiko-diplomatike që e luajtën qarqet sllavo-komuniste mbi gjashtëdhjetë vite më parë, po ndihet edhe sot. E zhytur në të njëjtat lojëra, Greqia e sotme (po ashtu shoviniste) po e bllokon Maqedoninë në integrimet ndërkombëtare – siç thuhet – për shkak të emrit të saj. Grekët pretendojnë që Aleksandri i Madh ishte i tyre e ai në të vërtetë ishte i yni – ilir. Me emrin e tij,ai vend (Maqedonia) e mban emrin dhe qeveria e Shkupit pretendon t’ia ngreje një përmendore në qendër të kryeqytetit. Duke pasur parasysh rolin e madh të figurës së Nënës Terezë në botë dhe identifikimin e drejtë te saj kombëtar – shqiptar, sllavomaqedonasit duan t’ia shkatërrojnë shtëpinë e lindjes në Shkup dhe aty ta ndërtojnë një katedrale ortodokse.Këso planesh dinë dhe mund të bëjnë vetëm sllavo-komunistët e tërbuar, që duan gjithmonë të rrojnë mbi shpatullat e të tjerëve. Jo siç shprehen ata, por grekët kanë plotësisht të drejtë që e pengojnë integrimin ndërkombëtar të shtetit me emrin Maqedoni. Po shqiptarët ne atë shtet, që përbëjnë afro gjysmën e popullsisë, çka po bëjnë dhe çfarë politike po udhëheqin?!Në këtë pyetje po përgjigjem vetë, me gjuhën që e meriton politika e shqiptarëve atje. Ata për qëllime karrieriste personale, po ua bëjnë vetëm okej dhe peqej sllavo-maqedonasve, duke ua lëpirë këmbët dhe… Përfaqësimin në parlamentin e këtij shteti e bëjnë sipas “këshillave të vëllezërve maqedonas”, aq sa ata duan dhe u lejojnë, por kurrsesi sipas numrit të popullsisë, respektivisht të zgjedhësve. Mjafton që ata personalisht të jenë deputetë e ministra, për kombin s’ka rëndësi. Në zgjedhjet e fundit, po të votonin të gjithë shqiptarët për një kandidat të përbashkët, presidenti i Maqedonisë do të zgjidhej shqiptar, por ata dolën me disa kandidatë dhe ishte shumë e qartë që do të humbnin që të gjithë. Disa shkojnë aq larg saqë thonë se ashtu ishin marrë vesh dhe çdo marrëveshje duhet respektuar. E ne i pyesim ata: – Ku është Marrëveshja e Ohrit dhe sa po zbatohet. Dhe po ua konfirmojmë: kusht i domosdoshëm për plotësimin e interesave personale është plotësimi i mirëfilltë i interesit kombëtar. Duke i parë të gjitha këto, patriotët shqiptarë në fillim të këtij shekulli zhvilluan një luftë çlirimtare. Duke parë se po e marrin krejt Maqedoninë sllavo-maqedonasit dhe bashkësia ndërkombëtare luajtën një tjetër lojë të fëlliqtë politike për t’u shpëtuar kombi fals sllavo-maqedonas, u organizua e ashtuquajtura Konferenca e Ohrit dhe u arrit një marrëveshje për ndaljen e luftimeve dhe për ndërtimin e një shteti atje, me të drejta të plota të të gjitha nacionaliteteve.Shqiptarët (përfaqësues të politikës) i thanë po. Lufta u ndal. E tani atje po ndërtohet një shtet sllavo-maqedonas, duke i shtypur të drejtat e të tjerëve e sidomos ato të shqiptarëve, që nga dita në ditë janë aktorë të pavlefshëm të kompromiseve politike atje. Marrëveshja e Ohrit kurrë nuk u realizua praktikisht e qarqe të ndryshme shqiptare (herë PDSH e herë BDI) vazhdojnë t’i çjerrin kolltuqet e pushtetmbajtësve të shtetit të kriminelëve sllavo-maqedonas. I gjetur nën trysninë e drejtë politike të SHBA-ve ai shtet u detyrua ta njohë Republikën e Kosovës, mirëpo siç dinë vetëm sllavo-ortodoksët komunistë, kurrë nuk u lidhën marrëdhënie diplomatike, me emërim ambasadorësh e me hapje ambasadash. Me rastin e inaugurimit të presidentit të ri maqedonas, në Shkup nuk u ftua i vetmi president republike i një vendi fqinj – Dr Fatmir Sejdiu. Nuk u ftua nga presioni serbian, sepse vëllai i madh nga Beogradi (Boris Tadiqi) nuk do të mund të jetë aty bashkë me Presidentin e Republikës së Kosovës. Dhe shqiptarët shkuan aty e festuan me “vëllezërit” sllavë. Madje shkoi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë ,Bamir Topi. Ai edhe pse nuk u ul në tavolinën e kafesë me Tadiqin, edhe pse kritikoi haptas presidentin sllavo-maqedonas për mungesën e Presidentit të Kosovës, gaboi rëndë me pjesëmarrjen a tij aty. Ai duhej të thoshte: – “Ju faleminderit, por nuk mund të vij aty ku nuk u ftua vëllai im”! Derisa ne të veprojmë me këso politika nënshtrimi me fqinjët e me ndërkombëtarët, do të na ndodhin çdo ditë gjëra të përçudshme, ruana Zot deri në copëtimin e shkapërderdhjen e mëtejshme të trojeve tona etnike. E fajet kuptohet kush i ka – liderët e qarqeve dhe partive politike shqiptare, që po duan të bëjnë një karrierë personale politike, mbi kurrizin e kërrusur të kombit. Le të dihet njëherë e përgjithmonë kush janë tradhtarët. Le t’u thuhet atyre haptas se nuk mund të përgjigjen as të flasin në emër të shqiptarëve as të shqiptarizmës. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Sep 06, 2009 11:35 am | |
| Maqedonia nuk duhet te ekzistoje si shtet. Ajo duhet te ndahet ne mes te bullgarise dhe shqiperise. | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Sep 06, 2009 8:49 pm | |
| me kte emer nuk do te egzistoj | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Sep 07, 2009 5:47 pm | |
| po more sa te jen gjalle Alimehtoviqat thaqoiqat ramushoiqat Salioiqat Rugovo iqat so te jetojn siq kane jetue qe 35500 vjet. tallava mashallah popull kemi... | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Tue Sep 08, 2009 4:35 pm | |
| Maqedonia ekziston si shtet, por nuk besoj qe ekziston me kete emer. Maqedonia ne vitin 2010 pa viza ne BE dhe ne vitin 2011 anetare ne BE. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Tue Sep 08, 2009 6:48 pm | |
| nuk eshte interesant te hy ne be ,ku shqiptaret zvarriten vrahen si me qen kafshe. E lideret politik jetojne ne lux. Populli fle bie ne gjume. ne kete shekull eshte dashte qe shqiptaret te vetqeverisin e jo nen tutelen e maqedonasve dhe sllaveve duke kerkuar ztere jeten te drejta e ato kerkunde hiq.. | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Tue Sep 08, 2009 6:58 pm | |
| Maqedonia si shtet se besoj se do egsitoj larg (bazuar nga pretendimet Greke dhe mund te del edhe Bullgare )do ja ndrrojn disi emrin . Saj per ket Shqiptarve mund të thuhet se vet Populli e ka ma shum fajin se siq ja dhan votën mund edhe ta detyrojn ta ndrroj at politik të flliqkt që po e udhëheqin në dam të Shqiptarve vetëm e vetëm për të mos ja prish qejfin maqedonit dhe ne anene tjetër pët ti mbush gjepat e metra të ndita (euro)që në fund nuk do të dijn ku tëu gjejn vendin e për Popullin nuk qajn fort kokën, Po të ishin të zotët do zgjidhnin shum qështje që kan mbet varr sidomos qështja e Soptit e shum eshum të tjera qëpo mbahen në burgjet maqedonase të imponuara nëpër gjygje sllavo maqedonas e kto nuk kan guxim edhe të thon një fjal . Kto jan pra vetëm vegël e maqedonit dhe të jen kshtu nuk do ket për Shqiparët rrug tjeter vetëm prap ta kapin grykhollën . | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Wed Sep 09, 2009 9:52 am | |
| Po bashkom1 Politikanet shqiptare ne trojet shqiptare te gjithe jane vegel e sllaveve dhe e te huajve -populli ju shkon mbrapa shumica se jane te tille. pak ka patriot atdhetare qe shofin gjerat kjarte.. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Wed Sep 09, 2009 1:13 pm | |
| | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Sep 11, 2009 4:00 pm | |
| | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Sep 11, 2009 9:13 pm | |
| hw patriota bre! Kne perkrahni partit servile kne sdo behet kjo jo ajo! A perqso dite teposhte.. ja marrveshja me serbine ,sja rrasen ketyre servileve tone fare. Edhe pse po ju hyjne ne bithe te huajve.. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Sep 11, 2009 10:01 pm | |
| Lufta ne maqedoni nuk eshte dashur te ndalet deri ne vendosjen e kufijve te ilirides . | |
| | | Jusuf Sulejmani Fillestar/e
Numri i postimeve : 57 Age : 64 Vendi : Gostivar Registration date : 25/04/2009
| Titulli: A do te egzistoje Maqedonija si shtet /? Mon Sep 14, 2009 11:51 pm | |
| Me vjen te pelcas me vete nga Gomarija e politikes se pa shpirte kombetare e cila deri tani kan qene vetem servis i interesave te tendereve dhe te ftyre zive te cilet se njhin as veten as te tjeret ,por sot nuk ka ruge tjeter vec se te bashkuar e te lidhim nje bese e nje fjale ,e josi heren epare por jo dhe ku te dale nga se ne duhet te ndertojme shtepin tone dhe te jemi zot te vetevetes e ajo eshte ;ILIRIDEN KUSH E NDRITI ,Bur i shqipes NEVZAT HALILI ; Nuk kam emocione por e them nga shkaku se s,ka mbet gje tjeter vec bastion i fundit ne Maqedoni eshte te jetsojme ate qe ne te ghithe dolem ne referendum ne vitin 1992 /shin e ajo eshte vet populli shqiptare ne REPUBLIKEN EILIRIDES {Shqipetare mos ri por duku shqipetare ] te bashkuar ne sssssssssssssssssssssssssshtepine e vet ,te betohemi ne Republiken e ILIRIDES. | |
| | | Drini_ku Fillestar/e
Numri i postimeve : 25 Age : 44 Vendi : Kumanove Profesioni/Hobi : Explorimi Registration date : 15/09/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Tue Sep 15, 2009 3:16 pm | |
| Deri sa te kemi politikan shqiptar te ketille tenderash, te degjueshem ,dote egzistoje. | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Wed Sep 16, 2009 10:26 am | |
| | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Sep 20, 2009 3:02 pm | |
| Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni"
20/09/2009 08:03:00
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase e cila poshtëron popullin dhe kombin shqiptar.
Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese.
“Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merë përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri”, theksoi Imer Aliu.
PDSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë.
“Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gryejnë historinë e shqiptarëve.
I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, theksoi Aliu.
*******************************************
Ademi: Do të padisim Akademinë maqedonase
20/09/2009
Deputeti I BDI-së, Xhevat Ademi ka reaguar ashpër ndaj encikopledisë maqedonase, e promovuar ditë më pare nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas.
“Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezentuara në Enciklopedinë.Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për Kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban Enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve”, theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ademi thotë se në Enciklopedi ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo…
“Cfarë porosie dëshiron të përcjell ASHAM-i me këtë? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h.”, thotë Ademi
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmerr të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit.
******************************************* TANET: Te Hiqet nga Botimi... http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=42450 | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Sep 20, 2009 6:12 pm | |
| Urime Bajramin shqiptareve ne maqedoni. | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Sep 21, 2009 2:43 am | |
| TURP TURP TURP i MADH PER NE QE E LEJOJME KETE TE NDODHE... Albanologët: Enciklopedia maqedonase plot me trillime 20/09/2009 Qëndra e Studimeve Albanologjike në Tiranë shprehet e alarmuar me trillimet që boton Enciklopedia e Akademikëve të Maqedonisë për kombet e tjera, si në rastin më konkret, shqiptarët. Në një reagim të fortë, albanologët i janë përgjigjur tezës së maqedonsve me fakte historike duke i kritikuar se po dëshmojnë se “e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese”. “Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë”, shprehet në një deklaratë për shtyp Qëndra e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë pohon se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. “Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje”. Sipas albanologëve, shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Ndaj sipas tyre, rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një “ekspansioni të dhunshëm demografik” të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme. Sipas albanologëve me trillimet dëshmohet qartë se “Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet”. “Për fat të keq, botimi akademik i “Enciklopedisë maqedonase”, në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti”. Albanologët shprehen se për fat të keq studiuesit maqedons duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë, sipas albanologëve u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë. “Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese”, citohet në deklaratën e sotme për shtyp. Sipas tyre me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Në këtë pikë albanologët bëjnë thirrje se pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit, duhet thjesht të mbetet në histori. (BW/INA)
************************************************************ Thaçi: Enciklopedia,imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit 20/09/2009
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase duke e quajtur këtë dokument një provokim të radhës ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre. Ai theksoi se subjekti që drejton ai do të punojë për të ngritur Akademinë Shqiptare në Maqedoni. Lideri i PDSH-së deklaroi se kjo enciklopedi që fyen dhe poshtëron kombin shqiptar është tentim qesharak për të emituar akademinë serbe. "Imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit. Është i mjerë ai popull që ka një akademi të këtillë. Këta duke tentuar t'i vendosin vetulla popullit të vet, si duket ja nxjerrën sytë. Sa u përket shqiptarëve nuk është kjo për t'u brengosë shumë, shqiptarët duhet ta kenë akademinë e vet shqiptare në Maqedoni, tash më është e qartë. E fundit mendoj se bash kryetar të vërtet të kësaj akademie janë zoti Gruevski dhe zoti Ahmeti, atë enciklopedi le ta marrin tek shtëpitë e veta se ndryshe nuk funksionon për askënd", deklaroi Thaçi.
*************************************************************** Kurti: Maqedonia po përpiqet të shkelë gjurmëve të Serbisë 20/09/2009
Lideri i Vetvendosjes, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA deklaroi se Akademia e Shkencave Maqedonase me veprimet e saja po mundohet ta kopjojë Serbinë e viteve të '80-ta.
Kurti thotë se “atëbotë kishim Memorandumin famëkeq të vitit 1986 të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i cili i parapriu ardhjes së Slobodan Milosheviqit në pushtet në vitin 1987 dhe suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989”.
Ai deklaron se Maqedonia po përpiqet të shkelë gjurmëve të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët.
“Akademia serbe planifikonte, Kisha Ortodokse Serbe bekonte, politikanët ndërsenin popullatën kundër shqiptarëve dhe joserbëve të tjerë, tifozët e ekipeve futbollistike serbe po shndërroheshin në njësite paramilitare kurse ushtria e policia po bëheshin gati për spastrime etnike. Me këtë encikopedi e cila i paraqet shqiptarët si popull joautoktonë dhe ardhacakë, po përgatitet terreni për dëbimin e tyre. Maqedonia po përpiqet të shkelë gjurmëve të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët”, shpreher ai.
Sipas tij, elita maqedonase, si ajo politike, po ashtu edhe ajo intelektuale e shkencore, janë në ofensivë kundër shqiptarëve.
“Kjo ofensivë nuk ka filluar sot dhe do të zgjasë përderisa nuk organizohen e mobilizohen shqiptarët që t'i kundërvihen asaj. Natyrisht, nuk do të duhej t'i kundërviheshin vetëm shqiptarët në Maqedoni por në bashkëpunim e koordinim me Shqipërinë e Kosovën. Nëse shteti dhe elita maqedonase i shohin shqiptarët e Maqedonisë të ndarë nga Shqipëria dhe Kosova e të vetmuar, sigurisht që atyre do t'iu shtohen apetitet dhe do t'iu rritet shovinizmi antishqiptar”, thekson Kurti.
Lideri i Lëvizjes Vetvendosje thotë se ky veprim i Qeverisë së Maqedonisë ka mund të jetë inkurajuar nga dobësia e kreut shtetëror të Kosovës me rastin e protokollit EULEX-SERBI.
“Njëkohësisht, ata mund të kenë parë edhe dobësinë, mungesën e seriozitetit dhe sinqeritetit, të krerëve institucionalë të Kosovës lidhur me protokollet EULEX-Serbi në njërën anë, dhe fërkimet e brendshme shterruese politike në Shqipëri, në anën tjetër, me ç'rast kanë vendosur që ky është momenti i përshtatshëm për t'i goditur shqiptarët në Maqedoni”, thekson Kurti.Muhamer Pajaziti
********************************************************************** Profesori Latifi në shenjë proteste kthen çmimin ASHAM-së Profesori Veton Latifi i kthen Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Çmimin ‘Shkencëtari më i mirë i ri’ për vitin 2007. Latifi thotë se shkak për këë janë goditjet dhe fyerjet ndaj së vërtetës shkencore dhe një populli të tërë nga ana e Akademisë, të përfshira në Enciklopedi. "E ndjej obligim moral, profesional, kombëtar dhe civilizues që t’ia kthej mbrapa këtë Çmim Akademisë e cila fatkeqësisht akoma mbetet e pareformuar me shumë koka retrograde dhe në shërbim dhe/apo nën ndikim të politikës ditore e jo qëndrueshmërisë shkencore. Derisa nuk tërhiqet nga qarkullimi e ashtuquajtura ‘Enciklopedi’, Çmimi ‘Shkencëtar më i mirë i ri për vitin 2007’ për mua mbetet vetëm një copëz letre pa pikë vlere. Nëse ndokush ka krizë identiteti dhe nuk ka as vizion, as potencial e as guxim për ta zgjidhur atë krizë identiteti, le ta ruaj dhe ta zgjidh për vete atë krize identiteti apo fundja mund të kërkojë ndihmë në mënyrë korrekte për t’ju ndihmuar në zgjidhjen e asaj krize identiteti. Se ne shqiptarët pavarësisht se si ndokush ka synim të na quaj, ne shqiptarët nuk kemi krizë identiteti. Së paku ne nuk kemi krizë identiteti", thotë profesori Veton Latifi. Profesori Latifi ndërkohë është shprehur se akademikët maqedonas gjithmonë do të përballen me intelektualët dhe akademikët shqiptarë nëse kjo përballje mungon nga klasa politike shqiptare kur flitet për historinë e shqiptarëve. "Dhe nëse me ju dhe patronët tuaj politik nuk përballen partitë politike shqiptare ata që janë të thirrura të përballen me ju në kuadër të skenës politike dhe nëpërmjet mjeshtrive politike dhe negocimeve, atëherë fundja ju do të përballeni me një komunitet të ri akademik dhe shkencor të shqiptarëve në Maqedoni. Do të përballeni me teoritë shkencore të shumë studiuesve dhe profesorëve shqiptarë. Do të përballeni me mediat shqiptare që po ju mbajnë leksione për profesionalizmin e tyre. Ne fund do të përballeni me një shoqëri civile shqiptare në Maqedoni dhe me një opinion të fuqishëm shqiptar në Maqedoni", shton profesori Latifi. Ai kujton se kjo nuk është gafa e parë e Akademisë, por megjithatë ky është gabimi më trashanik dhe kulmi i serisë së gafave dhe insinuatave. Sipas Latifit, Akademia e Maqedonisë, me këtë dëshpërim, i ka hapur sytë e të gjithë shqiptarëve dhe botës së civilizuar se ka ardhur koha që ky institucion të reformohet njëherë e përgjithmonë me një gjeneratë të re studiuesish e shkencëtarësh pa ngarkesa nacionaliste dhe me përgatitje shkencore pa dallim përkatësisë së tyre etnike apo kulturore. Valmir Kuçi **************************************************************** UISHM: Tërhiqeni Enciklopedinë, dëmtohet imazhi i Akademisë Lidhur me përmbajtjen fyese të enciklopedisë ka reaguar edhe Unioni i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni. “Edhe pse e vërteta për historinë e shqiptarëve tashmë është konfirmuar edhe nga shumë autorë të huaj, që do të thotë se qëndrimet e tilla për historinë e shqiptarëve nuk kanë peshë të madhe në shkencë, megjithatë Unioni i Intelektualëve Shqiptarë shpreh keqardhje që nën emblemën e ASHAM-së botohen qëndrime të tilla, të cilat para se gjithash shkojnë në dëm të imazhit shkencor të Akademisë dhe kontribuojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Duke u nisur nga kjo, Unioni i Intelektualëve Shqiptare i bën thirrje Akademisë së Shkencave dhe Arteve që këtë botim ta tërheqë nga qarkullimi, dhe sa më shpejt të përmirësohet, ndërsa në të ardhmen vepra kaq të rëndësishme në Maqedoni të shkruhen nga historianë të cilët historinë e kuptojnë si shkencë, e jo si mjet për shprehjen e paragjykimeve dhe të ksenofobisë personale” , thuhet në komunikatën e Unionit. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Sep 21, 2009 2:52 am | |
| SHPIPO-Dote ken pesh edhe mir se na shkoj jeta duke than sdot te ket pesh ajo kjo por, mos te kishin pesh shkrimet e tilla te serrbve e te sllaveve ne maqedonin ton sdot te ishum ktu ku jem tuj numru ne vend po thuaj se qe 3000 vjet.klm | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Sep 21, 2009 4:24 pm | |
| Enciklopedia e akademise se maqedonise seshte gje tjeter vetem vazhdimesi eprogrameve sllave per zhdukjen e shqiptareve . Nje princ austriak kishte thene nuk eshte keq te jesh kojshi me sllavet por ata gjithmone i kane syte nga kufijte tuaj . | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? | |
| |
| | | | A do ekzistojë Maqedonia si shtet? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |