|
| A do ekzistojë Maqedonia si shtet? | |
|
+59feride bleriim voglushja fano Atdhetari shahini kasapi Teutaa Man Berisha shfletuesi ...... Andi Ballshi stabili Mister Tatoo baba detektivi Shqipo_ Drini_ku Jusuf Sulejmani Delia BashKom Luki xhiti rrimtaf Medalim petritkola xhema haxhiu MARY Aktiv Mirushe Gentleman VINCA Fjona ngadhenjimi Muja e Halili PeriiKeputur Xili istogalia njonidrenica beti Ago Muji feneri ss1 Nezir Myrta agim barja dibrani Leka i Madh tom sojer Sofra eri M zeriatdheut Ballistet Euridika naqeta Beton Ani Orfe@ 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Andi Ballshi Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 64 Vendi : Prishtine Registration date : 03/09/2009
| Titulli: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Oct 02, 2009 2:32 pm | |
| Pse bre xhiti po ia fute koteMendimi se shqiptaret kan qen 40%, kurse Ali Ahmeti i paska fshire gati 50/% te tyre, per medimin tim eshte nje mendim qe askushi nuk mund ta haje, me kete vetem ke treguar urrejtjen ndaj te gjithe atyre qe kane qene te gatshem, dhe kane dhen jeten per LIRI. Ndersa pohimi se ... keta lider ja lepijne kembet ketij regjimi"... nuk ka kurrfare logjike. Me kete ti zoteri qe te gjithe lideret po i fut ne thesin e tradhtareve, pa e kursyer asnje, asnje! Po kush more e pruri popullin shqiptar, pas 200-300 lufterave te panderprere, ne nje tavoline me gjithe burrat shteteror te Botes? Deri kurre o burre, te gjithe ata qe luftuan per lirine e kombit shqiptar, do t'i hedhim ne balte, kurse te tjeret, edhe kriminelet, edhe hajnat, nga balta i nxjerrin dhe i shpallin heronj , madje edhe te shenjte!.
Fali o ZOt ata qe s'dine! | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Oct 02, 2009 2:59 pm | |
| Andi Ballshi
Jo xhiti nuk eshte ka i shtine te gjithe lutetaret ne nje thes,kurresesi.Por ata qe tradhetuan luften e uçk ! Ata o zotri qe luftuan i vrajten e i shpallen deshmor!Marre per tradhetar gjere kur!Ne e dim mire se si na rane ne lufte deshmoret!Po ty zotri po ta beja nje pyetje edhe tjereve pse jo ?A vetem patriotet i morri plumi ?A pse tradhetaret nuk vdiqen ? Nuk kam pyetje tjera ! | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Oct 02, 2009 3:21 pm | |
| Andi Ballshi Qesharak,po qfare prunen more keta servile ,a luftuan qe te vijne ne pushtet me sllavet pa kurrfare te drejte. Po baba jem nuk eshte ne qeveri me ta po Ali Ahmet Tradhtari po qberi more ky. Lufta hyjne lloj lloj njerezishe ata qe luftojne ata qe pasurohen ne emer te luftes qe kane hyre me qellim te pasunohen. ata qe japin jeten per liri dhe ata qe veshin uniformen me perqa popullin. E keta qe jane ne pushtet pa shtet jane te tille. Ata patriot qe luftuan per liri nuk i perkrahin lideret e parti ,po bashkimin kombetare dhe jane te futur neper levizje te ndryshme qlirimtare ,po keta po luftohen nga servilet politikan anti kombetare. Po qfare o i mjere i afruan popullit keta roberine prap. pse luftuan kote.. | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Oct 02, 2009 6:37 pm | |
| kurr mos egzistoft sepse keta jane ma shkie se ata qetnikt | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Oct 02, 2009 8:24 pm | |
| hahhahha bravo mo xili je shum i madhe , mir e thua se edhe maqedonet jan sllave . | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sat Oct 03, 2009 12:40 am | |
| Gjërat duhet shikuar në dy aspekte , Që luftuan me të vërtet pët Kombë Që luftuan për qëllime të veta personale por në shpin të tjetër kujt i fituan ato dhe sod , i kan harruar ato që i sollën në kët posit ku jan ,përse? Përse harrojm shpejt ? Përse shikojm vetëm interesin personal por në shpin të tjerve ? Pa u hamendur do i gjikoj histroija të gjitha por për ne do të jet shum vonë sespe kur neve na del gjumi të tjerët i kan kryer punt e veta . | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sat Oct 03, 2009 6:35 am | |
| [SIZE="6"]Dy skenarë për Gjermën[/SIZE] 01/10/2009 Banorët dhe bashkësia lokale e fshatit Gjermë kanë ndërmarrë aktivitete për parandalimin e një aksioni të ngjashëm si ai i Brodecit të vitit 2007, pas publikimit në "Lajm" të deklaratave të Gafurr Adilit dhe Xhezair Shaqirit. Askush nga banorët e fshatit Gjermë dhe as nga krerët e bashkësisë lokale nuk duan të prononcohen zyrtarisht, por ata thonë se presin një takim me këshilltarin e tyre dhe krerët e BDI-së për t’u informuar më saktësisht me skenarin në fjalë dhe për të ndërmarrë aktivitete të përbashkëta në këtë drejtim. "Sot nuk mund të themi asgjë, do të kemi një takim me këshilltarin tonë në Komunën e Tetovës dhe me BDI-në. Duam njëherë të informohemi mirë se çfarë dinë ata dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim", tha një banorë i fshatit Gjermë. Siç merr vesh "Lajm" dhe nga banorët e tjerë, takimi pritet të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje, ndërsa për të enjten premtuan një deklaratë zyrtare dhe hollësi nga takimi. Nga ana tjetër, nga burime konfidenciale "Lajm" kupton se për aksionin në fjalë paraprakisht kanë qenë të njoftuar edhe disa banorë të tjerë të fshatit Gjermë të cilët lajmin e kanë mbajtur të fshehtë edhe pse ata kanë marrë dhe një arsyetim tjetër për aksionin e paralajmëruar. Sipas këtyre burimeve, policia planifikon që të bëj bastisje në këtë fshat me pretekst kërkim armësh në shtëpitë e tre të rinjve të arrestuar për vrasjen e një qytetari t Tetovës dhe bastisjen e shtëpive të tjera të dyshuara për armëmbajtje pa leje. As për takimin në fjalë e as për këto informacione, askush nuk dëshiron të flet publikisht, të paktën deri në mbajtjen e takimit, ngase siç thonë ata, kanë frikë nga situate e cila është tensionuar kohëve të fundit. Por, banorët e këtij fshati thanë për "Lajm", se policia nuk ka asnjë pretekst për të ndërhyrë në këtë fshat ashtu siç veproi në Brodec. "Nëse kërkojnë terrorist ne ju themi se nuk ka. Gjendja është e mirë dhe nuk ka as armë e as njerëz të armatosur", tha një banorë tjetër, i cili kërkoi të mbetet anonim. http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1497.html *************************************************** [SIZE="5"]Gjerma e qetë, s’ka nevojë për policinë[/SIZE]Banorët dhe bashkësia lokale e fshatit Gjermë të Tetovës kanë mbajtur të mërkurën një mbledhje me këshilltarin nga ky fshat dhe përfaqësues të BDI-së, ku është diskutuar për paralajmërimet e publikuara në "Lajm" për një skenar të mundshëm në këtë fshat si ai i Brodecit. "Duke e pasur parasysh atë që dje shkruante në gazetën ditore ‘Lajm’ dhe paralajmërimet se gjoja në shënjestër të policisë mund të jetë një sulm në fshatin Gjermë të Tetovës, bashkësia lokale dhe banorët e fshatit në mbledhjen që mbajti mbrëmë 30.09.2008 reagojnë ashpër dhe janë të shqetësuar për skenarët qëllimkëqija që duan të njollosin fshatin Gjermë me paramendime të këtilla", thuhet në reagimin e lëshuar nga kryetari i bashkësisë lokale, Zilba Hasani. Bashkësia lokale e fshatit Gjermë konstaton se jeta në fshat është më se normale ku banorët kryejnë punët e përditshme, ndërsa gjendja e sigurisë është në nivel dhe vlerësojmë se nuk ka as një arsye për ndërhyrje apo aksion policor. "Nuk ka asnjë arsye për një gjë të tillë meqë në fshatin tonë nuk ka as grupe të armatosura dhe as individë që mund të rrezikojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike. Jeta zhvillohet normalisht në Gjermë dhe situate është e qetë", thuhet në fund të reagimit të bashkësisë lokale. Siç kupton "Lajm", fshatin Gjermë e ka vizituar edhe OSBE-ja për tu njoftuar më afër mbi situatën në këtë fshat. Ndryshe, ditë më parë Gafurr Adili në deklaratë e tij për "Lajm" paralajmëroi se kanë informacione të sigurta se policia përgatit sulm në fshatin Gjermë, të ngjashëm me atë të Brodecit në vitin 2007. http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1517.html | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sat Oct 03, 2009 6:54 am | |
| Qeveria shpërblen akademinë për enciklopedinë
Për punën e madhe që bëri Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Artit (AMSHA) me botimin e enciklopedisë ku fyenin shqiptarët, Qeveria e shpërbleu me një shtesë të buxhetit për renovimin e oborrit të objektit dhe ndërtimin e një avllie, me pretekstin se mos hynë qentë në oborr. Punimet për ndërtimin e avllisë së Akademisë nisën para disa ditësh, ndërkaq që po punohet me intensitet të shpejtë. Shtyllat (kolonat) për murrin rrethues janë vendosur dhe së shpejti pritet që të përfundojnë edhe punimet e tjera.
Në vend që të bëhet rikonstruimi i akademisë dhe akademikët të zgjidhen në baza shkencore e jo politike siç janë tani, po bëhet rrethimi i akademisë. Shumë prej akademikëve të AMSHA nuk kanë qenë kurrë profesorë universitarë. I tillë është edhe Bllazhe Ristovski, redaktor i Enciklopedisë. Ndërkaq, pas reagimeve të shumta kryesia e Akademisë mori vendim që të tërheq përkohësisht “Enciklopedinë Maqedonase” nga shitja dhe të bëjë korrigjimin e saj. AMSHA-ja obligoi redaksinë që përpiloi Enciklopedinë në afat sa më të shkurtër të bëjë përmasimin e pjesëve për shqiptarët në Maqedoni, marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, agresionin e shqiptarëve në Maqedoni, pjesët e shkruara ndaj SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për trajnimin e UÇK-së, Nënë Terezën dhe pjesë të tjera kontestuese. Nëse vërtetë tërhiqet nga shitja enciklopedia maqedonase, Akademia Maqedonase e shkencave dhe arteve humb edhe 16 milionë denarë. Për tu bindur se Akademia vërtetë do ta tërhiqte këtë vepër joshkencore do të ishte mirë që të shpallej e pavlefshme, ose të gjitha kopjet të digjeshin në sy të të gjithëve. Fakti që botimin e enciklopedisë e përshëndeti kryeministri dhe botimi i saj u bë me buxhet të shtetit do të thotë se aty ka vepruar dora e shtetit dhe se gjithçka ka qenë e planifikuar.
16 milionë denarë kushtojnë enciklopeditë e botuara
Burime të sigurta brenda Akademisë bëjnë të ditur për “Lajm” se janë botuar dy mijë kopje të Enciklopedisë maqedonase. Një enciklopedi kushton tetë mijë denarë, ndërsa dy mijë kopje kapin vlerën e 16 milionë denarëve. Sipas këtij burimi akoma nuk është e sigurt se çfarë do të bëhet me këto kopje të enciklopedisë. “Për t’i djegur nuk e besoj, ka shanse që ato të ruhen dhe pas një kohe sërish të nxirren në shitje, gjë që më frikëson”, tha ky burim.
| vbrep_register("2433849") | | Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc Sulmohet patrulla e policisë kufitare në Bellanoc 02/10/2009 11:39:00 Një patrullë e policisë kufitare me përbërje të përzier etnike është sulmuar mbrëmë pas mesnatës afër fshatit Bellanocë të Komunës së Likovës. Viktima apo të plagosur nuk ka ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material në automjetin në të cilin ndodheshin policët. “Me datë 01.10.2009 diku rreth orës 22 e 30 minuta në fshatin Bellanoc, në afërsi të varrezave të fshatit, nga ana e disa personave të paidentifikuar është hapur zjarr në drejtim të një veture të policisë të cilët për momentin kanë qenë duke transportuar nëpunës policor të stacionit të Bellanocit të cilët njëherit kanë qenë në detyrë zyrtare. Nga të shtënat nuk kishte të plagosur dhe është shkaktuar vetëm dëm materia”, deklaroi Valentina Nikollovska, zëdhënëse e stacionit policor Kumanovë. Zëdhënësja e stacionit policor në Kumanovë, Valentina Nikollovska tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorëve të këtij sulmi. Ajo e përjashton mundësinë që ky incident të ketë lidhje tensionet e fundit që u shkaktuan me rastin e publikimit të Enciklopedisë. Sipas saj rajoni rreth Bellanocit, pjesë kjo që kufizohet me Kosovën, llogaritet se është një pjesë ku zhvillohet tregtia ilegale. “Nuk kemi asnjë motiv që këtë incident të ndërlidhim me situatën politike që po mbizotëron për momentin në vendin tonë meqë në atë rajon ka shumë grupe që merren me tregti ilegale”, shtoi Nikollovska. Në vendin e ngjarjes dolën gjykatësi hetues dhe zëvendësprokurori publik për të hetuar incidentin. Aty u paraqitën edhe përfaqësuesit e OSBE-së, por të njëjtit u penguan nga forcat e sigurisë për tu afruar tek vendi ku dhe kishte ndodhur incidenti. Valmir Kuçi http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/19203.html **************************************** LEXONI DISA KOMENTE NGA LEXUESTIT TE ALSAT-IT POSHTE: Maqedonia prishi armepushimin. perkrahes i talentit më 02/10/2009 18:29:49 Nuk eshte sulmuar patrulla e policise po nje vetur eshte sulmuar nga na e policise. I pam ne se ishin nje ushtri komplet veq tenkat ju mungojshin kur u kthyen prej Bellanoce Helikopteri i percellte ishti mbi fshatrat e komunes se Likoves fluturonte me posht se minarja e xhamise. Ju lutem leni qe thote Valentina. Shkoni pyetni ato ne spital qe jane.... Kumanovari më 02/10/2009 18:30:38 Te plagosur kaaa... jane derguar ne spitalin e Kumanoves... Helikopteri eshte sjellur permbi fshatat e Komunes e Likoves dhe pastaj ka shkuar ne Bellanoc... Nick më 02/10/2009 19:34:46 Per cfar qellimi ndodhi ne fshatin Bellanoc te Lipkoves, pse nuk ndodhi ne Kercov, ne Diber, ne Tetov??? Cfar qellime ka ketu shteti, qe perzien lemsh ne tanjir, edhe me tej te quhet kjo e fundit ku dhe ka ndodhur Krizen Region... Cfar po peshtjellon ohhhh Ali e Nikolle, cfare??????? U terheq Enciklopedia me qellim te shkatrrohet dhe te mbetet edhe me tej pas ky region!!! Zoti ju mallkoft nese qellimisht i beni keto te fundit... Artim më 02/10/2009 20:47:12 Nuk e di qka kerkonte Helikopteri te patrullon mbi fshatin Opaj aq ulet me shum se 5 rrathe ka be mbi fshat... | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Oct 04, 2009 4:30 pm | |
| MPB: Bastisje në Opajë të Kumanovës 04/10/2009 12:27:00 Në kuadër të kërkimit të sulmuesve me armë mbi patrullën policore kufitare që ndodhi të enjten në afërsi të fshatit Bellanoc, policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpitë e pesë personave në fshatin Opajë të Kumanovës. Gjatë bastisjes, siç njofton Ministria e Brendshme është gjetur armatim, municion, radiolidhje dhe veshmbathjet, cilët janë dorëzuar në ekspertizë. Tek personi S.S. 48 vjeç, policia thotë se është gjetur një pistoletë dhe 8 plumba, ndërsa është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje pa leje. Patrulla kufitare e policisë të enjten në mbrëmje u sulmua në afërsi të fshatit Bellanoc të Kumanovës. Në incident nuk u lëndua asnjë polic i patrullës, drejt së cilës ishte shtënë me minahedhës dhe pushkë automatike. ******************************************** Shaqiri: Tradhëtia e Ahmetit | 04/10/2009 12:59:34 | | Intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA me Xhezair Shaqirin, i njohur si komandant “Hoxha”
Si ish epror i UÇK-së, sot ndodheni në ilegalitet, pikërisht ndodheni nga aty ku u fillua në vitin 2001 pra në Tanushë të Karadakut të Shkupit. Nga ky prizëm si e shihni gjendjen e sigurisë në Maqedoni?
Hoxha: Jemi dëshmitarë të një gjendje tepër të rënduar në Maqedoni si pasojë e mospasjes seriozitet nga ana e qeverisë Gruevski-Ahmeti, ndaj problemeve që kërkojnë zgjidhje dhe që janë të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit. Gruevski në kontinuitet po vazhdon me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve këtu dhe në veçanti me ish pjesëtarët e UÇK-së. Edhe më tej mbi 100 000 shqiptarë nuk kanë nënshtetësi të Maqedonisë me të vetmen arsye se nuk a njohin gjuhën zyrtare maqedonishten. Shumë pjesëtarë të UÇK-së vazhdojnë të mbahen nëpër burgjet famëkëqija të Maqedonisë,disa të tjerë janë në arrati dhe si pasojë e kësaj janë të detyruar të vetëmbrohen edhe në forma të armatosura. Edhe më tej DBK-ja apo ZKZ-ja e shtetit vazhdon me avazin serb duke kryer vepra për ti montuar shqiptarët. Policia sllavo-maqedonase sulmon dhe provokon fshatra shqiptare me pretekst të kërkimit të gjoja njerëzve që prishin rendin dhe qetësinë. Pra një gjendje e këtillë vazhdon të përsëritet në fshatrat e qyteteve të Kumanovës dhe Shkupit.
A mendoni se janë të njoftuar ndërkombëtarët për këto që thoni?
Hoxha: Po po si jo megjithatë asgjë konkrete ndërkombëtarët po monitorojnë por nuk ndërhyjnë sepse partia shqiptare në pushtet BDI hesht para të gjitha këtyre padrejtësive që i bën Gruevski në dëm të popullit tonë të lashtë.I gjithë opinioni publikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë është dëshmitarë se si qeveria Gruevski-Ahmeti financoi ASHAM në projektin e Enciklopedisë ku ishim të fyer i gjithë populli ynë shqiptar e ne veçanti shqiptarët e Maqedonisë.
Kjo lenë të kuptohet se ASHAM është zëdhënëse e qeverisë e cila përmes enciklopedisë tregon se kah është e orientuar,pra anti NATO, pro Beogradit dhe Moskës. Mendoj se as tërheqja e saj nuk e zbut gjendjen sepse dëmi u shkaktua dhe kjo është e patolerueshme.
Po nëse do të donit të komentoni pozicionin e BDI-së në qeverinë e Maqedonisë?
Hoxha:Shkurt dhe shqip,BDI është fasadë në qeverinë Gruevski. S’do mend se Ali Ahmeti shkon drejt tradhtisë kombëtare. Andaj unë kërkojë nga OJQ-të dhe nga intelektualët shqiptarë, që ta ngrenë zërin fuqishëm kundër poshtërimit tonë si popull. Është momenti i fundit që BDI-ja dhe Alija të distancohen nga politika antishqiptare e Gruevskit duke krijuar krizë politike me lëshimin e qeverisë sepse kështu ke premtuar në fushatë apo jo "ne e mbajmë fjalën".
Po si më tutje sipas jush?
Hoxha: Nëse do ta bënte këtë Aliu me automatizëm duhet ti mbledh liderët partive politike si të PDSH,DR, intelektualët dhe OJQ për të hartuar një platformë të re me kërkesat legjitime të popullit shqiptarë për të vendosur për të ardhmen se si më tutje. Në të kundërtën situata do të jetë edhe më e rënduar kuptohet në dëm të shqiptarëve dhe do të jemi të detyruar ne ish komandantët e UCK-së që të riorganizohemi për tu vetëmbrojtur nga poshtërimi dhe terrori sllavo maqedonas. (Suat Saqipi /INA) |
| |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Oct 05, 2009 2:47 am | |
| Nje shkrim shum domethenes i antarit tone dhe mikut dashamirit vellaut tone me nofken LEKA I MADH te lexojme kete shkrim te ketij vigani qe sote dergjet ne burgun e Dubraves qe u arestua me shoket ne demonstraten kunder eulexit qe nuk u pajtua kure me nje pamvarsi qe e quan dikush shteti i Kosoves respektet e mija keti trimi keti vigani te rijut LEKA I MADH Te lumte dhe prano pershendetjet e mija i dashur vella LEKA Njohja e sllavo-bullgarëve si “maqedonas”, përpos që është imorale, në kuptimin shkencor është një goditje vdekatare ndaj historisë sonë kombëtare. ENCIKLOPEDIA ANTIHISTORIKE Shkruan: Salih Mehmeti - Burgu i Dubravës, Pavijoni 2, Krahu Jug, Qelia nr. 3 Enciklopedia fashiste e Maqedonisë! | Bullgaria këmbëngul në mosnjohjen e “kombit maqedonas”, Serbia në mosnjohjen e Kishës Ortodokse Maqedone, Greqia më egërsisht se të tjerat në mosnjohjen e emrit të Maqedonisë, ndërkaq hem Shqipëria, hem Kosova, janë ato që pa kursim ia njohim të gjitha Maqedonisë: shtetin dhe identitetin. I njohim shtetin që s’na numëron neve shqiptarëve si njerëz por si “njerëz mali”. I njohim një identitet të paqenë dhe një hise nga historia jonë. Shtetarët shqiptarë ose nuk e dinë, ose janë aq të krisur sa nuk e dinë, që dhurimi i identitetit “maqedon” - një popullsie përmbajtësisht sllavobullgare - do të thotë cenim i histories sonë mijëravjeçare. Sigurisht që kjo nuk ua dëmton pasuritë, sarajet dhe veturat e zeza politikanëve tanë. Njohja e sllavo-bullgarëve si “maqedonas”, përpos që është imorale, në kuptimin shkencor është një goditje vdekatare ndaj historisë sonë kombëtare. Mveshja krejtësisht e pakuptimtë dhe e papërligjur e identitetit “maqedonas”, qoftë kjo edhe vetëm si identitet nominal, është keq e kushtueshme, sepse kështu bëhet tëhuajësimi i historisë mesjetare shqiptare, me ç’rast këputet peri i vazhdimësisë. Duke e mjegulluar antikitetin, atyre (sllavomaqedonasve) u paraqitet rasti për t’i etiketuar shqiptarët si ardhacakë. Qarqet historiografike botërore asnjëherë deri më tash nun e kanë hedhur poshtë karakterin zanafillor pellazgo-iliro-thrakas të maqedonasve dhe Maqedonisë së moçme, ndonëse këto qarqe janë të mbërthyera nga vizioni surreal filohelenik. Përderisa një gjë e tillë s’është mohuar asnjëherë deri më tani, ndonëse është eklipsuar ca, atëherë, pohimi se Maqedonia, qoftë si concept etnik qoftë si gjeografik, i përket histories mijëravjeçare shqiptare, është plotësisht i arsyetuar. Ky pohim është i ekzagjeruar vetëm në formë sepse përmbajtësish shpërfaq një të vërtetë pjellore. Përgjatë historisë antike dhe asaj mesjetare, Maqedonia ka qenë pjesë inherente e bashkësisë gjeografike, gjuhësore, kulturore dhe fetare shqiptare. Në të mirë të këtij pohimi flasin edhe kronikat e historianit bizantin Laonik Halkondin, që ravijëzojnë etnicitetin shqiptar të Maqedonisë, shtrirja e të cilit mbërrin madje gjer në Egje. Edhe Marin Barleti në veprën e tij monumentale për Skëndebeun, përmend praninë e arbërve (albanëve) në Maqedoni, Epir e Peleponez. Në anën tjetër është i mirëdokumentuar profili sllav i “maqedonasve” të sotëm, vendosja dhe ardhja e të cilëve i bashkëngjitet dyndjes së madhe sllave në Ballkan në shekullin VII të erës sonë. Popullata e sotme “maqedonase” është me etnogjenezë të shumëfishtë, ku mbizotëron përgjithësisht elementi sllavo-bullgar. Në të vërtetë, gjuha “maqedonase” shfaq afërsi me bullgarishten, aq sa shumë gjuhëtarë të huaj e quajnë dialekt të bullgarishtes. Edhe në aspektin etnologjik elementi bullgar është kudo i pranishëm. Prandaj, pandehma e tyre e të qenurit pinjoll të maqedonasve të vjetër, jo vetëm që është i pambështetur shkencërisht, por njëkohësisht është edhe qesharake. Qesharake sepse të qenurit pasardhës i X popullsie të lashtë nuk përcaktohet dot me ndërtimin e monumenteve e skulpturave të mermerta të plejadës së maqedonasve të vjetër, as me financimin e librave e botimeve me mitologji moderne, e qe besa as me emërtimin e aeroportit, rrugëve e stadiumeve me emrin e Lekës së Madh. Të qenurit pasardhës i filan populli përcaktohet me metoda rreptësisht shkencore duke plotësuar këto kushte: elementin historik, gjuhësor, etnologjik, antropologjik etj. Natyrisht se përsiatje apo operim sado i shkurtër nën dritën e shkencës e shpall të pavlefshëm mitin e të qenurit pasardhës i maqedonasve të lashtë. Historikisht është e ditur ardhja e sllavëve në viset e Maqedonisë; gjuhësisht është e ditur se gjuha e sotme “maqedone” është e afërme dhe binjake me bullgarishten; etnologjikisht është e sigurt se “maqedonasit” e sotëm shfaqin shenja të pamohueshme lidhjeje me bullgarët, e deri diku edhe me serbët. I vetmi përbashkues mes maqedonasve të lashtë dhe “maqedonasve” bashkohor mbetet emri. Përkujtimi i faktit gjerësisht të njohur se adoptimi i emrit “maqedonas” për të shënuar bullgarët dhe serbët ndodhi pak para Luftës së Dytë Botërore, fillimisht si udhëzim i KOMITERN-it sovjetik e pastaj nga titistët jugosllavë, për të krijuar një zonë balancimi e rivendikimi për qëllime ashiqare politike, është i mjaftueshëm për të shkatërruar grimcat e fundit të mitit “maqedonas”. Enciklopedia e re e sapodalë nga shtyp, i që mban emrër e mbiemër të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, nuk është e re. E re është vetëm në kuptimin e botimit me kopertina të reja, sepse si përmbajtje është e vjetër; vazhdë e broçkullave të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, detyra e së cilave është sajimi me çdo kusht i një miti prejardhjeje nga Maqedonia e lashtë. Mohimi kreten që i bëhet autoktonisë shqiptare në Maqedoni është një përpjekje e dështuar për të fshehur ardhacakërinë e vetë maqedonasve, që e hartuan këtë enciklopedi të shpifur. Madje viteve të kaluara patën dalë edhe aso enciklopedi që heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, rropateshin ta sllavizonin. Autoktonia shqiptare jo vetëm në Maqedoni por edhe në mbarë arealin ballkanik, nuk është pohim as politik, as romantik. Për më tepër, autoktonësia shqiptare është mbështetur shkencërisht. Nuk ekziston as edhe një burim i vetëm historik, i shkruar apo material, që do të pranonte se shqiptarët janë ardhës në truallin ku jetojnë. Siç thotë Eqrem Çabej “trualli në të cilin jetojnë shqiptarët nuk paraqet zonë ekspansioni, por është zonë restrikcioni, rrjedhojë e një ngushtimi të pandalshëm historik”. Pseudoteoritë absurde serbe e greke për t’i paraqitur shqiptarët ardhës nga Dagestani e Azerbejxhani, aty ku në lashtësi ka qenë një trevë me emrin Albani, jo vetëm që s’janë të besueshme për shkencën moderne, por janë harruar edhe nga vetë ata që i kanë farkuar të tilla përralla histerike më tepër se sa historike. Nuk do të duhej të na befasonte një logjikë e tillë sikur një ditë të shpallte se shqiptarët janë me origjinë nga ShBA-ja, meqë kryeqyteti i shtetit federal të New Yorkut quhet Albany, dhe banorët e tij si “Albanian”! Autoktonia shqiptare në Maqedoni është e mbështetur si në kuadrin historik, ashtu edhe në atë gjuhësor dhe etnologjik. Historikisht mbarë territori i Maqedonisë së sotme ka qenë i përshkuar nga fise ilire ose të afërm me ta. I tillë, bie fjala, ka qenë fisi I paionëve që përmendet nga Homeri, që zinte tokat rreth Aksit (Vardarit) gjer në Bullgarinë e sotme lindore (lumi Struma), fis i cili zinte një shtrirje gjer në detin Egje. Në qoftë se mbështetemi tek ilirologu i mirënjohur Aleksandër Stipçeviq, përpos pionëve janë edhe një shumësi fisesh tjera të njohura, e më pak të njohura ilire siç ishin: penestët në rrethin e Uskanës/Kërçovës, doberët, pelagonët, linkestët, etj. Kësisoj, pas shpalimit të shpejtë të kronikës së autoktonësisë shqiptare në Maqedoni, merr akoma më tepër përligjje dhe kuptim pohimi i studiuesit anglez, Henry Brailsford, në librin e tij Maqedinia: Popujt dhe e Ardhmja e Tyre, se: “Nga të gjithë popujt që banojnë Maqedoninë e sotme, vetëm shqiptarët kanë të drejtë të quhen autoktonë”. Salih Mehmeti: A po jetësohet pavarësia konfederale?! |
| |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Oct 05, 2009 9:05 am | |
| lei perrallat se enciklopedin e shkruan qeverija qe eshte ne pushtetPse nuk e fituat luften por e ndegjove ali tugjarin vete ke thene se i kemi tradhetue shqiptaret ne kosove e maqedoni! dhe ske te drejte ti te shkruan ne forumin per BK,se vete ke tradhetue mendo pakes me koke ?une po te kisha luftue si ti e kisha marr nje litar dhe ma se pari ne nje dite tregu iu kisha drejtue popullit shqiptar e jo maqednoas bogar dhe me keto fjale o popull ne ju morrem ne qaf qe po ju vrajn e burgosin shoket e mi dhe kerk litarin qafes e ti nuk ke guxim por palle se e bashkove shqiptarin si skenderbeg heeee Ti don me na mesue se kush na qenkan sllavet ne po hajna bari! | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Oct 05, 2009 11:39 am | |
| Kush jeni shqiptar te vertete e qe deshironi ti bashkoni trojet shqiptare regjistroheni ne kete emel tek Haxhi Kuçi liria nuk fitohet me pallje por me lufte te eger
perparimi@hotmail.fr!
Hajdeni shqiptar ju therret atedheu,nese doni bashkimin shqiptar!
Vetem nje ta dini ata qe nuk deshirojn mu kyq ne troje nuk kan vend kurrr | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Oct 05, 2009 5:09 pm | |
| Operacione dhe bastisje për sulmin në kufi 05/10/2009 Njësitet speciale kanë ndërhyrë në fshatin Opajë të Kumanovës, duke arrestuar të gjithë meshkujt e familjes Sallai, duke i ndërlidhur ata me rastin e sulmit ndaj patrullës policore në fshatin Bellanoc të kufirit me Kosovën Fshati Opajë i komunës së Likovës është zgjuar sërish nga tmerri dhe lajm i keq për arrestime të sërishme nga ana e forcave speciale në familjen Sallai, të këtij fshati, pas sulmit të javës së kaluar të një patrulle policore në fshatin Bellanoc në afërsi të kufirit me Kosovën, ku nuk pati viktima, por vetëm dëmtim të mjetit transportues policor dhe lëndime të pjesëtarëve të policisë. Forcat policore speciale me mjete të blinduara, por edhe me autobusë në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë kanë ndërhyrë në shtëpitë e familjes Sallai. Nga operacioni i ndërhyrjes rreth orës 4.30 të mëngjesit policia ka arrestuar bashkëfamiljarët të moshave nga 37 deri në 49 vje[: E.Sallai (37), B.Sallai (40), K.Sallai (42), S.Sallai (48) dhe E.Sallai (49), të gjithë banues në fshatin Opajë. Policia sipas versionit të saj sërish ka njoftuar se “pas njoftimeve të siguruara operative dhe me urdhër të gjykatësit hetues në Gjykatën e Kumanovës”, ka ndërmarrë aksion për bastisjen e shtëpive të këtyre bashkëfamiljarëve. Ata ndërlidhen me faktin se janë me origjinë nga fshati Bellanoc i komunës së Likovës, ku ka ndodhur sulmi dhe se shpeshherë kalojnë fundjavat dhe ditë të tjera në fshatin e origjinës dhe lindjes. Policia ka arritur të gjejë vetëm një pistoletë të tipit “Zastava e kuqe M57” me një karikatorë prej 8 plumbash të kalibrit 7,62 mm, të cilën e posedonte pa leje S.Sallai, ndërsa në shtëpinë e E.S janë gjetur dy radiolidhje të dorës, që janë shfrytëzuar për gjah nga vëllezërit Sallai. Po ashtu bëhet e ditur se janë gjetur veshje gjuetie që gjithashtu janë marrë për hetime dhe ekspertizë nga ana e policisë. Derisa ekipi i agjencise INA ka qëndruar në fshat, në shtëpinë e vëllezërve Sallai nuk është vërejtur asnjë njeri, për shkak se pas arrestimit të meshkujve të kësaj familje, pjesa tjetër e anëtarëve kishin braktisur shtëpitë. Të afërm dhe fqinjët e kësaj familje janë shprehur të shqetësuar nga këto ndërhyrje të policisë, pa paralajmërim dhe që shprehin tensione në mesin e banorëve. Një shqetësim të tillë e ka shprehur edhe Rexhep Shaqiri, i cili ka theksuar se si mund të hyhet në atë mënyrë në fshat pa njoftuar autoritetet e bashkësisë lokale apo ndonjë paralajmërim nga komuna. “Këto raste vërtetë po paraqesin shqetësim në mesin tonë, kur për së dyti herë po ndërhyhet në fshat dhe po bastisen familje të tëra, duke i arrestuar disa prej tyre dhe më pas duke i liruar si të pafajshëm”, ka theksuar Shaqiri. Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar në të njejtën mënyrë është arrestuar edhe Rexhail Qerimi, ish-pjestari i UÇK-së nga i njëjti fshat, i cili akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e pjestarit të njësitit policor “Alfa” në Shkup në nëntor të vitit të kaluar. Familjarët e tij e rikujtojnë ndërhyrjen brutale të policisë, e cila ka lënë të shqetësuar ata, pasi ende mbahet në paraburgim për nëntë muaj, bashkëfamiljari i tyre Rexhail Qerimi, i cili si[ thonë ata është totalisht i pastër dhe se në ditën e sulmit ka me dhjetra dëshmitarë që tregojnë praninë e tij në fshat. “Vëllau im ka qenë në çajtore duke punuar atë ditë dhe ka dëshmitarë që dëshmojnë këtë. Edhe avokatët mbrojtës kërkojnë hollësi duke e vlerësuar si rast të montuar arrestimin e Rexhailit”, ka theksuar vëllai Jetulla Qerimi. Banorët e këtij fshati druajnë se po shtohet praktika e ndërhyrjes së njësiteve policore nëpër shtëpitë shqiptare.
Banorët: Prani e shtuar e policisë në rajonin e Likovës Janë shtuar masat dhe lëvizjet e mjeteve transportuese policore në rajonin e Likovës. Në aksin rrugor Llopat- Sllupcan-Likovë dhe rrugët që shpijnë drejt kufirit po vërehet prania e vazhdueshme e automjeteve policore, ndërsa sic bëhet e ditur në pjesën e Allashecit, Bellanocit dhe Strazhës vazhdojnë të jenë të pranishme forca speciale, duke qenë afër zonës ku u sulmua patrulla policore. Ndërkohë, banorë të fshatrave të kësaj komune bëjnë të ditur se gjatë fundjavës kanë parë edhe helikopterë të policisë që kanë flutuar mbi fshatrat e tyre, duke rikthyer shqetësimet dhe tronditje në mesin e popullatës. (INA) ******************************************* Gruevski e bleu akademinë 05/10/2009 Buxheti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) që në vitin 2005 ishte 1 milionë euro, është rritur për 197 për qind dhe këtë vit ka arritur në 181.65 milionë denarë apo rreth 3 milionë euro. Rritja drastike e buxhetit kishte filluar nga viti 2007 kur ishte kishte arritur deri në 99.1 milionë denarë e që më 2008 kjo shifër arriti në 124,93 milionë denarë apo 2 milionë euro dhe deri në vitin 2009 u rrit dhe për një milionë euro më tepër. Ky "pasurim" i buxhetit të ASHAM me nga një milionë euro për çdo vit, që nga viti 2007, sipas ekspertit të ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti, nuk është asgjë tjetër vetëm se një paradhënie për t’i shërbyer qeverisë dhe vetë publikimit i enciklopedisë, sipas Bexhetit, e dëshmoi këtë. "Buxhet është rritur dyfish që para dy viteve, pra një vit pas ardhjes në pushtet të Gruevskit. Nuk mendoj që kjo është shpërblim, por kjo është futje borxh paraprak, një paradhënie për t’i shërbyer qeverisë dhe kjo që ndodhi tash e dëshmoi këtë. Po të jetë shpërblim mund të jetë edhe më e pranueshme dhe më e logjikshme por kjo është paradhënie dhe i prejudikon të jenë lojal dhe e bën akademinë lojale ndaj tij dhe provincës së tij politike që në asnjë mënyrë ai institucion nuk guxon të jetë kështu", thotë Bexheti, i cili vlerëson se më këtë i ka rënë kredibiliteti vetë akademisë. Në këtë mënyrë, sipas Bexhetit, Gruevski e ka vënë Akademinë në varshmëri që të jetë lojal ndaj politikave të Qeverisë. "Duke qenë lojal ndaj saj dhe vetë Gruevskit, akademia është lojale ndaj politikës antishqiptare, sepse vetë Gruevski me punët e tij edhe të mëparshme është dëshmuar si antishqiptar, ai me politikën e vet ka shfaq diseukilibër ndaj bashkësive të tjera joshumicë, që mendoj se shumë shpejt do ti kthehet bumerang", vlerëson Bexheti, ligjërues universitar. Përveç kësaj, ai tërheq vërejtjen që të mos hamendet askush qoftë edhe lidership politik që do të mundet të eksivalentoj këtë vepër skandaloze antishqiptare (enciklopedinë) me shkëmbim të fajësisë të një apo dy individëve. "Kush do qoftë që të pretendojë këtë p unë ta bëj, aty është politika e qeverisë, institucioni duhet ta mbaj barrën. Përderisa institucioni nuk tërhiqet nga përkrahja ndaj këtyre personave të çoroditur, gjithnjë do të ketë reagime dhe do të rritet kjo valë e reagimeve", thotë Bexheti, i cili paralajmëron se shumë shpejt do të vijnë reagimet edhe nga shumë nivele të tjera që nuk koincidojnë me elementin antishqiptarë. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Mon Oct 05, 2009 6:16 pm | |
| Per kete une ju ftoi qe t'me bashkoheni shqiptar e ta shpetojna popullin shqiptar nga thundrat sllavomaqedonase dhe te trojeve tjera shqiptare!Do te dije tju nxjerr nga ferri zi !Drejte BK Mos hezitoni,por vraponi sa nuk eshte bere vone! | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Wed Oct 07, 2009 3:29 pm | |
| Si e përjetuan tmerrin policët në Bellanoc
07/10/2009
Ministria e Brendshme deri tani nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me ekspertizën që i është bërë mjetit transportues “Xhip”, i cili ishte cak i sulmit të personave ende të panjohur në afërsi të fshatit Bellanoc, 1,5 kilometra në afërsi të kufirit me Kosovën.
Si është shtënë në drejtim të patrullës policore, çfarë kishte ndodhur në momentin e sulmit dhe në cilët anë është shtënë në drejtim të mjetit transportues ?... Këto janë edhe pyetjet që deri tani nuk i ka shpalosur ministria e brendshme para opinionit.
Por, burime për agjencinë e lajmeve INA pranë pjestarëve të policisë kufitare të Maqedonisë kanë shpalosur disa nga variantet me të cilat janë përballur në natën e së enjtes së kaluar patrulla policore. Siç bëhet e ditur, tre pjestarët e patrullës policore, të gjithë shqiptarë, kanë vërejtur fillimisht një objekt në largësi, nga e cila më pas është shtënë me breshëri armësh automatike në drejtim të patrullës policore.
“Policët e patrullës siç theksohet kanë dëgjuar të shtëna nga të gjitha anët në momentin kyç të sulmit, , ndërsa në pjesën e përparme të mjetit transportues në pjesën e bashkëudhëtarit të shoferit është shtënë edhe me një raketë dore ‘zolja’, por fatmirësisht ajo ka depërtuar në pjesën e jashtme të mjetit transportues dhe nuk ka shpërthyer”, theksojnë burime anonime pranë SPB-së në Kumanovë, të cilët kanë rrëfyer për incidentin në kufi me Kosovën. Ministria e Brendshme nga operacionet hetuese deri tani kishte arrestuar vetëm katër banorë të fshatit Opajë të Kumanovës, të cilët më pas u lanë të lirë. Nga kjo ministri kanë njoftuar se po vazhdojnë hetimet për ndriçimin e këtij incidenti në kufi, ndërsa në këtë zonë janë shtuar lëvizjet dhe patrullat policore. (INA)
************************* SKENARI I GJERMËS SË TETOVËS U TRANSFERUA NË OPAJE TË KUMANOVËS
Skenari i Gjermës së Tetovës, të cilin ne arritem ta demaskojmë, u transferua në Opaje të Kumanovës, skenar ky që u organizua nga policia sllavo-maqedonase, e cila para disa ditësh u sulmua po nga vetë policia sllavo-maqedonase me qëllimin e vetëm që pastaj të akuzoheshin shqiptaret se gjoja e paskan sulmuar policinë sllavo-maqedonase dhe të torturoheshin dhe të arrestoheshin shqiptarë të pafajshem, siç ata sot vepruan edhe me aksionin e sotëm policor, ku edhe arrestuan shumë shqiptarë.
Fatmirësisht shqiptarët e Opajës nuk ranë në kurthin e pushtetit sllavo-maqedonas të Nikolla Gruevski me kompani, ku do të kishte gjakderdhje të mëdha dhe plotësisht do të realizohej skenari sllavo-maqedonas, siç dikur u realizua në Brodec të Malësisë së Tetovës.
Kërkojmë falje publike që nuk aritëm që edhe këtë skanar, skenarin e Opajës, ta zbulonim me kohë dhe edhe ta parandalonim, siç edhe e zbuluam dhe e parandaluam skenarin e Gjermës së Tetovës, por nga ana tjetër opininin kombëtar shqiptar dhe atë ndërkombëtar e njoftojmë se, skanari (aksioni) tjetër ( i radhës) i policisë sllavo-maqedonase do të jetën në fshatin Tanushë të Malesisë së Shkuptit, me preteksin e arrestimit të ish deputetit të Sobranjës së "Maqedonisë" Zotit Xhazair Shaqiri, të njohur në opinionin publik edhe si Komandat HOXHA.
GAFURR ADILI, Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)
Tiranë, më 04 tetor 2009. | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Thu Oct 08, 2009 3:55 pm | |
| Helikopterët mbikëqyrin Gjermën08/10/2009 Veprimet dhe aktivitetet e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sikur po vërtetojnë pohimet mediale të hedhura kohë më parë lidhur me fshatin Gjermë të Malësisë së Tetovës. Helikopterë të policisë maqedonase për katër netë me radhë, kanë patrulluar mbi hapësirën e fshatit Gjermë të Tetovës. Nga ana tjetër, dëshmitarë okularë thonë që të martën mbrëma në afërsi të këtij vendbanimi shqiptarë kanë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri, por askush nuk ka saktësuar publikisht, se ku, kur dhe ndaj kujt kanë qenë të drejtuara të shtënat. Policia e Tetovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë konfirmuar patrullimet e helikopterit, por njëherësh kanë mohuar të ketë pasur të shtëna nga armë zjarri. “Nuk kemi denoncim për të shtëna në fshatin Gjermë”, ka thënë Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së. Ndërsa policia e Tetovës nuk ishte në gjendje të konfirmojë patrullimin e helikopterëve, sikurse edhe të shtënat nga armë zjarri. Autoritetet policore të Tetovës thanë se për një gjë të tillë “më kompetent është policia e kryeqytetit”. Për patrullimet e helikopterit, zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, ka thënë se bëhet fjalë por kontrolle të zakonshme”, si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Maqedonisë. “Është punë e helikopterit të fluturojë, janë kontrolle të zakonshme dhe nuk ka asgjë të veçantë”, ka thënë për gazetën “Lajm” zëdhënësi Ivo Kotevski. /ARBEN ZEQIRI/ http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1567.html | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Thu Oct 08, 2009 8:20 pm | |
| SHQIPTARËT GJAKPËRZIER DHE SHQIPTARËT GJAKPASTËR | Publikuar më 08 tetor, 2009 në orën 17:04 ( Para 2 orë e 12 minutave ) |
Besnik Hysa | Opinion | |
|
| Robëria jonë mbi 2000 vjeçare nën sundues të huaj e që ende vazhdon, ishte e pamundur që të mos linte pasoja për të ardhmen e popullit tonë të shumëvuajtur. Pasojat e atyre sundimeve kanë shkaktuar edhe përzierjen e gjakut shqiptar, duke e infektuar atë me lloj -lloj helme, që te disa shqiptarë ka mbjell edhe virusin e luhatjes së identitetit kombëtar. Si rrjedhojë duke mos lënë vend spekulimeve teorike, realiteti shqiptar e veçmas ai politiko-juridik i shqiptarëve të cilët jetojnë në 6 shtete të copëzuar, i bënë shumë qartë të dallueshëm dy kategori të shqiptarëve sot, ata gjakpërzier dhe gjakpastër. Ja dallimi më i thjeshtë në mes shqiptarëve gjakpërzier dhe gjakpastër që bazohet në të folurit dhe veprat e tyre:
Gjakpërzier i ke në pushtet dhe media; gjakpastër nuk i ke në pushtet dhe media. Gjakpërzier angazhohen për mos ndryshimin e statusit juridiko- politik të shqiptarëve;gjakpastër angazhohen për ribashkim kombëtar. Gjakpërzier përkrahin pakon e Ahtisarit; gjakpastër e kundërshtojnë atë. Gjakpërzier punojnë për jetësimin e identitetit kosovar e luginas;gjakpastër mbrojnë identitetin shqiptar. Gjakpërzier thotë jam kosovar e luginas;gjakpastër thotë jam krenar që jam shqiptar. Gjakpërzier kanë ideologji mëhallore e krahinore;gjakpastër kanë ideologji shtet-formuese. Gjakpërzier gjithnjë thirren në miqtë ndërkombëtar,gjakpastër thirren në vullnetin e popullit. Gjakpërzier thotë se flamuri im është i shtetit ku jetojë;gjakpastër thotë se flamuri im kudo që jetojë është ai Skënderbeut. Gjakpërzier ka rreth veti flamujt e dynjasë; gjakpastër vetëm atë kombëtar. Gjakpërzier e ka himnin pa tekst;gjakpastër himnin e ka rreth Flamurit përbashkuar. Gjakpërzier për pak lakmi edhe nderin e gruas së vet e shet e të mos flasim për atdheun; gjakpastër nuk ka lakmi që e bën ta shesin atdheun. Gjakpërzier thotë interesi personal mbi të gjitha,gjakpastër thotë interesi i atdheut mbi të gjitha . Gjakpërzier dijen e vë në shërbim të fqinjëve, botës e miqve;gjakpastër dijen e vë në shërbim të atdheut. Gjakpërzier thotë se çështja shqiptare ka përfunduar; gjakpastër thotë së është e papërfunduar. Gjakpërzier thotë se të merresh me çështjen kombëtare është humbje e kohës dhe ide e prapambetur;gjakpastër thotë se të merresh me çështjen kombëtare është nder dhe ide përparimtare. Gjakpërzier hap dosje në polici ndaj veprimtarëve;gjakpastër nderon dhe zgjeron rrethin e veprimtarëve. Gjakpërzier punon në uljen e vetëdijes kombëtare;gjakpastër punon në ngritjen e vetëdijes kombëtare. Gjakpërzier thotë çdo përpjekje është e kotë;gjakpastër thotë të gjejmë rrugë tjera. Gjakpërzier i ke në ballë kudo;gjakpastër i ke të lënë anash, të fyer, poshtëruar e të etiketuar. Gjakpërzier kanë ideologjitë komuniste, demokratike, kozmopolite;gjakpastër kanë vetëm një ideologji, atë kombëtare. Gjakpërzier thotë të integromi me Evropën;gjakpastër thotë të integrohemi në mes veti e pastaj me Evropën. Gjakpërzier thotë ta pyesim Moskën ,Athinën, Beogradin,Brukselin e Uashingtonin ;gjakpastër thotë ta pyesim Piemontin tonë Tiranën. Gjakpërzier thotë jemi ndryshe;gjakpastër thotë Jemi Një. Gjakpërzier thotë në koordinim me miqtë tanë;gjakpastër thotë në bashkërenditje me popullin. Gjakpërzier thotë duamë marrëdhënie fqinjësore me fqinjët tanë;gjakpastër thotë duam Vetëvendosje dhe Dekolonizim. Gjakpërzier thotë forca është te miqtë tanë;gjakpastër thotë forca është në mesin tonë. Gjakëpërzier thonë se kurrë ma mirë nuk kemi qenë;gjakpastër thotë si t'ia bëjmë më tutje. Gjakpërzier kur punon për interesa personale bën zhurmë se po punon për ato kombëtare;gjakpastër angazhohet pa bujë në çështjen kombëtare. Gjakpërzier fare nuk ngritin zërin edhe kur tradhtia kombëtare është në pyetje;gjakpastër ngrit zërin ndaj të keqes më të vogël. Gjakpërzier nuk kanë ide të veta ato i marrin nga miqtë;gjakpastër idetë i gjejnë në mesin e popullit. Gjakpërzier vetëm shkatërron;gjakpastër vetëm ndërton. Gjakpërzier vuan për Titon, Micotakisin, Gligorovin, Gjukanoviqin e Tadiqin;gjakpastër nderon veprën e Skënderbeut, dhe Adem Jasharit. Gjakpërzier kënaqet kur e quan i moderuar, pro evropian e pro amerikan; gjakpastër kënaqet kur e quan irredentist, nacionalistë, ekstremist e terrorist. Gjakpërzier thotë çka na duhet ne ushtria kur e kemi KFORIN dhe NATON; gjakpastër thotë duam Ushtrinë tonë Shqiptare. Gjakpërzier thotë se luftërat kanë marr fund;gjakpastër thotë se statusi jonë i ngatërruar sjell luftën. Gjakpërzier thotë lufta është aventurë ; gjakpastër thotë lufta është vazhdim i politikës. Gjakpërzier krenohet me kuvendin e Jajces, e Ilindenit;gjakpastër krenohet me kuvendin e Lezhës dhe Vlorës. Gjakpërzier si zyrtarë janë të shumtë;gjakpastër si veprimtarë janë të paktë. Gjakpërzier flet shqip por mendon si fqinjët dhe miqtë; gjakpastër flet, mendon dhe vepron shqip.
Në mes këtyre dy kategorive kemi popullin. Populli jonë shqiptar duhen të përcaktohen se cilit grup duhet t'i takoj. Nëse i përkrah gjakpërzierit do të punoj më shumë për interesat, greke, serbe, maqedone, malazeze, turke, arabe, evropiane, ruse e amerikane, sesa ato shqiptare. Por, nuk kemi asnjë dyshim se ti lexues i nderuar do t'i bashkëngjitësh shqiptarëve gjakpastër. Edhe pse janë të paktë vlera e tyre është si ari dhe nuk peshohen me arë. Ata janë në mesin tonë, janë të prekshëm edhe pse bëhemi se nuk po i shohim nga lakmia, fodulluku, kryeneçësia, lokalizmi, mosinformimi i drejtë. Kujdes e mos i fyeni se koha e tyre po vjen. Por, kujdes gjakpastër nga ndonjë gjakpërzier,se mos po futet në mesin tuaj. Në luftën në mes gjakpërzierëve dhe gjakpastërve do të ngadhënjejnë këta të dytët, dhe menjëherë pas vetit do të kenë popullin. Këta dhe vetëm këta do të përmbushin synimin tonë që quhet Ribashkim Kombëtar.
SQARIM: Disa gazetaruca shqipfolës nga Kosova Lindore, njëri tashmë plotësisht i demaskuar, për qëllime të tyre të fëlliqta e që janë edhe kundër kombëtare, kanë vazhduar të publikojnë shkrime me emrin tim. I njoftojë lexuesit se unë nuk jam autorë i asnjë shkrimi në revistën serbe ''Perspektiva'' që botohet në gjuhen shqipe. Gjithashtu, nuk jam fare i regjistruar në Facebook. Për shkak të rrethanave specifike në Kosovën Lindore unë nuk mund të merrem me këta zuzar, por në kohën e duhur,do të njoftojë lexuesit se kush janë, përse dhe çfarë dëshirojnë të arrijnë e përfitojnë nga një lojë e tillë.
|
| |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Oct 09, 2009 3:16 am | |
| Qëllohet makina e njësitit policor Alfat në Çair
Një patrullë e njësisë policore “Alfa” me një makinë private është qëlluar me armë zjarri sonte në lagjen Çair të Shkupit. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme, e cila bëri të ditur se një plumb pistolete ka goditur pjesën e prapme të makinës së policisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski ka theksuar se po hetohet rasti dhe se në këtë incident nuk ka asnjë polic të lënduar. (INA) | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Fri Oct 09, 2009 11:29 pm | |
| Kurr Mos ju degjoft emri seri sa te na etiketojn neve | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sat Oct 10, 2009 12:39 am | |
| alfes duhet plumb gulinovi e jo pishtolete po nejse.mir asht per fillim. | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Oct 11, 2009 5:00 am | |
| Policia na trishtoi
Nazmije Kamberi-MURATI Kumanovë, 9 tetor - Britmë, ulërimë, trishtim, maltretim dhe tollovi nëpër shtëpitë e pesë vëllezërve Sallahi nga Opaja e Kumanovës ka shkaktuar policia maqedonase gjatë bastisjes, nën dyshimin se kanë qëlluar mbi policët kufitarë në fshatin Bellanoc. Ndërkaq, policia njoftoi se dyshohet se pesë vëllezërit Sallahu kanë qenë të involvuar në incidentin e ndodhur në orët e vona të enjten e kaluar në fshatin Bellanocë. Megjithatë një ditë pas incidentit, policia me autorizim të gjykatës, ka kontrolluar pesë shtëpitë e personave të dyshuar. Edhe kundrejt dyshimeve, në policia kanë informuar se padi penale për armëmbajtje pa leje do të ngrihet vetëm kundër personit Sali Sallahu. Ndërkaq, vëllezërit ndjehen të pafajshëm dhe akuzojnë pushtetin për aksionin policorë në mëngjesin e hershëm të 4 tetorit. Jemi të pa fajshëm"Fëmijët tanë në mënyrë egërsisht janë maltretuar dhe janë traumatizuar nga ajo pamje, të cilët pasi kishin rënë në gjumë, janë zgjuar dhe janë mbikëqyrur nga policët me maska. Gjatë tërë kohës i kanë drejtuar automatikët drejt fëmijëve dhe grave tona. Kjo është jashtë çdo të drejte njerëzore pasi që ne nuk kemi bërë asgjë dhe jemi të pafajshëm. Në shtëpinë tonë nuk është gjetur asgjë. Unë kam qenë duke fjetur dhe aty rreth orës 1 e 30 pas mesnate kam dëgjuar britmat e policëve me qentë, të cilët hynë edhe brenda nëpër dhoma. Nuk e di çfarë të them..., kjo nuk durohet assesi", thotë Bajram Sallahi, njëri nga vëllezërit në shtëpinë e të cilit nuk është gjetur asgjë. Ai thotë se atë natë ka qenë gjatë tërë kohës në shtëpi, dhe ai bashkë më vëllezërit janë lidhur dhe janë shtrirë për toke, përderisa gratë dhe fëmijët kanë qenë nën tytën e pushkëve automatike të policëve. Pas bastisjes, pesë vëllezërit Sallahi janë dërguar në stacionin policorë dhe janë lëshuar pas tre ditëve. Bajram Sallahi ka kritikon pushtetin lokal dhe atë qendror, pasi si[ thotë, askush nga subjektet nuk u ka dalë në mbrojtje. "Nuk e di a ka ndonjë shqiptarë që ka një funksion, e që ne e kemi votuar dhe të vijë të na vizitojë. Të dëgjojë trishtimin që ne kemi përballuar së bashku me fëmijët tanë. Mbi 400 policë me maska, mund të them se kanë qenë në shtëpitë e tona. Ne nuk jemi kriminelë të trajtohemi në atë mënyrë, shteti duhet të jetë i njejtë për të gjithë. I kam thënë se edhe po të gërryejnë ndër tokë, nuk do të mund të gjejnë asgjë, pasi që s'kam çka të fsheh. Definitivisht nuk kemi asgjë, as kryetar komune, as liderë partiak për të na mbrojtur, nuk kemi as ku të ankohemi", rrëfen Bajrami, i cili gjatë bisedës disa herë shfrynte nga kjo gjendje që nuk ka zgjidhje. Ai mendon se ndoshta shpërngulja e familjes do të ishte alternativa më e mirë për të mos u keqtrajtuar. Fëmijët në trajtim mjekësorPërveç grave, të cilat duke fjetur nëpër dhomat e tyre janë kontrolluar duke mos u respektuar intimiteti i tyre, viktimë të bastisjes kanë qenë edhe fëmijët e pesë vëllezërve Sallahu nga Opaja. Iljasau 12 vjeçarë, djali i Bajramit, tregon që është kapur nga një polic dhe është shtrirë. "Më shtrëngoi fort dhe kisha dhimbje në krah. Polici mbante automatikun drejt mua dhe më tha duke bërtitur 'lezhi'(shtrihu) disa herë. Jam trishtuar, sepse kur kanë ardhur policët, unë kam qenë duke fjetur dhe pash shumë policë me maska dhe pushkë në krah", thotë ai. Edhe Nazlija, motra e tij, e cila është më e madhe se ai, rrëfen për keqtrajtimin që policët i kanë bërë. "Kisha frikë mos ti ndodh babit diçka, pasi e pashë me duar lidhur dhe të shtrirë në tokë, fillova të qaj, nënën nuk e kisha afër, nuk mundem as të qetësohem dhe nuk duroj të rri në shtëpi më vetë nëse nuk i kam prindërit këtu", sqaron Nazlija. Prindërit thonë se i kanë dërguar në mjek fëmijët për kontrollim mjekësor, pasi që sipas tyre, nga ajo ditë ndjehen të frikësuar dhe të traumatizuar. Të pa sigurt në vendin e tyreDuke pasur parasysh që familja e Bajram Sallahit edhe në vitin 2005 janë maltretuar nga policia për shkak të një konflikti që kanë pasur, ata thonë se ndoshta do të detyrohen që të lëshojnë vendin dhe të shpërngulen nga këtu. "Unë nuk kam lidhje me rastin e Bellanocës, ne jemi me origjinë nga ai fshat, megjithatë un nuk kam as pronë, as tokë atje, ne mbi 70 vjet jemi tërhequr nga ai fshat i origjinës. Nuk ka ligj që na mbron, le të vijë le të sheh Ali Ahmeti si na maltretojnë, na bastisin e ne i kemi votuar ata, ne kemi qenë shkaktarë që ai të jetë në pushtet sot, turp për të gjithë liderët partiak. As kryetari i komunës, Sadullah Durakau, nuk është interesuar, bile as që interesuar dikush të qaj dertin dhe hallin tonë. Përfundimisht ndoshta më e udhës është të shpërngulemi nga këtu" rrëfen i revoltuar Bajrami. Gruaja e tij, Mevlude Sallahi, nënë e tre fëmijëve, shpreson që kjo të jetë bastisja e fundit dhe apelon që fëmijët e tyre të lihen të qetë dhe të mos keqpërdoren. Mevludja sqaron që qentë policorë kanë nuhatur gjithçka nëpër shtëpi. Katër telefonat celularë të familjes Sallahi janë marrë nga policia dhe nuk janë kthyer ende. Pesë shtëpitë e vëllezërve Sallahi janë bastisur kinse kanë qenë të të involvuar në rastin e fundit në fshatin Bellanoc, në të cilën drejt automjetit policorë është shtyrë me pushkë automatike. Në këtë incident tre pjesëtarë policor kanë kaluar pa ndonjë lëndim dhe u shkaktua dëm material. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Oct 11, 2009 9:44 am | |
| Nuk eshte e vertete qe policia maqedonase i bene keto malltretime femive shqiptar ne anen e kumanoves e me gjere,sepse ushtaret e uçk e kan çlirue shqiptarin e kesaj ane te ilirides . Ushtaret e uçk shqiptar ken dhe krenohen duke u lavdrue qe kan luftue kundra makedonasve,ku e kan dhembin ?Per çfare arsyash luftuan ?Athua qen argat te kujt ?Eh te mjeret shqiptar qe perjetojn trmerre çnjerezore dhe pallin se e çliruan popullin dhe nenshkruan marveshje me sllavin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Sun Oct 11, 2009 11:31 am | |
| me ndihmen e Ali Ahmetit dhe menduh Thaqit po.. | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Wed Oct 14, 2009 5:43 pm | |
| Libri i gjeografisë, si enciklopedia14/10/2009 Shqiptarët kanë emigruar në Maqedoni para 230 viteve dhe se shqiptarët janë krijuar me shqiptarizimin e maqedonasve. Kështu shkruan në librin e gjeografisë së vitit të dytë gjimnaz në faqen 104. Kontroverse nuk është vetëm enciklopedia maqedonase, por edhe tekstet shkollore me të cilat shërbehen nxënësit e shkollave të mesme. Profesorët shqiptar të gjeografisë ankohen për të pavërtetat shkencore që shkruhen në tekstet e gjeografisë. Azbi Ademi, profesori i gjeografisë në gjimnazin e Tetovës, tha se ky tekst është bojkotuar më 2004 në mbledhjen e profesorëve shqiptarë të lëndës së gjeografisë. "Kur e pamë këtë libër vendosëm që mos të përkthehet në gjuhën shqipe pa u bërë njëherë korrigjimi rrënjësor i njësive mësimore sidomos te pjesa me kufijtë shtetërorë, toponimet që janë përdorur në gjuhën sllave si dhe strukturën etnike të popullsisë në Maqedoni, po ky tekst prapë se prapë u botua dhe tani përveç gabimeve të njësive mësimore tani ai ka edhe gabime gjuhësore", tha Ademi. Edhe profesorët e gjimnazit "Zef Lush Marku" në Shkup, thonë se ky libër është stërmbushur me të pavërteta. "Ky libër është ashtu siç thonë shkrimtarët e tij të cilët janë maqedonas dhe nuk ka asnjë shqiptar në mesin e tyre dhe e kanë shkruar ashtu siç ju ka marr mendja atyre. Është skandaloze pjesa në të cilën thuhet se shqiptarët kanë emigruar në Maqedoni para 230 viteve dhe se shqiptarët janë krijuar me shqiptarizimin e maqedonasve, kjo është diçka joshkencore dhe fyese për popullin shqiptar por pasi që nuk kemi material tjetër duhet ligjëruar nga ky libër", thonë ata. Autorë të këtij teksti shkollor janë Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla V. Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski. Është botuar nga shtëpia botuese "Prosvetno dello". Profesorët e Zef Lushit dhe ata të gjimnazit të Tetovës i bëjnë thirrje të gjithë mësimdhënësve shqiptarë të bojkotojnë librat jo shkencor të "Prosvetno dellos", pasi ato janë të mbushura me mashtrime dhe gënjeshtra. | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? Thu Oct 15, 2009 10:21 am | |
| | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet? | |
| |
| | | | A do ekzistojë Maqedonia si shtet? | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |