Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A do ekzistojë Maqedonia si shtet?

Shko poshtë 
+59
feride
bleriim
voglushja
fano
Atdhetari
shahini
kasapi
Teutaa
Man Berisha
shfletuesi
......
Andi Ballshi
stabili
Mister
Tatoo
baba
detektivi
Shqipo_
Drini_ku
Jusuf Sulejmani
Delia
BashKom
Luki
xhiti
rrimtaf
Medalim
petritkola
xhema
haxhiu
MARY
Aktiv
Mirushe
Gentleman
VINCA
Fjona
ngadhenjimi
Muja e Halili
PeriiKeputur
Xili
istogalia
njonidrenica
beti
Ago Muji
feneri
ss1
Nezir Myrta
agim barja
dibrani
Leka i Madh
tom sojer
Sofra
eri M
zeriatdheut
Ballistet
Euridika
naqeta
Beton
Ani
Orfe@
63 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyTue Sep 22, 2009 12:02 pm

Nuk eshte hera e pare qe maqedonasit shkruajn kunder shqiptareve.
Po fajtore jemi vet se perkrahim politikan servile te tipit hesat pasha.
Edhe hesat Pasha nuk beri me keq se keta.Ai bashkpunoi me te huajt qe te ruan pushtetin.kete sote kemi ne shqiperi kosove maqedoni dhe peresheve.
Nuk jane fajtore te huajt po ne vete.
Pse luftuan ,pse dhane jeten trimat shqiptare qe te ruajn maqedonin ,qe kosova te jet multietnike pa flamur pa komb.
Pse!
Pse perkrahim keta lider te shitur e servile pse!
Sote kjo neser tjeter sen.
keshtu e kan que jeten shqiptari te sundu i huaji.
Prorektorat ka pas vetem te shqiptaret nuk ka pas te serbet maqedonet greket bullgaret po te ne-
Sepse ne jemi te shitur ,pranone mos tju vjen inati.
Populli me is hitur ne bote dhe servile.
Ata qe luftuan ishin grupe te vogla patriotike te miret trimat dhane jeten ,te keqinjet karieristet ruajten bethen per pushtet pa shtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyTue Sep 22, 2009 4:35 pm

Ceka: Enciklopedia maqedonase e pabazuar historikisht
22/09/2009

Historiani dhe politikani i njohur Neritan Ceka i quan të pabazuara historikisht pretendimet e fundit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, botuar në një enciklopedi të saj ku thuhet se shqiptarët kanë ardhur në këto vise pas shekullit të 15-të.
Në një prononcim për mediat z. Ceka tha se “ një enciklopedi e botuar nga një Akademi Shkencash në çdo vend të botës është zyrtare, është qeveritare. Dhe një dokument i tillë shpreh një opinion zyrtar të paargumentuar, që thotë se shqiptarët kanë ardhur në këtë vend në shekullin e 15-të dhe janë vendosur më parë në qytete, pastaj kanë shkuar në fshatra, kur zakonisht në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur kështu, pra ndodh e kundërta”.
Në lidhje me vendbanimet e hershme të shqiptarëve në këto zona Ceka theksoi se “Shekulli i 15–të ku pretendohet është periudhë shumë e vonë, pasi në këtë kohë në Pollog që njihet si zonë shumë aktive e luftërave të Skënderbeut, që zhvillohet në luginën e Vardarit ose ku shtrihet sot Tetova dhe Gostivari, ishte Renestia, ku shtrihet Ohri sot, ishin dasaretët ku shtrihet Pogradeci dhe Lankestia ku shtrihet sot Manastiri dhe më tej Pajania, deri në kufi me Greqinë për të ardhur më pas në kufirin ku fillonte Maqedonia e mirëfilltë” .
Ai shtoi “se e gjithë kjo histori që pretendojnë se janë maqedonas autoktonë nuk është e vërtetë, sepse ato kanë qenë vendbanime ilire dhe janë populluar nga ilirë dhe jo nga maqedonas. As për maqedonas autoktonë nuk bëhet fjalë , pasi në shekujt 9-10-11 ka pasur dyndje të fiseve bullgare në këto zona , çka paraqitet nëpër dokumenta edhe gjithë tradita e tyre”.
“Ky provokim i Akademisë së Shkencave tregon nivelin e ulët dhe vazhdën shumë vjeçare të ujërave ku notonte Akademia e Shkencave Jugosllave. Një përgjigje të mirë të këtyre tezave të paargumentuara duhet patjetër ta japin akademikët shqiptarë në Maqedoni, pasi si ata kanë krijuar një klase politike që është partnere dhe faktor në qeverinë Maqedonase, por edhe klasa intelektuale atje duhet të luftojë me metoda shkencore për të përballuar presionet e herëpashershme të maqedonasve për këtë çështje”, përfundoi Ceka. (INA- Start)

*******************************************
Xhaferi: Maqedonia si foleja e qyqes
22/09/2009
Duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë probleme me identitetin, me kohezionin e brendshëm të shoqërisë, duke marrë parasysh se shqiptarët nuk kanë dëm nga e vërteta, mendoj se institucionet politike dhe shkencore duhet ta thonë vetëm të vërtetën, pa marrë parasysh se sa dhe për kë ajo është e hidhur”.
Kështu shprehet në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi.
Një nga njerëzit që ka luftuar më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Xhaferri, e quan botimin e Enciklopedisë Maqedonase, si përpjekje për të ndërtuar diçka që nuk ka ekzistuar kurrë. Ai e krahason këtë politikë me qyqen, e cila kurrë nuk ngre folenë e vet, por shfrytëzon foletë e të tjerëve.
“Ata që e dinë domethënien e togfjalëshit “foleja e qyqes”, jo vetëm gjuhësisht, por edhe figurativisht do ta kuptojnë aluzionin për natyrën e provokimeve, që tashmë në vazhdimësi vijnë nga institucionet maqedonase lidhur me historinë e popullit shqiptar. Siç dihet qyqja nuk di të thurë fole për zogjtë e saj, prandaj vezët i vendos në foletë e shpezëve të tjerë. Kështu veprojnë edhe parazitët. Do të doja të shkruaja një tekst pozitiv për këtë popull dhe shtet të brishtë, por intensiteti i provokimeve që vijnë varg e vister, pa dilema dhe skrupula morale, sërish më kthejnë në dimensionin e konfliktualitetit”, thekson Xhaferi. (INA)

************************************************************
Brukseli do ta shqyrtoj Enciklopedinë maqedonase
22/09/2009


Bashkimi Evropian kërkon informacione shtesë për përmbajtjen e enciklopedisë maqedonase dhe nuk përjashtohet mundësia të reagojnë ditëve të ardhshme, para publikimit të raportit të KE-së, bëjnë të ditur burime diplomatike nga Brukseli.
Partitë shqiptare në Maqedoni presin reagime të tilla nga Brukseli zyrtarë , duke vlerësuar se enciklopedia maqedonase është goditje e rëndë mbi karakterin multietnik të shtetit.
Siç bëhet e ditur, tash për tash BE është duke e analizuar përmbajtjen e enciklopedisë kontroverse e cila ka nxitur reaksione të fuqishme tek opinioni shqiptarë.

********************************************************
Krasniqi: Maqedonasit kanë probleme me identitetin e vet
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj botimit të Enciklopedisë maqedonase nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të këtij shteti për, siç thuhet, uzurpimin e tokave të maqedonasve nga ana e shqiptarëve. Maqedonasit kanë probleme me identitetin e vet dhe nuk kanë të drejtë t’i sulmojnë të tjerët, dhe për këtë, Krasniqi ka përdorur fabulën e bretkosës që donte të mbathte patkonj të kalit.
“Është një tregim i shkurtë që thotë se bretkosa kishte kërkuar nga nallbani të mbathë patkonj të kalit, por këmba e saj ishte shumë e vogël. Në aspektin shkencor mund të them që maqedonët ende nuk kanë arritur ta krijojnë identitetin e vet kombëtar. Ata nuk e dinë a janë maqedonë të krijuar me dekret të Titos, nuk e dinë a janë maqedonë që thirren në paraardhësin e tyre mbretin Samoil, ndërsa në anën tjetër shpesh pretendojnë të jenë edhe pasardhës të Aleksandrit të Madh që ishte me origjinë ilire”, deklaroi Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi, që vet është doktor i shkencave të historisë, thotë se historia e popullit shqiptar më nuk mund të përvetësohet nga askush pasi që është ndër historitë më të konsoliduara të Ballkanit, pavarësisht se të gjithë shqiptarët nuk jetojnë brenda kufijve të një shteti.
“Pra një komb që nuk e të qartë identitetin e vet kombëtar, kërkon ta mohojë identitetin e gjithë të tjerëve. Konsiderojmë që identiteti i shqiptarëve tani është i përmbyllur dhe i konsoliduar më së miri në tërë Ballkanin. Historia e popullit shqiptar më nuk mund të përvetësohet. Ajo është e popullit shqiptar, e lavdishme dhe mjaft e konsoliduar ndonëse mendoj se populli shqiptar në tërësinë e tij, nëse e ka konsoliduar gjuhën dhe kombin, nuk e kanë konsoliduar shtetin në hapësirën mbarëshqiptare, por mendoj se historia është e konsoliduar mirë”, shtoi Krasniqi.
Përmbajtja e “Enciklopedisë së Maqedonisë” është vlerësuar fyese për shqiptarët në këtë shtet nga ana e të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile në Shkup dhe më gjerë të cilët përmes aktiviteteve të tyre janë duke kërkuar që ky botim të tërhiqet nga qarkullimi.
Përparim Isufi,
Alsat - Prishtinë
***************************************************
Mehmeti: Fajin për këtë trillim duhet ta marrin edhe ministrat shqiptarë
Pas disa ditë replikash dhe deklaratash kundër botimit të Enciklopedisë së Akademisë maqedonase që i përcakton shqiptarët një popull ardhacakësh, Kim Mehmeti, një njohës i mirë i opinionit publik atje deklaron se fajin për këtë trillim të pashoq duhet ta marrin edhe ministrat shqiptarë në qeverinë e Gruevskit.
“Ajo që mua më shqetëson është normalisht idiotizmat që janë shkruar në atë enciklopedi, por ka diçka edhe më të dhimbshme se kaq që mua më dhemb si shqiptar i Maqedonisë. Ne kemi 5 ministra në qeveri. Ky është një projekt qeveritar, e ka financuar Ministria për Kulturë. Unë në një tekst timin e kam shkruar se Gruevski mund të bëjë përgatitje për të sulmuar shqiptarët dhe ministrat shqiptarë ta marrin vesh, ta dinë se kur do ua bombardojë shtëpitë. Ky është realiteti i shqiptarëve të Maqedonisë”, shprehet Mehmeti.
Sipas tij shqiptarët ndonëse janë në qeveri interesat e tyre nuk mbrohen nga askush dhe ata nuk marrin pjese në vendimmarrje. “Nuk mund të ketë fat një popull i cili para 3 muajsh botoi Historinë e popullit maqedonas ku thuhet se janë me origjinë antike greke dhe tani kemi një enciklopedi ku shkruhet se janë me origjinë sllave. Ju e keni një Ministri të Kulturës e cila ndërton kisha, financon përmendore, nga ana tjetër në atë ministri nuk keni asnjë shqiptar që merr pjesë në vendimmarrje, që të dijë çfarë financohet. Në fund del se për kulturën shqiptare atje financohet më pak se për kopshtin zoologjik në Shkup”, thotë Mehmeti.
Kështu ka ndodhur sipas tij edhe me Enciklopedinë e cila për fat të keq është financuar edhe nga taksat e shqiptarëve.
********************************************************
OVL-UÇK: Enciklopedia nxitë tensione ndëretnike
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Besim Hoda tha se përmbajtja e Enciklopedisë maqedonase nxitë tensione ndëretnike në vend. Sipas tij fajtor për këtë është edhe kryeministri Greuvski i cili asnjëherë nuk reagoi ndaj fyerjeve që i u bën shqiptarëve. Hoda kërkon nga përfaqësuesit shqiptarë në Parlament dhe Qeveri që ti ndërpresin kontaktet me koleget e tyre maqedonas derisa nuk kërkohet publikisht falje për fyerjet e bëra.
“Ky është një problem që do nxis urrejtjen ndërnacionale dhe në vend që Kryeministri të vihet në shërbim të uljes së tensioneve, Ai në mënyrë injoruese del dy herë dhe deklaron se nuk ka çka të komentoj për këtë. Ky është një turp që ju bëhet si përfaqësuesve që janë në bashkëqeverisje me Gruevskin ashtu edhe të gjithë deputetëve shqiptarë dhe gjithë atyre që pretendojnë të mbrojnë interesat e shqiptarëve.
Bëjmë apel nga këtu që urgjentisht të ndërpriten kontaktet e deputetëve dhe të ministrave shqiptarë deri në momentin kur do kërkohet falje publike nga Qeveria dhe nga akademia e shkencave e Maqedonisë”, deklaroi Besim Hoda, kryetar i OVL-UÇK-së.
*********************************************************
“Zgjohu” dhe subjektet shqiptare reaguan para Akademisë maqedonase
Bllazhe Llazhe, Manu çao, Bota e di, të mos gënjehemi, Bllazhe H1N1, Jemi këtu Den Baba Den. Me këto parulla Lëvizja Qytetare “ZGJOHU” e përkrahuar nga subjektet politike shqiptare, para ndërtesës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve maqedonase ka kërkuar tërheqjen e Enciklopedisë skandaloze me të cilën janë fyer të gjithë shqiptarët, pavarësishtë ku jetojnë. “Zgjohu” ka paralajmëruar se nëse nuk tërhiqet enciklopedia do të ngris edhe padi penale ndaj ASHAM për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe shifje.
“Kërkojmë që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë ta tërheq enciklopedinë skandaloze dhe të angazhojë ekspert shqiptarë në përpilimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, të kërkojë falje publike ndaj popullit , atij amerikan dhe britanik dhe menjëherë të distancohet nga qëndrimet e Bllazhe Llazhe Ristevskit duke i dënuar ato.”, deklaroi Adrijan Limani, përfaqësues i Zgjohu-t.
Nisma e ZGJOHU-t u mbështet nga pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare. Xhevat Ademi e ka cilësuar enciklopedinë si skandaloze e cila rrezikon të marë përmasa të konfliktit rajonal.
“Të fyhen ndjenjat e bashkësisë së dytë më të madhe etnike në shtet është veprim o prej budallai o veprim i qëllimshëm. Ajo që duhet të ndodh, këshilli redaktuesë, këshilli botues i kësaj gënjeshtre të mbështjell me kopertinat e enciklopedisë, të ju kërkoj falje shqiptarëve dhe urgjentisht të tërhiqet ky botim skandaloz i cili rrezikon të merr përmasa të konfliktit rajonal, meqë as Akademia e Shqipërisë e as ajo e Prishtinës nuk do të rrinë indiferent ndaj këtij atentati të origjinës dhe autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore këtu në Ballkan”, deklaroi Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.
“Me vetë faktin që në këtë enciklopedi ka fyerje dhe ofendime të një kryetari të një partie politike siç është Ali Ahmeti, atëherë ne do të tejkalojmë inatet ditore dhe unë do të kisha thënë që Ali Ahmeti edhe pse jemi oponent partiak, por megjithatë është vëllai im, me vëllain mund të kesh kundërshtime, mund të kesh bindje të ndryshme politike por megjithatë nuk lejon dhe nuk toleron që një grup joformal që i ka rrënjët thellë në strategjitë e vjetra të ofendojë në atë mënyrë një pjesë të lavdishme të historisë shqiptare”, deklaroi Sulejman Rushiti, deputet i DR-së.
“Këtu kontestohet autoktonia e shqiptarëve, këtu kontestohet gjithçka që është histori e shqiptarëve dhe kjo që e ka bë Akademia e Shkencave jamë thellë i bindur se bazën e ka tek Memorandumi i Vaso Çubrilloviqit sepse shumica e antarëve të ASHAM-së janë të moshuar dhe mund të jenë nxënës apo studentë të Çubrilloviqit dhe pse mos të them kjo e rrezikon paqen dhe stabilitetin në Maqedoni, e rrezikon bashkëjetesën po e rrezikon edhe të qenurit të Maqedonisë si shtet”, u shpreh Hisni Shaqiri, kryetar i BDK-së.
Përveç padisë penale për shpifje dhe nxitjes së urrejtes ndëretnike, nëse nuk tërhiqet enciklopedia, nga Lëvizja Qytetare ZGJOHU paralajmërojnë se do të shqyrtojnë mundësinë edhe për themelim të Akademisë së Shqiptarëve të Maqedonisë, shkrimin e një enciklopedie të mirëfilltë nga akademia e shqiptarëve dhe organizimin e protestave masive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyTue Sep 22, 2009 8:10 pm

po more bile e fort.
Sa te ket kesi shqiptaroviqa do te egzistoje dhe e forte..
Shqiptaret ja pastrojne rruget..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
baba
Fillestar/e
Fillestar/e
baba


Male
Numri i postimeve : 13
Registration date : 04/09/2007

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyWed Sep 23, 2009 2:21 pm

PROTESTË

STOP ENCIKLOPEDIS

BULEVARDI ILIRIA
TETOVË

29.09.2009
09:29


...........................................
//////////////////////////////////////////

Përshkak diskriminimit të popullit Shqiptar dhe çthurjes të historisë Shqiptare me datë 29.09.2009 dita e martë duke filluar nga ora 09:29 do të bllokohet në formë proteste bulevardi Iliria Tetovë me moton "STOP ENIKLOPEDIS" e cila fynte shqiptarët me renat e një populli pa egzistencë, ftojmë të gjith bashkatdhetarët tanë popullin shqiptar në këtë protestë që ti themi dikujt se ne nuk mund të mashtrohemi me rrena dhe nuk na frigon askush, se ne jemi ktu, kemi qenë dhe do të jemi, ti themi stop atyre që ende dhe sot e kësaj dite na çuain terorist, tju themi mjaft më na vodhët figurat kombëta të historis tonë, nën Tereza ishte shqiptare dhe gjithmondo të jet shqiptare, ne nuk jemi ardhacak, ne nuk kemi histori të reme, ne nuk montoim fakte historike, e dim se kalaja e Shkupit ishte qender e Dardanis Ilire, e dim se kalaja e Nicës në Tetovë është Ilirie, ne e dim se gjuhë tjetër të ngjashme nuk ka me gjuhën Shqipe, vet kuptimi i fjalës Maqedoni është shqip MA - QE - DO - NI ( mba qe do ndi / mba qe do të ndigjoi) të gjitha faktet historike dëshmoin në favor tonin atëher pse diskriminohemi ende. ti themi stop diskriminimit shqiptar më 29.09.2009 ora 09:29 bulevardi Iliria Tetovë ....

PROTESTË

STOP ENCIKLOPEDIS

BULEVARDI ILIRIA
TETOVË

29.09.2009
09:29


/////////////////////////////////////////////////


029/ 029/ 029/ 029/ 029/ 029/ 029/ 029/ 029/ 029/ 029/

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

SPECIAL organiation
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyWed Sep 23, 2009 5:47 pm

Nese vazhdojne ne kete menyre akademia e maqedonisedhe udheheqesit e saj ti promovojne ato vlera te intolerances racore dhe autoktonise shqiptare ata vete do te prodhojne lidere te tjere te cilet do tu pergjigjen ketyre sfidave te kesaj kohe .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Sep 25, 2009 2:59 am

VMRO-PP dhe LPM, kontestojnë 25 përqindëshin e shqiptarëve


Regjistrimi i popullsisë në vitin 2002 është cilësuar si kontestues në pjesën e tij ku tregohet se popullata shqiptare në Maqedoni është diku 25%. Kontestimi vjen nga VMRO-PP dhe Lëvizja Popullore për Maqedoninë (LPM), të cilët madje kanë dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër ‘falsifikimit’ të regjistrimit të vitit 2002. Sipas këtyre dy partive, numri i shqiptarëve është rritur me qëllim, dhe në të janë përfshirë më shumë persona.

“Për këtë arsye në situate kur e kemi të qartë se rezultati i regjistrimit të popullsisë është falsifikuar, në situate kur kjo bashkësi etnike në mënyrë agresive po vazhdon me kërkesa të reja, të cilat zbulohen si pozicion i tyre si në një shtet federal, Maqedonia e ka patjetër që të konfirmojë dhe njëherë rezultatin dhe aq më tepër kur dihet se aso kohe kanë qenë më pak se 16% tash janë akoma më pak, dhe në të ardhmen numri i atyre do të vazhdojë të zvogëlohet. Jemi dëshmitarë se si ky argument i tyre po shkrihet, ata po bëhen gjithnjë më agresiv”, deklaroi Vlladimir Gollubovski, përfaqësues i VMRO-PP.

“Sipas nesh, edhe në këtë moment mund të themi se shqiptarët janë vetëm 17% në Maqedoni dhe jemi të habitur se si në fakt është falsifikuar ai Regjistrim i popullsisë, dhe ai ishte një strategji e shkëlqyeshme kriminele që nga e gjithë faza e Regjistrimit, mbledhjes së të dhënave në terren e deri tek numërimi i tyre. Jemi të bindur se dyshimet tona do të vërtetohen gjatë procedimit të padisë sonë penale dhe besojmë se kur do të vërtetohet se shqiptarët në vend janë nën 20%, atëherë deshëm apo jo, patjetër duhet të thyhet Marrëveshja Kornizë e cila është traumatike për vetëdijen maqedonase dhe nëpërmjet së cilës shqiptarët fituan gjithçka dëshiruan në këtë shtet, kurse ne maqedonasit humbën gjithçka”, theksoi Janko Baçev, kryetar i Lëvizjes Popullore për Maqedoninë.

Nga Lëvizja Popullore për Maqedoninë dhe VMRO-PP shpresojnë se me rishqyrtimin e “argumenteve” do të ndëshkohen fajtorët në mesin e të cilëve, siç u shprehën ata, ka persona në funksione të larta të cilët kanë ndikuar mbi rezultatet e regjistrimit. Ndërkohë nga Enti Shtetëror për Statistikë për ALSAT në linjë telefonike hodhën poshtë akuzat e këtyre dy partive. Enti Shtetëror për Statistikë mbron deri në fund shifrat, sipas të cilave në 2002, përqindja e shqiptarëve ka qenë 25,17 % dhe ajo e maqedonasve, 64.18%.

Valmir Kuçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Sep 25, 2009 12:35 pm

shqipo,
shqiptaret kane qen 40% ne maqedoni.
Po Ali Ahmeti dhe partit tjera shqiptare satelite te maqedoneve ,kane pranue qe te jen 22%.
Kurse si vjet kane pranue qe jane 16% qe t dalin ne zgjedhje.
400.000 apo 700.000 nuk kane shtetesi maqedonase.
Dhe keta lider ja lepijne kembet ketij regjimi.
Po keshtu edhe sala i shqiperise mik i beogradit edhe kosova.
Eshte duke bere nje politik servile anti shqiptare.
Si ne kohen e Hesat pashe Toptanit Ahmet Zogut .
Deri te dele naj zemer Shqiptari e tju thote jo servileve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Sep 25, 2009 8:06 pm

maqedonia nuk duhet te ekzistoje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptySat Sep 26, 2009 8:34 pm


Xhezair Shaqiri-Hoxha: Eshte koha per bashkimin e shqiptareve
26.09.2009
Xhezair Shaqiri i njohur gjatë konfliktit të vitit 2001 si komandant Hoxha në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në një intervistë ekskluzive për “Lajm” ka folur për situatën e tanishme në Maqedoni.

Pas gati rreth tre viteve që ka shpallur Tanushën zonë të lirë, ku s’guxon të shkelë policia dhe ushtria maqedonase, ai ka dërguar mesazhe të fuqishme politikanëve të Maqedonisë. Porositë “mos luani me shqiptarët”, “është koha për bashkim”, “siguria është në pikëpyetje”, duhet t’i kuptojnë politikanët maqedonas, por edhe at shqiptarë.

LAJM: Akademikët maqedonas sërish i nënçmuan shqiptarët duke nxjerrë një enciklopedi ku shqiptarët i quajnë njerëz mali. Cili është opinioni juaj?
Shaqiri: Enciklopedia e sllavo-maqedonasve po shihet se është përgatitur shumë vite më parë dhe ka pasur një qëllim të caktuar. Aty kanë marrë pjesë shumë akademikë sllavo-maqedonas të cilët me vëmendje kanë bërë një sulm racist kundër shqiptarëve. Për këtë enciklopedi u fol para tre-katër viteve nga mediat, por më e keqja është se as BDI dhe as PDSH, të cilët në poste të ndryshme kanë dërguar partizanë të partisë, nuk kanë ditur të se çfarë po ndodhë. Përgjegjësia më e madhe bie, jo ndaj kundërshtarëve maqedonas, por ndaj ministrave dhe partive politike shqiptare. PDSH dhe BDI janë munduar që të jenë servil të Gruevskit dhe nuk kanë menduar asgjë tjetër vetëm të futen në pushtet me qëllim që të ndajnë tendera dhe biznese të ndryshme. Asnjëra nga kjo parti nuk ka dalë me një projekt kombëtar.

LAJM: Cili është qëllimi kryesor i kësaj politike maqedonase?
Shaqiri: Janë dy qëllime. E para, ata dëshirojnë të ndahen dhe për këtë po përgatiten vazhdimisht dhe e dyta të tregohen komb i lashtë, por të tërbuar pa argumente dhe fakte duke vjedhur gjithçka nga të tjerët.

LAJM: Si i vlerësoni reagimet nga Shqipëria dhe Kosova?
Shaqiri: Problemi këtu është më i madh se sa duket. Shqipëria ekziston si shtet i pavarur gati 100 vjet dhe në Kushtetutën e saj e ka për detyrë t’i mbrojë edhe interesat e shqiptarëve autokton që kanë mbetur jashtë kufijve. Shqipëria nuk po bën pothuajse asgjë në lidhje me shqiptarët e Maqedonisë. Ajo e ka pranuar Maqedoninë pa asnjë kusht, e ka ndihmuar shpeshherë, por Maqedonia i vendos viza qytetarëve të saj dhe ende ka veprime raciste ndaj shqiptarëve. Politika e shqiptarëve të Maqedonisë është duke u udhëhequr nga disa politikanë që janë lojal ndaj politikës sllavo-maqedonase. Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare duhet të kenë kujdes kur i pranojnë në takime Ahmetin dhe Thaçin. Ata duhet të kushtëzohen pasi e kanë shitur çështjen kombëtare.

LAJM: Në enciklopedi thuhet se UÇK-në e kanë trajnuar ushtarë amerikan dhe britanikë. Ju si komandant i UÇK-së, sa mund të thoni se ka të vërtetë diçka këtu?
Shaqiri: Në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë kontakt me asnjë amerikan, anglez ose të huaj, për të na dhënë armatim ose me të na trajnojë. Me përgjegjësinë më të madhe them se edhe sot e kësaj dite asnjë dëshmi nuk mund të haset në këtë drejtim, pasi e keni parasysh nuk mund të bëhet një punë pa lënë gjurmë. I vetmi kontakt me forcat e NATO-s ka qenë në Haraçinë, kur erdhi Piter Fejti dhe na tha se nuk iu lejojmë më të vazhdoni luftën pasi është pranuar Marrëveshja dhe do të bisedohet. Atëherë me autobusët e amerikanëve nga Harçina kemi shkuar në Nikushtak. Sa për dëshmi, po ju tregoj dokumentacione ku rreth 480 ushtarë të UÇK-së kanë qenë të arrestuar dhe mbajtur në burgun amerikan në BondSteal. Kemi deponuar 20 mijë marka gjermane të asaj kohe, i kemi dërguar deri në gjyqin e Gjilanit si garanci që të lirohen këta njerëz edhe pse ishte dhënë amnistia për këtë ushtarë. Fatmirësia më e madhe shqiptare është ajo që reagoi ambasada angleze dhe e SHBA-së në lidhje me këtë enciklopedi se përndryshe as se kishim pas guximin Ali Ahmeti apo Manduh Thaçi t’i kundërshtojnë sllavo-maqedonasit, pasi ata janë nën urdhrat e Gruevskit.

LAJM: Çka mendoni për Marrëveshjen e Ohrit ?
Shaqiri: Sa ishte Imer Aliu në qeveri del e thotë se Marrëveshja e Ohrit është para përfundimit, ndërsa kur e largon Gruevksi në mënyrë të turpshme nga qeveria, atëherë ai i kundërshton fjalët e tij dhe thotë se ende ka punë për realizimin e saj. E njëjta ndodhë tani me BDI-në. Mos të luajnë partitë politike me këtë Marrëveshje dhe me të drejtat e shqiptarëve, pasi në të kundërtën mund të ndodhin situata të papritura.

LAJM: A nënkupton kjo se mund të prishet siguria e Maqedonisë?
Shaqiri: Gjendja e sigurisë çdo herë ka qenë në pikëpyetje në Maqedoni. Maqedonasit në kokën e tyre nuk mund t’i përballojnë suksese e të tjerëve. Ata kanë problem me Greqinë, me Bullgarinë, me Serbinë. Maqedonasit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë më të egër se sa serbët, me neve shqiptarëve. Kjo nuk guxon të lejohet. Ne jetojmë në trojet tona autoktone. Maqedonia me gjithë problem që i ka vazhdon të luaj me shqiptarët. Shpejt i harrojmë sulmet dhe dëmet që na i kanë bërë sllavo-maqedonasit. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet ta përkrahim Maqedoninë në problemet që i ka ajo me emrin apo diçka tjetër. Po ju them edhe këtë se kemi informatë se shumë shpejt pritet të sulmohet një fshat në Tetovë ose sërish të sulmohet Tanusha nga policia maqedonase.

LAJM: Si do veproni ju nëse vazhdon kjo politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë?
Shaqiri: Unë jam vetëm një figurë e vogël e çështjes kombëtare. Janë qeveria e Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe partitë politike shqiptare që janë në pushtet në Maqedoni, dhe të opozitës, të cilët kanë mashtruar popullatën. Ata e kanë tani përgjegjësinë. Por unë do të kisha thënë se është momenti që shqiptarët, politikanët, intelektualët, ta identifikojnë problemin dhe mjaft më t’i ndihmojnë maqedonasit në problemet e tyre. Ne nuk duhet të frikohemi se ata flasim ose jo gjuhën shqipe pa lejen e maqedonasve, a ta përdorim ose jo flamurin tonë kombëtar etj. Është koha që shqiptarët të bëjnë një bashkim. Shqiptarët të formojnë një union, një trup komandues që çdoherë të jemi një forcë dhe mos të jemi vegël e maqedonasve. Përndryshe, nëse bëhet kjo dhe maqedonasit vazhdojnë të na përbuzin, atëherë ne nuk duhet të mendojmë, por duhet të veprojmë, të bëjmë një autonomi të gjerë për shqiptarët e Maqedonisë në çdo aspekt. Ne duhet të kujdesemi për gajlet tona dhe jo për ato të maqedonasve.

Intervistoi: BEKRI AJDINI, Lajm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tatoo
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tatoo


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 41
Vendi : ne Parajse
Registration date : 23/01/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptySun Sep 27, 2009 1:16 am

Shqipëria nuk po bën pothuajse asgjë në lidhje me shqiptarët e Maqedonisë. Ajo e ka pranuar Maqedoninë pa asnjë kusht, e ka ndihmuar shpeshherë, por Maqedonia i vendos viza qytetarëve të saj dhe ende ka veprime raciste ndaj shqiptarëve.











Medalim
Mi shpjego keto reshta pergjigju pake se kushe e pranoje Maqedonin dhe kushe ishte ne pushtet ateher dhe cfare po beri Sala per enciklopedine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptySun Sep 27, 2009 5:03 pm

qyshjo more sa te ket shqiptaroviqa bile e fort..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyMon Sep 28, 2009 3:18 am

Gruevski e ka kuptuar që enciklopedia ka fyer shqiptarët, por nuk distancohet
Ajo që ndodhi me botimin e Enciklopedisë dukshëm i ofendoi shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, deklaroi sot kryeministri, Nikolla Gruevski gjatë vizitës së tij në Krushevë, duke u prëgjigjur në pyetjen gazetareske se si e komenton deklaratën e Ali Ahmetit se kjo vepër e SHAM-it e ka shkelur armëpushimin ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve të vitit 2001.
"Në situatë, thënë në mënyrë të përgjigjshme, kur dikush është i ofenduar, është mirë që të dy palët, pavarësisht nga argumentet e njërës apo palës tjetër, dhe pavarësisht se kush ka të drejtë apo jo apo kush në çfarë mënyre i ndjen gjërat, të bisedojnë dhe përmes bisedës, dialogut, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë të vijnë deri te zgjidhja e caktuar e problemit", tha Gruevski.
I pyetur nëse do të takohet me Ahmetin, kryeministri Gruevski u përgjigj se me liderin e BDI-së kanë takime kohë pas kohe dhe se kjo nuk është ndonjë problem i veçantë.
*****************************************
Enciklopedia famëkeqe “lëkund” koalicionin

Nga Express më 27.09.2009 në ora 18:09
Nga burime të larta qeveritare mësojmë se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe
Enciklopedia maqedonase e botuar javën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon të shkaktojë tensione dhe përkeqësime në raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Nga burime të larta qeveritare mësojmë se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe. Nuk kemi arritur të mësojmë se çfarë akuzash ka pasur në adresë të Gruevskit, apo nga ky i fundit në drejtim të ministrave të BDI-së, mirëpo mësojmë se Gruevski pas pak kohe ka braktisur seancën duke e lënë atë që ta udhëheqë Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.
BDI-ja konteston 50 dispozita në këtë enciklopedi duke kërkuar njëherësh që akademiku Bllazhe Risteski të japë dorëheqje nga funksioni redaktor kryesor në Enciklopedinë maqedonase, pasi që ai paralajmëroi se në botimin e korrigjuar nuk do të bëhen korrigjime të mëdha në dispozitat të cilët janë ofenduese për shqiptarët. Përveç reagimeve të ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe më tej insiston që edhe Qeveria të distancohet nga pjesët kontestuese në Enciklopedi me çka kanë filluar të përkeqësohen marrëdhëniet në koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE-në.
BDI-ja kërkon tërheqjen e tërësishme të enciklopedisë dhe formimin e një një këshilli të ri redaktues në të cilin akademikë dhe profesorë shqiptarë do të marrin pjesë në përgatitjen e dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Ndryshe, deri më tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shtetërore nuk janë distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembëron historinë e shqiptarëve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhën e urrejtjes.
Edhe përskaj reagimeve të ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil në Maqedoni, si dhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria akademikët maqedonas mbeten edhe më tej në qëndrimin se në enciklopedinë maqedonase duhet bërë vetëm disa korrigjime por assesi tërheqje të saj, gjë me të cilën nuk pajtohen shqiptarët. /INA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyTue Sep 29, 2009 4:40 pm

maqedonia ne te ardhme ka shansa qe te mos ekzistoje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyTue Sep 29, 2009 4:43 pm

po me fjala u knaqem ti ba qef vetvetes..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyTue Sep 29, 2009 11:34 pm

Duhet shikuar se sa kan interes Shetet e mdha që po sjellin Botën në gisht guhet të egzistoj apo jo se neve kot flasim.por mundsia që ishte më heret nuk dijtn polikajt Shiptar ta shfitzojn dhe ja se qna doli ,
Prap Populli po e vua se ato as që po e ndiejn se qka po bëhet nuk ekan qëllimin as te shteti as te Populli po thjesht te bisniset e veta për ty mbush gjepat me letra të pa vler,shtrohet pyetja pëse luftuam ?
Aduhet prap të luftoj po për ke prap se prap do vijn të njejtit dhe mbetet vetëm vaji i nënave tona .
Kur ka aq shum patriota përse nuk shkon një në ndertes të qevris dhe të i qoj të gjith në ajr ,(por edhe aji prap do i thuhet se ishte tradhar apo ku di qka sepse jemi të msuar për shpifje e trillime )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Gjermës mund t’i përsëritet Brodeci...?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyWed Sep 30, 2009 5:25 pm

Gjermës mund t’i përsëritet Brodeci

Një skenar tjetër i ngjashëm me atë të Brodecit përgatitet të ndodhë në malësinë e Tetovës, ndërsa përmendet se në shënjestër të policisë maqedonase është fshati Gjermë. Paralajmërimet fillimisht në mënyrë publike erdhën nga ish-deputeti Xhezair Shaqiri – Hoxha gjatë një interviste për "Lajm", ndërsa më vonë i ka zbardhur këto pohime edhe Gafur Adili, ish-zëdhënësi i AKSH-së. Në një intervistë për "Lajm", Xhezair Shaqiri tha: "Po ju them edhe këtë se kemi informatë se shumë shpejt pritet të sulmohet një fshat në Tetovë ose sërish të sulmohet Tanusha nga policia maqedonase".

Përveç tij, Gafurr Adili, aktualisht kryetar i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtarë, ish-zëdhënës i AKSH-së, kohë më parë paralajmëroi një aksion policorë në malësinë e Tetovës, duke precizuar se kjo pritet të ndodh në fshatin Gjermë. Ai këtë e përsëriti edhe një herë në një deklaratë për "Lajm" dhe sipas tij aksioni në fjalë pritet të ndodh nga dita në ditë. "Kam pasur dhe kam informacione të mjaftueshme se prej shumë kohësh në Gjermë të Malësisë së Tetovës është duke u përgatitur skenari i llojit të Kondovës dhe të Brodecit", tha Gafurr Adili. Ai për këto skenarë akuzon kryeministrin Gruevski dhe Akademinë e Shkencave të Maqedonisë. "Kryeorganizatori i të gjitha këtyre skenarëve ka qenë dhe mbetet Nikolla Gruevski dhe satelitët e tij, prapa të cilit ka qëndruar dhe qëndron e ashtuquajtura ASHAM, që nuk është asgjë tjetër përveç se një filiale e ASHA të Serbisë", tha Adili.

Nga Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë, as nuk pohojnë por edhe nuk mohojnë informacionet e këtilla, por thonë se kjo ministri do ta vazhdojë luftën kundër kriminalitetit. "MPB as nuk ka lajmëruar e as që do të paralajmërojë aksione dhe punë të këtilla në kompetencë të saj deri sa ata nuk realizohen. MPB ka vepruar dhe vepron kryesisht në përputhje me përgjegjësitë ligjore për luftë kundër kriminalitetit", tha për "Lajm" Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Sipas burimeve të "Lajm-it" arsyetimet për një intervenim të tillë policor në fshatin Gjermë janë që të tërhiqet vëmendja nga gjendja aktuale me enciklopedinë, me pretekstin e ngjashëm sikur në Brodec se sillen grupe të armatosura kriminele shqiptare. Gruevski me politikën e tij po kërkon edhe një "fije kashte" që të dëshmojë se shqiptarët janë destabilizues të rajonit.
Më 7 nëntor të vitit 2007, policia maqedonase pas një aksioni të quajtur "stuhia malore" vrau 6 persona dhe u arrestuan 13 të tjerë.

 

Pollozhani: Gruevski me Brodecin e varrosi PDSH-në

"Rastin e Brodecit, Gruevski e realizoi për ta varrosur PDSH-ne. Aksioni u krye derisa funksionarët e PDSH-së flinin, mirëpo të nesërmen u kish dal gjumi që ta lexojnë komunikatën e shkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme se atje u vranë terroristë nga policia mutietnike. Të gjitha janë çorba të gatuara nga BIA dhe mbeturinat e UDB-së të servuara me garnin të partive shqiptare në pushtet", ka thënë Shpëtim Pollozhani gjatë një komenti në gazetën "Lajm".

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1484.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyThu Oct 01, 2009 1:23 pm

?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyThu Oct 01, 2009 3:18 pm

Maqedonija do te rronje gjere sa tradhetaret shqiptar u hyne ne preher!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Oct 02, 2009 5:15 am

Enciklopedia 3 vjeçare e shqiptarëve të Maqedonisë

Lirim Dullovi

- Gruevski dëshiron ndarje me luftë - Gruevski edhe Georgievski kanë të njëjtin qëllim, realizimin e ndarjes së Maqedonisë sipas projektit të ASHAM-së në vitin 2001. Por, ata edhe dallohen. Frymëzimi i kryeministrit aktual vjen nga Beogradi dhe ka gjasa reale të jetësohet -

Duhet të jesh i marrë për të mos kuptuar prapavijën e politikës që udhëhiqet nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Pikërisht të tillë janë shumica e politikanëve shqiptarë në Maqedoni. Jo rastësisht u hartua edhe enciklopedia e famshme maqedonase, prej të cilës politikanët tanë kërkojnë të distancohet kryeministri, njeriu i cili financoi këtë projekt dhe i cili bëri promovimin e tij.

Ai më 16 shtator mes tjerash kishte thënë se “ky projekt ndoshta nuk është tregues i plotë për jetën dhe zhvillimin e Maqedonisë, mirëpo kjo vepër, në mënyrë autentike skenon pikëpamjet maqedonase për të kaluarën dhe të tashmen kulturore dhe politike kombëtare dhe pretendon të jetë informatë objektive dhe integrale për ne dhe vendin tonë”.

Pavarësisht kësaj deklarate, ku ai në mënyrë të hapur pozicionohet në mbrojtje të kësaj vepre, që sipas tij paraqet “pikëpamjen maqedonase”, drejtuesit e politikës shqiptare në Maqedoni, koncentrohen me përgjegjësinë e vetëm akademikëve shqiptarë, të Bllazhe Ristevskit, të ASHAM dhe paralajmërojnë padi ndaj autorëve si dhe kërkojnë korrigjime të “gabimeve” dhe distancim nga njeriu i cili në çdo aspekt ishte munduar që kjo vepër të dalë si e tillë dhe të nxisë pikërisht këtë reaksion të shqiptarëve në rajon.

Qeveri e Beogradit
Po të analizojmë politikën trevjeçare të Qeverisë Gruevski, do të konstatojmë se për dallim nga Ljubço Georgievski, i cili frymëzohej nga Sofja, kryeministri aktual Nikolla Gruevski është përcaktuar që Maqedoninë ta çojë në Serbi.

Pas patriotit të madh maqedonas, në realitet fshihet një figurë e Beogradit, i cili ka për detyrë që të nxisë një konflikt të ri në Ballkan, ku do të përfshihej jo vetëm Maqedonia, por edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bosnja.

Qëllimi final i këtij operacioni do të duhej të ishte ridefinimi i kufijve të këtyre shteteve të Ballkanit, ku nuk do të kishte vend për Maqedoninë si shtet, por ajo do të mund të përfshihej në Serbi, si një pjesë autonome e saj.

Provokimet

Në këtë analizë do të mundohem që këtë konstatim ta argumentoj me disa fakte. Pavarësisht problemeve që ka me tre fqinjët: Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë, kryeministri Gruevski është koncentruar që me çdo kush të shkaktojë konflikt me shqiptarët, si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri, pavarësisht qëndrimit të tyre tolerant për shtetin e përbashkët, identitetin e maqedonasve, gjuhën e tyre si dhe kulturën dhe ndjenjat e bashkëkombasve të vet, me të cilët po tentojnë ta shpijnë këtë shtet në NATO dhe BE.

Që të ndodhë kjo, nevojitet politikë që do të nxisë një rebelim të shqiptarëve ndaj shtetit. Deri tani ky rebelim ka qenë i pamundur, për shkak se si askush më parë, Gruevski kishte vënë nën kontroll të plotë partitë e shqiptarëve në Maqedoni dhe duke shfrytëzuar paaftësinë për të vërejtur qëllimet e politikës së tij, ata kanë bashkëpunuar me te deri sot, duke i krijuar kryeministrit pozicione superiore para rivalëve tjerë politik maqedonas, por edhe duke i dobësuar pozicione shqiptare në këtë shtet, që disa herë iu afruan edhe luftës vëllavrasëse.

Disa nga 100 hapat e Gruevskit
Opinionit të gjerë shqiptarë i duhej shumë kohë të kuptojë jorastësinë e shumë vendimeve antishqiptare të kryeministrit që u kurorëzuan tani me enciklopedinë maqedonase. Duke filluar me ndalimin e përdorimit të flamurit shqiptar, Ligjin për stimulimin e natalitetit vetëm të maqedonasit, Ligjin për “ndalimin” e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, vendimi i për ndërtimin e një kishe në shesh të qytetit si dhe mohimi i të drejtës për ndërtimin e xhamisë në kryeqytet, mohimi i të drejtës kushtetuese për mësim në gjuhën shqipe në Idrizovë të Shkupit, detyrimi i fëmijëve shqiptarë të mësojnë në tre ndërrime dhe në klasa me mbi 40 nxënës, detyrimi i nxënësve shqiptarë të mësojnë në gjuhën maqedonase, si pasojë e mungesës së paraleleve të mjaftueshme në gjuhën shqipe (tani për herë të parë edhe në Tetovë), diskriminimi i shqiptarëve në sferën e kulturës nëpërmjet ndarjes simbolike të mjeteve buxhetore, diskriminimi që u bëhet mediave shqiptare në ndarjen e mjeteve buxhetore për reklamimin e shpalljeve qeveritare në raport 98 për qind me 2 për qind në favor të mediave maqedonase, vendimi me të cilin fëmijët shqiptarë do të mësojnë në gjuhën maqedonase që nga klasa e parë, përdhosja e shqipes në librat shkollorë të përgatitur nga autorë maqedonas ku shprehjet, toponimet dhe ilustrimet e teksteve janë bërë në gjuhën maqedonase, shkatërrimi i arsimit shqip që nga Struga e deri në Kumanovë, lejimi dhe stimulimi i shkatërrimit të UT-së nga vetë shqiptarët, racizmi ndaj shqiptarëve në pishinën e Shkupit, objekt ky që në pronë të Qeverisë, rrahja në Nerez e grave dhe fëmijëve shqiptarë dhe “dënimi” me liri i aktorëve të këtij akti qyqar që zhvillohej para syve të policisë…

Dobësimi i votës shqiptare
Meqenëse këto akte politikanëve tanë ju dukeshin se janë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, Gruevski shkoi edhe më tutje dhe mori miratimin e partive shqiptare edhe për shumë vendime tjera që dobësonin pozitën e shqiptarëve në këtë shtet. Ata e përkrahën kryeministrin kur këtij i duhej të dobësonte rolin e votës shqiptare dhe në vend të censusit prej 50, i dhanë atij të drejtë ta reduktojë atë në 40 për qind.

Nëse më parë numri i votuesve në një zonë elektorale mund të dallohej nga zona tjetër me + - 3 për qind, që dmth 6 për qind, liderët tanë i thanë OK kërkesës së Gruevskit që dallimi mund të shkojë deri në +-5 për qind, që dmth në 10 për qind. Me këtë automatikisht ata pranuan që shqiptarët në Parlament të kenë prej 2 - 4 deputetë më pak se numri real që do të duhej të kishin nga numri i votave. Ata i dhanë Gruevskit edhe tre mandate deputetësh që të mund t’i zgjedhë me votat e diasporës së shpërndarë maqedonase.

Për të gjitha këto vendime politike të theksuara më lartë, gazetarët tanë me kohë kishin informuar opinionin, por ka munguar reagimi i shoqërisë shqiptare. Në vend të tyre, me shkrimet e gazetës KOHA janë marrë më shumë diplomatët dhe misionet e tjera ndërkombëtare në vend. Shembull për këtë është numri prej 200 mijë votave fiktive, me të cilat zakonisht manipulojnë partitë maqedonase, për të cilën heshtin partitë shqiptare. Pas argumentimit të pohimeve tona, kjo u mor në konsideratë nga Misioni vëzhgues i OSBE-së, i cili i dha për obligim kësaj qeverie që ta pastrojë listën e votuesve deri në zgjedhjet e ardhshme.

Armatosja për paqe

Paralelisht me këtë shkatërrim të shqiptarëve në Maqedoni, Gruevski bleu tre helikopterë për nevojat e forcave policore, duke i pajisur ato me armatim super modern. Përveç shqetësimit të gazetës KOHA dhe diplomatëve të huaj në vend, për këtë dukuri nuk u mërzitën aspak politikanët tanë shqiptarë, të cilët heshtën edhe blerjen e 200 transportuesve luftarak po nga kjo qeveri. Askush prej tyre një herë nuk e shtroi pyetjen, për çka do t’i përdorë kryeministri Gruevski këto armë.

Enciklopedia 3 vjeçare

Kjo është vetëm një pjesë e enciklopedisë 3 vjeçare e politikës antishqiptare të kryeministrit Gruevski, i cili çuditërisht vazhdon të ketë përkrahje, herë nga njëra, e herë nga partia tjetër shqiptare. Më pastaj liderët shqiptarë të Maqedonisë, si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë priten njëri pas tjetrit me nderimet më të larta nga politikanët dhe autoritetet shtetërore të këtyre dy vendeve, duke legjitimuar kështu në mënyrë indirekte edhe politikën antishqiptare që udhëhiqet nga Shkupi dhe që kamuflohet nga pushtetarët tanë.

Jo rastësisht mungon edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, ndaj për këtë shkak Maqedonia përbuzë presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe në fund e gjithë kjo kurorëzohet me një enciklopedi maqedonase, ku sipas Gruevskit, shprehen pikëpamjet e maqedonasve ndaj gjithë të tjerëve, në këtë rast ndaj shqiptarëve në Ballkan, si dhe amerikanëve dhe britanikëve, gjegjësisht NATO-s.

Lidhjet serbe

Prej ardhjes së Gruevskit në krye të Qeverisë, afër tij është instaluar krejt rryma proserbe që ekziston në këtë shtet. Afër tij është Llatasi, i cili dikur përkrahte djegien e Ambasadës amerikane në Shkup, pranë tij janë profesorët Shkariq, Bllazhe Ristovski dhe bija e tij, deputetja Liljana Popovska, afër tij janë antishqiptarët Vanço Shehtanski, Todor Petrov, Partia Radikale Serbe, këtu janë lidhjet e ripërtërira me Shërbimet Sekrete Serbe, këtu janë takimet e shumta të fshehta të qeveritarëve në Beograd. Me një fjalë, afër tij janë gjithë armiqtë e shqiptarëve, NATO-s dhe BE-së. Por, aty është edhe vetë Gruevski, i cili dikur ishte këshilltar në Qeverinë e Beogradit.

Për këtë shkak, nëse duan të mbijetojnë, shqiptarët në Maqedoni duhet të ndihmohen nga Prishtina dhe Tirana. Gruevski ka forcuar policinë, ka forcuar armatën, por edhe ka dobësuar si asnjëherë më parë shqiptarët në këtë shtet. Të shpresojmë se lufta të cilën po kërkon ta fillojë, do të fitojë përgjigjen e duhur si nga shqiptarët në rajon, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, ku disa prej ambasadorëve, me inferioritetin e treguar ndaj këtyre problemeve, bashkë me partitë shqiptare, ndihmuan në krijimin e një “monstrumi” i cili do t’i vejë zjarrin Ballkanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Oct 02, 2009 11:51 am

Vellazer shqiptar kudo qe jeni

Shqiptaret e maqedonise kan nevoje ja sot ja kurr me shume ndihme nga ne shqiptaret!

Sa e sa familje po malltretohen neper shtepit e tyre ?

Sa e sa antar te UçK-es po malltretohen e burgosen ?
Marveshja e Ohrit kerkund nuk zbatohet §
Sllavomaqedonasit jan ka e pergadisin nje egzod te pa pare ndaj vellazerve tan shqiptar qe jeotin ne trojet e tyre shekullore!
Nuk ka popull maqedonas ne ballkan,pos emertimi maqedoni ka preardhje shqiptare,e serboslavet e komofluan trollin ton!

Ju lutemi te zgjohemi nga gjumi e mos te na masakroin vellaznit tan ne maqedoni e ne luginen e Presheves,ne te kunderten kurr historia e njerezise nuk do na fali keto!
Mos shqiptar vetem te flasim por te veproim sa nuk eshte bere vone!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
stabili
Anëtar
Anëtar
stabili


Male
Numri i postimeve : 459
Age : 66
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Oct 02, 2009 11:54 am

Fatkeqsisht po - do te egzistoj Maqedonia si shtet dhe ate deri sa te kete keso shqiptaresh kokebosh , cfare jemi ne sot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Oct 02, 2009 12:02 pm

Do të egsitoj bile mirë deri sa ka sko politikaj që bashkupojn .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Oct 02, 2009 1:35 pm

po bile e forte sa te kete shqiptare tradhtare ,politikan qe ju hyjne ne bitthe sllaveve per interesa personale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Andi Ballshi


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 64
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Oct 02, 2009 1:53 pm

Po, do te ekzistoje aq sa ia kane caktur jetezgjatjen, ata te cilet e kane krijuar, per aq kohe sa ju duhet edhe atyre, mund ashtu si me Jugosllavine e Titos.
Edhe para, edh gjate por edhe pas L/II/B, kane qene dy rryma ajo probugare dhe projugosllave-proserbe, dihet cila fitoi dhe perse, kush e mbrojti. Kane thene se historia nuk perseritete, por, po ashtu kane thene edhe kete se Historia perseritet, por ne nje paketim tjeter.
Kjo teme duhet te mirret me nje seriozitet me te larte, dhe jo si po sillen disa anetare-politikaj, duke share e fyer njerin-tjetrin, me lloj, lloj epitetesh. Andi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 EmptyFri Oct 02, 2009 2:01 pm

Politikanet jane ata qe krujuan kete gjendje ne trojet shqiptare.
Dhe ata qishin dhe jane tradhtare anti kombetare.
Ata nuk meritojne rrespekt po duhet mi varre para popullit si ne qdo shtet qe likuidojne tradhtaret .
Po vetem te ne tradhtari ngritet ne pozita te larta dhe nderohet .
kerkunde ne bote jo.
Dhe turpi eshte qe te perkrahen keta lloje politikane qe per detyre kane pushtetin dhe shkaterrimin e berthames shqiptare per interesa te huaja dhe te vetat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: A do ekzistojë Maqedonia si shtet?   A do ekzistojë Maqedonia si shtet? - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 Similar topics
-
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» Pavarsia e Kosoves
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Maqedonia Perëndimore është Shqipëri Lindore!
» Schmitt: Kosova është një shtet i dytë shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: