Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Afera shqiptare e municioneve

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 1:29 am

Artikulli i plotë i gazetës prestigjioze "New York Times". Të gjitha akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë në Shqipëri


Që nga 2006, kur kryengritja në Afganistan u intensifikua, qeveria afgane ka qenë e varur nga logjistika dhe mbështetja ushtarake amerikane në luftën kundër Al Kaedës dhe talebanëve. Por, për armatosjen e forcave afgane që shpresohej se do të udhëhiqnin këtë luftë, ushtria amerikane është mbështetur që në fillim të vitit të shkuar në një kompani pa eksperiencë, të kryesuar nga një 22-vjeçar, zëvendëspresident i të cilit ishte një masazhator i licencuar. Me fitimin e një kontrate federale, janarin e shkuar me vlerë rreth 300 milionë dollarë, kompania AEY INC, me zyra në Majami, u bë furnizuesja më e madhe me armë për ushtrinë dhe policinë afgane. Që atëherë, kompania ka siguruar municione 40-vjeçare, apo edhe më të vjetra, në pako thuajse të dekompozuara, sipas asaj që është zbuluar nga ekzaminimet e bëra nga vetë "Nju Jork Tajms" dhe intervistat me zyrtarë amerikanë dhe afganë. Pjesa më e madhe e municioneve vijnë nga depot e vjetëruara të bllokut komunist, përfshirë edhe sasitë që Departamenti Amerikan i Shtetit dhe NATO e kanë përcaktuar si të pasigurt dhe të skaduar dhe kanë shpenzuar miliona dollarë për ta shkatërruar. Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me persona dhe kompani të përfshira në listën federale të entiteteve të dyshuara për trafik të paligjshëm armësh. Për më tepër, dhjetëra miliona armë dhe plumba janë prodhuar në Kinë duke e bërë kështu blerjen e tyre një dhunim të mundshëm të ligjit amerikan. Ndërkohë që është regjistruar një bisedë sekrete e presidentit të kompanisë, Efraim E. Diveroli, që linte të kuptohej për korrupsion në blerjen nga kompania e tij të më shumë se 100 milionë plumbash të vjetëruar në Shqipëri. Këtë javë, pas hetimeve të përsëritura të gazetës në lidhje me aktivitetin e AEY-s, ushtria pezulloi kompaninë nga lidhja e kontratave federale në të ardhmen, duke cituar sasitë e municionit kinez dhe duke pretenduar se Diveroli ka mashtruar ushtrinë duke thënë se municionet ishin hungareze. Diveroli, i pyetur nëpërmjet telefonit, tha se ai nuk ishte në dijeni të veprimit. Ushtria planifikon të njoftojë kompaninë e tij me postë zyrtare, të enjten, sipas një korrespondence të brendshme të siguruar nga një zyrtar i ushtrisë. Por, problemet me municionet ishin të dukshme në vende si Nawa, Afganistan, një zonë kjo në afërsi me kufirin pakistanez, ku një kolonel afgan teksa kontrollonte municionet në dyshemetë e pista të stacionit të tij të policisë. Menjëherë pas mbërritjes atje, kutitë me municion ishin shqyer dhe përmbajtja e tyre u derdh, duke zbuluar se municioni ishte prodhuar në Kinë në 1966-ën. "Këtë na japin ata për të luftuar", tha koloneli Amanuddun, që ashtu si shumë afganë të tjerë, ka vetëm një emër. "Kjo na shqetëson sepse pjesa më e madhe e tij është e padobishme". Municioni, me kalimin e kohës, shpesh bëhet më pak i fuqishëm, më pak i besueshëm dhe mund të dalë lehtësisht jashtë kontrollit. AEY është një nga ato shumë kompani të panjohura më parë, që kanë prosperuar që nga 2003-shi, kur Pentagoni filloi të nxirrte nga arkat e tij miliona dollarë për të trajnuar dhe pajisur forcat vendase në Afganistan dhe Irak. Shfaqja e saj nga asgjëja e bën atë një shembull të suksesshëm të promovimit që administrata Bush u bën kontraktuesve privatë si elementë integralë të strategjisë ushtarake. Por, një ekzaminim i të shkuarës së AEY-së, nëpërmjet intervistave në vende të ndryshme, rishikim i dokumenteve konfidenciale të qeverisë dhe ekzaminimi i municioneve, bën të ditur se zyrtarët e kontraktimeve në ushtri kanë qenë nën presion për të armatosur trupat afgane, duke lejuar që edhe një kompani joeksperte të hyjë në botën e vështirë të tregtisë ndërkombëtare të armëve për llogari të Pentagonit, dhe e bën këtë nën inspektimin e mbikëqyrjen minimale dhe nëpërmjet një kontrate të vagët me shumë pak kufizime. Përveç pezullimit të kësaj jave, AEY është nën hetimin e inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes dhe nga agjencia e Emigracionit dhe Doganave, hetime të nisura këto pas ankesave në lidhje me cilësinë dhe origjinën e municioneve dhe armatimeve që ajo ka siguruar dhe akuzave për korrupsion. Diveroli, në një intervistë të shkurtër telefonike vitin e shkuar, mohoi të kishte bërë gabime. "Unë e di se kompania ime ka bërë gjithçka ashtu siç duhet dhe unë shqetësohem vetëm për këtë", tha ai. Ai gjithashtu sugjeroi se aktivitetet e tij duhet të mbaheshin larg vëmendjes së publikut. "AEY po punon mbi një projekt të klasifikuar si sekret nga Departamenti i Mbrojtjes", tha ai. "Unë vërtet nuk dua të flas për detaje". Ai i devijoi pyetjet drejt një avokati, Hy Shapiro, që ofroi një deklaratë të vetme me e-mail. "Për sa kohë që AEY vazhdon të punojë shumë për të përmbushur detyrimet e përcaktuara në kontratën e saj me ushtrinë amerikane, përfaqësuesit e saj nuk janë të gatshëm të ulen dhe të diskutojnë mbi detajet", shkruan ai. Pas pezullimit të kontratës, as Diverol dhe as kompania e tij nuk mund të vazhdojnë më punën deri sa ushtria të zbardhë gjithçka. Por, ai do të lejohet të sigurojë sërish municione mbi bazën e kontratës me Afganistanin, sipas një korrespondence të brendshme ushtarake. Në janar, oficerët amerikanë në Kabul, të shqetësuar për armatimet dhe municionet që vinin nga AEY, kontaktuan me zyrtarë të arsenalit të ushtrisë në Rock Island, në Illinois, dhe ngritën mundësinë e dhënies fund të kontratës. Zyrtarët e autoritetit të përcaktimit të kontratave, pas takimit me drejtues të AEY-së në fund të shkurtit, thanë se ata po përmirësonin standardet e paketimit për municionet që dërgoheshin në luftë. Sërish pas atij takimi, AEY dërgoi një tjetër ngarkesë prej rreth një milion pakosh në Afganistan, që komanda ushtarake në Afganistan i konsideroi nën standardet e duhura. Koloneli Dejvid G. Johnson, zëdhënës i komandës, tha se nuk kishte të dhëna për funksionim të keq të municionit, një pjesë e të cilit nuk ishte në gjendje edhe aq të keqe, ndaj ushtria nuk kishte vendosur ta nxirrte atë jashtë përdorimit. "Përgjigjja jonë e ndershme është se municioni është i një cilësie jo fort të dëshirueshme; municioni nuk duket se plotëson standardet me të cilat shumë prej nesh janë mësuar" , tha koloneli Xhonson. "Ne nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si ai është sjellë dhe shpërndarë". Disa zyrtarë thanë se problemet do të ishin evituar nëse ushtria do të kishte firmosur kontrata dhe do të kishte ekzaminuar ofertuesit me më shumë kujdes. Sipas të dhënave, kontratat e AEY që nga 2004 kanë një vlerë prej më shumë se një të tretën e një miliard dollarëve. Diveroli jep një shifër më të lartë. Ai pretendon se bën 200 milionë dollarë biznes çdo vit. Zyrtarë të ushtrisë dhe qeverisë flasin në kushte anonimiteti për shkak të hetimeve që vazhdojnë, kur pyeten se si Diveroli dhe një grup i vogël i përbërë kryesisht nga 20-vjeçarë pa eksperiencë në ushtri apo prokurim, ka marrë përsipër një punë kaq të rëndësishme. "Shumë prej nesh bëjnë të njëjtën pyetje", thotë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. "Si mundën këta djem të shtien në dorë një biznes të tillë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 1:30 am

Një kompani ambicioze


Intensiteti i rebelimit afgan alarmoi Pentagonin në 2006-ën dhe njësitë amerikane që trajnojnë dhe pajisin me armatime forcat afgane kanë bërë një porosi gjigande për municione nëpërmjet komandës logjistike të ushtrisë. Ata kanë porositur rreth 52 lloje armatimesh: pushkë, pistoleta dhe plumba automatikësh, granata dore, raketa, mortaja, municione tankesh etj. Në total, kjo kushton qindra miliona dollarë. Forcat afgane mbi të gjitha përdorin armë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e armatimeve në listë duheshin blerë jashtë. AEY është një nga 10 kompanitë që paraqitën oferta në shtator 2006. Michael Diveroli, babai i Efraimit, ka ndërtuar kompaninë në 1999-ën, kur Efraimi ishte 13 vjeç. Për disa vite, kur kompania u duk se kryente aktivitet të kufizuar, Michael Diveroli, që tani drejton një kompani furnizimi për policinë pak larg zyrave të AEY-së, ishte drejtuesi i vetëm i kompanisë. Në 2004-ën, AEY zgjodhi Efraim Diveroli, asokohe 18 vjeç, një prej drejtuesve me 1 për qind të aksioneve. Eksperienca më e hershme e Diverolit me municionet është e kufizuar në një punë që nuk zgjati shumë, në Los Anxhelos, për "Botach Tactical", një kompani që merrej me furnizimet e ushtrisë dhe policisë, pronar i të cilës ishte xhaxhai i tij, Bar-Kochba Botach. Diveroli ndërpreu në mes intervistën kur u pyet për Botach Tactical. Botach, i pyetur me telefon, tha se si Michael, ashtu edhe Efraim Diveroli, kanë punuar shkurtimisht me të, por pasi u panë aq shumë kontrata federale të disponueshme, pasi filluan luftërat, ata nisën të punonin më vete. "Ata u larguan nga kompania ime dhe morën madje edhe disa klientë të mirë", tha ai. "Mbaj mend që më thanë: Pse duhet të punojmë ne për Botach? Le të punojmë për vete". E ndërsa Efraim Diveroli mbërriti në Majami Beach, AEY po transformohej në një kompani agresive në fushën e kontratave të lidhura me sigurinë. Ajo madje fitoi edhe një çmim prej 126 mijë dollarësh për municionet për Forcat Speciale; AEY siguroi armatime apo pajisje në 2004-ën për Departamentin e Energjisë, Agjencinë e Mbrojtjes së Ambientit, administratën e sigurisë në transporte dhe Departamentin e Shtetit. Në 2005-ën Diveroli u bë president i AEY në moshën 19 vjeç, kompania ndërkohë operonte pranë agjencive qeveritare dhe siguronte pajisje paraushtarake, armë, helmeta, veshje anti-plumb, bateri dhe karikues për makinat me rreze X, që ishin ndihmë amerikane për Pakistanin, Bolivinë apo vende të tjera. Kompania gjithashtu siguronte furnizime për ushtrinë amerikane në Irak, ku bizneset e saj përfshinin një kontratë prej 5.7 milionë dollarësh në armë për forcat irakiane. Dy zyrtarë federalë të përfshirë në kontratën në Bagdad, thanë se AEY shumë shpejt fitoi një reputacion të keq. "Ata nuk ishin të besueshëm apo nëse bënin diçka siç duhej, e bënin pasi kërkonin shumë herë ndjesë", thotë njëri prej tyre që nuk preferon të identifikohet për shkak se nuk është i autorizuar të flasë me reporterët. Në këtë kohë, presioni shtohet në jetën e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re kërkoi në gjykatën e qarkut të kontesë Dade, një urdhër mbrojtjeje nga ai për shkak të dhunës fizike. Gruaja nuk u shfaq në gjykatë dhe akuzat e saj gjithsesi u hodhën poshtë. Por, në dokumente, gruaja thoshte se pasi marrëdhënia me Diverolin kishte marrë fund, ai e kishte keqtrajtuar dhe i kishte dërguar mesazhe kërcënuese. Gruaja, mbi të gjitha ishte e shqetësuar pasi sjellja e tij, në shumë raste, e frikësonte. Diveroli solli vonesa në proces, duke u justifikuar me "çështjet e sigurisë kombëtare". "Unë jam president dhe i vetmi person përgjegjës për bizneset e mia", shkruante ai në një letër drejtuar gjykatës më 8 dhjetor 2005. "Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin dhe unë jam i licencuar si një kontraktues në mbrojtje për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe po bëj gjithçka që mundem për të siguruar gjithçka që u nevojitet trupave tona atje". Ndërkohë që merrej në konsideratë aplikimi i AEY për kontratën më të madhe qeveritare, vështirësitë personale të Diverolit vazhdonin. Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach, ishte thirrur në banesën e tij pas një zënke mes tij dhe të dashurës. Sipas raportit të policisë ai e kishte kërcënuar atë. Policia e kishte gjetur vajzën duke qarë, por gjithsesi Diveroli nuk u akuzua. Më 21 dhjetor 2006 policia mori një tjetër ankesë pasi Diveroli dhe zëvendëspresidenti i AEY, David M. Packouz, ishin zënë me një parkues makinash. Policia, që kish mbërritur në vend, kishte zbuluar se Diveroli kishte një patentë të falsifikuar dhe kishte shtuar katër vite në moshën e tij. Ai u akuzua për posedim të një dokumenti të manipuluar dhe kjo i shkaktoi disa probleme për biznesin e tij. Ai kishte një licencë federale për armë zjarri, që ishte e domosdoshme në punën e tij. Me një dënim në dosjen personale, licenca mund edhe të anulohej. Ndërkohë, oferta e tij për kontratën në Afganistan po rishikohej për herë të fundit. Për t‘u pranuar, kompania duhej të ishte, sipas gjuhës ushtarake, një kontraktore e përgjegjshme dhe për ta përcaktuar këtë nevojitej një ekzaminim i performancës së saj financiare, aftësive transportuese, eksperienca në të shkuarën dhe bashkëpunimi me ligjet dhe rregullat qeveritare të kontraktimeve. Ndërkohë, Banka Amerikane e Investimeve në Majami i kishte siguruar Diverolit fonde të mjaftueshme për të filluar menjëherë blerjen e armatimeve në masë. Sipas dokumentit të ofruar prej saj, AEY kishte në llogarinë e saj bankare 5.469.668.95 dollarë. AEY e mori kontratën në janar 2007. I pyetur pse ishte zgjedhur kjo kompani, Komanda e mbështetjes së Ushtrisë u përgjigj me shkrim: "Propozimi i AEY ishte më i leverdisshmi për qeverinë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 1:30 am

Arsenalet e bllokut lindor

Si ushtria, ashtu edhe AEY i kanë trajtuar burimet e municioneve dhe blerjet e kompanisë si çështje konfidenciale dhe kanë mohuar të thonë se ku dhe kur kompania i ka siguruar ato, çmimet e paguara, apo edhe sasinë e blerë. Por, të dhënat e siguruara nga një zyrtar i shqetësuar për aktivitetet e kompanisë, një kontrollor në Ballkan dhe kërkues i trafikut të armëve në Evropë, si edhe intervistat me disa njerëz që punonin në arsenalet shtetërore në Evropë, tregojnë se AEY kishte blerë kryesisht municione nga stoqet e vjetruara të bllokut lindor, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë. Këto municione të depozituara në bunkerë, ku kontrollohej edhe temperatura apo edhe në kapanone të mbinxehura, ishin kryesisht të vjetra. Disa arsenale përmbanin municione që konsideroheshin gjithsesi nga njohësit e armatimeve si të cilësisë të lartë. Të tjerat ishin municione të lodhura, të kohës sovjetike. Kontratat e ushtrisë nuk thelloheshin shumë në dallimin mes tyre. Kur SHBA apo NATO blen municione për vete, procesi rregullohet sipas standardeve të larta të sigurisë dhe garancisë që shpesh mbulojnë prodhimin, paketimin, magazinimin, testimin dhe transportin. Standardet ekzistojnë pjesërisht, sepse municionet janë të paqëndrueshme. Duke u vjetruar, eksplozivi dhe municionet e tjera degradojnë. Kushtet e ambientit ku ruhen (lagështia, temperatura, etj.) gjithashtu përshpejtojnë degradimin dhe i bëjnë municionet më pak të besueshme. Rregullat e NATO-s kërkojnë që municionet të testohen në vazhdimësi; bëhen testime të njëpasnjëshme. Për plumbat e armëve të zjarrit, testimet fillojnë që pasi ata mbushin 10 vite nga prodhimi. Bashkimi Sovjetik, municionet e të cilit duket se ka blerë AEY, ka kryer teste të ngjashme dhe vazhdon t‘i kryejë ato. Por, kur ushtria firmosi kontratën për Afganistanin, nuk vuri si parakusht as standardet e NATO-s dhe as ato të Rusisë. Thjesht u kërkoi kontraktuesve që municionet duhet të jenë të përdorshme për të gjitha njësitë, pa cilësime të veçanta. Se çfarë do të thotë kjo, nuk është e qartë. Një zyrtar në komandën e furnizimit të ushtrisë, tha se për shkak se municioni ishte për armë të huaja, dhe konsiderohej jo standard, ai thjesht duhet të përshtatet me armët për të cilat ishte i destinuar. "Nuk ka asnjë kërkesë specifike për testim dhe nuk ka asnjë limit moshe", thotë Majkëll Hutchison, zëvendësdrejtor për blerjet në këtë komandë. "Për shkak se municioni nuk është standard për inventarin amerikan, ushtria nuk posedon standarde paketimi apo cilësie për të". Kur blihet municion i tillë, tha Hutchison, Komanda e Mbështetjes së Ushtrisë varet te standardet e klientit, që në këtë rast janë njësitë e ushtrisë në Afganistan. Dhe klienti, thotë ai, nuk ka kërkuar të bëhet dallimi mbi moshën dhe as që të kryhen testet e duhura. Me këto standarde shumë të vakëta, AEY përfiton nga rasti. Një ndalesë ishte Shqipëria, një shtet i fortifikuar gjatë kohës sovjetike që tani po përpiqet të anëtarësohet në NATO. Shqipëria ka rezerva shumë të mëdha armatimesh, pjesa më e madhe e të cilit e blerë nga Kina në vitet ‘60 dhe ‘70. Cilësia e këtij municioni varion, thotë Uilliam D.G. Hunt, një teknik municionesh britanik, i dalë në pension, që ka vlerësuar tërë armatimin rezervë për llogari të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes nga viti 1998 deri në 2002. Ai tha se një ushtri që planifikon të përdorë municione, ka arsye të shqetësohet: të paktën 90 për qind e sasisë është më shumë se 40-vjeçare. "Nëse është bërë ndonjë blerje me qëllim që të përdoret në luftim nga kjo rezervë, unë do të isha shumë dyshues", thotë ai. "Nuk them se i gjithë municioni është i rrezikshëm, por performanca e tij do të binte dramatikisht. Nuk i plotëson standardet e nevojshme për t‘u përdorur në luftime". Problemet me municionin në degradim të Shqipërisë ishin të dukshme në fillim të këtij muaji, kur një depo afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës, shpërtheu dhe u mori jetën të paktën 22 personave, plagosi rreth 300 të tjerë dhe shkatërroi qindra shtëpi. Para se kontraktuesit e Ushtrisë të fillonin blerjen nga të tilla depo, vlerësimet e perëndimit për municionet shqiptare ishin të dukshme në programet që ai kishte sponsorizuar për shkatërrim. Gjatë 2007-ës, SHBA kishin dhënë 2 milionë dollarë për të shkatërruar armë të kalibrit të vogël dhe 2 mijë tonë municione në Shqipëri, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit. Një program i NATO-s mbaroi vitin e shkuar dhe kishte përfshirë 16 vende perëndimore, të cilat kishin dhënë rreth 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 tonë municione të vjetruara. SHBA dha 500 mijë dollarë sërish. Mes të tjerash u shkatërruan edhe 104 milionë plumba 7.62 milimetërsh, pikërisht tipi i municionit që AEY kishte blerë nga agjencia shqiptare, shtetërore e eksportit të armëve. Shqipëria kishte ofruar të shiste 10 milionë plumba të tillë, të prodhuar para 1950-ës. Për testet, një përfaqësuesi të AEY-së, 25-vjeçar, i ishin dhënë 1 mijë plumba për të qëlluar, sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eksportit të armëve, në kohën e shitjes. E mbi këtë bazë AEY ka blerë më shumë se 100 milionë plumba me urdhër të Pentagonit. Plumbat, sipas listës së eksportit, datonin nga viti 1960. Kompania gjithashtu ka punësuar edhe një biznesmen vendas, Kosta Trebicka, për të hequr këtë municion nga arkat e drurit dhe kutitë hermetike të metalit, "paketimi" standard i ushtrisë që mbron municionet nga lagështia dhe pisllëku dhe ndihmon në ruajtjen e tij dhe transportimin më të lehtë. Trebicka, në një intervistë tha se Diveroli donte të zbrazte arkat dhe kutitë metalike për të reduktuar peshën dhe koston e transportit ajror, si edhe të maksimizonte përfitimet. Disa zyrtarë amerikanë thonë ndërkohë se ata dyshojnë se paketimi ishte hequr për shkak se ai mbante markat kineze të prodhimit dhe tregonte moshën e municionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 1:31 am

Lidhja çeke

Por ndërsa plumbat në Shqipëri përgatiteshin për t‘u dërguar në Afganistan, Diveroli filloi të kërkonte municione edhe nga Republika Çeke për të përmbushur kështu një kontratë për Ministrinë e Brendshme irakiane. Në maj 2007, sipas dy zyrtarëve amerikanë, qeveria çeke kontaktoi me ambasadën amerikane në Pragë me një shqetësim. AEY po blinte 9 milionë plumba nëpërmjet Petr Bernatik, një qytetari çek që ishte akuzuar nga zyrtarët e këtij vendi për trafikim të paligjshëm armësh. Akuzat përfshinin edhe sasi raketash dhe granatash në dhunim me një embargo ndërkombëtare për Kongon, si dhe transport ilegal armësh zjarri për Sllovakinë. Bernatik kishte mohuar publikisht akuzat, por ato u cilësuan mjaftueshmërisht të besueshme në Uashington dhe ai ishte renditur në listën e agjencisë që kontrollon tregtinë në sektorin e mbrojtjes. Kjo listë, që e disponon Departamenti i Shtetit, përdoret për të penguar tregtarët amerikanë nga angazhimi i tregtarëve të dyshimtë në bizneset e tyre, pjesërisht për të parandaluar që kompanitë e ligjshme të armëve të pasurohen apo legjitimojnë rrjetet e tregut të zi. AEY nuk është implikuar asnjëherë në shitje në tregun e zi. Por, qeveria çeke, që ruan fshehtësi mbi shitjen, i ka kërkuar ambasadës amerikane nëse dëshironte që Bernatik të përfshihej në marrëveshjet e AEY. SHBA nuk u përpoq të bllokonte transaksionin, pjesërisht për shkak se pajisja me armë e Irakut ishte në interes të Amerikës dhe sepse Bernatik ishte akuzuar, por asnjëherë dënuar. Më 7 maj 2007, qeveria çeke ka dhënë një licencë për eksport. Bernatik, në një intervistë me telefon, thotë se ai kishte kryer shtatë fluturime drejt Irakut, për llogari të AEY, vitin e shkuar. "Ne kemi një bashkëpunim normal biznesi", tha ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 1:31 am

Një ndërmjetës misterioz


Biznesi ndërkombëtar i armëve vepron pjesërisht në dritë dhe pjesërisht në errësirë dhe është e shënuar nga kompani jetëshkurtra, ndërmjetës dhe korrupsion zyrtar. Qeveritë janë përpjekur ta rregullarizojnë atë për vite të tëra, por suksesi ka qenë i kufizuar. Ndërsa Diveroli filloi të përmbushte kërkesat e mëdha të ushtrisë, ai po hynte në një botë të errët dhe në intervistën e shkurtër të tij sugjeron se ishte në dijeni se korrupsioni do të ndërhynte në marrëveshjet e tij në Shqipëri. "Çfarë ndodh në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes? Kush është i pastër e kush është i pisët? Nuk dua t‘ia di për këtë", thotë ai. Sipas strukturës mbi të cilën është ndërtuar AEY, të paktën zyrtarisht, Diveroli nuk ka negociuar drejtpërsëdrejti me zyrtarët shqiptarë. Në të kundërt, një kompani ndërmjetëse, e regjistruar në Qipro, "Evdin Ltd", ka blerë municionin dhe ia ka shitur kompanisë së tij. Një tjetër kontraktues lokal i përfshirë në marrëveshje, Trebicka, thotë se ai dyshonte që qëllimi i Evdin-it, ishte të rikthente paratë te zyrtarët shqiptarë. Blerjet, tha Trebicka, ishin një inskenim: Shqipëria i shiste Evdinit municione me çmimin 22 dollarë për 1 mijë plumba, tha ai, dhe Evdin ia shiste AEY për më shumë para. Diferenca, dyshon ai, ndahej me zyrtarët shqiptarë, përfshirë edhe Pinarin, shefin e agjencisë të eksportit të armëve dhe ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediun. Qeveria shqiptare është acaruar nga komentet e Trebickës. Sali Berisha, Kryeministër, Mediu dhe Pinari, të gjithë mohojnë të jenë përfshirë në këtë skenar. Por, Trebicka thotë se pasi ai kishte ngritur shqetësimet e tij në lidhje me Evdinin, në Ministrinë e Mbrojtjes, kompania e tij ishte përjashtuar nga kontrata e ripaketimit të municioneve. Më 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli biseduan në telefon për problemet me biznesin në Shqipëri. Trebicka e kishte regjistruar fshehtazi këtë bisedë dhe më vonë ia kishte dorëzuar atë hetuesve amerikanë. Biseda, thotë ai, tregonte se kompania amerikane ishte në dijeni të korrupsionit në marrëveshjet e saj në Shqipëri dhe se Heinrich Thomet, një tregtar zviceran armësh, qëndronte pas Evdinit. Në kasetën e regjistruar, që Trebicka ia ka dhënë gjithashtu edhe "New York Times", Diveroli sugjeron se Thomet, i quajtur Henri, vepronte si ndërmjetës. "Pinari ka nevojë për një njeri si Henri, në mes, që të kujdeset për të dhe miqtë e tij, asnjë prej të cilëve nuk është pjesë e biznesit tim", thoshte Diveroli. "Unë nuk dua t‘ia di për atë biznes. Unë dua të di vetëm për biznese legjitime". Diveroli rekomandon që Trebicka të mundohet të rifitojë kontratën e tij, duke i dërguar një nga "vajzat e tij" që të "kënaqte" Pinarin. Ai sugjeron se edhe paratë mund të ndihmonin gjithashtu". "Le ta kënaqim atë, ndoshta ai të jep edhe një shans tjetër", thotë ai në kasetë. "Nëse ai merr 20 mijë dollarë nga ty, ndoshta…". Në përfundim, Diveroli duket se ankohet për biznesin e tij me Shqipërinë. "Unë kam shkuar lart, madje deri te Kryeministri dhe djali i tij", tha ai. "Por, unë nuk mund të luftoj këtë mafie. Ajo është shumë e madhe. Kafshët dalin jashtë kontrollit". Ndërsa nëpërmjet një e-maili, Thomet mohon rolin e tij në Evdin. Angazhimi im në marrëveshjen në Shqipëri, thotë ai, ka qenë thjesht prezantimi i Diverolit te partnerët potencialë dhe zyrtarët. Bogdan Choopryna, menaxher i përgjithshëm i "Evdin", gjithashtu thotë se akuzat e Diverolit, nuk ishin të vërteta. "I dëgjova fjalët e Diverolit e sipas tyre, unë jam përgjegjës për atë që ai thotë…?", shprehet ai. Përveç se është një zyrtar në Evdin, Choopryna, 27 vjeç, tregton produkte për një kompani zvicerane të kryesuar nga Thomet. Përplasja mbi rolin e Evdinit dhe pronësinë e saj, mbetet ende i pazgjidhur. "Evdin" është krijuar më 26 shtator 2006, javën pasi Diveroli mori kontratën me Afganistanin, sipas regjistrit të Qipros. Kompania ka saktësuar se zyrat e saj janë në Larnaca, Qipro, dhe drejtori i saj i përgjithshëm është Pambos Fellas. Një vizitë e një gazetari në adresën e dhënë, zbuloi në vend të biznesit një klub nate. Evdin nuk kishte zyrë dhe as staf atje. Dhe Fellasi, që ishte brenda klubit të natës, tha se nuk ishte drejtor i përgjithshëm i Evdin, por një drejtor i emëruar, roli i vetëm i të cilit ishte regjistrimi i kompanisë. Ai kishte regjistruar qindra kompani të tilla, për çka merrte një pagesë dhe nuk dinte asgjë për biznesin e Evdinit. Disa shenja të çojnë sërish në Zvicër. Pinari fillimisht u tha gazetarëve se ai kishte punuar me Evdinin nëpërmjet zotit Thomet. (Pasi një gazetar ia raportoi këtë Thomet, Pinari ndryshoi deklaratat, duke e referuar gazetarin te Fellasi dhe zyra e Evdinit në Qipro). Diveroli gjithashtu ka thënë se kompania në Qipro drejtohej nga një zviceran. Thomet është akuzuar në të shkuarën nga grupe private, përfshirë "Amnesty International", si personi që ka kryer transferime të paligjshme armësh. Aktivitetet e tij kanë shkaktuar shqetësim edhe në Uashington, ku ashtu si Bernatik, ai dhe Evdin gjenden në listën e agjencisë së kontrollit të tregtisë së armëve. Thomet thotë ndërkohë se akuzat për tregti të paligjshme armësh janë fryt i deklaratave të rreme të ish-konkurrentëve. Hugh Griffiths, menaxher i operacioneve në "Arms Transfer Profile Initiative", një organizatë private që kryen kërkime mbi transferimet e paligjshme të armëve, e përshkruan Thomet si një ndërmjetës me kontakte në vendet e ish-bllokut komunist që kanë rezerva të mëdha armatimesh dhe fabrika armësh. Përfshirja e tij në blerjet e AEY, sipas Griffiths, ngre pikëpyetje nëse Pentagoni kishte dijeni të mjaftueshme për biznesin e bërë në emrin e tij. "Le ta themi thjesht, shumë prej njerëzve të përfshirë në trafikun e armëve në Afrikë janë ekzaktësisht ata të përfshirë në këto marrëveshje të Pentagonit, si ajo me AEY për furnizimet në Afganistan apo Irak", thotë ai. Pavarësisht urdhrit për pezullim, të dhënë të mërkurën, ushtria planifikon të vazhdojë pranimin e municioneve që ka porositur më herët. Më 21 mars, ajo ka urdhëruar 155 milionë dollarë municione, sipas komandës së mbështetjes së ushtrisë. Në Afganistan ndërkohë, zyrtarët amerikanë të armatimeve po ekzaminojnë të gjitha ngarkesat e sjella nga AEY. Ngarkesa e fundit, që mbërriti në arka druri, përfshinte plumba të kalbur dhe të dekompozuar. Ndërkohë, zyrtarët thonë se po bashkëpunohet me disa hetues, të cilët kanë vizituar Shqipërinë dhe Afganistanin. Ndërsa në Majami, edhe para pezullimit, AEY ka humbur bashkëpunëtorë. Themeluesi i kompanisë, Michael Diveroli, i tha një gazetari se nuk ka më lidhje me AEY-në. Packouz, që ka qenë zëvendëspresident i AEY-së dhe Levi Mayer, 25 vjeç, që për një kohë ishte emëruar menaxher i përgjithshëm, janë larguar nga kompania gjithashtu. Mayer ka dhënë edhe një deklaratë: "Unë nuk jam më i përfshirë në atë katrahurë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 1:32 am

Municionet e vjetra


Shqipëria ka rezerva shumë të mëdha armatimesh, pjesa më e madhe e të cilave janë blerë nga Kina në vitet ‘60 dhe ‘70. Cilësia e këtij municioni varion, thotë Uilliam D.G. Hunt, një teknik municionesh britanik, i dalë në pension, që ka vlerësuar tërë armatimin rezervë për llogari të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes nga viti 1998 deri në 2002. Ai tha se një ushtri që planifikon të përdorë municione ka arsye të shqetësohet: të paktën 90 për qind e sasisë është më shumë se 40-vjeçare. "Nëse është bërë ndonjë blerje me qëllim që të përdoret në luftim nga kjo rezervë, unë do të isha shumë dyshues", thotë ai. "Nuk them se i gjithë municioni është i rrezikshëm, por performanca e tij do të binte dramatikisht. Nuk i plotëson standardet e nevojshme për t‘u përdorur në luftime". Problemet me municionin në degradim të Shqipërisë ishin të dukshme në fillim të këtij muaji, kur një depo afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës, shpërtheu dhe u mori jetën të paktën 22 personave, plagosi rreth 300 të tjerë dhe shkatërroi qindra shtëpi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 1:32 am

Dyshimet për korrupsion


Një tjetër kontraktues lokal, i përfshirë në marrëveshje, Trebicka, thotë se ai dyshonte që qëllimi i "Evdin"-it ishte të rikthente paratë te zyrtarët shqiptarë. Blerjet, tha Trebicka, ishin një inskenim: Shqipëria i shiste "Evdin"-it municione me çmimin 22 dollarë për 1 mijë plumba, tha ai, dhe "Evdin" ia shiste AEY për më shumë para. Diferenca, dyshon ai, ndahej me zyrtarët shqiptarë, përfshirë edhe Pinarin, shefin e agjencisë të eksportit të armëve dhe ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Fatmir Mediu. Qeveria shqiptare është acaruar nga komentet e Trebickës. Sali Berisha si Kryeministër, Mediu dhe Pinari, të gjithë mohojnë të jenë përfshirë në këtë skenar. Por, Trebicka thotë se pasi ai kishte ngritur shqetësimet e tij në lidhje me "Evdin"-in në Ministrinë e Mbrojtjes, kompania e tij ishte përjashtuar nga kontrata e ripaketimit të municioneve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 1:33 am

Teksti i hartës

Një furnizues i vogël amerikan ndërtoi një biznes global


AEY operoi nga një zyrë e paregjistruar në Miami Beach. Pas një kursi disavjeçar, ai u bë një furnizues i konsiderueshëm i municioneve të huaja drejt Afganistanit. Kompania u pezullua këtë javë nga kontratat e qeverisë


1999. Michael Diveroli regjistron kompaninë AEY.


2004. AEY shton në lisë Efraim E. Diveroli. Djali 18-vjeçar i Michaelit, si një nëpunës që zotëron 1% të aksioneve.


2005. Efraim Diveroli bëhet president i AEY. Kompania siguron kontrata furnizuese për ushtrinë amerikane në Irak dhe firmos kontrata që arrin shumën 5.7 milionë USD, të cilat përfshijnë pushkë për ushtrinë irakiane.


Shtator 2006. AEY fiton tenderin për furnizimin e materialeve luftarake për ushtrinë e Afganistanit.


Janar 2007. AEY arrin të fitojë një kontratë të majme që shkon deri në 298 milionë USD, për të blerë municione nga blloku lindor, duke përfshirë vende si Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Kazakistani, Rumania dhe Sllovakia.


Mars 2007. Nëpërmjet një kompanie me pronësi të dyshimtë, AEY ble më shumë se 100 milionë fishekë, pjesën më të konsiderueshme të të cilave të prodhimit kinez, që janë pronësi e qeverisë shqiptare. Fishekët, sipas listës së paketimit, kanë të shënuar vitin 1960 si kohë të prodhimit të tyre.


Maj 2007. Qeveria e Republikës Çeke kontakton me ambasadën amerikane pas shqetësimit mbi blerjen nga AEY të 9 milionë fishekëve për në Irak, nëpërmjet një qytetari çek, i cili më parë ishte akuzuar për trafik ilegal armësh. SHBA nuk u përpoq të bllokojë operacionin.


Qershor 2007. Në mënyrë sekrete arrihet të regjistrohet një telefonatë e Efraim Diverolit, i cili ngre dyshimin mbi një aferë korrupsioni në Shqipëri.


25 nëntor 2007. AEY i tregon ushtrisë amerikane me anë të një dokumenti me shkrim se municioni që ajo kishte siguruar për në Afganistan ishte prodhuar në Hungari, por aktualisht pjesa më e madhe e tij është prodhuar në Kinë, ndërmjet viteve 1962 dhe 1974.


Janar 2008. Oficerë amerikanë në Kabul shprehin shqetësimin e tyre mbi municionet që vijnë nga AEY dhe kërkojnë që të ndërpritet kontrata.


Shkurt 2008. AEY dërgon rreth 1 milion fishekë në Afganistan. Komanda e Bashkuar tranzitore për Sigurinë thekson se materiali është nën nivelet e duhura të standardeve.


Mars 2008. Ushtria akuzon AEY se ka hartuar deklarata false mbi origjinën e municionit kinez dhe pezulloi AEY nga kontratat e qeverisë federale. AEY ka 30 ditë afat për të animuar këtë vendim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve EmptySat Mar 29, 2008 5:44 am

Faleminderit për këto postime biligoa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Afera shqiptare e municioneve Empty
MesazhTitulli: Re: Afera shqiptare e municioneve   Afera shqiptare e municioneve Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Afera shqiptare e municioneve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fotografia Shqiptare
» Me fat na qoftë o shqiptarë!
» Rinia Shqiptare
» Piktura Shqiptare
» Machiavelli dhe politikanet shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: