|
| Aleksandri i Madh | |
|
+15...... Ilmi Veliu BashKom Atdhetari murturi njonidrenica Argent rolling idol Ago Muji Leka i Madh zeriatdheut Zogisti_Legalist Riki30 Shqipe 19 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Thu Apr 15, 2010 1:09 am | |
| Le të dalin fqinjët tanë me argumente ne tavolinë sikurse ne që i kemi , kush ,cili është këtu Den Baba Den | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Thu Apr 15, 2010 1:13 am | |
| Are Leaders Born Or Are They Made?: The Case of Alexander the Great By Manfred F. R. Kets de Vries, Elisabet Engellau Contributor Elisabet Engellau Published 2004 Karnac Books Psychology 114 pages ISBN 1855753154 | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Thu Apr 15, 2010 1:20 am | |
| | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Thu Apr 15, 2010 4:46 pm | |
| Arbër të lumt për punën që po bën . | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat Apr 17, 2010 12:20 am | |
| Edhe kjo kundërpërgjigje ndaj ''enciklopdisë'' sllave që u botua në Tetovë dhe u financua nga vetë populli Shqiptarë të Maqedonisë këtu e ka vendin :Për herë të parë pas shumë dekadash hapet çështja e rivalitetit shqiptaro-grek LAJM Aleksandri i Madh i Greqisë apo i shqiptarëve
https://www.youtube.com/watch?v=dFiNIXdB3hY&feature=player_embedded Arben Llalla
Emri i Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar.
A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?
Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptar. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.
Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i Historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët(shqiptarët) janë popull para grekëve “proelinioi”.Aleksandri i Madh, skulpturë që gjendet te VILA ALBANI, Romë. Filipi II
Filipi lindi në vitin 382 para K., nga një baba maqedonas dhe nënën e kishte ilire e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.
Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysmë ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët,dhe më tej në Tebë. Filipi pas disa vitesh bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K.
Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike që do bënte emër të madh.
Filipi me të hipur në frontin e maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.
Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar “FILIPIKA e Tretë” thotë: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë...”. Ndërsa Straboni shkruan: “Maqedonasit janë quajtur si Paion”.Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë Paionët ishin ilirë1.
Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte një gjarpër, perëndia më e lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë. Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës dhe kokë shkëmb i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Filipi e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e maqedonasve Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.Filipi II
Olimbia
Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III, përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushërinj të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL. Në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj. Më vonë Mirtalia u quajt Olimbi, emër që ia vuri vetë Filipi. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojmë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha, të dredhura e të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi.
Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI2. OLI do të thotë i TË GJITHË dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë “MBI TË GJITHË”. Dhe vërtetë a nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madhsportivë në botë?!Mirtali, nëna e Aleksandrit të Madhe e njohur me emrin Olimbi. E cila ishte Ilire.
Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe kur ndodhen midis dy zanoreve shqiptohet MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe(pellazgjike). Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.Pirro, mbreti i Epirit.
Aleksandri i Madh
Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë i Epirit kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve që ishin nga fisi ilir i Epirit.
Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun edhe ky ishte nga krahina e Dodonës Pellazgjike3. Pra siç del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Stagjire me prejardhje shqiptare4 i njohur me emrin Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri gjuhën greke dhe letërsinë e tyre.
Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2.000 kalorës mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas vrasjes së Filipit, Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 para K. Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë perse.
Aleksandri gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve. Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Librin më të dashur ai kishte ILIADËN dhe nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por nga heronjtë e luftës së Trojës ai adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin nga nëna.
Ishte mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi të brendshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ishte i pamundur. Për disa ditë rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të botës, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi.
Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij
Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt.
Ku thuhej në një citim “meryamun setepenra Aleksandros”5. Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS që është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin ende shqiptarët, dhe do të thotë Ëndërr. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë LËKA ËSHTË NË ËNDËRR. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës për të realizuar ëndrrat që ai shihte në gjumë, ky fakt përmendet në disa shkrimtar dhe historian. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. Shqiptarët e sotëm i pagëzojnë fëmijët edhe me emrin Andra. Në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra(Ëndra) banohet nga 70% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitas. Ishulli ANDRA6 ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Emri ALEKSANDËR përbëhet nga fjalë të kuptimësisë në gjuhën shqipe.Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926. Elementët që tregojnë origjinën ilire(shqiptare) të Aleksandrit të Madh
1.- Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Shkencërisht ALEKSANDRI I MADH është Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte djali i Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi të sigurt që ishte djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Më lartë thamë që Olimbia akuzoheshe shpeshherë që Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit Amon.
2.- Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë etj.
3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa fshatra shqiptar në Maqedoni ende thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde shqipe është MIR JAM UNË.
4.- Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjeguam më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.
5.- Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.
6.- Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli.
7.- Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin LEK për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyroheshin figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë(FYROM) nuk kishin monedhë me këta figura të njohura të historisë së lashtë.Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926. Aleksandri në Bibël
Gjatë leximit të Biblës, në kapitullin e tetë, profecia e Danielit, thuhet se në shek.VII p.k. do të lindte Aleksandri i Madh. Profecia ka titullin: “Vegimi i Danielit: Dashi e Cjapi”7 ku shkruhet: “Në tretin vit të mbretërimit të mbretit Baltazar, unë, Danieli, pata një vegim, pas atij që pata në fillim të mbretërimit. Pashë në vegim dhe, ndërsa po shikoja, më ndodhi të gjëndesha në qytezën e Suzas, që është në krahinën e Elamit; nga vegimi e kuptova që isha pranë lumit Ulai. Ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, pranë lumit pashë më këmbë një dash me dy brirë; të dy brirët ishin të lartë, por njëri ishte më i lartë se tjetri, megjithëse më i larti kishte dalë i fundit. Pashë dashin që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut; asnjë kafshë nuk mund t'i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij; kështu ai bëri atë që desh dhe u bë i madh. Ndërsa kisha parasysh këtë, ja, ku po vinte nga perëndimi një cjap, që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa e prekur tokën; cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet. Arriti deri te dashi me dy brirë që kisha parë më këmbë përpara lumit, dhe iu hodh kundër me furinë e forcës së tij. E pashë të afrohet dhe të zemërohet kundër tij; pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij, ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t'i rezistuar; kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mundi ta çlirojë dashin nga pushteti i këtij. Cjapi u bë shumë i madh; por, kur u bë i fuqishëm, briri i tij i madh u thye; në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj, që drejtoheshin drejt katër erërave të qiellit. Nga një prej tyre doli një bri i vogël, që u bë shumë i madh në drejtim të jugut, të lindjes dhe të vendit të lavdishëm. U rrit deri sa arriti ushtrinë e qiellit, bëri të bjerë për tokë një pjesë e ushtrisë dhe e yjeve dhe i shkeli. U ngrit madje deri te komandanti i ushtrisë, i hoqi flijimin e vazhdueshëm dhe vendi i shenjtërores së tij u shemb. Ushtria iu la në dorë bashkë me flijimin e vazhdueshëm, për shkak të shkeljes; ai hodhi për tokë të vërtetën; bëri tërë këto gjëra dhe i shkoi mbarë. Pastaj dëgjova një të shenjtë që fliste, dhe një i shenjtë tjetër i tha atij që fliste: "Deri kur do të vazhdojë ky vegim: ndalimi i flijimit të përditshëm, shkretimi për shkak të paudhësisë, shenjtërorja dhe ushtria të shkelur?" Ai më tha: "Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtërorja do të pastrohet". Tani, ndërsa unë, Danieli, e kisha parasysh vegimin dhe përpiqesha ta kuptoja, ja ku po rri para meje dikush që ka pamje burri. Dëgjova pastaj në mes të lumit Ulai zërin e një burri, që bërtiste dhe thoshte: "Gabriel, shpjegoja këtij vegimin". Ai iu afrua vendit ku ndodhesha unë dhe, kur arriti, unë pata frikë dhe rashë me fytyrë. Por ai më tha: "Kuptoje mirë, o bir njeriu, sepse ky vegim ka të bëjë me kohën e fundit". Ndërsa ai fliste me mua, unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë, por ai më preku dhe më bëri të ngrihem më këmbë në vendin ku ndodhesha. Dhe tha: "Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të ndodhur në kohën e fundit të indinjatës, sepse ka të bëjë me kohën e caktuar të fundit. Dashi me dy brirë, që ti ke parë, përfaqëson mbretërit e Medisë dhe të Persisë. Cjapi leshtor është mbreti i Javanit dhe briri i madh që ishte në mes të syve të tij është mbreti i parë. Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretëri që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij. Në fund të mbretërisë së tyre, kur rebelët do ta kenë mbushur kupën, do të dalë një mbret me pamje të egër dhe i rrahur në dredhitë luftarake. Fuqia e tij do të rritet, por jo për shkak të forcës së tij; do të bëjë shkatërrime të habitshme, do të ketë sukses në ndërmarrjet e tij dhe do të shkatërrojë të fuqishmit dhe popullin e shenjtorëve. Për shkak të dinakërisë së tij do shtohet mashtrimi në duart e tij; do të krenohet në zemër te vet dhe do të shkatërrojë shumë njerëz që janë në siguri; do të ngrihet kundër princit të princave, por do të thyhet jo nga dorë njeriu. Vegimi i mbrëmjeve dhe i mëngjeseve, për të cilin është folur, është i vërtetë. Ti e mban sekret vegimin, sepse ka të bëjë me gjëra që do të ndodhin mbas shumë kohe". Dhe unë, Danieli, e ndjeva veten të sfilitur dhe qeshë i sëmurë disa ditë; pastaj u ngrita dhe u interesova për punët e mbretit. Unë isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re”.
Shkencëtarët e kanë zbërthyer Profetësinë e Danielit dhe kanë nxjerrë përfundimin se bëhet fjalë për ngjarje që lidhen me Aleksandrin. Dashi ishte mbreti i Medisë dhe Persisë, që në shek. VI-V para K. vunë nën kontroll Maqedoninë dhe Thrakën. Cjapi me një brirë është Aleksandri i madh, i cili mundi Persinë, Darin e III që na paraqitet me shenjën e dashit. Cjapi që është shenja e Aleksandrit që pushtojë Persinë brenda 10 vjetësh, pra ashtu siç ka ndodhur me të vërtetë. Briri i thyer në katër pjesë ishte ndarja që pësoj mbretëria e Aleksandrit nga gjeneralët e tij. Ptolemeu, Lisimarku, Antipatrit dhe Seleku, që ishin të njëjtës kombësi, ilir. Po të shohim emri Lisimarku ka kuptimsin në të gjuhës së sotme shqipe Lis i Markut, edhe emri Seleku mund të jetë fjala shqipe Shelek që emërtohet qingji i vogël i sapo qethur. Këtë fjalë e ndeshim në tërë territoret Ballkanike që banohen nga shqiptarët. (INA)Përkrenarja e Skënderbeut, me simbolin e bricjapit. Marrë nga libri “Maqedonia shqiptare në dritën e teksteve dhe dokumenteve historike” që doli në qarkullim në ditët e fundit të vitit 2009.
1 Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir..., Tiranë, 2007, fq.63.
2 Arben Llalla, ALBANIA, Tiranë, 24.01. 2007.
3 Edwin Jacques, SHQIPTARËT, Tiranë, 1996, fq.105
4 Robert d’Angely, ENIGMA, Tiranë, 1998, fq.244.
5 Elena Kocaqi, Albanët me famë në mijëvjeçarë, Tiranë, 2006, fq.93.
6 Τιτοσ Π. Γιοχαλας, ΑΝΔΡΟΣ, ΑΘΗΝΑ, 2000.
7 BIBLA, Ferizaj, 1996, fq.1220. | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat Apr 17, 2010 12:53 am | |
| Leka i Madh e Ilirisë (Albania)
Nuk është për t'u habitur se filmakers apo edhe historianët mund të mos kapur tërë fotografia e Aleksandrit të Madh. Para së gjithash nëna e tij ishte nga një (ilire shqiptare) fis. gjyshja Babai i tij ishte një ilir (Shqip) fisnike e fisit Lycestis Illlyrian.
Për të filluar, emri origjinal i Maqedonisë ka qenë "Emathia" që në shqip do të thotë "toka e madhe" që këtej e titull "Aleksandri i Madh '. (E njëjta gjë ishte e vërtetë me Konstandini i Madh dhe Justiniani i Madh, të gjitha me origjinë nga zona e përgjithshme e Maqedonisë ... nganjëherë zonë ishte më shumë përfshirëse në kohën romake).
Për të kapur Aleksandri i Madh si ushtar mjafton të shikojmë të brezat e njëpasnjëshme të ilirëve (shqiptarëve) për të dëshmuar shfrytëzon tyre. Gibon, në "Rënia e tij dhe rënia e Perandorisë Romake" i referohet atyre si 'një seri e princërve të madh të cilët nxjerrin origjinën e tyre të errët nga krahinat martesore e Iliri '. Shqiptarët fjalë për fjalë mori Perandoria Osmane me familja Kuprili - me origjinë nga Shqipëria i panjohur. Në Greqi, në fillim të 1800-së, Zoti Byron dëshmitarë të familjeve shqiptare të luftojë për pavarësinë greke - Presidenti i parë i Greqisë ishte George Kondouriti i Hidra, një shqiptar. Në Egjipt, Muhamed Ali e bëri veten Mbret në fillim të 1800-së - i panjohur shqiptar origjinës. I pari kryeministri i Italisë është Fancesco Crespi, një shqiptar. Babai i Turqisë moderne, Ataturku, ishte e prindërve shqiptarë. Ajo do të jetë shumë interesante për të parë ekzistencën e Aleksandrit me karakteristikat e brezat e njëpasnjëshme që pasuan.
dokumentet historike janë të mbushur me shfrytëzon të shqiptarëve në histori të gjatë Evropian - emphazing të njëjtat karakteristika shekullit pas Shekulli. Ajo do të jetë e vështirë për të ndryshuar kuptimin e Aleksandrit të Madh si një greke, por kjo është trillim dhe jo fakt. E vërteta do të jetë i tha nëse një do të kuptojnë se çfarë Leka i Madh ishte i lindur etnik - një ilire (Shqip) - dhe hulumtim ekspozuar karakteristikat e shqiptarëve etnikë gjatë shekujve.
Ajo do të jetë një arritje e jashtëzakonshme për të vënë të filmit dhe të librit njësoj në një dritë më të sinqertë. Audienca të vërtetë do ta kuptojnë faktin dhe nuk fiction.
WM James. Brooks / Autori Botuesi (1980) | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat Apr 17, 2010 1:03 am | |
| Eh po ne gjumë jemi Bashkom , në shekullin XXI për së pari herë u hap qështja e Lekës së Madh Ku ishim deri më tani ? Një bisedë në USA mes ministrit Sllavo ''Maqedonas '' Milloshovski she asaj të ''Greqisë'' Bakojani : Deklarata tjetër që shqiptarët duhet t`i zgjoje nga gjumi është,ajo në mes Dora Bakojanit ministre e punëve të jashtme të Greqisë dhe Antonio Milloshovskit ministër i këtij shteti artificial,ku Milloshoski i drejtohet Dorës me këto fjalë : “Hajt më shpejt ta zgjidhim çështjen e emrit sa janë shqiptarët duke fletur se,pot ë zgjohen shqiptarët nga gjumi e dini edhe ju edhe ne se si qëndron problemi”.Këto dy deklarata do të mjaftonin që shqiptarët më të kuptonin se “Për kë bien këmbanat” | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat Apr 17, 2010 6:59 pm | |
| Sir William Woodthorpe Tarn, of the British Academy, regarded worldwide as having written the definitive work on Alexander the Great, states in the opening paragraph of his book Alexander the Great that "Alexander certainly had from his father (Philip II) and probably from his mother (Olymbia) Illyrian, i.e. Albanian, blood!"* During Rose Wilder Lane's visit to Albania in 1921 resulting in the publication in1923 of her book Peaks of Shala, she heard the following rather extraordinary rendition of Albanian oral history about Alexander the Great from an Albanian elder: "There was at that time two capitals of the united kingdom of Macedonia. There was Pela, between Salonika and Manastir, and there was Emadhija**, the old capital, lying in the valley which is now Mati (a high, fertile plateau north of Tirana, near the coast of northern Albania - ED). "Alexander's father, Filip the Second had great houses in both Pela and Emadhija, and before Lec i Madhe was born, his mother left Pela and came back to the original capital, Emadhija. It was there that Lec i Madhe was born, and there he lived until he was out of the cradle and rode on a horse when he first went down into Pela to see his father who came from the city to meet and see his son for the first time. "Filip the Second was very proud of his son, and his pride led him to the one great foolishness of a good and wise king. He said that he would make Lec i Madhe king of the world, and that was well enough, but he thought to be king of the world a man must be more learned than he himself. Whereas all old men who have watched the ways of the world know that to be strong and ruthless will make a man powerful, but to be learned makes a man full of dreams and hesitations. "In his pride and blindness, Filip the Second sent to Greece for an Albanian who had learned the ways of the Greeks, and to that man he gave the boy, to be taught books. (The Albanian's) name was Aristotle, and he came from a family of the tribe of Ajeropi, his father having gone to a village in Macedonia and became a merchant there. Being rich, he sent his son, who was fond of thought rather than of action, to learn the Greek ways of thinking. And it was this man who was brought by Filip the Second to teach his son."***
* P 1, ALEXANDER THE GREAT, W.W. Tarn, Beacon Press, Boston, 1956 ** "Emadhija" means in Albanian "the great city" *** PP 184, 186, 187, PEAKS OF SHALA, Rose Wilder Lane. Harper Brothers & Publishers, New York & London, 1923 http://www.historyofmacedonia.org/Ancie ... cedon.html | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sun Apr 18, 2010 10:49 pm | |
| Aleksandri, ky shqiptar i madh - Cito :
- Bota antike [The Ancient World]
Nga Joseph Ward Swain, publikuar në vitin 1950 “...Nëna e Aleksandrit, Olimpia, ishte bija e një prijësi epirot që sundonte në atë që është sot Shqipëri. Ishte një grua e egër dhe e tmerrshme, që praktikonte ritet orgjiastike të lidhura me religjionet primitive, gjatë të cilave ajo u bë një profete e frymëzuar...” Historia helene - Cito :
- [Hellenic History]
Nga Charles Alexander, Robinson, George Willis Botsford, Publikuar në 1948 nga Macmillan Co. “...Sipas traditës, që nga Herkuli dhe Akili, ai ishte me prejardhje greke, por nga të dy prindërit ai kishte gjak ilir (shqiptar). Aftësitë e tij ushtarake dhe racionalizmin e ftohtë e trashëgoi nga babai, por qenësinë e tij të brendshme, misticizmin e tij dhe romanticizmin e trashëgoi nga nëna...” (flitet për Aleksandrin-shënim) Gratë luftëtare: - Cito :
- Një histori [Women Warriors : A History ]
Nga David E. Jones, publikuar në vitin 2000 “Në tokën e Ilirisë (Shqipëria e ditëve të sotme), shtëpinë e gruas së parë të Filipit, Euridikës, jetonte një udhëheqëse pirate e quajtur Teuta, e shoqja e mbretit Agron të Ilirisë. Teuta mori në dorë drejtimin e Ilirisë pas vdekjes të së shoqit, në 231 p.e.s.” Greqia antike: - Cito :
- Një histori politike, shoqërore dhe kulturore
ece: A Political, Social, and Cultural History Nga [color=Blue]Sarah B. Pomeroy, publikuar në vitin 1999 nga Oxford University Press US Mbretëria e Filipit II “Filip II lindi rreth vitit 382 p. e. s., djali i fundit i Amintas III dhe gruas së tij ilire Euridike. Pak njihet në lidhje me jetën e hershme të tij. Duke iu referuar Plutarkut, nëna e tij Euridike, mësoi që të lexojë me qëllim edukimin e fëmijëve të saj. Cilatdo që të ishin shanset që Filipi kishte për edukim, gjithsesi, përfunduan nga trazirat politike të Maqedonisë në vitin 370. Një përpjekje e pasukseshme nga vëllai i tij Aleksandri II që të zgjonte influencën tebane në Thesali, bëri që Filipi të kalonte vitet 369 deri 367 si një peng në Thebë. Mërgimi i tij nuk humbi më kot. Rezidenca e forcuar e Filipit në Tebë, pothuajse dy vjet pas fitores së tij në Leuctra e bëri atë fuqinë më të madhe në Greqi, i dha atij një depërtim në politikën greke dhe taktikat ushtarake që më vonë do të ishin të paçmueshme...” | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sun Apr 18, 2010 10:54 pm | |
| Gazeta e zhvillimit të kombeve - Cito :
- [The Journal of Race Development]
Nga George H Blakeslee dhe G. Stanley Hall, publikuar në vitin 1912 “Shqiptarët kanë një histori heroike, por të pakumtuar. Ata i kanë dhënë botës Aleksandrin e Madh dhe Krispin, kryeministrin e parë të Italisë. Të dy këta burra janë me origjinë shqiptare. Heroi kombëtar i madh, megjithatë, është Skënderbeu, i cili në shekullin e XV shkatërroi ushtritë turke të cilat pushtuan Shqipërinë. Përgjatë kohës që ai jetoi, Shqpëria ishte e pavarur. Por pas vdekjes së tij, Turqia ristabilizoi sundimin e saj shtypës dhe me përjshtim të një Ilirie të pjesshme në Shqipërinë jugore, siguruar në shek.XVIII nga Ali Pasha, shqiptarët vazhduan të ekzistojnë nën sundimin e sulltanit” Udhëheqës grekë [Greek Leaders] - Cito :
- Nga Leslie White Hopkinson, publikuar në
vitin 1918 “Një ditë në vitin 256 p.e.s., Filipi i Maqedonisë, atëherë në vitin e katërt të mbretërimit të tij, mori tri lajme të mira: gjenerali i tij, Parmenio, kishte mundur Ilirët, kali i tij i racës kishte fituar në Olimpia dhe atij i kishte lindur një djalë. Nëna e djalit ishte Olimpia, një princeshë shqiptare, me bukurinë e egër të së cilës Filipi kish rënë në dashuri sapo e pa tek kërcente vallëzimet religjioze të vendit të saj. Vitet e martesës dhe të mbretërimit, në të paktën gjysëm të civilizuar vend, nuk ndikuan kurrë që Olimpia të zbutej - pasionate, hakmarrëse, entuziaste, supersticioze e errët, nëse e shohim atë, një Bakante, duke drejtuar vallëzimin mistik që ajo dashuronte, me një gjarpër të madh të zbutur të dredhur mbi të, me shoqëruesit e ngritur dhe kurorën e spërdredhur, ose një Medea, duke bluar xhelozinë hakmarrëse të vrasjes së burrit fals dhe rivalit të urryer, ajo është gjithmonë barbarja, gjithmonë një forcë thelbësore e tmerrshme. Nga ajo, Aleksandri trashëgoi natyrën e tij pasionale e të dlirë, të njëjtën prirje për shpërthime, bujarinë, zemëratën e egër dhe pendimin zemërthyes; që nga ajo, gjithashtu atij i vinte tërheqja ndaj religjioneve mistike të cilat lëviznin në karakterin e tij. (...) Krenar dhe i lënduar, princi (Aleksandri- shënimA.H.) e çoi nënën e tij të fyer mbrapsh në shtëpinë e saj shqiptare, për të bluar me mend xhindosjen e tmerrshme vedkjeprurëse derisa haku i saj të ishte marrë.” Shqipëria: syri i vorbullës së Ballkanit - Cito :
[Albania: Eye of the Balkan Vortex] Nga Lou Giaffo, publikuar në vitin 1999 “Për të qenë të sigurt, ka pasur një numër të madh shqiptarësh që kanë hijeshuar faqet e historisë, antike e moderne, por ata u kanë shërbyer kryesisht vendeve të tjera – dhe këto vende i kanë përvetësuar si të tyret. Aleksandri i Madh, për shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nënës (Olimpia ishte një princeshë epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinë disa herë derisa grekët e pranuan si të vetin.” Brenga e Ballkanit [The Burden of the Balkans] Nga Mary Edith Durham publikuar në vitin 1905 “Që nga fillimi që dimë, gadishulli ishte i banuar nga thrakët, maqedonët dhe ilirët – popuj të egër, jo-grekë: një masë e fisesh të egra të drejtuara nga prijës. Ata duket të kenë qenë ngushtësisht të afërt në racë. Forma e të folursë së tyre është e panjohur. “Nëse trakët” thoshte Herodotus “do të ishin nën qeverisjen e një individi të vetëm ose të bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bënte ata të pathyeshëm, por kjo është diçka e pamundur.” Dhe vlerësimi i tij për këta njerëz ishte vetëm një. Filipi i Maqedonisë i ngriti fiset e egra në pushtet dhe trakët, maqedonët dhe ilirët formuan bazën e ushtrisë gjithçka-pushtuese të Aleksandrit të Madh. Gadishulli i Ballkanit është toka e “perandorive-njeri”. E Aleksandrit nuk mbijetoi pas vdekjes së tij. Ai vdiq në vitin 303 p.e.s., por ai është akoma “diskutimi i ditës” në vendlindjen e tij. Aty gjen emocione habitëse për të, për gjakun e banorëve më të vjetër kësaj toke. Që shqiptari modern është pak a shumë pasardhës i popullit të egër e primitiv të Ballkanit është një fakt, besoj unë, që askush nuk e vë në diskutim. Aleksandri i Madh ishte një maqedonas dhe Olimpia, nëna e tij, një princeshë e Epirit (Shqipëria Jugore); në këtë mënyrë Aleksandri ishte qartësisht një shqiptar. ...Roma u mënjanua nga luftimi masiv me trakët, ilirët, grekët dhe maqedonasit. Ata e ndanë gadishullin në provinca romane dhe popullsia krenare e tij, që adhuronte luftën, shpejt lulëzoi në ushtrinë romane. Më vonë, falë energjisë së tyre jo vetëm fizike, por edhe energjisë mendore, ata shkëlqyen edhe si kardinalë. Diokleciani dhe Kostandini i Madh, sa për të përmendur vetëm më të njohurit, ishin me gjak ilir. Nuk ka asgjë të re nën këtë diell. Në kohën tonë gjaku ilir ka ndikuar sërish në fatin e Romës; Krispi, kryeministri i parë i Italisë, ishte me origjinë shqiptare dhe Italia edhe një herë tjetër shikon me lakmi brigjet ilire.” Kërkime në malësitë e Turqisë: Përfshirë vizita në malin Ida, Athos, Olimp dhe Pelion, në Mirditën Shqiptare dhe fise të tjera të largëta [Researches in the Highlands of Turkey: Including Visits to Mounts Ida, Athos, Olympus, and Pelion, to the Mirdite Albanians and Other Remote Tribes] Nga Henry Fanshaëe Tozer publikuar në vitin 2004 “Heronjtë historikë të Shqipërisë janë Aleksandri i madh, Pirroja dhe Skënderbeu dhe në kohërat moderne, nëse është e lejueshme të përmendim një që në njëfarë mënyre ka lidhje me këta emra të mëdhenj-Ali Pasha. E gjitha kjo është në mënyrë intersante në historinë e vendeve rreth tyre; pjesa tjetër është një seri pushtimesh të përkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e të cilëve ishin kalimtarë dhe nuk kanë influencuar në mënyrë të qëndrueshme as njerëzit vetë e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipërinë nëpërmjet nënës së tij Olimpia, e cila ishte një princeshë epirote...” Childe Harold - Cito :
- Nga George Gordon N. Byron, publikuar në 1885
Aleksandri i Madh lindi në Pella të Maqedonisë, por afërsia e saj me Shqipërinë moderne dhe fakti që nëna e tij Olimpia i përkiste derës mbretërore të Epirit, janë një përligjje e mjaftueshme për pikshikimin poetik ndaj tij si të kishte lindur në Shqipëri. Shqiptari i egër [The ‘Wild Albanian’] Wadham Peacock publikuar në vitin 1913 “Pak më vonë Aleksandri, mbreti i mollosëve, në jug të Shqipërisë, kreu një ekspeditë në Itali dhe në këtë mënyrë e vuri Romën në kontakt me brigjet e përtejme të Adriatikut. Të gjitha këto mbretëri të vogla ishin qartësisht ndarje të thjeshta të së njëjtës racë dhe ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Motra e Aleksandrit, mbretit të mollosëve, ishte nëna e Aleksandrit të madh; burrat që marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin stërgjyshërit e shqiptarëve dhe Epiri e Iliria ndanë mes tyre konfuzionin që pasoi nga vdekja e pushtuesit të madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me një drejtësi të lartë. Pirro, mbreti luftëtar i Epirit, ishte padyshim një shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes së tij, Agroni u shfaq nga pështjellimi si mbret i mbretërisë së Bardhylit dhe gjithashtu të Epirit. Ashtu si kushëriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte një luftëtar i klasit të parë dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas një dehje të rëndë, duke lënë një vejushë, Teutën, e cila ishte një grua me forcë të madhe karakteri.” | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sun Apr 18, 2010 11:01 pm | |
| The Shkypetars [Shqiptarët] - Cito :
- Nga George Fred Ëilliams,
publikuar në vitin 1918 “Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.” Betejat që ndryshuan historinë [The Battles That Changed History] - Cito :
- Nga Fletcher Pratt, publikuar në vitin 2000
“...grekët shpesh i mohuan atij emrërtimin si grek dhe ai ishte gjithmonë i ndërgjegjshëm për gjakun ilir; tashmë në interes të kulturës greke ai kishte përmbysur armiqtë e Greqisë dhe fitoi perandorinë e gjithë botës që njihej. Zeus-Amon ishte zoti i diellit; gjithçka i ishte kushtuar shkëlqimit të tij dhe Aleksandri e konceptoi si detyrë që t’ua shpinte të gjithëve.” Qingj i zi dhe fajkua gri: një udhëtim nëpër Jugosllavi [Black Lamb and Grey Falcon: - Cito :
- A Journey Through Yugoslavia]
Nga Rebecca Ëest, publikuar në vitin 1995 “Aleksandri i Madh kishte princesha ilirë për nënë për gjyshe dhe ai e babi i tij luftuan në beteja të mëdha kundër vendit të tyre. ...Iliria e mbajti kokën lart ndërmjet fuqive lindore me të cilat Roma nuk u barazua kurrë në finesë dhe shkëlqim; Aleksandri i Madh, krah të cilit çdo roman duket një mediokër, ishte në tre të katërtat e tij një ilir; dhe pasi ilirët u pushtuan, ata prodhuan shumë burra, të cilët duke ndërhyrë në punët e Romës, bënë që të duken të vegjël të gjithë bashkëmoshatarët me vendlindje Italinë.” Aleksandri i Madh - Cito :
- [Alexander the Great]
Nga Lewis Vance Cummings, publikuar në vitin 2004 “Legjitimiteti i Aleksandrit u vu në dyshim nga Filipi dhe atje kishte edhe shumë shovinistë në atë tokë që e qesëndisnin si biri i Olimpias, një gjysëm barabar, duke shpërfillur se u vinte për mbarë, të thonin se edhe Filipi vetë dhe dy mbretër para tij ishin gjithashtu bij grashë ilire.” Ballkanasit e pabesueshëm - Cito :
[The Incredible Balkans] Nga Konrad Bercovici, Publikuar në vitin 1932 “Është më shumë se e mundur se Aleksandri i Maqedonisë ishte me origjinë shqiptare.” Arti i strategjisë së Aleksandrit të Madh [Alexander the Great’s Art of Strategy] Nga Partha Sarathi Bose, publikuar në vitin 2004 - Cito :
- “Kushëriri i Aleksandrit, Amintasi, djali i xhaxhait të tij Perdika, në
emër të të cilit Filipi kishte mbretëruar në Maqedoni, në mënyrë të qartë kishte një pretendim të fortë e preekzistues për fronin. Amintas kishte integruar vetëveten më tej në mardhëniet më Filipin duke martuar bijën e tij një zonjë Ilire (shqiptare).” Lek shqiptar Ndoshta jo të gjithë e dinë se emërtimi i parasë që Shqipëria ka në përdorim, vjen pikërisht nga emri i Lekës (Aleksandrit). Në këtë foto ju mund të shikoni një monedhë prerje të vitit 1926, ku duket simboli i cili i dha emrin parasë shqiptare. Paraja shqiptare në atë kohë që në pushtet ishte Ahmet Zogu, u vendos që të quhej Lek, në nder të Lekës së madh, këtij njeri që ishte me origjinë nga dyert e mëdha të kombit shqiptar. Kjo ishte arsyeja që u zgjodh një emër kaq i famshëm për t’u bërë simbol i parasë shqiptare. Me kalimin e kohës, emri nuk ndryshoi por figura e Lekës nuk shfaqet më në monedhat shqiptare, edhe pse çuditërisht emri ruhet. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sun Apr 18, 2010 11:02 pm | |
| | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sun Apr 18, 2010 11:13 pm | |
| | |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Fri Apr 30, 2010 2:37 am | |
| Ky ishte edhe shkaku qe Ahmet Zogu e emroi djalin e tij Laka Zogu.Edhe une kame nje monedhe te ketille por eshte e vitit 1930. Sigurisht se Enver Hoxha eshte friguar nga greket qe te vazhdonte ta perdorte figuren e Lekes ne pat e Sh. Ameikanet ne filmin kushtuar Lekws e parqisin Olimbine duke luajtur me gjarperinjëtë, me simboliken se ka qene me origjine ilire dhe se iliret kane besuar si zot gjarperin. Per kete reaguan greket se amerikanet e kane shtrembruar historine e Lekws. | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Fri Apr 30, 2010 9:18 am | |
| Do të thot që Leku në Shqipri daton nga ajo e gjer sod ,një fakt që nuk mund të mohohet në asnjë mnyrë. | |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Fri May 07, 2010 2:53 am | |
| Arber, ne kohen e Noe (Nuhit) ka pasur nje permbytje (Cunami) dhe eshte mbytur krejt njrzimi, qe ne ate kohe nuk kane qene shume. Nuhi llogaritet babi i dyte i botes pas Ademit. Me Nuhin (Noe) shpetojne tre djemt e tij, kurse njeri djal dhe gruaja qe nuk i kane besuar Nuhit kur u ka thene se do te vij uji, jene mbytur. Djemt i kane pasur emrat : 1. Ham, rredhin gjuhet hemite, 2.Sam , gjuhet semite dhe 3,Japheth (Jafeth), gjuhet japetike indoevropjane Nga i pari rrjedhin aziatiket, nga i dyti afrikanet dhe nga i treti Japet, Evropjanet. Pra shqiptaret rrjedhin nga Japheth (Jafeth) dhe gjuha shqipe eshte gjuhe Japetike indoevropjane, familje e anglishtes, gjermanishtes frengjishtes. Djali i Nuhit ndalet dikund ne veri te Indis ku themelon popullin e quajtur Arian, raca ariane te cilet prej aty ne kohen e bronzit fillojne te levizin drejt Evropes. Ne evrope perzihen me nji popull vendas qe nuk i dihet emri dhe pas perzierjes se tyre, e ne epoken e Hekurit, lind nji popull i ri i quajtur Pellazg dhe gjuha e tyre pellazgjisjtja, fjalet e te ciles gjihe mund te deshifrohen vetem me gjuhen shqipe (ashtu ka thane Eqrem Qabej) Pellazget homeri i quan popull hyjnor dhe jene shtri ne te gjithe Evropen e Azine e Vogel. Nga Pellazget pastai rrjedhin Greket antik, thrrakasit, iliret e maqedonet antik. Nga perzierja iliro-thrrakase rrjedhin Iliret (Aleksander Stipqeciq) Greket antik perzihen me Eolet, Jonet dhe Doret qe vine nda verilindja dhe krijohet populli helen ose greket e sotem kurse maqedonet zhduken sepse ata kane qene ilir dhe jene quajtur maqedon nga shkaku i teritorit gjeografik qe eshte quajtur Maqedoni dhe kufiri ka qene deri ne Velez Shtip e Radovish. Dokumentet greke flasin se Leka i Madh nuk ka folur greqisht sepse ka qene i huaj, dhe ai ka folur shqip sepse gjuhe maqedone nuk ka pasur pasi qe nuk ka pasur as komb maqedon por vetem shtetas maqedon. Pra edhe ne jemi shjtetas maqedon, sllavomaqedonet poashtu por jo edhe komb maqedon. Te fala nga Uscana antike, kalaja e te cilit qytet eshte ne Kercove. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Wed Aug 11, 2010 11:26 pm | |
| Nga një historiane ''Greke'' qe jeton në USA Titulli: “Fushat e grurit, kodrat e Gjakut” Autori: Anastasia N. Karakasidi Botues: “Plejad” “Fushat e Grurit, Kodrat e Gjakut”, një punim shkencor, të cilin autorja Anastasia N. Karakasidi e konsideron një punim shkencor, por që në thelb përbën më shumë se aq. Një peizazh nga formimi i kombit në Maqedoninë Greke, një libër mbushur plotë me fakte e detaje, që demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. Duke zhvilluar proceset komplekse sociale, politike dhe ekonomike, përmes të cilave ka kaluar kjo popullsi përgjatë helenizmit dhe amalgamimit kulturalisht brenda një identiteti nacional grek. Ky punim shkencor sjell kështu një korrigjim të rëndësishëm të vërtetësisë mbi identitetin e trevës së maqedonase dhe ofron një analizë mendjemprehtë mbi etnicitetet dhe nacionalizmit ballkanikë të shekullit XX-të. Gjatë viteve në kapërcyell të mijëvjeçarëve, Ballkani është thyer në një dualitet tendencash që në pamje të parë të krijojnë përshtypjen e një kundërshtie të papajtueshme mes tyre. Në këtë ajër dualiteti si pjesë organike dhe mekanizëm manipulator i shoqërive kanë marrë pjesë përveç politikanëve e grupeve të interesit edhe studiuesit historianë, etnografë gjuhëtarë etj.. Ky libër vjen në dritë pikërisht në kohën e debateve dhe aksioneve politike e diplomatike në lidhje me një entitet aq të diskutueshëm gjeografik, historik, etnografik dhe gjuhësor, siç është Maqedonia. Ndoshta një qëndrim dhe një natyrë e tillë mendjehapur, qenë arsyeja pse botimi i këtij libri kaloi përmes një kalvari të tërë problemesh, ose ndoshta ky ishte edhe motivacioni kryesor pse ekstremistët grek, të cilët e akuzuan atë për “tradhti kombëtare”. Madje që, në vitin 1993 kur ajo botoi disa pjesë të studimit të saj në periodiken “Studime moderne greke”, ajo mori një numër të madh kërcënimesh me vdekje nga ana e një organizate të krahut të djathtë. Në të njëjtën kohë gazeta greke, “Stohos”, e përshkroi si një “armike të popullit grek”, duke botuar edhe adresën e saj në Selanik si dhe numrin e targës të automjetit të saj. Identiteti maqedon Gjate analizes qe Karakasidi i ben kujteses historike popullore te banoreve te marre ne shqyrtim, ne lidhje me trashegimine maqedone te lashtesise dhe evokimin e simboleve e personazheve te shquar te saj, del e qarte se madheshtia e Maqedonise dhe Aleksandri i Madh jane nje lende teper e turbullt dhe pa shtrat ne vetedijen e tyre. Ata ngaterrojne kohet historike, perziejne elementin aziatik (turk, asiras, pers) me elementin ballkanik, nderfusin sentimentin nenvetedijesor ne lenden propagandistike qe i ka trysnuar, dhe krijojne nje mishmash kujtesor per trashegimine. Pra, tek ata Aleksandri dhe Maqedonia e lashte nuk thone asgje. Ne te kundert me vetedijen popullore nder shqiptare, ku koncepti eshte mjaft i paster dhe shembelltyra e Lekes se Madh vjen ne nje vizion te qarte dhe te pandotur me elemente te tjere absurde. Ai vjen natyrshem si nje evokim i brendshem shpirteror e vetedijesor dhe pa asnje lloj ndikimi arsimor, edukativ apo propagandistik. Madje, duhet thene se keta elemente te fundit qe nderfuten prej institucioneve kane qene kryesisht perkunder kesaj vetedijeje trashegimore. Aleksandri i Madh i Maqedonise tek shqiptaret eshte nje figure mjaft e qarte, ndersa tek banoret e sotem te viseve aleksandrine, te cilet jane dhe lende shqyrtimore e Karakasidit duket se eshte nje konvencion i mesuar permendsh dhe i diktuar keqas nga faktore te tjere jashte kujteses trashegimore. Paradoksalisht, gje qe edhe Karakasidi pergjate punimit te saj e pasqyron, per nje trashegimi maqedone dhe aleksandrine grinden disa pale etnike dhe disa shtete qe s’kane te bejne aspak me to. Te flitet per nje trashegimi te Maqedonise se lashte nga sllavet apo sllavofolesit e atyre trevave perben nje absurd qe nuk kerkon argumenta te tjere, pasi mjafton vetem fakti i mirenjohur historik se dyndjet nistore sllave datojne rreth dhjete shekuj mbas Aleksandrit dhe Perandorise Maqedone te lashtesise. Dhe nese realisht gjendet ndonje gjurme maqedone ne grupet etnike sllavofolese kjo i dedikohet ose elementit autokton te sllavizuar ne kohe te hershme apo te vone, ose ndikimit te institucioneve politike. E njejta gje mund te thuhet per bullgaret qe ne te vertete jane fise avare te sllavizuar qe jane perzier me mbetjet e popullsise autoktone dako trake. Ndersa per greket, pavaresisht manipulimit te madh qe eshte bere ne historiografi, argumentat mbeten perseri te vobekte. Kjo qofte duke iu referuar autoreve te lashtesise, qofte dhe autoreve moderne, te cilet ne te gjitha format e shprehura te cojne ne te vetmin perfundim: Raca e vetme qe mund te pretendoje ne menyre te perligjur trashegimine maqedone dhe Aleksandrin e Madh jane vete pasardhesit e asaj popullsie qe mbizoteronte Gadishullin Ilirik, pra shqiptaret. Ne kete hulli, pa dashur te dalim nga caqet e nje fjale hyrese per librin e Karakasidit, po sjellim vetem disa pasazhe ne funksion te ketij argumenti. Ne Gjeografine e tij, Straboni shkruan se “Popullsia e Epirit, Ilirise dhe Maqedonise flasin te njejten gjuhe, bile dhe floket i presin ne te njejten menyre. Kane te njejtat zakone, dhe qeverisen nga kuvendi i pleqve te cilin e quajne Plakonia. Te vjeterve u thone Plaixh kurse plakave Plaixhe”. Nga Justini mesojme se maqedonasit ishin nje race pellazgjike. Ndersa tek Kuin Kyrsi dhe Plutarku shohim se midis greqishtes dhe maqedonishtes ekziston nje ndryshim i tille saqe, duke kuptuar njeren prej dy gjuheve, nuk mund te kuptoje edhe gjuhen tjeter. Trog Pompei shprehet: “...albanet (arberit), nje pjese e te cileve sot ka zene vend ne Peloponez, nje pjese ne Maqedoni, Iliri dhe ne Epir...”.Puarso dhe Kajks thone se “Mbreteria e Maqedonise ia detyron origjinen e saj nje kolonie pellazgesh te debuar nga Histiokotida prej kadmeneve rreth vitit 1302 p.e.s. Ata u vendosen ne Pind nen emrin maqedonas dhe u shtrine deri ne Ematia”. Po ashtu fon Hahni ne Albanesische Studien, nder te tjera, pohon se “Shqiptaret jane autoktone sepse zbresin drejtperdrejte nga Iliret, qe ashtu si dhe popullsite e Maqedonise dhe Epirit, rrjedhin te gjithe nga parahistoriket Pellazge”. E. Mashi ne Annales des Voyages shprehet se “eshte e drejte te besohet se gjuha moderne e Shqiptareve eshte ajo qe flisnin ne lashtesi Maqedonet, Iliret dhe Epirotet”. Petrota shkruan “...te gjithe ata qe kane pranuar tezen e origjines pellazgjike te Shqiptareve te sotem, te pranojne dhe te quajne si nje te vertete historike te padiskutueshme njejtesimin me ata te Ilireve, Maqedoneve dhe Epiroteve, dhe te ketyre me Pellazget e lashte.” Biondeli pranon se origjina e shqiptareve eshte pellazgjike dhe se “pa dyshim jane te nje gjaku me Maqedonasit e lashte, Traket, Daket dhe Iliret”.Ndersa per dallimin midis grekeve dhe maqedoneve te kohes se Aleksandrit, Vajgali veren “Per botekuptimin grek ishte dicka e vetekuptueshme qe nje njeri te ishte edhe perendi. Por per maqedonasit, me perjashtim te fisnikerise se helenizuar, ky mendim ishte po aq i huaj, sa c’eshte per ne sot”, duke dalluar nje ndryshim thelbesor ne sistemin konceptual te grekeve dhe popullsive te tjera rrenjese si maqedonasit, iliret e epirotet qe kishin te njejten rrenje pellazgjike.Ne Quarante Secoli, E. Bidera shkruan: “...qyteterimi pellazg nuk u nal vecse ne Epir. As nuk humbi, sic besohet, eshte ky popull fisnik, qe per tu kujtuar qendroi ende me gjuhen e tij teper te lashte ne Shqiperi, Thesali, Maqedoni, ne pjesen me te madhe te Dalmacise, te Serbise, etj...”. Dhe prof. M. Markiano shprehet: “populli shqiptar eshte, nese jo pellazgjik, me origjine pellazgjike, ose nje familje e asaj race shume te lashte qe populloi brigjet e Azise se Vogel, Greqine, Trakine, Maqedonine, Epirin, Mizine dhe Dakine...”.
http://books.google.com/books?id=H4WotF-_TN8C&printsec=frontcover&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Wed Aug 11, 2010 11:30 pm | |
| Te lumt arber, her maqedonisht taSHI greqisht avavva do mesojm shum gjuh ne ketu si duket... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Wed Aug 11, 2010 11:32 pm | |
| Shqip është e përkthyer | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Wed Aug 11, 2010 11:38 pm | |
| PO MIR PSE SJELL ATO SHKRIM QE JAN JO SHQIP[! | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Wed Aug 11, 2010 11:43 pm | |
| Fshij oj Fiona tjerat qe nuk janë Shqip , une kinse humbi ore te tera per te sjell argumente te pa kundershueshme , vertet nuk e dija qe nuk bon kshu , edhe skisha verejtje nga ju edhe te tjeret Adminastratore .. Fshi lirisht . Ose tjeret Admina le te bejne . | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Wed Aug 11, 2010 11:45 pm | |
| Jo shoki nuk eshte problemi ke un po dije se je ky forum eshte nen mbykqyrej ca te qitet ketu do e shofesh ne nje vende tjeter ? | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Thu Aug 12, 2010 12:27 am | |
| - Cito :
- rber, ne kohen e Noe (Nuhit) ka pasur nje permbytje (Cunami) dhe eshte
mbytur krejt njrzimi, qe ne ate kohe nuk kane qene shume. Nuhi llogaritet babi i dyte i botes pas Ademit. Me Nuhin (Noe) shpetojne tre djemt e tij, kurse njeri djal dhe gruaja qe nuk i kane besuar Nuhit kur u ka thene se do te vij uji, jene mbytur. Djemt i kane pasur emrat : 1. Ham, rredhin gjuhet hemite, 2.Sam , gjuhet semite dhe 3,Japheth (Jafeth), gjuhet japetike indoevropjane Nga i pari rrjedhin aziatiket, nga i dyti afrikanet dhe nga i treti Japet, Evropjanet. Pra shqiptaret rrjedhin nga Japheth (Jafeth) dhe gjuha shqipe eshte gjuhe Japetike indoevropjane, familje e anglishtes, gjermanishtes frengjishtes. Djali i Nuhit ndalet dikund ne veri te Indis ku themelon popullin e quajtur Arian, raca ariane te cilet prej aty ne kohen e bronzit fillojne te levizin drejt Evropes. Ne evrope perzihen me nji popull vendas qe nuk i dihet emri dhe pas perzierjes se tyre, e ne epoken e Hekurit, lind nji popull i ri i quajtur Pellazg dhe gjuha e tyre pellazgjisjtja, fjalet e te ciles gjihe mund te deshifrohen vetem me gjuhen shqipe (ashtu ka thane Eqrem Qabej) Pellazget homeri i quan popull hyjnor dhe jene shtri ne te gjithe Evropen e Azine e Vogel. Nga Pellazget pastai rrjedhin Greket antik, thrrakasit, iliret e maqedonet antik. Nga perzierja iliro-thrrakase rrjedhin Iliret (Aleksander Stipqeciq) Greket antik perzihen me Eolet, Jonet dhe Doret qe vine nda verilindja dhe krijohet populli helen ose greket e sotem kurse maqedonet zhduken sepse ata kane qene ilir dhe jene quajtur maqedon nga shkaku i teritorit gjeografik qe eshte quajtur Maqedoni dhe kufiri ka qene deri ne Velez Shtip e Radovish. Dokumentet greke flasin se Leka i Madh nuk ka folur greqisht sepse ka qene i huaj, dhe ai ka folur shqip sepse gjuhe maqedone nuk ka pasur pasi qe nuk ka pasur as komb maqedon por vetem shtetas maqedon. Pra edhe ne jemi shjtetas maqedon, sllavomaqedonet poashtu por jo edhe komb maqedon. Te fala nga Uscana antike, kalaja e te cilit qytet eshte ne Kercove. interesant ky shkim!! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Fri Aug 20, 2010 12:24 am | |
| Fundosja e Atlantidës legjendare ''Shkak i kësaj katastrofe apokaliptike ishte asteroidi nga grupi Adonis, i cili nga trajektoria e tij përreth diellit u fut në fushën gravitale të Tokës'', pohon fizicienti gjerman Otto Muck në librin e tij ''Gjithçka për Atlantidën''
Më 8 korrik të vitit 8498 para Krishtit, në Tokë me një shpejtësi marramendëse, nën temperaturën prej 20000oC, u përplas një asteroid. Katastrofa zgjati vetëm 2 minuta dhe për ato 2 minuta vdiqën me miliona njerëz, u shkatërrua bota bimore dhe shtazore në shumë regjione të planetit tonë, ndërsa pamja dhe klima e saj ndryshuan përgjithmonë. Kjo ishte dita kur u fundos Atlantida legjendare dhe me të u zhduk edhe qytetërimi i parë të cilin e ndërtoi njeriu. "Shkak i kësaj katastrofe apokaliptike ishte asteroidi nga grupi Adonis, i cili nga trajektorja e tij përreth diellit u fut në fushën gravitale të Tokës", pohon fizicienti gjerman Otto Muck në librin e tij "Gjithçka për Atlantidën". Kataklizma filloi në horizontin veri-perendimor; nga thellësia e kosmosit befas u paraqit një trup i panjohur qiellor, i cili fillimisht ngjante në një yll të vockël, pas 30 sekondave i ngjante kometës, ndërsa pas një minuti në një 'bolidi', shkëlqimi i të cilit ishte më i madh se 100 diej. Gati sa me një trajektore vertikale, trupi u përplas në tokë. Nga drejtimi i veri-perëndimit, asteroidi pa u hetuar arriti deri te brigjet e kontinentit amerikano-verior, në regjionin 330 të gjerësisë gjeografike, ku sot gjendet qyteti liman Çarlston në Karolinën Jugore.
Kur trupi qiellor me një shpejtësi marramendëse hyri në shtresat e dendura të atmosferës, temperatura përnjëherë u ngrit në 20.000*C dhe të gjithë ata që panë këtë "shkëlqim të tmerrshëm" përgjithmonë humbën të parët. Nxehtësia shkatërroi gjithçka që iu gjend në rrugë. Nën ndikimin e nxehtësisë trupi qiellor shpërtheu, në një distancë rreth 200 km nga sipërfaqja e tokës dhe u thërmua në qindra pjesë të zjarrta që u përplasën në tokë, në formë shiu gjigant të zjarrtë, duke mbjellur vdekje dhe shkatërrim. Dy copëzat më të mëdha ranë në regjionin e Atlantikut, në veri-perëndim të Portorikos. Me një fuqi të madhe shkatërruese ekuivalente me 30.000 bomba hidrogjenike, e shpërthyen fundin e oqeanit. Biliona tonë të magmës së zjarrtë dolën nga gjiri i tokës dhe u përzien me ujin e detit, duke u shndërruar në sasi të mëdha avujsh të cilët u ngritën deri në 30 km lartësi. Gjëmimi i shpërthimit u dëgjua në tërë botën. Shkëlqimi i përplasjes e shndërroi natën në ditë në një perimetër prej 2000 km. Valët gjigante, të larta deri në 1000 m u vërsulën drejt brigjeve për të shkatërruar gjithçka para vetes. Në këtë orgji çmendurake të stihisë, plotësisht u shkatërrua Ishulli legjendar Atlantida.
Platoni për Atlantidën
Obsesioni kryesor i Otto Muck është zbulimi i fshehtësisë së Atlantidës, me të cilën njerëzimi merret për 2400 vjet, që nga ato ditë kur filozofi i famshëm grek Platoni, e vendosi në rend dite, të historisë. Pak para se të vdiste ai shkroi dy vepra: "Timaios" dhe "Kricias", në të cilat për herë të parë përmendet ky ishull dhe përfundimi tragjik i tij. Sipas Platonit, Atlantida gjendej në afërsi të "Shtyllave të Heraklitit", siç quhej më herët ngushtica e Gjibraltarit. Ishte më e madhe se Azia e Vogël dhe Afrika Jugore së bashku, e cila quhej për pjellori dhe jepte dy "prodhime" vjetore. Platoni i përmend palmat e kokosit, elefantët, krokodilët, tempujt dhe pallatet e praruara, kryeqytetin me një rreze prej 23 km dhe bashkësinë njerëzore të bazuar në normat ligjvënëse dhe kulturë të lartë. Ushtria e Atlantidës i kishte 480.000 këmbësorë, 120.000 kalorës, 160.000 karroca luftë, 240.000 marinarë. Platoni ishte i pari që shkroi për Atlantidën. Të gjitha veprat e mëvonshme u bazuan në informacionet e tij. Mirëpo, Platoni të dhënat për Atlantidën i kishte dëgjuar nga Kriciusi, të cilit i kishte rrëfyer gjyshi i tij, ndërsa gjyshi kishte mësuar prej Solonit, ligjvënësit më të njohur të Greqisë antike. Deri te këto të dhëna, Soloni kishte ardhur nga shkrimtarët egjiptianë, të cilët i kishte takuar gjatë udhëtimeve të tij. Në bazë të 20 faqeve të shkrimeve të Platonit për Atlantidën, deri më tani janë botuar 25000 punime për katastrofën më të madhe që e ka goditur planetin tonë. Për Atlantidën shkruan shkencëtarët, shkrimtarët, detarët dhe hulumtuesit, ëndërrimtarët.
Gjurmëve të qyteteve të fundosura
A ka prova shkencore, përveç Atlantidës së Platonit, për shkatërrimin e ndonjë pjese të madhe të tokës apo ndonjë ishulli, në historinë e njerëzimit? Në vitin 1969, hulumtues detarë amerikanë në afërsi të Ishullit Bahamas, Andros, gjetën mbeturinat e një muri dhe shtyllave gjigante. Gjurmët e anijeve të fundosura ekzistojnë në të gjitha pjesët e botës dhe kjo e ka shpjegimin e vet: nga epoka e fundit e akullit (rreth 7000 vjet p.e.s.) shtresa e shkrirë e akullit që e mbulonte një pjesë të madhe të Evropës, e rriti nivelin e detit për plotë 200 metra. Kështu, deti në pjesët më të ulëta bregdetare vërshoi dhe fundosi qytetërimet dhe banorët e tyre. Britania e Madhe atëbotë, akoma nuk ishte ishull, në vend të detit Baltik ishte tokë, ndërsa lumi Temza ishte degë e Rajnës, gadishulli Apenin ishte lidhur me rrip toke me Afrikën veriore. Të gjitha këto regjione të vërshuara kanë diçka të përbashkët. Mirëpo Atlantida, sipas Platonit, gjendej larg në oqean. "Prej aty, shkruante ai, mund të lundrohej në ishuj të tjerë, si dhe bregun e shtrirë të përtejmë".
Ata ishuj "të tjerë" besohet të jenë Karaibet dhe Bahamet, ndërsa "bregu i shtrirë i përtejmë" Amerika Veriore. Sipas kësaj, Atlantida gjendej mes Amerikës dhe Evropës, ku sot gjenden Ishujt Azore.
Dëshmitë e Otto Muck-ut
Kur u bënë fotografimet e para ajrore, në vitin 1921 të Karolinës Jugore, u zbuluan më se 3000 kratere me origjinë misterioze. Qindra kratere kishin rrezen prej 1,5 km, ndërsa i gjithë rajoni përreth qytetit Çarlston shtrihej në një sipërfaqe prej 156.000 km2. Si rrjedhim i kësaj, del se kemi të bëjmë më gjurmë të ndonjë trupi të madh qiellor që ka shpërthyer mbi tokë. Dy gropa gjigante në fund të detit në regjionin e Portorikos tregojnë për goditjen e dy pjesëve gjigante të asteroidëve. Sipas llogarive të Muck-ut, të dy pjesët kishin një rreze prej mëse 10 km. Ato copa krijuan një çarje të madhe, e cila së shpejti u shtri deri në Atlantidë.
Magma e shkrirë që shpërtheu nga zemra e tokës u hodh me një erucion të fuqishëm në atmosferë, ndërsa në vendin e saj mbeti një boshllëk i madh me një thellësi prej gati 3000 metrash, gjë që ndikoi të fundosej edhe një pjesë e kores së tokës. Ky ishte edhe fundi i Atlantidës, shkatërrimin e së cilës e përcollën edhe shumë katastrofa periferike. Hiri i lavës dhe uji i detit krijuan një shtresë reje të zezë me trashësi prej 30 km, e cili me ndihmën e erërave pasate u zhvendos drejt lindjes, në Evropë, Afrikë, Azi. Në ato regjione u krijuan tornado dhe uragane. Hiri dhe kripa e detit paraqitnin pika kristalore për shira apokaliptike dhe rrebeshe që i suleshin tokës.
Varrezat e mamuthëve në Siberi
Njëkohësisht me këto zhvillime, mbi planetin tonë u përhapën re të mëdha me gazra helmues, të cilat dolën nga thellësia e Tokës. Muck konsideron që me këtë paraqitje, e ka ndriçuar edhe enigmën më të vjetër: varrezat e mamuthëve në Siberi. Atje, kryesisht në tokën e ngrirë janë gjetur mbeturinat e mijëra mamuthëve, edhe ato në gjendje sikur të kishin ngordhur dje e jo para mijëra vjetëve. Këto mbeturina shkencëtarët i kanë studiuar me kujdes. Diagnoza është: "Vdekje e shpejtë, pa lëndime, si pasojë e ngulfatjes". Në stomakët e mamuthëve janë gjetur edhe ushqimet e tyre të fundit, gjethe të halorëve.
Mirëpo, ky lloj bime nuk jeton në vendin ku janë gjetur mamuthët. Këto bimë rriten në vende me klimë shumë më të butë, në regjione që gjenden hiç më pak se 3500 km më në jug. E tërë kjo e nxitë hipotezën se "ndryshimin e shpejtë të klimës" mund ta ketë shkaktuar ndonjë "fuqi kozmike". Muck thekson se përplasja e asteroidit dhe Tokës e kishte zhvendosur boshtin e planetit tonë për 3500 km, gjë që kishte ndikuar në ndryshimin momental të klimës. Mamuthët e ngulfatur në "tymin helmues" tashmë janë të "konservuar" në një frigorifer natyror. Përpara katastrofës në ato pjesë rriteshin haloret dhe drunjë të tjerë.
Rryma detare e Golfit, si dëshmi
Fakti që Evropa perëndimore ka klimë të butë duhet falënderuar "lumit oqeanik të ujit të nxehtë". Si ishte e mundur që me gjithë ekzistencën e kësaj rryme të nxehtë, para 7000 vjetësh (kur përfundoi epoka e akullit), Skandinavia dhe shumë rajone të Gjermanisë, Britanisë së madhe gjendeshin nën shtresën e borës dhe akullit? Muck jep përgjigje të thjeshtë: në atë botë as që kishte ekzistuar "rryma e nxehtë e Golfit" dhe as që arrinte deri në Evropë. Duke u nisur nga gjiri i Meksikos, ajo në mes të rrugës haste në një pengesë të pakalueshme, ishullin Atlantida, të gjatë 1000 dhe të gjerë 500 km. Rryma e nxehtë qarkullimin e kthente në detin Karaibik, prej nga sërish kthehej drejt Atlantidës. Vetëm pas shkatërrimit të Atlantidës, rruga drejt Evropës ishte hapur. Nën ndikimin e rrymës së nxehtë detare, shtresa e akullt në Britani filloi të shkrihej. Ky proces zgjatë me mijëra vjet dhe akoma nuk ka përfunduar
| |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sun Aug 29, 2010 12:49 am | |
| Fiona, eshte me vend dhe per tu pershendetur menyra se si i citon te dhenat Arberi, pra duhet ne fillim ne origjinal dhe pastaj perkthimi. Per ndryshe nuk kane vlere shkencore dhe nuk mund te perdoren si argumente te fuqishme nese mungon origjinali dhe te dhenat se prej ku jane marre. Edhe postimi i fundit nga Xhemma qenka shume me vlere te madhe dhe lidhet me temen qe une epata postuar ma herwt ne lidhje me permbytjen e botes. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Aleksandri i Madh | |
| |
| | | | Aleksandri i Madh | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |