| AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI | |
|
+15bukla Orfe@ ss1 zeriatdheut Euridika Zogisti_Legalist Gjura Eva0506 Sofra Leka i Madh Beton Riki30 Guximi Anna shaban cakolli 19 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Sun Aug 26, 2007 8:36 pm | |
| Akti qe kreu AvniRrustemi me 13 qershor te vitit1920 ne Paris ishte nje akt historik dhe heroik i ketij patrioti shqiptar.Ate dite Avni Rrustemi kreu atentat kunder Esat Pashe Toptanit,kryetradhetarit te vendit,vegles sevendeve fqinje,te fuqive te huaja,si shites i interesave te Shqiperise. Ky atentat prishi Konferencene Paqes ne Paris dhe planet qe beheshin per ricoptimin e Shqiperise se coptezuar.Akti historik qe kreu ky patriot,tregoj sedoraepopullit do te arrije kudo,nePARIS DHE KUDO KU FSHIHEN tradhetaret. | |
|
| |
Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Mon Aug 27, 2007 2:15 am | |
| Me1920 Avni Rrustemi i beri nder kombit me at akt qe shtiu mbi trathetarin Esat Pashen dhe nuk i shkoj fisheku huq sepse beri nji trimri te rrall ku i mbeti torta ne fyt Esatit dhe klikes se tij qe benin pazar tokat shqiptare prandaj ne sod duhet te kemi burra si Avnija dhe jo ti lem zagaret te bejn pazarlleqe me toka tona dhe te lujn me kurrizin e popullit ton te vujtur nder shekuje . | |
|
| |
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Wed Sep 12, 2007 9:09 pm | |
| Vepra fort e lavdrushme e Avni Rrustemit nderoi kombin shqiptare prandaj ju ngrit edhe kjo kenge:
Shpejt Avnia ne paris u gjet, e pa pashen ule ne hotel, e kish qit kamen mi kame , ne krah te djatht ngjit yll e hane ,
-Po ku je tradhtar i ndyre kush te dha te drejt atdheun me shit, kam lan popllin me lot ne sy, prit kta plumba jan per ty
Pyt parisi e ban seri tim te zi pse qet hoteli , thon se u vra njaj Esat Pash, Avni trimi e ka kalle flake, Ka qit pushk per token nan , mos me i marr tradhtart nder kam | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Wed Sep 12, 2007 10:22 pm | |
| Guxim,të lumtë ,këto vargje e bëjnë edhe më të lavdishëm aktin heroik të Avni Rrustemit. | |
|
| |
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Wed Sep 12, 2007 11:48 pm | |
| Perderisa kemi heronjet dhe deshmoret kenget nuk do te shuhen kurre shaban cakolli
Pershandetje te perzemerta | |
|
| |
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Thu Sep 13, 2007 12:04 pm | |
| Shaban cakolli e ke pare filmin dy krisma ne paris qe i kushtohet Avni Rrustemit | |
|
| |
Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Thu Sep 13, 2007 12:11 pm | |
| Avni Rrustemi (1895 - 1924) Avni Rustemi i lindur në Libehovë te Gjirokastres. Patriot demokrat dhe revolucionar themelues i federatës "Atdheu" dhe i organizatës "Bashkimi". Fotografia është marrë më 1910 kur Avniu u nis nga Elbasani për Shkodër për të kryër një mision patriotik. Më 13 qershor 1912 vrau në Paris tradhtarin e Atdheut Esat Pashë Toptanin. Presidiumi i Kuvendit Popullor i ka dhënë titullin "Hero i Popullit" | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Fri Sep 14, 2007 12:08 am | |
| Riki30 te falemenderoi shume per kete foto qe solle ne Forume te patriotit te kombit AVNI RUSTEMIT. Akti heroik i Avni Rrustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rrustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill, 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rrustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi". Avni Rrustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. "Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, - thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike". Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblene Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi. | |
|
| |
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Sun Sep 16, 2007 9:21 pm | |
| Te lumte Shaban per temen e vyer. Vertet figura e shkelqyer e Avniut meriton nje trajtese dhe studim te hollesishem, sepse ne kontekstin historik figura e Avniut ishte simbol i mbare rinise shqiptare. I perparimit, i vitalitetit dhe vigjilences revolucionare. Avniu u vra nga spiunet e mbretit satrap Zogut. Por, gjaku i Avniut eshte marre. Pas Çlirimit, agjenti qe e vrau Avnine u zu, u gjykua dhe iu dha denimi meritor. Ai u ekzekutua per vepren kriminale qe kish bere.
Avni Rrustemi eshte ikone e nje te riu revolcionar. Shembull per te gjitha koherat. Avniu. Djaloshi i hajthem, qe zuri vend ne te gjitha gazetat e Parisit per gjestin heroik qe beri. Avniu. Njeriu qe zgjon admirim te breznite e reja. Avniu. Emri qe luftoi kunder tradhetarit, Esad.
Avniu. Nje emer qe misheron patriotizem. Avniu me 13 qershor 1920. Pikerisht ne kete date historike, atedheu yne ishte si nje shqipe ne luftim. Perse? Sepse pikerisht derisa, Avniu po shkrepte plumba ne Esadin, populli shqiptar, vlonjatet kryengrites, trimat e medhenj kryengrites si Selam Musai (Salaria), Sali kapedani, Zigur Çelo e perplot te tjere iu vune fshesen italianeve, i hodhen ne det. Pra, vepra e Avniut dhe epopeja e Vlores perputhen.
Dhe epopeja dhe Avniu perbejne brumin e historise sone kombetare.
Luboteni | |
|
| |
shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Fri Oct 19, 2007 11:48 pm | |
| Guxim,përshëndetje,edhe pse me vonesë ekam pa pytjen tuaj po të përgjigjem,e kam pa"Dykrisma në Paris";POR EDHE Në DYQFAQJE E KAM LUAJTUR ROLIN E AVNI RRUSTEMIT;ëSHTë NJERI NGA ROLET NDËR MË TË VËSHTIRA;POR MË PËLQEN SHUMË. | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Mon Oct 22, 2007 12:23 am | |
| Përgëzime i nderuari Shaban për temen.
Unë po shkruaj si shkurt për këtë temë pasi që postuesit më lart e kanë dhënë mendimin shumë mirë.
Akti i Avni Rrustemit në Paris është një akt trimeror që mund ta kryej vetëm një atdhetar i kulluar dhe me vizione largëpamëse. Avni Rrustemi pos që e shtriu tradhtarin për toke, ai pati aftësi mendore dhe trimëri që të ja demaskojë edhe fytyrën e tradhtarit dhe përmes mendimeve që ai i shtjelloi në gjyqin e Parisit ta kuptojë bota situatën e vërtet për Shqipërin. | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Tue Oct 23, 2007 2:54 pm | |
| Avni Rrustemi si 17/18 vjeçar mori pjes aktive në çetën e Çerqiz Topullit dhe Mihail Gramenos. | |
|
| |
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Sun Jan 06, 2008 4:09 pm | |
| duhet te dime diqka interesante: Rrallhere ne historine tone kombetare ekziston nje rast meteorik i paharrueshem: ne kohen kur Avniu - biri i Libohoves kreu aktin heroik duke vrare Esadin, ne Vlore italianeve iu dha shqelmi dhe u hidhen ne det. | |
|
| |
Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Avni Rustemi heroi i madh i shqiptareve Mon Jan 28, 2008 10:43 pm | |
| Paris, 13 qershor i vitit 1920 …
Para hotelit “Kontinental” në rrugën “Kastilone”, një djalosh nxjerr revolverin që mbante nën xhaketë dhe me dy të shtëna rrëzon përtokë atë që ndodhej përballë tij. Orvatet të qëllojë përsëri, por revolveri nuk i shkrep. Atëherë e flak atë mbi viktimën e qëndron pa lëvizur pranë tij. Kalimtarët mbeten të llahtarisur, duke u përpjekur t’ia mbathin a të fshihen pas kolonave të hyrjes së hotelit. Por disa syresh, kur shohin djaloshin të vetëçarmatosur, i sulen dhe e qëllojnë si të munden duke britur: ”Kriminel, vrasës!...”. ”Nuk jam kriminel, - shpjegon djaloshi.- Jam student shqiptar. E vrava atë sepse lexova në ballin e tij mizoritë që ai ka kryer në Shqipëri”. Vrasësi ishte Avni Rustemi, kurse i vrari Esat pashë Toptani.
Akti i madh patriotik i Avniut i jep ende force edhe shprese Shqiperise. Lusim Zotin qe te gjithe tradhetaret e kombit te shtrihen mes plumbave neper rruget e botes dhe shqiptaret te gezojne kombin e tyre sic ja u ka dhuruar Perendia. | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Tue Jan 29, 2008 10:47 am | |
| Avni Rustemi jo qe vetem ishte organizator i shoqatve demokratike,por edhe nje nder ideologet demokrat.Idet e tij,te formuluara ne nje sere fjalimesh e artikujsh publicistike u bene arma e fuqishme ne duaret e rinis demokratike e te masave te shtipura punonjes. ''Kure qeveria nuk ploteson nevojat me me rendesi qe ka kombi - thoshte ai,ateher kjo nevoje duhet te realizohet me interesimin e pjeses se organizuar te popullit e ta bejme ne qeverin qe ta ndjeje kete nevoje'' | |
|
| |
Gjura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1902 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 18/02/2008
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Thu Feb 21, 2008 12:01 am | |
| Hallall i qoft Avni Rustemit per vepren patriotike qe rrezoj per dhe ate qen Pasha ne mes te Parisit, po ku ta gjejm edhe nje Avni se per kohet e tona se? qe po nje Esat Toptani (Bujar Bukoshin) po dhe nje ne mes te Prishtines Esat pash Rugoven qe e kan merituar po te njejtin shperblim si Esat Pasha. Deri se sa u çlirua Kosova nga kta fundrina nuk pa dite te bardh por ja qe pas dimrit vjen e Pranvera stin e bukur apo jo. Gezuar Pamvaresin e shtetit te dyt Shqiptar Kosoves. me respekt nga Gjura. | |
|
| |
Zogisti_Legalist Fillestar/e
Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Mon Mar 10, 2008 2:10 am | |
| Ne rregull e vrau Esat pash Toptanin ne Paris,pa me thoni ju nga i morri parat Avni Rustemi qe rrinte ne Paris ne Hotelet me te shtrejnta mos valle ja paguante SKS? | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Mon Mar 10, 2008 2:23 am | |
| Ne rregull e vrau Esat pash Toptanin ne Paris,pa me thoni ju nga i morri parat Avni Rustemi qe rrinte ne Paris ne Hotelet me te shtrejnta mos valle ja paguante SKS?
C'rendes ka se ku i mori parat Zogisti_Legalist, Avni Rustemi,ka mundesi keta te holla te organizohen ne shoqeri , te shtetit te Atdhetareve etj etj..
Ajo,qe eshte me rendesi eshte qe Avni Rustemi e luftoi fodullekun e injorances e kalsave sunduse reaksionare dhe mbrojti me zjarre traditat e popullit tone dhe te drejtat e shqiptareve qe jetonin ne trojet e veta. | |
|
| |
Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Mon Mar 10, 2008 2:39 am | |
| - Zogisti_Legalist shkruajti:
- Ne rregull e vrau Esat pash Toptanin ne Paris,pa me thoni ju nga i morri parat Avni Rustemi qe rrinte ne Paris ne Hotelet me te shtrejnta mos valle ja paguante SKS?
Njeriu sa me shume jeton, aq me shume meson, ndegjon, lexon...Edhe kjo me rastisi te lexoje!!! Zogiste, ju Zogistat shume her edhe me mendime fluturoni...Kujdes se mos po flurturoni andaj ka nuk duhet!! |
|
| |
Zogisti_Legalist Fillestar/e
Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Sun Mar 23, 2008 2:43 am | |
| ne fluturojm me mendje por me kembe jemi ne toke po ju enveristet as ne toke nuk jeni RROFT LARTMADHERIA E TIJ ZOGU I | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Sun Mar 23, 2008 3:27 am | |
| Legalist, nuk ka rëndësi se ku i ka marrë parat Avni Rrustemi, rëndësi ka se ishte kundër Esat Pashës e kundër Zogut, kjo ka më rëndësi se sa ku i ka marrë parat. Rëndësi tjetër ka se ky ishte me ide demokrati kurse detyroi 5 minuta heshtje në shenjë nderimi për vdekjen e leninit madje edhe klikën zogiste në Parlament në kohën kur parlamentet në botë mbajtën nga një minut heshtje. | |
|
| |
Zogisti_Legalist Fillestar/e
Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Mon Mar 24, 2008 2:36 am | |
| Me rendesi ka te jesh kunder shqiptarit dhe me serbin ashtu a???? serbi e paguante ate dhe ajo ka shume rendesi.ti esat pasha ose daja i Zogut e dime te gjithe se nuk ishte nacilonalist dhe shqiptar i vertet por edhe avniu nuk ishte nga ata burra..Zogu vet kur erdhi ne pushtet nuk u kushtoi shume rendesi deres se nenes.Avniun dhe biografine e tij e di shume mire prandaj mos ma beni hero ketu. | |
|
| |
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Mon Mar 24, 2008 3:14 am | |
| Esat Pashë Toptani , jo qe nuk ishte nacionalist por ai punoi edhe kunder interesave te popullit (per interese karrierizmi...etj ) andaj akti qe kreu Avni Rrustemi ishte nje akt vertete heroik dhe populli i tha "të lumtë dora Avni" | |
|
| |
zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Wed Mar 26, 2008 9:47 pm | |
| HAHA ku i mori parate zogist po ja dha populli bre zogist qe te vras nje oficer tuaj ate dogji ty zogist se edhe ju si esati e meritoni kuku qa jeni ju zogistet e shitni atdheun per nje geraldine ja kajni nonen e tani mbeteni rugeve te shtrir rugeve te parisit si esat pasha gjoksin me dekoratat e huaja dhe me plumbat e avni rustemave ki eshte nje lecion per tradhtin mos haro ti zogist se ju gjejm edhe ne biruc te minit me hij e ju kenaqim barot uh sa mir ju ben zogist kallxom ku i kishte zyrat mbreti i juaj se jo i popullit shqiptar ne afrik te mandella e pse atje a a munesh me na tregu pse bash ne AFRIK | |
|
| |
ss1 Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI Thu Mar 27, 2008 1:23 am | |
| Akti i Avni Rustemit ne Paris nuk ishte thjesht nji akte trimerie ai ishte me shume se kaq,sepse ky akte jo vetem hoqi nga faqja e dheut njerin nga tradhetarin me te madh te kombit tone por goditi d.pd.edhe planet djallezore te pashicit dhe venizelosit. uroj qe dhe sot te dale nga gjiri i popullit perseri nji Avni qe te godas mbi tradhetaret e shumte te kombit tone | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI | |
| |
|
| |
| AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI | |
|