Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI

Shko poshtë 
+15
bukla
Orfe@
ss1
zeriatdheut
Euridika
Zogisti_Legalist
Gjura
Eva0506
Sofra
Leka i Madh
Beton
Riki30
Guximi
Anna
shaban cakolli
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptyTue Apr 22, 2008 3:06 pm

AVNI RRUSTEMI
Written by Mehmet BISLIMI
Monday, 21 April 2008
( Frymëzim atdhetarizmi e qëndrese )


Avni Rrustemi, lindur në Libohovë në gjirin e një familjeje atdhetare me tradita të lashta përparimtare. Shkollën fillore Avniu e mbaroi në vendlindjen e tij. I etur për dituri ai, mësimet i vazhdoi në normalen e Elbasanit e më pas edhe në ato Shën Mitër Koronë, ndërkaq studimet e larta për pedagogji i ndoqi në Universitetin me zë të Romës.
Avniu, biri i Libohovës dhe i Shqipërisë, atdhetarë e patundur me orientime demokratike të kohës, duke parë gjendjen e rëndë ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri, ai „u shkri si qiriri“, i Namit duke dhënë çdo gjë nga vetja si shembull i brazave të ri, që të edukojë gjeneratën e re që po rritej në një frymë krejt të re përparimtare për t’i dalë zot shqiptarisë.

Avniu i kuptoi më mirë dhe më çartë nga të tjerët qëllimet grabitqare të shteteve fqinje të cilat hapur e fshehur po synonin ri copëtimin e Shqipërisë, për fat të keq e gjitha kjo më mbështetjen dhe qëndrimin antishqiptar të disa nga Fuqive të Mëdha të cilat nën ndikimin e Rusisë Cariste po mbyllnin njërin sy para invadimeve serbe, Greke e Bullgare në territoret shqiptare. Në këtë mes, dorën në zemër edhe me qëndrimin e imzanë e Portës së lartë e cila për më se pesë shekuj shqiptarëve ua kishte sjellë diellin mbi kokë! Kështu që, politika e atëhershme Franceze, Angleze etj. atëbotë ishin të gatshme që Shqipërinë ta fshinin qoftë edhe nga harta evropiane si shtet.
Përballur me këtë gjendje të rëndë Avniu dhe bashkëluftëtarët e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar të gjitha forcat e veta e me rininë djaloshare po vepronin anë e kënd atdheut
Në mënyrë që të ishin gati edhe me armë në dorë për t’i dalë në mbrojtje tokës sonë të shenjtë
, ku veç kishin filluar t’i ngulnin thonjtë e tyre në tokat tona si Italia që kishte mësyrë Vlorën!

Avniu, ishte atdhetar e demokrat, revolucionar dhe intelektual, që çështjen e atdheut e kishte vënë mbi të gjitha, madje edhe mbi jetën e tij. Ai, duke e ndier si nevojë të kohës që djemtë atdhedashës t’i mobilizoi dhe t’i ketë kurdoherë të gatshëm, për të qenë pranë e pranë, themeloi Shoqërinë Demokratike „Bashkimi“, shumë nga pikat e këtij programi edhe sot e kësaj dite nuk e kanë humbur aktualitetin e tyre. Avniu ishte pjesëtar i denjë i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare mu në prag të Revolucionit Demokratik Borgjez të Qershorit të vitit 1924, ishte kjo Qeveria e parë Demokratike në Ballkan e më gjerë që udhëhiqej nga bijtë më të devotshëm të shqiptarisë në krye me Fan Nolin e madh.
Avniu punoi si mësues në Libohovë, pastaj në Targjas të Vlorës, në Tepelenë e në Vlorë etj. Ai, ishte rreshtuar me kohë në mjedise atdhetarësh, që po përpiqeshin e luftonin me pushkën krahut për të zmbrapsur lakmitë e armiqve te Shqipërisë si dhe për të penguar përçarjen e vendit nga agallarë e bejlerë dritëshkurtër, të cilët i kishte verbuar lakmia për prona, ç’fliqe. Qëllimet e Avniut dhe bashkëmendimtarëve e bashkëluftëtarëve të tij, ishin të prera dhe të çarta: liria dhe pavarësia e tërësisë tokësore shqiptare, pra qëndresë, luftë dhe përpjekje për Shqipërinë e lirë, sovrane e demokratike, që do të jetonte në fqinjësi të mirë me të gjitha ato shtate që do ta respektonin këtë parim universal ndërkombëtar.

Në vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit. Që më 1910, Avniu me kobure në dorë bëri përpjekje qe ta qëronte nga faqja e dheut (në Shkodër) Gjeneralin otoman, gjakpirësin Shefqet Turgut Pashën, komandant i ekspeditës turke në Shkodër. Atëbotë, Avniu ishte në moshë fare të re, por me veprimin tij të guximshëm, ai tregoi se si duhet të „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtarët e vendit! Ky ishte një frymëzim i mirë për të gjithë popujt e pushtuar e në këtë kontest edhe për ne, që për liri dhe bashkim të vendit jemi përpjekur pareshtur ndër vite deri tek ditët e sotme, ku shumë bijë të devotshëm kanë ndjekur rrugën e Avniut, Çerçizit, Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit, e dhjetëra bijve tanë të devotshëm, që u flijuan për!
Në vitin 1914, Avniu u radhit në radhën e forcave çlirimtare të vendit, që për pikësynim kishin çlirimin e Jugut të Shqipërisë nga pushtuesit grek të cilët ishin futur në tokat tona!
Më 1918, Avniu e mori edhe një nismën për themelimin e Shoqërie atdhetare të të rinjve Vlonjat, që e pagëzoi me emrin: „Djalëria e Vlorës“. Drejtimin e shoqërisë e mori përsipër vet
Avniu, i cili pa humbur kohë së bashku me bashkëveprimtarët dhe bashkëmendimtarët e tij u vunë në një lëvizje të shpejt në mënyrë që më 28 Nëntor 1918, të organizonin një demonstratë të fuqishme kundër pushtuesit Italian, dhe këtë e arritën me sukses.
Një vit më vonë, pra më 1919, në Shën Mitër, Avniu themelon edhe; „Lidhjen Rinisë Shqiptare“ e cila kishte për qëllim mbrojtjen e të drejtave tona kombëtare etj.

Akti historik dhe heroik që Avniu e kreu më 13 qershor 1920, kur me atentat vrau në Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e vendit, veglën e shteteve fqinje, njëkohësisht edhe të fuqive të huaja dhe shitësin e interesave të Shqipërisë, tronditi Konferencën e „Paqes“ në Paris dhe prishi planet që bëheshin për ricopëtimin e Shqipërisë së edhe ashtu të përgjysmuar!
Ky akt heroik e historik i Avniut, që ekzekutoi në mes të Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e vendosmërie që do t’iu binte kokës të gjithë atyre që do të guxonin të bënin pazar në dëm të tokave shqiptare!
Kushtrimi i krismave të kobures së Avniut, ishte kushtrim për bashkimin e të gjithë atyre burrave që përpiqen për çlirimin e trojeve shqiptare, njëkohësisht vërejtje për të gjithë ata që ushqenin dhe ndihmonin përçarjen vendit, vërejtje për te gjithë ata që u shërbenin pushtuesve tanë shekullorë sllavo-grek, vërejtje për të gjithë ata që synonin kolltukët e “pushtet” nën tutelën e pushtueseve tanë!

Avniu me aktin historik që kreu, i tregoi botës se dora e popullit do t’i arrijë tradhtarët e kombit tonë- edhe në Paris, Londër e kudo që të fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e Parisit, që iu ngrit për ta dënuar atë, e shndërroi në një tribunë politike, ku mbrojti me konsekuencë të drejtat shqiptare, duke fituar kështu simpatinë e qindra intelektualëve të kohës, të cilët u solidarizuan me qëllimin e lartë të veprës së Avniut dhe me të drejtën e popullit shqiptar për të qenë i lirë në tokat e veta. Nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë organizoheshin tubime e manifestime në shenjë përkrahjeje të Avniut me të vetmen kërkesë: „LIROJENI DJALIN TONË!”- tradhtarët plumbin e kanë hak...

Avniu dhe populli shqiptar e fituan edhe këtë gjyq. Në dhjetor të vitit 1920, Avniu kthehet në Shqipëri. Masat popullore liridashëse e pritën me entuziazëm, e pritën si një hero të vërtetë. Avniu për asnjë çast nuk e ndali veprimtarinë e vet dhe as edhe njëherë nuk mendoi se „e kreva detyrën ndaj atdheut!“. Ai nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike – përparimtare dhe çlirimtare, por edhe njëri ndër ideologët më të shquar të asaj kohe. Idetë e tij të publikuara, një herë u bënë edhe armë të fuqishme në duart e rinisë demokratike të asaj kohe si dhe të masave të shtypura. Idetë e tij për përparimin e vendit ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku edhe u zgjodh deputet nga populli i ish prefekturës së Kosovës. Ai mbrojti me guxim e zjarr traditat luftarake të popullit tonë, përpjekjet e të drejtat e tyre për t’u çliruar nga zgjedha serbo-sllave dhe greke, për të jetuar të lirë dhe të bashkuar- ashtu siç jetojnë popujt e tjerë të botës së lirë...
Forcat e errëta Monarkiste, përgatitën likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, ra për të mos rënë kurrë!... Figura e Avniut do të qëndrojë lartë në ndërgjegjen e luftëtarëve të lirisë!

Nderim i përjetshëm jetës dhe veprës së ndritur të Avniut!

22, prill 2008
Mehmet BISLIMI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bukla
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 103
Registration date : 06/04/2008

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptyWed Apr 23, 2008 8:45 am

Sofra shkruajti:
Avni Rrustemi si 17/18 vjeçar mori pjes aktive në çetën e Çerqiz Topullit dhe Mihail Gramenos.

Sigurisht se mund të duket edhe nga Tetova se shumë Esad Toptanë ka aty!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 1:07 pm

Hallall i qoft Avni Rustemit per vepren patriotike qe rrezoj per dhe ate qen Pasha ne mes te Parisit, po ku ta gjejm edhe nje Avni se per kohet e tona se? qe po nje Esat Toptani (Bujar Bukoshin) po dhe nje ne mes te Prishtines Esat pash Rugoven qe e kan merituar po te njejtin shperblim si Esat Pasha. Deri se sa u çlirua Kosova nga kta fundrina nuk pa dite te bardh por ja qe pas dimrit vjen e Pranvera stin e bukur apo jo. Gezuar Pamvaresin e shtetit te dyt Shqiptar Kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 4:41 pm

bukla shkruajti:
Sofra shkruajti:
Avni Rrustemi si 17/18 vjeçar mori pjes aktive në çetën e Çerqiz Topullit dhe Mihail Gramenos.

Sigurisht se mund të duket edhe nga Tetova se shumë Esad Toptanë ka aty!

Po! Eshtë mbushur sot në çdo anë,
Bejnë potere shumë Toptane
per shumecka duan te behen te pare
nuk kuptojnë se kullosin bar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 5:37 pm

Per Avni Rrustema te rinj ka gjithmone nevoje Shqiperia. Duhet qe zemra e tij e ndritur dhe trime te regetije perseri tek shqiptaret, si yll per te prire bashkimin dhe per te larguar erresiren. Per t'iu dhene perseri denimin e merituar Esat Toptaneve te rinj, te cilet fatkeqesisht nuk i kane munguar kesaj toke.

Per te treguar si ne Paris ate Pasha te turpit me gjoksin mbuluar me dekorata te te huajve dhe me plumba, derguar nga vendi i vet.

Per t'iu bere gjyqin e merituar moral dhe politik hijenave qe kerkojne te shkaterrojne bashkimin. Dhe tek ne keta Avni Rustema te rinj nuk mungojne.!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 5:50 pm

Eva0506 shkruajti:
Per Avni Rutem te rinj ka gjithmone nevoje Shqiperia. Duhet qe zemra e tij e ndritur dhe trime te regetije perseri tek shqiptaret, si yll per te prire bashkimin dhe per te larguar erresiren. Per t'iu dhene perseri denimin e merituar Esat Toptaneve te rinj, te cilet fatkeqesisht nuk i kane munguar kesaj toke.

Per te treguar si ne Paris ate Pasha te turpit me gjoksin mbuluar me dekorata te te huajve dhe me plumba, derguar nga vendi i vet.

Per t'iu bere gjyqin e merituar moral dhe politik hijenave qe kerkojne te shkaterrojne bashkimin. Dhe tek ne keta Avni Rustem te rinj nuk mungojne.!!

Plotesisht i pajtimit me ty Eva0506. Per fat te keq gjithenje ka pasur Esad-a dhe gjithmone do te kete Avni Rrustema. Se ku i ka marre parat per ta pembushe misionin, as qe duhet te diskutohet bile, sepse nje Minister i Jashtem qe nuk guxon te jetoj ne Atdhe duhej te mbetej jasht edhe fizikisht edhe moralisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptySun Nov 23, 2008 11:05 pm

Akti i Avni Rustemit është një akt i pashembullt në aspektin trimëror,kombëtar, tregues i shkallës më të lartë të mbrojtjes së identitetit tonë kombëtar. Në këtë aspekt Avni Rustemi është një figurë që gjithmonë ndrit dhe rrezaton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 2:43 am

Duhen me shume te tilla akte... jemi mbrapae kohen, duhet nje pastrim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 EmptyMon Nov 24, 2008 6:54 pm

Keta t'ju a leshojme tradhetareve tane

https://www.youtube.com/watch?v=xrBxvxe_F4k
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI   AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» HISTORIK I SHKURTËR I KULLËS SË TAHIR MEHËS
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
» A kane nevoje sot,shqiptaret per Avni Rrustema...?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: