Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Amerikanët: Skënderbeu, gjeni ushtarak Fri Mar 07, 2008 6:09 pm | |
| Amerikanët: Skënderbeu, gjeni ushtarak |
|
| Dy anëtarë të Kongresit amerikan, demokrati Tom Lantosh dhe republikani Dana Rohrbaker i paraqitën të premten Dhomës së Përfaqësuesve një rezolutë për nder të 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Është hera e parë që në Kongresin amerikan paraqitet një dokument i tillë, i cili përkujton Skënderbeun si burrë shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak si dhe rolin e tij në shpëtimin e Evropës Perëndimore nga pushtimi osman.
Projektrezoluta, e paraqitur në Kongres me ndihmën e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, përshkruan me hollësi rolin e Skënderbeut në mposhtjen e ushtrive osmane para dyerve të Evropës, duke e shpëtuar kontinentin nga pushtimi. Meqenëse në Shtetet e Bashkuara nuk dëgjohet të flitet shumë për Skënderbeun, kjo projektrezolutë është një përpjekje për t'i njohur amerikanët me rolin e tij 6 shekuj më parë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrbaker, një nga kongresmenët që paraqitën rezolutën, tha:
“Skëndërbeu, kjo figurë historike, ndali përparimin turk drejt Evropës Perëndimore, duke ndryshuar historinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Unë kam propozuar që Kongresi amerikan të përkujtojë 600 vjetorin e lindjes së Skëndërbeut në mënyrë që ne të njohim rolin e rëndësishëm që ai luajti jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në historinë e krejt qytetërimit perëndimor. Skënderbeu udhëhoqi popullin shqiptar kundër pushtimit osman të Evropës duke shpëtuar Perëndimin.
Kongresmeni Rohrbaker tha se kur ishte në Krujë për vizitë, i kishte lënë përshtypje të thellë lufta e gjatë për liri që kishte bërë Skënderbeu. Pa këtë luftë, e gjithë bota perëndimore do të kishte qenë ndryshe dhe Shtetet e Bashkuara do të kishin qenë një vend i ndryshëm po të mos kishte qenë guximi që tregoi qindra vjet më parë Skënderbeu, tha Rohrbaker.
Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi e shpjegon kështu rëndësinë e kësaj rezolute:
“Kjo është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët sepse Gjergj Kastrioti është një nga figurat kryesore mes shumë heronjve historikë. Shqiptarët mund të jenë krenarë për historinë e tyre të lavdishme dhe trashëgiminë e cila ka filluar me Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe ka vazhduar në shekullin e 20-të me Nënë Terezën. Populli shqiptar nuk është ende i lirë. Në Kosovë ata nuk kanë ende pavarësi dhe Shqipëria nuk është ende anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Prandaj ne duam t’u kujtojmë atyre se Gjergj Kastrioti ka bërë shumë për Evropën Perëndimore, dhe ne në Shtetet e Bashkuara duhet ta mbajmë mend një gjë të tillë.”
Në rezolutë citohet Gjeneral Majori Xhejms Ulf, komandant i ushtrisë britanike në Kebek, sipas të cilit “Skënderbeu ua kalon të gjithë oficerëve, të lashtë dhe modernë, në udhëheqjen e një ushtrie të vogël mbrojtëse.”
Aty citohet gjithashtu historiani britanik Edward Gibbon, i cili ka thënë se “fisnikëria dhe feja e tij e kanë rreshtuar princin shqiptar krahas emrave të Aleksandrit të Madh dhe Pirros”.
Shqipëria nën Skënderbeun, thuhet në rezolutë, pengoi pushtimin e Romës dhe të krejt Italisë nga Perandoria Otomane, duke i hapur në fakt rrugën Rilindjes italiane. Statujat e Skënderbeut mbi kalë dhe me shpatë në dorë zbukurojnë sot kryeqytetet e Italisë, Austrisë, Hungarisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Në projektrezolutën, e cila pret tani miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve, lavdërohen shqiptarët kudo në botë për nderimin që i bëjnë heroit të tyre Gjergj Kastriotit.
|
|
| |
|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Amerikanët: Skënderbeu, gjeni ushtarak Sat Mar 08, 2008 3:44 am | |
| Ago Muja po ti lexoim keta shkrime nga ndonje Historian shqiptar ''mendoj'' se nuk i vnojme rendesi e nuk e analizoim se ç'fare me te verte ka qen Heroi i jone i madhe Skenderbeu,por, po jau sjell keto fakte per te bere analiza,qe te mos kishte qen Skenderbeu nuk do te ishim edhe ne sote lexoni per fisin;
JAPODET: Fis ilire qe banonte ne krahinat veriore te Ilirise,ne shpine te liburneve. Ne shek.IV p.e.r u perzien me kelter,Staboni quan fis ilir kelt.Per nje kohe te gjate ne shek.II-I p.e.r.Japodet kundershtuan me arme ne dore pushtuesit romake. Ne sulmin e Romakeve kunder JAPODEVE dhe ilireve te tjere te V me 35 te e.r. ka mbetur si shembull i madhe lufta per mbrotjen e Metulit,qytetit kryesore te tyre. Romaket munden te pushtonin qytetin vetem kur u shkatrrua i teri dhe u vrane ne lufte te gjithe mbrojtsit e tij. Grate metulase me femijet e tyre,per te mos rene ne duart e pushtuseve u hodhen ne zjarrin qe digjte qytetin.
Ja si u asimilu fisi Japodet qe te mos kishte qen roli i Skenderbeu ne shpetim tone nuk do te ishim ketu ku jemi sote dhe keta qe jemi sote. | |
|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Amerikanët: Skënderbeu, gjeni ushtarak Wed Mar 12, 2008 2:42 am | |
| Ju falemnderit te nderuar Ago Muji dhe Beton per keto informata . Ka shume vepra qe i kushtohen te madhit KAstrioti edhe nga shqiptare edhe nga te tjere .Figura e Tij po behet "objekt" studimi parreshtur per studjues te rinje shqiptar dhe nderkombetar nga vete fakti se figura e tij me gjithe ate shume aftesishe si diplomatike si ne fushen e artit luftarak ,organizativ ,strategjike etj etj , le hapsire te gjere per studime te vazhdueshme dhe rendesija qendron ne ate se sa popujt tjere e njohin dhe cmojne vepren e Tij . Kjo rezolute eshte nje hap shuuume i rendesishem ne ngritjen dhe venjen ne pah te rendesise se vepres se popullit shqiptar nen udheheqejen e Gjergj Kastriotit jo vetem per popullin shqiptar por edhe per historine botes perendimore . Nderime . | |
|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Amerikanët: Skënderbeu, gjeni ushtarak Wed Mar 12, 2008 2:46 am | |
| nje "kuriozitet" qe kam lexuar per Gjergj Kastriotin ,te madhin eshte se ; "Ai ka fjete vetem 4 orë nje 24 orë (asnjehere me shume)"! | |
|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Amerikanët: Skënderbeu, gjeni ushtarak Wed Mar 12, 2008 5:15 am | |
| Postime shumë të mira keni sjellur Ago Muji dhe Beton. Ju falënderojë shumë për kohën që merrni të na sillni postime cilsore. | |
|
Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Amerikanët: Skënderbeu, gjeni ushtarak Wed Mar 12, 2008 1:09 pm | |
| Euridika, edhe pse nuk e kam lexuar ate kuriozitet per Skenderbene, edhe e besoj. A nuk thoshte Dritero Agollin se popullin e mbajne te pagjumet. Lexojeni poemen e mirenjohur 'Te pagjumet'. | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Amerikanët: Skënderbeu, gjeni ushtarak | |
| |
|