Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti Empty
MesazhTitulli: Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti   Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti EmptyThu Apr 23, 2009 10:17 pm

Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti Logo

Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti
Data: 26/04/2006 - 12:34
Argumenti: Ngjarje

Nga: Fatmir Beka
Manofestim përkujtimor në 7-të vjetorin e rënjës së komandat Shemit

Kodër, Mitrovicë, 26 prill
Në fshatin e lindjes së dëshmorit Shemsi Ahmeti - komandat Shemi i cili heroikisht ra më 26 prill të vitit 1999 është mbajtur një manifestim përkujtimor në të cilin pos familajërve, bashkëluftëtraëve dhe strukturave drjetuese të pushtetit lokal morën pjesë edhe shumë të ftuar të tjerë.


Kryetari i KK-së Mursel Ibrahimi ndër të tjera komandant Shemin e ka cilësuar si njërin komandantët më të mirë të UÇK-së në luftën e sukseshme për çlirimin nga pushtuesi. Më pas ai tha se nuk është e rastit dhe boshe thënja “ se dëshmorët vdesin për të jetuar gjithmonë”. Kjo thënje u dëshmua edhe këto ditë, kur në shenjë nderimi e respektimi për veprën madhore të Komandant Shemit dhe me qëllim që të përkujtohet figura e tij prej ushtaraku e strategu të rryer u organizuan një sërë aktivitetesh të sukseshme.

Komandant Shemi, me rënjen e tij heroike, ka bërë që të jetojë gjithmonë në zemrat tona dhe në zemrat e gjeneratave që do të vijnë pas nesh. Duke përkujtuar se Komandant Shemi ishte një figurë komplete që e karakterizonin mbi të gjitha profesionalizmi, modestia dhe trimëria, dua të them se organet e pushtetit lokal, do të bëjnë çmos për t’i nderuar e respektuar dëshmorët e kombit dhe për të krijuar kushte që në mënyrë institucionale të bëhet përkujdesja për familjet e tyre dhe për invalidët e veteranët e luftës.

Rizah Musliu, në emër të fshatit theksoi se Komandant Shemi kohës iu përgjegjë në momentin më të duhur dhe në mënyrën më të denjë, duke ju kundërvu robërisë shekullore me armë në dorë, me guximin, trimërinë dhe diturinë luftarake dhe do të thoja se patën nderin historik që si askush më parë që dituritë e mësuara të shkathtësive dhe doktrinës luftarake në praktikë ta sendërtojnë në luftën çlirimtare për atdheun e vet – Kosovën martire.

Lufta për liri dhe identitet kombëtarë shiquar në konotacion kohor ka forma të veprimit dhe të sakrificës...por lufta e UÇK-së është sublimim i të gjitha formave ku mbërthen në veti individi me guxim të lartë me ideal kombëtarë dhe me sakrificën e çdo gjëje gjerë në realizimin e atij qëllimi – ideali duke e flijuar edhe jetën, i tillë që komandant Shemi dhe dëshmorët e tjerë. Ne që jemi gjallë dhe institucionet e tanishme që dhashtë Zoti këtë vit do të bëhen institucione të një shteti të Kosovës së re dhe demokratike për të cilën Shemi dhe dëshmorët e tjerë e dhanë edhe jetën do të kujdesen për ta dhe për familjet e tyre poashtu në mënyrë të denjë. Major Miftar.

Kurti, Zona e IV e TMK-së në fjalën e tij tha se :" Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti që e shoqëruan me aq besnikëri fjalën me vepër. Janë gjithashtu të rrallë ushtarakët si komandant Shemsi Ahmeti që dinë çfarë duan, din kur dhe si të veprojnë. Me inkuadrimin e komandant Shemsi Ahmetit në radhët e UÇK-së në Shalë, u hetua ndikimi i tij si në rrafshin psikofizik ashtu edhe në atë profesional. Guximi, përkushtimi, profesionalizimi, afria me bashkëluftëtarët, gjakëftohtësia e tij bëri që në shumë beteja armiku të tërhiqet i zhgënyer, i thyer, i dërmuar dhe i përgjakur. Ai ishte një nga shembujt e heroizmit shaljan. Me aktin e flijimit të tij në Kodrën e Majdanit më 26 prill 1999, së bashku me Arsim Muzaqin, Rrustem Hysenin, Ahmet e Xhemail Haxhën dhe Asllan Cimilin, dëshmoi edhe një herë se Shala ka pasur dhe ka burra, dëshmoi se kjo tokë ka lindur e rritur trima që i dalin krah atdheut atëherë kur ai e kërkon këtë".

Dhe nuk është e rastit pse emri i tij është këtu, dhe nuk është e rastit pse emrin e tij e mban Batalioni i 14 Gardist, dhe nhuk është e rastit gjithashtu pse me këtë emër takohemi në rrugë, sheshe, në libra të historisë, përmbledhje poezish, në këngë e ku jo tjetër.

Rizah Haziri, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së Sa herë shënojmë përvjetorët e rënies së dëshmorëve fryma e tyre është në mesin tonë. Jetojnë e frymojnë me ne. Këtu në vendlindjen e komandant Shemit, ndiejmë erën e lirisë, por fatkeqësisht betimi dhe amaneti i dëshmorëve akoma nuk u realizua. Akoma, nëpër Kosovën e martirizuar lëvizin kriminelët që shkaktuan gjithë atë dhunë e gjakderdhje, gjithë atë eksod, shkatërrim e djegie.

info@mitrovicapress.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti   Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti EmptyThu Apr 23, 2009 10:20 pm

Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti Logo

Për kend u sakrifikua dhe kushë ishte Avni Haradinaj(Koshtova)
Data: 14/02/2006 - 07:39
Argumenti: Kosova

Nga: Hamdi Miftari
Dita e 13 shurtit të këtij viti përveq acarit që mbretoronte në Mitrovicë nuk ndryshonte nga ditët tjera të këtij muai të ftoftë.

Në një skaj të lagje së “Boshnjakëve” shifeshin tuba të vogla njerzishë të cilët ia kishin mësy kësaj lagje për të prezetuar aktit të zbulimit të pllakës përkujtimore të këtij vigani të UCK_së dhe luftetarit të lirisë. Mjerishtë ishin këtë pak njerz në krahasim e atë që Avniu kishte dhënë këtij populli,e kishte dhënë atë ma të qmueshmen Jetën. Kishte këtu shokë e miq të Avniut përfaqësues të shoqatëve të dalura nga lufta por nuk kishte asnjë nga pushtetarët e sotëm të cilët në saje të gjakut të Aniut sot kanë ulë prapanicat në fotele të buta dhe paskurpulltë shrytëzoin atë që Aniu me gjakun e tij ia solli këtyre Bukëpërsmysve. Në këtë ditë zije por edhe përkujtimi në “Lagjen e Boshnjakëve” Rizah Haziri kryetrarë i shoqateve të dalura nga lufta të parinishëmeve të paktë iu thot se Avni Haredinaj Ishte kreu i familjes së tij. Vllau i vetëm i nënd motrave dhe baba i pesë fëmijve.
Avniu në qeshor të vitit 98 ishte inkuadruar në radhet e UÇK-së ku me shumë sukses kishte luftuar me forcat e deri në hyrjen e forcave të NATO-së në Kosovë, rrespektivishtë të francezve në Mitrovicë. Me 17 qeshor 99. Si njeri shatëlartë me trup të zhvilluar, ai kishte sherbyar edhe më heret për të mirën e popullit të vetë. Para inkuarimit të tij në UÇK Avniu në bazë të deshmive profesorve të shkollave të mesme të Mitrovicës Avniu me ditë dhe netë të tëra kishte ruajtur shkollat e Mitrovicës nga huligajt dhe huliganizmi që ishtepërhapur atë kohë. Për sjellejn dhe personalitetin e Avniut nga notesi i zverdhur i gazetarit në të cilin shkruen se eproret e Avniut kishin shprehur fjalë miradije për te. Kështu gjatë kohes sa ishte ushtarë i UÇK-së ata kishin viersuar si nji nder ushtarët më tëmirë ‘Avniu ka qenë një nder ushtarët më të mirë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shales ka thanë atë botë.
Enver Oruqaj ishë komandantë i kësaj Brigade “ Ka qenë shumë i rrespektuar nder shokët ,nderkaq edhe ai ka rrespektuar eproret dhe shokët e tij ka shtuar z.Oruqi duke thënë se e ka përjetuar shumë rëndë vdekjen e Avniut. Njisoj si Oruci atë botë duke folur për Avniun ishë komandanti i tij tregon se gjatë kohes së luftës nuk ka pasur nevoj ti thot Avniut të shkoj diku ose të kryej ndonjë punë “Asnjëhere nuk ka pritur qe unë ti them që të dal në një pozicion por aidhe shokët e tij kur kanë ndegjuar se po vijnë forcat serbe ata kanë shkuar vetë vullnetarishtë duke mos kursye as jetën e tyre e që Avniu edhe e dha. Edhe ky epror i UÇK-së ka shprehur dhembje të pafund për humbjem e luftetarit të patremur të UÇK-së. Krejt në fund avniut i qoftë e letë toka e Kosoves që aq shumnë e deshti nderka marja le të ju jetë atyre që po i shfrytëzoin gjakun e Avniut për të mira vetanake e që nuk u banë nderë përkundrazi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Komandant Shemsi Ahmeti (Shemi)
» EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH
» EH, Ç'KOMBI I RRALLE!
» NEXHMEDIN, O TRIM I RRALLË
» Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: