Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin Empty
MesazhTitulli: Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin   Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin EmptySun Nov 07, 2010 10:41 pm

Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin
» Dërguar më: 07/11/2010 - 12:37





Admirina Peçi

Një dokument i rrallë e i panjohur për pavarësinë dhe Ismail Qemalin sapo është publikuar nga stërnipi i plakut të Vlorës, Darling Vlora. Dokumenti në fjalë është një telegram urimi, të cilin, Castriota Scanderbeg II (pasardhës i Skënderbeut), ia dërgoi Ismail Qemalit me rastin e Shpalljes së Pavarësisë.
Telegrami mban datën 6 dhjetor 1912, pra vetëm pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë në Vlorë dhe shpreh mbështetjen e gëzimin për këtë moment të shumëpritur prej pinjollit të Kastriotëve.
“E kam gjetur këtë telegram të Filippo Castriota Scanderbeg-ut në një gazetë shqiptare “Flamuri”, e Ballit Kombëtar, që mbante datën 28 nëntor 1969, ku lart është edhe firma e një shqiptari tjetër të madh, Mit’hat Frashërit”, thotë Darling Vlora, i cili e konsideron të rëndësishëm këtë dokument, duke shtuar se menjëherë pas shpalljes së pavarësisë ishte krijuar një atmosferë e pazakontë solidarizimi mes shqiptarëve kudo që ndodheshin. “Ekzistojnë me qindra telegrame që shqiptarët, kudo që ndodheshin, i dërguan Qeverisë së Vlorës. Filippo Castriota Scanderbeg II (pasardhës i Skënderbeut) lindi më 1865-ës dhe vdiq më 1936-ën. Ishte Kryetar Nderi i Komitetit Qendror Italo-Shqiptar me qendër në Napoli. Krahas memorandumit që bëri Qeveria e Vlorës, edhe Komiteti Italo-Shqiptar i dërgoi një memorandum Konferencës së Londrës, ku përveç protestave kundër krimeve që shtetet ballkanike po bënin në trojet shqiptare, kërkohej që Shqipërisë t’i njiheshin kufijtë etnikë”. Darling Vlora premton se do të publikojë shumë shpejt edhe tekstin e plotë të këtij memorandumi në gjuhën italiane, shkruar në Napoli në janar 1913, si dhe emrat e anëtarëve të Komitetit që e kanë firmosur. Paralelisht me të, Darling Vlora thotë se do të publikojë edhe përgjigjen e telegramit që Ismail Qemali ia dërgoi Filippo Castriota Scanderbeg-ut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin Empty
MesazhTitulli: Re: Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin   Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin EmptyMon Nov 08, 2010 1:05 pm

shum mir Medalim edhe kto jan te pa njohura per ne dhe nuk dim mjaft per ket periudh historike,po presim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një telegram i rrallë për Ismail Qemalin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Telegram Ngushllimi
» Shfaqet mbesa e ISMAIL QEMALIT..
» NEXHMEDIN, O TRIM I RRALLË
» Janë të rrallë ata ushtarak si komandant Shemsi Ahmeti
» Kush ka qenë Enver Hoxha?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: