|
| "Edhe unë kam shtet" | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: "Edhe unë kam shtet" Thu Feb 28, 2008 1:50 am | |
| Te nderuar forumist ,krijimi i shtetit te Kosoves kishti sakrifica te medha .Per lirinë dhe krijimin e tij gjenerata te tera sakrifikuan dhe u flijuan per te arrite diten kur Kosova do te jete te pakten e pavarur .Sfida e radhes qe e pret Kosoven eshte funksionalizimi i shtetitcfar mendoni Ju, a mundemi edhe ne ,qytetaret , te bejme dicka per shtetin apo mendoni se kjo iu takon vetem udheheqesve?Me konkretisht , cfar mund te bejme ne per shtetin ,apo cfar duhet te bejme ne ?? Cila eshte ajo pjese e kontributit qe ne , si qytetar te thjeshte do te duhej ta jepnim ne kete drejtim?psh. te nisemi nga gjerat me te thjeshta ,..derisa shetisim ne park ,uleset qe jan pergjate rruges te mos i demtojme ,nje leter qe mbajme ne dore te mos e hedhim ne rruge kur 5 metra me tej gjendet shporta per to, te mos kalojme mbi hapsirat e gjelberuara kur 10 metra me tej gjendet vendkalimi , te mos korruptojme te tjeret apo te mos lejojme te na korruptojne..etj etj ,etj.....besoj se ka shume per te bere nga te gjithe ne andaj ..le te nisemi nga vetevetja duke iu pergjegj pyetjes ""cfar mund te beje UNE ,per shtetin e Kosoves?mirepres mendimet e Juaja | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Thu Feb 28, 2008 2:42 am | |
| "Kthehemi nga nje lufte e madhe, per te shkuar drejt nje lufte me te madhe" - ishte thenija e profetit Muhamed alejhis selam, pas perfundimit te luftes se Bedrit ku u zhvillua nje lufte vella me vella, babe me bir dhe anasjelltas. Pra kosovaret kthehen nga nje lufte e madhe me agresoret serbe, mirpo tani e pret lufta ndaj epshit te tyre. Nje dijetar tjeter nga orienti, ne kete rast persiani Gazali, thote se lufta ndaj epshit eshte si lufta ndaj tigrit i cili derisa te te shkatroje nuk do te dorezohet.
Kemi pare se shume shqiptare luftojne me shpirt ne lufte, por kur arrijne ne pushtet i genjen paraja. Kemi shume shqiptare qe bejne cmos per atdheun, por nuk respektojne familjaret e tyre. Kemi shume ish-ushtare te denje, te cilet kthehen ne police te korruptuat dhe sa per sy e faqe. Kemi shume njerez qe e duan shtetin e tyre, por harrojne te duan njerezit e saj kur punesohet ne ndonje sherbim publik, duke u sjellur me pacientet sikur kjo e fundit te ishte jo-njeri.
Themi se respektojme kombin tone, por tradhtojme sa mundemi ne c'eshtjet e dashurise. Behemi shkak qe te vuajne te tjeret. Themi se vdesim per kombin tone, ndersa nuk paguajme taksa, uje dhe drita. Themi se vdesim per kombin tone, ndersa nuk respektojme ligjet.
Pra shumica e njerezve nga luftetare te denje per kombin, me epshin e tyre nje dite marrin ne qafe gjithe kombin e tyre! Jetojne ne kurriz te popullit te tij dhe behet shkak qe te vuaje kombi i tij.
E shihni se ka nje lufte tjeter me te madhe?
Serbia humbi luften se nuk kishte moral ne lufte, do humbemi edhe ne tani sebashku me Kosoven, nese nuk tregojme sepaku bazat e moralit! Nese nje shtet nuk te sjell kenaqesi dhe jetese te kenaqshme, atehere cka na duhet shteti?
Europianet e sodit nuk jane me te zhvilluar se ne per shkak te idejave qe kane, edhe ne i arrijme ata ne kete c'eshtje, por per shkak se institucionet i kane ne nivel. Nuk duhet shteti me ligje dhe kushtetuta, kur ata nuk respektohen!
cheers | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Thu Feb 28, 2008 1:48 pm | |
| Pergezime per kete teme te qelluar Euridika;
Ne kete teme kemi shume te thene,sepse mund te hapim edhe nje tunel apo te perdorim nje varge per te dal ne bregun tjeter. Ne menyre te ngjajshme ekzistoin imperativ te tille te kujdesshem,te cilat thone per shembull qe,ne qofte se une duhet te jeme popullor me njerez te caktuar,ateher une duhet te theme apo te beje disa gjera te caktuara. Detyra nenkupton qe ne jemi nen disa lloj detyrimesh te nje ligji moral,qe si qenie racionale ne jemi te ndergjegjeshem per keto lloje detyrimesh.
Vazhdim te mire ne teme ka per te thene shume ne kete teme Ndegjohemi ne teme,vazhsdim te mbare ju uroj. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Fri Feb 29, 2008 3:01 pm | |
| Euridika pergezime per temen si cdo here te qelluara. Nga ajo se cfare keni shkruar ju dhe posaqerisht i nderuari Ani nuk do e zgjatja aq shume.. Ne si shqipetar jemi mesuar cdo here qe fajin kryesor te iu lem institucioneve tona,duke mos shikuar te kqijat qe ne ia bejme shtetit me dreqnit tona që ne si shofim, ku pastaj e paguan edhe shteti ... Pra pas shume dekadave na erdhi edhe ajo qe shume derdhen gjakun per te,qe shume te rinje dhe te reja humben jeten per te...Pra lirine e shume pritur..Kosoven e Pavarur.. Andaj neve si qytetare te Kosoves duhet te gjejm fajin kryesor,se cfare e pengon Kosoven tani te jete nje shtet i ndertuar, ekonomikisht dhe ne te gjitha sferat..
Por une mendoj se ne ende nu kemi gjetur fajtorin kryesor,as para shume viteve,dhe se besoj se do e gjejme edhe nje kohe bukur te gjate..Perse? kush i mban fajet me se shumti, udheheqsit apo popullsia? se edhe këtu sa i përket namit te zi ne botë neve i kemi fajet se jemi shpalosur tepër te pa civilizuar, të pa ditur, te pa përgatitur, injoranta, te eger,nuk e duam shtetin tone,nuk e mbajme te pastert shtetin tone,duam me shume te huajin se sa vellaun tone!!!!nga këto statistika nuk e di se si udheheqsit tan munden te sherojn imazhin ton te shkatrruar nga vet ne njerzit e kësaj toke ! duhet tani edhe dekada që te permirsohet imazhi yn dhe te dalin lider te pjekur që do e vejn ne binar lokomotiven e një shteti te shkatrruar e bashke me te edhe populli që jeton mbrenda. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Fri Feb 29, 2008 4:00 pm | |
| Para dysa dytesh me beri ftes nje shok i imi,ku shume vite ka qene deshira e ty te jet i ''pavarur'' te mos kete shef mbi koke.
E pranonova ftesen e ty me deshire e vizitova per diten e pare te hapjes se biznesit te tij i urova fat e suksese ne te ardhemen edhe pse gjdo gje qe te fillon nga fillimi nuk eshte lehet,por me kohen e durimin me kap per dore do te gjejm gjithmon rrugen e duhur te ecim perpara.
Ju drejtova shokut tim ja me ne funde i pamvarur je Shoku - Mik i imi duhet te jesh i lumtur... me pelqeu pergjigja e tij ku e mora me vete me tha;
Shoku nuk besoi qe do te jem i lumtur,por ne gjithe boten punova si nje puntor i thjeshte dhe kjo me detyroi qe te jem i pavarur se mendoja gjith'her se SHEFI eshte fajtor.!!!
Prandaj deshira eshte e madhe te hulumtoi se kush eshte fajtor SHEFI apo PUNTORI.
Nje ashtu mendoj qe Shoku im edhe si ''Shef'' i Panvarur nuk do ta kete lehet.
Po qe populli nje dite mere detyren e Politikantit,President,Kryeminister etj etj e kupton se kush eshte fajtore Populli apo Qeveria.
Mendoj se faji eshte jetim e nuk duhet te bejm fajor ''dikon'' tjeter por secili duhet te fillon nga Vetvetja per te arritur tek posti i Preseidentin se edhe Presidenti ka qen popull para disa viteve,te jemi te gjithe te kujdeshem jemi populle apo qeveria jemi NJE-ë Nje per te gjithe -Te gjithe per NJE-ë. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Fri Feb 29, 2008 5:17 pm | |
| Fillimisht ju pershendes te gjithe ju pjesmarres qe jepni mendimet dhe shqetesimet e juaja, desha te shtoj kete shkrim , duke mos dashte t'ia humb kuptimin temes,me duhet te shtoj pakez rreshta shpresoj qe stafi te me fal .
ANI:Europianet e sodit nuk jane me te zhvilluar se ne per shkak te idejave qe kane, edhe ne i arrijme ata ne kete c'eshtje, por per shkak se institucionet i kane ne nivel. Nuk duhet shteti me ligje dhe kushtetuta, kur ata nuk respektohen! Beton :Detyra nenkupton qe ne jemi nen disa lloj detyrimesh te nje ligji moral,qe si qenie racionale ne jemi te ndergjegjeshem per keto lloje detyrimesh. Kosovarja:Andaj neve si qytetare te Kosoves duhet te gjejm fajin kryesor,se cfare e pengon Kosoven tani te jete nje shtet i ndertuar, ekonomikisht dhe ne te gjitha sferat..
Nga postimet e juaja me pelqyen shume keto rreshta qe kam nda dhe habitshem , po te lexohen me vemendje me radhe shihen lidhshmeria fillimi-mesi - fundi ... Shteti ështe nje sistem i pavarurpolitik, administrativ, legjistrativ dhe qeverisës i ndërtuar dhe mbajtur në funksion nga popullsia e një hapësire gjeografike sovrane
..shqiptaret ne pergjithesi , e shqiptaret e Kosoves ne vecanti , historikisht ne pushtet kan pase te huajin , pra gjithmone "shteti" -pushtet ka qene i huaji - armiku .Populli kishte detyre dhe domosdoshmeri luftimin e "shtetit"-pushtetit per te arrite te mbijetoj dhe per te arrite te realizoj deshiren e madhe per shtet dhe pushtet te vetin ,kjo mund te kete kriju edhe shprehine e "injorimit" te "shtetit"-pushtetit..andaj une shpesh e arsyetoj gjendjen apo mosrespektimin e shtetit si nje shprehi te krijuar me dekada te tera..mirepo nga ana tjeter , gjithmon ka egzistu endrra per nje shtet kombetar i cili do te ishte krejt ndryshe.Te ishim te sigurt , te kishim vende pune , te jetonim ne paqe dhe te jetonim nje jete normale . Tani kemi mundesine t'a realizojme ,por mbi te gjitha duhet te realizohen ato qe kan pershkruar tre parashkruesit qe kam cituar.. Per te mos ikur shume nga tema po e permbyll me nje thenje :kishim "shtet"-pushtet te huajin, beme shume perpjekje dhe fituam te kemi shtetin tonë. Duam te kemi nje shtet te forte dhe te zhvilluar , duhet te kujdesemi shume dhe te punojme shume per te arrite kete . "Për te pasë dicka qe nuk ke pasë më parë, duhet të bësh dicka që nuk ke bërë më parë "
cfar mund te beje UNE ,per shtetin e Kosoves? | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Fri Feb 29, 2008 6:49 pm | |
| E ke hapur një temë shumë të mirë për debat Euridika përgëzime...
Unë më lart lexova disa thënje të ca forumistëve të cilët e stërngarkojnë tepër dhe pa të drejtë popullin me fjalë të ulta me të cilat fjalë unë nuk pajtohem fare...
Populli si do që të jetë nuk ka faj fare por faji në këtë rast po mbetet jetim dhe nuk shkojnë deri në fund në analizë të thellë dhe ta gjejnë. Unë lartë në foto sa e shikova mund ta nxjerr edhe një konkluzion timin i cili mund të jetë edhe i gabuar por prap popullin nuk e bëjë fajtor, sepse në atë vend nuk mjafton për një lagje një kontinjer për mbeturina sepse posa të mbushet kontinjeri nga mbeturinat ato do të hidhen afër kontinjerit kurse kryersit e detyrës do t'i lënë ashtu mbeturinat aty afër pa i marrë të gjitha. Tjetra është shumë e logjikëshme që sot papunsija është shumë e madhe e cila e shkakton varfërin edhe tek ata të cilët janë të punësuar e mos të flasim për ata që nuk janë të punsuar fare... ka nga ata të varfër të cilët hulumtojnë nëpër mbeturina të gjejnë diçka për të fituar një euro në ditë për bukë... i cili mund të jetë fëmijë por mund të jetë edhe prind që hulumton nëpër mbeturina. Prandaj të tillët jo që janë të pa edukuar por janë të shkelur nga të gjithë ne duke filluar nga lart maja e piramidës e te posht radhazi deri tek ne që po shkruajm këta rreshta që për të gjitha të metat që po ndodhin në Kosovë i ngarkojm tek ata që nuk e shkaktuan këtë situat. Kohën e Migjenit sot ne po e kemi para syve tanë si Kryqin, si Hënën, si udhëheqsinë aktuale. Sot askush nuk detyrohet të bjer në litar nga pasuria por nga halli... nga skamja që po e kemi prezent në vendin tonë. Ne përkundër të gjitha këtyre halleve e derteve në vendin tonë jetojm shumë të edukuar jemi shumë tolerant në krahasim me situatën politike, ekonomike dhe me luftën nëpër të cilën kaloi populli i jonë... dhe me varfërin që po përballemi përçdo ditë. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Fri Feb 29, 2008 8:18 pm | |
| Nuk është mirë të ngerkohet populli për të gjitha të metat që shfaqen përmbrenda tijë, populli duhet mësuar edhe nëse është ashtu si flitet më lartë. Shqipëria e pas luftës shumë shpejt i muar këmbët u rindërtua dhe u bë ndër vendet më të pastërtat në Ballkan madje edhe ndër më të pastërtat dhe edukuarat në Evropë. |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Sat Mar 01, 2008 2:57 am | |
| Kuurre dhe ne asnje menyre nuk mendoj qe populli eshte fajtor , JO ,sidomos pas ketyre periudhave qe kemi kalu populli yne ka tregu vlera te medha njerzore dhe qytetare mirepo tani eshte kohe tjeter dhe mendoj qe ne duhet te mesohemi edhe me kete gjendjen e re -shtetin tone dhe mendoj se te gjithe duhet te kontribuajme ne forcimin dhe funksionalizimin e shtetit pikerisht per arsyen se populli yne e meriton nje te tille shtet m te forte dhe te mirefillt i cili do te kujdesej ehde per punesim edhe per zhvillim sepse mendoj qe qelesi per te pase ate qe deshirojme ndrlidhet ngusht me zhvillimin e shtetit.Ketu duhet te bejme te gjithe dicka ne menyre qe ne Kosove te mos kete familje pa te ardhura , mos te kete te rinje qe nuk kan me se te merren , te kete nje mireqenje per kete popull se boll ka vujt. populli ishte ai qe iu pergjigj edhe luftes per liri e populli edhe do t'a ndertoi edhe institucionet edhe shtetin ..andaj mendoj qe duhet secili te mendoi se "cfar mund te beje une per shtetin ? duke mos humbur kurr edhe vetedijesimin se cfar duhet te beje shteti per ne por filllimisht duhet 'a ndertojme ... Nderime | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Sat Mar 01, 2008 3:14 am | |
| Jemi pergjegjes per ate qe punojme, mirpo edhe per ate qe nuk punojme thote populli.!!! Njeriu ka diçka ne natyren e tij dhe nga e cila ai munde te tjetersohet,te tjetersohemi per te miren tone nuk do te thote qe tjetersohemi per veten,perkundrazi tjetersohemi per gjithe brezat tane qe vjen pas nesh. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Sat Mar 01, 2008 6:40 pm | |
| Sofra me pelqeu shkrimi yt por do nderlidhesha paksa me ate pse thua qe ka kontinjer pak ne qytet apo ne nje lagje,eshte shume e vertet kjo,mirpo ate se cfare kemi se paku te mundohemi te i mbajme,ndryshe do na mbulojne mbeturinat,mirpo une ende jam me ate se populli yne ende jemi te pa kulturuar,jemi pertac ...Kur them pertac gjykoj ne ate se nese kalon prane nje lagjeje ne qytetin e Prishtines grate shqipetare,nenat tona qe nga kati i IV te hudhin mbeturinat,dhe nuk mbajne dert nese te qellojne ne koke apo ne rruge nga kalojme ne kalimtaret,keshtu qe shteti po te na vendos edhe kontinjere ne shtepi brenda nuk besoj se do ishin te efektshem per disa njerz te shtetit tone.. Para dy jave me ka ndodhur e njejta gje mua,gruaja nga kati i trete me gjuajti grimcat e bukes qe kane mbetur ne tavolinen e bukes dhe e din se as falje nuk kerkoj por e din cfare tha?? Tjera here qika jeme ec ma shpejt haha sinqerisht keshtu me tha dhe cfare te iu bejme ??Keshtu qe edhe 100 kontinjer te na i vendos shteti ne prap se prap nga kati me i larte dhe ne koke te dikujt.... Andaj shteti nuk ka faj ketu apo jo?? | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Sat Mar 01, 2008 7:16 pm | |
| Kosovare mal pa derra nuk ka, (popullore)Edhe këtu në Zvicër kanë ardhur me kamera dhe gazetar kur ishte një banesë e mbushur me revista, jogurta dhe konzerva para 35 vjetëve që ai person nuk e kishte pastruar banesën e vet. Por nuk është e gjithë Zvicra e tillë.As populli shqiptar nuk është i tëri si thua ti i pa kulturuar dhe përtac. Kur dikush flet në emër të popullit duhet të ketë kujdes Kosovare se fjala popull është e madhe, por nëse e kemi fjalën për të paedukuarit dhe përtacët duhet të them se; Në popullin tonë ka edhe të paedukuar dhe ka përtac.Por kujt i konvenon kjo situat e tillëë çfar e kemi sot në Kosovë Kosovare ?Ju konvenon përtacëve, të paedukuarve, dhe atyre të korruptuarve që të vazhdojë kjo situat në trojet tona. Këto gjërat si; mbeturinat në rrugë nëpër lagjet tona apo ajo gruaja që t'i ka hedh ca trosha buke mbi ty duke kaluar rrugës dhe nuk ke shpejtuar... janë intime, po ta kishin seriozisht këta udhëheqsit tonë anemban trojeve tona, për dy apo tre muaj do të shkëlqente vendi jonë, por nuk e kanë seriozisht dhe ju konvenon që të mirret populli me kto gjëra si; mbeturinat etjetj..dhe ata t'i mshefin gjurmët e mos punës së tyre.
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Tue Mar 04, 2008 1:56 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Tue Mar 04, 2008 12:39 pm | |
| Sofra me mire me then nuk ju punohet o Bac jo qe nuk e kane seriozishte dhe nuk ju konvenon por thjesht' e shkurt e shqip nuk ju punohet,duhet te thellohet ligji edhe mbi orarin e punes te kete nje orare te punes sa me shpejt Mendimi ime. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Tue Mar 04, 2008 6:03 pm | |
| vetëdijesimi na mungon deri diku , na mungon kultura politike , na mungojne iniciativat sepse mendoj se te gjithe do te mund te benim me shume ,shoqeria civile te organizohej me shume do te mund t'i ndryshonte shume gjera por presim ndoshta shume prej shtetit dhe japim pak per te ( e kam fjalen per shtetin jo per lirine ). psh. asnjehere nuk eshte organizuar nje proteste per te ngrite zerin kunder korrupsionit( ne Kosove e kam falen ) asnjehere nuk eeshte organizuar nje proteste apo peticion per keqsherbimet qe behen neper administrata te shume niveleve , apo edhe per terrin qe ka mbreteruar ne Kosove derisa miliona fonde jan pervetesuar nga individe ... duhet te vetedijesohemi per te drejtat dhe obligimet shtet-qytetar ..per te ece perpara ne rrugen e re ..por filimisht duhet t'a duam shtetin dhe ta konsiderojme si shtepine tone , shtepine e brezave qe vijne .. Populli nuk eshte fajtor per gjendjen e krijuar ,por edhe populli mund te beje me shume ...gjithcka mund te beje populli ( sepse eshte shumice) por duhet vetedijesim dhe iniciativa .. ndoshta e teprova pake por...!!! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Tue Mar 04, 2008 6:56 pm | |
| Euridika mbeshtes mendimin tuaj njeashtu mendoj se bota nuk eshte kryjuar veq per te mare,por edhe per te dhen. Po qe nuk ka Shteti nuk ka Populli. Po qe nuk ka per Shefin,nuk ka edhe per Puntorin.! | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Wed Mar 05, 2008 1:21 am | |
| Pershendetje dhe pergezime per kete teme, Eurudika. Duhet ta pranojme nje gje s'pari, se s'jemi vetem ne si popull qe po perballemi me keto probleme te sotit, te pas formimit te Shtetit. Neper keto momente apo periudh kane kaluar gjitha shtetet te botes, dikush me leht e dikush me veshtir, n'varishte prej kohes dhe rrethanave ne te cilat eshte krijuar Shteti. Por, ne menyre qe qdo njeri te kontribojme per kete Shtete tonin, te sapo formuar, ateher s'pari duhet ta kuptojme njeher e mire se, ligji duhet jete mbi gjitha. Pra, ta respektojme ligjin (sepse deri me tani dihet se as peraferishte se kemi respektu). Kur te mbushemi kulture ne kete drejtim dhe ta respektojme ligjit ne gjitha menyrat, ateher vjen edhe diqka tjeter. Mendoj se ne ( si gjenerat qe jemi ) duhet sakrifikuar per kete shtete. Si? Duke punuar shume, gjithsecili ne drejtimin-profesionin e tij, por me shume duke punuar per Shtetin. Nuk e di sakte cili shtete, por m'duket nje Shtete skandinav eshte qe 70% te rrogave, populli u jep Shtetit dhe vetem 30% i ndal per vete sa per te ber nje jete normale. Nese edhe ne arrijme deri ketu qe te bejem kete, pra te sakrifikojme edhe ne diqka per kete Shtete. Me pak fjale mendoj se kete duhet ber. E para, te mbushemi kultur dhe ta respektojme ligjin dhe e dyta, te sakrifikojme diqka, gjithsecili ne menyren e tij. Vazhdim te mire. |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Wed Mar 05, 2008 3:09 am | |
| Nuk e di sakte cili shtete, por m'duket nje Shtete skandinav eshte qe 70% te rrogave, populli u jep Shtetit dhe vetem 30% i ndal per vete sa per te ber nje jete normale.
Premtimi ;
Ka shume nga keta shtete qe kan organizuar ne menyre vullnetare nje nga keta eshte Izraili,poashtu eshte Kina edhe pse shume e madhe me popullesi eshte nje perqeindje e oreve te puntoreve futet ne Shtet ,qe do te thote 5 dite per vete nje dite pune per Shtetin,nje dite pushim ne jave,nje jave psuhim ne vite,mos te harojem edhe popullin gjeraman e pasluftes qe me deshiren vullnetare e rindertuan Shtetin e tyre. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Wed Mar 05, 2008 3:20 am | |
| Prishtina
The Yunus Efendi Mosque, known as the mosque of Llokaçi, built in 1551 and demolished by the communists in 1954. -Ai që nuk i përket atdheut, nuk i përket as njerzimit.Unë mendojë se së pari është me rëndësi që puna të mos ndalet drejt aspiratave të popullit për Bashkim Kombëtar, kurse përkrah kësaj pune shumë të vlefshme për popullin tonë është edhe pastërtija e shtetit dhe rrugët e tjera të cilat kanë të bëjnë me shtetin së pari që nga mediat tona për çdo ditë ta propagandojnë punën me popullin, që nga prindi në familje me fëmijët e vetë, mësuesi në shkollë me nxënsit arsimtari në shkollë dhe profesorët në fakultet me studentët, punë sistematike me popullin në të gjitha lëmit që e ecin para shtetin, duhet të dinë dhe futin në gjak dashurinë për shtetin si në ekonomi, tregti, ushtri, polici, në dashuri me njëri tjetrit, dmth ta duam shqiptarin, ta duam artin tonë, folklorin tonë, ta respektojm më të vjetrin në moshë dhe ta respektojm shoku shoqen dhe anasjelltas.Me fëmijët që në fëmiri duhet edukuar në punë... që nga lodrat t'i kenë vegla pune, sepse fëmijës gradualisht do t'i futet në gjak puna, t'i mësojm në pastërtinë personale, në rrugë si të sillen fëmijët po ashtu në rrugë në vend se të proklamohen politikajt tanë dhe Amerika e largët apo lakuriqsit, të rregullohen foto të bukura që kanë të bëjnë me pastërtinë dhe shëndetin e njeriut, arsyeja është që fëmijët të mos ndikohen keq edhe përmes reklamave të qytetit etj etj.. Këto mendojë se janë ca gjëra të cilat do të ndikonin për dashurin e shtetit tonë dhe pastërtinë e tijë në të ardhmen. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Fri Mar 14, 2008 2:22 am | |
| Sipas te gjithave vlersimeve vendore nderkombetare,kosova i ka kaluar me mire se sa qe eshte pritur,si do ta kuptojme te gjithe ne,perdit e me shume jane te vazhdushme. Edhe shteti si shtet duhet te funksionoje 24 ore se per ndrishe nuk eshte shtet. Hap pas hapi dit pas dite behet mire .... | |
| | | STUPCAT Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 626 Age : 43 Registration date : 17/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Fri Mar 14, 2008 2:52 am | |
| edhe une jam shtet a pom del fer hehehhee pun pun sa ma shum pun se kdhim mrapa nuk kae veq men na duhet me shkri tjeter jo dhe pun | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Fri Mar 21, 2008 3:42 am | |
| edhe une jam shtet a pom del fer hehehhee Me ç'ka po don shoku me Stupca apo me Sakica z'gjedhe dhe lajmrohu,nese done me më dal.!! Per temen; C'do gje eshte me kohen, thenje e ''izrailianeve''..! Se ne duhet te mbrim para kohes,per te mbrite para kohes duhet pune. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Sun Jun 15, 2008 2:01 am | |
| Gjykatesi ka then se edhe Shteti paska prodhuar disa monedha sikur te mijat , nese secili gjykates prodhone monedhen e vete nuk do te kemi shtet te sigurt kurre ! | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Sun Jun 15, 2008 2:23 am | |
| Edhe ne kemi Shtet që nga ora 24.00 me të gjitha që i takojn një shteti së paku në leter. |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" Wed Jul 30, 2008 1:36 am | |
| Siç dim shume jane ne pushime verore ,mendoi qe eshte mire secili nga ne ,nga te gjitha te kujdesemi per shtetin te mos bejm mbeturina rruges apo plazhit ,per secilin do te jete me mire e me lhet per ta pastruar qofte rrugen apo plazhin etj
Sa te kujdesshem jemi ne keta dite verore qe ka shume populle ne qytete sidoemos qe kan Detin afer ?
bejem mire te fliten problemet e tilla ,nese vrejni qe kan te bejen me mosrepektimin e pastertis ne ,rruge,trafiku ne rruge, plazhe etj .... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Edhe unë kam shtet" | |
| |
| | | | "Edhe unë kam shtet" | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |