Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?

Shko poshtë 
+33
rrimtaf
xhiti
Driniiiii
BashKom
detektivi
ILTA
Medalim
Kasper
Hamitmatjani
Eva0506
paioni
BALLIST
Guximi
Ibrahim Rugova
besim78
E_Bukura
njonidrenica
stabili
Argent
Lejla
katunariplak
rolling
Epik
Ballistet
Zogisti_Legalist
Ago Muji
petritkola
tom sojer
zeriatdheut
Sofra
Urata
Beton
Leka i Madh
37 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8
AutoriMesazh
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyMon Oct 26, 2009 1:14 pm

kurte rugoviqet saloviqet i thojne dikuj patriot.
Dije qe ata jane shpijunat e serbise.
apo udba ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nazmi tashevci
Fillestar/e
Fillestar/e
nazmi tashevci


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 72
Vendi : besiana. podujev
Profesioni/Hobi : elektricist
Registration date : 25/10/2009

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyMon Oct 26, 2009 3:54 pm

balli kombtar ka qen dhe asht niji ushtri e cila luftoi kunder serbve , per bashkimin e trojeve shqiptare,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyMon Oct 26, 2009 8:57 pm

Tashmë është e ditur se Enver Hoxha ka pas ndikim të madh tek Shqiptarët e Kosovës dhe atë në të gjitha shtresat e popullsisë. Po ashtu është e vërtetë se shumica dërmuese e Shqiptarëve të Kosovës e kanë adhuruar Kryetarin e Shtetit Shqiptarë sikurse që do ta adhuronin cilindo që të ishte Kryetar i Shtetit Shqiptarë. Çka ka të keqe në këtë mes? Por e keqja është se disa nga ne jemi lehtë të konvertueshëm. Si duket kjo e keqe tek ne është shartuar qysh para tre-katër shekujsh.
Habitem pse gjithë kjo rrëmujë rreth Enver Hoxhës! Apo thënë më troç pse gjithë kjo shtrëngatë e çartur rreth personalitetit të Enver Hoxhës? A nuk u mjaftuan vjedhjet dhe njollosjet ndaj Enver Hoxhës të viteve të nëntëdhjeta dhe shkatërrimi i Shqipërisë në emër të antienverizmit Më kujtohen atëherë akuzat ndaj Enverit si antikosovarë. Për ta njollosur Enver Hoxhën tek Shqiptarët e Kosovës, disa gazetarë dhe publicist tanë të "famshëm" e largpamës i shpikën disa akuza ndaj tij:
1. Enver Hoxha e shiti Kosovën
2. Enver Hoxha e burgosi Kapllan Resulin
3. Enver Hoxha nuk e kishte nënshkruar Kartën e Helsinkit
4. Enver Hoxha e prishi marrëveshjen e Mukjes

- Thoshin atëherë se së shpejti do të bëhet publike dokumenti me të cilin Enveri e kishte shitur Kosovën. Thua se Kosova në kohën e Ahmet Zogut ka qenë e bashkuar me Shqipërinë. Por a janë krejt të verbër politikanët dhe publicistët që e pëlqejnë kohën e fashizmit? Kjo me fjalë të tjera, do të thotë që politikanët nuk e pranojnë luftën e dytë botërore, jo të Shqipërisë, por të koalicionit Antifashist. Prekne rradaken mor të mjerë.
- Enver Hoxha paska bërë krime pse e ka burgosur Kapllan Resulin! U bë bujë e madhe
atëherë por sikur tani më askush nuk përmend Kapllan Resulbegoviqin. Çuditem si nuk u shpallën ende heronj të demokracisë Kapllan Resuli, Panajot Plaku dhe Koçi Xoxe!
- Publicist dhe intelektual të kohës atëherë e akuzonin pse ai nuk e paska nënshkruar Kartën e Helsinkit. Po a e dini more të gjorë çfarë pasoja do të kishte për Kosovën nënshkrimi i asaj Karte? A e keni vënë gishtin në kokë atëherë dhe tani?
-U bë zhurmë e madhe pse u prish marrëveshja e Mukjes. Thua se në at mbledhje u vendos dhe u bë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Fundja kush ishte iniciatorë i asaj mbledhje? Kush e prishi at marrëveshje? Çfarë pikash kishte ajo marrëveshje? Sipas oficerëve të Koalicionit Antifashist (anglezi Dejvid Smajli etj) marrëveshja u prish nga Balli dhe Legaliteti sepse ata nuk e luftuan fashizmin edhe pse ishin furnizuar me armatim nga Anglezët. Pyetja mund të bëhet edhe ndryshe. Cili nga udhëheqësit Shqiptarë, pas viteve 1990, e kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Mos e kërkoi Sali Berisha, Ibrahim Rugova, Fatos Nano, Bujar Bukoshi apo argatët e tyre Uran Butka, Fahri Balliu, Beqir Metaj, Baton Haxhiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi, Bastri Qapriqi etj.
Prej vitit 1990 janë bërë përpjekje që të organizohen edhe Mukje tjera. Kam parasysh mos mbajtjen e kuvendit të Pajtimit Kombëtarë në Tiranë. Këtë e penguan pikërisht ata të cilët e prishë Mukjen e parë. Disa "Mukje" janë mbajt në Prishtinë e në qytete të Evropës në mes të subjekteve politike të Kosovës gjatë këtyre 20 vjetëve por asnjëra nuk dha rezultate. Të gjitha këto i sabotuan pasardhësit e Mukjes së parë Balli i Pulave .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyFri Oct 30, 2009 7:17 am

Si u masakrua doktor Kasimati nga shoku i tij i shkollës
28/10/2009 Mihallaq Ziçishti, autori i masakrës që filloi luftën civile në Shqipëri

Pas konferencës së Labinotit, e cila përfundoi më 8 shtator të vitit 1943, në të cilën forcat e LANÇ-it shpallën si armiq nacionalistët e Ballit Kombëtar, u krye dhe masakra e parë. Për këtë qëllim jo më kot u zgjodh zona e Devollit, e njohur për përkrahjen që u jepte forcave nacionaliste. E ndodhur buzë kufirit me Greqinë, nën presionin e vazhdueshëm që në atë kohë shfaqte herë pas herë fqinji ynë jugor, kishte bërë që në këtë trevë reaksioni nacionalist të ishte edhe më i gjerë.

Ftesa

Mihallaq Ziçishti më 8 shtator të vitit 1943 thërret për bisedime në fshatin Ziçisht libohovitin Hadi Kasimati, një djalosh student për mjekësi, i cili rridhte nga familja e madhe e Kasimatëve të Libohovës, të lidhur ngushtë me nacioanlizmën shqiptare. Qëllimi ishte i qartë: Mihallaq Ziçishti dhe Muzafer Spaho kishin marrë urdhra të prerë nga qarkori që të jepnin shkëndijën e parë për fillimin e goditjes së nacionalistëve dhe terrorizimin e krahinës së Korçës. Duhet theksuar se forcat nacionaliste kishin ndikim të madh në mbarë zonën. Në këtë takim Kasimati shoqërohej nga kosovari Zija Gashi, i cili kishte dhe gradën e togerit në ushtri; Kutbi Velisha, Dilo Stronpani, Feti Vërlenik dhe Hilmi Suli. Sipas gojëdhënave nga kjo trevë, Kutbi Velishta, Hadi Kasimati dhe Muzafer Spaho kishin qenë që më parë shokë në liceun e Korcës. Nga ana tjetër, Kasimati kishte marrë garanci dhe nga tre përfaqësuesit që do ta shoqëronin në takim: Dilo Stropani, nga Stropani i Devollit; Feti Vërleni, nga Vërleni i Devollit dhe Hilmi Suli, nga fshati Sul i Devollit, si dhe i afërm i Emin Sulit, kryetarit të Ballit Kombëtar në këtë trevë. Të tre këta të fundit njiheshin në zonën e Devollit për trimërinë e tyre dhe influencën që kishin në këtë zonë.

Prita

Duhet të ishte mesditë e atij 8 shtatori kur pas një ndalese të shkurtër që Kasimati, Velishta dhe Gashi bënë në fshatin Vishoticë dhe që andej u nisën për në Ziçisht, ku ishte caktuar dhe takimi me partizanët. Por sipas gojëdhënave, në vendin e takimit, diku pa hyrë në fshat, nga ana lindore e tij janë pritur me pushkë nga forcat partizane, të cilat mbanin fshatin të rrethuar dhe nuk linin banorët e tij të dilnin që aty, me në krye Mihallaq Ziçishtin, i cili jo më kot kishte zgjedhur fshatin e tij për tu bërë pritën e nacionalistëve. Sipas të dhënave, i pari që ka mbetur i vrarë prej luftimeve, që zgjatën mbi gjashtë orë, ishte Hilmi Suli, më pas Dilo Stropani dhe Zija Gashi. Ndërsa Kutbi Velisha, i plagosur, Feti Vërleni dhe Hadi Kasimati, edhe ky i plagosur, ranë të gjallë në duart e komunistëve. Ata u prenë kokat dhe i lanë atje në mes të rrugës derisa kufomat i mblodhën banorët e fshatit Ziçisht

Vazhdimi...

Ngjarja në fjalë bëri jashtëzakonisht bujë te familjet e Devollit në atë kohë. Një masakër dhe një besëprerje e tillë nuk ishte parë në atë zonë. Më pas filloi gjuetia e shtrigave në të gjitha fshatrat. Nacionalistëve u ngriheshin prita dhe qëlloheshin në çdo vend që shiheshin, kjo duke përfituar dhe nga amullia e krijuar pas kapitullimit të Italisë. Shumë pak kohë më pas vritet në Bilisht nacionalisti Emin Suli, kryetar i Ballit në këtë zonë, dhe masakrat filluan me radhë në fshatrat Sul, Vërlen, Boshigrad, Çipan, Stropan, Vërlen, Vishoticë, Progër, jo vetëm duke vrarë nacionalistët, por dhe duke bastisur dhe duke u marrë gjënë e gjallë apo duke u djegur shtëpitë.

Fill mbas Mukjes vjen njoftimi:

“Në Ziçisht ju presim nesër!

Anekënd u bë pajtimi,

si vëllezër të lidhim besën.”

Ishte Juda i Ziçishtit,

Mihallaqi besëprerë.

Ftonte burrat e Bilishtit

pabesisht në pritë ti zërë.

Nisen bijtë nacionalistë,

bijtë e shqipes dykrenore.

I besuan pabesisë,

pjellës serbe dhe zuzare.

Përmbi trimat bataretë

i qëlluan papandehur.

Vendi rreth fare i shkretë,

mbi njëqind veta të fshehur.

eti trimi nga Vërleni,

bir i fisit Jazexhi.

Por Tefiku qen bir qeni,

e vrau në pabesi.

Krisi lufta gjer matanë...

Natë cubash, pabesie.

Dhjetëra grekë partizanë,

prisnin fshehur në korie.

Flet Hilmi Perona, dritë,

sillte besën që nga Suli:

“Djema, kemi rënë në pritë!”

“Rroftë Atdheu dhe flamuri!”

Doktor Hadi Kasimati

fillon shtie, vetëtimë.

Por një plumb e merr sëprapi,

një tjetër brinjë më brinjë.

Zija Gashi përbri tij,

gjoksit dy rrëkera gjak.

Ky shqiptar kosovarli,

mik me Kullajt në Zëmblak.

Shpirti sa u regëtinte,

as rënkim, as lot në sy.

I zunë bishat komuniste,

me thik i therën të dy.

Hylbi Kulla plagërëndë,

në mulli pozicionohet.

U përgjigj me zjarr e këngë

kur i thanë të dorëzohet.

Pabesi, gjak e mynxyrë,

skish më plumba kur hapën portën.

I pështyu në fytyrë

para se tia prisnin kokën.

Hyn i pari Myzaferi.

Ishin shokë në lice.

Me dorën e tij e theri

komunisti i pafe.

Deklarata e Ballit Kombëtar një muaj pas ngjarjes

Balli Kombëtar do të rriste rreth një muaj për të lajmëruar në lidhje me masakrën e Hoçishtit, në pritje të ndonjë kthese që mund të bënin komunistët, por me sa duket ishte e kotë. Vetëm pas vrasjes të dy nacionalistë të tjerë në Melçan të Korçës, ku kufomat u gjetën me hundë dhe veshë të prerë, komanda e Ballit do të lëshonte këtë deklaratë:

“Muajin e kaluar në rrethin e Korçës, në një pritë tradhtare mbetën të masakruar nga një çetë komuniste gjashtë ushtarë të Ballit Kombëtar, ndërmjet të cilëve shënojmë toger ZIJA GASHIN, kryetar çete, dhe djaloshin HADI KASIMATI, student në mjekësi dhe luftëtar i orës së parë. Dihet botërisht se HADI KASIMATIT komunistat i prenë kokën me thikë! Këtë gjest barbar nuk kemi dashur ta shpallim botërisht për mos tu gjetur në historinë shqiptare një njollë e tillë antikombëtare dhe çnjerëzore. Por pa pritur dhe pa kujtuar një shëmtim më i rëndë, më i zi dhe më tmerrshëm vjen tani të na ngjethë mishtë. Zëmrat tona, që pikojnë gjak, që gufojnë pikëllimin e ngjarjes së fundit, që po tregojmë më poshtë, nuk mund të durojnë dot dhe na shtyjnë të mendojmë se këto masakrime nuk janë të rastit, por i nënshtrohen një programi të caktuar nga njerëz kriminelë, që duhet të damkosen në historinë tonë kombëtare, me vulën e një barbarizme që kalon edhe atë të Xhinxhis Khanit! Në të gdhirë të ditës së mërkurë, 13 tetor 1943, çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica kapi në Melçan të Korçës BEXHET dhe XHEVDET BULGAREÇIN, i pari kryetar dhe i dyti pjesëtar i çetës së Ballit Kombëtar në Bulgarec. Këta dy djem idealistë, nacionalistë shqiptarë u masakruan në mënyrë barbare të pashembullt, duke u prerë hundën dhe veshët, duke u nxjerrë sytë, duke u thyer nofulla dhe krahët dhe duke i prerë organet seksuale! Ky krim, që kalon edhe masakrimet e fashistëve në Abisini dhe të serbëve në Bihor, u krye, për faqe të zezë, nga shqiptarë të pashpirt kundër shqiptarëve të pafajshëm dhe idealistë, të cilët luftojnë dhe punojnë vetëm e vetëm për çlirimin e Shqipërisë. Edhe një ballist tjetër, JOSIF FRASHËRI, që ndodhej me të shoqen dhe me të bijën në teqenë e Melçanit, u rrëmbye prej komunistëve. Fati i tyre akoma nuk dihet. Vini duart në krye dhe vajtoni, o shqiptarë!

26 tetor 1943”

Trakt i nacionalistëve, ku flitet për bilancin tragjik të vëllavrasjes

Por regjistrojmë disa fakte tragjike që ti këndojë i gjithë populli shqiptar e sidomos djelmënia komuniste. Më 11 tetuer 1943 gjakpirësi Mehmet Shehu sulmoi me brigadën e vet çetat e Ballit Kombëtar, ndërmjet Çermes dhe Divjakës, në nënprefekturën e Lushnjës. Përfundimi i kësaj lufte civile, qi vazhdoi 2 ditë rresht, asht ma se tragjik: të vramë 109 partizanë dhe 18 ballista! D.m.th. 127 shqiptarë ma pak. Në Libofshë ditën 16 tetuer 1943 çetat partizane nën urdhnat e kriminelave, bashkëpunëtor tIsa Toskës, Banush Plyku dhe Rahman Uruçi, sulmojnë pa pritun nji çetë të Ballit, qi po shplodhej në atë katund dhe vrasin 3 luftëtarë, prej të cilëve 16-vjeçarin kosovar Rushit Sulejmanin. Të pakënaqur me kaq, me të nesërmen, po ato çeta vrasëse, sulmojnë edhe një herë tjetër. Mirëpo këtë radhë hataja asht e madhe, sepse në ndeshjen mbetën të vramun 21 partizanë dhe 7 ballista. Çetat tona kapën 18 robër, midis të cilëve edhe 4 vajza. Robërit u liruen dhe 4 vajzatiu dorëzuen prindërve të tyne. Përfundimi: 31 shqiptarë ma pak. Të mërkurën më 27 tetuer 1943 në mëngjes nji pjesë e batalionit të Ballit Kombëtar Hysni Lepenica ndodhet në Tragjas të Vlonës. Nji çetë komuniste, e përbame prej afër 400 vetash, nën komandën e xhandarit të Mehmet Shehu, Hysni Kapos, zë pozicion për me sulmue. Komanda e Ballit ndalon ushtarët e vet të hapin zjarr, sepse nuk beson qi komunistët të shtijshin, mirëpo në këtë kohë 4 ballista, qi mbushnin ujë në krue, sulmohen nga partizanët, të cilët u kërkojnë armët; ushtarët ballista refuzojnë dhe partizanët hapin zjarrin tue vra dy prej tyne. Nënkomandanti ballist Hodo Metua del jashtë për me marrë vesh, mirëpo komunistat, mbasi mësuen se kush ishte, e gjuajnë dhe e plagosin. Bataljoni ballist, tue dashtë të mos derdhej gjak, tërhiqet. Në mbramje partizanët hynë nëpër shtëpi, tue terrorizue gra e fëmijë, dogjën shtëpinë e nacionalistit Mehmet Alemit, bir i atdhetarit të shquem, bashkëpunëtor t Ismail Qemalit, Alem Mehmetit. Partizanët e tërbuem i dogjën edhe të gjithë bereqetin. Tre djemt e çnatyrshëm t arsimtarit të vjetër, nasionalistit Tahir Hoxha, shkuen në shtëpin e tyne, ku gjetën hallën. Mbasi e lidhën të mjerën grue, i vunë zjarrin shtëpisë së t et. Ja, pra, o popull shqiptar, ja, pra, o djelmëni komuniste se ku i ka çue djemtë e këtij vendi të shquem e të nderuem për tradisionet e veta propaganda e huej! Djemtë qi djegin shtëpinë e tyne, qi lidhin hallen e tyne! "Qaj o Shqipni, uluri o e mjerë!" Po ka edhe ma: komunistat hynë nëpër shtëpi tue plaçkitë çgjejshin mbrenda. Të nesërmen çeta e Ballit, e forcueme prej dukatasve dhe mesaplikasve, hyn në Tragjas, prej nga komunistat ia dhanë kambëve, të ngarkuem me plaçkat e vjedhuna katundarve. Njimbëdhetë partizanë mbetën të vramë. Por sa e madhe qe habitja e katundarëve kur panë se midis të vramit qe edhe nji mitralier italian. O tmerr! Ushtarët e Zaninit qenkan ende në Shqipni nën urdhnin e komunistave për me vazhdue vrasjen e shqiptuarve! Mbas këtyne ngjarjeve të tmerrshme a ka ma shqiptarë qi mund ti besojnë Partisë Komuniste, qi pretendon se lufton për çlirimin e Shqipnisë dhe ti japij liri popullit? Por cilit popull do ti japij liri, deri sa popullin shqiptar po e rrjep, po e djeg dhe po e vret?

Çetat maqedonase në Korçë

Sot nanat shqiptare kërkojnë djemtë e tyne, të rritun me aq mundime e me aq kujdesje, të cilët janë të terrorizuem prej komandantave si Mehmet Shehu, si Rahman Uruçi, si Agush Gjergjevica, si komandantat e çetave greke e maqedonase qi kanë fillue të veprojnë në qarkun e Korçës. Ndërsa nanat shqiptare të Qemal Stafës, Perlat Rexhepit, Margarita Tutulanit janë të qeta se djemtë e tyne ranë me të vërtetë dëshmorë për Atdhe, kundra anmikut, nanat e tjera, qi po mbeten sot pa djem, vajtojnë me ulurima, sepse djemtë e tyne, Xhemil Çakeri, Anastas Lulo, Hadi Kasimati Zija Gashi, Aziz Sharra, Xhevdet dhe Bexhet Bulgareci, ua kishin falun Atdheut, Atdheut dhe vetëm Atdheut e jo katilave, kriminelave, të huejve. Nanat shqiptare kërkojnë qi të gjithë djemtë e tyne të kthehen nudhën e drejtë si komunistat e Gjormit, si 60 djemtë e Beratit, qi u ndanë prej të huejve dhe me armë në dorë shkuen me profesorin e tyne Abaz Ermenjin. Abaz Ermenji me libra në dorë në bankat e shkollës u tregonte rrugën e vërtetë, Abaz Ermenji me pushkë në dorë, sot në mal, po u tregon rrugën e vërtetë. Dje në bankat e shkollës Abaz Ermenji u tregonte si kanë ra për Shqipni dëshmorët tanë Çerçiz Topulli dhe Themistokli Germenji, sot në malet e lirë të Shqipnisë Abaz Ermenji po i udhëheq qi të përsërisin epopenë e atyre dëshmorëve, tue i ndritun me shembullat e gjallë të Jashar Cakranit e të Hysni Lepenicës. Rrini të qeta o 60 nana të 60 djemve të Beratit. Djemtë tuej ndodhen sot në radhët e shqiptuarve dhe luftojnë për Shqipni! Sot djemtë tuej shpëtuen prej thonjve të Mehemt Shehut, Banush Plykut dhe Rahman Uruçit. Qi sot e tutje djemtë tuej nuk do të dridhen ma tue pa edhe në andërr fytyrat e tmerrshme të këtyne bishve t egra.
Gazeta Metropol
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyFri Oct 30, 2009 2:56 pm

tradhtare ,Rugoviqa anti uck.
Pro serb pro te huajve dhe kunder shtetit shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyFri Oct 30, 2009 11:05 pm

Jaka të ngrira,
bastun e ombrella,
pantofla, gante,
pixhame e kapella.

Ç'detajizim i mrekullueshëm i brendësisë se këtyre krerëve bohem.
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Default
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptySat Oct 31, 2009 2:02 pm

Masakra në fshatin Ziçisht të Devollit më 1943 (2)

Komunistët shqiptarë vritnin bijtë e familjeve nacionaliste

Sot nanat shqiptare kërkojnë djemtë e tyne, të cilët janë të terrorizuem prej komandantave si Mehmet Shehu, Rahman Uruçi, Agush Gjergjevica, si komandantat e çetave greke e maqedonase qi kanë fillue të veprojnë në qarkun e Korçës.

30.10.2009
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 DOKUMENTARE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptySat Oct 31, 2009 3:48 pm

O Medalimo - ata qe vrasin me plumb e duan dhe nga plumbi duhet te largohen nga kjo bote. E ka thene edhe Allahu. Kush vret me plumb nga plumbi vdes. Po populli i shkrete, gra, pleq e femije te pafajshem cfare faji paten qe u masakruan nga ballistet e tu po boll me mos e turpero me shume veten, mbaj nivelin e turpit deri ketu ku ke arrit - mos e shto me shume duke na ngritur hymne per Ballin tradhetar qesharak dhe antishqiptar. Ja lexo ketu se kush ka qene Balli Kombetar jot i dashur.

Historiani dhe veterani Kadri Dingu rrëfen natën e 4 shkurtit të vitit 1944 në kryeqytet


Gjashtëdhjetë e dy vjet më parë, në Tiranë është ngrysur “Nata e Shën Bartolemeut” shqiptar. Një nga masakrat më të dhimbshme franceze, është zhvendosur në realitetin shqiptar, duke u gdhirë me 84 njerëz të vrarë nga pushtuesit gjermanë. Katër shkurti i vitit 1944, në librat e historisë së Shqipërisë është shënuar me emrin masakra e Tiranës. Për Kadri Dingun, historianin dhe njeriun që e ka përjetuar vetë atë masakër, ajo s’është gjë tjetër veçse një natë e Shën Bartolemeut shqiptar. Në rrëfimin e tij, Dingu kujton se si ndodhi masakra ku u vranë 84 njerëz dhe u prangosën 500 të tjerë. Ai tregon edhe se kush shërbeu si shkak për këtë masakër, si dhe lojën që përdorën gjermanët, duke e quajtur masakrën në dokumentet e tyre një “operacion të grupeve nacionaliste balliste kundër forcave të tjera antifashiste”.


Masakra gjakatare e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ka mbetur në kujtesën e popullit si një nga ngjarjet më të egra çnjerëzore e pushtuesve nazistë dhe e shërbëtorëve të tyre kuislinge dhe balliste, një krim monstruoz që i rëndoi popullit tepër. Atë natë dimri të ashpër, krisma të llahtarshme, të qara fëmijësh e britma nënash deri në agim. Duke tërhequr zvarrë nëpër rrugica e kanale u pushkatuan barbarisht 84 njerëz. U arrestuan dhe u internuan edhe mbi 500 të tjerë. Kudo pellgje gjaku, kufoma të rinjsh komunistë e patriotësh antifashistë e të tjerë njerëz të pafajshëm, punëtorë, druvarë deri edhe tre italianë ish-ushtarë të strehuar nga tiranasit pas kapitullimit dhe dy antifashistë malazezë të nxjerrë nga burgu. Të tilla akte terrorizmi masiv, në ato vite, i praktikonin shpesh nëpër qytetet e Evropës. Masakra e Tiranës, me aq pak banorë në atë kohë për makabritetin dhe numrin e të vrarëve dhe të arrestuarve nuk kishte precedentë. Nazistët dhe ballistet, nuk e ndërmorën këtë siç e kishin zakon për reprezalje ndaj ndonjë aksioni gueriles, por papritmas nëpër të gjithë qytetin. Ai qe një terrorizëm masiv për qëllime politiko-ushtarake të pushtuesit dhe të tradhtarëve, të cilët në planin strategjik dhe po prisnin edhe ndonjë zbarkim të aleatëve në bregdetin Adriatik e kombinonin dhe këto vrasje masive me operacionin e madh të dimrit në shumë zona të Shqipërisë që kishte për qëllim të likuidonte forcat e UNÇ. Pra, me këtë po terrorizonin me djegie, vrasje e pushkatime edhe popullin për ta larguar nga lufta ANÇ.


Skenari i masakrës


Nga dokumentet arkivale, nga kujtimet e shumë veteranëve që përjetuan këto ngjarje, nga tregimet e disa pjesëtarëve të familjeve të kësaj masakre, si dhe deponimet e bëra nga disa ish-kryepleq të lagjeve të Tiranës që u morën me forcë rezulton: për këtë masakër çnjerëzore nazistët kuisling-ballistë që më parë kishin hartuar një skenar në një takim që ishte bërë më 16 janar 1944, në zyrën e ish-kryeministrit të qeverisë kuislinge, Rexhep Mitrovicës, ku në të kishin marrë pjesë vetë kryeministri, Xhaferr Deva, ish-ministri i Brendshëm, Hysni Dema, komandant i përgjithshëm i Xhandarmërisë, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti ish-prefekt i Tiranës dhe një oficer i Gestapo-s gjermane. Objektivi kryesor që synonte të realizonte në këtë operacion terrorist ishte që t’i jepej një goditje e rëndë asgjësuese organizatës së Partisë Komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Kjo do të bëhej si kundërpërgjigje që pësuan forcat ushtarake gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë operacionit që bënë në muajin nëntor 1943 -janar 1944 kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Të arrestoheshin dhe të pushkatoheshin personat që përfshiheshin në listat e hartuara nga policia sekrete, në to në radhë të parë figuronin emrat e drejtuesve të qarkorit të Tiranës me në krye Gogo Nushin dhe të tjerë, aktivistë të rinisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar, të gruas antifashiste, nacionalistë, patriotë dhe pjesëtarë të njësiteve guerile. Operacioni do të mbahej shumë sekret dhe do të fillonte në orët e pasdites së 3 shkurtit 1944 dhe do të përfundonte në ora 5 të mëngjesit të datës 4 shkurt 1944. Ky operacion do të drejtohej nga Xhaferr Deva dhe Kadri Cakrani. Në këtë operacion terrorist, forcat e Gestapo-s gjermane nuk do të merrnin pjesë, pasi në një dokument të Komandës së Përgjithshme të Korparmatës së 21-të gjermane, thuhej: “Grupet nacionaliste sot natën do të ndërmarrin një kundër-reaksion. Të gjithë pjesëtarët e trupës gjermane në postat e shërbimit të qëndrojnë jashtë kësaj grindjeje. “Ky ishte një mashtrim, që synonte t’i paraqiste forcat gjermane të ardhura në Shqipëri jo si pushtuese, por si kalimtare, si nevojë e sigurimit të krahëve të forcave gjermane në jug të Ballkanit dhe të sigurimit të rrugëkalimit të këtyre forcave për në veri të Evropës. Por më vonë, në dokumentet gjermane të zbuluara, vërtetohen se në krye të këtij aksioni ka qenë oficeri i Gestapo-s gjermane Haufmanlangen, përfaqësues personal i Hitlerit në Shqipëri. Forcat që do të merrnin pjesë në këtë operacion përbëheshin nga xhandarmëria dhe policia sekrete kuislinge, nga forcat e regjimentit mercenar , që kishin ardhur për ta shpëtuar atë nga regjimi komunist, nga forcat e armatosura të Ballit Kombëtar. Në krye të tyre ishin: Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi, Xhelal Staravecka, Seit Matja dhe drejtues kryesor të organizatës së Ballit Kombëtar të Tiranës, Halim Begeja, Halil Mëniku, Seit Dumneri, Arif Merepeza, Osman Kazazi, Ziçe Hatipi dhe të tjerë. Operacioni filloi në orët e para të 3 shkurtit, ku disa grupe terroriste kanë tentuar të bëjnë atentat kundër qeverisë, personaliteteve të larta shqiptare, kundër Xhaferr Devës, Kadri Cakranit dhe kanë sulmuar automobilat e tyre me bomba dhe revolverë. Duke marrë shkas nga këto atentate loje të inskenuara, Xhelal Staravecka dhe Kadri Cakrani me agjentët e tyre në Tiranën e Re, arrestuan qytetarë të pafajshëm, të cilët ishin duke shkuar nga puna në shtëpitë e tyre dhe i pushkatuan. Duke filluar nga ora 02.00 e natës dhe deri në mëngjesin e ditës së 4 shkurtit, bastisën qindra shtëpi, u arrestuan mbi 500 qytetarë, prej të cilëve 84 u pushkatuan. Shumica e të pushkatuarve ishin antifashistë, aktivistë të Frontit Nacionalçlirimtar, të rinj dhe punëtorë të thjeshtë. Nga të pushkatuarit pati dhe me kombësi italiane,, që me gjakun e tyre lagën rrugët e Tiranës.


Rrëfimi i nënës së Fadil Radës:


“Isha vetëm në shtëpi me djalin e vogël, Fadilin, se dy djemtë e tjerë, Ademi dhe Isufi, ishin partizanë. Në orën 02.00 të natës, xhelatët e armatosur thyen derën dhe më morën Fadilin. U ngjita pas djalit tim, por katilët më shtynë dhe më shkëputën nga ai. “Lidheni qenin”, bërtisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi dhe mua më përplasën në fund të oborrit, ku dëgjova për herë të fundit zërin e Dilit tim të shtrenjtë, duke më thënë: “Nënë, shko në shtëpi”. Për dy ditë radhazi nëna me bukë në gji, kërkova nëpër Tiranë, që të gjeja djalin dhe t’i jepja për të ngrënë, por nuk e gjeta . Ah, unë e zeza! Pas dy ditësh shokët e tij ma sjellin trupin që e kishin gjetur në një gropë jashtë Tiranës, në rrugën e Elbasanit, por nënëzeza nuk e njohu Dilin, se e kishin copëtuar xhelatët. Qava dhe lotët për të nuk më thanë kurrë”. Kjo nënë trime tiranase ka qenë e arrestuar nga kuestura në vitin 1943, kur u vra Xhorxhi Martini, të cilin e kishte strehuar të plagosur në shtëpinë e saj. Ndërsa trupat e dy vëllezërve, Maliq dhe Haki Huta, aktivistë të rinisë komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar, nuk janë gjetur. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet ku janë varrosur. Në një bisedë që kam bërë me vëllain e tyre për nënën, Mehmet Shkëmbi, kam mësuar se ai ka qenë së bashku me vëllezërit e tyre në shtëpi natën e 4 shkurtit 1944, kur ata u arrestuan. Ai tregon: “Ishte ora 03.00 pas mesnatës, kur dhjetë xhandarë me në krye Osman Kazazin dhe një farë kapter Selimi, goditën me qytat e pushkëve dhe me të thirrura kërkonin që ta hapnim derën. Në shtëpi ishin baba, nëna, dy motrat dhe tre vëllezërit. Shtëpia dhe rruga e Kazanëve ishte e rrethuar nga forcat e xhandarmërisë dhe ballisteve dhe ne nuk kishim mundësi të dilnim nga rrethimi. Në fillim hezituam ta hapnim portën, por pasi dëgjuam zërin e ish-kryeplakut të lagjes, Xhemal Zela, e hapëm. Me një egërsi shtazore ata hynë në shtëpi dhe na arrestuan të tre vëllezërve, na lidhën duart dhe i thanë babës se do të na çonin te Xhaferr Deva.

Prindërit dhe motrat kërkuan që të na lironin, qanin dhe na ngjiteshin pas trupit për të na mbrojtur, por xhelatët i shkëputën me forcë. Në të dalë të portës, Osman Kazazi më tërheq dhe më shkëput nga dy vëllezërit dhe me zë të lartë më thotë: “Ti Met shko te pleqtë, se nuk je djalë i Hutëve, ty të ka sjellë plaka me vete”. (Osman Kazazi e njihte familjen tonë, sepse xhaxhai ynë ishte martuar me tezen e tij). Atë natë, bashkë me të dy vëllezërit e mi, arrestuan edhe Fadil Radën dhe Islam Allën, që i kishim komshinj. Gjatë gjithë ditës së 4 shkurtit 1944 kërkonim se mos i gjenim vëllezërit të gjallë apo të vdekur, por më kot. Në mbrëmje, një miku ynë nga fshati Farkë na solli lajmin se sipas thënieve të një ushtari gjerman, që ishte nga Kaukazi, në pyllin e Saukut, në një gropë, kanë hedhur shumë trupa të pushkatuar. Këtë ia tha edhe Qazim Mulleti dhe Osman Kukaleshi babait tonë kur shkoi t’i takonte ata për lirimin e vëllezërve. Më 5 shkurt 1944, ne dhe disa familje të tjera shkuam dhe e gjetëm gropën, por trupat e të pushkatuarve i kishin hequr. Fundi i gropës ishte mbuluar me gjak dhe aty ishin hedhur shumë sende të të pushkatuarve, si këpucë, xhaketa dhe sende të tjera. Aty gjetëm xhaketat e dy vëllezërve dhe letërnjoftimet e tyre”.

Kjo familje i dha luftës tre djem dëshmorë: Ramiz Hutën që ra në fushën e betejës në çetën e Pezës dhe Haki e Maliq Hutën, të pushkatuar më 4 shkurt 1944. Po atë natë, kriminelët me Osman Kazazin arrestuan edhe dy intelektualët antifashistë, Ramiz Trenin dhe Sitki Çiçon, të cilët i pushkatojnë te mulliri i Fagëve në rrugën e Dibrës afër Medresesë. Të gjithë personat e tjerë të arrestuar, që nuk u pushkatuan, u burgosën në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë, midis të cilëve fare pak u liruan, pasi paguan qindra napolona flori, të tjerë u burgosën ose u dërguan në kampet naziste të vdekjes. Nga ky operacion terrorist, forcat mercenare të qeverisë kuislinge dhe të Ballit Kombëtar nuk mundën të zbulonin asnjë bazë ilegale të LANÇ-it dhe nuk mundën të arrestonin asnjë anëtar të Komitetit Qarkor të PKSH-së dhe të Këshillit Nacionalçlirimtar të Tiranës. Në këtë situatë të rëndë, Partia Komuniste shpërndan në Tiranë traktin e saj, ku dënon terrorin e 4 shkurtit 1944. Në traktin e shpërndarë, midis të tjerave thuhej: Populli i Tiranës! Armiqtë duan të përkulin qëndresën tënde me terror, mblidh forcat tuaja dhe me vendosmëri vazhdo luftën tënde heroike. Gjatë ditëve të 5 shkurtit 1944 e më vonë u bënë varrimet e disa të pushkatuarve të identifikuar me banim në Tiranë. Në kushtet e një terrori shume të egër, në varrimet e tyre morën pjesë shumë qytetarë të Tiranës. Aty mbi varret e arkivolet e tyre, u fol nga aktivistë të Partisë Komuniste dhe të Frontit Nacionalçlirimtar të mbuluar me flamuj kombëtar, të cilët u betuan se do të merrnin hakun dhe se do të luftonin deri në fund për çlirimin e atdheut, për të cilin këta martirë dhanë jetën. Të njëjtat manifestime politike u bënë edhe në rrethe të tjera të vendit. Në ditët që vijuan më pas për të përligjur këtë krim makabër, i tërë kori i reaksionit bërtiste sheshit se “Duam gjak”. Më 4 shkurt 1944 i damkosi përfundimisht me vulën e tradhtisë regjencën kuislinge me në krye Mehdi Frashërin, qeverinë kuislinge të Rexhep Mitrovicës, Ballin Kombëtar e Legalitetin si terroristë dhe bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë. Dha këta bashkëpunëtorë të pushtuesve gjermanë, duke mos u ngopur me gjakun e martirëve të 4 shkurtit, në përpjekjet e tyre për të mposhtur popullin e Tiranës, më 23 shkurt 1944, në orën 11.00, arrestuan 4 antifashistë, luftëtarë trima. Pasi i torturuan, po atë pasdite, në orën 16.00 i pushkatuan afër ish-xhamisë së Zajmit, ku sot është ngritur lapidari i tyre. Ata ishin 4 ilegalë dhe kërkoheshin nga policia sekrete e qeverisë së asaj kohe dhe nga Gestapoja. Zbulohen dhe spiunohen nga Gëzim Latifi. Operacioni i arrestimit të tyre u drejtua nga Qazim Mulleti, Osman Kukaleshi dhe Said Matja, të cilët i pushkatuan të 4 të rinjtë me duart e tyre në mes të rrugës. Pas 4 shkurtit 1944, populli i Tiranës, duke përballuar me dhimbje të thellë humbjen e bijve të tij, tregoi edhe një herë shpirtin luftarak të pamposhtur, duke forcuar edhe më tej unitetin rreth Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe rriti në një shkallë më të lartë pjesëmarrjen në luftë për çlirimin e vendit. Kështu, njësitet guerilje rritën aksionet ndaj forcave pushtuese gjermane dhe qeverisë kusilinge. Shumë të rinj u hodhën në radhët partizane. 4 shkurti 1944 është një ngjarje që tregon dhe do të tregojë fytyrën e vërtet të pushtuesve gjermanë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre balliste dhe kuislinge. Kjo natë e zezë ka hyrë në historinë tonë si nata e Shën Bartolemeut shqiptar.


Lista e 30 prej të pushkatuarve më 4 shkurt 1944



1.Ramiz Treni

2.Sitki Çiço

3.Xhemal Sojli

4.Harito Harito

5.Dr. Stefan Pano

6.Fadil Rada

7.Mali Huta

8.Sulejman Vrapi

9.Haki Huta

10.Gjergj Legisi

11.Islam Alla

12.Fiqiri Gërblleshi

13.Ali Visha

14.Viçenca Apoli

15.Raxhioner Ravesi

16.Gjergj Marangozi

17.David Kohe

18.Mina Thome

19.Vangjel Capo

20.Vasil Muzina

21.Petro Prifti

22.Sokrat Tako

23.Mihal Koço

24.Dhimitër Toma

25.Emrullah Korja

26.Todi Shkurti

27.Osman Boriçi

28.Kurt Uka

29.Lake Kolonja

30.Hasan Çeliku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teutaa
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Teutaa


Female
Numri i postimeve : 84
Age : 42
Vendi : Gjermani
Registration date : 12/11/2008

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptySat Oct 31, 2009 6:46 pm

Balli apo Bishti...?!

Ai nuk ka qene Balli i Kombit por Bishti qe i ka turperuar shqiptaret me ekzistencen e vet. Nuk ka me vend te permendet ne histori kjo organizate tradhetare e diskredituar. Shqiptaret ja kane treguar vendin me kohe. Sot, pak per snobizem, pak nga pinjollet e familjeve te atyre, qe i kane lyer duart me gjakun e popullit shqiptar, perpeliten diskutime per Ballin si i vdekuri ne grahmat e fundit. Po me vjen keq vetem per dicka qe xhaxhi Enveri nuk kish qene pak me i eger dhe t'i kish zhdukur me gjithsej dhe te mos benin me hije mbi dhe as mbeturinat skeletore te trasheguesve te tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyMon Nov 02, 2009 5:42 am

nazmi tashevci
Fillestar/e
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Biere1
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Paavat10

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Icon_minigender_male
Numri i postimeve: 3
Age: 57
Vendi: besiana. podujev
Profesioni/Hobi: elektricist
Points: 9
Reputation: 6
Registration date: 25/10/2009

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty



BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Icon_post_targetTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyMon Oct 26, 2009 11:40 amBALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Quote10




kuch ichte ukshin kovaqica



nazmi tashevci
Fillestar/e
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Biere1
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Paavat10

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Icon_minigender_male
Numri i postimeve: 3
Age: 57
Vendi: besiana. podujev
Profesioni/Hobi: elektricist
Points: 9
Reputation: 6
Registration date: 25/10/2009

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty



BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Icon_post_targetTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyMon Oct 26, 2009 11:40 amBALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Quote10




kuch ichte ukshin kovaqica

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyMon Nov 02, 2009 6:00 am

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Pixel-vfl73


Amaneti i Ballit Kombëtar - Hajzer Hysen Bojku Druar Vushtrri



https://www.youtube.com/watch?v=WEQzdepD5ac&feature=player_embedded#




Balli Kombëtar i Kosovës vizitoi familjen balliste të UKSHIN KOVAQICËS në Prishtinë

https://www.youtube.com/watch?v=TL_whDVv5vk&NR=1


Bajram Hajdari i mbijetuari në masakren e Tivarit Mirash Vushtrri

https://www.youtube.com/watch?v=_2-4XBFm8Qg&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyMon Nov 02, 2009 1:57 pm

hhaaaaaa rugoviqet saloviqet vtradhtaret...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyThu Nov 12, 2009 10:17 am

ARKIVA BRITANIKE, Ballit Kombëtar: Ahmet Zogu, tradhtar


Shqipëria, një provincë turke deri në vitin 1912, u krijua si shtet i pavarur në fund të Luftës Ballkanike 1912-1914 edhe pse në një gjendje të copëtuar. Shteti i ri shqiptar ishte sërish i dënuar të copëtohej sipas paktit të Aleatëve në Londër në vitin 1915 për të kompensuar shtetet fqinjë dhe në mënyrë të veçantë Italinë. Brenda kufijve të saj të vitit 1914, vendi ynë u shpëtua fatmirësisht nga Lëvizja Kombëtare, që drejtohej kundër dominimit italian, veçanërisht në Vlorë në vitin 1920. Më pas, në sajë të ndihmës bujare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes mesazhit të paharruar të Presidentit Uillson, dërguar Konferencës së Paqes, vendi ynë i shpëtoi një copëtimi të mëtejshëm.

Që atëherë fillimi i jetës sonë kombëtare, ideali i patriotëve shqiptarë, si dëshira për të shpëtuar vendin tonë, ka qenë ngritja e një regjimi të pavarur demokratik dhe krijimi i një elementi paqeje dhe progresi në Ballkan. Në këtë pikë, një lëvizje tjetër nacionaliste u zhvillua në vitin 1924. Të gjithë elementët reaksionarë, të cilët në funksion të përfitimeve të tyre synonin të ruanin traditat e vjetruara të dominimit turk, u detyruan të dilnin nga skena politike dhe filluan të bashkoheshin me elementë të jashtëm dhe thurin intriga kundër patriotëve, që kishin filluar të realizonin reforma të mëdha sociale dhe politike në vend.

Shqipëria dhe fqinjët

Shtetet fqinjë nuk neglizhuan të përdornin këta elementë për të çuar përpara ambiciet a tyre politike në Shqipëri. Kështu, pavarësisht përpjekjeve të fuqishme të patriotëve shqiptarë për konsolidimin e shtetit të pavarur dhe përshpejtimin e zhvillimit kombëtar, planet e tyre nuk mundën të zbatoheshin për shkak të intrigave të shteteve fqinjë me të cilët u përballën në çdo hap. Jo vetëm Italia fashiste e shikonte Shqipërinë si një pre të lehtë gjatë periudhës së ambicieve perandorake të Italisë, por edhe qeveritë maniake të Beogradit, me ëndrrën e tyre ekstravagante për një hegjemoni jugosllave në Ballkan, nuk ishin të kënaqura vetëm me zotërimin e tyre të afro një milionë shqiptarëve, por e konsideronin pjesën tjetër të vendit, që ndërkohë ishte themeluar si shtet i pavarur, si tokën e premtuar.

Për të gjitha këto arsye, në sajë të kombinimit të zgjuar të intrigave ndërkombëtare, kreu i reaksionarëve, Ahmet Zogu, i cili kishte shkuar për të gjetur strehim në Beograd, u vendos si monark absolut i vendit me ndihmën e fuqisë së shteteve fqinjë. Institucionet demokratike, në kuptimin e plotë të fjalës, u eleminuan dhe për 14 vjet me radhë populli ynë jetoi nën një regjim terrori. Një numër i madh bashkëpatriotësh mërguan ose u burgosën.

Më vonë, Shqipëria u bë shtet i pavarur dhe vend anëtar i Lidhjes së Kombeve. Për të justifikuar në sytë e opinionit ndërkombëtar këtë ndërhyrje brutale të jashtme në punët tona të brendshme, këtë cenim të vendit tonë nga forcat e shteteve fqinjë, një përligjje e këtyre akteve nuk ishte e vështirë të argumentohej në atë kohë: Qeveria demokratike e Fan Nolit akuzohej për metoda diktatoriale dhe intelektualët shqiptarë që e përkrahnin atë besohej se kishin prirje bolshevike, sidomos pasi ata ishin shprehur për realizimin e reformës sociale dhe agrare brenda vendit.

Shitja nga Zogu

Ky pretekst ishte shumë qesharak pasi elementët komunistë në Shqipëri mund të numëroheshin me gishta. Kjo goditje e rëndë ndaj pavarësisë kombëtare u krye nën hundën e Lidhjes së Kombeve dhe të Britanisë së Madhe që mbajti qëndrim indiferent; madje e aprovoi me pretendimin se është në interes të rendit dhe paqes në Ballkan.
Qeveria e Beogradit, që më shumë se çdo fqinj tjetër kishte ndihmuar në vendosjen e regjimit të Zogut, politikisht u mashtrua për përmbushjen e ëndrrës së saj për kthimin e vendit tonë në një lloj province jugosllave. Në vend të vasalit të tij, Zogu, për shkak edhe të urrejtjes nga populli dhe sidomos nga rinia intelektuale e vendit, u detyrua nga lëvizja e parë kombëtare kundër tij që të kërkonte vendosjen e tij nën mbrojtjen e Musolinit, të cilin Zogu e shihte si një padron më premtues dhe me të sigurt se padroni i vjetër Pashiç.

Kështu Shqipëria u bë një trampoline e Italisë fashiste në Ballkan. Në saj të ndihmesës efikase të Romës, Zogu sundoi vendin dhe shtypi kryengritjet e vazhdueshme gjatë 15 viteve të mbretërimit të tij. Patriotët shqiptarë nuk kishin asnjë dyshim në qëllimet imperialiste të Italisë fashiste që mbajti në këmbë regjimin e Zogut kundër vullnetit kombëtar. Kjo është arsyeja përse pushtimi i Shqipërisë së vogël nga "aleati ynë" më 7 prill 1939 nuk ishte diçka e papritur. E kishim pritur këtë fatkeqësi për shumë kohë dhe kishim bërë gjithçka ishte e mundur për ta parandaluar si përmes propagandës për jashtë vendit, ashtu edhe nëpërmjet rebelimeve brenda vendit.

Pushtimi italian

Megjithëse goditja e befasishme e 7 prillit ishte shumë e fuqishme, kjo nuk i ligështoi patriotët shqiptarë. Ata gjithmonë mbanin të pashuar shpresën për të ardhmen e vendit të tyre, veçanërisht në ditët e errëta të viteve '40. Që prej fillimit të pushtimit italian, patriotët filluan të krijonin grupet e bashkimit kombëtar përballë terrorit të pushtimit fashist. Një organizate e fshehtë kombëtare ishte formuar pothuajse plotësisht deri në vjeshtë të vitit 1939.

Qindra prej shokëve tanë ishin arrestuar, burgosur apo syrgjynosur në mërgim, sidomos në vitin 1940, gjatë luftës italo- greke. Grupet tona kombëtare ishin tashmë të gatshme për të goditur më së shumti forcat italiane në prapavijë ndërsa tërhiqeshin përballë ushtrisë greke. Fatkeqësisht, qeveritë e Athinës e hodhën poshtë propozimin tonë për njohjen e pavarësisë dhe kufijve shqiptarë të vitit 1913. I njëjti propozim i është bërë nga ana jonë ministrit të Britanisë së Madhe në Beograd, por pa rezultat. Deklarimi i pavend i gjeneralit Metaksa se Korça dhe Gjirokastra do të konsideroheshin tërësisht si qytete të Greqisë shkaktoi zhgënjim të hidhur dhe zemërim të papërmbajtur në gjirin e patriotëve shqiptarë; ne ishim të përgatitur t'i konsideronim grekët si viktima të një padrejtësie të përbashkët dhe ishim gati te hidheshim ne lufte kundër armikut tonë të përbashkët.

Pavarësisht ambicieve imperialiste të fqinjëve tanë dhe pavarësisht masave të egra të milicisë italiane, organizata kombëtare bëri gjithçka ishte në dorë të saj për të sabotuar fashizmin që, me anë të forcës apo intrigave, synonte t'i kthente shqiptarët në trupa mercenare brenda ushtrisë italiane dhe t'i përdorte në luftën kundër Greqisë. Kjo është arsyeja përse më shumë se 5000 shqiptarë u internuan gjatë kësaj kohe në Itali, pa përmendur këtu çarmatimin e forcave shqiptare dhe dërgimin e tyre në kampet e përqendrimit në Shijak. Një qëndrim i ngjashëm u mbajt nga patriotët shqiptarë kur forcat e boshtit (aksit) pushtuan Jugosllavinë, pavarësisht aspiratave tona të drejta kombëtare për Kosovën, ku jetojnë afro një milionë shqiptarë. Me këtë ne u dëshmuam fqinjëve tanë, pavarësisht përplasjeve me ta dhe padrejtësive të panumërta qe kishin kryer në kurrizin tonë, një dinjitet kombëtar po aq sa "vetëdija ballkanase" që në vetvete nuk na lejonte të bëheshim vegël e fashizmit, qe synonte të sundonte gadishullin e Ballkanit.

Që prej fillimit të pushtimit nga Italia fashiste, qëllimi kryesor i organizatës sonë ishte përfshirja e të gjithë lëvizjes kombëtare antifashiste në një front të vetëm luftarak. Fatkeqësisht, programi ynë, që i përgjigjej interesit dhe aspiratave të vërteta të popullit shqiptar, u përball me kundërshtimin e grupeve me prirje marksiste. Këta të fundit, jo vetëm që i lejuan vetes të ruanin një identitet politik individual, por u vetëdeklaruan hapur kundër të gjitha veprimeve kundër imperializmit fashist. Ata këmbëngulën që të konsideronin si tërësisht të pavlefshme të gjithë sakrificën kombëtare për këtë qëllim. Ata deklaruan qartë se asnjëherë nuk do të ishin dakord të shkatërronin popullin për atë që ata e quajtën "vetëm për interesin e Britanisë imperialiste".

Po këto grupime marksiste, që nga viti 1939 deri në vitin 1940 mbajtën një qëndrim të heshtur dhe paqësor në një kohë kur nacionalistët dergjeshin nga njëri burg në tjetrin dhe kur vendi prej dy vjetësh rënkonte nën zgjedhën fashiste, krejtësisht papritur në fund të verës së vitit 1941 u bënë pjesëmarrës të flaktë në luftë. Tani ata na propozuan që menjëherë t'i bashkoheshim një rezistence kundër forcave të boshtit dhe jepnim ndihmesën tonë në atë që tashmë ata e quanin "kauza e drejtë e Aleatëve dhe jo më "interes i vetëm i perandorisë britanike". Kjo kthesë e menjëhershme ishte aq e papritur dhe radikale që na krijoi bindjen e palëkundur se shtysa e vetme për këtë metamorfozë ishte hyrja e Rusisë Sovjetike në luftë.

Materiali është marrë nga arkivat britanike. Në to gjenden dokumente që oficerët anglezë morën me vete pas largimit nga Shqipërinë me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Në numrin e ardhshëm do të lexoni


Si u ndanë grupet e ndryshme politike në Shqipëri gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore

Ndikimet ruse dhe jugosllave në udhëheqjen politike në vend dhe në rezistencën kundër pushtuesve italianë

Hapat e parë në krijimin e grupeve luftarake dhe mbërritja e misioneve të huaja për të ndihmuar vendin


Për mës shumë na ndiqni në numrin pasardhës







10 Nentor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyThu Nov 12, 2009 10:19 am

ARKIVA BRITANIKE, Dushani dhe Miladini, padronët e padiskutueshëm të Enver Hoxhës


Vijon nga numri i kaluar

Pushtimi italian

Megjithëse goditja e befasishme e 7 prillit ishte shumë e fuqishme, kjo nuk i ligështoi patriotët shqiptarë. Ata gjithmonë mbanin të pashuar shpresën për të ardhmen e vendit të tyre, veçanërisht në ditët e errëta të viteve '40. Që prej fillimit të pushtimit italian, patriotët filluan të krijonin grupet e bashkimit kombëtar përballë terrorit të pushtimit fashist. Një organizate e fshehtë kombëtare ishte formuar pothuajse plotësisht deri në vjeshtë të vitit 1939.

Qindra prej shokëve tanë ishin arrestuar, burgosur apo syrgjynosur në mërgim, sidomos në vitin 1940, gjatë luftës italo- greke. Grupet tona kombëtare ishin tashmë të gatshme për të goditur më së shumti forcat italiane në prapavijë ndërsa tërhiqeshin përballë ushtrisë greke. Fatkeqësisht, qeveritë e Athinës e hodhën poshtë propozimin tonë për njohjen e pavarësisë dhe kufijve shqiptarë të vitit 1913. I njëjti propozim i është bërë nga ana jonë ministrit të Britanisë së Madhe në Beograd, por pa rezultat. Deklarimi i pavend i gjeneralit Metaksa se Korça dhe Gjirokastra do të konsideroheshin tërësisht si qytete të Greqisë shkaktoi zhgënjim të hidhur dhe zemërim të papërmbajtur në gjirin e patriotëve shqiptarë; ne ishim të përgatitur t'i konsideronim grekët si viktima të një padrejtësie të përbashkët dhe ishim gati te hidheshim ne lufte kundër armikut tonë të përbashkët.

Pavarësisht ambicieve imperialiste të fqinjëve tanë dhe pavarësisht masave të egra të milicisë italiane, organizata kombëtare bëri gjithçka ishte në dorë të saj për të sabotuar fashizmin që, me anë të forcës apo intrigave, synonte t'i kthente shqiptarët në trupa mercenare brenda ushtrisë italiane dhe t'i përdorte në luftën kundër Greqisë. Kjo është arsyeja përse më shumë se 5000 shqiptarë u internuan gjatë kësaj kohe në Itali, pa përmendur këtu çarmatimin e forcave shqiptare dhe dërgimin e tyre në kampet e përqendrimit në Shijak. Një qëndrim i ngjashëm u mbajt nga patriotët shqiptarë kur forcat e boshtit (aksit) pushtuan Jugosllavinë, pavarësisht aspiratave tona të drejta kombëtare për Kosovën, ku jetojnë afro një milionë shqiptarë. Me këtë ne u dëshmuam fqinjëve tanë, pavarësisht përplasjeve me ta dhe padrejtësive të panumërta qe kishin kryer në kurrizin tonë, një dinjitet kombëtar po aq sa "vetëdija ballkanase" që në vetvete nuk na lejonte të bëheshim vegël e fashizmit, qe synonte të sundonte gadishullin e Ballkanit.

Që prej fillimit të pushtimit nga Italia fashiste, qëllimi kryesor i organizatës sonë ishte përfshirja e të gjithë lëvizjes kombëtare antifashiste në një front të vetëm luftarak. Fatkeqësisht, programi ynë, që i përgjigjej interesit dhe aspiratave të vërteta të popullit shqiptar, u përball me kundërshtimin e grupeve me prirje marksiste. Këta të fundit, jo vetëm që i lejuan vetes të ruanin një identitet politik individual, por u vetëdeklaruan hapur kundër të gjitha veprimeve kundër imperializmit fashist. Ata këmbëngulën që të konsideronin si tërësisht të pavlefshme të gjithë sakrificën kombëtare për këtë qëllim. Ata deklaruan qartë se asnjëherë nuk do të ishin dakord të shkatërronin popullin për atë që ata e quajtën "vetëm për interesin e Britanisë imperialiste".

Po këto grupime marksiste, që nga viti 1939 deri në vitin 1940 mbajtën një qëndrim të heshtur dhe paqësor në një kohë kur nacionalistët dergjeshin nga njëri burg në tjetrin dhe kur vendi prej dy vjetësh rënkonte nën zgjedhën fashiste, krejtësisht papritur në fund të verës së vitit 1941 u bënë pjesëmarrës të flaktë në luftë. Tani ata na propozuan që menjëherë t'i bashkoheshim një rezistence kundër forcave të boshtit dhe jepnim ndihmesën tonë në atë që tashmë ata e quanin "kauza e drejtë e Aleatëve dhe jo më "interes i vetëm i perandorisë britanike". Kjo kthesë e menjëhershme ishte aq e papritur dhe radikale që na krijoi bindjen e palëkundur se shtysa e vetme për këtë metamorfozë ishte hyrja e Rusisë Sovjetike në luftë.

Para hyrjes së Rusisë në luftë, grupet me prirje ekstremiste përbëheshin dhe drejtoheshin tërësisht nga shqiptarë. Nga fundi i vitit 1941, komunistë jugosllavë, të dërguar nga Komiterni, erdhën në Shqipëri për të organizuar të gjithë elementët e ndryshëm shkatërrimtarë në një parti të vetme radikale. Udhëheqësit e këtyre elementëve radikalë ishin serbët Dushan dhe Miladin. Ata ia dolën të bëheshin padronët e padiskutueshëm të organizatës së sapokrijuar radikale shqiptare. Të gjitha përpjekjet tona për krijimin e fronit të vetëm kombëtar antifashist dështuan për shkak të intrigave dhe papajtueshmërisë së këtyre agjentëve sllavë. Këta të huaj u provuan se ishin zotërues të plotë të organizatës revolucionare. Për të përhapur doktrinën marksiste, së pari ata shfrytëzuan ndjenjën kombëtare kundër pushtuesit. Me shumë mjeshtëri, ata mbollën ndjenjën e urrejtjes dhe mosmarrëveshjeve mes bashkëkombësve tonë për të pasur dorë të lirë në çrrënjosjen e idesë së kombit, vendit dhe familjes.

Kështu ata ia arritën të përçanin popullin shqiptar në dy kampe armike: që u nxitën t'i hidheshin në fyt njëri-tjetrit me gjithë egërsinë e pasionit jo njerëzor. Sot jemi tërësisht të bindur se lufta kundër pushtuesit ishte vetëm një justifikim i shfrytëzuar me zgjuarsi nga këta dy të huaj me qëllimin për të luftuar çështjen tonë kombëtare dhe përgatitur së pari rrugën për bolshevizimin dhe më pas skllavërimin e Shqipërisë.

Në shtator të vitit 1942, Partia Komuniste ftoi në një mbledhje sekrete individë të caktuar të zgjedhur nga vetë partia. Në këtë takim mori pjesë Abaz Kupi, lideri i partisë zogiste, dhe dy delegatë nga organizatë jonë. Delegatët tanë u përballën me një "fakt të kryer". Ata vendosën të krijonin një organizatë, të ashtë-quajtur patriotike, me emrin "Fronti Nacional Çlirimtar", një organizatë që ishte kombëtare vetëm në emrin e saj. Ky emër tërheqës i ishte vendosur kësaj organizate vetëm për të shkaktuar pështjellim në popull dhe maskuar organizatën bolshevike, radikaliste që qëndronte pas saj. Natyrisht, ne nuk mund të mashtroheshim nga këto pazare, makinacione të agjentëve sllavë, të cilët nën shtirjen nacionaliste, u përpoqën të mbillnin përçarje dhe përgatisnin shpërthimin e një lufte civile në vend.

Në këtë kohë ne ishim në gjendje ta shkatërronim që në djep këtë Parti Komuniste. Megjithatë, nuk e bëmë një gjë të tillë, pasi konsideruam të pamoralshme dhe antipatriotike krijimin e përçarjeve dhe konflikteve midis bashkëkombasve tanë në një kohë kur gjendeshim nën sundimin fashist. Përkundrazi, bëmë më të mirën për t'i mbrojtur ndaj kërcënimeve politike dhe ushtarake të autoriteteve italiane. Me shpresën se një ditë do të krijonim një front të përbashkët kundër pushtuesit, ne shkuam aq larg me qëndrimin tonë paqësor dhe vëllazëror deri sa u përballëm me shfryrjen më të egër të miqve tanë ekstremistë. Ne, madje, mbajtëm qëndrim gjakftohtë edhe kur disa nga njerëzit tanë, u vranë në mënyrën më burracake vetëm se ata u qëndruan idealeve të tyre nacionaliste. Qëndrimi ynë, tej mase i urtë, dhe pajtues ndaj radikalistëve, në shumicën e rasteve u konsiderua si shenjë dobësie jo vetëm prej tyre, por edhe nga publiku i gjerë.

Nga fundi i vitit 1942, grupet nacionaliste dhe komuniste kishin filluar tashmë, pothuajse në të njëjtën kohë, të lindnin në çdo pjesë të vendit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme. Pavarësisht mosmarrëveshjeve ideologjike që i frymëzonin, dhe përçarjes, me shumë zgjuarsi të krijuar midis tyre, këto grupime, jo në pak raste. luftuan krah njëri-tjetrit kundër trupave italiane, sikurse ndodhi për shembull në Gjorm, Rushdie, Selenicë dhe Berat. Sidoqoftë, në të gjitha këto operacione, komunistët shfaqën mungesë të vajtueshme ndershmërie dhe sinqeriteti.

Në qershor të vitit 1943, rrëmbimi nga grupet komuniste të një anëtari të Komitetit Qendror të organizatës nacionaliste shkaktoi tërbimin e patriotëve dhe ngjarje të papritura që çuan drejt shpërthimit të luftës civile. Në atë kohë, forcat komuniste dhe nacionaliste ishin pak a shumë të njëjta në numër. Të gjendur nën kërcënimin e mijëra nacionalistëve të grumbulluar menjëherë, komunistët u detyruan të tërhiqeshin dhe kërkonin falje.

Ekuilibri i forcave u prish në dëmin tonë, si pasojë e dy faktorëve të rinj: a) mbërritja e Misionit Ushtarak të Aleatëve në Shqipëri, b) kapitullimi i Italisë. Pothuajse e gjithë elita e patriotëve shqiptarë, thellësisht e frymëzuar nga ndjenjat liberal-demokrate dhe pas vuajtjeve të rënda nën fashizëm, jo vetëm gjatë pushtimit italian, por edhe gjatë regjimit despotik të Zogut që u mbajt në pushtet nga qeveria e Romës, i kishte të gjitha arsyet t'i konsideronte oficerët e Aleatëve si çlirimtarë. Megjithatë, duhet të pranojmë, me gjithë hidhërimin dhe sinqeritetin tonë, se mbërritja e Misionit të Aleatëve në Shqipëri ishte një mashtrim i madh për ne. Misioni i Aleatëve ka qenë, ndoshta jo me qëllim, një shkak i fatkeqësisë për vendin tonë. Pa furnizimet me armë, që ky mision në mënyrë të njëanshme ua siguroi komunistëve, lufta civile do kishte shumë mundësi të mos kishte ndodhur. Këto armatime që iu dhanë komunistëve për të luftuar kundër pushtuesit, përkundrazi u përdorën prej tyre sipas udhëzimeve të dhëna nga menaxherët sllavë për të vendosur me zjarr dhe hekur bolshevizmin në Shqipëri. Kështu, gjithmonë ishim ne nacionalistët demokratë të Shqipërisë që u kthyem në viktima të politikës britanike. Në vitin 1924, në sajë të kompanisë Anglo-Persiane të naftës, Zogu, përveç shumës prej 20 000 paundësh të kompanisë me të cilën ai drejtoi ekspeditën, fitoi edhe miratimin e heshtur të qeverisë britanike që me ndihmën e forcave jugosllave të bëhej sundimtari absolut i vendit.

Mijëra patriotë, intelektualë shqiptarë u detyruan ose të largoheshin në mërgim ose të përfundonin të lidhur në birucat e burgjeve me pretendimin se ata ishin elementë subversivë. Në vitin 1944 ishin po të njëjtët patriotë liberal-demokratë të cilët u masakruan nga terroristët falë furnizimit të tyre me arin dhe armët britanike por këtë radhë me pretendimin se ata kishin prirje fashiste. Në vitin 1924 ishte vetë kryeministri Pashiç (Pasitsch), i cili drejtoi aktet kundër patriotëve nacionalistë shqiptarë, dhe këtë herë ishin serbët Dushani dhe Miladini që po përpiqeshin të vendosnin bolshevizmin duke vringëlluar kundër nesh po ato thika (armë) që ua kishte dhënë Misioni Ushtarak i Aleatëve.

Një fatkeqësi tjetër ishte edhe fakti që ushtritë italiane, të shpërndara pas armëpushimit, iu bashkuan partizanëve, në bazë të urdhrave të oficerëve britanikë të Misionit të Aleatëve. Këto grupe italiane, të përbërë kryesisht nga teknicienë, u siguruan komunistëve shqiptarë aq shumë armatim dhe pajisje ushtarake duke shkaktuar po aq andralla që i kishin shkaktuar më parë nën flamurin e fashizmit.

Vijon në numrin pasardhës

Materiali është marrë nga Arkivat britanike. Oficerët anglezë që morën pjesë në operacionet e forcave aleate në Shqipëri, tregojnë për skenën politike në vend dhe rolin e të gjitha partive dhe formacioneve ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Gazeta Albania



11 Nentor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyThu Nov 12, 2009 12:12 pm

Medalim

O shok i dashtune;

Mire e ke se keshtu na shtypen udbashet shqiptar se thone nje fjale pyka e atij sendit e qan veten!Por ti lana keto e te mirremi me qeshtjen e BK ,ti vete thuash qe mos ti shikojna ideologjit e partive se me pas pas mend Balli Kombetar,apo PKSH e e Zogistave moti kishte pas perfundue qeshtja shqiptare ,te tanve q....samen e sames!Merre e krijoje SHAIBK dhe te AKSH krijoje kyesin vella se qysh pe shoh na po perqami mes vedi e tjeret pi zane pozitat dhe po jetojne si begler!Ketu nuk eshte forumi i partive zogiste,enveriste Berishoviqe as Rugoviqe por si ta arrijna BK ?Lene anash njeri thumbit e tjetri Patkoit!Vetem sekondat e kumones se kishave sa nuk jane ka rrahin per keqen e shqiptareve ,e pastaj hiq mos bani za vetem pritni kujt kujna!

EDhe nje here dike e shoh jo balli jo enveri ,jo zogu,jo ajo po kjo kuku per neve ketu done me thene nuk eshte ne pyetje BK por mbrojtjen e partive me tradheti!

Rroft AKSH apo sido qofte Per Bashkimin e trojeve Shqiptare,nese spo di ma mire ndoshta te shprehem urdheroni e shkruani ma mire ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mirsadi
Fillestar/e
Fillestar/e
mirsadi


Male
Numri i postimeve : 12
Age : 29
Vendi : vushtrri/kosov
Registration date : 14/11/2009

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 EmptyFri Nov 27, 2009 8:57 pm

per hajr festa e flamurit dhe festa e bajramit te gjith anetareve te ketij forumi paqja aofte me ju me te gjith urime urime urime

``ALLAHU JU SHPERBLEFTE TE GJITHVE DHE SHPRESOJME QE VITIN E ARDHSHEM KETO FESTA TI PRESIM NE SHQIPERIN E BASHKUAR``
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 8Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8
 Similar topics
-
» EKSPORTI I NJË HEROI KOMBËTAR
» Bashkimi Kombëtar
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Pajtimi Kombëtar
» 28 Nëntori - Dita e Flamurit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: