Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kryeministri Hashim Thaqi

Shko poshtë 
+100
Femi Halimi
veli kryeziu
Mixha Selim
Xhevati
shfletuesi
albaninr1
bledselimi
athih
Atdhetar
feride
......
arberia
tosybell
miradie
voglushja
Medalim
shahini
BashKom
kasapi
xhema
rrimtaf
xhiti
haxhiu
arbeni24
detektivi
an-di
Muja e Halili
PeriiKeputur
Ipamposhtur
luli
murturi
klodian
lelixx
Hamitmatjani
dezertori
foxteam
ngadhenjimi
masterB
Veneta
katunari
Nezir Myrta
Visar
Delia
Kushtrimi86
Ago Muji
agim__barja
Labinot Drenica
Blerti_Gashi
Fjona
feratkoca
anila
zeriatdheut
Guximi
forca1
Mister
nikchee
Pirro i Epirit
njonidrenica
idol
Mergimtari
rolling
xhavo_
rroni
fi2a1
Xili
Lanetja
albin dibra
eri M
agim barja
Orfe@
emine
tom sojer
petritkola
rrebelja
E_Bukura
Riki30
Mysafir
Euridika
shaban cakolli
meli
Vuthjani
Yzer Marashi Richhter
elton
niti
nukleari
azzurra
xhevdeti
dibran
fatlum
Leka i Madh
smaka
Sy kaltri
SALI ISLAMI
beri
Sofra
Anna
prizreni73
Kosovarja
shpendi
Beton
104 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 15 ... 27  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyWed Jan 16, 2008 6:54 pm

Ithanë filozofit të madh Aristotelit:Zotëri,njerëzit po flasin keq për ty prapa shpinës tënde!Po ai u përgjegj:Pse flasin keq në mungesën time kjo nuk ka aspak rëndësi,në mungesë ata edhe le të më rrahin!

E dhe ne mund të i themi Thaqit,zotëri ia pe hajrin lëmshit politik të Kosovës,po ai dop të na thotë;Ky lëmsh është bërë në mungesën time!
Kush e lidhi këtë lëmsh politik?Ne,ne sepse ne nuk i duam ata që dijnë të i gjejnë fijet lëmshit.E kishim fillimisht Serbinë që me disa
lider shqipfolës e mbështolliaq keq lëmshin,saherë u ankuam na rrahen e na burgosën.Hyri Ibrahim Rugova dhe përpiqej të ia zgjidhte fijen,po ne e pengonim,i thonim se ishte qyqarë,se po duronte tepër,se po bashkëpunonte me armikun,e nuk lam njollë pa i ngjitur deri sa i ndjeri vdiq.E quajtëm Rexhep Qosjen baba ikombit,por kur deshi të gjejë fijen e lëmshit,i shajtëm babait të kombit nënë e e quajtum tradhëtor.I tham Adem Demaqit vëllau i sërbëve,i cili ndeji 28 vjet burg për çështjen kombëtare.Na humbi Ukshin Hoti pa nam dhe nishan e nuk e qamë kokën të dijmë si humbi,qka nuk e dijmë as sot.Po e quajnë të paftyrë Kadarenë dhe Nënë Terezën që i njohu bota,prandaj kush të kërkoj fijen e lëmshit?Tani i erdhi radha Thaqit,i cili ende pa i ndadetyrat në Qeveri po e akuzojmë,dhe mos e lësho zot,se mund të nathotë:E kishit lidhë shumë nyje dhe nuk mund ja gjeta fijen.!!UÇK-ja,ishte ajo që ia gjeti fijen jo vetëm lëmshit tonë,por edhe asaj të Evropës,të cilen e bëri aleat që nuk e kemi pasur kurrë më parë,por ne u vonuam shumë dhe lëmshi u lidh përsëri!Për një Kosovë të pavarur në tërsi,nuk i ka pasur fjalët asnjë lider kosovar,veq Albin Kurtit,edhe pse kemi pasurarsye të kërkojmë edhe bashkimin e trojeve shqiptare.Fjalët për një pavarësi të kushtëzuar i kanë pranuar vet lideret tanë bile edhe me Kosovën Lindore jashtë Kosove,dhe tani pse është zgjedhur Thaqi kryeministër nuk mund të kërkojmë nga ai të anulojnë marrëveshjet qka i kanë nënshkruar të tjerët.Këtë duhet të e dijmë të gjithë ne,fjala është për një pavarësi të rrudhur dhe të kushtëzuar.Të gjakosim edhe njëherë tokën për të bërë kufijt e tërë të Kosovës,nuk kemi forcë të mjaftueshme edhe për shumë kohë,dhe as që duhet të mashtrohemi se ndërkombëtarët e bëjnë edhe një luftë për ne.Se jemi mbetur si gusa në mjegull kjo është fakt,por nuk mund të thërrasim kryeministrin të largoj mjegullat,ato për të i larguar lypset dije dhe shumë punë.Ta zëmë se po e fitojmë pavarësinë me gjitha atributet.Po ajo pavarësi nuk zbret deviza nga qielli,lypset punë,punë,punë.Sot Kosova nuk ka bukë të mjaftueshëm dhe prit të mer miell nga Vojvodina e cila sot ja shet me çmim dy herë më të lartë se në Gjermani,e nesër nuk ia shet fare!Pse?Sepse armiku përpiqet të na ndali bukë e ujë,ashtu si po kërcnohet të ndaloj liqenin e Gazivodes.Po pse kërkojmë bukë,uji dhe dritë nga armiku,kur Kosova i ka të gjitha?Sepse fshatari ynë la tokat e djerra,erdhi në një kthinë nga ja futi gjumë të rëndë dhe me gjumë nuk fitohet asgjë,se gjumi është gjysmë vdekje,dhe ne kemi mbetur gjysmë të vdekur,kërkojmë një pavarësi që drejtohet me shkop maxhik,kurse ne të flejmë.Pavarësi të tillë nuk ka në botë,nuk mund të vjen as te ne.Pavarësia e qëndrueshme te ne do të bëhet kur i kthejmë thënjet e Naimit në vepër"Punë,punë,natë dhe ditë,që të shohim pakëz dritë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyWed Jan 16, 2008 11:25 pm

Shaban Cakolli pajtohem me ty se "Pune ,pune dhe vetem pune ,mirpo ne si popull nuk u kemi faj asnjerit nga keta politikane qe permende ty,e keshtu qe atij lemshit nuk do i gjejme fijen asnjehere,perderisa politikanet tane te i lirohen ketyre tri shtyllave:

E para:Egoizmi, se vetëm ai ose ajo duhet te jetë dikund për te udhehequr

E dyta:Karrierizmi, qe është ne venat e shumë politikajve tanë se vetëm ata duhet te jenë dhe skush tjetër pavarsisht skarificave qe i bëjnë për te qenë ne pushtet

E treta:Materializmi, sikur është bërë mode se vetëm me pushtet mund te pasurohesh

Mendoj se nëse politikanet i flakin këto tri veti te cilat janë te misheruara tek shumica e udheheqesve tanë politike atëherë mund te ulemi e të flasim pa doreza dhe mund te arrijme enderren tonë shekullore për Bashkimin e Trojeve Etnike shqiptare as më pak e as me shumë.Po mos te ishin këto veti ne sot do të mendonim për teknologji e jo për çështje kombëtare te pazgjidhur, E aq me pak Zotri Cakolli nuk do bisedonim per asnjerin as Thaqin as asnje tjeter,por do i lavderonim!!!! E keshtu perderisa tek te gjithe qendrojne keto tri shtylla nuk mund te flasim mire per ta!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyWed Jan 16, 2008 11:57 pm

Kemi mirëkuptim e nderuar,pa dyshim se fajtor nuk ishim ne,dhe përkrahu shumë shprehëjen e mendimeve tuaja,dhe dihet mirëfilli se Kosovës i mungojnë njerëz të politikës,por qe do kur njerëz në krye të shtetit meodomosduhet të kemi.Të tillët i zgjedh populli me vota,ndoshta jo tërë popullata por pjesa dërmuese,dhe i zgjedhuri flet në emër të popullit.Populli si duket ndër zgjedhësit epatë rrugës që Hashim Thaqi të jetë njeri i parë i Kosovës.Sigurisht që zgjedhësit në mes atyre që duhet zgjedhur
përpiqen të zgjedhin më të mirin.Kështu kjo zgjedhëje doli nga vota epopullit.Nuk duam me qdo kusht të mbrojmë Thaqin,por nuk duhet të nxitojmë në vlerësime.Ende në kabinetin e Qeverisë nuk janë nda mirë detyrat,kush qka të udhëheq dhe ne tani të japim prognoza se ky njeri nuk iadel dot!Të presim pak muaj për të pa gjërat në çvende po bien,kemi pasur durim të pritim edhe kur na sakatoste pushtuesi edhe afro një dekadë pas lufte,dhe ato pritje na qonin në vendnumrim!Përse mos të pritim edhe pak muaj dhe të shiqojmë si po shkojnë gjërat,ndryshe në sistemin esotëm as Thaqi,por as nuk ka njeri të paprekshëm para ligjit.Edhe nëse të gjitha punët vajnë mirë në Qeveri,para një sfide jemi të gjithë ne nëse duam shtet,kërkohet shumë punë dhevetëm punë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyThu Jan 17, 2008 8:41 am

I nderuari z.Shaban Cakolli mos e merr për replikë ndaj teje këto rreshta që po e fus për këtë temë, por përhir të objektivitetit dhe ecurisë se si rrjedhën zgjedhjet e fundit në Kosovë

Më lart shkruajte;

Të tillët i zgjedh populli me vota,ndoshta jo tërë popullata por pjesa dërmuese,dhe i zgjedhuri flet në emër të popullit.Populli si duket ndër zgjedhësit epatë rrugës që Hashim Thaqi të jetë njeri i parë i Kosovës.Sigurisht që zgjedhësit në mes atyre që duhet zgjedhur
përpiqen të zgjedhin më të mirin.
Kështu kjo zgjedhëje doli nga vota epopullit.


--------------
Sofra

Unë diku më heret kam shkruar se pjesa dërmuese nuk ka dalë në zgjedhje, dhe ajo shifër e mos daljes në zgjedhje ishte përafërsisht 60% .... atëhere si është e mundur që ta ket zgjedhur populli Hashim Thaqin apo ndonjë tjetër udhëheqës, kur 60%-shi... ishte që t'i bojkotojnë zgjedhjet, dmth këtë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve e kanë lëshuar Lëvizja Vetvendosja, Organizata e Bashkimit Kombëtar, dhe Shoqatat e dala ng Lufta etj etj...Por kishte edhe shumë nga populli të cilët ishin të zhgënjyer nga ecuria e rrjedhjeve të politikës nga politikanët tanë të zhytur deri në fyt në korrupcion, këto zhgënjime të gjithë i kemi parë në ekranin televiziv ku qytetari ishte edhe i lodhur nga premtimet të cilat i kishin bërë politikanët tanë në zgjedhjet e kaluara në Kosovë.

Në bazë të konstatimit që e bëjë unë ajo pjesë e popullit që ishte 60% nuk doli në zgjedhjet e nëntorit, prandaj 60% nuk e kanë zgjedhur Thaqin, por si deri tani të huajt që kanë bërë manipulime me Kosovën bënë edhe me këto zgjedhje ... Pra këto zgjedhje brenda Kosovës nuk i shërbejnë askujt, ju shërbjenë vetëm atyre që jetojnë për të përfituar në kurriz të popullit dhe të popujve të robruar.

Ja edhe këtë komunikat të LKÇK-ës...pa kërkuar edhe Komunikata të Lëvizjes Vetvendosja, të OBK-ës apo Shoqatave të dala nga lufta dhe LPK-ës....


LËVIZJA KOMBËTARE PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Selia e Kryesisë së KP-së: Rr. "Rrustem Statovci" 9,
E-mail: lkck.zi@gmail.com, lkck_zi@yahoo.com



Prishtinë
Më 27 nëntor 2007
Qëndrimet e LKÇK-së për procesin zgjedhor 2007
- Ju e dini se ka një proces politik që po zhvillohet në Kosovë. E dini se cili është ai dhe unë nuk do të shpenzoi kohën për të thënë as edhe një fjalë se sa ky proces është në favorin e shqiptarëve. E kishim të qartë arsyen e vërtetë të organizimit të këtyre zgjedhjeve në këtë hark kohor. E kemi deklaruar qysh me rastin e caktimit të afatit për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. E dinim se nëpërmjet këtyre zgjedhjeve do të legjitimohet detyrimisht garnitura politike që e ka mbështetur në vazhdimësi procesin politik që po zhvillohet në Kosovë dhe ka dhënë garancitë e nevojshme, se do t’i qëndrojë me besnikëri kursit të duhur, për të mundësuar përfundimin me sukses të tij. Megjithëkëtë, shpresuam se në këtë proces zgjedhor do të ketë më shumë hapësirë demokratike për zërin dhe mendimin ndryshe, prandaj ofruam alternativën tonë.
- Nuk kemi dashur të besojmë se dikush do të kujdeset kaq shumë për ta shuar këtë zë dhe kjo flet qartë, se procesi për zgjidhjen e statusit të Kosovës, qoftë ajo edhe njëfarë pavarësie e përfolur që po ‘ofruaka’ pakoja e Ahtisaarit është në krizë të thellë dhe nuk e duron dot një zë të organizuar që kundërshton atë brenda institucioneve që do të dalin nga këto zgjedhje.
- Po ashtu nuk kemi dashur të besojmë, se zëri i vendosur i LKÇK-së për të kontestuar projektet e dëmshme do t’i tremb organizatat dhe individët që deklarohen pandërprerë bile edhe hapur për opsionin e bashkimit kombëtar që të mos e mbështesin me votën e tyre programin politik, të vetmin të drejtë që ofrojë LKÇK-ja. Pra, për shumëçka kemi hyrë të përgatitur dhe nuk jemi të befasuar shumë me rezultatin që prodhuan zgjedhjet, megjithëse pati ndërhyrje të çoroditura që ia humbën zgjedhjeve kuptimin e një procesi të lirë, të drejtë dhe demokratik.
- Në zgjedhjet e nëntorit, misioni i UNMIK-ut, i OSCE-së dhe misionet e organizatave të tjera, duke qenë në fund të mandateve të tyre në Kosovë, nxorën atë pjesën e fytyrës së shëmtuar, të cilën nuk është mirë ta përsërisin në ndonjë vend tjetër të botës.
- Këtu u përgatitë dhe u legjitimua një formulë zgjedhore e cila as për së afërmi nuk paraqet vullnetin e popullit, por të ekipeve të komisionarëve dhe vëzhguesve të trajnuar të cilët manipuluan, keqtrajtuan dhe keqpërdorën pa mëshirë votën e qytetarëve. Dëshmitë e shumta për sa u tha më sipër i kanë parë dhe provuar qytetarët. Ne pamë në këto zgjedhje listat pa numrin serik dhe pa asnjë masë mbrojtëse për t’u falsifikuar. Pamë në shumë raste, se dikush që më parë kishte votuar për ne, për nënën, vëllain apo anëtarin tonë të familjes. Pamë se si vota e dhënë për subjektin apo kandidatin e preferuar në të shumtën e rasteve nuk i është numëruar, por i është prishur, zhdukur ose vjedhur. Pamë se si individë të porositur votonin pa ndërprerë dhe të pa penguar nga askush. Pamë dhe jemi dëshmitarë, se si në orët e vona mbushnin kutitë e votimit me vota false e të tjera e të tjera. Ne pamë dhe po shohim edhe tash se si procesi i manipulimeve po vazhdon edhe aty ku do të duhej të ndreqeshin gabimet pra, në qendrën për numërim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku po vazhdojnë kalkulimet me votën e qytetarëve.
- Institucionet e dala nga këso lloj manipulimesh duhet të kenë jetën sa më të shkurtër. Besojmë fuqimisht se kështu edhe do të ndodhë, ndryshe shqiptarët do të detyrohen pa dashjen e tyre të futën në kërkim të mundësive të tjera për të hapur shtigje për lirinë e tyre, për një të ardhme më të mirë.
- Duke pas parasysh se rreth 60% e popullsisë aktive me të drejtë vote, nuk i janë përgjigjur ftesës për votim, duke pasur parasysh keqpërdorimet me të cilat u identifikua ky proces zgjedhor, mund të thuhet me të drejtë se institucionet që do të prodhojnë këto zgjedhje nuk kanë legjitimitet as moral e as juridik.
- Sado që këto institucione mund të marrin në këtë kohë mbështetjen e pakursyer të faktorit ndërkombëtar ato realisht janë pa mbështetjen e mbi 70% të popullsisë së Kosovës dhe rrjedhimisht nuk mund të shihen si institucione reprezentative të popullit të Kosovës. Pra, edhe nuk e kanë asnjë të drejtë të vendosin për Të.
* Ndryshe ne në këtë fushatë kemi përmbushur një pjesë të objektivave tona:
- Organizuam tubimet dhe takime të ndryshme, kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarë të të gjitha shtresave të cilët besojmë se do të jenë pjesë përmbajtjesore e organizatës, e përpjekjeve tona të përbashkëta në të ardhmen.
- Shpalosëm qëndrimet e LKÇK-së përpara zgjedhësve por edhe në mediumet informative vizuale dhe të shkruara aty ku na u krijuan mundësitë.
- E bëmë të qartë përpara të gjithë faktorëve se cila do të jetë e ardhmja për popullin tonë.
- Krijuam në radhët e anëtarësisë dhe simpatizantëve tanë idenë më të plotë për garën dhe ato gjëra me të cilat ballafaqohet një subjekt politik në garën zgjedhore, posaçërisht në realitetin tonë ku gara herë është lojë, herë është dhunë, herë bëhet e mërzitshme, madje ndonjëherë e çuditshme dhe e pa durueshme.
- Kjo besojmë se do ta ndihmojë LKÇK-në për një konsolidim më të mirë të radhëve të saj. Besojmë se së shpejti para jush do të paraqesim rezultatet inkurajuese në këtë drejtim.

* Shfrytëzoj rastin të përshëndesë të gjithë ata që me votën e tyre mbështetën idenë e LKÇK-së për bashkim kombëtar. Dhe krejt në fund kërkojmë falje prej atyre që kanë votuar për LKÇK-në dhe nuk arritëm t’ua ruajmë votën e tyre, për shkak se ishim të diskriminuar në procesin e kontrollit dhe të numërimit.


Edituar për herë të fundit nga në Thu Jan 17, 2008 1:08 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyThu Jan 17, 2008 11:30 am

Aspak nuk i shiqoj në kundërshtim mendimet e juaja,as nuk është fjala për votimin gjithë popullor,fjala është se zgjedhjet me ata votues që dolën në votime upranuan nga vendorët dhe ndërkombëtarët dhe u cilësuan si të rregullta dhe demokratike.Tani pjesa dërmuese e atyre që ishin në votime votuan për PDK-në.Nuk kam qëllim të dal krah i njërës apo tjetrës parti,njërit apo tjetrit lider.Fjala është:Ngandarja e kualicioneve deri me sot,ende nuk janë përcaktuar detyrat e zgjedhësve kush dhe qka do të udhëheq!Ta zëmë përcaktimi i ministrit të kulturës u përcoll me shumë protesta dhe ne nuk duhet të nxitojmë tani me prognozime se ky apo ai tjetri nuk ia del të bëjë ndryshime,ky apo ai tjetri është superior.Të pritim edhe disa muaj,dhe rezultatet do të flasin vet proose kontra!
Kjo ishte kërkesa ime,që mos të bëhemi analist të nxituar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyThu Jan 17, 2008 11:46 am

edhe une jam e pajtimit me fjalet e tua vlla shaban cakolli se as une nuk kam votu per asnjeren parti as nuk jam kundrejt asnjeres parti ,vetem deshiroi qe dhasht zoti tash e mbas mos te ket ma keqperdorime ,por te ket nje te ardhme te mir per atdheun ton te shtrenjt .DHE ishalla tash e mbas qe te ken ma shum perkrahje te varferit si dhe invalidet e luftes

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptySat Jan 19, 2008 11:51 am

Dje Kryeministri i Kosoves z.Hashim Thaqi na i dha nje lajm shpresojm te jet ashtu , ndoshta tha ne mars bashk me epopene e lavdishme te UQK-se e festojm dhe Pavaresine e Kosoves , po presim ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptySat Jan 19, 2008 11:58 am

Kam dëgjuar Hollbrukun,të ketë thënë:Pavarësia e Kosovës do të shpallet në shkurt,ku do ta njohin drejtë përdrejtë SHBA dhe Shtetet Europiane,në krahasim me pak miq të Serbisë që një kohë do të ankoheshin,andaj është shumë e mundur që shpallja e ceremonisë të bëhet mu në epopenë e UÇK-së,në mars.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 37
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyWed Jan 23, 2008 10:46 pm

Shkurt e shqip edhe ky s'eshte me i mire se ata tjert, nese eshte zgjedh prej popullit ateher eshte zgjedh me i mire prej te kqive. Keshtu me pat then dikush...e tash po shihet qe kish pas te drejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyThu Jan 24, 2008 12:55 am

Kujdes per VIP personat adminet dine rregullin eshte shume rigoroz ne forumation board ( pa njollosje) Te gjithe jane shqiptare dhe te gjithe kane nje cak - Pavarsine.... se dime te jemi bashk pa marr parasysh perkatesin partiake deshmon edhe humazhi ne dyvjetorin e vdekjes se presidentit Rugova Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyThu Jan 24, 2008 9:03 am

ah shum veshtir esht me popullin ton te dalesh ne krye ,sepse qysh jemi te marrur vesh ketu edhe ne ma zi kishim ber se ata ne parti.Per mua ska rendesi se kush fiton por i uroi Pdk se ka fituar sepse per mua esht nje qe boll esht se kryeministri Hashim Thaqi qe ka marr ket post vetem per serbet me mir te kishin vdekur.Edhe jam e kenaqur qe ka ardhur dita te mos jemi me ner kemben e shkaut,edhe une jam e pajtimit me Nakin se kishte shkruar me qen i keq nuk kishte votuar populli.Por edhe nje esht se ne vet i largojm vllaun apo motren sepse nuk jemi aspak te bashkuar por e urrejm njeri-tjetrin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyThu Jan 24, 2008 6:14 pm

Urrejtje nuk po shoh qe kemi ndaj njeri tjetrit ne kete forum. Ne vetem po shprehim mendimet gjithsecili per Z. Thaqin, dikush duhet te kete te drejt, kete e deshmon koha me mire, por qdo njeri perderi sa shkruajm fjale te mira apo te kqija per njerin apo tjetrin politikan, mendojm se kemi te drejt. Edhe une po them sikurse Kosovarja, urojm qe te jemi gabim ne ( qe nuk po pajtohemi) me Z. Thaqin apo tjetrin. Mirepo, une per veti perderisa nuk po pajtohem me veprimet e Z. Thaqit apo te cilit do politikan tjeter, nuk eshte se kam antipati ndaj ketyre, por historia eshte ajo qe na ben te mendojm keshtu, te kemi frige...Nuk eshte se, nese i kombe nuk kemi luftuar asnjeher, kemi luftuar por gjithnje ne fund ( historia keshtu e tregon) nuk kemi ditur te kemi qendrim te perbashkt siq duhet. Po e mar vetem nje shembull, me 1913, ate kohe ministri i puneve te jashtme te britanis se madhe pat deklaruar se:" Per fat te keq, e vitkimizuam nje popull per ta ruajtur paqen ne evrope". Por q'far ndodhi me vone?? Koferenca perfundoj me 1913, kurse lufta e par boterore filloje me 1914, dhe nuk pate ruajtje te paqes, vetem ka pasur viktimizim te shqiptarve prej ateher deri me sot. Tu i pas parasysh keto dhe shume gjera tjera, pra edhe keto tete vite te pas luftes se si kan vepruar politikant tane, qfar kan nenshkruar, qfar kan pranur, dhe qe s'jane bashkuar asnjeher ne nje ze...etj., ateher padyshim qe lind frika se mos do ta pesojm ashtu siq e kemi persuar gjate historis.
Ky eshte nje mendim i imi, qe s'mund te jete ndryshe derisa egzistojne indikacione qe tregojn vetem keshtu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyMon Feb 11, 2008 10:51 am

pse u desht qe vepren epar human ta beh tek ''ata'' madje edhe qeshte me ta ,luante me ta , ku mbeti populli jon pse nuk veproj tek ne por tek ''ata'' njerizit tan kur shkojn te kerojn ndihme madje edhe per nje kafshat goje per nje vend strehim i largoj nga zyret e tyra duke mos pasur fare konsiderta sikur te mos kishe gjak shqiptari ,femijet rrugeve ne ket te ftoht kerojn lemosh ai qesh me ''ata'' njerzit vdesin se skan te holla per tu sheruar ai qesh me ''ata'' me ata qe na shkateruan jeten ton por per te si duket ska rendesi
shpresoj se di vijnej dit me emir per ne edhe pse nuk besoj shum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptySun Feb 17, 2008 5:43 am

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Pdk_hashim_thaqi

I uroj Kryeminstrit Thaqi pune te mbare,te pa lodhshme e me suksese edhe ne te ardhemen.

njeashtu ju uroj e gjithe qeveris se kosoves punen e palodhure deri ne kete dite historike,edhe ne te ardhemn veq suksese te gjitheve.

Gezuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyMon Feb 18, 2008 1:45 am

Ku eshte Hajredinaj? Pse nuk po intervistohet?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyMon Feb 18, 2008 3:43 am

Gezuar per qeverin e Kosoves

Urime Pavarsine

Jemi me ju,gjithmon edhe ne te ardhmen,per nje kosove me te mire e me nje te ardhme me te mire,te rindertoim nje kosove te shendoshe te gjithe bashke.

Gezuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyTue Feb 19, 2008 3:35 am

Po Haredinaj perse nuk po intervistohet, edhe ai luftoi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyTue Feb 19, 2008 11:08 am

Vellezerit e mi kosovar, vendi sapo ka dale nga lufta. Kosova sapo perfundimisht, edhe de-jure, e shporri armikun shekullor, brutal, nazist, shfaroses, genocidist nje here e pergjithmone. Jemi te dehur nga gezimi legjitim ane e mbare botes ku bukes i thone buke e ujit i thone uje. Kosova, ashtu si e gjithe Shqiperia, ka nxjerre patriota e luftetare legjendare, po ka nxjerre edhe politikane te urte.

Tani qe familja shqiptare eshte e cliruar prej armikut, ka perpara sfida te reja, ndoshta edhe me te veshtira se me pare. Me pare ishim ne dhe armiku perballe. Tani armiku ka shume emra, ca prej te cilave ju i keni permendur me lart. Njerezit nuk e kane eksperiencen e qeverisjes, por do ta fitojne. Mos prisni mrekullira me te paren. Kudo ka korrupsion, edhe ne Ameriken "demokratike", por ecet perpara. Besoj se Shqiperia do t'i qendroje ne krahe, nese nuk fillojne budallalleqet politike te Sales per kete moment qe ai eshte ne pushtet, duke futur hundet.

Sidoqofte, ne duhet qe te mos e shuajme gezimin kaq shpejt dhe ta mbajme skepticizmin per vete. A kemi mundesi ta ndihmojme Kosoven, me te gjitha menyrat? Njera menyre eshte ta mbeshtesim e t'i qendrojme prane institucioneve, qe mire a keq, jane te zgjedhurit dhe jane ata qe drejtojne.

Pastaj une mendoj se vetem bashkimi i zgjidh ceshtjet ashtu sic do te donim te gjithe dhe bashkimi do te ndodhe vetiu: gjeografikisht, ekonomikisht, shoqerisht, politikisht, kulturisht etj.

Rrofte Kosova e Pavarur! Rrofte Republika e Kosoves! Rrofte Shqiperia e Bashkuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
emine
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 1
Registration date : 11/02/2008

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptySat Feb 23, 2008 2:25 am

urime kosova e lire.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyFri Feb 29, 2008 1:08 am

Thaçit si i mbështetur nga lobi hebre në SHBA, dhe Izraeli që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës
Wednesday, 27 February 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Serbisë në Izrael, Miodrag Isakov, i deklaroi gazetës izraelite “Jerusalem Post” se ai kishte marrë sigurime nga zyrtarë të lartë izraelitë,se Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme dhe se qeveria izraelite e çmonte qëndrimin e Serbisë për Kosovën si të mbështetur në ligjet ndërkombëtare. Deklarata e ambasadorit serb, që erdhi pas një takimi që ai pati në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, me rastin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk u përgënjeshtrua nga qeveria Izraelite, çka e vërteton tërthorazi atë. Fakti është që, Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Letra zyrtare që ka shkuar nga Kosova në Izrael me kërkesën për njohje, ka mbetur pa përgjigje. Ky qëndrim i Izraelit duhet ta ketë vënë në pozitë të keqe posaçërisht kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, se ai dy ditë para zgjedhjeve të nëntorit të kaluar në Kosovë, duke folur në emision “Opinion” të Blendi Fevziut, në Tv Klan, u shpreh se për fushatën zgjedhore që po bën partia e tij në Kosovë ka mbështetjen e lobit hebre në SHBA. Thaçi nuk shpjegoi se ç’lidhje specifike kishte partia e tij, dhe ai vetë, me lobin hebre në SHBA, që është një lob etno-religjioz. As drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu dhe as analistët e pranishëm në emision, nuk pyetën për këtë gjë shumë interesante. Duket, Hashim Thaçi ndoqi shembullin e Edi Ramës, që prej vitesh bën gjithçka për t’u dukur beniamini i lobit çifut në SHBA. Prioriteti i lobit çifut në SHBA është mbrojtja e interesave të shtetit të Izraelit, atdheut të çifutëve. Vetë shteti i Izraelit është i definuar me kushtetutë si shtet i nacioni (kombit) çifut dhe i diasporës, pra çifutëve të botës, duke përfshirë dhe ata të SHBA. Lobi çifut në SHBA është krahu i zgjatur i Izraelit në politikën amerikane. Por, me gjithë mbështetjen e supozuar të Thaçit nga lobi çifut në SHBA, megjithatë Izraeli nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, edhe pse e kanë njohur SHBA, dhe Izraeli në vendimet e tij politike ndërkombëtare është, me përjashtime shumë të rralla, në sintoni të plotë me SHBA. Pse nuk e ka njohur Izraeli pavarësinë e Kosovës? Qëndrimi i Izraelit nuk mund të shpjegohet me shpjegimin që jepet p.sh. në rastin e Rumanisë, pra me frikën nga separatizmi, se për Izraelin ekuivalenti i këtyre problemeve është çështja e shtetit palestinez dhe Izraeli e ka njohur këtë shtet dhe diskuton vetëm për kufijtë e tij. Nuk është i besueshëm as shpjegimi se qëndrimi i Izraelit vjen se ai i trembet faktit që Kosova mund të shërbejë si precedent që territore brenda kufijve të Izraelit, të populluara nga arabë, si Galilea perëndimore, do të kërkojnë të ndjekin shembullin e Kosovës. Kjo që po ndodh me Kosovën, po ndodh se ajo ka mbështetjen e SHBA, nëse arabët me të cilët ka konflikt Izraeli nuk e kanë këtë. Pastaj ka disa gjëra të tjera në qëndrimin e Izraelit për Kosovën, që të japin të kuptosh se motivet izraelite janë të tjera. Në 1999, në kohën e fushatës ajrore të NATO kundër Serbisë, kryeministri izraelit Sharon, e quajti këtë agresion të NATO ndaj Serbisë? A thua se Sharon e bëri këtë nga frika e precedentit, pra se mos NATO sulmonte një ditë Izraelin për hir të palestinezëve? Këtë nuk e beson kush. Gjithashtu, atëherë Sharon u shpreh se çlirimi i Kosovës do të thoshte që të shkohej tek krijimi i një “Shqipërie të Madhe”, që do të bëhej bazë e terrorizmit islamik. A thua vërtet Sharon ishte i shqetësuar për terrorizmin islamik në Evropë? Në gusht 2006, kryeministri izraelit Ehud Olmert (ende në pushtet), duke kundërshtuar protestat e vendeve të Bashkimit Evropian për bombardimet izraelite në Liban që po shkaktonin viktima civile, u shpreh se nuk pranon kritika nga vendet evropiane që në 1999 sulmuan Kosovën dhe vranë 10 mijë civilë. Kështu Olmert viktimat shqiptare të genocidit serb në Kosovë, i quan si viktima të sulmeve të NATO, çka ishte pikërisht akuza që i bënte NATO-s Millosheviqi, për t’ u shfajësuar për genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Është shumë e çuditshme dhe skandaloze që kryeministri izraelit, të mbrojë veprimet e qeverisë së tij në Liban, duke tjetërsuar të vërtetën e vrasjeve masive të shqiptarëve në Kosovë. Imagjinoni se si do të reagonte Olmert sikur kancelari gjerman të thoshte se viktimat e Holokaustit në fakt janë vrarë nga bombardimet e aviacionit aleat britaniko-amerikan! Në këtë rast do të reagonte e gjithë bota dhe ky kancelar gjerman do të fluturonte nga posti brenda ditës. Olmert është ende në post, dhe vendos për atë nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën. Për deklaratën që bëri Olmert në 2006 nga Prishtina nuk pati asnjë protestë, as nga qeveria as nga opozita. Thaçi, në rast se e ka marrë vesh këtë gjë, duket nuk reagoi se i mërzitej lobi çifut në SHBA. As nga Tirana nuk pati reagim, edhe pse duhej të kishte. Të gjitha këto të çojnë te përfundimi se, shkaku i qëndrimit izraelit ndaj Kosovës shkon shumë përtej frikës së precedentit. Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Duket se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, se ai nuk e pëlqen fare angazhimin amerikan në Kosovë, se Izraeli kurrë nuk ka dashur që SHBA të jenë të angazhuara ushtarakisht në shumë pika të globit, se kështu ulet aftësia e SHBA për t’u angazhuar në mbështetje të Izraelit, nëse ky do të gjendet në rrezik jetik. Dikur Izraeli nuk e pëlqente fare angazhimin ushtarak amerikan në Indokinë, posaçërisht në luftën e Vietnamit, se kjo ulte aftësinë e SHBA për të asistuar ushtarakisht Izraelin në momente rreziku jetik për të. Prandaj lobi çifut në SHBA ngriti artificialisht me anë të mediave që kontrollonte një lëvizje qytetare kundër pjesëmarrjes së SHBA në Luftën e Vietnamit. Për të drejtuar tërheqjen amerikane nga Vietnami në administratën e Presidentit Nixon u fut çifuti Hennry Kissinger që ishte negociatori kryesor amerikan në marrëveshjen e paqes me Vietnamin e Veriut, që ishte praktikisht një marrëveshje kapitullimi e amerikanëve në Luftën e Vietnamit. Kështu, për interesat e lobit çifut, SHBA braktisën popujt e Indokinës, të cilët i kishin nxitur vetë t’ i rezistonin komunizmit dhe të sakrifikonin shumë gjak në këtë luftë. Një gjë që e provon tërthorazi se kjo ka qenë loja është fakti se se mediat amerikane, të kontrolluara kryesisht nga hebreo-amerikanët, të cilat prej vitesh kishin qenë shumë kritike në angazhimin ushtarak të SHBA-ve në Vietnam, e mbështetën angazhimin ushtarak në ndihmë të Izraelit, në 1973, në kohën e tërheqjes së SHBA nga Vietnami, edhe pse Lufta arabo-izraelite e vitit 1973 solli pasoja të pallogaritshme për ekonominë amerikane dhe atë të Perëndimit në përgjithësi, pas embargos së naftës dhe rritjes së çmimit të naftës nga ana e vendeve arabe. Duket se edhe sot strategjistët ushtarakë izraelitë nuk e pëlqejnë fare angazhimin e SHBA në Ballkan, se ai ul disponibilitetin e SHBA për të asistuar ushtarakisht Izraelin në një situatë rreziku, duke llogaritur se SHBA kanë dhe një angazhim ushtarak jetik në Lindjen e Largme, në mbrojtje të Taiwan, si dhe duke llogaritur angazhimin ushtarak amerikan në Evropën Qendrore. Atëherë edhe lobi çifut në SHBA do të sintonizohet në një mënyrë ose tjetër me këtë konveniencë strategjike të Izraelit. Nuk dihet se deri ku janë të pranishme në trurin e Thaçit këto kategori analitike të qëndrimit të Izraelit, dhe sigurisht që miqtë e tij amerikanë nuk ia thonë ato, si shpjegim për atë se përse letra që i ka shkuar Izraelit nga Prishtina me kërkesën për njohje, ka mbetur pa përgjigje. Qëndrimi i Izraelit për Kosovën sigurisht që do të reflektohet edhe në qëndrimin e lobit çifut në SHBA për këtë çështje. Kjo është një gjë alarmuese. Sigurisht që ka pasur edhe raste të tjera kur ka pasur përplasje mes SHBA dhe Izraelit për çështje jashtë Lindjes së Mesme, si në rastin e shitjes së armëve ultramoderne Kinës nga ana e Izraelit, dhe në këtë rast Izraeli është tërhequr, se edhe lobi çifut në SHBA nuk ka mundur ta mbrojë këtë veprim të Izraelit. Kështu mund të ndodhë dhe në rastin e Kosovës, pra që lobi çifut në SHBA të mos mundë të induktojë qëndrimin e Izraelit ndaj Kosovës në politikën amerikane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyFri Feb 29, 2008 1:09 am

Bashkimi eshte Shpetimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptyFri Feb 29, 2008 12:01 pm

Artikullin nga Kastriot Myftaraj, Petritkola, do te ishte mire ta perktheje ne anglisht e ta postoje ne disa forume, dhe pse jo, t'ja nisje ndonje gazete te huaj.

Besoj qe eshte nje artikull profesional dhe interesant.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptySun Apr 13, 2008 7:37 am

tom sojer shkruajti:
Artikullin nga Kastriot Myftaraj, Petritkola, do te ishte mire ta perktheje ne anglisht e ta postoje ne disa forume, dhe pse jo, t'ja nisje ndonje gazete te huaj.

Besoj qe eshte nje artikull profesional dhe interesant.


Me duket se per veten time e kam perkthye ne kete menyre:Une jam ne sherbim te nacionalizmit shqiptar si e vetmja alternative
per rimekembjen e vendit. Dikush edhe kesaj i thot pune dreqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptySun Apr 13, 2008 4:07 pm

Kryeministri Hashim Thaqi eshte takuar me Ramush Haradinaj.???

Cila do te jete politika e Ramush Harajdinaj ne Kosoven e Pamvarur.!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
agim barja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
agim barja


Numri i postimeve : 158
Registration date : 09/04/2008

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 EmptySun Apr 13, 2008 6:56 pm

ketu ska fitore ketu mundemi te thojmi shkurt e shqip deshtime te politikese shqiptare e keta njerez jane ata qe nuk shohin me large vetem veheten edhe perfitimet personale
edhe njerez qe e shkelen betimin e dhen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kryeministri Hashim Thaqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 27Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 15 ... 27  Next
 Similar topics
-
» Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!
» Mendu Thaçi dhe politika ne Iliridë.
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Pse tardhtuan amanetin e deshmoreve Thaqi Ramushi me shoke!
» Thaqi emèron Fehmi Mujoten ministèr i Mbrojtjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: