@_Lutfi coka/Protesta e Një Nëne për politikanët e shekullit të Ri
Jam një nënë shqiptare që po jetoj dy sistemet dhe parashtroj kërkesën në formë proteste!?....
Ky vend ,Shqipëria,ka burra shteti e burra dheu,heronjë e dëshmorë,shkrimtarë e shkencëtarë,artist e profesorë, me shumë emër dhe shumë merita! Po për nënat që u lindën,u rritën ,ju burreruan e shkolluan,ku i keni!? Ku janë?...
A e dini ju o të nderuar se kush janë nënat, vajzat,motrat ,dhe gratë shqiptare?!..
Vajzat,gratë ,nënat shqiptare kanë qënë prapavija e çdo lufte per liri atdhe e pavarësi!...Prandaj i drejtohem tribunes së mendimit shqiptarë!?..
A e keni per turp që gruaja shqiptare të vlerësohet me pëqindje në kuvend e qeveri ,me plan ,sikur të ishin garniturë!?....
Gratë shqiptare nuk janë dekor qeverishë,e kuvendesh …..Ata janë zonjat e meritës,gjysma e mirë e kombit shqiptar.Prandajë meritojmë të rrimë përkrah burrave,se jemi nënat e këtij vendi!….Kemi perkund dhe po perkundim djepin e lavdisë e krenarisë të këtij kombi!...Ishim dhe jemi të heshtura,të urta nën hijen e burrave të zëshëm të kësaj pjese të botës reale ku jetojmë…..Protestojmë kur femrat shqiptare po shiten e trgtohen si mish i bardhë,per të kënaqur epshet e deshtakëve e viktima të dhunës,skllave të shekullit të Ri.