Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "A mund ta lëmë të na “vdesë” ura ?!..." apel qytetar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"A mund ta lëmë të na “vdesë” ura ?!..." apel qytetar Empty
MesazhTitulli: "A mund ta lëmë të na “vdesë” ura ?!..." apel qytetar   "A mund ta lëmë të na “vdesë” ura ?!..." apel qytetar EmptySat Dec 30, 2017 1:57 am

Apel qytetar

A mund ta lëmë të na “vdesë” ura ?!...

A mund të lëmë të na vdesë historia dhe dëshmitarët okularë të kësaj historie?
Kush është i interesuar të “vdesin” këto vepra arti, këto dëshmi të spikatura, të cilat tregojnë aftësinë ndërtuese mjeshtërore të shqiptarit, të zagoritit?!
Gjendje kritike e Urës së Hoshtevë – Lliarit …
Ajo i ka rezistuar kohëve, indonatave, kushteve të ashpra klimatike, procesit malformuese të tokës. Ajo është një urë dyshekullore, e cila ka hyrë në shekullin e saj të tretë dhe është urë e ndërtuar me një veçanësi arkitekturore për ta pasur zili nga mjeshtra të mëdhenj.
Eh, kjo urë e heroikës , e qëndresës, urë duruese furtunash, e cila i ka shërbyer jo vetëm zagoritëve , por Botës !
Pse hesht Ministria e Kulturës ?
Pse hesht Instituti i Monumenteve të Kulturës?
Pse hesht Bashkia e Libohovës?
Pse hesht Prefektura, Këshilli i Qarkut Gjirokastër ?
Dilni nga heshtja institucione që ura të mos “vdesë”
Pse nuk mbrohet vlera dhe dëshmia historike?
Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë të mos na bier Ura, sa nuk është vonë,të presim urën të shkallmohet .
Tunduni dhe shkunduni , gjeni fondin .
E meriton një urë e tillë, e cila është në “koma” të dalë nga reaminacioni.
Ajo kërkon ndërhyrje të shpejtë nga pushteti vendor dhe qendror. Administratorin e Njësisë administrative të Zagorisë si e zë gjumi?
Krahas të gjitha të tjerave ura është dhe një vlerë e gjallë e pasurisë turistike të trevës sonë inteligjente.
Mos u merrni me llafe dhe konstatime , të përveshim të gjithë mëngët dhe ne zagoritët të bëjmë një aksion dhe të mbledhim një fond për të shpëtuar nga “vdekja” URËN…
Është një obligim i madh yni.
Kemi aq forca sa të krijojmë një fond për të shpëtuar Urën…

Ilustrim
Ndërtimet e Ali Pashë Tepelenës
U bënë për interesat e Pashait të Tepelenës dhe në shenjë mirënjohje ndaj ndihmës bujare që banorët e Zagorisë i dhanë në periudhën e ndjekjes nga pushtuesit osmanë dhe nga Kurt Pasha i Beratit. Ndërtimet u bënë në Ndëran, Sheper, Doshnicë, Zhej e tjerë. Gjithashtu kësaj periudhe i përkasin edhe ngritja e dy urave mbi përroin e Hosit në Hoshtevë, mbi lumin e Zagorisë, ura e Manastirit të Nivanit dhe e Limarit. Këto ndërtime janë dëshmi e gjallë e zhvilllimit social - ekonomik të Zagories dhe traditave të mjeshtrave të saj.

Ura Hoshtevë - Lliar
Ura është e ngritur me një hark të madh me hapësirë 15 m, në formë rrethore me qendër të dyfishtë, me lartësi 7 m mbi shtratin e lumit. Është e shtruar me kalldrëm, që kufizohet me një parapet 0,6m dhe është e gjerë 2,8 m; gjatësia e urës është 28m. Për ndërtimin e urës është përdorur guri i zi. Ura ka të njëjtën teknikë ndërtimi me atë të Limarit. Ura e Manastirit të Nivanit lidh Gjirokastrën me Përmetin nga itinerari tjetër: Çajup - Topovë - Ura e Nivanit – Sheper - Qafa e Dhëmbelit - Përmet. Urat kanë një lidhje të bazuar në strukturën gjeomorfologjike të terrenit, të kompozuara arkitektonikisht natyrshëm si dhe në mënyrë mjaft funksionale për të realizuar qëllimet në fushën tregtare në kulmin e lulëzimit të tyre. Ura Hoshtevë - Lliar solli dhe lulëzim të tregut si dhe zë një vend të rëndësishëm në historinë e artit të ndërtimit të mjeshtrave vendas. Ndërtimi i kësaj ure, sipas studiuesve, përkon me periudhën e lulëzimit të Pashallëkut të Janinës me sundimtar Ali Pashë Tepelenën. Dihet që krahina jonë kishte një vend të rëndësishëm në planet e Pashait tepelenas.
Evidentojmë këtu që edhe për lliariotët, si mjeshtra të përpunimit të strallit, kishin lidhje me pashain, i cili në veprimtarinë e tij tregtonte strallin lliariot. Nuk duhet lënë pa evidentuar edhe rrugët lidhëse jetësore midis fshatrave. Kjo dënduri rrjeti komunikacionit tregon për një veprimtari të dendur dhe intesive që e meritonte Zagoria.
Marrë nga libri “Perla , Profil i biskuar, Zagoria” i Kristaq F. Shabanit, faqe 55
Dega e SHOQATËS ATDHETARE – KULTURORE “ ÇAJUPI” GJIROKASTËR
GJIROKASTËR , 29DHJETOR 2017
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"A mund ta lëmë të na “vdesë” ura ?!..." apel qytetar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Reagimi qytetar,dhe ai instucional me 3 tetor
» Apel per ndihmë
» APEL ANETAREVE TE FORUMIT
» Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë...
» Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: