Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Tue Nov 18, 2008 1:58 am | |
| Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!Për shumëkënd lufta në Kosovë ende nuk ka mbaruar. Një pjesë e veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare thonë se Kosova tash e nëntë vite gjendet në një armëpushim. Por, këto ditë kur Kosovës po i imponohen kompromise të reja, duket se armëpushimi nuk do të zgjasë gjatë. "Në qoftë se kjo ndodh, për ne veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve, periudha e pasluftës do të merret vetëm sikur një armëpushim", thotë Xhavit Jashari, duke treguar për pasojat që mund të ketë zbatimin i gjashtë pikave të propozuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mon, për Kosovën. Jashari, i cili përfaqëson Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, thotë për Express se institucionet e Kosovës duhet të përdorin gjithë fuqinë për të mos pranuar këto pika. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të mos e pranojnë këtë plan dhe t'u bëjnë trysni shteteve me ndikim në botë, që kjo është e papranueshme për popullin e Kosovës. Ai thotë se kjo organizatë u ka dhënë mbështetje të plotë institucioneve të Kosovës, të cilat ende po kundërshtojnë këto pika. "U kemi bërë thirrje politikanëve që të jenë unikë dhe të vazhdojnë të kundërshtojnë fuqishëm, deri në fund këtë propozim. I kemi bërë me dije edhe faktorit ndërkombëtar se ne nuk do të lëshojmë pe dhe do të përdorim të gjitha metodat, nëse vjen deri te aprovimi i këtyre pikave në Këshillin e Sigurimit", paralajmëron Jashari. Ndërsa Abdyl Mushkolaj, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, thotë se populli i Kosovës tashmë është shprehur kundër këtyre pikave. Ai shton se nëse Qeveria e Kosovës nuk mund ta mbrojë shtetin, është mirë që zyrtarët e saj të japin dorëheqje. Mushkolaj fajëson politikat e Qeverisë së Kosovës, të cilat sipas tij e kanë sjellë Kosovë në këtë gjendje. "Këto janë si pasojë e një qeverisjeje të dobët që ka sjellë mu në këtë gjendje çfarë jemi sot. E tash mundohet ta pastrojë vetveten, por nuk mundet, nuk kanë ditë të reagojnë me kohë. Na jemi në një armëpushim, përderisa Kosova kryen problemet e veta", paralajmëron Mushkolaj. Megjithëkëtë, ai beson se Qeveria e Kosovës kësaj radhe duhet të ngulë këmbë dhe mos të lëshojë pe para presioneve ndërkombëtare. "Unë kam pas shumë takime me ndërkombëtarë dhe vendorë dhe u kam tregu haptas se kjo mund të shpie drejt eskalimit të situatës në Kosovë. Nuk është koha më të luhet me fatin e Kosovës. Kosova ka shpallur shtetin e vet, e ka kushtetutën që i njeh kufijtë e vet. Nuk kemi toka për të falur as për të shitur", shton Mushkolaj. Ndërkohë, Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë se pranimi i këtyre pikave nga institucionet e Kosovës mund të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë. Sipas tij, kjo do t'u konvenonte më së paku veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. "Ne vlerësojmë se kundërshtimin që bën qeveria dhe dëshirojmë që ky kundërshtim të jetë deri në fund dhe mos të lëshohet pe. Reagimet tona si Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të jenë konform situatës dhe reagimet do t'i vendosin organet tona", vlerëson Klinaku. Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve edhe më parë kishte kundërshtuar negociatat për statusin e Kosovës, që ato zhvilloheshin në Vjenë të Austrisë. Ata po ashtu kishin kundërshtuar edhe pakon e Ahtisaarit. Veteranët vlerësojnë se gjashtë pikat të propozuar nga Ban Ki Mon përfundimisht ndajnë Kosovën në dysh. | |
|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Tue Nov 18, 2008 3:55 am | |
| NE JEMI BETUARE PER RIBASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE dhe kurr e kurres nuk do hijekum dore dhe kete e dijmi ne veteranet se ne cfar jemi betuare ketu nuk munden te pranojn keta lideret tane se pari nuk e kane shumicen e votave duhet ta dijn me 27% nuk munden te luajn me fatin e kombit tone e me trojet tona bashkesia nderkombetare kete nuk e ka marr parasyeshe se veteranet nuk do rrin duar kryq edhe eshte kjo se nuk falim toke edhe me nuk do pajtohemi me endrra e pazarllaqe te kesaj bashkesie nderkombetare edhe perse ne te na ruaj eulexi vetem tek ne ata duhet te shtrijn autoritetin ne pjesen veriore ku ne pranin e tyre kriminelet serbe shtijn me arme zoteri ban ki mun duhet ta dije se asnje pjestar i unmikut kurr njeher nuk ka qen i rrezikuar nga shqiptaret por gjithmon nga bandat kriminale te serbis te cilen po e mbane te heshtur dhe nuk din te denoje dhunen e krimineleve serbe por gjithmon tek ne shqiptaret duhet te pranojmi ate se cfare ju teket atyre ne okb pa e dijtur edhe shumica e tyre se ku gjindet kosova edhe bijn pika e ligje ketu jo duhet te thuhet sot o kurr. KETO PIKA NA DUHEN TE VIJN QE FSKja ta mbroje kujfijt SHPKja sigurin ne tere teritorin e kosoves e jo te na ndajn trojet tona ateher ju mbetet ju zoteri te OKB ta permisoni gabimet se padrejtesishte na jane ndar trojet tona siq e ka thene edhe EDUARD GEIT ne viti 1913 e dijmi se ju eshte bere shqiperis e pa drejte por per te pasur qetesi ne ballkan u deshte ti ndajm trojet shqiptare tani eshte krejt ndryshe per te pasur qetesi ne kete pjes te europes duhet per ti ribashkuare trojet SHQIPERIN NATYRALE se nuk do kete kurr qetesi e ase stabilitet e ase europe te bashkuare | |
|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Tue Nov 18, 2008 3:57 am | |
| | |
|
Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Tue Nov 18, 2008 4:32 am | |
| Amaneti i Komandantit Legjendar do të kryhet sepse ky eka nisë ne do te përfundojm Luftën për Bashkimin Kombëtarë | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! | |
| |
|