Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VEPRIMTARI PËR LETËRSINË, ARTIN, KULTURËN, PAQEN UNIVERSALE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

VEPRIMTARI PËR LETËRSINË, ARTIN, KULTURËN, PAQEN UNIVERSALE Empty
MesazhTitulli: VEPRIMTARI PËR LETËRSINË, ARTIN, KULTURËN, PAQEN UNIVERSALE   VEPRIMTARI PËR LETËRSINË, ARTIN, KULTURËN, PAQEN UNIVERSALE EmptyTue Aug 29, 2017 4:54 am

17 -20 gusht 2017
VEPRIMTARI PËR LETËRSINË, ARTIN, KULTURËN, PAQEN UNIVERSALE, KREATIVITETIN, LIBRIN, TË DREJTAT NJERËZORE, GJUHËN, KONCEPTIN MODERN PËR FENË NË MAQEDONI


Nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM shkrimtar, poet, studiues, estet
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen për vitin 2017

Ishte në plan - programimin tim që të organizonim disa veprimtari të mëdha si LNPSHA”PEGASI” ALBANIA në Maqedoni, në disa qytete si: Shkup, kryeqyteti i vendit, në Pejë, Strugë, një qytetin piktoresk dhe intelektual, i banuar nga shumica shqiptare, pra me predominim shqiptare; në Kërçovë, në Prespë, dhe në qytetin e Manastirit, një qytet me rëndësi të madhe dhe kontribut, pasi në këtë qytet, në nëntor të vitit 1908, u organizua Kongresi i Manastirit, apo Kongresi i Alfabetit Shqip .
Veprimtaritë u zhvilluan, në kuadrin e kandidimit tim për Çmimin “NOBEL” për Paqen, propozuar nga IWA për vitin 2017 .
Mbërritëm në Shkup, duke u nisur nga Gjirokastra së toku me Aleksandrën , ku , në Fier, u takuam me poetin Ëngjëll Shametaj dhe Vladimir Lulaj dhe së toku u nisëm për në Shkup, në rrugën tashmë të ndryshuar krejtësisht në Shqipëri: Fier- Lushnjë - Rrogozhinë- Elbasan- Librazhd- Prenjas dhe, pasi kaluam Qafën e Thanës, Pika Kufitare me Maqedoninë, shkuam në Strugë, ku me ne u bashkua në automjetin tonë, të guiduar nga Ëngjëlli, Dr. Bexhet Asani, i ardhur nga SHBA. Në Shkup u pritëm nga shkrimtari teolog Zekerija Idrizi dhe , pasi u akomoduam në hotelin në qendër të Shkupit, darkuam të gjithë së toku në një darkë pune, duke biseduar për probleme të Letërsisë, Artit, Paqes Universale, kreativitetit dhe për veprimtarinë e datës 18.08.2017 , ku do të prezantoheshin gjashtë veprat e Zekerijas.
Shkup
Prezantimi i veprës “ Arratisja nga vdekja” i autorit Zekerija Idrizi u mbajt në mediatekën e Universitetit “ Nënë Tereza” në Shkup, me prezencë të stafit akademik të këtij Universiteti dhe poetë, shkrimtarë, intelektualë dhe artistë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, nga Diaspora shqiptare si dhe të ardhur enkas nga Zvicra , Gjermania, Austria, SHBA e tjerë, në këtë veprimtari letrare me objekt: “Letërsia Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Kreativiteti” .
Një mjedis intelektual , ku përveç të tjerësh kishte prezencë dhe të fetarëve , midis tyre Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, z. Sulejman Rexhepin, rektori I Universitetit Prof. Dr. Azis Pollozhani e tjerë.
Në një nga seancat analitike u mbajtën kumtesat;
1. “Emfazë” spirituale, shpresëdhënëse dhe terapike për gjallimin e qenies”
Nga Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM shkrimtar, poet, studiues, estet
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen për vitin 2017
2. “NJË MEDITIM PSIKOLOGJIK E FILOZOFIK”
(Libri “Arratisja nga “vdekja” i teologut të shquar Zekerija Idrizit )
Nga Dr. Bexhet Asani, studiues, poet, shkrimtar

3. “Vepra e tablove të shenjtëruara në qëndrim filozofik, moral dhe psikologjik”
Përsiatje rreth librit “Arratisja nga “vdekja” ” të autorit Zekirija Idrizit
nga Nexhmije Hasani , shkrimtare , LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
LNPSHA”PEGASI” ALBANIA dhe AKADEMIA ALTERNATIVE PEGASIANE I DHA ÇMIMIN “ POLEART “PEGASI” INTERNACIONAL ALBANIA” shkrimtarit, teologut ,Zekerija Idrizit,i cili banon në Gjermani , në një ceremonial interesant.
Në këtë veprimtari u përshendet dhe në emër të Presidentes së IWA poetes Teresinka Pereira.
Mandej u zhvillua një takim me Rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” Shkup me objekt
“ Letërsia, Arti, Kultura, Paqa universale dhe Libri universal”, ku u diskutua për dimensionin e librit dhe kontakti me të, nga gjithë grupmoshat.
Ne zhvilluam edhe takime individuale me poetë , shkrimtarë , intelektualë, gazetarë pjesëmarrës në këtë event.
Së toku zhvilluam edhe disa vizita në Shkup dhe sidomos pozuam para shtatores së Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti , Skenderbeu, një figurë shumë dimensionale e legjendare , e njohur për aktet e tij në shumë vende të Botës . Po kështu u respektua Nënë Tereza , Nobelistja e Paqes…
Pas përfundimit të këtij plani të spikatur, ne u drejtuam për në qytetin e bukur të Strugës, ku gjatë rrugëtimit qëndruam në Teqenë e Pejës, një teqe me shumë emër, ku u organizua një veprimtari e bukur: “ Letërsia , Arti, Kultura, Paqja Universale dhe objektet e kultit”, ku, midis të tjerash, vizituam edhe varrin e Mehmet Pashë Dërvallës, një figurë historike e Kombit Shqiptar, Ministri i Luftës, në qeverinë e Ismail Qemalit, njeriu që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.

Strugë 18- 19 .08.2017
Pritja në Strugë spektakolare. E nesërmja në Strugë përfshinte dy veprimtari të mëdha për librat e sapobotuara në Strugë nga Shtëpia botuese e Strugës dhe nga Pegasi: “ Optika letrare” këndvështrim dhe “Hyjni e syve” vëllim poetik, libra në dy gjuhë: shqip dhe anglisht, një punë tejet botuese profesionale. Këto dy libra punë voluminoze e serioze të Dr. Bexhet Asanit.

Në ora 10.00 u organizua në një mjedis të bukur, Parku i Shumit, veprimtaria : “Letërsia, Arti, Kultura. Paqja Universale dhe Vendlindja” .
Një program i detajuar me një referencë të mbajtur nga ana ime dhe me recitime të poezive të poetit Bexhet Asani në shqip dhe në anglisht, me poezi, fragmente të shkëputura nga poema “OAZ” e poetit Kristaq F. Shabani dhe me përshtypje, ngjasi, ndodhi të kolegëve të z. Bexhet dhe të pegasianëve të ardhur nga Shqipëria. Poetja dhe përkthyesja Aleksandra Shabani solli në një interpretim magjik poezitë nga vëllimi i Asanit.
Gjithashtu autori i vëllimit poetik “Hyjni e syve” recitoi disa poezi nga ky vëllim, të cilat i kushtoheshin vendlindjes.
Ora 17.00, në Teatrin emërmadh “POSHKA”, të qytetit të Strugës, u organizua veprimtaria letrare: “Letërsia, Arti, Kultura, Paqja Universale dhe Fusha Studimore”. Ky aktivitet u moderua nga regjisorja e talentuar, OLSA POSHKA, anëtare e LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, sipas një programi bashkëkohor, të spikatur , ku vendin kryesor e zuri analitika dhe ilustrimi .
U mbajtën kumtesat profesionale analitike:

1.“Studimi, realja dhe surprizantja e një këndvështrimi gjithëgjinish”
Nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
2. “Historikja, motivim dhe impuls për edukim historik” Këtë kumtesë e mbajti poeti Ëngjëll Shametaj, Fier, Albania .
3.”Poezia e shfaqjes së shpejtë refleksive në një trinitet kreativ …” nga Kristaq F. Shabani
“Hyjnia e syve “ poezi (The Deity of the Eyes) poems , vellim poetik i autorit Bexhet Asani
Ky kumt u mbajt nga Aleksandra Shabani IWA, poete, përkthyese.
Për librat sentenca analitike mbajti shkrimtari Zekerija Idrizi. U interpretuan pjesëza, e poezi nga të dy librat. Autori u titullua me titullin pegasian: ” Poleart “PEGASI” INTERNACIONAL” si dhe me Mirënjohje për kontribut në lëmin e arsimit dhe të edukimit nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit të Strugës.
Auditori present, në këtë veprimtari, solli përshtypjet nga dy librat e Dr. Bexhet Asanit. Po kështu shumë përfaqësues apo Kryetarë Shoqatash sollën përshëndetjet e tyre. Gjithashtu u lexuan dhe përshëndetjet e simotrave të Letërsisë dhe Artit nga Bota. Këto veprimtari u zhvilluan edhe në siglën e IWA.

20 .08.2017
“Pegasi” zhvilloi vizita letrare dhe njohje me natyrën, bukuritë Prespës, Ohrit dhe Manastirit, ku spikati fjala artistike, interpretimi, debate i lirë për paqen, humanizmin, roli e femrës kreatore në shoqëri, edukimi i fëmijve, dhënia prirotitet e lirive dhe njohja e të drejtave, rëndësia e familje në edukim, lufta kundër drogës, prostitucionit, kremastimit të mishit të bardhë, lufta kundër vatravetë luftës në Glob dhe një sërë fenomenesh të tjera. Rëndësi, në këto debate të lira si dhe në veprimtari, iu dha dhe kulturimit, shprehësisë së talentit, inkurajimit të talenteve të rinj, lufta për libër universal me ide -risi, konkurrimi i vlerave, shkëmbimi universal i tyre, botimi, e sidomos botimi i kolanës prej 32 vëllime: “DITARI I ËNGJËJVE KREATIVË”, i shkrimtarit Kristaq F. Shabani IËA, President i “Pegasi” Internacional ALBANIA, ku pasqyrohet veprimtaria shumëdimensionale e Pegasit prej vitit 1996 deri në vitin 2017 . Gjithashtu, në të gjitha qytetet, ku u zhvilluan veprimtaritë u fol për IËA, Presidenten Teresinka Pereira, veprimtarinë e tyre dimensionale që nga viti 1978. U dhuruan libra në bilbiotekat e qyteteve të Maqedonisë. Madje, në qytetin e Prespës, u bë një vizitë te një shtëpi muze e Nazif beut, ku kishte eksponate artistike nga gjithë bota.
Në qytetin e Manastirit
Ngjarje e jashtëzakonshme. Vizitat, në këtë qytet, në kisha me histori, te ora karakteristike, shëtitje në rrugët e tij të gurta tipike si dhe në Shtëpinë e Kongresit të Alfabetit Shqip të Manastirit lanë mbresa të pashlyeshme. Në fillesë u mbajt kumtesa:

Manastir
THIRRJE PËR GJUHËN SHQIPE DIREKT NGA KONGRESI I ALFABETIT , KONGRESI I MANASTIRIT... "PEGASI" JEP LEKSION SI NDEROHEN MONUMENTET E KOMBIT ....
Një veprimtari për gjuhën që ndodh rrallë si një YLBER 8 ngjyrësh ...Dhe keto i realizon vetem "PEGASI" ALBANIA ...
20.08.2017
LETËRSIA, ARTI,KULTURA , PAQJA UNIVERSALE DHE GJUHA SHQIPE”
Nga Kristaq F. Shabani , IWA,WPS, AOM President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA
Kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen për vitin 2017, i propozuar nga IWA (OHAJO) SHBA
Të nderuar pjesëmarrës, në këtë event real, entuziast, dritërues!
Pas tri veprimtarive me tharm në Maqedoni ,ku ne dhamë dhe organizuam prezantime analitike me një profesionalizëm të spikatur për veprën “Arratisja nga vdekja “ të teologut dhe shkrimtarit Zekerija Idrizit, i ardhur posaçërisht nga Gjermani dhe dy veprave të Dr. Bexhet Asanit, i ardhur nga SHBA. Sot ndodhemi në një vend të ndritur , që, me veprimtarinë kongresiale të zhvilluar këtu, është ngritur Monumenti i Alfabetit shqip. Rrokja e qytetit të Manastirit në planin tonë të veprimtative pegasiane është , pa dyshim, një rrokje e bukur dhe e ndritshme. Një kujdes i jashtëzakonshëm për Kujtesën e Ndritur të Akteve të Mëdha dhe e vlerësimit të asaj Përpjekje madhore për Alfabetin shqip. Ndodhemi këtu, në këtë “skenë” improvizuar, në mënyrë fantaste, ku pozojnë protagonistët e Aktit dhe duket sikur jemi bashkë me ta dhe ta janë të gjallë… Jemi te “Sfinksi i Gërmave” të gjuhës së lashtë.
Para, pothuajse 109 vitesh, këtu u firmos Akti madhor: “Drita” dhe “Rigjelbërimi” i Gjuhës Shqipe posmoderne. Kontribut i madh i kontribuesve të mëdhenj… Ëndërr e blertë e njerëzve të ditur për të trasuar me veprimtari të blertë emrin e tyre dhe për të shkëlqyer pishtarët. Lavdi Pishtarëve ! Nisje e blerimit të kurorës së gjurmave të gjuhës së lashtë , së cilës i mohohej ekzistenca, duke e sulmuar me ashpërsi për mosekzistencë. Pse i frikeshin shumë kësaj gjuhe? Pse i tmerroheshin kaq shumë kësaj gjuhe? Pyetje të shumta, të cilat nuk mbetën, kurrsesi, ne retorikë të heshtur. Asaj i trëmbeshin se është gjuhë perëndish, gjuhë zotash, gjuhë heronjsh, heroinash, shtojzovallesh, luanësh, gjuhë e maleve të krenuar, gjuhë- simbol shqiponjash të papërkulura, gjuhë paraprirëse, burimore, e cila e ka buresën e lindjes nga lashtësia, gjuhë me konture shpirt e frymë individuale, gjuhë me strukturë semantike të veçantë shpirti.
Gërmat e kësaj gjuhe , fonema të ndritshme që të nxitin për vepra të tejmëdha…
Ndaj, gjatë shekujve, mbi të u dërguan harbueshëm për t’i prerë gërmat, për t’ia gjakosur konturët, për t’ia gijotinizuar fytin, por, Dijetarët, Gjuhëtarët e vërtetë dhe të trimtë, rezistuan deri në sublimitet (sakrificë) deri në therrori të pashembullt duke u panteonizuar në Panteonin e gjuhës… Ata , ato, Fuqitë e Mëdha kërkonin të eliminonin pishtarët e saj, të shuanin zjarrin e ndezur. Por, sa më shumë e luftonin, aq më shumë ajo flakëronte. Sakrifica gjuhësore ngriti vetë piedestalin e vetë gjuhës. Kongresi i Manastirit ishte kongresi i Mëençurisë, Kongres i të Mençurve të etur për ta parë gjuhën shqipe të përparonte.
Ne pegasianët sot po vendosim një kurorë me lule të gërmave shqipe këtu… Ne Pegasianët ngrëmë zërin tonë te ky Altar, në trojet tona etnike, te kjo kujtesë historike, e cila duhet të ruhet, të mirëmbahet të ndrijë ky Monument, të cilit gjithmonë i kanë kërkuar mendësitë e vjetra t’ia zhdukin madhështinë, që, në këtë vend, ku kanë gjalluar gërmat të rindizet dhe të mos shuhet kurrë Pishtari i Gërmave të Alfabetit Shqip. Asqë duhet t’i shkojë në mendje asnjë force e fuqie, asnjë qeverie që ky vend peligrinazhi i Gjuhës Shqipe të mënjanohet, të çkonturohet, të çmontohet, në këtë kohë të ashquajtur moderne…, ku ende vërtitet sa andej- këtej e drejta, ku liria shpesh herë dhunohet për të mos folur shqip.
Ky vend historik duhet të gjallërohet, të flasë madhërishëm, të flatrojë me gjuhë shqiponje, pasi tregon çiltër identitetin e një kombi të lashtë dhe potent. Shqiponja, simboli ynë është symbol dhe I paqes. Kombi ynë asnjëherë , kurrë, nuk ka sulmuar asnjë shtet tjetër, gjithmonë ka pasur ideali vetëm paqen, por të tjerët, gjithmonë, i kanë imponuar luftën… Në këtë kontekst shqiptarët janë njerëz të paqtë dhe e meritojnë vëmëndjen, shqiptarët janë njerëz që e duan arsimin, gjuhën dhe kërkojnë që , kudo , ku ndodhen të flasin gjuhën e tyre të shtrenjtë, hyjnore, të lashtë, ta flasin e ta shkruajnë… Gjuha shqipe është gjuhë gjeniale . “Gjuha shqipe, - shprehet studiuesi i shquar arvanitas Aristidh P. Kolja, është gjuha e Perëndive, pra gjuha e Zotave. Ai, në vitin 1997, kur botova librin tim “ Pulsi i Dhimbjes” te Shtëpia e tij botuese “Thamiris” (E tha mirë) në Athinë, më porositi: “Vendos një kurorë me lule gërmash shqipe te Shtëpia e Kongresit të Manastirit, te Shtëpia e Alfabetit, kur të shkosh me Pegasin edhe në emrin tim!” Dhe ja ne sot porosia e tij e madhe po zbatohet: Jemi këtu, në këtë vend të Shenjtë, ku po vendosim një kurorë lulelje gërmash me Sfinksin e Gërmave, të cilin tani ka mundësi ta lexojnë në gjuhën universal dhe të tjerët . Ne jemi sot këtu që ky Altar gjithmonë të flasë, të cicërojë, gjithmonë të ndrijë, gjithmonë të flakërojë, gjithmonë të rrezatojë… Prej këtu ne bëjmë thirrje gërmash të shquara: Ky Altar të lëshojë gjithmonë bisqe të panumërtë, të gjallojë zemrat , shpirtin e shpirtfolësve e shqipfolësve. Edhe këtu në Manastir , Ohër, Shkup, Kërçovë, Kërçovë, Tetovë, Strugë, Prespë, Dibër e tjerë dhe gjuha e lashtë shqipe të jetë gjuhë , e cila të flitet pa antiligje ndaj saj . në këtë vend, ku ka etni të fortë shqiptare të jetë gjuhë zyrtare. Në këtë kontekst, Evropa duhet të hapë sytë dhe të lajë një pjesë të fajeve të saj të mëdha ndaj këtij Kombi të madh e të papërsëritshëm… S’duhet të ketë frikë asnjë nga përdorimi i gjuhës shqipe; s’duhet të frikohet asnjë nga gjuha shqipe. Gjuha shqipe është gjuhë shqiponje , zemre dhe shpirti. Ajo përçohet si gjuhë e paqtë me gërmat e saj të paqta , si gjuhë e paqtë në tinguj dhe shumë e ëmbël. Nëpërmjet Letërsisë , Artit , Kulturës dhe Paqs Universale gjuha shqipe njihet, përçohet , pëlqehet dhe shpërndan kudo në Glob paqe… Pegaistët, gjithmonë i kanë kushtuar dhe kushtojnë rëndësi gjuhës, pasi për të u sakrifikuan Negovanët, Qiriazët, Fishtat, Migjenët , Mjedat , Frashëllinjtë, Gramenot e shumë e shumë të tjerë, ndaj kolana me vepra të Gjuhës Shqipe janë shtuar në fondin e kësaj gjuhe të lashtë. Jam i privilegjuar që, sot, prezantohen, këtu, dhe veprat e mia: “Puilsi i Dhimbjes”, ku në kopertinën e këtij libri është gjallimi dhe gjarpërimi i 36 gërmave të shqipes, “Oazi”, i cili u kushtohet kreatorëve, të cilët biskojnë dhe përcjellin shkëlqimin, bashkimin e gërmave, që produktojnë fjalë të mëdha shqipeje, “ Vilarët e Verdhë” , të cilët prenë me thikë alfabetin tonë, por nuk mundën ta mposhtnin, “Kryefjalën e Fatales”, ku është poezia e Gjuhës dhe “Sfinksi i gërmave “ në shqip dhe në anglisht, e cila është pjesë e vëllimit tim, por edhe e “Optika letrare” e Dr. Bexhet Asanit… Ndërkohë, në këtë Altar, vijon prezantimi i dy veprave të studiuesit të shquar Asani: “ Optika letrare” dhe “Hyjni e Syve” vëllim poetik, ku shndrijnë në përmbajtjen e tyre krijime për gjuhën dhe këndvështrime për gjuhën.
Jemi krenarë që sot jemi këtu dhe që po pritemi me shumë dashuri nga albanologia Mendushe Ajdini, të cilën e përgëzojmë për punën e saj pasionante, në këtë Altar…
Le ta çelim këtë veprimtari të bukur e të zjarrtë …



Në shtëpinë e Alfabetit u mbajtën dhe dy kumte për veprat e Kristaq F. Shabanit :
“KRIZANTEMA” NJË KRESTOMACI QË SJELLË FRESKI"
nga Dr. Bexhet Asani, studiues, shkrimtar SHBA dhe një vështrim mbi “Sfinksin e Gërmave” tëp o këtij autori. Gjithashtu, pas këtyre kumteve, u interpretuan poezi për gjuhën nga “Kryefjala e Fatales”, ‘Pulsi i Dhimjes” , “Sfinksi i Gërmave “ i Kristaq F. Shabanit IËA dhe nga “Optika letrare “ e Hyjni e syve “ e Bexhet Asanit. Interpretuan autorët dhe Aleksandra Shabani në gjuhën angleze. Po kështu poetja Aleksandra Shabani recitoi poezi nga libri I saj poetic “ Stilistika e lirisë”. Një kumtesë mbajti Zekerija Idrizi, shkrimtar , me titull: “Gjuha shqipe, kjo gjuhë e lashtë dhe hyjnore”. Në fund ky ceremonial i bukur, i drejtuar nga poeti Ëngjëll Shameti, u mbyll me recitimin e një fragmenti nga poema “OAZ” e Kristaq F. Shabanit si dhe për bibliotekën e Shtëpisë së Kongresit u dhanë dhuratë disa libra, midis të tjerash dhe libri “Ëngjëjt ndaj urrejtjes” i poetes Teresinka, përkthyer në shqip nga Aleksandra Shabani.
Ciceronia e Shtëpisë, zonja historiane, Mendushe Ajdini, falënderoi Pegasin , Presidentin e tij , Kandidatin për mimin “Nobel” për Paqen për vitin 2017 poetin, shkrimtarin studiuesin, estetin Kristaq F. Shabanin, studiuesin Bexhet Asani, Aleksandra Shabanin, Zekerija Idrizin , Ëngjëll Sametin, Kefsere Idrizin, Vladimir Lulaj për prezencën në këtë shtëpi dhe për librat e dhuruara.
Improvizimi skenik i kësaj veprimtarie ishte shumë mbresalënës, që shkaktoi emocione të mëdha te pjesëmarrësit.
***BUSULLA E GERMAVE
Nga Majlinda (Aleksandra Shabani)

Në puthjet e gjelbërta,
në tokën shqiptare,
në mes urash dritë-hijet,
hapat i frymojnë në guxim të trimtë,
veshur me të njëjtët tinguj këngërimi,
nën të njëjtin diell të shqiponjave,
me qiellin dëshmitar të çasteve,
Lindur e pa perënduar kurrë moteve!
Në damaret e historisë vullkanizma të zgjuara,
gjaku i përjetësuar i pikënisjeve të origjinuara Ilire!
Në tempujt e tokës shqiptare,
aty, ku gërmat, si llavë e gjallë,
skalitin pentagrame të yjësive,
me Amanetet e të parëve.
Në lutësi rreshur gërmat,
në lutësi rreshur shpirtrat,
në lutësi rreshur simbolet…
Simbolet e para dhe të fundit bekuar qofshin!
Mos e harroni kurrë të ecurën dhe jetën me Gjuhë,
frymëmarrje shqip!
©20.08.2017
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
VEPRIMTARI PËR LETËRSINË, ARTIN, KULTURËN, PAQEN UNIVERSALE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"
»  NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI
» “LETËRSIA, ARTI, KULTURA DHE PAQJA UNIVERSALE” Referencë
» "LIBRI, NXITËS DHE MESAZHUES I PAQES UNIVERSALE" A. Habazaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: