Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:12 pm

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE DUHET TË PËRNDIZET INTESIVISHT

Nga Kristaq F. Shabani , President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA

Prof. asc. dr. Begzad BALIU
Universiteti i Prishtinës,
Fakulteti i Edukimit është studiues i kujdesshëm dhe me botë, i cili duhet të përgëzohet për angazhimin etij studimor , akademik për probleme madhore të gjuhës, letërsisë , kulturës shqiptare. Fusha e kërkimit kërkon studiues të tillë ,m të cilët duhet të evidentohen dhe të stimulohen në sipërmarrje të tilla.
Mendoj se kjo është një punë e frytshme, e cila duhet të nxitet,
Natyrisht që të studiosh një gjuhë ndërkombëtarisht kërkohet një njohje e saj në planin ndërkombëtar nga albanologët e rinj, të cilët kërkojnë të hulumtojnë në gjuhën shqipe…
Në këtë rezyme të paraqitur nga Prof. Asc. Dr Begzad Baliu jepet nje përshkrim analitik i kësaj nisme përmastive të platformuar më së miri me objekt dhe me synime reale te detajuara . Kjo është një ide e projektuar me aftësi , ku janë shquar studiuesit kosovarë, të cilat e kanë parë objektin e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare me parësi për të celebruar pasurinë gjuhësore, letrare dhe kulturore shqiptare me një këndvështrim të lartë përmbajtësor dhe realizues synimesh. Jepet një pasqyrim i realizimeve dhe kundërtive dhe ndezje tashme të këtij flakandani në kushte të reja të ndërkombëtarëzimit të këtij synimi ,për të siguruar vijimin e studimit albanologjik, jo vetëm nga studiuesit shqiptarë , por edhe të huaj, duke nxitur përvetësimin e kësaj gjuhe gjeniale dhe shumë të lashtë. Vetëm kështu do të bëhet një “eksplorim”, hulumtim dhe do të dilet në pah qëkur është shkruar kjo gjuhë e sigurisht kjo kërkon një preokupim të lartë akademik dhe mbushamendës. Ndaj propozimet dhe realizmet e tyre të deritanishme e synojnë këtë, por edhe mbushamendësojnë se e ardhmja e këtij Seminari do të jetë e ndritshme, nëse përpjekjet në shkallën më të lartë të studimit përvijohen , thellohen dhe angazhohen. Rëndësi ka pjesëmarrja e të aftëve në këtë Seminar, studiuesve, krijuesve me mendim të ri.
E theksoj se sot kërkohet një staf organizues, referues me botë dhe me kulturë të plotë gjuhësore, letrare dhe kulturore, pasi nuk duhet të lejohet pa kriter pjësëmarrja e atyre , të quajtur dhe “studiues”, të cilët, gjatë gjithë veprimtarisë së tyre, pavarësisht nga titujt e fryrë akademikë, nuk kanë sjellë ndonjë të re në gjuhësinë, letërsinë dhe kulturën shqiptare…
Në këtë kuadër dhe LNPSHA “PEGASI” ALBANIA si dhe AKADEMIA ALTERNATIVE , E KRIJUAR TASHMË do të japi kontributin e saj në këtë fushë, për të evidentuar “albanologët “ e rinj nga vendet e tjera , të cilët kanë dëshirë të futen seriozisht në këtë fushë studimore….
Serioziteti është i motivuar dhe të bind …
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:13 pm

SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE - PROJEKTE, TEMA DHE PJESËMARRËS

Prof. asc. dr. Begzad BALIU
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Edukimit

Rezyme: Në këtë kumtesë do të sillen të dhëna të plota për problemet e trajtuara në SNGJLKSH nga themelimi e deri më sot, duke i parë ato në kontekst të karakterit të projekteve, në shumësinë e temave dhe në përmasën ndërkombëtare të pjesëmarrësve. Studimi do të mbështetet në Bibliografinë përmbajtësore të Seminarit, botuar dy vjet më parë, në kronikën e shtypit ditor për Seminarin dhe në intervistat e seminaristëve në shtypin ditor dhe të përkohshëm.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:14 pm

Fjalët nyje: Seminari, projektet, temat, pjesëmarrësit, intervistat, shtypi.

Bibliografia si sintezë përmbajtësore
Tri vjet më parë kam botuar një vëllim të bibliografisë përmbajtësore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare . Arsyet e një ndërmarrjeje të këtillë, nëse për asgjë tjetër, ishin përgjigje premtimit të Profesor Idriz Ajetit dhënë seminaristëve që në vitin 1974, se do të përgatitej një bibliografi e përgjithshme e studimeve albanologjike, e cila do t’iu vinte në ndihmë studiuesve të kulturës shqiptare . Madje, Profesor Pajazit Nushi, njëri prej më të merituarve në themelimin e këtij Seminari shkonte përtej, kur theksonte po në këtë takim se Seminari është institucion që përmban burimin e gjallë bibliografik .
Për një vëllim të tillë tashmë ishin plotësuar edhe disa kushte të tjera: në traditën historike të studimeve albanologjike, Seminari NGJLKSH kishte nxjerrë njëzetë e pesë vëllime dhe ishte në nderin e këtij institucioni që themeluesve, tashti të shtyrë në moshë, frekuentuesve të tij nga bota, dikur pëshpëritës të pakë fjalëve të shqipes, e tani albanologë me përmasa ndërkombëtare, t’iu ofroj një pasqyrë të plotë të zhvillimeve të këtij institucioni.
Sot dhe këtu, dua të theksoj se kësaj ndërmarrjeje i pata hyrë me vullnetin më të mirë dhe me një qëllim më të vogël, përgatitjen e një bibliografie për Historinë e albanologjisë, porse e kam përfunduar me shqetësimin e madh për mungesën e një arkivi sado modest të këtij institucioni të madh. Emrat e disa prej pjesëmarrësve të tij mezi i pata gjetur në Fletoren e shënimeve të Hotel Ilirisë, në Prishtinë, ku ishin vendosur disa nga pjesëmarrësit vite me radhë pas luftës së Kosovës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:15 pm

Seminari dhe projektimi i albanologjisë
Prej vitit 1966 e deri në vitin 1975 në Kosovë janë themeluar një varg institucionesh kulturore, arsimore dhe shkencore. Themelimi i tyre gjithsesi është rezultat i përpjekjeve të asaj kohe për avancimin politik të Kosovës, në kuadër të një liberalizimi politik e ideologjik, që bëhej përgjithësisht në ish – Jugosllavi. Kjo është periudha e një Lëvizjeje tipike iluministe në shoqërinë shqiptare të asaj kohe jo vetëm në Kosovë, por edhe në hapësirat e tjera shqiptare, në Maqedoni, në Malin e Zi dhe në Serbi. Në vitin 1967 u rihap Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe u themelua Enti i Historisë së Kosovës (tash Instituti i Historisë), ndërsa më 1968 u organizua Konsulta Gjuhësore e Prishtinës. Po në këtë vit, krahas revistës “Gjurmime albanologjike” (në tri seri: filologji, histori dhe folklor e etnologji) filloi dalja e revistës shkencore “Kosova”, ndërsa shtatë vjet më vonë themelohet Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si dhe revista e saj shkencore “Studime”.
Në këto rrethana është themeluar edhe Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare , i cili do të merret jo vetëm me mësimin intensiv të gjuhës shqipe nga të huajt, por edhe me hulumtimin, vjeljen, studimin dhe popullarizimin e albanologjisë .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:15 pm

Seminari do të bëjë të mundur krijimin e një qendre integrimi për shumë breza të albanologëve nëpër botë, të ndërprerë për shumë vjet me rrethimin politik dhe ideologjik të Shqipërisë dhe luftën e ftohtë mes Lindjes e Perëndimit.
Tri dekada më vonë, njëri prej themeluesve të këtij institucioni, dr. Fazli Syla, kujton se asnjëri prej institucioneve të themeluara në Kosovë “nuk është përcjellë me rezistencë më të madhe dhe me pengesa të ndryshme nga ana e Serbisë dhe e Jugosllavisë sesa themelimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i këtij Seminari, me arsyetimin se këto institucione duhet t’i kenë vetëm shtetet” , e Seminari fillimisht punonte “sipas analogjisë së skemave ekzistuese të seminareve të Kroacisë, të Sllovenisë, të Maqedonisë dhe atij të sllavistëve të Serbisë” . Le të kujtojmë këtu se Seminari i sllavistikës që mbahet në Beograd, disa nga aktivitetet e tij i organizon në Prizren dhe është e kuptueshme pse Serbia, që kaq shumë vjet kishte ligjëruar për tokën serbe të Kosovës, tashmë të mos lejonte që po këtu të ligjërohej për gjuhën, historinë dhe kulturën materiale e shpirtërore shqiptare të këtij vendi.
Ideja e një projekti të tillë me karakter nacional mund të shihet edhe prej temave të planifikuara nga njëri seminar në tjetrin. Prej programeve të viteve të para mund të shihet se Seminari ishte ideuar mbi dy koncepte pragmatike: mësimin fillestar të shqipes standarde nga të huajt përmes ligjëratave intensive në Fakultetin e Filologjisë, si dhe me hulumtimin, vjeljen dhe studimin e kulturës shqiptare. Fillimisht, kërkimet shkencore ishin të hapura dhe përfshinin një numër të madh fushash të albanologjisë: gjuhën, letërsinë, historinë, etnologjinë dhe kulturën e popullit shqiptar në zhvillimet e brendshme dhe krahasuese të saj, ndërsa gjendja aktuale shoqërore dhe politike e shqiptarëve trajtohej vetëm brenda “arritjeve” të tyre në ish-Jugosllavi . Pra, tri vitet e para, të gjitha kumtesat strukturoheshin si një tërësi historiko - kulturore e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, që në të vërtetë ishin sinteza të hulumtimeve dhe arritjeve më të reja të studiuesve shqiptarë në ish-Jugosllavi: Idriz Ajetit, Ali Hadrit, Rexhep Qosjes, Mark Krasniqit, Pajazit Nushit, Anton Çettës, Zef Mirditës, Gani Lubotenit, Shefqet Pllanës, Isak Shemës, Hasan Kaleshit, Jashar Rexhepagiqit, Engjëll Berishës etj. Ato organizoheshin si një tërësi e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:16 pm

projektuar për dijen mbi shkencën e albanologjisë, sa të përgjithshme po aq edhe kulminante, që të huajt duhej ta zotëronin për popullin shqiptar.
Mbi këto parime ishte projektuar një pamje e shenjave themelore historike në lëvizjen nacionale të popullit shqiptar dhe të përfaqësuesve të tij.
Në vitin e parë të Seminarit ishte ligjëruar tema e madhe e etnogjenezës së popullit shqiptar, rëndësia historike e Lëvizjes Çlirimtare në Epokën e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, lufta e popullit shqiptar për autonomi në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, letërsia e romantizmit shqiptar dhe e romantizmit europian, dramaturgjia shqiptare, arkitektura dhe familja shqiptare në Kosovë, pozita e Kosovës në RSFJ etj .
Në vitin e dytë, objekt studimi ishte bërë pozita materiale dhe shpirtërore e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, prandaj trajtoheshin temat për zhvillimin e gjuhësisë shqiptare në Jugosllavi, për këngët popullore të Tanzimatit në Kosovë, për epikën popullore shqiptare mbi luftën e Kosovës, për gdhendjen artistike të drurit në fshatrat e Kosovës etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:16 pm

Në vitin e tretë qarku i temave të mëdha shqiptare shihej edhe në kontekst të kulturave të tjera ballkanike dhe europiane, prandaj ishin lexuar kumtesat për gjallërimin e studimeve gjuhësore ballkanike dhe për disa huazime shqiptare në të folmet serbokroate, për turqizmat në gjuhën shqipe, për trajtimin e problemit të etnogjenezës së popullit shqiptar në shekullin XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX, për disa të dhëna mbi zhvillimin struktural të baladës shqipe, për zhvillimin e shkollave shqipe prej Lidhjes së Prizrenit deri më 1912, për strukturat demografike në Kosovë, për zhvillimin e muzikës artistike shqiptare etj .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:17 pm

Sikur mund të shihet, qëllimi i organizatorëve ishte që brezit të rinj të albanologëve t’ia prezantojë një traditë të pasur të këtyre studimeve, kryesisht nga shekulli XIX e këndej, rezultatet e institucioneve vendëse dhe perspektivën e tyre në kontekst të zhvillimeve shkencore ballkanike. Në të vërtetë, synimi afatgjatë ishte më se pretendues: të përdoreshin edhe studiuesit e huaj për “thyerjen e tendencave të përvetësimit të miteve, me anë të të cilave tentohej të krijohej një lloj primati në trajtimin e temave në raport më të gjerë midis popujve të Ballkanit” .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:17 pm

Në vitet e para të punës së Seminarit ligjërues dhe kumtues të studimeve të tyre ishin vetëm një numër i kufizuar i profesorëve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa pas pak vjetësh ata do të vijnë nga institucionet e tjera vendore dhe sidomos nga institucionet shkencore të Gjermanisë, Bashkimit Sovjetik, Bullgarisë, Polonisë etj, si: Agnia Desnickaja, Bojka Sokollova, Ëilfried Fiedler, Julija Ivanova, István Schütz, Aleksandër Rusakov, Oda Buchholz, Alvina Zhugra, G. D. Nehring, Jolanta Mindak, Catalina Vatasescu, Konstantin Mizis, Gertruda Ejntrej. Nga viti 1978 numri i kumtuesve dhe i ligjëruesve do të zgjerohet në mënyrë të veçantë me profesorët dhe studiuesit që vijnë nga Shqipëria: Qemal Haxhihasani, Jorgo Bulo, Androkli Kostallari, Mahir Domi etj. Një angazhim më vete që nga fillimi kishin seminaristët që vinin nga krahu i arbëreshëve të Italisë: Antonio Belusci, Francesco Altimari, Italo Fortino, Skiro di Maxho etj.
Seminari ju bëri të mundur shumë studiuesve, që albanologjisë së filluar vite më parë, por të ndërprerë për shkaqe të ndryshme, t’i ktheheshin në kushte dhe rrethana të reja më të favorshme. Kështu Profesor Njumark, nga Kalifornia, albanologjisë do t’i kthehet pas njëzet vjetësh edhe atë në vitin e tretë të Seminarit të Prishtinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:17 pm

Seminari, sikur do të shprehet atë kohë Dr. Gari Bevington nga Çikago, ishte një ndërmarrje, e cila meritonte çdo lavdatë. Ai ofronte mundësi edhe për njohje dhe këmbime përvojash të cilat ishin më se të nevojshme në punën shkencore. Dhe sigurisht kjo është arsyeja pse që në nismën e tij Seminari do të marrë vlerësimin, të cilin mbase mund t’ia japim vetëm sot, pas 30 vjetësh. Seminari, sikur shprehej Titos Johallas (1975) ishte ndër më të organizuarit e këtij lloji dhe si i tillë ishte një punë e madhe e me rëndësi kapitale për njohjen e të huajve me gjuhën dhe kulturën shqiptare, për të cilën interesimi po rritej çdo ditë. Seminari u bë një djep për rritjen e albanologëve të rinj nga radhët e të huajve.
Seminari, fillimisht ishte menduar si një aktivitet i ndarë në dy pjesë: në ligjërata akademike dhe në kurse për mësimin e gjuhës shqipe (1, 2, 3), pastaj për dy vjet me radhë studimet akademike u ndanë në dy pjesë: në Ligjërata dhe në Kumtesa (4, 5), për t’iu kthyer më tej ndarjes së kumtesave në Ligjërata për kursin e lartë të gjuhës (6, 7, 8, 9, 10) dhe në Ligjërata për kursin e lartë të letërsisë (6, 9, 10). Ky
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:18 pm

proces i krijimit të një aktiviteti të përhershëm dhe standard të Seminarit zgjati për dhjetë vjet me radhë, derisa u krijua një program i përhershëm me të cilin puna e Seminarit ndahet në tri pjesë: Ligjërata të përditshme dyjavore, Kurse të përditshme dyjavore për mësimin e gjuhës dhe Sesioni shkencor i ndarë në dy pjesë: Sesioni shkencor i gjuhës dhe Sesioni shkencor i letërsisë. Tash së fundi, krahas ligjëratave dhe sesioneve shkencore, po projektohen edhe tryeza shkencore me tema të caktuara, çka na bën të mendojmë se Seminari po vazhdon ta pasurojë përvojën e tij, për të mos thënë se Seminari sikur mund te shihet ende po punon në krijimin e identitetit të tij!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:18 pm

Të shikuara jashtë kronologjisë së organizimit të tyre, tryezat janë projektuar kryesisht për përvjetorë shkrimtarësh, por janë organizuar edhe për tema më të përgjithshme, sikur janë tryezat me temë për arsimin në Kosovë apo edhe për tema më të veçanta, sikur është ajo për përkthimet letrare. Në këto tryeza janë organizuar konferenca përkujtimore për Zef Seremben, për Azem Shkrelin, për Faik Konicën, për Ernest Koliqin, për Ismail Kadarenë dhe Rexhep Qosjen, për “Mesharin” e Gjon Buzukut dhe për Sami Frashërin. Do theksuar se tryezat shkencore, përgjithësisht kanë qenë të kufizuara për nga numri i referuesve.
Ndryshe nga kumtesat e tryezave, të cilat janë të kufizuara si për numrin e autorëve ashtu edhe për gjerësinë e temave kërkimore, sesionet shkencore kanë përmbajte shumë më të plotë dhe numër shumë më të madh studiuesish të angazhuar në hulumtimin dhe prezantimin e temave të ndryshme. Fjala është për reflektime sintetizuese me përmbajtje të gjerë kërkimore dhe hapësinore, por dhe për tema me përmbajtje të kufizuar, në të cilat objekt studimi bëhen kryesisht autorë dhe vepra të caktuara. Në sesionet shkencore të Seminarit është trajtuar kontributi i albanologëve të huaj në studimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, marrëdhëniet e gjuhës shqipe e të letërsisë me gjuhët e tjera ballkanike në rrafshin diakronik dhe sinkronik, zhvillimi i kritikës letrare shqipe dhe periodizimi i letërsisë shqipe, gjuhësia shqiptare e gjysmës së parë të shekullit XX, letërsia shqipe dhe moderniteti, gjuhësia shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit XX, terminologjia dhe fjalëformimi në gjuhën shqipe, kërkimet albanologjike në botë, studimet albanologjike në ish-

MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:19 pm

Jugosllavi, Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe, sistemi foljor i shqipes, epika popullore shqiptare dhe e popujve të tjerë të Ballkanit, marrëdhëniet kulturore shqiptare me kulturat e tjera europiane, Gjon Buzuku dhe tradita e shkrimit të shqipes, Naim Frashëri dhe vepra e tij midis Perëndimit dhe Lindjes, gjuha shqipe në kontekstin ballkanik, vepra letrare e Gjergj Fishtës si njohje dhe si rizbulim, shqipja dhe gjuhët e Ballkanit - ngjashmëritë dhe ndryshimet në rrjedhat e standardizimit, veprimtaria shkencore e Eqrem Çabejt, përdorimet publike të shqipes standarde sot, letërsia shqipe e shekullit XX, letërsia shqipe dhe letërsia e Evropës Juglindore, letërsia arbëreshe, të folmet arbëreshe etj.
Po kështu mund të thuhet edhe për trajtimet, në dukje të parë më të vogla, si: Jeronim de Rada dhe veprimtaria e tij, Naim Frashëri në kulturën shqiptare, krijimtaria letrare e Esat Mekulit, veprimtaria e De Radës, vepra e Konstantin Kristoforidhit, gjuha e tregimit tonë të sotëm, vepra letrare dhe gjuhësore e Ndre Mjedës, romani shqiptar, drama shqipe, vepra e Pjetër Bogdanit, shqipja 2000, foljet në gjuhën shqipe, miti në letërsinë shqipe, përkthimet dhe analiza e kontrasteve, krijimtaria e Hivzi Sulejmanit, problemet e kulturës së gjuhës etj., por që sjellin interesim të madh të studiuesve dhe kërkime të gjera e të thella shkencore me interes për historinë e albanologjisë dhe për gjuhësinë bashkëkohore shqiptare.
Duke sjellë tema të tilla për ligjërim, kërkim dhe diskutim, Seminari i albanologjisë ka bërë të mundur hulumtimin dhe vlerësimin e kontributit të institucioneve albanologjike në vend dhe në botë për gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën materiale e shpirtërore të popullit shqiptar, duke iu qasur këtyre në aspektin sinkronik dhe diakronik, si dhe në kontekstin ballkanik, europian e botëror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:19 pm

Përpjekja për zhbërjen e tij
Sikur ka ndodhur edhe me shumë institucione, të cilat kanë trajtuar përgjithësisht traditën dhe kulturën shqiptare edhe Seminari ka pasur fatin e tij të ngritjes dhe të rënies. Pas demonstratave të vitit 1981 Beogradi e ndaloi aktivitetin e tij, duke urdhëruar që të mos ftoheshin albanologët nga bota, prandaj për këtë vit seminari pushoi aktivitetin. Biblioteka Kombëtare, Instituti Albanologjik dhe Klinika Gjinekologjike, konsideroheshin objekte të mëdha kapitale, të cilat e kishin nxitur nacionalizimin në Kosovë, ndërsa Seminari Ndërkombëtar për GJLKSH dhe bashkëpunimi kulturor dhe arsimor i pakontrolluar me Shqipërinë, konsideroheshin investime intelektuale, të cilat e kishin zgjeruar veprimin e nacionalistëve shqiptarë edhe jashtë hapësirës jugosllave, thuhet në konkluzionet e LSPPK të vitit 1981.
Ndërsa në emër të të ashtuquajturit “realizim i të drejtave të shqiptarëve në ish- Jugosllavi,” në vitin 1982 përsëri u bë i mundur vazhdimi i organizimit të Seminarit, por më 1989, përsëri u kërkua anulimi i aktiviteteve të tij. Kësaj here bashkë me Seminarin po mbylleshin edhe të gjitha institucionet arsimore, kulturore dhe shkencore, prandaj rikthimi i tij nuk pritej as pas organizimit paralel të institucioneve arsimore dhe shkencore në Kosovë gjatë viteve 1990-1999. Edhe nëse mund të mblidheshin kumtesat e studiuesve, ishte e pamundur sjellja dhe gjetja e hapësirës për seminaristët nga bota, të cilët eventualisht do të pranonin të vinin në atë situatë në të cilën gjendej Kosova. Vetëm në vitin 1995 organizatorëve të vjetër dhe të rinj iu shkoi për dore që Seminarin ta organizonin në Tiranë. Atje kishte hapësirë, kapacitete shkencore dhe kushte të përshtatshme për studiuesit e albanologjisë nga bota. Ndonëse nuk u arrit të organizoheshin seminare të përvitshme, konferencat e organizuara dhe materialet e botuara janë të një cilësie të veçantë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  EmptyWed May 30, 2012 12:19 pm

Pas mbarimit të luftës së Kosovës rifilloi organizimi i rregullt i Seminarit në Prishtinë, duke e sjellë më vete jo vetëm Këshillin e Prishtinës po edhe Këshillin e Tiranës, fillimisht të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e pastaj të Universitetit të Tiranës.
Prej vitit 1974, kur është organizuar për herë të parë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, e deri më sot, janë bërë shumë ndryshime, shumë rishikime dhe plotësime, por përgjithësisht ai ka ruajtur synimin e tij fillestar: popullarizimin e albanologjisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN    FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FLAKANDANI I SEMINARIT PËR GJUHËN, LETËRSINË , KULTUREN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË GJAKOVË
»  NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI
» THENIE PER GJUHEN
» Seminari për gjuhën....
» Kush po e shkatërron gjuhën amtare?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: