Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: “KRIZANTEMA” NJË KRESTOMACI QË SJELL FRESKI" Sun Jun 18, 2017 9:56 pm | |
| “KRIZANTEMA” NJË KRESTOMACI QË SJELL FRESKI"
Nga Dr. Bexhet Asani, studiues, shkrimtar SHBA Kristaq F. Shabani poet, romancier, prozator, studiues, kritik letrar, estet, është një nga shkrimtarët më produktivë në letërsinë shqiptare dhe në shkencat albanologjike. Autor i shumë veprave letrare e shkencore që, po të zë të shkruaj titujt e librave, do të më duhej të mbushja faqe të tëra dhe nuk do të qe nevoja të shkruaja asgjë tjetër, sepse nuk do të mjaftonte koha që kemi në dispozicion. Megjithatë vlen të përmenden disa vepra për të ilustruar mendimin e më sipërm.Vëllimet poetike: “Pulsi i dhimbjes”, “Seli në qiejt, “Vilarët e Verdhë”, poemth, “Oaz” poemth, “Esmerka me topuz”, poemë, etj.; Vëllime me skica dhe tregime: “Asfiksia e shembsave”, “Profeti i liruar” e tjerë., Publicistikë: “Intelekt 2001... “1, 2; “Jetari”, “Perla, Profil i biskuar- Zagoria” etj., Romane: “Kryefjala e fatales”, “Trenjerëzori dhe Nënta” , “Lodrimi i madh i vdekjes”, “Shekulli i lotuar”, “Kronika e Qytezës” e shumë vepra të tjera të botuara, pa përmendur këtu veprat e shumta që i ka në dorëshkrim shkrimtari Kristaq F. Shabani. Pa ndrojtje mund të them se shumica e veprave, qofshin ato letrare apo shkencore të Kristaq F. Shabanit, janë të përkthyera dhe të botuara në shumë gjuhë botërore si në anglisht, italisht, greqisht, spanjisht, filipineze etj. Pjesëmarrës në shumë simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.Veç asaj që ka qenë pjesëmarrës nëpër simpoziume shkencore, ai ka qenë dhe organizator i shkëlqyer i disa simpoziumeve ndërkombëtare në Shqipëri. Është botues i disa gazetave dhe revistave. Studiuesi Kristaq F. Shabani është themelues i LNSHPA “Pegasi” Albania, që ngërthen në vete qindra anëtarë nga 120 vende të botës. Ka marrë shumë çmime në vend dhe në disa shtete të botës. Kështu më 2011 në SHBA shpallet “Njeriu i vitit 2011”. Më 2012 Kristaq F. Shabani bëhet anëtar i përjetshëm i Sallës Amerikane të Famës që nënkupton se biografia e tij do të jetë e përjetshme në Galerinë e shekullit të 21 të talenteve të dizajnuar ose të modeluara për lidership, kreativitet dhe sipërmarrje. Tanimë ishin pjekur kushtet që shkrimtari, poeti, studiuesi, esteti Kristaq F. Shabani të nominohej kandidat i Çmimit “Nobel” Për Paqe për vitin 2017. Për nga kreativiteti letrar dhe shkencor Kristaq F. Shabani nuk e ka shoqin, është si një gurrë e pashtershme e me prurje të reja në fushë të albanologjisë. Me neologjizmat dhe frazeologjizmat e tij, ai ka begatuar fondin e leksikut të gjuhës shqipe, të cilit çdo linguist do t’ ia kishte zilinë. Në librin “Krizantemë, Lulevjeshta verdhëbardhë” botuar më 2016 nga shtëpia botuese “Botimet Barleti” në Tiranë, na paraqitet me hajkun japonez, i cili nuk ka qenë i njohur në letërsinë shqiptare, gjer tani vonë. Profesor Kristaq F. Shabani, si gjithmonë, kërkues ndaj vetvetes dhe së resë në art dhe në shkencë, ja tani me sukses të jashtëzakonshëm kultivon hajkun, madje hajklun paradoksal. Po ç’ është në të vërtetë hajku? Ky lloj i poezisë që, pothuaj, nuk ka qenë i njohur ndër ne! Hajku lindi në Japoni nga poetët japonezë. Në zanafillën e tij hajku quhej waka. Më vonë ëaka pothuaj doli nga moda. Nëpër oborret aristokrate japoneze filluan të përdoren termat hajku dhe renga. Renga ishte një dialog poetik midis autorëve të kësaj poezie, e që dialogu midis tre poetëve mund të shkonte edhe në mbi njëqind vargje. Poetët më të njohur japonezë të rengës ishin Io Sogi (1421-1694), Matsunaga Teitoku (1571- 1653), Matsuo Basho (1644-1694) e shumë të tjerë. Wuaka, renga e më vonë hajku ishin të përbërë kryesisht nga rrokje të caktuara 5 – 7- 5 – 7 – 7 rrokje. Në dialog poetik përdorej kjo formë: vargjet e poetit të parë kishin tre vargje me nga 5 – 7 - 5 rrokje, i dyti thoshte dy vargje me nga 7 rrokje, i treti përsëri vazhdonte me tre vargje me nga 5 – 7 - 5 rrokje që siç u tha më lartë kalonte numrin e njëqind vargjeve. Poeti Ogivara Seinsesui hajkun e liroi nga vargjet dhe rrokjet tradicionale. Hajku ndër poetët shqiptarë u përhap shumë vonë, aty nga fundi i shekullit të njëzetë. Hajkun me sukses e kultivuan poetët Kristaq F. Shabani, Milianov Kallupi, Nasho Jorgaqi, poetesha arbëreshe Margarita Scilippa etj. Në Elbasan Milianov Kallupi arriti të themelojë Klubin “Hajku shqiptar”. Veprës autori i ka vënë një titull simbolik “Krizantemë”siç thotë edhe vetë në parathënie, apo siç e ka titulluar ai me zhargonin e tij karakteristik “Shpimim” hyrës, se kriza sot është temë dhe tema sot është në krizë…! Krizë, krizë kudo: krizë në art, krizë në shkencë, krizë në kulturë, krizë në mentalitetin njerëzor, krizë në shoqëri në këtë tranzicion të stërzgjatur e që s’ i shihet fundi…! Prandaj: dukuritë, prapësitë, tundimet, të cilët sëmurin sistemin, duhet të injektohen… - thotë autori me të drejtë, pra duhet të shërohen! Me mjeshtëri të rrallë kultivon dhe hajkun e dyzuar, pra sjell risi me hajkun e tij në letërsinë shqiptare. Vepra letrare- shkencore “Krizantemë” ka 551 hajke, nëse llogaritim edhe hajkun e dyzuar atëherë ky numër është edhe më i madh. Libri“Krizantemë” shkruar nga një penë dhe mendje e artë, me një stil të lartë akademik. Ky libër do të jetë një abetare për mësimin e shqipes sonë hyjnore. Është kohë pakohë, një krizantemë e hidhur. Ky libër erdhi, si fanar i pashuar për gjuhën tonë, kur politikanët bëhen më interesantë, nëse në leksikun e tyre përdorin fjalë të huaja, intelektualët mendojnë se do të jenë më ditur, nëse përdorin ndonjë fjalë apo frazeologji nga ndonjë gjuhë e huaj që mund ta dinë, që shpeshherë as vetë nuk ia dinë kuptimin! Vepra “Krizantemë” do të jetë një libër me vlera letrare e shkencore, e që duhet ta kenë të gjithë, nxënës, studentë, profesorë, mësues, punëtorë, pra, duhet ta kenë i madh e i vogël në bibliotekat e tyre shtëpiake. Është guxim i jashtëzakonshëm i studiuesit Kristaq F. Shabanit që t’i dalë përballë një plejadë injorantësh modernë! Ai me plotëkuptimin e fjalës është një purist i shkëlqyer si Lasgush Poradeci ynë i madh. Me të drejtë ngre një problem imediat gjuhësor, e me këtë alarmon linguistët shqiptarë, të cilët, në njëfarë mënyre, duket se janë tulatur, karshi sulmeve që i bëhet gjuhës shqipe këto vitet e fundit. Midis tjerash ai nëpërmjet fjalorit të tij qortues shkruan: “Një nga problemet më të mëdha që nxjerr sot “politika” gjuhësore është tendenca pozitive e mbrojtjes, e pasurimit të saj. Duhet theksuar se krijuesit kanë realizuar një veprimtari të lartë në gjinitë letrare të periudhës plurimendimtare, por gjuhëtarët, ata, të cilët janë gjuhëtarë, nuk i janë përveshur punës për qëmtime, hulumtime, kategorizime, vjelje, selektime (përzgjedhje) dhe grupim i kësaj game (hapësire) frazeologjike të krijuar me mjeshtëri. Ekziston, tashmë, një dualitet midis gjuhësisë shkencore (gjuhëtarëve shkencorë) dhe gjuhësisë alternative (gjuhëtarëve alternativë), por ky dualitet duhet të zgjidhet në favor të gjuhësisë shkencore dhe, që të realizohet kjo, kërkohet dalja nga përgjumësia “. Autori edhe artin e poezisë, siç është hajku e vë në shërbimin dhe begatimin e leksikut të gjuhës së sotme shqipe: “E di, edhe shumë studiues, të cilët e heqin veten mirëfillorë në fushën e gjuhës, do të vendqëndrohen, dhe nuk do të zbulojnë dot thelbin dhe tharmin e këtij hajku paradoksal, në dy korsi”. Mesazhi që jep autori është i qartë, i kuptueshëm e i pastër si loti. Gjuhëtarët duhet të ndjekin rrugën e ndritur të leksikografit të parë shqiptar, studiuesit e shkencëtarit Frano Bardhit, i cili që në shekullin e XVII i dha për detyrë vetes që të qëmtojë leksikun e shqipes me një përgjegjësi e me një dashuri të lartë prej mëmëdhetari. Kristaq F. Shabani fshikullon me kamxhikun e tij, godet dukuritë negative në shoqëri me artin e fjalës së shkruar; këtë radhë ka zgjedhur hajkun, nëpërmjet të të cilit, me pak fjalë, mund të thuhet shumë dhe me shumë fjalë të mos thuhet asgjë. Në mënyrë figurative e arsyeton pse e ka zgjedhur trevargëshin japonez poeti Kristaq Shabani, i cili thotë: “Kam tre kuaj të fortë, të cilët tërheqin një karrocë të artëzuar... “ E thënë bukur apo jo…!? Le të lexojmë për një çast hajkun 533 nga libri “Krizantemë”,nga hajket e shumtë të këtij vëllimi, e të shohim forcën shprehëse të fjalës së artëzuar:
Gjinjplotët këmbejnë nojmat,
hedhin vërtik qerpikët e syrit, Xhelozët zhveshin shpatën prej millit. Apo një hajk tjetër që bën fjalë për njerkën e përfolur aq shumë në letërsi: Lehtas, tinës, pa lejë, në portalin e Njerkës, e gllabëroi, sa hapmbyll, sytë e blunjtë...
Iu duk se kishte ndryshuar dashuri e Nënës.
Shkrimtari Kristaq F. Shabani padyshim është krijuesi më produktiv në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Dhe si përfundim: *Ndër të parët lëvron me sukses hajkun në letërsinë shqipe. *Mjeshtër i hajkut të dyzuar paradoksal. *Revani tij kreativ në art dhe në shkencë nuk njeh zmbrapsje. *Prijetar i puristëve bashkëkohorë të shqipes sonë hyjnore. *Kultivon një hajk paradoks që e vë gjithmonë në funksion të shkencës së gjuhësisë. * Kristaq F. Shabani është qëmtues dhe krijues i shkëlqyer i neologjizmave dhe frazeologjive, për begatimin e fjalësit shqip –semantikës shqiptare. Libri “Krizantemë” i Kristaq F. Shabanit do të mbetet kampion, jo vetëm i hajkut tonë në veçanti, por edhe i linguistikës shqiptare në përgjithësi. Kreativiteti i tij në letërsi dhe në shkencat e albanologjisë, do të zërë një vend të merituar. Bloomingdale, më qershor 2017 New Yersey, SHBA
| |
|