Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi bënë fuqinë

Shko poshtë 
+4
Euridika
ELIE
rolling
Sofra
8 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyWed May 14, 2008 1:07 am

Të nderuar forumistë a janë pjekur kushtet për mbajtjen e një kuvendi gjithëkombëtar si dikur Lidhja e Prizrenit.


Jepne mendimin e juaj për këtë temë.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Wed May 14, 2008 1:39 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyWed May 14, 2008 1:22 am


KU JEMI DHE KAH PO SHKOJMË ?!

03.04.2008: "Liria nuk dhurohet, ajo fitohet..!" (Fjalë popullore).




Bazuar në këtë thënie kapitale të popullit tonë, i cili historinë e tij e ka shkruar me gjak e barot, lirshëm mund të konstatojmë se, s'i rezultat i betejave të lavdishme, gjatë dekadës së fundit, jo vetëm Kosova por edhe e gjithë çështja madhore kombëtare, është aktualizuar dhe ndërkombtarizuar në arenën ndërkombëtare, dhe me këtë rast bashkësia ndërkombëtare, dalengadalë por shumë sigurt, po arrin që të vetëdijësohet se, nëse vërtetë dëshiron një Evropë të Bashkuar dhe stabile, fillimisht ky stabilitet duhet të arrihet në Ballkanin e trasuar, në këtë Ballkan që vazhdon të ruaj epitetin "fuçi baroti", epitet ky që Ballkanit mund t'i hiqet vetëm përmes krijimit të komb-shteteve etnike në Ballkan, si: "Shqipëria Etnike", "Bullgaria Etnike", "Greqia Etnike" dhe pse jo edhe "Serbia Etnike", që do të ishte edhe një korrigjim i historisë dhe padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, që do të thoshte se edhe kombit shqiptar do t'i njihej "E drejta e Vetëvendosjes", një e drejtë universale kjo, e garantuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së por që i është mohuar dhe vazhdon t'i mohohet edhe tani në Shek. XXI, ku për pasojë mbi 70 % e territorit dhe e popullit të Shqipërisë Etnike vazhdojnë të mbahen të pushtuara e të kolonizuara nga pushtuesë e kolonizatorë të shumtë, dhe që Republika e Shqipërisë paraqet rastin "sui generis" në Botë, sepse nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare.

Më në fund Kosova shpalli "pavarësinë", një "pavarësi" të cunguar dhe te kushtëzuar, që nuk paraqet asgjë tjetër pos vazhdimin apo më mirë të themi dyfishimin e protektoratit sipas Rezolutës 1244 të OKB-së nga OKB (me emrin UNMIK) dhe BE (me emrin EULEX) dhe të "Pakos Ahtisaari", që në fakt në 99% të përmbajtjes së saj është anti - shqiptare dhe anti - Kosovë, dhe vetëm në një element, të shkëputjes edhe "de jure" (krahas shkëputjes "de fakto" në vitin 1999) të Kosovës nga juridiksioni (lexo: pushtimi dhe kolonizimi klasik) i Serbisë, por që nëse ne shqiptarët nuk do të dijmë të punojmë dhe veprojmë, kam frikën se edhe këtë do ta humbasim, sepse nëse do të ndodhë që Republika e Kosovës të integrohet në BE bashkë me Serbinë dhe në BE të mos integrohet Republika e Shqipërise, atëherë ai kufi midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe ato pika doganore që digjeshin nga bandat serbe (menjëherë pas shpalljes së "pavarësisë") do të hiqen nga aty dhe kufiri shqiptaro-shqiptar midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të rikëthehet në ate gjendje që ishte para viteve 90-ta, sepse shqiptarët e Republikës së Shqipërisë, së bashku me librat dhe kulturën, si dhe mallrat shqiptare nuk do të munden të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku lirshëm do të futen kultura dhe mallrat e Serbisë.
Pra, nuk duhet te harrojmë se edhe Serbia përfundimisht është bindur se pushtimi dhe kolonizimi klasik i saj mbi Kosovën ka përfunduar njëherë e përgjithëmonë, por që ajo (Serbia) po përpiqet dhe do të përpiqet që në Kosovë të rikëthehet përmes neokolonizimit, ripushtimit të Kosovës përmes mallrave dhe kapitaleve të saj, qoftë kjo edhe përmes privatizimeve (përmes njërëzve të saj të besueshëm shqipfolës, të cilët kapitalet e tyre i kanë krijuar kur këtu ishte Serbia) që do të bëhen në Kosovë gjatë kësajë periudhe të pas "pavarësisë".
Dhe, kur nje shtet nuk ka pavarësi ekonomike as nuk mund të mendohet që ky shtet të ketë edhe pavarësi politike, sepse pavarësia ekonomike përcakton edhe pavarësinë politike.

Nëse të gjitha partitë politike shqiptare, të Tiranës, të Prishtinës, të Shkupit, të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) dhe të Ulqinit, apo më mirë të them se e gjithë politika zyrtare shqiptare e Tiranës, e Prishtinës dhe e Shkupit, kërkojnë dhe propagandojne e agjitojnë integrimin e shqiptarëve copa-copa në strukturat euro-atlantike, dhe mbi të gjitha në Bashkimin Evropjan, gjykoj se kjo gjë paraqet një nga rreziqet më të mëdha për cështjen kombëtare shqiptare dhe kombin shqiptar në perspektivë.


Pse gjykoj kështu ?

Sepse, ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se edhe bashkime te tjera, të mëhershme, sic kanë qene edhe Perandoria Romake, ajo Bizantine, ajo Otomane, ajo e BRSS-së dhe ajo e RSFJ-së, janë krijuar dhe janë shpërbërë, që do të thotë se edhe Bashkimi Evropian (pas disa vitesh apo dekadash) edhe mund të shpërbëhet, dhe kur të ndodhë kjo atëherë nga ky Bashkim Evropian ne shqiptarët do të dalim ashtu sic edhe jemi futur, me një Republikë të Shqipërisë më vete, me një Republikë të Kosovës Protektorat (me Rezolutë 1244 të OKB-së dhe "Pako Ahtisaari"), kurse trojet shqiptare të Kosovës Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) dhe Sanxhaku nën pushtimin dhe kolonizimin klasik të Serbisë, trojet shqiptare të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit - ILIRIDA) nën pushtimin dhe kolonizimin klasik të IRJM-së, trojet shqiptare të Malësisë së Madhe (Ulqini, Tivari, Hoti, Gruda, Tuzi, Plava dhe Gucia) nën pushtimin dhe kolonizimin klasik të Malit të Zi, dhe Krahina e Camërisë e boshatisur ashtu si Krahina e Toplicës dhe të degjeneruara nga Greqia dhe Serbia.

Sepse, ekziston edhe një plan strategjik i fsheht i armiqëve tanë dhe aleatëve të tyre, që me ne shqiptarët të zbatojnë modelin që kanë zbatuar me kombin gjerman, ku ashtu si Gjermania dhe populli i saj që quhen komb-shteti gjermanë, edhe Shqiperia dhe populli i saj të quhet komb-shteti shqiptar, kurse Kosova dhe populli i saj të quhet komb-shteti kosovar, sic Austria dhe populli i saj quhet komb-shtet austriak, apo shqiptarët nën "Maqedoni" dhe ato nën Serbi dhe shqiptarët nën Mal të Zi, të quhen "maqedonas", "serbë" dhe "malazezë", ashtu sic edhe quhen gjermanofolësit në Zvicër.


Kah po shkojmë ?

Për të evituar këtë plan ogurzi të armiqëve tanë dhe të aleatëve të tyre,
dhe nëse "Pako Ahtisaari" parandalon të drejtën e Republikës së Kosovës për t'u ribashkuar me Republikën e Shqipërisë, shtrohet pyetja se pse ne shqiptarët të mos krojojmë Unionin Kosovë-Shqipëri, kur dihet fakti se unionet i krijojnë shtetet dhe Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës tanimë jane dy shtete të njohura edhe ndërkombëtarisht, sic dikur ishte Unioni Serbi-Mali i Zi ?!

Konsideroj se duke e krijuar Unionin Kosovë-Shqipëri, ne shqiptarët do të mundeshim që të realizonim edhe bashkimin shpirtëror (përmes binjakëzimit të bashkive të R. së Shqipërisë me komunat e R. së Kosovës, që do të institucionalizonin edhe binjakëzimin e shkollave fillore,
të mesme dhe të larta), bashkimin e dy akademive tona të shkencës (asaj të Tiranës dhe të Prishtinës) në një Akademi Kombëtare Shqiptare, që do të bënte edhe unifikimin e teksteve mesimore dhe nxënësit në Republikën e Kosovës, ashtu si ata në Kosovën Lindore (Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc), në Kosovën Jugore (Lugina e Vardarit - Iliridë) dhe në trojet shqiptare nën Mal të Zi, do të mësonin me një ABETARE dhe nuk do të na ndodhte si deri më tani, kur nxënësit në Republikën e Kosovës mësojnë me ABETARE të ndryshme nga ajo që mësojnë nxënësit tanë në Republikën e Shqipërisë, apo nxënësit tanë në Kosovën Lindore me nje
ABETARE tjetër, ashtu sic edhe nxënësit në Kosovë Jugore me një tjetër dhe ato nën Mal të Zi me një abetare krejt tjetër. Dhe, për fund të të gjitha këtyre bashkimeve shpirtërore dhe kulturore Unioni Kosovë-Shqipëri do të institucionalizonte edhe bashkimin e kapitalit shqiptar dhe krijimin edhe të një Banke Kombëtare Shqiptare (BKSH), e cila filialet e saj do t'i hapte në të gjitha shtetet e Botës, kudo ku jetojnë e frymojnë shqiptarët, dhe nuk do të na ndodhte që bankat greke të shfrytëzoni kursimet (mbi 6 miliardë euro) të emigracionit shqiptar në Greqi, por këto miliarda euro dhe dyfishin e tyre nëpër shtete të ndryshme të Botës do ta qarkullonte Banka Kombëtare Shqiptare dhe Unioni Kosovë-Shqipëri.


Cka duhet të bëjmë ?!




Gjykoj se të gjitha forcat atdhetare duhet të mobilizohemi dhe të përgadisim mbajtjen me sukses të Kuvendit Mbarëkombëtar, më 10 qershor 2008, me rastin e 130 vjetorit të famëmadhes Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku do të miratohet edhe Programi Taktik dhe Strategjik i Ribashkimit Kombëtar, si dhe do të zgjidhet edhe Qeveria Mbarëkombëtare me emrin Asamblea Kombëtare Shqiptare (AKSH).

Gjithashtu, ashtu si ne Tiranë, që para disa ditësh, nga atdhetarë të R. së Shqipërisë, që kishin vepruar (që nga viti 2004) s'i Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHAIBK), u krijua Grupi Nismëtar i Partisë së Integrimit Kombëtar (PIK), parti kjo që do të kërkojë që, fillimisht të arrihet integrimi ndërshqiptar në një shtet-komb shqiptar, dhe më pas edhe integrimi i komb-shtetit (8-10 milionësh) shqiptar në Bashkimin Evropian, edhe në R. e Kosovës urgjentisht (para se të mbahet Kuvendi Mbarëkombëtar) duhet të krijohet Grupi Nismëtar i Alaenca Kombëtare Shqiptare (AKSH), rreth të cilës, krahas SHAIBK (dega në Kosovë) do të duhej të bashkoheshin edhe LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës), LKCK (Lëvizja Kombëtare për Clirimin e Kosovës), Partia UNIKOMB, LV (Lëvizja Vetëvendosje), OBK (Organizata për Bashkim Kombëtar) dhe LB (Lëvizja për Bashkim), të cilat bashkarisht në një forcë të vetme dhe të
bashkuara nën emrin Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) do të ndryshonin rrjedhat politike dhe shoqërore, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por së bashku me Partia e Integrimit Kombëtar (PIK) në Tiranë, si dhe të mbështetura edhe nga simotrat e tyre në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe në Kosovën Jugore (Lugina e Vardarit - ILIRIDA) dhe nga Asamblea Kombëtare Shqiptare (AKSH), që do të krijohet nga Kuvendi Mbarëkombëtar,
por edhe në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike kam bindjen e patundur se do tërësisht do ta ndryshonin politikën shqiptare, jo vetëm brenda kombit tonë por edhe në arenën ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptySun May 18, 2008 12:05 am

ky bashkimi jone i shumepritur eshte shume me afer se qe mendojna dhe une mendoj qe ai eshte lrag vetem nje revolucionon i vogel moral
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyThu Oct 02, 2008 7:12 pm

Ribashkimin nuk mund ta bëjnë ata, që në forma të ndryshme tregtare, mashtruese, injorante, spekuluese, shpifëse, përçarëse, prepotente, grupore, fshehurazi dhe haptazi e sabotojnë dhe e luftojnë ribashkimin në emër dhe, “për llogari” të ribashkimit dhe të patriotizmit kombëtar shqiptar.
Si theksuam më sipër, çështja e ribashkimit kombëtar dhe shtetëror, nuk zë fill në shekullin XX, as nuk është “produkt i ri ” politik, kombëtar patriotik, nacionalist, demokratik, as teoriko-shkencor i filllimshekullit XXI, por është vetëm përpjekje për riaktualizimin e tij në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, që asnjë lider, asnjë parti, asnjë politikan, asnjë ushtarak, asnjë diplomat, asnjë shkencëtar, asnjë tregtar e asnjë kovaç…, etj., nuk e ka të drejtën e monopolizimit, të tjetërsimit, të keqtrajtimit dhe të shantazhimit të tij qoftë për interesa të mjera individuale apo grupore, pasurore, karrieriste dhe bajraktariste…etj., sepse RIBASHKIMI ËSHTË ÇËSHTJE E SHENJTË DHE E PËRBASHKËT E GJITHË KOMBIT SHQIPTAR ANEMBANË SHQIPÊRISË ETNIKE.
Të jemi të sinqertë, të vetëdijshëm, modestë, të qartë, objektivë dhe vizionarë se, ÇËSHTJA E RIBASHKIMIT ËSHTË ÇËSHTJE, E DREJTË DHE TAPI LIGJORE E TË GJITHË SHQIPTARËVE, e jo vetëm e disa “KRUZHOKEVE”, e disa grupeve, e disa lidhjeve, e disa partive, e disa klubeve, e disa shoqatave, e disa politikave, e disa tregtive, e disa bixhozeve, e disa diplomacive, e disa biznismenëve, e disa prepotentëve, e disa analistëve, e disa masemdiave, e disa doktorëve të shkencës, e disa instituteve, e disa akademive shkencore, të gjitha këto “të pavarura”, secila, funksionon “krejtësisht në mënyrë të pavarur” KOKË MË VETE DHE, PËR VEÇANTINË E TYRE EGOCENTRIKE “ INFORMATIVO-SHKENCORE”, jo assesi në formë ekipore, në saje të ndonjë PLATFORME TË PËRBASHKËT strategjike, politike, kombëtare, as shkencore, por sipas formulës arakaike “qejf për veti dhe tym për shtëpi”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 10:57 pm

Sofra shkruajti:
Të nderuar forumistë a janë pjekur kushtet për mbajtjen e një kuvendi gjithëkombëtar si dikur Lidhja e Prizrenit.


Jepne mendimin e juaj për këtë temë.

I nderuar , mendoj se kjo duhej te ndodhte qyshmoti ,sa me pare -aq me mire.
Kjo qeshtje e bashkimit sa me shume qe shtyhet aq me keq sepse nuk jane te pakte ate qe po munohen t'a ndajne popullin shqiptare dhe t'a orientojne ne rruge me kahje te ndryshme ..PSE ?
Kur jemi NJE pse te mos jemi te bashkuar ..kjo do ta bente kombin shqiptare me te rrespektuar ne rajon e me gjere sepse bashkimi do te sjellte fuqi,zhvillim, dhe normalisht ndikim..
Politika ne Kosove tashme eshte ne njefar rruge pa e cila rrezikon te zbehe identitetin -gjendje kjo e cila do te duhej te ishte nje loje ne sy te nderkombetarve por fatkeqesisht shume kush e sheh si realitet qe "duhet pajtuar" ..kjo duhej te ishte loje ..Çka ndodhe nese edhe ne Maqedoni shqiptaret hyjne ne nje loje per nje "bashkejetese" si komb inferior pa te drjete te jete shqiptar ?
Sa me heret bashkimi -aq me mire per shqiptaret ne te gjitha aspektet !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:00 pm

More burra si eshte perqare populli nga kto dreq parti veshtire te flitet per bashkim njehere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:08 pm

Pajtohem me ty Ago muji per nje bashkim komtar na duhen njerz te shkolluar te menqur,jo njerz partiak,me ata te cilet e quajne qelbsire rugoven apo thaqin apo ramushin apo tjetrin,nuk do te arrihet kurrniher nje bashkim,por as me pushke nuk do te kete,kaloi edhe koha e pushkes,njerzit po enderrojne ne gjumin e mengjesit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:14 pm

Ago Muji shkruajti:
More burra si eshte perqare populli nga kto dreq parti veshtire te flitet per bashkim njehere.

Partite luftojne per pushtet -kjo eshte e tera ..e pushtetet do te duhej t'i sherbenin mireqenjes mbarekombetare -popullit vete por fatkeqesisht kete nuk e bejne ...vetem deri tek pushteti (vetepasurim) shkon ambicia e politikanve aktual...
Po e vertete AgoMuji ..pra t'i leme partite e te shohim perpara "si te arrihet bashkimi kombetar, t'a ngrejme zerin dhe te diskutojme per kete teme qe eshte themelore per shqiptaret nese duam te jemi edhe ne si popujt tjere ;te lire, te zhvilluar dhe te zott te vetevetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:14 pm

Shoq ti mire e ke qi me Ibrahim Rugova, Hashim Thaqa e Ramush Haradinaj kurr ska mu bo bashkimi kombetar, po me popull moire vlla kur kejt populli ka me kan ne kam askush ska me mujt me e ndal vullnetin e tij. E me fal qe po te them keshtu ama eshte naivitet te mendosh qe pa lufte behet BASHKIMI KOMBETAR sepse kurre sdo lejonin shovinistet ballkanik, por eshte edhe naivitet te mendohet se koha e luftrave ka perfunduar, sepse more shoq lufta eshte fenomen qe sdo i shqitet njerezimit deri sa te shuhet. E lufta e drejte per liri gjithmone e sjell fitoren po qe besimi ne ate fitore shume i forte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:15 pm

Mister shkruajti:
Pajtohem me ty Ago muji per nje bashkim komtar na duhen njerz te shkolluar te menqur,jo njerz partiak,me ata te cilet e quajne qelbsire rugoven apo thaqin apo ramushin apo tjetrin,nuk do te arrihet kurrniher nje bashkim,por as me pushke nuk do te kete,kaloi edhe koha e pushkes,njerzit po enderrojne ne gjumin e mengjesit

I nderuar Mister , do te deshiroja te lexoj nje mendim tuajin si te arrihet bashkimi? Në cfar forme ?
besoj se do te ishte me interes mendimi juaj dhe i secilit antar
Me nderime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:22 pm

Euridika une do te tregoj se si te arrihet!
Nuk do ta arrish kurrniher me ato qe poston ti!
Nuk eshte koha te postosh foto lufte!
Ketu ne forum ka edhe femije te moshes 12 vjeqare
Njerzit po mundohet qe ti harrojne traumat e luftes,e jo ti rikujtojne ato,njerzeve ju dhunuan motrat grate nenat ne pranine e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:24 pm

Une mendoj qe duhet te mblidhen te gjitha organizatat politike me qellim Bashkimin Kombetar ne nje organizim te vetem ky eshte hapi i pare, pastaj te shkruhen materiale propagandistike se qfare te mirash ekonomike e politike do sjellte BASHKIMI KOMBETARE, propaganda e tille te vazhdoje pa ndalur ne te gjitha trojet shqiptare, legalisht dhe ilegalisht, pastaj te organizoheshin tubime e kuvende te shumte fshat me fshat te te gjithe SHQIPERISE, edhe aty po qe novoja edhe ilegale, te krijohen komitete punuse mbaz cdo rrethi te cilat do formonin nenkomitete per cdo fshat, ku do kontribonin ne propaganden bindjen e populluit dhe gatishmerise, kjy nivel organizimi do sillte shume dashamires qe do ishin gati te financonin. me pas do krijoheshin gruper e vogla luftarake ne cdo rreth te cilat do tentonin te zgjeroheshin dhe do fitonin edhe me simpatine e popullit duke i ruajtur interesat e tij atje ku ai shtypet, dhe hapi i fundit i organizimit do ishte krijimi i nje kunvendi mbare kombetare qe do e finalizonte organizimin duke ia dhene udheheqesat dhe te fillohej nga formimi i grupacioneve te medha te luftimit qe do qlironin viset e pushtuara dhe ato qe rrezikohen...kam edhe me po spo vazhdoj me tej besoj qe kaq mjafton
Mirembeteshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:25 pm

me shekuj po na gjan armiku te ndam e kjo eshte minusi me i madh ne historine e popullit shqiptare
gjithashtu edhe ne kohen e sotshme mund te them lirisht se popullli shqiptar jan te ndare edhe ata per se tepermi e te gjitha kto ndarje i bene partit politike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:31 pm

Pirro i Epirit shkruajti:
me shekuj po na gjan armiku te ndam e kjo eshte minusi me i madh ne historine e popullit shqiptare
gjithashtu edhe ne kohen e sotshme mund te them lirisht se popullli shqiptar jan te ndare edhe ata per se tepermi e te gjitha kto ndarje i bene partit politike

E vërtetë ..sepse ne krye të tyre janë vëne pikerisht njerëz qe cfar te thone "te huajt" ata duartorkasin..dhe implementojne planet eksperimentale t enderkombetarve te cilet as afer nuk i kan ne vendin e tyre ,siletdo qofshin ata ..fundja te gjithe punojne per interesa te vetat -kombetare , pse ne te mos i shohim me shume interesat kombetare ,mbarekombetare por te presim se cfar po vjen eksperimenti i radhes!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë EmptyTue Oct 07, 2008 11:32 pm

"Bashkimi bënë fuqinë"..këtë s'mund t'a mohoj askush ..e pse te hezitojme aq shume ne kete rrugë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Bashkimi kombëtar i shqiptarëve sjell stabilitet...   Bashkimi bënë fuqinë EmptySat Oct 11, 2008 6:09 am

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve sjell stabilitet...

 

BASHKIMI ËSHTË E DREJTË NATYRORE DHE 

EKSPLICITE E ÇDO POPULLI TË NDARË!


  

· Bashkimi i shqiptarëve përfundimisht stabilizon dhe i pushon konfliktet e mundshme, rrjedhojat e të cilave mund të jenë të pranishme dhe përherë të rrezikshme. Bashkimi kombëtar i shqiptarëve sjell stabilitet politik, zhvillim shumë më të fuqishëm ekonomik, kulturor e sidomos qetësim socio-ekonomik, brendapërbrenda vetë shqiptarëve. Dialektikisht është shumë më e drejtë ta kesh një shtet të fortë ekonomikisht, sesa dy-tri shtete të dobëta dhe përherë të luhatshme, të varura politikisht dhe ekonomikisht.

 

Shkruan: Qerim PLLANA - Tetor, 2008



 

· Referendumi - e drejtë e pamohueshme natyrore për bashkim

 

  Ne nuk ishim vetëm një pjesë e një gjenerate kryeneçe, të cilët deshëm një perspektivë tjetër të tërësisë dhe bashkimit të popullit shqiptar. Ne ishim ata, të cilët me dekada, dhe me mish e shpirt, u përpoqëm për një të ardhme më të sigurt, më të pasur, më unike dhe tërësisht të përbashkët, të të gjithë hapësirës sonë. Ashtu siç u përpoqën me shekuj dhe dekada paraardhësit tanë. Madje, para rilindësve, e sidomos që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878. Ne dhe gjeneratat e reja - të tanishme, jemi duke u përpjekur që aspiratat e të gjithë atyre që ranë në luftëra të paepura për liri dhe bashkim: heronj, dëshmorë, dhe martirë të kombit, - për siguri, politike, sociale-ekonomike, kulturore, gjeo-historike dhe gjeo-strategjike, të bashkohemi më një forcë të fuqishme, në një platformë politike e diplomatike. Pra, për t’i krijuar të gjitha paradispozitat shoqërore, politike e diplomatike, drejt unifikimit dhe bashkimit gjithëkombëtar. Pak më ndryshe seç pretendon Bashkimi Evropian. 

  Sot në Kosovë, pavarësisht prej pavarësisë së shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Pas gati një viti, forca të reja politike, një pjesë e madhe e popullit, në këtë “shtet të ri”, nuk janë të kënaqur. Duke filluar nga dita e shpalljes, shpalimit të flamurit jokombëtar, stemës, himnit dhe të gjitha dokumentet e tjera, të cilat rrjedhin nga Platforma politike e z. Ahtisari! Mjafton të përmendet vetëm çështja e eksterritorialitetit të kishave dhe manastireve, dokumente këto të cilat mohojnë pavarësinë dhe vetëvendosjen. Dokumente që nuk u shqyrtuan dhe nuk morën për bazë verdiktin e popullit, elemente këto jodemokratike pa mbështetje të vullnetit politik për vetëvendosje. Sigurisht, gjithçka do të ndryshojë me kërkesën e pandërprerë, të plotligjshme e të plotfuqishme, për ndryshimin dhe aprovimin e amendamenteve të tjera, të kushtetutës së tanishme. Ndër to, miratimi i ligjit për referendum gjithëpopullor, e drejtë kjo e pamohueshme natyrore dhe eksplicite e vullnetit të popullit, për liri, demokraci dhe për bashkim. Vetëvendosja për bazë ligjore - legjitime ka referendumin, e drejtë e çdo populli, për t`u shprehur lirshëm, për tu bashkuar. Siç është detyrë permanente e çdo legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, shprehimisht mbështetur në vetëvendosje dhe në kushtetutë për zbatimin dhe ligjësimin e referendumit, si akt i plotfuqishëm kushtetues. 



· Çfarë duhet të bëjnë pjesët e tjera, të banuara me shumicë shqiptare, sidomos shteti amë!?

 

  Deshëm apo jo, duhet pranuar se në shtetin amë, akoma ka përsiatje, dilema e dyshime, për një orientim, rrugë dhe luftë serioze, madje jo vetëm paqësore, për bashkimin e trojeve, sidomos të atyre pjesëve, siç është Kosova. Më në fund, të gjitha këto troje diplomacia e kohës ia mori shqiptarëve, qoftë me forcë, qoftë me dredhinë e diplomacisë dhe me to i shpërbleu fqinjët. Shqipëria zyrtare dhe krerët atje, diplomatë dhe intelektualë, moralisht obligohen që masën e gjerë popullore të brumosin me idenë se vetëm bashkimi i trojeve shqiptare i ndalon pretendimet shoviniste të fqinjëve, të cilët kurrë nuk u ngopën dhe nuk ngopen me pretendimet e copëtimit të mëtejmë të tokave shqiptare. Me dëshirën e mbrapshtë, sidomos të Serbisë, për dalje në det. Kjo është sëmundje e vjetër e Serbisë për detomani! Për t`i treguar popullit se vetëm bashkimi shqiptarët i vendos në rrugë të mbarë të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe Sepse bashkimi më një shtet zvogëlon shpenzimet marramendëse të dy parlamenteve, dy qeverive, dy palë diplomacive, institucioneve të dyfishta në art, kulturë, shëndetësi, punësim dhe në të gjitha segmentet e tjera të dyfishta. Prandaj, atyre njerëzve - qofshin politikanë, diplomatë, udhëheqës të institucioneve profitabile, të interesit personal dhe kryesisht për ta, me ndonjë përjashtimi individual, - që nuk u intereson dhe nuk duan për hir të profiteve personale, klanore, familjare e fisnore, të mendojnë për një rrugë a strategji tjetër, e cila shpie drejt bashkimit kombëtar. Kjo sot mund të dokumentohet katërçipërisht nga pothuajse të gjithë ata të cilët mbajnë poste, që nga kreu më i lartë shtetëror. Po të donin këta njerëz (mbase jo të gjithë) të politikës, të diplomacisë, madje edhe të akademive dhe të institucioneve ushtarake e shtetërore, çështja për bashkim do të ishte shtruar kaherë. Madje para pavarësimit gjysmak të Kosovës - për zgjidhje më fatlume. Duke u përfillur përparësitë e vetëvendosjes dhe shprehjes së lirë të vullnetit të popullit, për të qenë të lirë dhe të bashkuar! Është e drejtë legjitime dhe natyrore e çdo populli të jetojë më një bashkësi shtetërore. Ndërsa, për bashkim moralisht obligohen qarqe dhe organizma të ndershëm, nga i gjithë populli dhe të gjitha trevat, sidomos nga shteti amë - Shqipëria londineze! 

  

· Kush janë ata, të cilët do të kenë sukses në bashkimin e shqiptarëve!?

 

  Assesi, një organizatë, parti, apo këshill, i një pjese të ndarë kombëtare dhe asnjë lëvizje popullore, lëvizje për bashkim apo organizatë për bashkimin kombëtar, vetëm në një pjesë të ndarë, cilado qoftë ajo tërësi, ata njerëz ose ajo pjesë, nuk do të arrijnë, pa formimin, organizimin dhe ndikimin pozitiv në masë. Pa formimin e këtyre organizmave paralelë në të gjitha pjesët e shkapërderdhura të trojeve etnike. Individët të cilët kanë marrë dhe do ta marrin për sipër këtë luftë (jo vetëm paqësore) drejt bashkimit kombëtar, duhet të jenë vërtet të vendosur; me biografi të pastër kombëtare. Në rrugën e bashkimit të kombit dhe trojeve etnike s`mund të jenë ata njerëz të cilët kanë pretendime karrieriste, synime partikulariste, ide dhe mendime klanore a fisnore, s`mund të jenë ata njerëz të cilët në karrierën e tyre kanë kaluar të paktën dy mandate parlamentarësh (këshilltarë kuvendësh) dhe asnjëherë nuk iu është dëgjuar zëri rreth çështjes së bashkimit. Kjo vlen sidomos për një pjesë të parlamentarëve të të dy kuvendeve, Shqipëri e Kosovë, e sidomos të një pjese të kuvendarëve në Kosovë, por edhe të atyre në Maqedoni. Ky nuk është një mendim konfrontimi, apo injorimi. Njerëzit të cilët e duan atdheun të bashkuar kanë paradispozita antikarrieriste, ide të sforcuara qysh nga fëmijëria. Që janë të atij kalibri mendimesh e filozofish të iluministëve, që kishin dhe sot e gjithnjë kanë guximin, kulturën, shpirtin dhe paradispozitat njerëzore e kombëtare. Të patriotëve siç ishin ata të kalibrit: Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Ismail Q. Vlora, Abdyl Frashëri, Konica apo F. S. Noli etj. Por nuk do të thotë se ne sot na mungojnë njerëz, personalitete e djem të guximshëm, të cilët, jo vetëm se mendojnë, por disa kanë kaluar në veprimtari aktive. Duke besuar se bashkimi është pjesë e mundshme dialektike dhe natyrore e historike.

 

  Se vullnetin e çeliktë të një populli, me gjuhë, kulturë, histori dhe hapësirë të njëjtë, nuk mund ta ndalë dhe ta pengojë asnjë fuqi, përpos fuqisë së mbrapshtë të vetvetes! Kjo vlen vetëm për ato kombe, apo shtete kombesh, të së njëjtës përkatësi, por jo të së njëjtës ideologji. Rasti i dy Koreve, apo ndonjë rast tjetër kudo qoftë në botë. Pastaj, shkëputja është gjithmonë më e vështirë sesa bashkimi. Edhe pse kemi rastin e Çeki-Sllovakisë, si një rast i rrallë, por i pëlqyer! Së fundi, do theksuar se çështja shqiptare në gadishull është ende e pazgjidhur. Jo pse Serbia ngul këmbë, tashmë kot së koti, për ta mbajtur Kosovën! Por shqiptarët janë të ndarë, të hendikepuar me pasoja strategjiko-ekonomike dhe me mundësi të tjera konfliktesh të karakterit rajonal, madje dhe më gjerë! 

 

  Bashkimi i shqiptarëve përfundimisht stabilizon dhe i pushon konfliktet e mundshme, rrjedhojat e të cilave mund të jenë të pranishme dhe përherë të rrezikshme. Bashkimi kombëtar i shqiptarëve sjell stabilitet politik, zhvillim shumë më të fuqishëm ekonomik, kulturor e sidomos qetësim socio-ekonomik, brendapërbrenda vetë shqiptarëve. Dialektikisht është shumë më e drejtë ta kesh një shtet të fortë ekonomikisht, sesa dy-tri shtete të dobëta dhe përherë të luhatshme, të varura politikisht dhe ekonomikisht. Prandaj, shqiptarët janë të hendikepuar në hapësirë, në kohë dhe në rrethana gjeopolitike, ekonomike dhe strategjike. Ata vetëm bashkimi i stabilizon politikisht e ekonomikisht. Është e udhës, që të gjithë mekanizmat, me karakter lëvizjeje për bashkim, t`i unifikojnë punët, platformat dhe aktivitetin e tyre, gjithnjë duke i pasur parasysh të njëjtat ide, të njëjtat qëllime, aktivitete dhe veprime etj., drejt bashkimit kombëtar.

 

  Për të gjitha këto mendime, ide dhe qasje, që u thanë më lart, i vetëdijshëm jam se duhet kohë, përkushtim, sfida, sidomos angazhim maksimal. Por jo më njerëz dhe ide të paqarta e dualiste, karrieriste, njerëz të cilët kanë pranuar të sfidojnë gjithçka kombëtare, flamurin, stemën, himnin, UÇK-në, madje territore në dëm të atdheut. Ata tashmë janë të amortizuar për këtë luftë! Misioni i tyre tashmë është një kapitull tjetër, pavarësisht prej momentit se a janë shumica e tyre opozitë apo mazhorancë! Te devotshmit mbetën ata të cilët kurrë nuk hoqën dhe nuk do të heqin dorë nga bashkimi. Të tillët janë mu në mesin tonë, që nga akademitë, deri te shtresa e gjerë popullore, pothuajse në të gjitha trojet etnike, nga perëndimi në lindje, nga jugu në veri.

 

  Bashkimi kombëtar është:

- e vetmja rrugë e shqiptarëve për të dalë nga labirinti; 

- e vetmja rrugë për të shpëtuar nga qasjet vicioze; 

- e vetmja rrugë për të shpëtuar nga amullia, varfëria plaçkitjet e të mirave materiale, pothuajse në të gjithë hapësirën etnike; 

- e vetmja rrugë për të shpëtuar nga vjedhjet e një grushti mafiozësh, banda klanesh, demagogësh; 

- e vetmja rrugë për të shpëtuar nga njerëzit pa sedër e pa kulturë, nga njerëzit pa pjekuri kombëtare, nga antikombëtarët e antinjerëzorët.  


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi bënë fuqinë Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi bënë fuqinë   Bashkimi bënë fuqinë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi bënë fuqinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: