Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Ç'dimë për Medvegjën

Shko poshtë 
+23
xhema
meri
Mister
haxhiu
arbeni24
Delia
xhiti
Driniiiii
detektivi
kacimix
Orfe@
el43
idol
rroni
luan mreti
eri M
fi2a1
ficam
Euridika
Leka i Madh
Beton
Sofra
fatlum
27 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 12, 2007 1:32 am

Ç'DIMË PËR MEDVEGJËN?

Ç'dimë për Medvegjën Medvegja

Si te mos mbes nen Serbi Medvegja por te mbes aty ku edhe e ka pas dhe e ka vendin me Kosoven?

Cilat ishin figurat e shquara te kesaj komune qe kontribuan per kombin shqiptar?

C'far mund te bejm ne si popull per kthimin e popullates se debuar shqiptare gjat viteve 1999/2000 nga Medvegja?

Keto jan vetem disa qeshtje per te cilat kisha mundemi t'i diskutojm ne lidhje me kete pjes te harruar te Shqipris etnike...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 12, 2007 1:53 am

foto nga Baja e Sijarinës

Ç'dimë për Medvegjën Sijarinska_2

Problemet kryesore te shqiptareve ne kete rajon gjate pushtetit te Milloshevicit ishin mospunesimi tyre ne institucionet shteterore, pamjaftueshmeria e mundesive qe u jepeshin per arsimim dhe sherbimin shendetesor ne rajon, mosmbeshtetja ekonomike per zhvillim, ku te ardhurat per person ne raport me mesataren e popullsise serbe ishin 4 5 here me pak.

Si rezultat i politikave diskriminuese te shtetit lindi organizata ushtarake shqiptare qe njihet me emrin Ushtria Clirimtare e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes", e cila hyri ne konflikte te armatosura me Forcat e Aramtosura te Serbise. Per ta shtrenguar edhe me shume Milloshevicin, si president i Serbise, Sherbimi i Zbulimit Amerikan pas daljes ne skene te UCPBM se deklaroi se ajo mund te zgjerohej edhe me shume ne te ardhmen.

Per me teper, me t'u rrezuar pushteti i Milloshevicit, me nderhyrjen e komunitetit nderkombetar, UCPBM ja u carmatos, u shpernda dhe konflikti i Lugines se Presheves u mbajt nen kontroll. Prandaj ne veprimtarite protestuese te shqiptareve te kesaj treve shpesh eshte kerkuar terheqja e reparteve te ushtrise dhe xhandarmerise serbe qe jane dislokuar ne kete rajon, te cilat ne vend te qetesise dhe stabilitetit sjellin terror dhe diskriminim te popullsise vendase.

Ne keto zhvillime lideret shqiptare disa here kane paralajmeruar se nese nuk do te realizohen keto kerkesa, Ushtria Clirimtare e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes do te riorganizohen dhe do te mbrojne te drejtat legjetime te bashkekombesve te tyre. Por, ngjarjet e Lugines se Presheves nuk jane aspak te shkeputura me zhvillimet qe kane te bejne me ceshtjen e Kosoves.

Me fillimin e shperberjes se Jugosllavise se Titos, shqiptaret, me nje referendum qe u organizua ne Kosove ne datat 26 30 shtator 1991, shpallen pavaresine qe ne pergjithesi nuk u njoh nga Komuniteti Nderkombetar. Menjehere mbas ketij evenimenti, Partia e Levizjes Demokratike e Lugines se Presheves ne datat 1 dhe 2 mars 1992 organizoi nje referendum me kerkesen e "autonomise kulturore, politike dhe territoriale te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes me te drejte bashkimi me Kosoven". Ndersa ne vitin 1999, me te perfunduar lufta qe u perjetua ne Kosove, ne Luginen e Presheves filluan konfliktet e armatosura.

Dhe qe prej perfundimit te konfliktit te armatosur, shqiptaret nuk kane pranuar te marrin pjese ne zgjedhjet e nivelit shteteror, as ne kuadrin e republikes dhe as ne zgjedhjet presidenciale. Shqiptaret e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, te cilet Prishtinen e konsiderojne si qendren e tyre shpirterore, kombetare dhe kulturore e kane te veshtire te perballojne ombrellen administrative te Beogradit edhe pas referendumit te tyre per bashkim me Kosoven dhe kryengritjen e armatosur te prire nga UCPMB ja.

Ç'dimë për Medvegjën 151px-Map_of_JablanicaDhe kete e ben me prezente qendrimi arrogant qe mban shteti policesk i Beogradit ndaj minoriteteve dhe te drejtave te tyre, gje e cila vertetohet se edhe pse 30 per qind e popullsise se Republikes se Serbise nuk eshte me origjine serbe, parlamenti dhe qeveria e saj jane monoetnike. Fillimi i negociatave per statusin perfundimtar te Kosoves, ne Luginen e Presheves me te drejte eshte rritur shume shqetesimi se c'do te behet me ta dhe si do te zgjidhen te drejtat e tyre legjitime.

Shume prej tyre mendonin se ne qofte se Serbia, per te mos humbur gjithcka nga Kosova, do te kerkonte te merrte brenda vetes pjesen veriore te Kosoves, do te ishte e mundur qe Lugina e Presheves te bashkohej perfundimisht me Kosoven. Por qendrimi i Komunitetit Nderkombetar me ne krye Shtetet e Bashkuara deri tani eshte shprehur per mosndryshimin e kufijve aktuale te Kosoves dhe mosbashkimin e saj me ndonje vend fqinje.

Por popullsia shqiptare e Lugines se Presheves nuk mund te vazhdoje me tej me situaten dhe statusin qe ajo ka. Prandaj kohet e fundit ajo ka dale me disa propozime deri ne marrjen e statusit te nje krahine me te drejtat qe i percaktojne te drejtat nderkombetare te minoriteteve. Shkurtimisht, me dashje apo pa dashje, zhvillimet qe do te shoqerojne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves do te influencojne direkt ne Luginen e Presheves.

Duke pare zhvillimet qe ndodhin ne ditet tona dhe te drejten nderkombetare te vetevendosjes se popujve do te ishte e drejte qe problemi i Lugines se Presheves te zgjidhej ne te njejten kohe me statusin perfundimtar te Kosoves. Zgjidhja e drejte dhe e vetme do te ishte ribashkimi i shqiptareve te Lugines se Presheves me pjesen tjeter te popullsise shqiptare te Kosoves.

Por aspiratat e tyre politike do te mund te gjejne zgjidhje vetem me mbeshtetjen nderkombetare dhe me kembenguljen e Tiranes dhe Prishtines. Por institucionet nderkombetare nuk kane se si te angazhohen seriozisht dhe te mbrojne te drejtat e popullsise shqiptare te Lugines se Presheves, kur Tirana zyrtare dhe Prishtina, edhe pse ka problemet e saj, nuk i ngrejne problemet e bashkekombesve te tyre ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, ne Organizaten e Sigurimit e te Bashkepunimit Europian, ne Keshillin e Europes, etj., me forcen e te drejtes nderkombetare dhe me te drejten e perfaqesimit zyrtar ne keto struktura.

Ç'dimë për Medvegjën Demonstrata140 Nese Prishtines mund t'i falet per faktin se ajo akoma nuk ka krijuar shtetin dhe perfaqesimin e saj nderkombetar, Tiranes zyrtare, qeverise dhe forcave politike te saj nuk mund t'u lejohet ky qendrim indiferent dhe i papergjegjshem per mosmbrojtjen e jetes dhe te drejtave te nje popullsie shqiptare mbi 100 mije banore. Prandaj ajo duhet te zgjohet nga ky "gjume" jo kushtetues dhe te drejtat e shqiptareve te Lugines se Presheves duhet t'i beje problem nderkombetar, me mbeshtetjen e se ciles mund te zgjidhen edhe aspiratat politike dhe ekonomike te tyre.

Shteti shqiptar nuk ka pse te nguroje dhe te mos shprehet hapur per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te bashkekombesve te saj, aq me shume qe ata nuk jane emigrante por jane popullsi shqiptare ne trevat e saj historike qe fatkeqesisht fuqite e medha dhe Titoja i ndane nga trungu i kombit te vetem shqiptar.

Koha ka ardhur qe me shume se kurdohere, Shqiperia duhet te diskutoje, negocioje dhe te kembengule qe popullsise shqiptare te Lugines se Presheves t'i jepet statusi i nevojshem, i cili nese aktualisht nuk e bashkon me Prishtinen t'i jepet statusi i krahines autonome. Asnje shtet tjeter, sado i vogel qe te jete, nuk mund te rrije kaq indiferent ndaj te drejtave dhe lirive te bashkekombesve te tij, aq me teper kur ata jetojne ne trevat e kombit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 12, 2007 12:18 pm

Lumi pergezime per temen,per kthimine popullates mendoje se gjithe se bashku mund te bejem te mundure JOKER se pari mendoj se eshte Tirana Prishtina Tetova Shkupi Kumanova qe mendimet te bashkohen,kshuqe mund te bashkohen e gjithe trojet shqiptare..

Gjatë bombardimit të Nato-s ka pasë shkelje të rënda të drejtave të njeriut dhe represionit të hapur nga ana e formacioneve paraushtarake, ushtrisë dhe policisë.Vetem në teritorin e komunës së Preshevës, në vitin 1999, gjatë kohës së gjendjes së luftes në rrethana të pasqaruara janë vrarë 11 Shqipëtar.

vazhdim te mire ne teme..

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptySat Sep 15, 2007 12:01 am

Nder figurat me te shquara te Medvegjes qe i kontribuan popullit shqiptar ne pergjithsi padyshim se duhet permendin:

Zenel HAJDINI ,Hero i Popullit i lindur ne Tupallë te Medvegjës me 24 maj 1910.
Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur "tek Xhamia e Siarinës"
Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm.

Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit e cila kishte karakter fetar por në të cilen mësoheshin disa gjuhë të huaja dhe ku lëndët empirike zinin një vendë shumë të rëndësishëm. Pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.

http://www.freewebs.com/burimm/aktivisttmedvegjas.htm

Akademik Idriz AJETI ,Albanolog i shquar i lindur më 26 Qershor 1917 ne Tupallë te Medvegjes.Shkollen fillore e kreu ne Vendlindje per te vazhduar te mesmen ne Medresen e madhe te shkupit.

Per ti regjistruar studimet ne Zagreb te Kroacis per ti vazhduar pastaj ne Itali per dy vjet radhazi nderkaq diplomoi ne Beograd te Serbis ne degen e albanologjis
http://www.freewebs.com/burimm/aktivisttmedvegjas.htm

Per kontributin e madh qe dha Akademik AJETI ne fushen e Alabanologjis ne 90 vjetorin e lindjes se tij u dekorua me Qmimin Presidencial per Studius nga presidenti i Kosoves Dr Fatmir SEJDIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptySat Sep 15, 2007 11:23 pm

Une edhe disa here te tjera neper shkrimet qe i botoj neper gazeta te ndrysme ne Kosove, e kam cekur kete problematike te rendshme te realitetit shqiptar. Pra, zbrasja e trevave shqiptare ne Lugine te Presheves) e kjo veqmas eshte prezente ne Malesine e Bujanocit dhe Medvegje ku shperngulja e shqiptareve ka prekur majat. Medvegja po deshqiptarizohet. Boshlleku i mbetur po plotesohet me stacionimin e paprashem te ushtrise serbe neper pjese strategjike te Lugines se Preshevs. Heperhe, ne Lugione te Presheves gjallojne 30 baza te levizshme te ushtrise serbe dhe nje baze me kapacitet per 1000 ushtar eshte ndertuar ne fshatin Boroc te Bujanocit. Qellimin e kesaj baze e pat shperfaqur hapatas, Nebojsha Qoviq kur thoshte se kjo baze eshte per tu ofruar siguri serbeve ne Anamorave.

Boshllëku i mbetur nga përzënia e shqiptarëve, po mbushet me stacionimin e paprashëm të forcave serbe, përbri rripit kufitar lindor me Kosovën. Në një intervistë të drejtorit të shërbimit informativ ushtarak serb (VBA), Momir Stojanoviq dhënë gazetës ‘Nedelnji Telegraf’, ndër të tjerash pohon se Serbia: ‘… do të mundohet ta bëjë reale spastrimin etnik të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja për ta bërë këtë gjë akt të kryer, ku pastaj këtë gjë do ta përdorte si kushtëzim për t’i kthyer shqiptarët në vendlindjen e tyre me kthimin e serbëve në Kosovë ku njëkohësisht vetë Serbia nuk do ta lejonte kthimin e tyre në Kosovë, për ta dëshmuar para botës duke i fajësuar shqiptarët se ‘në Kosovë nuk mund të kthehen të shpërngulurit’. Serbia don pazare për problemin e Mitrovicës, prandaj mund të hyjë edhe në kalkulime për Preshevën e Bujanocin’.

Çeshtje qe do rrahur e mejtuar ne kuvendet shqiptare (nuk e kam fjale per kuvendet politike ne Shqiperi e Kosove, por ne ato levizje ku punohet per bashkim kombetar) eshte sesi te shpetohet Medvegja dhe Malesia e Bujanocit. Nje gje e dime nga realiteti historik: Kur u zpras krejt Sangjaku i Nishit dhe Toplica nga shqiptaret, rreziku i tille iu kanos edhe brendesise se Kosoves (veqmas Llapit, Vushtrise, Mitrovices, Pazarit te Ri). Nese ndodh realisht deshqiptarizimi i Medvegjes, do ndodh kushtimisht edhe rrezikimi i tere Anamoraves. Pra, nese ne duam nje Shqiperi te njesuar duhet se pari ti mborjme çdo treve shqiptare nga deshqiptarizimi.
Sot ka shume njerez qe flasin per bashkim kombetar. Shume mire dhe e nevojshme. Por disa e kane nje te mete. Cila eshte ajo? Eshte se nuk kane fort njohuri se çfare situacioni zoteron ne terren. Duam nje Shqiperi te njesuar. Pse nuk punojme per kete Shqiperi te njesuar? Si te punojme per kete Shqiperi te njesuar? Pikerisht duke mbrojtur trevat shqiptare ne plan kombetar (jo parcialist) nga deshqiptarizimi. Kemi shume pune per te bere. Duhet te ndihmojme Medvegjen, Malesine e Bujanocit, pasketej ne Iliride duhet te mbrojme jugperendimin e Ilirides, (fshatrat shqiptare te Manastirit, Prilepit, Krusheves, Demir Hisarit, Brodit te cilat jane vene ne nje qerthull zjarri nga shovenistet maqedonas, pastaj fshatrat shqiptare ne Veles), Rozhajen, Plaven e Gucine dhe Tivarin. Keto qytete qe i permenda duhet qe te mbrohen praktikisht me mish e me shpirt. Nese duam nje Shqiperi te pavarur e te njesuar.

Edituar për herë të fundit nga në Tue Sep 18, 2007 1:05 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyMon Sep 17, 2007 10:54 pm

Pengesat në të drejtën e të shprehurit dhe të
qenit Shqiptar në pjesët e Dardanisë të cilat pas shkatërrimit të
Perandoris Osmane i janë dhënë nën administim Serbisë nga fuqit e mëdha
të asaj kohe, ka qenë po thuaj se gjëra normale për qeverit serbe.
Intesiteti dhe brezi i shkeljes së të drejtave të njeriut në këto pjesë
ka qenë i madhë deri në likudime e pastrime etnike të kësaj pjese. Këto
qeveri në bashkpunim me Kishen Orthodokse Serbe kanë vepruar
pandërprerë në këtë drejtim në varësi direkte nga raportet politike dhe
ushtarake në Ballkan si dhe raporteve të fuqive të mëdha në rruzullin
tokësor.

Në kohën më të re, pas luftës së dytë botërore brezi i shkeljeve të
drejtave të njeriut ka pasur disa faza, inteziteti i të cilave
gradualisht ka pas rënë deri në vitin 1981. Ashtu që pas trazirave në
Kosovë të shtohet inteziteti i tyre dhe të arrijë edhe një herë pikën
eskstreme gjatë bombardimeve të NATO-së në vitin 1999 dhe luftës në
këto anë në shekullin e ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 19, 2007 12:22 am

Nga Ç'dimë për Medvegjën Foto%20new-med5-thumb Medvegja ne vitet 1957-1960 u debuan,,shpengulen '' shum familje shqiptare ku si destinacion shum prej tyre kishin Kosoven,Maqedonin madje nje pjes e madhe e tyre u largua edhe ne mergim.

Medvegjasit e debuar ne Kosove kryesisht u vendosen ne Fushe Kosovë,Hajvali ,bardhosh ish jugoviq madje edhe ne vet kryeqytetin e Kosoves.

Nderkaq ata qe u vendosen ne Maqedoni kryesisht u vendosen ne Fshatrat ,,Qojli '' e,, Konjare e eperme '' fshtara keto shum afer ajroportit te Shkupit .ne te cilat edhe sod e tutje jetojn rreth 70 familje shqiptare te Medvegjes te cilat familje edhe sod e kesaj dite i kan mbajt lidhjet e ngushta familare me te afermit e tyre qoft ne Kosov apo edhe ne Medvegje.

Nderkaq sa i perket diaspores shumica e medvegjalive u vendosen ne Zvicerr dhe ne Sh.B.A.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Musafir
Vizitor
avatar

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 19, 2007 1:57 am

Do të shkruaj edhe unë diqka rreth asaj që paska cekur më lart lumio7 se nga komuna e Bujanovcit jan shpërngul plotsisht që sod nuk jeton as kush kta fshatra jan .Qarri , Pribovci, Zarbinca,Suharrna, Novosela, Ramnabuqa, Nji pjes e fshatit Gjergjevc ,si dhe nji pjes e fshatit Muhovc,Të gjitha fashatrat jan shpërngul në Gjilan e rrethin që nga viti 1998 me te madhe nga represioni i policis edhe ushtris serbe ,

Edhe nga pozita gjeografike i përshtatej armikut që nga kto vende të larta malore të kontrollonte nji pjes të mir të Kosovës Lindore që edhe sod i ka bazat e veta ushtarke atje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 19, 2007 5:04 am

Për të arritur deri tek tema që e ka hapur Lumi 07 duhet filluar nga rrënja ... për ta kuptuar më mirë antarët e këtij forumi dhe ata të cilët do të hasin rastësisht në këtë temë kaq të mirë dhe për ta ofruar lexuesin që të mësoj më shumë mbi trojet tona të cilat janë të okupuara nga Shteti Barbar Serb.
Si erdhi deri tek coptimi i trojeve shqiptare ...

Turqia ishte në fazën e dekompozimit kurse shqiptarët nuk kishin mundësi të përfitonin më tepër prej saj... Politikën antishqiptare të Serbis e kishte mjellur në palc dhe asht Rusia, të njejtën këngë e këndonte edhe franca dhe pastaj të gjitha këto përrocka vërshuan deri në "Liqe" dmth është konceptuar për realizim nga Austro-Hungaria. Të gjitha këto ngjarje tragjike mbi trojet e coptuara nga politika serbe nuk u bënë pa lejen e diplomacis austro-hungareze.
Jo vetëm kaq, kësaj politike tërthorazi i ka ndihmuar edhe politika anacionale e Portës deri më 1908 e strulluar rreth"religjionit". Pas kësaj kohe politika "globale" e Portës i shëndrronte në qytetarë pa histori, pa atdhe, pa ardhmëri.
Pasajn pastaj Kongresi i Berlinit, pastaj marrveshje pas marrveshje ; Gjermani Austro-Hungari, Itali Austro-Hungari, pastaj pakti Francë-Rusi pastaj më 1904 do t'i bashkangjitet marrveshja Angli-Francë dhe më në fund, Marveshja Angli-Rusi më 1907. Kështu në fillim të shekullit XX bota do të polarizohet në dy Fuqi kundërshtare, të cilat si hyrje do të përdorin dhe "menagjojnë" disa luftra lokale, fundi i të cilave do të rreshtohet aty ku e kishin Fuqit interesin, e jo aty ku ishte drejtësia dhe realiteti. Faktori përcaktues për fatin e Shqipëris Etnike në këto kundërthënie globale e kishte determinuar Marrveshja Rusi-Austri më 1897, me ç'rast Shqipëria mund të bëhej vetëm një pjesë bregdetare e saj. Pjesa tjetër e Shqipërisë Etnike mbetet në disponim qarqeve ballkanike që ta coptojnë.
Nikolla Pashiqi kishte biseduar me Nexhip Draga dhe është dokumenti kur Pashiqi i thot Nexhip Dragës : Serbia do ta konsiderojë për Shqipëri pjesën nga Nënshkodra e deri në Shkumbim. Nexhip Draga do t'ia kthej: Atëherë, për një aso Shqipërie, pa Vilajetin e Kosovës, pa Vilajetin e Manastirit dhe pa Vilajetin e Janinës, pa një pjesë jo të vogël të Vilajetit të Shkodrës, ne do të luftojm[ kundër juve, kundër turqëve, dhe kundër kujtdo që na vënë në këtë pozitë.
Pos Serbia në njërën anë Austro-Hungaria bënë marrveshjen me Greqinë më 1903 për ndarjen e tokave shqiptare... Austro-Hungaria e pranon sferën e interesit grek deri tek lumi Shkumbim, në jug të Durrsit, kjo do të thotë në tërë Vilajetin e Janinës dhe një pjesë të Vilajetit të Manastirit dhe deri në kufijtë monarkia i pranon interesat greke....
Këtë dokument e kanë vënë Cari Franc Jozef në emër të Austro-Hungarisë dhe Mbreti Gjorgje në emër të Greqisë.
Ky ishte një fillim për situatën e përgjithëshme politike në mes të Fuqive të mëdha, Fqinjëve, Turqisë dhe Kombit Shqiptarë.
Më 14 tetor 1912 forcat serbe koncentrohen në këto zona:
Zona e Toplicës përfshinte Divizioni i Shumadisë në sipërfaqen Kushumli-Bajë e Kushumlisë; Divizioni i dytë i Moravës ishte i stacionuar në terenin Merdar-Raqë; Divizioni 2 dhe 3 i artilerisë ishte i koncentruar në sipërfaqen Kushumli-Blacë. Në këtë territor ishte koncentruar edhe një bateri e rëndë topash si dhe bateria 3 e të ashtuquajturave "huabica" që kishin mundësi të gjuajnë me frekuenca të gjata.
Në zonën e Medvegjës ishtn koncentruar; Brigada e parë e Moravës dhe Divizioni i dytë i Drinës në territorin Ratkocer-Merkonjë-Medvegjë; ndërsa Brigada e parë e Moravës ishte e koncentruar në terrenin Dukat-Maja e Topallës-Tullar. Edhe Divizioni i parë malor dhe Bateria 4 e haubicave ishte e koncentruar në sipërfaqen Medvegjë-Lebanë. Të gjitha këto forca vetëm e pritnin momentin për sulm kah Prishtina, si nyje strategjike.

Nëse ka interesim për këtë temë do të vazhdojë edhe më tutje të postojë për pozicionimin e forcave serbe bë prag të luftës në sektorin e Medvegjës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 19, 2007 1:39 pm

Po Deli ke te drejt edhe ne vitet e fundit te pasluftes ne Kosove pati debime masive ne ter Kosoven Lindore rrespektivisht ne komunat Preshevë ,Medvegjë e Bujanoc.

Edhe keto debimet e fundit qe ndodhen ne vitet 1999/2001 preken shum keto tri komuna ku sipas disa statistikave te disponushme nga organizatat nderkombetare si UNHCR e tjer me shum 6000 dhe ate vetem ne vitin 1999 pa perfshi vitin 2000/2001.

Fatkeqesisht siq thot nje fjal popullore ,,ku eshte teli me holl aty keputet'' edhe keto debime me se shumti e goditen Medvegjen.

Sipas disa statsistikave qe disponon Bashkesia Islame e Kosoves si dhe organizata tjera qe jan marr me keto evidenca nga Medvegja ne vitet 1999/2001 u debuan 7500 shqiptar ku prej tyre vetem 400 sosh jan kthyer
.
Keto te dhena te BIK-ut i beri te ditur Myftiu i Kosoves ne konferencen qe mbajten bashkesit fetare ne Manastirin e Deqanit para nje viti,dhe kjo ishte si kunder pergjigje per peshkopin serb i cili vazhdimisht kritikonte per debimet e serbeve nga Kosova.Duke harruar se edhe serbet kishin ber debime masive ne Kosoven lindore.

Te shperngulurit e viteve te fundit te pasluftes se ftohte ne Kosove nga Kosova Lindore u vendosen neper qytetet e Kosoves si ne Prishtine,Lipjan ,Fushe Kosove madje kjo e fundit mund te quhet edhe si nje Medvegje e dyte .

Sofra vazhdo nese ki mundesi me temen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Musafir
Vizitor
avatar

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 19, 2007 4:34 pm

lumio7 të falemnderoj për sqarime si dhe për atdhetarin sermaxhaj që kishe shkru me sa kam kuptuar unë ka qen edhe libri në pregatije e sipër po nuk di aka dal botimi ende apo jo .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptySun Sep 23, 2007 7:03 pm

Atëhere vazhdojm Lumi ....

Sektori i Medvegjës shtrihej në këto pozicionime nga ana e forcave serbe ... Divizioni II i Drinës nuk ishte koncentruar fare për front, sepse koncentrimin e kishte bërë me vonesë deri në Leskovc përmes hekurudhës, prej ngae kishte të paraparë të marshonte në drejtim të Medvegjës. Por, gjatë asaj kohe atë sektor e siguronin Batalioni 3 i Regjimentit 2 si dhe Çeta 1 e batalionit 4 të regjimentit 1 të thirrjes III të kufutarëve. Aty ishte edhe një batalion i Divizionit II të Moravës dhe i Brigadës I të Moravës, e cila ishte në Ratkocer.
Më 18 tetor 1912 në mëngjes, në sektorin e Medvegjës kishte arritur edhe Regjimenti 5, i cili u dërgua në Ratkocer me urdhër për të ndaluar sulmin e shqiptarëve që e kishin bërë në mënyrë të rrufeshme prej vendbanimit të fortifikuar shqiptarë në Bevenik. Forca të tjera sipas të dhënave serbe arrijnë në front më 19 tetor, dhe ishin vendosur; Regjimenti 5 me dy batalione e gjysëm në territorin Maja e Markut-Sekiraqë-Bërvenik. Pjesët tjera të Regjimentit ishin në Ratkocer një batalion ishte në Lisicë-Zajqevc, një batalion ishte në koncentruar në Ratkocer. Këtyre njësive ofensive iu ishte lëshuar urdhëri që në ora 200 të vihen në lëvizje pfensive kah Prishtina . Në ato rrethana Brigada I e Moravës e koncentruar në Bregoren e Topallës deri në Gjelekar me pararojë duhej t'i zaptonte pikat strategjike si : vendin e quajtur Dukat dhe Maja e Tupallës-Radevc. Këto forca më 18 tetor kishin marrë urdhër të depërtojnë kah fshati Sfircë. Kjo kërkesë e tillë bëhej sepse shtrirja e forcave të Toplicës kishte përfunduar më 15 tetor, ndërsa ato të Medvegjës në mbarshtrirje kishte zgjatur deri më 19 tetor. Së këndejmi , sipas dokumenteve, Komanda Supreme Serbe, sipas këshillave të oficerëve rusë dhe frengë i kishte koncentruar edhe disa forca për shërbime eventuale, logjike, për depërtim më të shpejtë kah Kosova. Ato njësi, me fjalë tjera kishin detyra speciale....

vazhdon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Sep 26, 2007 4:16 am

Pasi nuk ka ndonjë temë pikrisht për Preshevën po më duket e arsyeshme që kët shkrim shumë të mirë për lexuesit ta vendos pikrisht te kjo temë, sepse Presheva, medvegja, Bujanoci kohëve të fundit përmenden jo ndaras ashtu si e bënë edhe luftën bashkarisht në emrin e ketyre komunave.

Ka në disa vende që përmenden edhe vende nga rethinat të cilat janë më afër medvegjës.

Presheva gjatë historisë.
Në shekulllin e tetë, emri ilir zavendësohet me emrin arbëresh, i cili rrjedh nga emri i fisit Albanoi. Rrënja e këtij emri ështe Arb gjegjësishtë Alb. Prej saj formohet emri Arbër, Arban, Arbëresh. Në shekullin e njëmbëdhjetë ky emër përhapet dhe emërton tërë popullin, latinisht Arbaneses ose Albaneses.

Presheva për herë të parë përmendet si zhupë në vitin 1381 në kartë e despotës Jetvokija dhe te birit Konstantin Dejanoviçit kur kisha e Rahovicës i bashkangjitet Manastirit të Hilandarit. Në fund të shekullit XIV dhe në fillim të shekullit XV Uglesha (1400-1423) ishte pronar i tri Famullive; Vranjë, Ingoshtë dhe Preshevë. Pas rënjës së Preshevës nën sudnimin turk me 1455, ajo mbetet qytezë. Më 1489 Presheva bëhet qendër e vilajetit.

Më 1531, udhëpërshkruesi Kuripeshiq kalon nëpër rrugën Gjilan- Pasjan- Muçibabë- Preshevë (Frosteuo), i cili shkruan se Presheva në atë kohë ishte e bukur. Rruga më e gjalë sihte Runj-Preshevë. Kësaj rrugeje kaloi edhe udhëpërshkruesi Hahn, i cili shkruan se në Tabanoc jetojn arbanasit. Nahia e Preshevës njihet në regjistrimin turk 1519. Në vitin 1570 Presheva numëronte 102 familje. Fshatrat me farkatari më të zhvilluar ishin: Rohovica, Tërnava, Norça dhe Garja. Në defterin e vitit 1498 e hasim me emrin Preshova e cila krahas vilajetit të Vranjës ishte qendër Vilajeti. Në regjistrimin e Vonjukëve dhe regjistrimin e vitit 1519 (Tapu defteri) përmenden edhe disa fshatra që sot nuk ekzistojnë. Një pjesë e tyre nuk ishin të regjistruara as në vitin 1570. Disa ende nuk dihet se ku shtriheshin. Ato që arritëm ti zbulojmë janë: Raleva, e cila shtrihet në Valevë (Valë – R.S), Vaça (Vaçka) gërmadhat e së cilës gjenden në lindje të malit të sotëm Zallina në Vaçkë. Fshati Mirashec i nahijës së Preshevës i regjistruar në vitin 1570 shtrihej në luginën e lumit të Rahovicës, tek Shelnet e Rahovicës, ku ndahet rruga për Ilincë-Bukoc. Ostrovica është fshati i shekullit XVI. Fshati Rupaj i regjistruar në vitin 1570 nuk është i definuar në librine e Aleksandër Stojanovskit. Ky fshatë ka qenë i shtrirë në mes të kodrës së Fejzë Ukës- Varrezave të Ranatocit- Lumit Llapushnicë, afër vendit të sotëm të quajtur Shirikicë e Ranatocit. Këto vendbanime të dikurshme i morëm vetëm si shembuj për të nxitur hulumtuesit shkencor që të hulumtojnë, pasiqë mundësitë nuk lejojnë ta ngarkojmë më tepër këtë punim.

Pas rënjës së Preshevës nën sundimin turk, gjendja ekonomike e kulturore e popullsisë shqiptare u keqësua, ngase për të pranuar islamizmin u ngarkuan me sitemin e timareve. Presheva paguante tatimin më të lartë prej 21.648 akçe.

Në kohën e luftës (së madhe) austro-turke (1683-1699), gjatë depërtimit të ushtrisë austriake në jug, nëpër Preshevë kalon Pikolomini me ushtrinë e vetë. Shqiptarët vullnetarishtë i bashkohen ushtrisë austriake në luftë kundër Turqisë.

Në vitin 1832 ndodhi përleshja midis shqiptarëve të Preshevës dhe Hupcin-Pashës së Vranjës. Shkaktar i përleshjeve ishte shtypja dhe trajtimi shumë i keq i popullatës shqiptare nga Hysein Pasha dhe marrja e pronës feudale të Sali Shehut nga Presheva në fshatin Tabanoc. Pasi Hysein Pasha ia preu kokën Sali Shehut, nipi i tij Osman Aga nga Presheva, organizoi shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit në kryengritje kundër Pashës. Kryengritësit morën Vranjën, ndërsa Hysein Pasha iku tek miqtë e tij në Pçinj.

Për të shuar kryengritjen në Vranjë dhe Preshevë erdhi Ymer Pasha dhe me këtë rast shtatëdhjetë kryengritës iu dorëzuan Pashës, të ciliët edhe i deportuan në Azi të vogël.

Më hatisherisherifin e Gjylhanit, shpallur me 3 nëntor 1839, reformat u reklamuan dhe zbatimi i tyre filloi në Maqedoni, Kosovë Lindore me Preshevën. Gjatë viteve 1841-1843 Preshevën e përfshin kryengritja e vrullshme kundër Tanzimatit. Me 1842, shqiptarët e Preshevës, Kumanovës, Bujanocit dhe Gjilanit, nën udhëheqjen e Bajram Voksicës çuan krye kundër sundimit të vrazhdë të sundimit turk.

Në udhëheqjen e kryengritjes u dalluan: Sylejman Toli (i gjati) nga Tërnoci, Selman Rogoçica, Selim Marku, Ymer Presheva, Sheh Hyseni.
Kryengritjet shqiptare kundër Tanzimatit në Preshevë ruhen në këngët popullore:

Dervish Cara lëshon kushtrimin
Sheh Ymeri ia qet tymin,
O ju vëllezër vranjali,
Edhe k`tu i thojnë Shqipëri
Kjo Tetovë fjalë ka que
Ti Preshevë n`këmbë m`u que
Hysen Pashën me rrethue
Të gjallë prej Vranjës mos m`e lëshue.

Pas Tanzimatit, popullsia shqiptare e Preshevës nuk paguante tatime, ngase i kundërshtoi ato. Perandoria turke hyri përsëri në krizë të rëndë, situata para Kongresit të Berlinit (1878) ishte shumë e vështirë.

Lidhja shqiptare e Prizrenit u ndërtua, u zgjerua dhe u forcua në pikëpamje organizative duke formuar degët e saj edhe në Preshevë. Në kuvendin historikë në Prizren, i cili filloi me 10 qershor 1878 nga Presheva kanë marrë pjesë: Maksut Shehu, Osman çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga, Haxhi Abazi.

Sipas burimeve, kryetar i degës së Lidhjes së Prizrenit në Preshevë ishte Sheh Maksut Efendiu.

Dhuna dhe gjenocidi që ushtrohej për shpërnguljen e shqiptarëve nga Velika Pllana ( tash të vendosur në fshatin Shitaricë të Vushtrrisë), Leskovci, Masurica (tash në Shoshajë, Zhunicë, Patatoc etj.), shkruhet në burime"...gjatë rrugës shiheshin fëmijë të vdekur e të hedhur, si dhe pleq të ngrirë...". Për pengimin e këtij gjenocidi, në vitin 1878, Sheh Maksuti organizoi një rezistencë kundër sërbëve në Grykën e Gërdelicës, që në këngët popullore këndohet:

Maksut Shehu po e rreh telin
N`Gërdelicë po e çan askerin
Baba Shehu n`këmbë u que
N`Gërdelicë n`luftë me shkue

Me 4 janar 1881 pushteti i Qeverisë së Përkohshme u vendos edhe në Preshevë.

Presheva është kazaja e pestë kah mesi i vitit 1878 dhe si e tillë ka mbetur deri në marimi të pushtetit turk në Kosovë me 1912. Ajo është themeluar nga një pjesë e kazasë së Vranjës, kur Vranja në mbështetje të vendimit të Kongresit të Berlinit i është bashkangjitur shtetit të pavarur serb. Kazaja e Preshevës (1878-1912) kishte 18 kajmekom, që i pari ishte Hasan Kudretullah-Efendiu.

Kundër ushtrisë së Dervish Pashës, në prill 1910 në Grykën e Kaçanikut, shqiptarët e anës së Preshevës, nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe Molla Sinan Maxherës, bënë luftë heroike. Në këngët kreshnike të Karadakut, sekretari i Idriz Seferit, Mulla Sinan Maxherja këndohet:

Sinan Hoxha n`luftë po thërret
Sot me lind ja me vdek
Sinan Aga lyp atkisë
I kthenë shpinën kësaj Turkisë
Ky Kostrani veç po dridhet
Hoxhë Sinani nuk po lidhet
Sinan Hoxha len koranin
Ka marr pushkën e xhamadanin.

Gjendja dhe pozita e shqiptarëve në periudhën e viteve 1912-1941 ishte shumë e vështirë, vazhduan presionet e shpërnguljes në Turqi, kolonizimi serb, gjendja e rëndë ekonomike, arsimore, duke penguar shkollimin në gjuhën shqipe dhe simbolet kombëtare, duke ndaluar të drejtën elementare.

Lufta e dytë botërore, popullsisë së Preshevës i solli okupimin bullgarë. Me shpresë të realizimit të të drejtave kombëtare, me ideologji dhe forma të ndryshme, udhëheqësit shqiptarë u munduan të realizonin të drejtat sociale kombëtare. Në këtë drejtim kontribut të veçantë kanë dhënë: Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Skender Hasani, Xheladin Kurbaliu, Riza Ilinca, Limon Staneci, Selami Hallaçi, Ibrahim Kelmendi, Ali Aliu, Shinasi Hallaçi e te tjerë.

Në emër të "vëllazërim-bashkimit" forcat çetnike u radhitën në Brigadat Partizane me urdhër që të vrisnin sa më shumë shqiptarë. Me 15 shtator të vitit 1943, forcat çetnike serbe hodhën bomba në natën e Ramazanit në Xhaminë e Preshevës me ç`rast vranë 4 dhe plagosën 28 veta. U bënë masakra në Iseukë, Gosponicë, Sopot dhe vrasje e likuidime të shumta.

Në vitin1945 komuna e Preshevës në mënyrë arbitrare, pa vullnetin e popullit shqiptar dhe me qëllim të asimilimit dhe ngushtimit të truallit etnik, u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, për t`u vënë në lidhje kontrolli nga lartë, hërë nga Rrethi i Vranjës e herë nga ai i Leskovcit.

Me 1947 komunës së Preshevës i bashkangjiten edhe këto fshatra: Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Renatoci, të cilat i takonin komunës së Gjilanit.

Në qershor 1948 u shpall rezoluta e Byrosë Informative, menjëherë pas kësaj filloi edhe represioni, dhuna dhe terrori mbi shqiptarët e Preshevës. Lindi kërkesa publike me nënshkrime të qytetarëve për bashkim të kësaj treve dhe Kosovës me Shqipërinë, kërkesa të cilat u përsëritën edhe në vitin 1968 dhe 1981.

Ngushtimi i të drejtave në Kosovë, suspendimi i Kushtetutës së vitit 1974, marrja e të drejtave vetqeverisëse të organeve të pushtetit lokal, ngjalli vullnetin e popullit shqiptarë që të dalë masovikisht në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, kur shqiptarët e Preshevës u deklaruan për autonomin Politiko-Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Lëvizja për Republikën e Kosovës, vepronte edhe në territorin e Preshevës, që gjatë viteve 1981-1987, organet e sigurimit shtetëror jugosllav, zbuluan veprimtarinë e organizatave ilegale patriotike. Udhëheqësit e këtyre organeve, pa të drejtë u dënuan me shumë vite heqje lirie nëpër burgjet famëkeqe të Jugosllavisë si: Hamdi Ajdini, Jetullah Arifi, Halil Selimi, Milazim dhe Hetem Arifi, Shaqir Shaqiri e të tjerë.

Bazuar ne te dhëna te shumta perballë okupotoreve te shumte ne Kosovë, ishin edhe Bullgaret te cilët pas dhunes qe po bënin mbi popullaten e anamoraves, detyruan shumë banorë te kësaj anë qe ti lkeshojne vatrat e tyre si banoret e rrethit te Gjilanit, Presheves, Kumanovës, Bujanocit etj për t'u strehuar ne rethin e Prishtinës.

Ardhja e tyre veshtiresoj mirëmbajtjen e tyre si ne ushqim, veshmbathje dhe strahim me qrast u lajmerua Qeveria e Tiranës përmes Ministrise se Puneve te Brendshme e cila kohe me pare merrte raporte te shpeshta nga zyrtaret ne terren.

Ne një shkrese te këtillë dërguar Inspektorise se Tokave te Liruara (Nr.412.d30,f.1 -48/74, rez.Gjilan) ne Prizren me 25 Korrik 1942 nga nenprefekti i Gjilanit Rifat Berisha pos te tjerash thuhet:
??? Ne rrethin e ketushem kan hyrë gati 3.000 frymë shqiptarë te emigruan nga tokat nën kontrollin bullgar. Këta kanë ardhë pa pru kurgjo me vedi. Jetojne mizorisht, kan mbete pa strehe e banojne perjashta nder hajate, kopshte e fusha".

Meqenëse numri i te ikurve ishte tejmase i madh, e popullsia vendore s'munde t'i perballonte kti fluksi njerezish, Nenprefekti kerkoj ndihmën nga Qeveria e Tiranës nga 1 Frangë shqiptare ne ditë për çdo person, kredi për sigurimin e ngrohjes ne baraka ku ata banonin dhe një zyre emigracioni afër Nenprefektures. Duke e paraqitur gjendjen e tyre te veshtirë, nenprefekti shton:" Mbasi dimri po ofrohet dhe po të mbeten ne gjendjen e tashmë do të shkaktohen edhe vdekjet prej se ftofti e prej urisë".

Pas informacioneve te marrura, Qeveria e Shqipërisë me 1942 kishte formuar një komision te quajtur ???Komiteti i te ikurve" për t'u kujdesur me strehim e ushqim për te ikurit/emigruarit. Ndërkohë Ministria e Bujqesise dhe ajo e Pylltarise e Mbreterise Shqiptare për vendosjen dhe sigurine e perkohshme te emigranteve kishte llogaritur dhenien e 3 milion Frangave shqiptare.

Me qëllim te mbrojtjes se popullates nga terrori i perbashket bullgaro-serb kundër shqiptareve, u formuan formacione te vogla vullnetare qe vepruan ne fshatrat matan Moraves te okupuara nga Bullgaria fashiste, me te njohurat nder këto formacione ishin çeta e Hasan Alisë-remnikut, Hasan Rexhep Kabashit, Hasan Alisë së Zi etj.

Vlen për t'u theksuar edhe rasti se gjatë okupimit te maqedonise nga Bullgaria, ne Shkup ishin mbyllur të gjitha xhamitë e besimtaret islam ishin tubuar ne oborret e tyre duke mos ditë se si te vepronin, me qrast ateborte ndodhej Haki Efendiu dhe sipas deshmise se Abdulla Musliut posa e shef xhematin e grumbulluar para xhamisë ???Isa Beg" ne te mësuar për arsyen, Hali Efendiu nxjerr revolen e theu dryrin dhe iu drejtohet xhematit me fjalët "Hyni brenda".

Pas kapitullimit te Bullgarise fashiste me 9 shtator 1944, forcat Bullgare u terhoqen nga viset e okupuara shqiptare, ne fakt nga rrethi i Gjilanit me plaçkat e tyre kishin filluar te terhiqen me herët qe nga 5 shtatori i 1944.Kjo pati për rrjedhojë shtrirjen e kufirit etnik te Shqipërisë deri para Shkupit e prej andej ne vijen Kumanovë-Presheve –Bujanoc, kufij natyror i cili disa muaj me radhe do të mbrohet me sukses nga shumë sulme te serbo-bullgareve e partizano-komuniste ne veqanti mbrohet nga forcat vullnetare te rrethit te Gjilanit, gjë te cilën e e njohtonte edhe sherbimi sekret gjerman përmes shkresave të tyre.

Menjehere pas terheqjes se Bullgareve nga territori i Gjilanit, nenprefekti i Gjilanit Hamit Kroj mori direktiven e Qeverisë se Tiranës për bashkangjitjen e viseve te çliruara te Kosoves dhe për një kohe te shpejte tuboj parine e këtyre viseve dhe vendosi pushtetin administrativ shqiptar.Ne presheve nenprefekt u vendos Liman Staneci, ne Kaçanik Muharrem Fejza i Hogoshtit, e ne Komunen e Zhegres Fazli Seferi me Selman Trupin nga Bukuroca e Karadakut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Oct 03, 2007 2:16 am

Deli shkruajti:

Po deli Presheva ,Medvegja e Bujanovci jan komunat e vetme ne serbi ku banojn nje numer i konsiderushem shqiptaresh andaj munt te quhen komuna si motra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyMon Nov 05, 2007 9:37 pm

Diteve te fundit para zgjidhjes se statusit final te Kosoves dhuna dhe terori serb ndaj shqiptareve te Lugines ne pergjithesi e ne veqanti ndaj atyre te Medvegjes eshte shtuar dukshem.
Rasti i mos lejimit te regjistrimit te dy nxensve ne shkollen e mesme ne shqip qe pat hasur ne reagime te ashpra nga ana e shqiptareve e qe qoj deri ne grev te pergjithshme dy ditore ne Medvegje,rrahja brutale e tre te rinjeve shqipatr nga ana e Policis serbe ,deklaratat per bllokimin e kufinjve qe na lidhin me Kosoven dhe shum incidente te njepasnjeshme ka zgjuar nje panik te madh nder shqiptaret qe per momentin jetojn ne Medvegje.

Nga ana tjeter Medvegjasit qe jetojn ne Kosove tash e sa vite jan inkuadruar mjaft mir si ne qeshtjet e perditshmeris po ashtu edhe ne jeten poltike.Zgjedhjet 2007 qe do mbahen ne Kosove me 17 nentor nuk kan len pa prekur edhe ket pjes te shoqeris.
Medvegjasit e kuader te partive politike ne Kosove kan disa kandidat si per deputet ne Kuvendin e Kosoves,Keshilltar ne kuvendin Komunal ,madje edhe per kryetar komunash me ket rast duhet cek komunen e Fushe Kosoves ku ne kuader te nje partije politike kandidon nje Medvegjas per kryetar te kesaj komune.

Te mbesim me shpres qe situata politike nuk do keqsohet ne keto tri komuna te Dardanis dhe shqiptaret te mbijetojn perkunder veshtirsive qe ju paraqiten vazhdimisht...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyWed Dec 05, 2007 10:43 pm

Dita e flamurit na bashkon nga Lezha, Manastiri, Medvegja, Prizreni e çamëria

Marr nga :

http://medvegjaonline.com/forum/showthread.php?t=792
Shoqata humanitare 'Medvegja' në Fully të Zvicrës kremtoi 95 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Fulla, Valis 02 dhjetor(Medvegja.info)

Përmes një Akademie solemne, në Fully të Valisit Zvicër, Shoqata humanitare 'Medvegja' shënoi 28 Nentori – Ditën e Flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, daljen në skenë të UçK-së, si dhe datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Shoqata humanitare 'Medvegja' njihet me organizimet e mirëfillta ndër vite në diasporë dhe për kontributin e dhënë drejtuar atdheut në situata të ndryshme.
Ç'dimë për Medvegjën Medvegjasitnezvicerrrrh6
Festa e flamurit, kishte mbledhur qindra medvgjas nga e mbarë Zvicra, Franca dhe Gjermania në Fully të Zvicrës, që njihet kjo pjesë si Medvegja e dytë dhe me zemër hapur, pritën Ambasadorin e shtetit shqiptar në Zvicër të respktuarin Mehmet Elezi, kordinatorin e shkollës plotësuese shqipe për Argau, veprimtarin e dalluar Riza Demaj, përfaqësuesin e AAK-së për Zvicër z.Bajram Mulaj, kordinatorin e nëndegës së LDK-së për zvicrën franceze z.Demë Xhaferaj dhe Skender Shehun kryetar i nëndegës për Shaple, familjarin e dëshmorit të UçPMB-së Mitat Musliut, z.Fazli Musliu, njëherit arkatar i shoqatës Lugina e Preshevës, miqë zvicerianë, si dhe veprimtarin Murat Avdiun.

Me një skenë shumë domethënëse, që ishte i vendosur flamuri ynë kombëtar e në anën tjetër edhe ai zvicerian, ishte edhe një portret i Skënderbeur, Ismail Qemajlit, Adem Jasharit, presidentit të ndjerë të Kosovës prof.Dr.Ibrahim Rugova

Kryetari i Shoqatës humanitare 'Medvegja' z. Zenel Neziri e hapi programin dhe në fjalë e tij, tha se jam i nderuar qe t’iu pershendes dhe t’iu uroj 28 Nentorin - Diten e Flamurit, ne emer te kryesisë së shoqatës Medvegja dhe në emrrin tim personal. Jemi mbledhur të gjithë sot shumë larg atdheut, por në një vend mik të kombit tonë, në një vend që e ka pranuar dhe e pranon pavarësinë e shtetit të Kosovës, në një vend që më së miri respekton të drejtat e çdo kombi, të kujtojmë dhe të festojmë 95 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Para se të fillojmë me programin Ju kisha lutur që me një minutë në heshtje ti përkujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë për liri nëpër kohëra të ndryshme që ka përjetuar atdheu.Lavdi të gjithë dëshmorëve. Edhe pas 95 vjetëve pavarësi të shtetit amë Shqipëria, na vjenë erë e ftoftë robërie që ngrinë edhe ajrin nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Tetova, Malcia e çamëria, me një Medvegjë të rrethuar me xhandarë serbë, me një Malci të rrethuar me ushtri të hekurt dhe duke u burgosur vëllezërit tanë të pafajshëm e me Maqedoni të zhurmshme, e me çamëri të lidhur nyje robëri.
Ç'dimë për Medvegjën Medvegjafullywd9
Kryetari i shoqatës z.Neziri menjëherë ftoi Ambasadorin e shtetit shqiptar në Bern z.Mehmet Elezin i cili u ndal me disa fjalë para të pranishmëve:'Të nderuar medvegjas, të nderuar bashkëkombas, edhe medvegja, Malcia e çamëria, janë në flamurin kombëtar kuq e zi, sot jemi mbledhur të gjithë rreth flamurit kombëtar, prandaj kjo datë, është e shenjtë dhe na don që të jemi edhe më të bashkuar, në çdo qytet a fshat që flitet shqip.

Prezenca jonë, tregon qartë se Medvegja nuk harrohet asnjëherë.Jemi në prag të pavarësisë së Kosovës dhe shumë shpejt do ta festojmë së bashku, prandaj ky shekull është i yni, të punojmë dhe të veprojmë unik për të mirën e atdheut'.
Moderatorët e këtij solemniteti, nxënës të shkollës plotësuese shqipe treguan qartë, se gjuha shqipe do ruhet me vullnetin më të mirë që e kemi. Referati kushtuar kësaj date i përgatitur nga sekretari i shoqatës z.Fadil Selmani u mirëprit nga të pranishmit. Fjalën përshëndetëse e mori nga kryesia e shoqatës edhe kordinatori i shkollës plotësuese shqipe për Argau, z.Riza Demaj, ku ndër të tjera potencoi: 'Se jemi mbledhur sonte nga Tirana, Peja e Rugova, Tetova e Malcia, rreth flamurit kombëtar, rreth një ideali, dhe na bashkon hymni kombëtar, na bashkon gjuha amtare, prandaj duke e njohur gjuhën tonë dhe duke nderuar traditat tona kombëtare e duke dashur atdheun, mendojmë shqip dhe respektohemi shqip.

Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, si dhe viset tjera shqiptare, do jenë pjesë e pandashme e trungut etnik shqiptar.Me besa besë, do realizojmë qëllimin tonë final, ate që kanë luftuar stërgjyshërit tanë nga Roma e lashtë e gjerë më sot.Ndërsa përfaqësuesi i AAK-së për Zvicër, z.Bajram Malaj, para të pranishmëve tha se: 'Jemi mbledhur sonte në këtë solemnitet me medvegjasit, me vëllezërit tanë të festojmë ditën e pavarësisë së shtetit amë dhe datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.Medvegja, e tërë Kosova Lindore, nuk do mbeten hije për ne kosovarët, por Kosova Lindore do të jetë temë e shpirtit dhe zemrës sonë'.

Xhaxhai i dëshmorit të UçPMB-së Mitat Musliut z.Fazli Musliu tha se:' Gëzimi dhe dhembja janë të mëdha në këtë ditë të 28 Nëntorit, por çdo herë kur e shihni flamurin tonë duke valuar, mburruni, sepse jeni meritorë, dhe ky ishte ideali i të gjithë atyre që luftuan dhe u flijuan. Kosova po ecën me hapa të sigurt drejt ardhmënisë dhe dashur pa dashur armiqtë tanë, Kosova do të bëhet një shtet për ta lakmuar të gjithë. Këtë e fituam me gjak, nuk na e dhuroi askush ,dhe këtë do ta mbrojmë'. Edhe kryetari i nëndegës së LDK-së për Shaple z.Skender Shehi, falënderoi për ftesën dhe rikujtoi, se shoqata humanitare medvegja, para disa viteve në një solemnitet të rëndësishëm, po në të njetën sallë, ka pasur musafirë edhe të ndjerin Mandelën shqiptare Pjetër Arbnorin. http://medvegjaonline.com/forum/showthread.php?t=792

Kjo shoqatë ka punuar dhe është duke punuar gjithnjë për humanitet dhe në sfera tjera që kërkohet nga atdheu.Kemi qenë bashkë me Medvegjë, jemi dhe do të jemi. Prandaj, sa kemi hise në flamur, aq ka hise edhe Kosova Lindore'.Me disa fjalë, të pranishmit i përshëndeti edhe veprimtari Murat Avdiu nga Tërnoci i Kosovës Lindore, ku theksoi, se flamuri ynë kuq e zi, një ditë do të valojë i lirë edhe në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë, e Malci.
Ç'dimë për Medvegjën Medvegjaady4
Me një Shqipëri të fortë, e me Kosovë të pavarur do të jemi edhe ne më të lirë, prandaj le të jetë ky vit i fundit që festohet pa pavarësinë e Kosovës.Edhe mësuesi zvicerian Ferderik Carron, i fascionuar me unitetin e shqiptarëve dhe me organizimin e medvegjasëve, me disa fjalë përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se është kënaqësi e veçantë kur sheh një numër kaq të madh shqiptarësh për të festuar ditën e flamurit dhe të shtetësisë së Shqipërisë. Këta nxënës shembullor të shkollës plotësuese shqipe dhe të gjuhës franceze, më gëzon pa masë, me dhuntinë natyrore që kanë drejt atdheut.Kosova një ditë shpresojmë se do të jetë e pavarur dhe kam shumë fjalë të mira për shqiptarët kudo që janë. Respekt dhe gëzuar ditën e flamurit.Kryesia e shoqatës humanitare 'Medvegja', ambasadorin Elezi, kordinatorin e shkollës plotësuese shqipe për Argau z.Riza Demaj, përfaqësuesi i AAK-së për Zvicër Bajram Mulaj, xhaxhai i dëshmorit të UçPMB-së Mitat Musliut, z-Fazli Musliu, kordinatorin e nëndegës së LDK-së për zvicrën franceze, z.Demë Xhaferin, veprimtarin Murat Avdiu, si dhe producentin Husaj dhe ekipin e TV Diaspora për Zvicër dhe redaksinë e gazetës kombëtare 'Bota sot', iu ndau nga një mirënjohje respekti për kontributin e dhënë kësaj shoqate dhe Medvegjës në përgjithësi.Këto mirënjohje i ndau kryetari i shoqatës Z.Zenel Neziri,
Gjithashtu, përfaqësuesi i AAK-së z.Bajram Mulaj, në emër të AAK-së iu ndau një libër 'Haradinaj dhe Haga' kryetarit të shoqatës humanitare 'Medvegja'.Me një program të pasur kulturo artistik, i udhëhequr nga shoqëria kulturoro artistike 'Medvegja' e formuar para katër muajsh, dha një program të pasur me këngë, recitime e valle, nga trevat e ndryshme të atdheut, sa që të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me programin e përgatitur.Në fund të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur nga mikëpritja dhe programi i Shoqërisë kulturo artistike 'Medvegja' dhe mbetën me shpresë se një ditë do ta festojnë edhe pavarësinë e Kosovës.

Per ta ruajtur Traditen kombetare Medvegjasit u organizuan mir ne perendim duke formu shoqata te ndryshem kulteturore e humanitare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyThu Dec 06, 2007 12:15 am

Fatlum faleminderit për informacionet që na i solle në lidhje me aktivitetet e popullit nga Medvegj ....
Por Nëntori sot figuron vetëm në histori, sepse politikajt aktual me turpin që po e bëjnë sot e kanë nëpërkëmbur nocionin popull, popullin i cili i lindi Nëntorët, politikajt tanë aktual turpin që e bëjnë sot e mbulojnë me lavdinë e Nëntorëve në të kaluarën.
Sot vjen dhe shkonë Nëntori, nga politikajt aktual nuk përmendet as Medvegja, Presheva, Çamëria dhe as shqiptarët nën robrin e malazezëve ... Nuk ngritet as zëri diku në botë se Shqiptarëve nën Maqedoni ju ndalua Flamuri e aq më keq se u futë garda e Car Llazarit në Maqedoni pak javë para 28 Nëntorit.
Andaj ta zënë në gojë Nëntorin politikanët tanë aktual, si në Kosovë poashtu edhe në Shqipëri do të thotë ta bëjnë më të theksuar mjerimin e tyre.
Që ta bëjm Nëntorin, Nëntorë duhet që e djeshmja të jetë udhëzuese e së sotmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyThu Dec 06, 2007 11:58 pm

Sofra ajo qfar ti thua me te vertet eshte e drejt

Une personalisht jam shum i kanqun qe se paku dikush si shoqata ne fjal merret me Bashkimin e shqipotareve ne ket rast ne Zvicerr.
Nuk duhet te harrojm aktivitetin humanitar te SHKH ,,Medvegja'' me seli ne Zvicer e cila ne kohrat me te veshtira i doli ball varferis ne Kosove duke i ndihmu shum famuilje te deshmoreve.

Perkunder asaj qe neve ne Medvegje edhe sod ne shekullin 21 na mohohet e Drejta e festimit te festes me te rendesishme kombetare 28 Nentori nga pushteti serb,jam i kanqun qe se paku dikun ne diaspor shqiptaret e kesaj komune jan organizue ne mas te madhe dhe festojn si gjith shqiptaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyFri Dec 07, 2007 1:43 am

E di fatlum se dikur kam përcjell aktivitetet e pothuajse shumicës së partove, lëvizjeve dhe shoqatave në Zvicër.
Ajo që ti e thua është më se e vërtetë, të gjitha kto gjëra ndodhën pas viteve të 90 -ta kur u shkatrrua globi Shqiptarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyTue Jan 22, 2008 5:08 pm

marr nga:http://www.medvegjaonline.com/forum/showthread.php?p=3139#post3139

Shqiptarët e Medvegjës stoikë nëpër shekuj

Shkruan:Selman REXHEPI

Gjatë dhe pas Lutftës së Dytë Botërore forcat partizano-çetnike masakruan dhe ekzekutuan shumë shqiptar të komunës se Medvegjës.Një shqiptar i moshuar nga kjo komunë,me emrin Feriz Veseli,I lindur në vitin 1915 në fshatin Sfircë,i cili tani jeton në Fushë-Kosovë,deklaron se në vitin 1944 këto forca i kanë rrëmbyer shumë shqiptarëdhe I kanë pushkatuar diku ne Serbi,në Sllamnik të Bojnikut.

Musli Rexhepi Rafuna nga fshati Tupallë,i cili jetoj 103 vjet,gjithmon e cekte se gjatë Luftës së II botrore forcar serbe partizano-çetnike,në krye me komandantin e Batalionit të dytë,të stacionuar në Sfircë,,Miloje Milojkoviq nga Gazdari i Medvegjës,kanë Dhënë urdhër që shqiptarët e rrëmbyer të pushkatohen.

,,Me pranga në duar,të lidhur me zinxhirë dhe duke u rrahur me kondakë nëpër oborrin tone,të shtyr nga forcat çetnike’’deklaron Mihane Ademi,një grua e moshuar nga Sfirca.
‘’Atëher isha vetëm 15-vjeqare,kur e kam pare atë skenë të tmerrshme.të cilën nuk kam mundur ta harroj kurrë,edhe pse tash jam 85 vjeqare.
është me se e sigurt se forcat çetnike serbe ndërmorën këtë aksion kundër shqiptarve të Sfircës dhe Gërbacit,dhe fshatrave tjera të Medvegjës,të revoltuara nga humbjet në njerëz që pësonin në Kosovë ne përballje me trimat e Shaban Polluzhës dhe atdhetarve tjerë.Gjithashtu sipas burimeve të sigurta dihet se këta njerëz i dërguan fillimishtë në burgun e Leskocit ,ku i mbajtën katër ditë,ndërsa më pas me urdhrin e komandantëve çetnikë Milivoje Simanoviq nga Pusta Reka dhe Miloje Milojkoviq nga Gazdari ,i pushkatuan diku,duke mbetur mister vendi i pushkatimit dhe varrimit sot e asaj dite.Nga këto forca u vranë edhe shumë shqiptarë tjerë të Medvegjës.
http://www.medvegjaonline.com/forum/showthread.php?p=3139#post3139
Shqiptarët e vrarë dhe të masakruar për të cilët kemi dëshmi të sgurta,ndër të tjer janë:Halim Duli,Halit Duli(Vllezër),Hafiz Vrapca,Avdil Vrapca,Ajet Veseli,Rexhë Veseli,Hamit Ademi,Sylë Xheledini,Arif Emini,Fazli Emini,Vesel Beha,Sherif Hajrullahu,Emin Abazi,Arif Abazi,Selim Abazi,Hajdin Behluli,Jashar Zejnullahu,Brahim Zejnullahu,Tahir Halimi,Rexhë Rexhepi,Shaban Salihu,Asllan Rexhepi bashk me djalin,Bajram Rama,Malë Murati,tre vllezrit Munishi,Sejdi Osmani,Hajriz Heset,Rexhë Mehmeti,Ajet Mehmeti,Mehmet Mehmeti,Ahmet Bajrami,Hatem Fazliu,Selman Hajdari,Tahir Syljemani,Myrt Zejnullahu e tjer.

Shpresojmë se në të ardhmen do të ndriqohen të gjithë emrat e të ekzekutuarve tjerë,jemi duke punuar Intensivisht që të botohet libri me këta emra sa më parë.Këta shqiptarë u kidnapuan me dhunë më datën 04 dhjetor 1944 ku ishte natë e Bajramit,kurse u ekzekutuan ne fshatin Sllamnik te Bojnikut dhe u varrosen ne varrezat masive.

Svetozar Vukmanoviq-Tempo i dërguari special i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste te Jugosllavis në nëntor të vitit 1941,mban mbledhje në Banjë të Sajrinës ,ku merret vendim për tu likuiduar Zenel HAJDINI,Veli DEDI dhe Hajdar Gjemën fetyrat më emintente shqiptare të këtyre trojeve.

Zenel Hajdini vritet në tradhti nga serboçetnikët,Veli Dedi vazhdon rrugën për në Shqipëri,kurse Hajdar Xhema vazhdon rrugën për në Amerikë.

Përndryshe,nga Medvegja kanë dalë prore djem trima dhe burra të mëdhenj.Nga Dedi i Medvegjës gjenerali me famë botrore,Veli Dedi pastaj heroi i popullit Zenel Hajdini,Vllezrit Xhema nga Tupalla që kontribuan as shumë ne ShBA për qështjen e Kosovës,Akademik Idriz AJETI e tjer.

Në një rast kur më 1946 Gjeneral Dedi kthehet nga lufta e Spanjës dhe i ben nje vizitë familjes,ai befasohet për të mirë nga rezistenca dhe gatishmëria e burrave për ti mbrojtur trojet e tyre,ne veqanti nga sakrifica e Musli Rexhepi Rafuna me vëllezrit Sadriun,Sejdiun,Ademin,Halilin,Brahimin dhe Ajetin,pasi i falenderon për gjumin e qetë që bëri në vendlindje,ua ndanë nga një medalje ushtarake dhe vazhdon për në Shqipëri.

Ç'dimë për Medvegjën Muslirexhapisf4
Musli Rexhapi RAFUNA

Në dekadat e fundit,nga këto tortura dhe nga burgu e maltretimet shumëvjeqare vdiqn edhe dy atdhetar të mdhenjë të qështjes shqiptare:Sadik Jashari dhe Dylber Beka
,i pari i mbajti 13 vjet burg ne Foçë,ndërsa i dyti i burgosur politik nëpër kazamatet serbe.Në vitin 1991,edhe autori i këti shkrimi ishte keqtrajtuar në mënyrën më brutale nga inspektori Miqa Jankoviq,duke i shkaktuar regjim 10-vjeqar shtrat,pas dhunës dhe trajtimit që e bën madje edhe mantel bardhët në spitalin e Leskovcit.Kjo dhunë dhe këto reprezalje patjetër se i lindën edhe dy trima e pa epur të UçK-së në Kosovë Dëshmorët e kombit Florim Rushiti-Kingji dhe Hashim Hajdinin.
Pas lutës dhe çlirimit të Kosovës më 1999,në komunën e Medvegjës u stacionuan ushtria dhe policia serbe,me të njejtin program dhe skenar si ai i viteve te pasluftës se dytë botrore.Derrat serbë,sipas dëshmitarve okular,me mish derri e kanë festuar humbjen ne Kosovë dhe në hotelin,,Gejzer'' Banjë të Sjarinës.Eshtë e sigurtë se në darkën e turpit kanë marrë pjes kryeçtnikët Pavkoviq e Ojdaniq,të njohur ne opinionin e gjerë,pastaj kryeçtniku komunal,atëher ish kryetar i KK te Medvegjës Zhika Pavloviq,komandantët e policis nga Beogradi,Nishi,Kragujevci,Leskoci,Lebana,Bojniku,M edvegja e tje.Dhe qëllimi i takimit ishte përpilimi i strategjis së përzenies së shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore gjë të cilën për fat të keq,edhe e realizuan,përkundër luftës dhe rezistencës që e zhvilloi pas kësaj UçPMB-ja.Kjo,pa dyshim se u arrit me ndihmën e vasalëve dhe bashkpuntorve serb,si dhe të bashkesisë ndërkombëtare,e cila këtë pjes të trojeve shqiptare dhe këta njerz i trajtoi dhe vazhdon t'i trajtojë si monedhë për kusuritje. http://www.medvegjaonline.com/forum/showthread.php?p=3139#post3139
Por,si do që te jetë,si do që të zgjidhet fati i të gjitha trojeve shqiptare kudo ne Ballkan,edhe Shqiptarët e Medvegjës e kanë tanimë vetëdijen e fort se nga vendlindja e tyre janë privuar vetëm përkohsisht dhe se vetëm atje di ta bëjnë gjumin e qetë dhe të ëmbël.

(Autori është veprimtar dhe i zhvendosur nga Tupalla e Medvegjës me dhunë dhe represion serbosllav
)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Përshëndetje të sinqerta   Ç'dimë për Medvegjën EmptyThu Mar 06, 2008 1:14 am

fla Edhe nje her shpreh Urimin tim gjith popullit shqiptar me rastne pavarsis se KOSOVES

Nje video per medvegjen ndoshta i intereson ndokujt:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyThu Mar 06, 2008 2:04 am

Ju falemnderit per keto te dhena dhe pamje qe po sjellni , sepse jane vertete me interes
nderime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyThu Mar 06, 2008 3:18 am

Fatlum të falënderojë për këto shkrime , foto dhe inçizimin për Medvegjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyThu Mar 06, 2008 3:22 am

Mbetesh i shum po shume i respektuar fatlum nga une,per gjithe kohen qe mere e pasuron kete teme,si dhe e verteta qendron, personlishte shume ka mesuar nga kjo teme per Medvegjen .RESPEKT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën EmptyThu Mar 06, 2008 10:55 pm

Qe edhe nje video e njejta keng e kendon tjeter kush dhe eshte shum me e zgjeruar.Qellimi yn kryesor eshte qe sa me shum shqiptaret te njihen me nje vend qe ishte dhe do jet shpresojm toke shqiptare .Medvegja deri ne vitin 1912 ishte pjes e Vilajetit te Kosoves.

Ju falenderoj per komentet

https://www.youtube.com/watch?v=NZDhhuMfUVc
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Sponsored content

Ç'dimë për Medvegjën Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ç'dimë për Medvegjën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: