Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ç'dimë për Medvegjën

Shko poshtë 
+23
xhema
meri
Mister
haxhiu
arbeni24
Delia
xhiti
Driniiiii
detektivi
kacimix
Orfe@
el43
idol
rroni
luan mreti
eri M
fi2a1
ficam
Euridika
Leka i Madh
Beton
Sofra
fatlum
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyMon Jan 05, 2009 6:10 pm

Fatlum a ke njohuri a jane akoma shumice shqiptaret ne keto vendet e shenuara me ngjyre te kuqe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyMon Jan 05, 2009 7:34 pm

hehehe allahile ku e more qat harte nese bon me ditt????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyWed Jan 21, 2009 12:58 am

Leka i Madh ne ato vende qe jan te shenuara me te kuqe,jan tokat e shqiptarve dhe ka ende shqiptar ndoshta jo shum mirpo dominojn.

Pershembull ne Tupallë nuk jeton as nje serb,ne Kapit po ashtu as nje serb,Sjarine dominojn ende shqiptaret po ashtu edhe ne Banje te Sjarines,ne Llapashtic tashme dominojn serbet,ne Gjylekresht ende dominojn shqiptaret ,ne Svirce dhe Gërbac nuk jeton asnje serb,Rama Banja dhe Baja e Vjeter jan te dominume prej shqiptarve kurse qyteti i Medvegjes eshte i perzier por e dominojn serbet.

Edhe keto fshatrat tjera qe tashme jan te shenuara me te zez deri ne vitet 1912 qe te gjitha kan qen tersisht te banuara me shqiptar.

Kacimix e kam cek edhe ne fillim se harten e kam marr nga Medvegja.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyFri May 29, 2009 1:16 am

E pash te nevojshme qe ky artikull te jet te Bashkimi Kombetar, e kam huazuar me leje nga Medvegja.net.




Fotoreportazh nga Akademia Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit Florim Rushiti - “Kingji” dhe Hashim Hajdini

Fushë-Kosovë, 26 maj 2009 (medvegja.net)


E diela e parafundit e majit të sivjetmë ishte e veçantë për shqiptarët e Medvegjës, ngase me një akademi përkujtimore u përkujtuan dy Dëshmorët e Kombit, të rënë më 1999 në luftën e UÇK-së, Florim Rushiti - “Kingji” dhe Hashim Hajdini, gjatë së cilës pati lot pikëllimi, por njëkohësisht edhe krenarie dhe mburrjeje kombëtare. Për këtë ishin bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe gjithçka filloi e përfundoi siç ishte planifikuar. Për të qenë kështu, 5-6 ditë më parë ishte zgjedhur Këshilli Organizativ, i cili me përpikëri i kreu të gjitha detyrat e parashtruara, në këtë përbërje: (Abaz Kadriu, kryetar; Jonuz Fetahu, Burim Uka, Riza Sadiku, Ajet Dalipi, Hamzi Arifi, Selman Rexhepi, Fitim Avdili, Zymer Ismajli dhe Behlul Hajdini).
Në kohën e caktuar, saktësisht në orën 11.00, të gjitha rrugët e Fushë-Kosovës e kishin vetëm një drejtim, Shtëpinë e Kulturës, ku ishte organizuar gjithçka për pjesëmarrësit, të cilët me praninë e tyre e nderuan veprën e këtyre dy dëshmorëve, ndër të cilët duhet veçuar edhe praninë e zëvendësambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Xhevat Mustafa dhe Ferid Aganin, kryetar i Partisë së Drejtësisë,Rexhep Abazin kryetar i LDI-së,Lulzim Ibishin nga OVL-UÇPMB-së.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Img8642v
Ferid Agani,Rexhep Abazi,Lulzim Ibishi,Labinot Krasniqi

Fillimisht u ekzekutua Himni Kombëtar, ndërsa më pastaj, në nderim të veprës së këtyre dëshmorëve dhe të gjithë atyre që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare, u mbajt një minutë heshtje. Konferencier i shkëlqyeshëm dhe me gjakftohtësi të veçantë ishte i riu Burim Uka, i cili kontribuoi që Akademia të ketë rrjedhë të një formati mirë të organizuar.

Në fjalën e rastit për jetën dhe veprën e këtyre dy dëshmorëve Medvegjas foli Jonuz Fetahu, i cili, ndër të tjera theksoi:
“Florimi lindi në pranverë, në pranverë e veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po në pranverë ra në fushën e nderit. Pranverën ai e llogariste liri, sepse edhe emri i tij jo rastësisht kishte kuptim floriri. Ai sapo i kishte mbushur njëzet pranvera, kur u bë kurban i një pranvere të madhe, i një pranvere gjithëshqiptare me emrin Liri. Ra në malet e Pashtrikut, në ndihmë e sipër shokut të plagosur, më 26 maj 1999. Rrugës së tij shkoi edhe i vëllai, Lulëzimi, i cili gjithashtu e shfrytëzoi rastin që ia ofroi Atdheu - e veshi uniformën e UÇK-së. Me rënien e Florimit, ai mbeti pa njërin krah, por u bë më i pasur për një dëshmor, për një flori që e deshi Atdheu, që mbeti i skalitur në themelet e së tashmes dhe të së ardhmes”. Më pas, duke e përshkruar figurën e Hashim Hajdinit, ai tha: “Hashimi i përgjigjet zjarrit me zjarr, plumbave me plumba, luftës me luftë. Një i vetëm përballë një morie të tërë vrastare. Horrat gjakatarë natën i tërheqin viktimat e veta nga plumbat e Hashimit, e dikur vonë një plumb armik arrin ta plagosë edhe atë, kurse nëna i vritet, por ai edhe në atë gjendje vazhdon t’u qëndrojë pranë edhe më tutje prindërve të tij. Të nesërmen lufta fillon sërish, diku kah ora dhjetë e mëngjesit, e cila zgjat deri rreth orës 15.00 të pasdites. Tani edhe më e rreptë dhe më e egër. Të shtënat nga brendia e shtëpisë nuk pushojnë deri në frymën e fundit, deri atëherë kur gjithçka bëhet rrafsh me tokë nga arsenali tepër i rëndë, që nënkupton se brenda flijohet edhe dëshmori ynë, bashkë me të dy prindërit, jeta e të cilëve u shpagua shumëfish më shtrenjtë. Ajo natë ishte e kobshme edhe për shumë qytetarë tjerë të Fushë-Kosovës, ndër të cilët martirë lirie bëhen edhe rreth 40 bashkëvendës tanë të tjerë”.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Img8592
z.Jonuz Fetahu

Në akademi gjithashtu u tha se për lirinë e Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare ndodhën shumë beteja, shumë sakrifica, shumë tortura, viktima e vrasje të të gjitha llojeve. Një fjalë të shkurtër për medvegjasit që u bën theror lirie në forma të ndryshme e paraqiti zotëri Ajet Dalipi, i cili e lexoi edhe një regjistër me mbi 40 të rënë nga Komuna e Medvegjës, shumica në Fushë-Kosovë, por edhe gjetkë nëpër Kosovë.

Zëvendësambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Xhevat Mustafa, duke e nderuar veprën e këtyre dy dëshmorëve, tha se ata janë bij jo vetëm të Medvegjës e të Kosovës Lindore, por të tërë shqiptarisë, ngase ata i kaluan përmasat lokale të kufijve.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Img8612q
z. Xhevat Mustafa
Ndërkaq Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë,,shpreh falenderimin për mundsin që më dhat ti shpreh ndjenjat e thella për këta deshmore, dhasht Zoti i Madhërishëm që të jemi në nivel të detyrave që këta dëshmor i vun para neve ‘’ai e çmoi si të pashembullt heroizmin e tyre, duke theksuar se me ta duhet të mburret, jo vetëm familja, por çdo shqiptar me ndjenja kombëtare dhe atdhetare.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Img8615
z.Ferid Agani
Emocionues ishte në veçanti momenti kur në skenë doli Lulzim Rushiti, i vëllai i dëshmorit Florim Rushiti, i cili tha: “Duke ju falënderuar nga zemra për këtë organizim vërtet madhështor që ia kushtoni vëllait tim, Florimit, ju bëni që unë dhe familja ime të ndihemi më lehtë dhe më mirë, por edhe më krenarë që e patëm një vëlla dhe djalë trim me të cilin mburret i tërë kombi shqiptar, sepse ai e fali gjënë më të shtrenjtë në moshën më të mirë - jetën.Nderimin që ia bëni atij, ia bëni vetes, ua bëni trojeve shqiptare, Medvegjës dhe tërë Kosovës”. Një fjalë gjithashtu emocionuese e tha edhe motra e dëshmorit Hashim Hajdini, zonja Hatixhe Hajdini.

Më pas, u vazhdua me një program të shkurtër artistik. Për fillim, imazhe të skenave të luftës dhe përjetime të veçanta me një monolog të shkëlqyeshëm solli aktori Avdi Gërvalla, ndërsa u recitua edhe poezia “Shqiponjat e Medvegjës”, nga e cila do të veçonim vargjet:

“Florim Rushiti djalë floriri
Hashim Hajdini më i madh se trimi,
Rrokën armët, me zemra luani
Nuk kursyen asgjë, kështu i mësoi vatani”.


Dy këngë të bukura folklorike kushtuar dëshmorit Florim Rushiti i kënduan Adem Osaj e Remzi Krasniqi dhe dueti Skender Fejzullahu e Mendim Asllani.

Kurse një këngë të bukur kushtuar Hashim Hajdinit e interpretoi këngëtari Gani Demolli, kurse krejt në fund Shoqëria Kulturo-Artistike“Shqiponjat e Medvegjës” e ekzekutoi vallen e njohur me titull “Vallja jonë po fillon”.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Img8657
Gani Demolli dhe Shoqëria Kulturo-Artistike“Shqiponjat e Medvegjës”Pas përfundimit të kësaj akademie përkujtimore u bënë homazhe te busti i bashkatdhetarit Hashim Hajdini, i cili hyri në histori me një heroizëm të pashembullt, gjë e cila bëri që ai të jetë i shkrirë në bronz në qendër të Fushë-Kosovës.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Img8700u
Homazhe,Abaz Kadriu ,Riza Sadiku,Zymer Ismajli
Më pas, u organizua shkuarja në Landovicë për homazhe te varri i dëshmorit Florim Rushiti me një autobus gratis nga agjencia turistike “Selo-Turs”. Për të pranishmit u shfaq edhe filmi dokumentar kushtuar dëshmorit Florim Rushiti “Kingji”, i realizuar nga Radio-Televizioni i Kosovës.

Si poentë e kësaj akademie përkujtimore doli amaneti dhe porosia e vetme e këtyre dy dëshmorëve: Të mos e nëpërkëmbim lirinë e fituar me gjakun e tyre.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

Këshilli Organizativ

Fotografit i ka realizuar Samir Shahini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyFri May 29, 2009 1:39 pm

Qka po lavderoi more te mjere.Qe bete luften badihava dhe prap ner shka!
Lavderohi per Riza Halimin pro serbin e keni ca deputet te shitur ne komuna.
Ju sundon shkau!
Festoni flamurin multietnik te kosoves nje flamur pro serbe.Festoni ,,pavaresin e kosoves" pa sovranitet pa komb pa ushtri.
A nuk shiqoni punet e juaja ti rregulloni ku per qdo dite po ju vret shkau si lepujt!
Perkrahni ishe udbbashet tradhtaret ne kosove.
Po edhe Thaqi edhe ramushi tradhtuan luften si te ju Muslit e ata te shitur qe jane pasunue ne emer te luftes e prap bejne biznes me shkaun!
Une ju shiqoi se si sju vjen turp ne manifestime te juaja valon flamuri multietnik pro serbe i kosves ne vend qe te valon flamuri i gjakut i Uck se i deshmoreve qe dhan jeten flamuri kombetare me shqiponje!
Bile njeri me larte qenka lavderuar se ka deputet shqiptare ne kolacion me kryetarin serbe!
Po jeni te qmendur1
3% serbe kane marre gjysmen e kosoves kurse te ju 15% shqiptare asgje!
Turp turp .
Ka ka shqiptare te shitur.
Shiqo ne Maqedoni pse luftoi Ali Ahmeti as nuk kane kurrfar te drejte.
per pushtet dhe tashe ju vrahen shoket e vete bile edhe vet i denon!
Turp turp.
Ne medvegj ska mbet shqiptare! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 1:30 am

Askush spo lavdrohet zotri detektiv i ,,mjer''thjesht e solla ket artikull ne ket tem sepse e pash te nevojshme per mi informu antaret e forumit Bashkimi Kombetar me aktivitetet e Medvegjasve.

Sa i perket flamurit multietnik,as se kemi vu ne as qe na vet kush a e pranojm ne Akademia eshte mbajt ne shtetin e Kosoves dhe si te till obligohen ta vendosin .Sa i perket asaj a kan mbet shqiptar ne Medvegje a jo mund te vish dhe te shikosh,un mendoj se ja vlen ti kujtojm ata Deshmor Medvegjas qe kan rene per lirin e Kosoves.Te jesh i bindun se ata nuk e kan dit qe luftojn per flamuj multietnik.

mos fol pallavra ketu se nuk eshte tema e till

Mirpo me sa duket ti qenke njeri nga ata udbasht qe aq shum i permend,thirresh me patriotizem ekstrem e nga ana tjerter ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 5:22 am

Fatlum pershendetje.
Vetum e vazhdo e sjell shkrime te tilla, keto shkrime e pasuroin forumin BK.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 9:52 am

Fatlum!
Turp pere ty qe me thua udbashe!
Kjo fjal te pa ha djeg ,(ndoshta je vet).
Une i pashe do lavdata per Riza Halimin per koalicion me shkijet eper Idriz Ajetin edhe ai nje udbashe!
NUk mundet te jet udbash ai qe perkrah bashkimin kombetare as ai qe nuk pranon flamurin multietnik as ai qe kritikon udbashet Riza Halimi ata qe shkelen ne gjakun e deshmoreve Jonuz Musliu e shum tjere.
Qka do te thot extremizem extrem ,ske lidhje e ne anen tjeter qka !
Nuk din se qka thue fare tu kian perzi kabllat.
Mos shkruaj pa lidhje kinse po thua diqka e nuki din se qka.
Ti smundesh te me thuash udbashe mua pse kerkoi qe te valon nje flamur kuq e zi.
Ateher dihet se kushe eshte i dyshimte. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 9:56 am

Me fal qe i thua detektivit udbash,
Se ky eshte nje atdhetar dhe patriot i shquar! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 10:21 am

Fatlum!
Ai qe ka mizen nen kapuq tregon vet!
Une ty asgje nuk te thashe ,po perhajr te kofte!
Mos e vet budallen se te kallxon vet!
Mire te ka thene xhiti!

Pse i quan shqiptaret extremizem ,pse flet gjuhen e serbeve! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 5:56 pm

Xhiti,me ty se pata as qe te kam permend fare ne shkrimin tim.Shkrimi im ju drejtua Detektivin qe e quan turp te kujtohen deshmoret e kombit.e nese je ti dhe detektiv i i njejti person ateher kjo eshte diqka tjeter.Ti smund te me diktosh mua qka shkruaj,un e di qka deshiroj te them me kupton ti apo jo eshte diqka tjeter.Pastaj zotri duhet te kesh parasysh qe kur sjell nje artikull nga nje web faqe tjeter nuk do te thot qe te jet qendrimi im personal.Qellimi im ka qen te pasuroj ket tem me te dhena per Medvegjen dhe Medvegjasit.
E per Akademik Idriz Ajetin skam qka te shtoj e njohin qe te gjith prej presidences shqiptare e deri te ajo e Kosoves..I dekoruar nga Presidenti Rugova,nga Presidenti Sejdiu,ishte kryetar i par i kuvendit te Republikes se Kosoves,rektor shum vjeqar i UP-se,Albanolog i shquar e ti ta quash udbash.Me siguri as ti su beson vet fjaleve qe i thua.
Sa i perket asaj se qka i kam then un detektivit i/e nderur,nuk kam then asgje te jashtezakonshme un se di qka eshte detekviti un flas vetum ne baz te asaj qka lexoj ne kete Forum.Nje njeri qe thot se eshte turp ti kujtosh deshmoret e kombit per mua eshte vetum udbassh.

Detektivi,titullin tend smund te ja dhurosh askujt aq me pak nje titull kaq te mrapsht.Askush nuk i quajti shqiptaret ekstremista se shqiptar jam vet mos u mundo te mi shtramberosh fjalet.Te quajta ty ,,patriot'' qe thirresh ne patriotizem esktrem e ne fakt je krejt diqka tjeter.se paku keshtu le te kuptosh nga artikulli yt i meparshem.dhe qendroj prapa asaj qka kam shkrujt.Mos me fol per patriotizem nga Shqiperia e nga Kosova ,eja ne Medvegje dhe do e shohesh se sa veshtir eshte te qenit shqiptar.

Drini,faleminderit vella per komentin.Pa marr parasysh se qka thon disa njerz qe sja don te miren kombit shqiptar e thirren me emer te kombit un do vazhdoj te pasuroj kete tem sa me shum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 6:32 pm

Jo jo nuk thash qendri personal.po mos u ngut ti thuash Detektivit udbashe.Se nuk ka pas shkrim qe te beje me udben.
Po kunder udbasheve.Ti ke perzie kabllat.
Mire eshte qe sjell shkrime te tilla,po kritikat jane te nevojshme.
SE aty ku nuk ka kritika punet nuk jane mire!
PO mos merre barrat e huaja permbi veti!
Vetem vazhdo me pune!
Ju pershendes!
Detektivin e njof dhe eshte prej nje familje patriotike atdhetare! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 7:36 pm

fatlum!
Ku i morre ate baze te me quajsh udbashe!
Apo nuk din te lexon!
Une thashe se shume gjera po shkoj mbrapsi te ju.
me disa individ te pa pergjegjshem!
Psh Thashe per Flamurin multietnik te kosoves neper manifestime sporte qka ka lidhje ai flamur multietnik pro serb qe te perdoret te ju!
Ata shqiptaret duhet si 3% serbet te kerkojne te drejta te barabarta dhe decntralizimin ne baza etnike.
pse serbet ne kosove ja arrijten qka dashten ,se jane te vendosur!
E shqiptaret jane te shitur! fla
Nuk te akuzova ty personalishte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 8:10 pm

Merne veten me te mir se skemi nevoj per perqarje po pomundohemi te bashkohemi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySat May 30, 2009 8:17 pm

Po me ven trandofile e ke!
Po ashtu si jemi punet i kemi! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySun May 31, 2009 12:43 am

Detektivi,ne ate moment qe nje Akademi eshte mbajt ne shtetin e Kosoves jemi te obliguar qe ta perdorim ate flamur multietnik .Jo qe kjo eshte deshir e jona(Medvegjasve) por kur kemi parasysh se sa shum po luftojm per ta pranu Kosoven sa me shum shtete ateher shtrohet pytja se kush jemi ne Medvegjasit qe ta refuzojm flamurin e Kosoves.Fundja shqiptaret e kan nej flamur kombetar fla .

E kam marr te drejten ne ate moment qe ti e ke qujt akademin Turp,pastaj te mjere e shum fjal fyse.


ps.un kisha preferu mos me diskutu ne kete tem per qeshtje qe si takojn kesaj teme.

mirmbetshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySun May 31, 2009 1:08 am

Respekt per ju Fatlum .
Dhe vetum vazhdo te sjellish shkrime te asai ane te kosoves, une nuk hasa ne ato foto qe ju kishit sjell ne flamur multi etnik, por ne ate kombetar, cka jam i bindur qe ne qdo shtepi te atyre shqipetarve valon vetum flamuri yne kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySun May 31, 2009 1:44 am

Fotografi te huazuara nga Medvegja.net

Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992 per bashkangjitje me Kosoven.Fshati Tupalle komuna e Medvegjes,referendumi u mbajt ne masa te dhunshme nga ana e shtetit te Serbis.Mirpo deshira e madhe dhe vullneti i madh per te qen pjes e pandar e nje trungu shqiptar nuk i ndali asnjeher Medvegjasit.Ate bote shum njerz u burgosen u rrahen u maltretuan ne forma te ndryshme.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 3
Tupalla e Idriz Ajetit e Zenel Hajdinit,Medvegja e Gjeneral Veli DEDIT


Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 4

Fotografi shum interesante,jam shum i knaqun qe isha pjes e ketyre proceseve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptySun May 31, 2009 2:42 pm

-NJE PJES E ''PASHKPUTUR ZEMERSISHT'' NGA TROJET SHQIPETARE, POR NE REALITET NJE PJES SHQIPETARE E ANAKTUAR NGA KANIBALET SERBOSLLAV.

-PA PRESHEVE ; MEDVEGJ DHE BUJANOFT KOSOVA NUK DO KA ARDHMERI TE MIREQENDSHEM.

MEDVEGJA NJE TROJ SHQIPETARE E ROBERUAR NGA KANIBALET SERBOSLLAV.........


ps.: esht edhe nje tem per Aksha e keta grupet kishe qe punojn per komb!!!!! ja shiqoni se sa qesharake jan keta.
NE MEDVEGJ DUHET TE VEPROJN KETA GRUPE POR ME VEPRU KETU NUK KAN BOTHHHHHHHH.. ATA VETEM DEKLARATA QESIN NEPER WWW DHE FRYHEN KISHE JEMI DIKUSHIIIII.....

ESHT SHUM PER KEQARDHJEEEE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyWed Jul 01, 2009 6:57 pm

Une moti kam shetit ne kete vend edhe ne qameri e ne bugari ka ka shqiptar dhe kujt kurr nuk u ka interesue per te mjeret qe u kaloi nje pjese e jets se tyre si qeni ne zingjir!Dhe po te analizoim djehin me sot sa shqiptar jan asimilue e shkri ne kombe tjera ?Dhe mendoi nganjeherit mos vall neper lufterat e posherta jemi vrare mes vedi me vellau vellan ?Shume pakes shqiptar e kan dite qe pertej kosoves dhe shqiperise ka shqiptar e tani mundeni me kecyer si pleshti p. por qashtu ka qen vallahi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyTue Jul 07, 2009 2:08 am

Nje keng per Medvegjen nga Shyhrete Behluli

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyTue Jul 07, 2009 12:54 pm

gjithcka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyTue Jul 07, 2009 11:41 pm

Mister ,ka ndonje problem ???
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
meri
Fillestar/e
Fillestar/e
meri


Female
Numri i postimeve : 66
Age : 59
Vendi : itali
Registration date : 12/01/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyWed Jul 08, 2009 1:37 am

Te lumt, Fatlum, per te gjitha shkrimet qe ke sjell ne kete rubriken, per Medvegjen tone te bukur. Mos ua vere veshin te tjereve qe nuk i njofin ato ane, dhe njerezit qe vijne nga andej. Keta nuk e din se Medvegja edhe pse eshte brenda kufirit te serbise, Shqiptaret e Medvegjes luftojne me teper se te tjere per Bashkim Kombetar. Ti vetem vazhdo te sjellesh te rejat nga keto ane dhe te gjithe do te binden se eshte ashtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 EmptyThu Jul 09, 2009 1:47 am

fatlum
ka vetem nje problem se sa shqiptar jetonin ne komunen e medvegjes para luftes se kosoves e sa jetojne sot atje.
ky eshte i vetmi problem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ç'dimë për Medvegjën
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: