Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ç'dimë për Medvegjën

Shko poshtë 
+23
xhema
meri
Mister
haxhiu
arbeni24
Delia
xhiti
Driniiiii
detektivi
kacimix
Orfe@
el43
idol
rroni
luan mreti
eri M
fi2a1
ficam
Euridika
Leka i Madh
Beton
Sofra
fatlum
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyThu Jul 09, 2009 11:40 am

Jetojn dikun 1000 e diqka nderkaq kan jetuar dikun rreth 7500

Nderkaq gjithsejt neper gjith boten tu perfshi edhe diasporen jetojn 17432 Medvegjali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyThu Jul 09, 2009 12:38 pm

fatlum
ne gjith boten duke perfshire edhe diasporen,dmth behet fjale per 17mije e 342 banore
cudi sa pak banore paska nga komuna e medvegjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyThu Jul 09, 2009 4:02 pm

ky vetem po ja futke kot.
medvegjja ska me shqiptare fare pak.
Ky mirret me sali berisha pro serb grek e jo me hallet e banoreve te vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptySat Jul 11, 2009 7:48 am

Ne Medvegje dikur kishte shume shqiptar,tani kan mbetur edhe pakes aty,por çfare shqiptar te fundit dhe a jan shqiptar apo pro ruso serb!
E dijn ma mire ata qe jan shperngulur se fundi dhe keni raste tu beni pyetje neper kosove keni e shqiperi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyMon Jul 20, 2009 11:19 am

Po mister aji eshte numri i pergjithshem i shqiptarve te Medvegjes ndonse ato numra i ken sjell disa organizata jo qeveritare shqiptare dhe disa individ brenda tyre.Nuk do te thot qe jan krejtesisht te sakta,mundet me pas edhe me shume.

Detektivi,me sa duket vetum emrin e ki keshtu sepse informata te sakta nuk ke.Ne Medvegje zotri ka shqiptar ende pak shum ata sa jem.zotri ne Medvegje zavendesprefketin e komunes e kemi shqiptar,kemi arrit ne 2004 te hapim edhe paralelen e shkolles se mesme ne gjuhen shqipe,kemi arrit edhe pak program permes radios lokale te Medvegjes te emitojm ne gjuhe shqipe.Kemi arrit me ju rikthy emrat dhe shkrimet ne vula te komunes dhe strukturave tjera komunale ne Gjuhe shqipe.Shkolles ne Tupalle te Medvegjes ja kemi rikthy emrin qe dikur e kishte nga Zejnell Ajdinoviq ne Zenel Hajdini qysh e ka pas gjithmon.

E keto te arritura jan vetum nje pik uji ne nje pishine,mirpo sdo te ndalemi me kaq sepse te arriten qellimet perfundimtare te shqiptarve te Medvegjes nevojitet kohe dhe pun e jo shkrime palidhje dekurajuse si ato tuajat.

E ti mua smund te me tregosh se a ka shqiptar apo ska ne Medvegje sepse me mir e di une qe jetoj ne Medvegje sesa ti.Perndryshe mundesh ne internet me gjet shum informata per Medvegjen e mos ja fut kot ketu ti.Apo ndoshta ty spo te konvenojka qe un po them se ka shqiptar ne Medvegje gje qe eshte realitet?!Edhe mos me repliko per diqka qe ski lidhje me to,sepse per Medvegjen dhe Medvegjasit neper bote un jam ne gjendje me tu pergjigj ne qdo kohe madje me argumente e jo me fjal koti si ato tuajat.

Tash po e shoh ku te dhemb ty zotri,krejt i paska fajet Sali Berisha per kete debat!po eshte e vertet qe un kam nje simpati te jashtezakonshme per kryeministrin e madhe te shqiptarve Dr.Sali Berisha por me sa di un ketu nuk eshte tema per kete te nderuar.Dhe tek e fundit un se kam vendos ne pushtet po e ka vendos populli shqitar i Shqiperis.
Ajo qka un mund te them eshte se me vjen keq qe skam mundesi te ja jap voten,sepse nuk jam shtetas i Shqiperis.Nuk e di si e parasheh kushtetuta e vendit per shqiptaret qe jetojn jasht Shqiperis ,a mund te marrin ata shtetsin shqiptare? Kismet kete vit kur te shkoj ne pushime ne Durres do mundohem te rregulloj edhe kete qeshtje.

Haxhiu,eshte fatkeqesi qe jan bere gjith ato debime dhe shperngulje nga Medvegja,mirpo jo gjithqka eshte e humbur sepse ende ka mundesi per kthim.Jo qe shteti serb deshiron ti kthej Medvegjalit,por koheve te fundit ka disa levizje nga disa organizata jo qeveritare shqiptare neper bote ne veqanti ato Medvegjase qe po bejn perpjekje per te sigurar nje egzistenc ekonomike per ata qe kthehen.

Per mendimin tim ata qe jetojn tani ne Medvegje perkunder presioneve te vazhdushme nga ana e pushtetit si dhe torturave qe po i bahen keti populli ata jan heronj te vertet .E kurrsesi proserb apo pro rus,nuk perjashtohet mundesia qe te kete te till por nuk kemi te drejt te themi qe te gjith jan te atill i nderuar haxhiu.

E pro serb dhe pro rus mendoj qe jan ata shqiptar te Kosoves qe me te madhe po i marrin dokumentet e udhtimit dhe ato te identifikimit nga strukturat paralele serbe ne Kosove dhe po vin po lajmrohen ne Medvegje,Presheve,Bujanoc madje edhe ne Vranj dhe Leskovc.Per mendimin tim kjo eshte apsurditet,une dje isha ne vendin ku marrim leternjoftimet ne Medvegje dhe paramendoni Shqiptaret e Kosoves kishim mbush radhet dhe kishin rezervue gjitha terminet deri me 13 gusht asnje termin nuk ishte i lir,kurse ne banoret lokal as qe vim ne shprehje sepse ata ju kan mbush gjepat serbeve per ta posedu nje leternjoftim apo nje pasaport te shtetit Serb..Kur them ata e kam fjalen per disa shqiptar te Kosoves.

Ka edhe te atill qe vin te punojn per sherbimin sekret serb nga Kosova,vetum per ti bere deme edhe me shum keti populli te paket qe jan mbet ne Medvegje.Une i njoh dy te till qe madje kan punuar ne sherbimin sekret serb para luftes dhe tani kan ardh punojn ne Medvegje.Njeri eshte nga komuna e Istogut kurse tjetri nga Skenderaj i Kosoves.

ps.nuk do ti them emrat e tyre,mirpo nese ka nev oj en te ardhmen do ti them edhe emrat e ketyre dy puntorve te sherbimit sekret apo detektiveve siq i quajm ne ne Medvegje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptySun Aug 23, 2009 4:57 am


Në mënyrë të veqant u shenua 3 vjetori i Medvegja Forum & Web dhe 1 vjetori i SH.K.A "Shqiponjat e Medvegjës"

Dita e hënë e 3 gushtit 2009 ishte shum e veqant për shqiptarët e komunës së Medvegjës të shpërngulur gjith andej nëpër botë.Ngase po këtë ditë Medvegja Forum&Web www.medvegja.net si dhe Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës’’ shenuan përvjetorët e themelimit të tyre.

Për nder të këtyre përvjetorve si dhe për nder dhe rrespekt të Diasporës ishte pregadit nje koncert mjaft i begatshëm me artist shqiptar nga Kosova,Medvegja,Presheva,Kumanova si dhe nga Diaspora.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 01
Foto 1: Vjollca Hajdini dhe Burim Uka
Staffi i Forumit dhe ai i Shoqëris kishin vendos që këtë koncert ta shfaqnin në Fushë Kosovë rrespektivisht në shtëpin e Kulturës,për të vetmën arsye,pra për shkak të koncentrimit më të madhë të popullsis shqiptare nga Kosova Lindore në përgjithësi nga Medvegja veqanti.

Fillimisht në emrin e Shoqëris Artistike të pranishmit i përshëndeti zotri Selman Rexhepi,drejtor i SH.K.A "Shqiponjat e Medvegjës",ku të pranishmit i njoftoi me aktivitetet e kësaj shoqërie.

Ndërkaq më pas të pranishmit i përshëndeti në emer te Web&Forum medvegja.net njëri nga antarët e staffit zotri Burim Uka,i cili po ashtu foli për aktivitetin e Forum për 3 vitet e para të ti.

Radha i erdhi edhe koncertit ku për ta nderu koncertin kishte ardh nga Presheva rep kengetari shum i popullarizum Gold-G ,i cili e hapi koncertin me këngën e ti shum të popullarizume Amaneti.


Insert 1: Gold-G-Amaneti

Me pas koncerti vazhdoj me disa këngë të rep muzikës nga rep artist të ri nga Medvegja siq jan : KhooX, Revengjer G,ri2er-dali e tjer.
Me pas për të ndryshuar komplet zhandrin e muzikës kaluam në muzik popullore e folklorike,ku të parët që dolën në skenë ishin djemt dhe vashat e Shoqëris Kulturore Artisike,,Shqiponjat e Medvegjës’’ me vallen ,,Vallja jonë po fillon ‘’


Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 02
Foto 3: Sh.K.A,, Shqiponjat e Medvegjës’’-Vallja jonë po fillon


Insert 2:Sh.K.A,, Shqiponjat e Medvegjës’’-Vallja jonë po fillon

Më pas të pranishmit i argëtuan edhe Bajram e Doruntina Rexhepi nga Kumanova me nje instrumental dhe një këngë shum të mire.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 03
Foto 4: Bajram e Doruntina Rexhepi

Për të nderuar koncertin e Medvegjasve me pjesmarrjen e tyre kishin ardhur edhe Jahir Nuredini dhe Gani Demolli,ky i fundit kishte ofruar përkrahjen e ti të vazhdushme për,,Shqiponjat e Medvegjës’’ .

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 04
Foto 5.Gani Demolli dhe Jahir Nuredini

Me vallen e Rugovës voglushet e Shqiponjave të Medvegjës i zgjuan në këmbë thujse të gjithë të pranishmit,që nuk ishin të pakët .

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 05
Foto 5a. Shqiponja e Medvegjës

Sallën e stërmbushur me publikun Medvegjas që kishin ardh nga të katër anët e botës e përshëndeti me një këngë edhe rep artisti i ri Medvegjas që kishte ardhur enkas për këtë koncert nga Zvicra ,Orsy_G .

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 06
Foto 6: Salla e shtëpis së kulturës –Publika

Koncerti vazhdoj me një këng nga Visar Bekteshi pastaj Bafti Uka nën përcjelljen edhe të Bilall Kadriud i cili njëherit është edhe koroograf i Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës’’

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 07
Foto 7: Visar Bekteshi,Bafti Uka e Bilall Kadriu

Gjat këti koncerti kishte edhe disa recitime nga të rinjët dhe të rejat e Shoqëris


Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 08
Foto 8 Blerina Hajrullahu dhe 8a : Fatlum Uka,Bernard Aliu dhe Edon Veseli


Përsëri ju kthyem valleve,me vallen Shota në skenë dolën zonjushat e Shqiponjave

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 09
Foto 9: Sh.K.A Shqiponjat e Medvegjës

Kënga burimore folklorike nuk ka për tu ndalur,këndoi Azem Uka nga Tupalla nën përcjelljen e Bajram Kurtit qiteli dhe Gani Demollit sharki.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 10
Foto 10:Bajram Kurti ,Azem Uka dhe Gani Demolli


Ndërkohë festa nuk ka për tu ndalur,perderisa jashta sallës pregaditej nje koktej rasti nga Forumi për të gjith të pranishmit vallja dhe kënga vazhduan deri në orët e vona .

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 11
Foto 11,12.Shqiponjat e Medvegjes duke e përmbyll koncertin



Insert 3: permbyllja e Koncertit

Koncerti kishte edhe shum pika e që ishte e pamundur ti permbledhim në një artikull
Në fund antarët e Shoqëris dhe staffi i Forumit ishin të ftuar në një koktej nga zotri Asllan Ismajli nga Gerbaci i Medvegjës që jeton në Diaspor.




Burim Uka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyMon Mar 08, 2010 11:44 pm

Medvegja Forum-Homazhe me rastin e 68 Vjetorit i rënjes Heroike të Zenel HAJDINIT

Prishtinë-Medvegjë 7 Mars 2010(Medvegja.net)
Deri sa viteve të kaluara shenohej me krenari rënja heroike e Zenel HAJDINIT ,nga shkolla fillore që mban emrin e këti heroji në Tupallë dhe nga komuna e Medvegjës .
Fatëkeqësisht një gjë e till tash e disa vite nuk po ndodh.Madje me rastin e 68 vjetorit të rënjes heroike të Zenel Hajdinit nuk u shenua asnjë aktivitet për të nderuar veprën e ti të
madhe,që i bëri nder jo vetum shqiptarëve të Medvegjes por edhe atyre në Kosovë .
Madje se ka një përvjetor të rëndësishëm e që duhet të shenohet ,nuk i shkoj ndër mend as dy subjekteve politike shqiptare në Medvegjë.
Për veprën e madhe heroike të Zenel Hajdinit nga Tupalla e Medvegjes flasin edhe shum objekte shkollore-arsimore,rrugë të ndryshme në Kosovë,Maqedoni,Medvegjë,Preshevë e Bujanoc që edhe sod e kësaj dite, 68 vite pas rënjes Heroike mbajnë me krenari të madhe emrin e Zenel Hajdinit
Por jo të gjith e harruan këtë përvjetor ,Medvegja Forum dega në Medvegjë rrespektivisht aktivistët e Forumit të prirë nga Albert Salihu që njëherit është edhe përfaqësus i Forumit për Medvegjë,bënë homazhe para varrit të Zenel Hajdinit në Tupallë.Me këtë rast në mënyr simbolike u vun lule pran varrit të ti.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 89793156
Në të njejtën kohë edhe kryesia e Medvegja Forum selia qendrore në Prishtinë dhe dega e Medvegja Forum në Fushë Kosovë në përbërje Burim UKA,Driton e Faton BEHA,Liridon ZEJNULLAHU,Ilir ARIFI,Jeton EMINI dhe Arsim SYLA .Në mënyrë simbolike vun korora lulesh pran bustit të Zenel HAJDINIT në Prishtinë.Bust ky i vendosur në oborrin e objektit të shkollës fillore në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë e që mbanë emrin e ti .
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 31318739
Vlen të theksohet se Zenel Hajdini është njëra ndër personalitet më të shquara që ka Medvegja ,ai u lind më 24 qershor 191O në fshatin Tupallë te Medvegjes.
Mësimet e para i mori në shkollën e ashtuquajtur "tek Xhamia e Siarinës"
Një kohë punoi si ofiqarë në Medvegjë, Dallohej me një kaliografi (bukurshkrim) të jashtëzakonshëm. Pas dy vitesh u regjistrua ne Medresën e Shkupit, pas diplomimit në Medresë u regjistrua në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në Beograd.Ishte komandant i forcave anti fashiste dhe anti çetnike në mbarë rajonin e Jabllanicës e Gollakut. Eshtë vrarë nga forca bullgaro-çetnike në vijën e parë të frontit në Gazdare më 07 mars 1942.
Po këtë vit në Kosovë u themelua aradha e pare shqiptare e cila për nder të emrit dhe veprës së tij u quajt aradha "Zenel Hajdini".
Emrin e tij e mbajtën dymbëdhjet shkolla fillore dhe të mesme (në Kosovë në Jabllanicë e ne Maqedoni ),kazerma, rrugë dhe sheshe.
Zenel Hajdini nuk ishte pajtuar që shqipëtarët të mbesin të pashkolluar dhe kështu të dominohen në aspektin intelektual nga bashlëvendasët e tyre serb.
Rrugën e tij tê shkollimit ua kishte preferuar edhe bashkëfshhatarëve të tjerë siq ishin Idriz Ajeti (akademik i njohur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lëminë e gjuhës shqipe), Zeqir Bajrami (profesor universiteti dhe një ndër autorët e parë të librit të gjeografisë në gjuhën shqipe)etj, të cilët vijuan mësimet në Medresën e Shkupit disa gjenerata më vonë.

EMRIN TëND...

(Kushtuar Zenel Hajdinit nga autori Ramiz Kadriu )
Shkolla të shumta të vendit tim,
i bashkoi emri
i heroit trim.

Nga Tupalla është trimi
legjendar Zenel HAJDINI,
hero i luftës nga këto anë
Emrin e tij shkollaime mban.

Nga këto anë e mbar Kosova
me tradit dymbëdhjet shkolla
Takohen rend në qdo vend
Sa gëzim që s'mbahet mend.

Ditë festive e gëzimplote
me shumë valle ,këng patriote
Miqësi te reja gjith krijojm
si vllezër dhe motra tok jetojm.

Zenel Hajdini është shpallur hero i popullit më 1953.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për te ,i qoftë i leht dheu i Medvegjës


MEDVEGJA FORUM
Prishtinë – Medvegjë
7 Mars 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyWed Mar 10, 2010 8:05 pm

kishte me qen ma mir titulli,-
Qpo bejm per medvegjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptySun Mar 14, 2010 1:40 am

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta qëndroi në Luginën e Preshevës

Luginë e Preshevës, 12 mars (medvegja.net)
- Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi sot Luginën e Preshevës dhe në bisedë me përfaqësues politikë e institucionalë të atyshëm, tha se Lugina e Preshevës do të jetë në të ardhmen burim i një stabiliteti për të gjithë rajonin, e në radhë të parë për banorët e saj, si dhe një model bashkëjetese.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 1glj7dcopy
Pritje madhështore në Preshevë
Përfaqësuesit e Luginës vizitën e ministrit Meta e vlerësuan si një vizitë historike, me shpresën se në të ardhmen do të vënë një urë bashkëpunimi me qeverinë shqiptare. Meta, së pari ka qëndruar në Preshevë, ku është pritur në mënyrë madhështore nga qytetarë të shumtë. Duhet theksuar se edhe shkollat kishin ndërprerë mësimin për ta përshëndetur
ministrin shqiptar.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 2i72v5jcopy
Kolona e Zavendëskryministrit shqiptar,valon flamuri kuq e zi
I shoqëruar vazhdimisht nga ministri i Pushtetit Lokal të Serbisë, Milan Markoviq, Meta është takuar me liderët politikë të Luginës së Preshevës dhe para këshilltarëve komunalë mbajti një fjalë rasti. Meta tha se vjen në Preshevë, pas një bashkëpunimi të mirë që ka Shqipëria me Serbinë, dhe pas një bashkëpunimi të mirë të vendosur me drejtuesit shqiptarë të komunave të Luginës së Preshevës.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 1zpp2ys
Meta theu protokollin ,për tu bashkangjitur në vallen kombëtare
Meta, po ashtu, tha se Lugina e Preshevës do të jetë në të ardhmen burim i një stabiliteti për të gjithë rajonin, e në radhë të parë për banorët e saj dhe kësisoj do të jetë burim i prosperitetit dhe një model bashkëjetese për shqiptarët e serbët këtu dhe në Kosovë dhe kudo për shqiptarët e sllavët, duke pasur parasysh pozicionin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Meta premtoi angazhim të Qeverisë Shqiptare për njohjen e diplomave të shqiptarëve të Luginës, kurse në fund të fjalës së tij, Meta ftoi 50 fëmijë nga Lugina, pavarësisht përkatësisë etnike, të kalojnë një javë pushime në Shqipëri.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 14xjriocopy
Prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa vizitën e Metës e vlerësoi historike, pasi sipas tij, kjo pjesë kurrë nuk ishte vizituar nga ndonjë burrështetas i Shqipërisë dhe kështu, tani vendosim një urë të bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare.
Pas Preshevës, shefi i diplomacisë dhe zëvendëskryeministër shqiptar vizitoi edhe Bujanocin, prej nga do të kthehet për në Shqipëri.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Sqp6qdcopy
Edhe prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi vizitën e Metës e quajti historike. Sipas tij, kjo vizitë shënon një frymë të re në marrëdhëniet në mes dy shteteve, por natyrisht se do të ketë refleksione pozitive edhe në pozitën e shqiptarëve të Luginës.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Dfuaaccopy
Kamberi shfaq besimin se këto marrëdhënie do të intensifikohen në drejtim të një bashkëpunimi të mirëfilltë me shtetin amë, si në fushën e kulturës, ashtu edhe në fusha tjera, por jo vetëm
politike, por edhe atë të zhvillimit ekonomik.
Texti : KTV
Fotografitë: medvegja.net -Argjend Hetemi,Preshevë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptySun Mar 14, 2010 12:19 pm

po mos ta vizitonte Meta Medvegjen ateher duhej ti mshoj kavallit se vizizita nuk kishte kurrfar arsyetimi i ksaj vizite te serrbis, po nejse mbasi e paskan lan me shku ne Medvegj;njifar muti me lula!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptySun Mar 14, 2010 12:56 pm

dhe pos tjerash vllezrit tan pra spaskan kurrfar probleme veq se me ja kris valles,
se punet i kan ne dyzen,FATLUM; se paske fotografuar dhe I Meten duke e hedh vallen e arushes ju shkoj jeta shqiptarve tuj ber argat serbis mazamakeq per ne!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptySun Mar 14, 2010 4:40 pm

https://www.youtube.com/watch?v=tBFlpuaZZC0



mbase vizite se metes i shkon edhe kjo kenge mendoj un
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyMon Mar 15, 2010 11:14 pm

ME E KEQJA ESHTE SE META NUK VIZITOJ FARE KOMUNEN E MEDVEGJES POR VETUM PRESHEVEN DHE BUJANOCI N
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyTue May 04, 2010 1:26 am

Takimet e Vendlindjes-1 Maji në Medvegjë


Tupallë-Medvegjë 1 Maj 2010(medvegja.net)

Përderisa në Botën demokratike 1 Maji ,dita e punëtorit,shenohet me protesta.Në Medvegjë rrespektivisht në fshatin Tupallë,1 Maji shenohet tradicionalisht tash e 40 vite si një fest që i bashkon medvegjasit me një vend.
Pikrisht në mengjesin e 1 Majit 2010,medvegjasit anë e mban trojeve shqiptare ja kishin mësy vendlindjes së tyre.Madje ata nuk i kishte penguar as largësia qindra kilometërshe,vetum e vetum që keto takime ti realizojn me familarët e tyre në vendlindjen e tyre.
Nuk munguan as medvegjasit nga Zvicra,Gjermania,Italia si dhe shtetet e ndryshme perendimore.Por edhe me të shumt ishin ata që nga Republika e Kosovës në mënyrë të organizaur me autobus mbi 7 sosh ju ishin drejtu vendit të tyre Medvegjës rrespektivisht Tupallës.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 10477395

Nga aspekti Kombëtar

Shikuar nga ky aspekt këto Takime jan shum të rëndësishme,sepse një herë në vit i tubojn shqiptarët e Medvegjës në vendin e tyre.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 32201227

Në fëtyrat e njerëzve vreheshin emocione të ndryshme,kishte nga ata që nuk kishin qen në Tupallë tash e 15 vite e padyshim se për ata ishte një dit e veqant.Nuk mungonin as lotët dhe malli për vendlindjen.Por kishte edhe nga ata që mendonin se këtë vit është dasht të anulohen aktivitet Kulturore.Dhe kjo për të vetmën arsye : sepse një ditë më parë ekspertët e mjekësis ligjore kishin filluar gjurmimet për varreza masive të shqiptarëve të Kosovës.Dhe atë shum pran Tupallës ne vendin e quajtur Llogor në Sijarinë.

Aspekti Politikë

Edhe kësaj radhe u vren ndasit e mëdha që kan subjektet politike shqiptare në Medvegjë por edhe në Luginën e Preshevës.Munguan udhëheqësit e strukturave komunale të Bujanocit,ndërkaq sipas atyre të Preshevës ata nuk ishin të ftuar fare.I pranishëm si gjithmon ishte Riza Halimi,deputet popullor dhe njëherit kryetar i PVD-së.Ndonse jo zyrtarisht në Medvegjë rrespektivishtë në Tupallë ishte i pranishëm edhe kryetari i Preshevës zotri Ragmi Mustafa,i cili nuk u prit nga organizatorët,por u prit ngrohtësisht nga qytetarët e Medvegjës.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 51176358
Ragmi Mustafa,kryetar i Preshevës

Përderisa të pranishëm ishin edhe kryetari i degës së PVD-se në Medvegjë zotri Fehmi Beha dhe përfaqësus i PDSH-se në Medvegjë zotri Sejdi Kosumi në këto takime mungoi zotri Rexhep Abazi,kryetar i UDSH-se në Medvegjë.Të pranishmit fillimisht i përshëndeti Sokol Halimi kryetar i Bashkësis Lokale në Tupallë,për të vazhduar më pas me kryetarin e Medvegjës zotri Sllobodan Drashkoviq.Ndërkaq krejt në fund të pranishmit i përshëndeti Riza Halimi,deputet i Kuvendit të Serbis dhe njëherit kryetar i Partis për Veprim Demokratikë.

Aspekti Kulturorë-Sportiv

Nga aspekti kulturor kësaj radhe organizimi ishte më i mirë se në tri vitet e kaluara.Për këtë u përkujdesën valltarët-recitusit-dhe këngëtarët e Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës'' nga Prishtina.Të cilët egzekutuan valle-këngë Folklorike si dhe recituan vjersha të ndryshme.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 77495983

Kësaj radhe koha ishte e mir,dhe kjo ndikoj që vallja dhe hareja të mos përfundoj deri në orët e vona të mbrëmjes.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 68751087

Sporti është edhe aktiviteti kryesor i këtyre takimeve,madje këto takime gjithmon identifikohen me sport.Ndonse interesimi ka rënë dukshëm,megjithate në turneun e futbollit të vogël morën pjes mbi 10 ekipe.Nga to epiteti i më të mirit i takoj ekipit që mbante emrin e Dëshmorit të Ushtris Clirimtare të Kosovës Florim Rushiti -KINGJI i cili ishte nga Kapiti i Medvegjës.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 17238112
Finalja

Ditës së madhe të një majit po i afrohej fundi,medvegjasit u shpërndan të qet,Tupalla mbeti thujse e zbrazët.Shtëpit e boshtatisura ,mbetën në heshtje të thellë.Me shpres që pronarët e tyre të vërtet do të ju kthehen prap një ditë.

Mirupafshim në Takimet tona të radhës ...

Shkruan: Burim Uka
Fotografitë : Medvegja Forum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyTue May 04, 2010 10:50 am

askund nuk figuron flamuri kombetar.
ne kosov flamuri serrb ner udh e permbi udh esht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyMon Jul 26, 2010 7:53 pm

Spo ka kush me vendos more Xhemo ,se me siguri e kishin vendos edhe ketu.

Siq po shkruan edhe ne kete artikull mu ne kete vend 200 metra ne largesi te keti vendi jan hap varreza masive te shqiptareve ku dyshohet se jan varros mbi 300 shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyMon Jul 26, 2010 11:03 pm

nen serbi
sepse kemi ende njerez qe perkrahin Rugov tradhtarin dhe sala sllobodanken...,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyTue Jul 27, 2010 12:34 pm

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Llogomf00001
Shoqata Kulturore Bëmirëse-M E D V E GJ A- - F O R U M
w w w . m e d v e gj a . n e t
kontakt@medvegja.net
medvegja@yahoo.com
M E D V E GJ E/P R I SH T I N E


Reagim në shkrimin “Si n’tokë t’babës”, i autorit Muharrem Nitaj, i publikuar nëpër disa media të shkruara dhe elektronike (Koha Ditore), më 5 korrik

Në tokë të babës, e të gjyshit

Burrat dhe trimat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit janë burra shqiptarë, bile shumë më shqiptarë sesa një njeri me ide të çmendura, i cili merr guximin ta shan vëllanë e tij, në shtëpinë e tij.
Kohëve të fundit, si me i pas porositë vet Millosheviqi (shpirti iu djegtë në ferr), disa “trima gazëtarë, e kinse shqiptarë” po shpikin ide të paimagjinueshme, vetëm e vetëm për t’ia blerë vetes një çik famë. I tillë ishte shkrimi i Muharrem Nitaj “Si n’tokë t’babës”, shkrim ky i cili jo vetëm që ndjell urrejtje ndër-vllazërore, por edhe e zbraz vrerin nga shpirti i sëmurë, i mbushur me halucinacione.
Po, ashtu është. Halucinacione janë ato që i sheh, e që nuk janë të vërteta. Halucinacione janë dyshimet se Kosovën kinse po e blejkan Preshevarët, për të mos i lënë “kosovarët” në Kosovë.

Çfarë turpi.

Si është e mundur që dikush të bëjë ndarje të tilla midis shqiptarëve. E sidomos është çudi kur kjo vjen nga një shqipfolës. Po preshevarët, ç’na kenë ? A mos ke harruar, o Muharrem Nitaj, se jo shumë moti, Presheva ishte Kosovë në çdo aspekt ? A mos ke harruar se shqiptarët edhe sot e kësaj dite e konsiderojnë Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin si një pjesë të shkëputur me dhunë nga Kosova ? Nuk bëhet fjalë vetëm për një “pëlqim” kur ato troje emërtohen si Kosovë Lindore. Faktet historike flasin se ajo pjesë edhe është Kosovë Lindore. Vetëm Millosheviqët serbo-qetnikë ende e emërtojnë atë pjesë si “Jugu i Serbisë”. Natyrisht, atyre iu bashkëngjitet herë pas herë edhe ndonjë mendjelehtë pseudo-shqiptarë.
Pastaj, edhe po t’i lëmë patriotizmin dhe identitetet menjanë, një gjë duhet të dihet mirë : Kosova është një shtet i lirë. Çdo njeri i botës ka të drejtë të kërkojë shtetësinë e Kosovës, të blejë një pronë për vete dhe të jetojë në Kosovë. Sot e kësaj dite, edhe disa kinezë e kanë marrë nënshtetësinë kosovare, dhe zyrtarisht e faktikisht, janë banorë të Kosovës. Dhe, çka ka të keqe këtu ? Është e drejtë e tyre.
Ndërsa, kur flitet për shqiptarët e Kosovës Lindore, kjo e drejtë për të jetuar në trojet shqiptare, kudo që dëshirojnë ata, nuk mund t’iu mohohet kurrë. Aq më pak në një vend si Kosova, për të cilën shumë trima e burra preshevarë, e konsiderojnë me të drejtë si shtet të vetin. Ndoshta dikush ka harruar, por Kosova Lindore nuk ka harruar kurrë se kush ishte, kush është, dhe cila është rruga e saj e ardhmërisë. Për këtë rrugë, për këtë qëllim, shumë e shumë trima e burra preshevarë e kanë dhënë edhe jetën, duke luftuar me gjak e me mendje, edhe atëherë kur kjo luftë nuk përkrahej nga njerëzit si Muharrem Nitaj, e shumë Muharrem Nitaj tjerë.
Për fund, them se Kosova Lindore, e ndarë administrativisht nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të komunave në veri të Kosovës, (Leposaviqin dhe Zubinpotokun), shpesh po lihet në mëshirën e askujt, por kjo disi mund të kapërdihet, megjithë faktin se do të duhej të ishte e kundërta. Por, ajo që nuk përtypet fare, është një ide e tillë fobike, siç ishte ideja e shkrimit “Si n’tokë t’babës”.
Nuk thuhet, or Muharrem Nitaj, “Si n‘tokë t’babës”.
Por thuhet “N’tokë t’babës”, sepse Kosova Lindore është një pjesë e Kosovës, e cila dhunshëm po mbahet e ndarë nga tërësia e saj. Kurse, shqiptarët e Kosovës Lindore, janë po aq kosovarë sa edhe shqiptarët e Prishtinës.

Medvegja Forum
22 korrik 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyTue Jul 27, 2010 12:36 pm

Burrat ,,shqiptar'' si ky far Muharrem Nitaj nuk meritojn te ju lihet mundesia as e drejta e shprehjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyTue Jul 27, 2010 12:37 pm

Fotoreportazh nga përurimi i Xhamis në Preshevë
Korrik 26th, 2010 | Author: Medvegja.net

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto100000


Preshevë 26 korrik 2010(medvegja.net)

Në këtë eveniment të madhë morën pjes njerz nga jeta fetare,kulturore dhe politike nga Kosova Lindore dhe më gjerë.Këtu patjetër duhet të veqojmë pjesmarrjen e myftiut të Republikës së Kosovës Naim ef Tërnava,Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,kryetari i Kuvendit të Preshevës Dr.Skender Destani,Kryeimami i Kosovës Sabri ef Bajgora,ai i Therandës,Kumanovës dhe Gjilanit.Si dhe kryetari i BIK-ut për komunat Preshevë,Medvegjë dhe Bujanoc Adnan ef Ahmedi,qytetar të shumtë,medija të shkruara dhe elektronike e tjer.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto500000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto900000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto200000
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto300000

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto400000


Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto600000
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto700001

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Foto800000

Pregaditi: Argjend Etemi,Preshevë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptySun Aug 01, 2010 12:02 pm

NJOFTIM

TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL

Medvegja Forum ju njofton se të dielën më datën 8 Gusht 2010, do të organizoj turnir në futboll të vogël që do të mbahet në Fushë Kosovë në sallën që gjendet në oborrin e shkollës fillore Selman Riza .
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 98281440

Turniri do të jet i karakterit human,të gjitha mjetet që grumbullohen do të shkojnë për ndihmë disa familjeve me kushte të rënda ekonomike në Medvegjë.
Paraqitja e ekipeve mund të bëhet nga data 01 gusht deri më 06 gusht 2010, në zyrën e Medvegja Forum në Fushë Kosovë ose te cili do antar i stafit. Paraqitja e ekipit kushton 12 €. Sistemi i lojës do të jetë 4+1, dhe çdo ekip mund ti ketë më së tepërmi 7 lojtarë.
Ndërkaq po të njejtën ditë në ora 19 në shtëpin e kulturës do të mbahet një koncert .


Për informata shtes:
E- majl kontakt@medvegja.net
Tel: 044-122-546
044-908-470
049-380-750
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyMon Aug 02, 2010 3:00 am

Do te vazhdoj te sjell informacione nga Medvegja pasi qe kjo tem edhe i perket Medvegjes.Fatmirsisht kam marr leje nga administratoret e faqes se internetit te medvegja.net dhe do te postoj qdo lajm qe ka te bej me medvegjen ne kete tem.

Çelësat e shtëpisë së re për familjen Hajrullahu në Muhoc të Bujanocit

Muhoc/Bujanoc, 30 korrik 2010 (medvegja.net)

Me një ceremoni modeste, të organizuar nga banorët e fshatit Muhoc, Bashkësia Lokale, OVL e UÇPMB-së – Dega në Bujanoc, si dhe Shoqata “Lugina e Preshevës”, familjes së Kadri Hajrullahu nga Muhoci iu dorëzuan çelësat e shtëpisë së re, familje kjo gjashtanëtarëshe, e cila kishte jetuar në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
Shtëpia është kryesisht donacion i Shoqatës “Lugina e Preshevës”, me seli në Zvicër, por me nga një shumë modeste kishin kontribuar edhe Kuvendi Komunal, Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc dhe donatorë të tjerë.
Të pranishëm në këtë festë të familjes Hajrullahu ishin z. Fazli Musliu, nënkryetar i Shoqatës “Lugina e Preshevës” në Zvicër; z. Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës “Medvegja” në Zvicër; z. Zymer Ismajli, kryetar i Degës së OVL-UÇPMB-së; z. Shefket Ibishi, arkëtar i OVL së UÇPMB-së në Bujanoc, përfaqësues të UDSH-së nga Medvegja e Bujanoci, kryetari i Bashkësisë Lokale, imami i fshatit, përfaqësues të mediave të shkruara, në mesin e tyre edhe medvegja.net.
Projekti që kap shumën rreth 18 000 euro, prej të cilave rreth 12 000 janë ndarë nga Shoqata “Lugina e Preshevës” është implementuar nga OVL e UÇPMB-së në Bujanoc, në bashkëpunim me Këshillin e fshatit dhe Bashkësinë Lokale në Muhoc.
Edhe kësaj radhe nuk mungoi solidariteti i Shoqatës “Medvegja”. Z. Neziri, në emër të kryesisë së shoqatës, i dhuroi familjes Hajrullahu një ndihmë prej 500 frangave zvicerane.

Medvegja Forum

-------------------------------------------------

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 PostHeaderIcon Xhamia e Kapitit u pajis me pajisje për zërim





Gusht 1st, 2010 | Author: Medvegja.net


Medvegja Forum e realizoi projektin e parë në Medvegjë

Kapit/Medvegjë, 1 gusht 2010 (medvegja.net)
Me një donacion të Shoqatës së Pavarur Humanitare “MEDVEGJA” në Zvicër, në xhaminë e fshatit Kapit të komunës së Medvegjës u instaluan pajisjet e zërimit.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Xhamia1b
Projekti u implementua nga Medvegja Forum, ndërkaq është hera e parë në historinë e kësaj xhamie që thirrjet për namaz nga minarja e saj dëgjohen në shumë fshatra përreth Kapitit, por edhe në një pjesë të Medvegjës. Ezani i parë me pajisje zërimi u thirr nga Arsim Syla, anëtar i stafit të medvegja.net.
YouTube Video


Imami i xhamisë Ajet Ef Latifi shprehet shumë i kënaqur dhe i lumtur që më në fund edhe ai mund t’i kryejë detyrat e veta në kushte më të mira. “Ka qenë ide e kahmotshme, por e cila, më në fund, falë Allahut, por edhe juve, si Medvegja.net dhe Shoqatës “Medvegja” në Zvicër u realizua”, tha, ndër të tjera, imami Latifi.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Xhamia2a
Edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Kapitit, Kadri Hiseni, i cili njëherësh është edhe këshilltar i Kuvendit Komunal të Medvegjës, shprehu falënderime të përzemërta, në veçanti për Shoqatën “Medvegja” dhe Medvegja Forumin për këtë iniciativë dhe për realizimin e këtij projekti.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Xhamia2c
“Allahu ju shpërbleftë! E keni bërë një punë të madhe, e këtë vetëm Zoti mund të jua shpërblejë”, tha, ndër të tjera, mësuesi i fshatit Sejdi Kosumi, gjatë vizitës që ia bëri xhamisë, derisa po punohej nga stafi i medvegja.net për vendosjen e këtyre pajisjeve.

Edhe Zenel Neziri shpreh kënaqësinë e veçantë që shoqata të cilën ai e drejton në Zvicër ka arritur ta përkrahë këtë mini-projekt, por i cili e ka një domethënie të madhe. Madje, z. Neziri tregon se qysh para lufte, Shoqata “Medvegja” ka ndarë mjete dhe ka ndihmuar në renovimin e tërësishëm të kësaj xhamie. Mini-projekti kap shumën në vlerë 500 euro.
Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Xhamia1a
Xhamia e Kapitit

Vlen të theksohet se Xhamia e Kapitit është ndërtuar në vitin 1935. Ajo u rinovua 2 herë, dhe atë në vitet 1995-1997, si dhe në vitin 2002. Komuna e Medvegjës i ka gjithsej 2 xhami, kjo e Kapitit dhe ajo e Siarinës. Sipas të dhënave, më parë ka ekzistuar një xhami edhe në Medvegjë, por në vendin e saj sot ndodhet ndërtesa e Komunës.
Medvegja Forum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyWed Aug 04, 2010 12:46 pm

Nën patronatin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Medvegja” në Zvicër, organizohet:



T A K I M .. M E . D I A S P O R Ë N

E shtunë, më 7 gusht 2010

Vendi: Në Livadhin e Halilit (te Xhamia e Siarinës), me fillim prej orës 10.30.
Programi artistik: përshëndetje, fjalë rasti, këngë e valle nga këngëtarë e këngëtare, lojëra të ndryshme, takime dhe vizitë vendlindjes…
Pjesëmarrës: mërgimtarët, qytetarët e Medvegjës, mysafirët, si dhe të gjithë të interesuarit tjerë.
I ftuar special: këngëtari i mirënjohur – FADIL FETAHU
Mënyra e shkuarjes: me vetë organizim.
Pjesëmarrja Juaj e begaton këtë organizim, i cili do të jetë tradicional.

Medvegjë, 01 gusht 2010 …………………….. Këshilli Organizativ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyThu Aug 12, 2010 5:04 pm

Në Medvegjë u mbajt takimi “Diaspora - Medvegja 2010”

Kënga dhe vallja shqipe i zgjuan shqiponjat


Medvegjë, 7 gusht 2010(medvegja.net)

Të shtunën, më 7 gusht, nën patronatin e Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, në Medvegjë, përkatësisht në Livadhin e Halilit te Xhamia e Siarinës, u mbajt takimi “Diaspora - Medvegja 2010”, në të cilin morën pjesë qindra mërgimtarë, bashkëvendës nga Kosova dhe qytetarë të Medvegjës.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 30728762

Komuna e Medvegjës agoi ditën e shtunë më ndryshe nga ditët tjera, meqë vendlindjes ia kishin mësyrë qindra njerëz të saj, të cilët e hijeshuan atë gjatë gjithë ditës. Ky takim, i pari me këtë karakter, do të jetë tradicional dhe do të organizohet gjatë fundjavës së parë të çdo muaji gusht.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 50871677

Edhe pse pjesa zyrtare filloi me pak vonesë nga ç’ishte paraparë, për shkak të rrugës dhe procedurave kufitare, të cilat e rëndojnë jetën në këto treva etnike, megjithatë efekti u arrit.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 88966617

Fjalë të shkurtër rasti mbajti prof. Gani Krasniqi, në emër të Këshillit Organizativ, dhe z. Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, i cili në pika të shkurtra foli për aktivitetin humanitar në aspektin gjithëkombëtar.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 39497858

Një moment i veçantë dhe emocionues ishte deklamimi artistik i një poezie nga Nehat S. Hoxha, i cili kishte ardhur enkas në këtë tubim, ndërkaq me poezinë e tij ua kujtoi të pranishmëve tërë historinë e jetën sonë iliriane dhe lashtësinë në këto treva. Takimin e nderuan edhe delegacionet e Malësisë së Bujanocit dhe asaj të Gollakut, si dhe disa telegrame urimi.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 10553383

Pjesa muzikore e takimit i takoi grupit folklorik “Shpëtimi”, nën udhëheqjen e prof. Rexhep Abazit, me koreografi tipike shqiptare, duke ekzekutuar disa valle dhe pika tjera me instrumente karakteristike shqiptare.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 72321020

Nuk mungoi as kënga e përcjellë me tingujt e çiftelisë nga Zenel Halimi. Ndërkaq pjesa që më tepër e ndezi atmosferën ishte këngëtari i mirënjohur i kësaj ane Fadil Fetahu, i cili nën shoqërimin e grupit në përbërje Mala (i njohur si “Kauboj Xhema”) dhe Hazreti, i ngazëllyen të pranishmit.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 38081899

Tërë këtë ndejë e bëri kuptimplotë ushqimi dhe pijet me bollëk, të cilat ishin gratis për të gjithë të pranishmit, ndërkaq u siguruan nga Shoqata Humanitare “Medvegja” në Zvicër.

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 14245494

Në fund doli porosia: Të jemi në vendlindje sa më shpesh që të jetë e mundur, sepse vetëm kështu ajo duket më e bukur.


Shkruan: Jonuz Fetahu
Foto:medvegja.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 EmptyThu Aug 12, 2010 7:48 pm

asgje sdi ti fatlum aga vetem po qerravesh me pallavra serbe te shqiptaroviqeve serbe..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Ç'dimë për Medvegjën   Ç'dimë për Medvegjën - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ç'dimë për Medvegjën
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: