Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 " Kalvari i Diagramës "i autores Nexhmije Hasani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

" Kalvari i Diagramës "i autores Nexhmije Hasani  Empty
MesazhTitulli: " Kalvari i Diagramës "i autores Nexhmije Hasani    " Kalvari i Diagramës "i autores Nexhmije Hasani  EmptySun Mar 20, 2016 5:51 pm

Kapërcime stilistike të kohës moderne.
nga Bashkim Abazi, shkrimtar, filozof, publicist
Refleksione për veprën e autores Nexhmije Hasani " Kalvari i Diagramës " Botimet Barleti” 2015.
Sinqerisht, kur e mbarova së lexuari veprën, u ndjeva ngushtë. Ajo që më shtyu drejt arsyetimeve të mëtejshme ishte një ndjenjë konflikti perceptual të konformizmit, midis atij tradicional dhe klasik me kohën aktuale.
Nisma e autores përbën guximin për të sfiduar kohën dhe dëshmuar prirje të reja krijuese, forma dhe modele të arrira artistik, në dimensione të tjera.
Romani "Kalvari i Diagramës" të krijon disa përsiatje letrare, narrative, stilistikore dhe gjuhësore. Mbi të gjitha, në vijueshmërinë e tregimit të ngjarjeve, fenomeneve dhe dukurive jetësore, të sfidon në stilin e tij klasik dhe modern.
Romani "Kalvari i Diagramës", në formë ka një përputhje strukturore dhe analitike me diagramën, kalvari i së cilës ka ndjekur një rend tjetër, -të rindryshuar me mjeshtëri artistike nga autorja Nexhrnije Hasani.
Arsyetoj për konformizën, të nënkuptuar po aq ndryshe sa vetë koha trilluese letrare dhe artistike. Me kurajë dhe nismë pasionante, Nexhmija ka ndërthurur fatin dhe fatalitetin e personazhit kryesor — Erës, një gjetje kuptimplote — me fatin dhe trishtimin, ngazëllimin dhe gungat e saja jetësore. Nga një tërësi me fjalë, terminologji letrare dhe përdorime të gjuhës lakonike të popullsisë çame, ajo ka mundur të reflektojë nuanca shndritëse me gjuhën letrare shqipe, në një marrëdhenie të ngushtë me zakonet, doket, kostumografinë, antropologjinë dhe gjithë bukuritë e mjedisit të trevave të Çamërisë.
Kjo është një sipërmarrje e guximshme. Në një model të ri konformist, vepra prezantohet kurajoze, duke marrë përsipër një mission :ndryshimin apo shkatërrimin, në kuptimin e pasurimit  të strukturës tradicionale të romanit, një gjini letrare e lëvruar me ndryshesa të pakta. Ky model përjashtues dhe nxitës apologjik ka bërë të mundur vendosjen e kufijëve ndarës dhe bashkues të gjendjeve psikologlike, formuese dhe sociale të personazheve, kalvarit të ngjarjes në tërësi dhe botës shpirtërore dhe emocionale të autores.
Me një shpirt konservator të pasuruar nga ndjenjat dhe përjetimet, mbi hulli jetësore të ngjashme dhe të ndryshme, zonja Nexhmije Hasani, ka ditur të performojë një kult individual të idesë torturuese për të arritur te gjetja e re e veprës. Eshtë vështirë të gjendet një hapësirë ndarëse, mbas çdo pjese të artikuluar, sipas kalvarit, në fillim dhe në fund, enden të trazuar takimet me dy dhe tre personazhe.
Vepra endet midis një monografie artistike rrjedhëse dhe poezisë së trishtuar, që ia flakëron më tej vlerën emocionale dhe ndjeshmërinë e fabulës së tragjedisë me happy end.  Jemi përpara faktit , një shpërthim letrar me fantazinë e modelit ndryshe, kundër modelit dogmatik me ideologji të ngurtësuar fjale dhe shkrimi. Jemi përballë faktit të shprehjes publike të një strukture të re mendimi dhe arsyetimi logjik.
Koha e sotme e ka shkurtuar kritikën e gjatë. Eposi filozofik dhe artistik, brenda kufizave etike, e percepton të drejtën e të bërit kritikë si burim nga një zemër, që ka prirjen për të ndihmuar. Në kuptimin pozitiv, nxitës dhe kurajues, vepra "Kalvari i Diagramës" injoron apo anashkalon me mjeshtëri stilistikore të drejtën krahasuese midis dy sistemeve dhe e mposht kohën e të jetuarit në ekzistencë dhe prurje të përkora. Një rrjedhë dinamike e jetës, një sendërtim i artë i fatkeqësive; një rrugëtirn i dhimbshëm dhe i lodhshëm në dy botë...dhe mjaft të tjera... i natyralizojnë pjesëve kalvarin e diagramës dhe i portretizojnë veprës një kthim balancues dhe shpirtin e paepur të njeriut mbijetues në të gjitha rrethanat dhe ndodhitë, duke e pasqyruar bukur rezistencën reale ndaj çdo drithërime shpirti, vuajtje fizike, përdhosje morale, nënshtrimi, përçmimi, tradhëtie, mosmirënjohje etj.
Tendenca letrare e autores Mexhmije Hasani ka ditur të mposht një rrezatim egoizmi, që ndihet në fillim të veprës - me ankthin, pritshmëritë e takimeve dhe lexueshmërinë e mëtejshme të kalvarit jetësor të Erës  dhe që daravitet lehtësisht në fundin e saj.
Vepra evokon pikat e takimit midis jetës dhe vdekjes, midis moralit dhe perversitetit, midis të Mirës dhe të Keqes. E ngjizur në modele të pashmangshëm me shtrëngesa dh.e vështirësi, jeta ka ditur të ngrihet mbi fatkeqësinë dhe vdekjen. Si një portret i largët, në një sfond të heshtur, mërmëritës dhe gulçues, i ngujuar në kalenda antinjerëzore historike dhe të gjenezës, zëri i kalvarit e zgjeron rezonancën e tij hipnotike dhe krijon të plotë gjëmimet ngazëlluese për jetën e pasosur dënjësisht.
Brenda një imazhi emocional, evokues, demostrativ, autorja ka ditur të qëndrojë jashtë miklimeve të një kulti fyes, ndëshkues dhe mentaliteti ngatërrestar të urrejtjes për fatin e të gjithë personazheve, në raport me sistemin. Ajo beson në natyrën frymëzuese të shpirtit dhe botës jetësore të njeriut, është ambicioze në krijimtarinë e saj; tek ajo kanë vepruar, njëkohësisht, rrëfimi dhe mëshira, e para e ka orientuar për të hyrë në thelbin e ngjarjeve dhe realitetin modern.
Në kërkim të përsosmërisë, në jetë  për më tepër në art dhe krijimtari ,  nuk ekziston e shëmtuara, ka vetëm vlera të bukura dhe jashtëzakonisht të bukura. Një thënje e vjetër hebraike thotë: "...Nëse do të përpiqem të jem dikush tjetër, atëherë kush do të jetë si unë". Përgjigja ime është : “Askush, je përsëri Nexhmije Hasani, plot dritë shpirtërore dhe  respekt jetësor.
Urime dhe përgëzim e mia të sinqerta.
Tiranë, 20 janar 2016
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
" Kalvari i Diagramës "i autores Nexhmije Hasani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Nexhmije Hasani “THE AGONY OF DIAGRAM” novel
» Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen"
» “SFIDANTJA“NEXHMIJE HASANI, SHKRIMTARE E TALENTUAR...
» "Përballja"Skicë profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani
» Persiatje:" Vrullim bisqesh"i autores Bukuri Buçpapa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: