Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Përballja"Skicë profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Përballja"Skicë profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani  Empty
MesazhTitulli: "Përballja"Skicë profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani    "Përballja"Skicë profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani  EmptySun Jan 15, 2017 3:31 am

Përballja
Skicë profili : Silvana Dina
nga Nexhmije Hasani

Tmerri i fshehur, në fytyrën që po tretej, gdhend zhubra. Zemra shkrin, si në mort vuajtjesh dhe buza dridhet. Bisha sëmundje vulos fatin e një gruaje. Ajo lutet në heshtje, pa kuptuar, as vetë, kujt po i lutet. S’guxon të thërrasë Zotin në emër, se ndjehet tejet e zhgënjyer. Kupton se djalli i shfaqur, është duke gllabëruar, tinas, pjesë nga trupi i saj. Ajo thërret pazëjshëm. Rënkon në një heshtje tunduese dhe ëndrat i humbasin.

*
Është shumë e vështirë në fjalësin shqip të gjesh, apo të përzgjedhësh fjalët e përshtatëshme për të indetikuar personalitetin dhe guximin e gruas, më të bukur që kam njohur. Femër plot sharm, humane, zemërmadhe dhe shumë tradicionale, në mënyren e saj të mirkpritjes. Të gjithë e njohin atë .Gruaja sfidante, e cila i bëri sfidë sëmundjes më të rrezikshme të shekullit "kancerit " . Edhe pse iu desh të përshkonte një rrugëtim tepër të vështirë, në një distancë kohore të stërgjatur, buzëqeshja e saj e bukur, nuk ka munguar të shfaqet në faqen internetike të facebook, i cili, tashmë, është shndërruar në një rrjet social të lire, ku gjithshkush prezanton atë, që ka brenda vetes. Të njohësh Silvën, duhesh të kesh mendje dhe sy të fortë. Ka njerëz në këtë jetë, të cilët të ngopin me fjalë të bukura dhe brenda tyre, s’kanë asgjë që mund të të japin. Me këtë grua ndodh ndryshe. Para saj, vetja të duket e vogël e pafuqishme, e paditur. Këtë e them me plot bindje dhe thjeshtësi. Një nënë dhe grua inteligjente. Dritë motivuese, përballë fëmijëve të saj. Ecur në kalvar sakrificash jetësore. E pamposhtur nga çdo rrezik, të cilin fati i ka servirur. Përse përzgjodha të shkruaj për Silvanën? Me dëshirën dhe respektin më të madh për ta bërë shembull, para të gjithëve, të cilët, të cilat mund të jenë prehë e kësaj sëmundjeje. Nga heroizmi i saj duhet mësuar. Kontakti i parë që bën, është takimi me mjekun psikolog. Nga biseda me Silvën, në një takim shumë miqësor me të, më ngeli në mendje ky fragment: “ Për kë të vjen më shumë keq që mund të trishtohet nga sëmundja juaj?” - e kishte pyetur doktori. Sigurisht, doktori ka pritur t’i thotë , se femija është qenia më e ndjeshme dhe lëndohet më shpejt. Edhe unë, vertet, ashtu mendova. Po Silva me plot hyjninë e saj thotë: “Nëna”.
Eshtë madhore emri ” nënë”.
Ajo vazhdon të më shpjegojë me butësinë e saj, ashtu si ishte dashur t’ia shpjegonte dhe mjekut psikolog. “Nëse më duhet të pranoj vdekjen time, jam gati! Por, nëse do më duhet të pranoj vdekjen, o sëmundjen e fëmijëve të mi, atëherë, do te thosha; “Më shpejt do të isha thërmuar e tëra copa - copa, se sa të shikoja fëmijët e mi, të vuanin me këtë sëmundje”.
Kjo pra është Silvana Dina.
Të prekesh nga kanceri, nuk është se infektohet vetëm personi, por dhe familja e shoqëria. Të duhet, pas goditjes, që merr nga përgjigja negative e mjekut, të mbledhesh forcat se, një hap tjetër i fuqishëm të pret. Mënyra, se si do t’ia thuash familjes. Duhet të gjesh fjalën bindëse dhe ta përshkruash me kujdes, për ta bërë të besuar se gjithsçka do të shkojë mirë. Kështu iu desh të vepronte mikja jonë. Duke përdorur fjali të mençura dhe me buzëqeshjen e saj, e cila e karakterizon, e zbuti fjalën "kancer", për të mos t’u dukur e frikëshme, në sy të fëmijëve.
*
Me humorin e saj projektoi pamjen skenike, të paraqitjes së profilit të saj, mbas kimoterapisë. I humbet të gjitha flokët dhe duket, si insekt i qullët, dhe vazhdon e qesh për të treguar se nuk ka asgjë për të pasur frikë. Ashtu e kemi pare ne Silvën, në këtë periudhë, përherë të qeshur. Edhe pse e dimë që gjatë javëve të kimoterapisë, pamja fizike deformohet, sytë futen brenda thellësive zgavërore. Trupi pompohet nga sterioidet dhe ndjehet i fryrë si balon. Qerpikët dhe vetullat humbasin dhe ky është një fenomen i madh. Jo të gjithë njerëzit i mbijetojnë kancerit. Silva është e fortë! E fortë për vete dhe për të gjithë të dashurit e saj .Fëmijët e saj janë të trembur; vëllezërit, motrat, prindërit, bashkëshorti. Luten të gjithë në heshtje. Miqësia i ka sytë me lot. Nëna kërkon të iki me vrapimin e erës, sa më larg të jetë e mundur…Nuk e duron dot faktin të shohë vajzën e saj, në këtë seancë të gjatë lënguese. Por, jo, askush nuk ikën! Të gjithë janë aty pranë e rreth saj. I dhurojnë kujdes dhe dashuri. Gjashtë javët e para nga terapia intensive, mbas seancave, i tërë trupi, në 24 orë, pështilloset. Kjo është torturuese. Mjekët të pregatitin situatën, se si do dukesh mbas renies së flokëve, por nuk është e njëjta ndjesi, kur e provon vërtet humbjen e tyre. Po mikja jonë mësoi ta pranojë këtë fakt dhe detyroi sëmundjen të përshtatej me trupin e saj dhe jo trupi me sëmundjen. Edhe pse dhimbja kalon çdo normë të parashikuar. Mbas çdo terapie, të duket sikur në trup të inxheksiojnë me parafinë. Me plot bukurinë e saj, ajo vjen, pas çdo terapie, duke na përshëndetur dhe uruar me fjalët e saj, gjithë dashuri. Ku e gjen , vallë, tërë këtë forcë? Mjekësia, sigurisht, ka përparuar në zhvillim dhe mjekët luftojnë, duke kërkuar ta ndryshojnë këtë sëmundje, që quhet me një emër përbindësh “kancer; nga një sëmundje vdekjeprurëse, në një sëmundje kronike.
Pra, le të jemi të gjithë një “Silvanë” , me forcën e saj, që të na karakterizojë, në çdo hap, të cilin hedhim! Le ta inkurajojmë miken tonë, e cila kaloi me sukses këtë sprovë të madhe, me dashurinë dhe respektinë tonë ndaj saj. Guximin e saj për të përballuar sëmundjen, të jetë një shembull inkurajues dhe një ogur i mirë për të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Përballja"Skicë profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Nexhmije Hasani “THE AGONY OF DIAGRAM” novel
» Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen"
» " Kalvari i Diagramës "i autores Nexhmije Hasani
» “SFIDANTJA“NEXHMIJE HASANI, SHKRIMTARE E TALENTUAR...
» ALBANIA LETERSI PROFILI I NJE SHKRIMTARI DHE POETI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: