Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen" Empty
MesazhTitulli: Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen"   Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen" EmptyThu Feb 11, 2016 7:46 pm

Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen për gjëra të rralla


Fjala e autores Nexhmije Hasani
Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen për gjëra të rralla
nga Nexhmije Hasani, autore e romanit jetësor “Kalvari i Diagramës”
Përshëndetje të gjithëve. Unë, sikundërse u prezantua këtu dhe u prezantua në këtë analitikë libri im, jam Nexhmije Hasani. Ju falënderoj të gjithëve për mikpritjen dhe për fjalët Tuaja të spikatura, në adresë të librit tim. Të më ndjeni për emocionet. Jam ndier sot, si para një provimi shtetëror. Kam pak “nervozizëm” të bukur e, në këtë kontekst, dhe më falni për ndonjë gabim që ndoshta mund të bëj. Është nder për mua dhe privilegj i papërshkruar të jem midis jush sot këtu, në këtë qytet historik sikundërse është Peja, e cila ka dhënë një kontribut të madh në historinë shqiptare. Unë vij, nga një jetë e thjeshtë dhe e mundueshme por...dhe nga një rrugë e përshkruar me sakrifica dhe guxim. Jeta nuk më dhuroi shumë shanse për t’u bërë një studente e arsimuar, po prapë, jam e kënaqur me aq sa kam fituar në niveli kulturor, arsimor dhe në njohjen e gjuhëve. Në këtë jetë normale, ku diploma është çelsi i suksesit, por mos të harrojmë se , edhe duke qenë një person, i cili e dashuron punën dhe kujdeset për arsimin dhe kulturimin e tij gradual përsëri je i prirur dhe i arritur drejt suksesit. Kam vite që jam larguar nga Shqipëria, por zemra ime ka qëndruar këtu gjithmonë. Në shtetin, ku jetoj dhe punoj fitova përvoja të reja reja. Fitova besimin ndaj vetes. Gjithmonë kam pasur pasion për të krijuar dhe shkruar. E kisha kuptuar kohë më parë që në fëmijërinë time këtë talent, i cili ziente hovshëm përmbrenda meje. Por, pamundësia për të pasur kohën e duhur, përkushtimin, më ka stepur. Gjatë kohës së studimeve në kolegj, në Angli, m’u dha mundësia të prezantoj disa skica e tregime nga të miat. U befasova dhe u lumturova, kur ato u vlerësuan në maksimum dhe u botuan. Ky ishte një ogur i mirë dhe një hap i madh, i cili më ngjalli dëshirën për të vazhduar. “Kalvari i Diagramë”, ky libër jetësor, ishte synimi, pasioni im i shumëpritur. Një ëndërr e mbyllur në sirtar për një kohë të gjatë. Ishte fat i madh për mua të hyja në mesin e anëtarëve të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, në grupet e tyre të dallueshme dhe të shumta, ku rritet informacioni dhe kontakti. Pasioni me të cilin ata vepronin dhe punonin më ngazëlleu dhe më frymëzoi mua të ulesha dhe të shkruaja, të organizoja, në një libër të veçantë, gjithë skicat e tregimet e mia , duke i dhënë një formatim të ri dhe të mirëfilltë. Ishte fat për mua që njoha Presidentin e Lidhjes , shkrimtarin, poetin , sudiuesin dhe estetin e mirënjohur, Prof. Kristaq F. Shabanin , i cili është dhe redaktor letrar dhe konsulenti im, në këtë sipërmarrje krijuese. Atë që kam arritur , asqë mund ta guxoja dhe ta mendoja, pa ndihmën e tij të pakursyer tejet profesionale. Pata një përkrahje morale dhe profesionale shumë të fortë nga ana e tij. Ai pati besim tek unë dhe kjo më dha forcën për të punuar e triumfuar. Gjatë periudhës, kur unë shkruaja librin, emocionet ishin të forta. Çdo germë e rresht, apo varg dilte nga thellësia e shpirtit. Brenda librit është një realitet, sa i hidhur, po edhe aq i bukur. Rugëtimi kreativ i përshkruar, ngjarjet, ndodhitë, shpresoj e besoj se dhe shumë njerëz e kanë përshkuar. Dhe jam e sigurt se të gjithë ata ,ato, të cilët/të cilat do të lexojnë këtë libër, do të jenë të shumtë se do të gjejnë vetveten në këtë libër.
Si autore uroj që libri të përcjellë mesazh, sidomos për brezat e rinj. Jeta nuk fal lumturi, po është lumturi. Dhe për ta fituar atë lumturi duhet shumë guxim. Asgjë dhe askush s’mund ta mposhtë dot një shpirt të fortë. Sprovat, në të cilat ne përplasemi janë një “diplomë”, një diplomë e artikuluar me emrin “Njeri”. Shumë dua të falënderoj nga zemra personat që më ndihmuan, më dhanë frymëzim dhe më besuan. I përulem me respekt shkrimtarit dhe poetit ndërkombëtar z . Kristaq F. Shabani. Pa ndihmën e tij, nxitjen e tij , këshillimin e tij, s’do kisha guxuar të hidhja hapat, saqë tani jam në gjendje të vijoj rrugëtimin tim letrar e sigurt. Pas botimit të librit në shqip, ne po vijojmë punën për botimin e librit në gjuhën angleze si dhe në botimin e dy librave të tjerë: një me skica dhe tregime me temë dhe ndodhi nga jeta në Angli, jo vetëm të komunitetit shqiptar, por edhe të komuniteteve të tjera si dhe të një vëllimi poetik, përmbledhje e poezive të shkruara gjatë gjithë kësaj periudhe. Synimet do t’i përmbush. Falënderoj vajzën time, e cila ka përfunduar studimet në Angli që, më mbështeti me dashurinë e saj dhe pse jo dhe me idetë e saj. Falënderoj gjithë ata dhe ato që kumtuan për veprën time. Falënderoj miqte e mi dhe Ju të gjithëve që jeni sot këtu pranë meje, në këtë veprimtari tejet të bukur dhe profesionale. Dhe, së fundi, dua të falenderoj Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, shtëpinë tonë të madhe kreative, e cila më ka pranuar në gjirin e saj, një lidhje kjo moderatore dhe e përhapur në të gjithë Botën, duke zhvilluar një veprimtari të mirëfilltë letrare dhe artistike. Unë jam krenare që jam në radhët e saj bashkë me anëtarë nga 120 vende të Botës dhe do të përpiqem, atje ku banoj, të përhap, me shumë kujdes, librin shqip, librin universal që të njihet sa më mirë letërsia bashkëkohore shqipe, në një vend të madh si Anglia, ku vlerësohet shumë libri. Madje, do të këmbëngul që në Bibliotekën e qytetit Sheffild të ketë sa më shumë vepra të autorëve pegasianë.
Ju faleminderit të gjithëve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Nexhmije Hasani: "Emocioni ka bukurinë e tij, kur shpërthen"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Nexhmije Hasani “THE AGONY OF DIAGRAM” novel
» " Kalvari i Diagramës "i autores Nexhmije Hasani
» “SFIDANTJA“NEXHMIJE HASANI, SHKRIMTARE E TALENTUAR...
» "Përballja"Skicë profili : Silvana Dina nga Nexhmije Hasani
» Gjeorgji - Rusi ???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: