Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hapja e një sipari njohës Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Hapja e një sipari njohës  Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar Empty
MesazhTitulli: Hapja e një sipari njohës Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar   Hapja e një sipari njohës  Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar EmptyThu Feb 11, 2016 3:07 am


Hapja e një sipari njohës
Bashkim Abazi nuk është i rastësishëm në letrat shqipe, në një kahje të pahulumtuar në këtë shkallë më parë. Ai është një krijues i vërtetë, në të gjitha mendësitë dhe djathtësitë e tij. Ka arritur një pjekuri maksimale dhe,tashmë, si rrjedhojë e njohjes shumëdimensionale, mund të japë kontribut inteligjent në disa fusha, për t’i shërbyer sa më denjësisht vendit dhe Kombit…
Krijimtaria e tij ka një ndarje në trajtë hellish.
Krijimtaria ndahet ne dy hulli, publicistikë me tre romane, tituj i ke dhe studime filozofike ne modelin e sproves me 6 libra. Romani evokon dysistemet., sistemin mono ide dhe sistemin plural, ende të brishtë
I pari 2002 “Kurthi i fundit” trajton instrumentin represiv te sigurimit te shtetit.
I dyti, “Pengu i harresës” trajton viktimën e sistemit.
Tek romani i tretë, “Emigranti i rropatur” flet shpirtarisht shpirti, ngjyra, portreti i piktorit dhe letrarit.

Hullia e dytë, e cila përmbledh disa vepra , që nesër mund të sjellin një “korpus”, “kolanë” janë studimet filozofike.
Le të bëjmë një shpjegim dinamik të tyre :
“ Urtesia e filozofisë”, 2005” përbën traktatin e studimeve,
“Vdekja e dimrit” është filozofi politike, ku trajtohet organizimi politik i shoqërisë, koncepti mbi lirinë, autoriteti politik dhe i pushtetit, mbi lirinë, drejtësinë sociale, si mendojmë për politikën etj.
“Ironia e Sokratit” është vështrim psiko-sociale dhe kriminogjene, një evolucion mbi të drejtën penale, mbi një trend sokratik:
” Gjej stilin e të jetuarit dhe njih vetveten”.
“Ekstremet e filozofisë” është pasurim në kategoritë aristoteliane mbi lajthitjen, marrëzinë e mendimit dhe moralin.
“Dyshoj si kartezian” është një vepër me studime mbi ekzistencën humane në kohën moderne, perceptime të qenies në një marrëdhenie psikike me mjedisin social, etik dhe ekonomik.
Si një krijues inteligjent, aktiv i sprovuar dhe tashmë përfaqësues i këtij spektri shkrimtari, filozofi dhe studiuesi Bashkim Abazi vijon rrugëtimin inteligjent me pritshmëritë e studimeve vijues me veprat: “Apostuj e shpirtrave” sprovë dhe “Doktrina në filozofi “me “Mbi ekzistencën e pritshme”.
Bashkim Abazi ka qenë oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe inteligjencës, është Master në drejtimin strategjik të policisë shtetit dhe hetimin ndërkombëtar të kriminalitetit, master në luftën kundër drogës, pedagog i policisë, ekspert dhe analist i mafies, krimit të organizuar dhe terrorizmit, lektor në universitete, koordinator i urdhërit të Kalorësit të Paqes.
Një mori me artikuj publicistikë, pjesëmarës në tryeza televizive, redaktor i dhjetra librave, kritik arti, këshilltar i të drejtës penale. Aktualisht Drejtor Koordinativ i Agjensisë Investigative “Stop Krimit për vendet e BE”. Ai është i martuar me dy fëmijë. Gjuhët që zotëron: anglisht, italisht. Banon në kryeqytetin e Shqipërisë .
Ai është Anëtar aktiv i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Hapja e një sipari njohës  Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar Empty
MesazhTitulli: Re: Hapja e një sipari njohës Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar   Hapja e një sipari njohës  Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar EmptyThu Feb 11, 2016 3:19 am

Fjala hyrëse e veprimtarisë “DITËT PEGASIANE” SOKRATIKE”


“Viti letrar dhe artistik 2015, vit i suksesshëm letrar dhe artistik pegasian”


Të nderuar pjesëmarrës në këtë event të veçantë ndërkombëtar, të titulluar “DITËT PEGASIANE SOKRATIKE”.
E nderuara KryeTare e Bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, zonja Zamira Rami, faleminderit për prezencën Tuaj, në këtë event ndërkombëtar!
Falenderojmë gjithë poetët, shkrimtarët, artistët, studiuesit e pranishëm nga Shqipëria e Kosova dhe të gjithë ata që nuk janë prezentë këtu, por që kanë dërguar kumte dhe përshëndetjet e tyre.
Sot dhe nesër Gjirokastra dhe Çajupi do të përjetojnë dy ditë , të cilat do të mbahen mend në kujtesë, në aspektin letrar dhe artistik, pasi do të gjallërohen ndjenjësisht dhe zjarrësisht me prezencën poetike, shkrimore dhe artistike pegasiane. Tashmë, është përvijuar kjo jetë njëzetvjeçare e kësaj lidhjeje moderatore , e krijuar, pikërisht këtu, në qytetin e gurtë dhe përmasat e saj gjatë këtyre dy dekadave u rritën duke u gjeografikuar në të gjitha trojet shqiptare dhe në shumë vende të Botës, në mbi 100 vende, ku lidhja ka anëtarët e saj , zëra poetenciale dhe shndritëse në letërsinë dhe artin bashkëkohor.
Kjo veprimtari e sotme e karakterit filozofik letrar me të fokusuarin esaj shkrimtarin dhe filozofin, publicistin Bashki Abazi , është ideuar me një piëksynim thelbësor, me një synim madhor për mbylljen e një viti letrar dhe artistik të suksessheëm pegasian dhe për ngritjen e një sipari të ri .
Ky vit pegasian startoi këtu në qytetin e Gjirokastrës e vijoi në Tiranë, Fier, Tepelenë, Sarandë, Përmet, Shkodër, Durrës , Prishtinë, Skënderaj, Klinë, Prizren , Shkup, Tetovë, Tuz si dhe në Bursa të Turqisë dhe në vende të tjerë, ku Pegasi Shqiptar ka anëtarët e vet të shumtë si në: Brazil, Indi, Itali, Greqi, Filipine e tjerë .
Viti i sivjetëm ishte një vit kualitativ, i mirëfillësisë, i veprimit me risi në të gjithë gamën e tij. Mund të përmendim në këtë kuadër analitikat e zhvilluar me vepra cilësore, manifestimet letrare, konkurset dinjitoze në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, panairet ekspoze, botime të shumë librave të autorëve të ndryshën dhe kryesisht të krijuesve të rinj, organizimi i shumë fjalëve artistike, i takimeve të shkrimtarëve dhe poetëve me talente të rinj në shumë shkolla të mesme të vendit, i debatimeve letrare, konsultave letrare dhe artistike, i pjesëmarrjes në veprimtari folklorike brenda dhe jashtë vendit me grupin polifonik “PEGASI” ALBANIA, i punës mirëfillore për drejtshkrimine gjuhës së shqipe, organizimit të veprimtarive për figura të ndritura historike , i botimeve të librave universalë, i vijimit të botimeve të kolanës “Korsi e Hapur” e tjerë.
Ky vit është viti së punës së vijueshme për ENCIKLOPEDINË E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË”, “PROZËPOETIKËS UNIVERSALE “ në shqip dhe anglisht, “MAJA ÇAJUPIANE” “ALTARI I PEGASIT”, një sërë veprash të karakterit studimor në fushën letrare dhe historike si dhe i botimit të majft revistave dhe gazetave periodike e tjerë. Është kjo një veprimtari e madhe e pamatshme, sakrifikuese, plot vullnet .
Duhet të evidentohet organizimi i ditëve të veçanta “ Ditët e Çajupit”, në Gjirokastër e Zagori, “Ditët e Naimit” në Përmet, i veprimtarisë ndërkombëtare “ART PA KUFIJ”, e cila u zhvillua në edicionin e saj të trete në Sarandë nga Artisti i Shquar i LNPSH “PEGASI” ALBANIA, aktori i talentuar Anasas Nika dhe Krjuesi i shquar” Dino Koubatis, president i “KLUBIT TË IDEVE “ Salaminë Greqi. Është shquar këtë vit dhe Krijuesja tjetër e shquar e lidhjes sonë Panajota Zaloni , e cila ka botuar sitematikisht revistën periodike letrare tremujore “KELENO”, ka publikuar poezi e shkrime të ndryshme të autorëve pegasianë në rubrikën Poetë Internaconalë dhe rubrika të tjera .
Janë të shumta veprimtaritë e zhvilluar. Është i shumtë mundi dhe inteligjenca pegasiane. Është për t’u përmendur sot këtu suksesi i madh i arritur me Antologjinë Poetike Universale “Korsi e Hapur” 3 , e cila, nga studiues të mirëfilltë, është konsideruar si një nga antologjitë më të sukseshme në botën letrare ndërkombëtare, kjo antologji njëzetgjuhëshe. Shumë krijues sivjet janë nderuar me tituj dhe po shumë krijuesë dhe artistë kanë fituar çmime.
Duhet evidentuar gjithashtu hapja e mjaft ekspozitave pikturore, skulpturore, jo vetëm në Durrës, Tiranë, Prishtinë , Klinë , por edhe në vende të ndryshme , ku janë dalluar piktorët: Flutura Maçi dhe Muart Zeka, piktori akademik Idriz Berisha, piktori Shefqet Adush Emini, skuptori gjirokastrit Murat Keraj e tjerë. Jemi në procesin e nominimeve për titujt e mëdhenj të vitit 2015, sikundërse, pas vetëm tre ditëve, në Sarandë do të celebrohet me titullin e lartë pegasian ” Publicisti i Vitit 2015” gazetari i mirënjohur sarandiot, Thoma Nika, në spektaklin celebrues “ Katër dekada në Perandorinë e Fjalës”.
Sot ne, në formën e një konference analitike shkencore po organizojmë një analitikë të mirëfilltë për veprën filozofike të shkrimtarit, filozofit, publicistit Bashkim Abazi. Ky fokusim është një risi, është një synim…, është një nevojë e madhe që ne kemi për të njhur filozofinë, për të hapur portat e dijes dhe për të vendosur në sprovë energji pozitive…
Ditën e parë të veprimtarisë ndërkombëtare ”DITËT PEGASIANE SOKRATIKE” e deklaroj të hapur, duke ftuar Presidentin e LNPSHA “PEGASI” Albania Prof. Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar studiues, estet, anëtar i IWA, WPS, AOM, IBA, “Njeriun e vitit 2011” shpallur nga Instituti Biografik Amerikan , të mbajë referencën: “Eklipsi filozofik në artin e të shkruarit” .








Eklipsi filozofik në artin e të shkruarit…
nga Kristaq F. Shabani
Referencë e mbajtur në Mediateken e Universitetit “Eqrem Çabej “ Gjirokastër më datën 15 dhjetor 2015

Ndalja në këtë kategorizim dhe substrat filozofik është mëse e qëllishme. Kjo pr vetëfaktin se lëtërsia sot frymëmerr me bronket e saj filozofikë, krahas elementëve të saj

Koncepti i zbërthesës të kuptueshmërisë së nocionit filozofik :
Dashuri për dijen është sa i veçantë aq dhe i gjërë. Shpesh filozofia nga padia konsiderohet si shkenca e abstraktimit, sa shpesh nga padija konsiderohet si një displinë e kotësisë, si një teori e pavlerë… Dhe ironia sokratike arrin deri në një pikë ironike apogjetike : “Unë di një gjë që nuk di asnjë gjë”.
Ky qëndrim vulgar rrjedh nga arti i ngritur në injorim i atyre, të cilët, të cilat kanë këndvështrim të verbër , që nuk lexojnë një vepër filozofike, pa le mandej të shijojnë “aromën totale “ të saj. Filozofia të hap paretet mendorë, të zgjeron këndvështrimin botësor, të mndjenjëson, të humanizon, të logjikon. Pra, të vë në lëvizje me shkathtësi mendjeje mendjen.. Mendimi kështu ngjit shkallë dhe galopon në gradientë të ndriçuar… Shpesh e kam theksuar raportin e frymorit me skeletorin… dallesën midis dy kategorive .
Jo, pa qëllesë, sot fokusojmë një botë shkrimore të këtij karakteri, të këtij nocioni në një kuadër dy tabllor: mendimi filozofik i përpunuar udhërrëfyes shpjegues në një shkollinë dinamike, i cili prologon, etapon, apogjeon (kulmon) për të kuptuar e qëndruar ndaj proceseve të jetës, si dhe krijon progresimin e këtij rrugëtimi jetësor… Veprat e këtij stili të shkrimtarit filozof Bashkim Abazi s’kishin si të mos fokusoheshin, s’ishin si të mos trokisnin në porta e portale filozofikë, aq të nevojshëm për frymëmarrjen njerëzore. Jo më kot, jam shprehur që para katër dekadave: “Ne kemi nevojë për njëri – tjetrin, ashtu sikundërse kemi nevojë për frymëmarrjen”… Kjo parabolikë dinamike, nuk ka nevojë të shpjegohet, ajo është eksplozicion mendimor… filozofik. Dhe ky eksplozicion mendimor filozofik shprehet katërcipërisht në një veprimtari gjërësore dhe thëllesë filozofike të autorit, në një një sërë krijesash të dala nga materniteti filozofik në formë e trajtë studimore, në trajtë sprove filozofike në trajtë e gjini romanor filozofik.
Mund të përmendim një nëntet pentagramor filozofik: “ Urësia e Filozofizë”, “Ironia e Sokratit”, “Ekstreme të filozofisë”, “Filozofia e Marrëzisë, “Filozofia e Moralit”, apo romanet filozofike: ” Kurthi i fundit”, “Pengu i harresës”
Ç’kontribut të stilizuar apo të figuruar japin këto ekstarte dinamike filozofike?
Ç’shërbesë mbartin dhe nxitin në shoqërinë e tanishme?
Këto janë, në radhë të parë, produkte të qytetarisë, të emancipimit, të dritimit, diturimit; ndikojnë tërësisht në sistemin e vlerave dhe në ndriçimin e këndvështimit, në hapjen e burmave dhe gradimin e tij…, produktojnë vlera, zgjimin e energjive të pozitivitetit , luftë ndaj aspektit negativ, ndikojnë në formimin qytetar, përgatitjen për të kaluar vështirësië dhe frenimet e antit për të kundërvepruar nga sharlatinizmi, mediokriteti, vulgarizmi…
Leximi i veprave të mësipërme të studiuesit dhe filozofit Abazi e bëjnë njeriun të kuptojë aktivisht dallgimet e jetës, dhe, nëpërmjet këtij leximi disagjinish filozofik, të kuptojë me frymëmarrje aktive se, përmes këtij leximi ngulitës filozofik, njeriu kupton se gjërat duhet të arrihen sipas meritës, në kontekstin disaplanesh të raporteve shoqërore . Nëse bëjmë vetëm një vështrim në jetën tonë të përditshme do të ngjasojmë me figurimin e gjetur te libri “ Ekstreme të filozofisë”, ku vendosja e dorës në kokë simbolizon gjendjen .
Studiuesi dhe filozofi, në këtë botë shkrimore filozofike, ka produktuar ide të qenësishme, ekstrate dinamike, të cilat hapin horizontin duke të përgatitur me një kulturë të gjërë për veprim e impenjim aktiv dhe kontribues në konsumimin inteligjent të vlerave dhe të kulturës avagardë dhe e edukon njeriun të veprojë e të reflktojë me një mendim autonom, përmes lirisë së mendimit dhe të shprehurit të tij, të cilat këto e çojnë atë në dijitetin njerëzor të kërkuar.
Futja në këtë pentagram filozofik sjell pasoja të bukura:
Kuptesën e origjinalitetit mendimor, e krijimit të tij origjinal, e diktimit të mendimit vetjak nga të tjetrit, njohja me kriterin e vlerësimit të mendimit të tjetrit dhe etikës së respektimit të tij, pranimin e mendimit ndryshe, pasi filozofia nuk është ideologji, e cila të dikton dhe përdor ganxha frenuese, filozofia pranon aktivitetin e mendimit ndryshe, ekzistencën dhe kulmimin e tij… Filozofia të bën që të gjesh rrugën tënde në labibirintin e rrugëve dhe të rrugëtimeve..… pra të hap hapësira të mëdha..
Ndaj në kategorizimin e tij filozofik studiuesi Abazi respekton nocionin kategorik se
Filozofia është e të gjithëve, nuk është pronë e disa individëve...
Substartet dinamike të këtij pentagrami çkodifikohen vetëm me një nivel të lartë :
Le të arsyetojmë së toku në disa prej veprave të tij , disa prej syresh shkurtimisht :
Te “Ironia e Sokratit” studiuesi dhe filozofi nxjerr në dritërim dhe jep nocionin e ekzistencës, të të ekzistuarit, si një fenomen ekzistencial, natyror me ndërvarjen dhe lirinë e tij , duke treguar një rrugëtim të këtij eksistimi, të kësaj ekzistence, e cila nuk humbet klorofilën e saj, paçka nga përsëritjet, ka vijueshmëri aktive, të qenësishme, prezentë. Koceptimi i tij në këtë vepër është : “Qëkur lindim përjetojmë vdekjen, jemi të paramenduar për t'u ndeshur me mundësinë e ekzistencës. Endemi në një botë të tradhtuar nga vetvetja dhe të imponuar drejt një mundimi të madh...E mendojmë të Mirën dhe vetëm, kur e Keqja na zotëron kujtohemi, si ta luftojmë atë...Ambicia për ndryshim na sundon në Qenie dhe Psikikë...I mbartim lehtësisht idetë dhe realizimin e tyre e mbështesim në mjerimin tonë filozofik....Një pafundësi konflikti, një pakufi e dhunës, një skajshmëri çrregullimi në sistemet e jetës së përditshme dhe historisë humane...Ironi e Sokratit apo ironi e Kohës... (Ironia e Sokratit, studime 2009)
Të tërheq vëmndjen vepra “ Estreme të filozofisë” , ku autori, studiuesi ndalet në Filozofinë e marrëzisë , ku realizon zbërthesën filozofike për Lajthitjen e Mendimit, për vetë marrëzinë, përsiat veprimin pas ”perdes” dhe trajton brengën e madhe …Të gjitha këto shpjegohen me urtësinë e mendimit, i cili ka siguruar pjekjen e individit si qenie ontologjike e drituar…
Studimet filozofike janë të pritura edhe me Filozofinë e Moralit, ku kuarteti: përsosmëria e moralit, prapaskenat, shformimet psikologjike, kultura dhe morali , do të trajtohen në një kumt të veçantë, në këtë paraqitje shkencore filozofiker të veprave ..
Në sentencë në këtë substrat shprehet: “Te njeriu me logjikë dhe me moral ekzistenca nuk e humbet asnjëherë arsyen. Askush nuk mund të pretendojë ekzistencën e pashëmtuar dhe të pagjymtuar të qenies së merituar...Ndryshimi dhe standartizimi janë tipare të qenies humane...Në krijimin e një sistemi të vetëm të mendimit, truri human kundërshtohet lehtësisht dhe ndjehet i koklavitur nga besimi, mistika dhe shkenca...Në lojë është koncepti i përditshmërisë... Pasojat e një modeli vrasës janë të pashkëputura nga zinxhiri i modelit të qeverisjes së keqe... “Ekstreme të Filozofisë”, sprovë 2013
Te sprova “Dyshoj si kartezian” ai shprehet me një mendim original të spikatur,ku përdor alternativën :
“Jo çdo kalimit i mendimit në realitet është i dobishëm...Përtej ngurtësimeve të shformuara totalitare, racionalja përfiton rivlerësim ndryshe në reale të pashmangëshme... Liria e shpirtit të individit arrihet, kur ai shmanget nga injoranca, domeni i politikës dhe paragjykimet fetare...si e merr vlerën zero-ja absolute e Jetës...”. “Dyshoj si kartezian”, sprovë 2015
Thelbësore, tërheqëse e mendimit është mënyra e të shkruarit filozofik në tendencë të gjinisë romanore të Abazit. Është një stil ndryshe , trajtë origjinale, e konsakruar në individualitet, përmbajtja filozofike, e figuruar, e ilustruar , me një fjalës filozofik tërheqës , kompozicioni larg klasicizmit, por me spikatëri vetjake… Të gjitha këto , duke realizuar dhe “pikturimin” e personazheve , galeri kjo e bukuruar realizojnë përshtypjen , qenësinë, autoritetin shkrimor dhe dukjen…
Kryesorja është ndalja , qëmtimi, tendencat dhe evidentimi i kësaj mënyre të shkruari… Shprehësia e tij në këtë gjini “të rëndë” në peshë mendimore dhe trajtesë , si forma më madhe e botës shkrimore kristalizohet prej tij:
“Për çdo krijues, midis thelbit semantik të fjalës së shkruar dhe jetës reale endet i pangopur dhe i pashpirt një çast i qenies në ekzistencë..., si një peng në harresë. Natyra është krijuar për ta sfiduar njeriun...Jemi pjesë e një materie inteligjente dhe të dobishme për jetën apo po endemi të trazuar në përhumbjen e shpirtit...”.
“Emigranti i rropatur”, roman 2015.
Cili është shqetësimi i shkrimtarit, studiuesit dhe filozofit Bashkim Abazi
Suprizë korrespodence..
*
Mik i shtrenjte, natura minimma maxima miranda lexohet shqip, e thjeshta është e ndërlikuar. Po rrekemi brenda absurdit etik të idesë dhe jashtë efekteve të saj neurotike. Ideologjia e fjalës dhe shkrimit është uzurpuar nga vatha gjenetike pa gjenezë dhe jashtë vlerave reale. Jemi pranë eposit lirik të gjeniut të përdhosur nga idiotët, mjeranët dhe shërbëtoret e një standarti politik pervers. Parabola tuaja më kanë lehtesuar shpirtin e ngujuar te dija dhe e vërteta, jemi larg dritës së shmangur pabesisht nga bukëshkalë, për të qenë misionarë të së drejtës. Mik i dashur, ata që krijuan ndarjen tonë, harruan të syrgjynosin mallin dhe shpirtin e qenieve ontologjike, me antropi dhe ontologji harmonike të vështrimeve të mbushur me lëng jete, të bazuar në dashuri, respekt dhe mirënjohje. Mik i mirë , të falënderoj për gjithçka vazhdon të bësh me Pegasin, si dikur, mushti i jetës duhet të na dhurojë edhe kënaqësinë, për t’ua lënë brezave.
Të realizojmë një tryezë poetike pellazgjike . Je si guri me shpirt dhe toka me aromë jete. Të falenderoj!”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Hapja e një sipari njohës Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te votojm per Bashkim Kombetar - Levizja per Bashkim
» Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Levizja per Bashkim
» Vonë për Bashkim?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: