Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Shkencëtarët kërkojnë ndihmë nga fetarët Sun Sep 21, 2014 8:45 am | |
| Shkencëtarët kërkojnë ndihmë nga fetarët
Shkencëtarët bëjnë thirrje për mobilizim masiv të frymëzuar nga Vatikani dhe fetë tjera Dy prej shkencëtarëve kryesorë në botë kanë bërë një thirrje të paparë udhëheqësve fetarë për të nxitur një "mobilizim masiv të opinionit publik", duke këmbëngulur se vetëm me anë të Zotit mund të ruajmë mjedisin. Duke shkruar në revistën Science (Shkenca), Partha Dasgupta nga Universitetin i Kembrixhit dhe Veerabhadran Ramanathan, nga Universitetit të Kalifornisë, kanë bërë një lutje pasionante për ndihmë në frenimin e efekteve "potencialisht katastrofike" të asaj që ata e quajnë "abuzim i vazhdueshëm i burimeve natyrore të planetit". Duke argumentuar se marrëdhëniet e njeriut me burimet natyrore janë "në udhëkryq", ata thonë: "Konsumi i paqëndrueshëm, varfëria dhe shkatërrimi i mjedisit ndërlidhen ngushtë, por kjo nuk është vlerësuar as nga ekonomistët e zhvillimit, as nga qeveritë kombëtare që lejojnë rritjen e PBB për mbrojtjen mjedisit në politikat e tyre. " "Hapi transformues shumë i mirë mund të jetë një mobilizim masiv nga Vatikani dhe fetë tjera për veprime kolektive për të ruajtur mirëqenien e njerëzimit dhe mjedisit", shtojnë ata. Naomi Oreskes, profesor i historisë së shkencës në Universitetin e Harvardit, tha se thirrja është një zhvillim i shquar në botën e shkencës klimatike. "Ky është një moment kthese. Për 20 vjet, shkencëtarët kanë qenë të gatshëm të flasin për nevojën e ndryshimit të biznesit si zakonisht nga frika e etiketimeve si 'politike' dhe të gatshëm për të trajtuar dimensionet morale të ndryshimeve klimatike nga frika e etiketimeve "joshkencore", "tha ajo. Por, Dr. Dasgupta dhe Dr. Ramanthan kanë thyer këtë model, duke ecur në gjurmët e udhëheqësve të mëdhenj shkencor dhe moral si Neils Bohr dhe Albert Einstein, duke na kujtuar se "të gjithë jemi përgjegjës për të mirën e përbashkët", shtoi ajo. Profesor Dasgupta ka thënë: "Feja ka qasje në rrjetet e çdo niveli, kurse shkencëtarët nuk e kanë, dhe kjo është me të vërtetë arsyeja pse ne jemi tërheqës për ata që të ndihmojnë në trajtimin e çështjeve të përbashkëta për hir të një të mire të përbashkët." "Unë mendoj se shumë njerëz e shohin kontributin fetar si një temë komode që ne duhet ta diskutojmë vetëm dielave në mëngjes, por ajo mund të jetë vendimtare. Një organizatë si Kisha Katolike është e strukturuar në mënyrë të tillë që e bën të mrekullueshme, efektive, për shembull, udhëheqjen e një fushate bamirësie kundër urisë, "shtoi ai. Ai tha se udhëheqësit fetarë mund të bashkëpunojnë me institucionet akademike, të tilla si Shotata Mbretëror (Royal Society) ose Akademinë Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të strukturuar fushata që kanë për qëllim dhënien fund të mbi-shfrytëzimit të burimeve natyrore të planetit.
Burimi: The Indepedent Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë =====================================================
| |
|